Rinia dhe zbrazëtia shpirtërore
Mr. Bashkim Aliu
Koha në të cilën jetojmë është mjaft dinamike dhe sot në botë ndryshimet ndodhin në një shpejtësi marramendëse, e me këtë e gjithë bota zihet në vorbën e ndryshimeve të natyrave të ndryshme që i përjetojmë sotë. Shoqëritë e sotme vlojnë nga kompleksi i ecjes në hap me kohën dhe ambientimi me ndryshimet që ndodhin në sfera të ndryshme të jetës dhe të aktivitetit njerëzorë, gjë që domosdo reflektohet edhe në jetën dhe sjelljen e individit dhe shoqërisë, edhe pse çdo ndryshim dhe bonton që plasohet në shoqëritë tona nuk është në pajtim me bindjet fetare dhe traditën përkatëse.
Makineria e huaj propaganduese ka arritur që ta imponojë dominimin e materializmit në botën bashkëkohore dhe ka arritur që ta bindë njeriun bashkëkohor se preokupim i tij kryesor duhet të jetë aspekti material, e me këtë edhe do të zgjidhen të gjitha problemet tjera jetësore.Ata arritën ta popullarizojnë thënien se paraja është çdo gjë.
Për këtë, dominimi i materializmit në të gjitha sferat jetësore si dhe mbi sjelljen e bontonin e njeriut, qe shkak të krijohet një shprazëti e madhe shpirtërore dhe degjenerim moral.
Si pasojë e kësaj shprazëtie shpirtërore, pasoi edhe mospërfillja e obligimeve fetare, mos marrja për serioze të instruksioneve fetare për mbrojtjen e njeriut nga haramet, dobinë e kryerjes së detyrave fetare, rrezikun e asaj që e ndalon feja, mos zbatimin e urdhërave fetare në jetën e tyre të përditshme, mos harmonizimi i sjelljeve të tyre me atë që e porosit feja etj.
Materializimi i jetës dhe krijimi i boshllëkit të madh shpirtërorë nën ndikimin e materializmit të shoqërive perendimore, individit dhe shoqërisë sonë do t’i kushtojë shumë dhe do tu sjell kokçarje të mëdha.Ashtu si perendimi, edhe ne do të bëhemi viktimë e sëmundjeve, problemeve, krizave, krimeve dhe çrregullimeve të ndryshme, të cilat si zakonisht paraqiten si rezultat i materializmit dhe shpraztisë shpirtërore.Për shoqëritë e perendimit dhe problemin e shprazëtisë së tyre shpirtërore, Dr.Jusuf El-Kardavi thotë:”Ata ankohen për shkak të boshllëkut, brengës dhe jetës së pakuptimtë.Për këtë shkak jeta e tyre është e ngjashme me mënyrën nomade të ekzistencës, ngase ky civilizim bashkëkohor nuk u ka ofruar inspirim shpirtëror, nuk e ka mbushur boshllëkun dhe vakumin fetar.Nuk i ka mbrojtur nga frika.Ata me të nuk e kanë kuptuar zanafillën, as zhvillimin e tyre.Me të nuk e kanë kuptuar domethënien e ekzistimit të tyre.Te kokat e tyre ende sillen pyetjet e përhershme:prej nga janë, ku dhe përse shkojnë?”[1].
Nisur nga kjo, duhet të bëhet çmos që të evitohet kjo krizë dhe të eliminohen këto probleme serioze të cilat e rrezikojnë të ardhmen e rinisë dhe shoqërisë Islame në përgjithësi.Duhet filluar që nga familja, shkolla dhe programet mësimore që ti japin hapësirë më të madhe aspektit shpirtërorë dhe edukativ e jo vetëm atij shkencor dhe arsimor, poashtu duhet të vehet theks në mediat të cilat sot kanë fuqi maramendëse në drejtimin e opinionit publik.Duhet të ketë ma tepër hapësirë për aspektin shpirtërorë dhe ngritjen shpirtërore të rinisë dhe shoqërisë në përgjithësi, duhet të luftohen energjikisht të gjitha ato programe të zhanreve të ndryshme të cilat e mësojnë njeriun që të zhytet në materializëm, të ëndërrojë për jetë superluksoze, të mendojë vetëm për interesin e vetë, të bëhet egoist dhe vetjak.Poashtu, të gjitha organizatat shoqërore duhet të përpilojnë programe për ngritjen shpirtërore të shoqërisë në përgjithësi e të rinisë në veçanti.
Boshllëk shpirtëror do të thotë këputje e lidhjes së krijesë me Krijuesin dhe fenë, e nëse këtë e arrinë njeriu, atëherë prej tij mund të pritet vetëm ajo që është e dëmshme, e urrejtur, e neveritur dhe jo humane, por në të njejtën kohë, me këtë do të vehet në rrezik edhe vetë jeta dhe aktiviteti i tij.Allahu xh.sh. thotë:<<E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjallim të verbër. Ai (që nuk besoi) do të thotë:”Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?” Ai (Allahu) thotë:””Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je i harruar sot”.Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nuk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm>>[2].Poashtu thotë:<<Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i sprovuar me të, sepse shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm>>[3].
“Kush e lë shpirtin e vet të zbrazët, në të do të vendoset pakujdesia.Shpirti nuk mund të mbetet bosh.Nëse nuk mbushet me të mirë, do të mbushet me të keq, nëse nuk mbushet me udhëzim, do të mbushet me mashtrim, nëse nuk mbushet me të vërtetën, do të mbushet me të pavërtetën”[4].