15 Janar, 2017
Të shtunën në mbrëmje, pas faljes së namazit të jacisë, në Xhaminë e Bardhë u realizuar me sukses tribuna shkencore “ Sëmundjet psikike dhe pasojat në shoqërinë moderne”.
Ligjërues ishin dr.Ibrahim Sejdini dhe dr.Gafur Sherbeti, që të dy kanë punuar në klinika psikiatrike të ndryshme në Zvicër, të cilët në mënyrë briliante në shumë dimenzione trajtuan këtë tematikë.
Njëkohësisht tribunës shkëlqimin ia shtuan edhe pjesmarrja e mr. Mixhait Osmanit, imam i përkohëshëm në Xhaminë e Langethallit, hoxhë Halili imami i përkohshëm në Xhaminë e Reinachut, me fjalimet e tyre përshëndetëse si dhe interpretuesi i ilahive nga Baseli i Zvicrës, Nimetullah Sulejmani.
Pas përfundimit të ligjëratës, pasoi pjesa më interesante pyetjet nga të pranishmit të cilat ishin mjaft interesante që kryesisht silleshin rreth sëmundjeve psikike, shpirtërore dhe medicinale. Përpos qasjes psikike përgjigjet trajtoheshin edhe në aspektin islam, gjë që imami i Xhamisë së Bardhë, Nehat Ismaili, iu bashkangjit këtij debati duke pasqyruar edhe qëndrimin e islamit në lidhje me këto tematika.
Për në fund, falendorjmë ligjëruesit dhe të gjithë protagonsitët e kësaj mbrëmje madhështore. Zoti ju shërbleftë!
Me respekt,
Xhamia e Bardhë Aarburg
Bashkim Shabani, Kryetar