Lutje në vend të lojës me birila: Xhamia në Sallën e dikurshme të Birilave (Kegelbahn-it)
St. Gallen, 18.04.2015
Halla e Lojës me Birila në restorantin e vjetër Burghof në St. Gallen që prej tre vitesh përdoret si xhami. Xhamia e Xhenetit dhe Imami i saj Mr. Fehim Dragusha mbajnë një stil të theksuar (vendosmërisht) të hapur.
Vera Rüttimann
Se këtu luten muslimanët, kjo nuk është e dukshme që në shikim të parë. Sapo ndërtesa me ngjyrë okër të humbet nga syri aty gjendet “Xhamia e Xhennetit» e padukshme nën hijen e Kishës Protestante të Shën Leonardit, e cila në pamje dominon në këtë rreth. Edhe minaren e kërkon kot njeriu këtu. Nga përpara xhamia duket si një bujtinë, çfarë edhe ishte ajo një herë. Mbishkrimi i kuq «Burghof» (Oborri) në pjesën ballore të ndërtesës dëshmon edhe sot për këtë. Para hapjes së kësaj xhamie dy vite më parë kritikët shfaqen frikë për një fortesë të re të islamikëve radikalë. Megjithëkëtë, në Lutjen e së Premtes (Xhuma) vizitori i huaj që në hyrje përshëndetet në mënyrë miqësore. Kjo xhami nuk humbet tutje.
Fjalë me bubullimë nën llambadarin e kristaltë
Dhoma e lutjeve është në katin përdhesë të “Oborrit”. Çfarë aty bëhet është një parajsë e vogël. Muslimanët futen në çorapë në dhomën në të cilën dikur gjendej një Sallë e Birilave (Kegelbahn). Sëpari, ata e shohin se si Imami i tyre Mr. Fehim Dragusha para se të hyjë në xhami, në një dhomë matanë (abdes’hane) i lanë këmbët në mënyrë rituale dhe më pas spërkatët me parfum. Një aromë intensive e trëndafilave përhapet gjithandej. Pastaj një shkëlqim dhe ndriçim i lehtë. Në mes të dhomës së zbukuruar varet një kurorë ndriçuese me pika kristali të gjelbra. Disa dhjetëra muslimanë – një numër i tyre dukshëm i ri – janë ulur aty tashmë shputë më shputë. Në mesin e atyre që e kryejnë lutjen ka studentë, bankierë, dhe pensionistë. Shumica e anëtarëve të Verein Paradies Moschee (Xhamia e Xhenetit) janë nga Kosova dhe Serbia jugore. Në mesin e tyre ka edhe zviceranë të konvertuar. Në sallë është heshtje e plotë. Heshtja ndërpritet papritmas. Nga kamarja e artë e lutjes Fehim Dragusha thërret zëshëm “Allahu Ekber!” Pas thirrjeve të emrit të Allahut, Imami ulet për të predikuar pranë një këmbalke për libra.
Edhe tri javë pas rrëzimit të Germanwings-it kjo temë dominon këtu në mendjet e muslimanëve, « Nëse bashkëpiloti do të ishte një musliman, të gjithë kishin për të na e drejtuar gishtin neve», thotë Dragusha, ndërkaq njerëzit para tij bëjnë shenjë me kokë. Pastaj ai e fillon një monolog të gjatë. Imami mban temën mbi çështjen e dhunës në Islam. «Islami është kundër dhunës dhe terrorit dhe kjo duhet të përmendet gjithashtu dhe jo tërë kohën të flitet për armët dhe shpatat». Fjalët e tij gjëmuese e mbushin tërë hapësirën aty.
Përhapja e frikës dhe klisheve
Pas lutjes Fehim Dragusha bën çaj të freskët në zyrën e tij. Ai i shpjegon musafirit: «Xhamia e Xhenetit, është një xhami ndërkombëtare. Ne jemi të hapur për njerëzit e të gjitha nacionaliteteve dhe qëndrimi ynë është për integrimin. Prandaj, unë predikoj në shumë gjuhë. Në lutjet e së premtes vijnë edhe zviceranët, të cilët duan të shohin, çfarë ne bëjmë këtu». Gazetarët, thotë udhëheqësi i lutjes «sigurisht janë të mirëpritur». Është një gjë që vihet re: Muslimanët këtu duan t’ua heqin zviceranëve frikën nga Islami.
Këtë e dashuron gjithashtu Shaban Bajrami, i cili është ulur pranë Dragushës. Shqiptari i Kosovës i cili jetojnë në Zvicër prej më shumë se 40 vite, disponimin armiqësor kundër Islamit pas sulmit në «Charlie Hebdo» e ka përjetuar pranë lëkurës. Kjo e ndrydhë atë akoma. Si pensionist që është ai thotë: «Shumica prej nesh nuk kemi ardhur në Zvicër për të zbatuar Ligjet të Sheriatit të Islamit. Unë jam mirënjohës nëse mund të jetoj në paqe këtu».
I këtij mendimi është edhe Fehim Dragusha i cili gjithashtu jeton këtu në katin sipër të «Burghof» me gruan e tij dhe tre fëmijët. I lindur në vitin 1982 në Prishtinë të Republikës së Kosovës së sotshme. Dragusha ka një përvojë të gjatë pas vetes: ai e ka studiuar teologjinë islame në Universitet e Sulltanit në Brunei Darussalam, pastaj ka punuar si Imam në Prishtinë në Kosovë dhe më vonë në Singapor. Në vitin 1999 ai iku nga lufta në Kosovë, sëpari erdhi në një kamp refugjatësh në Finsterwalde, afër Berlinit. Ai ka parë dhe përjetuar gjëra të tmerrshme. Në vitin 2009 Fehim Dragusha parashtroi kërkesën për të punuar në Zvicër si Imam, e cila ishte aprovuar.
Dialogu, Transparenca dhe Arsimimi
Fehim Dragusha pas lutjes të së premtes ulet në zyrën e tij dhe përgjigjet në E-Mail-a. Ai është një partner bashkëbisedimi mjaftë i pyetur. Teologu i ardhur nga larg, i cili mban kontakte të ngushta me bashkësitë tjera fetare në qytet e sheh veten si një urëndërtues. Ai e ndjek rregullisht një lutje ndërfetare në bashkësinë ekumenike në Halden. Dragusha thotë: «Kishat e tjera që nga fillimi e kanë mbështetur edhe moralisht ngritjen e Xhamisë se Xhenetit».
Një preokupim qendror për Imamin e ri është arsimimi. Fehim Dragusha thotë: «Gjuha gjermane është çelësi për integrim dhe arsimim. Vetëm se, të shumtë janë ata që nuk e kanë kuptuar këtë ende». Është e vlefshme të theksohet: Në Kryesinë e Shoqatës së Xhamisë, janë tri gra, të cilat janë përgjegjëse për kurset e gjuhës gjermane dhe angleze, si dhe për çështjet e financave. Stili i hapur i Imamit nuk është i shijshëm në të gjitha xhamitë: «Jo moti një Imam më tha: Xhamia është vetëm për lutje».
Fehim Dragusha e njeh këtë qëndrim. Por ai i do Imamët mendjehapur. Prandaj ai me ngulmë është për arsimimin e disa Imamëve në Zvicër. 30-vjeçari nuk i dëshiron «Importet» nga vendet e huaja. Ai thotë: «Për çështjet rreth Islamit, ai ka nevojë për partnerë kontaktues kompetent dhe serioz të cilët e njohin gjithashtu kontekstin zviceran». Më tej Dragusha konstaton se: «Shteti zviceran duhet të merr përsipër arsimimin e Imamëve dhe të njoh Islamin si fe shtetërore».
Një pjesë të rrënjëve të atdheut të tyre muslimanët e St. Gallen tani i gjejnë në Paradiesstrasse 2. Për shembull Shiza, një praktikant i ri në elektro-inxhinieri. Atë ditë Shiza në katin përdhesë sëbashku me të tjerët e paloste një tepih lutjeje, për të ekspozuar shtegun e lojës me birila që gjenden aty poshtë. Pse vjen ai këtu? «Xhamia më jep mbështetje dhe strukturë në jetë», thotë Shiza. Bashkëqëndrimi është i nevojshëm edhe në mesin e miqve të tij. Menjëherë pas sulmeve në «Charlie Hebdo». 17-vjeçari ka sjellë bakllava për ta, një ëmbëlsirë me petë të mbushura me arra të copëtuara dhe fëstëk, që në gjuhë lë pas një shije të mrekullueshme të mjaltit. Shiza ndjehet mirë në «Xhaminë mbi shtegun e birilave», Imami i së cilës madje e përpilonte një raport vjetor, i cili publikisht deklaron «Këtë nuk e bën pothuajse asnjë xhami tjetër.» Shiza ëndërron sikurse Imami i tij për një TV-Kanal të muslimanëve në televizionet zvicerane. Ai thotë: «Shumë njerëz nuk e dinë, se çfarë ne besojmë dhe si jetojmë ne. Ne nuk e kemi asnjë mundësi për të treguar, kush jemi ne në të vërtetë. Sidoqoftë, shumë zviceranë kanë frikë prej nesh. Kjo duhet të ndryshojë».
Shënim: Për fotot për këtë tekst mund të referoheni drejtpërdrejtë tek autorja:info@veraruettimann.com