Mëngjesi i ditës së shtunë përkatësisht 7 Maj i vitit 2016 ishte më i bukuri deri më tani, veçanërisht për komunitetin shqiptar muslimanë të Aarburgut, Oltenit, Zofingenit etj.
Gëzimi dhe hareja që shihej në fytyrat e fëmijëve të cilët ishin veshur në mënyrë solemne jepte shpresë për një ditë të mbarë përplotë lumturi dhe befasi. Atë ditë po shënohej kurorëzimi i suksesit të 23 nxënësve që kishin ndjekur mësim besimin islam në Xhaminë e Bardhë të Aarburgut.
Shtëpia e Kulturës “ Mühlemattsaal” në Trimbach ishte gati për manifestimin e rradhës nën patronazhin e Xhamisë së Bardhë të Aarburgut. Ndonëse pjesmarrja ishte mesatare, por aty prezentonin dashamirët e kuranit të cilët krijuan një ambient të ngrohtë duke i përkrahur shumë sinqerisht nxënësit që vijuan mësim besimin islam.
Aty kishin ardhur mysafir të ftuar nga vise të ndryshme nga Zvicra, Kryetari i Organizatës së Qendrave Islame në Europë, sheikh Sufjan el Muhaxhirij (EOIC), Ali Jibril ( DIGO), Enes Koshi, nënkryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës, Emine Sopi, teologe e shquar ndër shqiptarët e Zvicrës, të cilët para audiencës folën për rëndësinë dhe vlerën e edukatës fetare si dhe mësimit të kuranit fisnik. Më vonë manifestimit iu bashkangjitën edhe Ferid ef. Zekiri imam i Regensdorfit si dhe Bekim Bajrami imam në Reinach, etj.
Manifestimin islam e hapi njëri ndër lexuesit aktual më të mirë në botën islame sheikh Mutesam el Asali, me origjinë nga Siria, i cili për momentin jeton dhe vepron në Zvicër e që shquhet më një zë jashtëzakonisht të mrekullueshëm.
Moderatori i manifestimit të këtij evenimenti Sadik Emrullahu, në fillim të programit njoftoi për ecurinë e programit dhe rëndësinë e këtij evenimenti me crast manifestimin e shpalli të hapur duke e ftuar në skenë kryetarin e Xhamisë së Bardhë Bashkim ef. Shabanin i cili mes tjerasht potencoi : ” Publikisht falendenderoj dhe njëherazi mirënjohje për prindërit e këtyre fëmijëve që na i besuan fëmijët e tyre që Xhamia të marrë përsipër edukimin e tyre shpirtëror dhe moral, thellësisht i bindur që deri diku ia kemi arritur qëllimit me ndihmën e Allahut, duke lutur të madhin Allah që tju dhuroj nga mirësitë e Tij të pakufijshme, ndersa këtyre fëmijëve tju dhuroj shëndet dhe lumturi në jetë.
Një falenderim të veçantë për imamin e xhamisë dhe asistentët e tij, që së bashku punuan drejt realizimit të këtij projekti tejet të rëndësishëm. Besojmë që mirësitë e kësaj vepre kapitale, këta fëmijë dhe prindërit e tyre do ti shijojnë tani e tutje deri në perjetësi.”
Në skenë para audiencës filluan të paraqiten nxënësit në grupe të vogla nga pesë nxënës duke lexuar pjesë të caktuara nga kurani fisnik, recitoheshin poezi nga nxënësit e xhamisë që krijonin përshtypjen sikur të kenë mbaruar shkollën e artit, poashtu nga korri i xhamisë këndoheshin ilahi të përzgjedhura.
Kryetari i Organizatës së Qendrave Islame në Europë, sheikh Sufjan el Muhaxhirij (EOIC) i cili enkas nga Gjeneva kishte ardhur për këtë eveniment falenderoi prindërit që në vazhdimësi kanë stimuluar fëmijët që të ndjekin mësimin islam në xhami, poashtu theksoi që vazhdimësia e ummetit konsiston në prodhimin e gjeneratave të shëndosha të stolisura me besim dhe moral.
Impozante ishte paraqitja në skenë e teologes së nderuar hafize Emine Sopi, e cila me shumë patoz dhe dinjitet reprezentoi femrën shqiptare si pjesë e pandashme në edukimin e brezave të ardhshëm dhe njëashtu theksoi rëndësinë e të mësuarit të kuranit fisnik dhe shpërblimet që janë të rezervuara në botën tjetër për prindërit e fëmijëve që ndjekin mësim besimin islam.
Zonja Elefte Sinani, asitente e imamit të Xhamisë në mësim besimin islam, me shumë dinjitet mes tjerasht theksoi : “Leximi i kuranit nuk ishte qëllimi ynë i vetëm , por edhe më tepër se kaq, edukimi dhe krijimi i personalitetit islam tek këta nxënës për tu aftësuar që në të ardhmen ti përgjigjen sfidave të kohës që i presin drejt rruges së tyre për shkollim dhe integrim.” Njëashtu porositi nxënësit “Femijë të nderuar! Asnjëherë mos na harroni në duate tuaja, kur të luteni për prindërit tuaj lutuni edhe për ne, që ua mesuam kuranin.”
Mr.Fehim Dragusha, imam në Xhaminë “ Xheneti” në St.Gallen ishte ligjëruesi kryesor i këtij evenimenti i cili porositi të pranishmit dhe të gjithë ata që na ndëgjojnë përmes formave të ndryshme “ Për kësi evenimente duhet bërë bujë të madhe dhe reklamë në mënyrë që të tjerët ti inkuraojmë për të ndjekur mësimin besimin islam në xhami. Aty është thelbi i krijimit të personalitetit si nga aspekt kombëtar por edhe ai shpirtëror.”
Poezitë nuk ndaleshin së kënduari, mes tjerasht në skenë doli edhe kënduesi i ilahive nga Baseli, Nimetullah Sulejmani i cili para të pranishmieve këndoi disa ilahi të bukura që kanë të bejnë me evenimentin.
Enes Koshi, nënkryetar i UAS kërkoi që prindërit të stimulojnë në forma të ndryshme fëmijët dhe ti inkurajojnë për të ndjekur mësim besimin islam.
Recitimi i poezive në gjuhën shqipe dhe atë gjermane të krijonte përshtypjen që këta fëmijë sikur kanë mbaruar akademi të arteve. Paraqitja e tyre ishte mbresëlënëse dhe plot vetbesim.
Fjalë përshëndetëse kishte edhe Lufti Ejupi, ndihmës i imamit të Xhamisë që theksoi disa hadithe mbi vlerën dhe rëndësinë e mësim besimit islam.
Grupi i hafizlerëve të Xhamisë në fund të manfestimit lexuan nga një pjesë të përzgjedhur nga kurani fisnik me çrast edhe më tepër e ngrohën ambientit.
Dhe krejt në fund, Imami i Xhamisë Nehat Ismaili, para audiencës falenderoi prindërit dhe fëmijët e tyre që së bashku u angazhuan për të ardhur deri në këtë ditë madhështore. Njëashtu falenderoi kryesinë e xhamisë, stafin organizativ, të pranishmit si dhe mysafirët të cilët me angazhimin dhe prezencën e tyre i dhanë shumë dinjitet këtij evenimenti islam.
Duke theksuar që në kuadër të procesit edukativo arsimor në Xhaminë e Bardhë, aktivisht janë të kycur pos imamit edhe bashkëshortja e tij hafize Nakije Ismaili, znj.Elfete Sinani, dhe studijuesi i islamit Sadik Emrullahu për të cilët imami i falenderoi piblikisht për angazhimin e tyre.
Njëzet e tre nxënës që përfunduan mësim leximin e kuranit janë nga venbanime të ndryshme, përfaqësojnë të gjitha trojet shqiptare por të lindur dhe edukuar në Zvicër. Fati i tyre ishte që të bashkohen në Xhaminë e Bardhë, ndarja nga këta nxënës ishte përplot emocione dhe lot mërzie por shpresojmë që kjo ndarje të jetë e përkohshme kurse takimet dhe vizita për Xhaminë e Bardhë asnjëherë nuk do të mungojnë inshaAllah.
Nesë numri 23 në islam ka ndonjë rëndësi atëherë duhet nënvizuar që shpallja e Kuranit zgjati 23 vite për koincidencë në Xhaminë e Bardhë të Aarburgut 23 nxënës përfunduan leximin e kuranit fisnik.
Duanë e hatmes e bëri ish-anëtari i kryesisë së së Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës, Imam Ferid Zekiri, kurse për suksesin e treguar gjatë këtij procesi edukativo arsimor, nxënësit u dekoruan me mirënjohje në emër të Xhamisë së Bardhë të Aarburgut.
Në vijim emrat e nxënësve të përfunduan leximin e Kuranit fisnik
1. Harun Miftari
2. Dardan Susuri
3.Merlinda Qazimi
4.Egzona Asllani
5.Gzim Ramadani
6. Arianit Qazimi
7. Alijna Ramadani
8.Anesa Imeri
9. Leart Metaj
10. Mustafa Beqiri
11. Alejna Sallkovska
12. Amila Sallkovska
13. Enis Bajrami
14. Ledina Abazi
15. Lina Abazi
16. Valentina Miftari
17. Hafsa Ismaili
18.Erolinda Veseli
19. Djellza Veseli
20. El Medina Sinani
21. Albiona Selmani
22. Elma Ameti
23. Anesa Bajramoska
Wes selamu alejkum,
Kryesia e Xhamisë së Bardhë Aarburg