Solemniteti vjetor dhe raporti finansiar i Xhamise ne Wil
Publikuar me: 18 Dhjetor, 2015
Tubim informative anëtarëve të xhamisë, në lidhje me buxhetin vjetorë, sa i përket ndërtimit te xhamisë se re në Wil.
Aktoret kryesore:
Imam Hamza, 100 nxenes te mektebit, Abdullah Mustafa, Abas Jahja, Mirush Kabashi, Naime Azi, Nebi Rexhepi, Bekim Alimi.
Nën ombrellën e ndërtimit të xhamisë Wil sidhe nën moton “transparencë”, kryesia e xhamisë fton anëtarët e saj për pjesmarrje në takimin informative në lidhje me ndërtimin e xhamisë, në lidhje me financat dhe aktualitetet në ndërtim. Kësaj ditë informative ia bashkangjiti edhe një program informative, për xhematin i cili meriton shumë mirënjohje dhe falemenredime.Programi u nda në dy pjesë, në ate informativ dhe ate artistik. Përderisa kryesia dhe zyra që merret me menaxhimin e ndërtimit sollen informata të hollësishme, menjëherë pas pushimit për namaz, u prezentuan artist që meritonin këtë nocion. Emocionet ngriten lartë dhe qetsohen, dhe sërish kështu. Mirush Kabashi, prezentohet me recitimet e tija të fuqishme. Naime Azi me “Nëna Shqipëri, viziton fëmijët”, Abas Jahja, një mjeshtër i vërtet për qetsimin me ney (kavall), hfz. Nebi Rexhepi, me ligjeratë shumë të qartë dhe informative mbi jetën e të madhit Pejgamber dhe së fundi, Bekim Alimi me monodramën, vdekja e resulullahit.
Shkurt e Shqip.
Është e zakonshme, që kënaqësinë e programit ta shijojë publiku. Kjo ka ndodhur me dhjetra herë në Wil. Që edhe vetë aktorët të shijojnë këtë kënaqësi, edhe kjo nuk është e pazakontë, por që aktorët të dëgjojnë njëri tjetrin dhe të mendojnë se secili nga ta ishte më i mire se tjetri në lëminë e tyre, kjo ishte e paparë.