Mr. Feim Dragusha
PËRSHËNDETJA E STUDENTËVE
• Mirëmëngjesi, musafirë të çmuar
• Unë jam i lumtur që mund t’ju mirëpres sot këtu në emër të Xhamisë “Xheneti“.
• Unë quhem Feim Dragusha dhe jam Imami i rregullt i Xhamisë “Xheneti“. Këtë Xhami e kam themeluar më 1 Korrik 2012, ndër të tjera me synimin për të themeluar një Xhami ndërkombëtare.
SYNIMI I THEMELIMIT TË XHAMISË “XHENETI“
• Mendimi im për të themeluar një Xhami ndërkombëtare qëndron në rëndësinë, për t’ua mundësuar njerëzve një vend në të cilin do të mund të luteshin sëbashku pavarësisht nga origjina e tyre.
• Në Kantonin e St. Gallen jetojnë më shumë se 121 nacionalitete të ndryshme, prej tyre janë rreth 30 deri në 40 të cilët i përkasin me shumicë besimit të muslimanëve.
• Do të ishte e pamundur, që secili nga këto nacionalitete të drejtonte një Xhami të veten.
• Për të themeluar një Xhami ndërkombëtare janë të nevojshme aftësitë e ndryshme gjuhësore, si arabisht, anglisht dhe shqip, pasi që shumica e muslimanëve këtu në Zvicër vijnë nga Kosova, Maqedonia, Serbia jugore, të cilët që të gjithë e kuptojnë gjuhën shqipe.
• Megjithëkëtë, për ne këtu gjuha gjermane është kryesore.
• Nuk ishte dhe nuk është e lehtë për mua t’i mbaj ligjëratat e mia njëkohësisht në tri gjuhë (shqip 20 min., arabisht dhe gjermanisht 15 min.).
• Kjo për mua është një sfidë e vazhdueshme.
LIDHJA (RËNDËSIA) E NJË XHAMIE
• Ne jetojmë në epokën e globalizimit, në të cilën liria qëndron për secilin, për të bërë ose për të thënë çfarë ai dëshiron.
• Ne jetojmë në një kohë në të cilën njerëzit e kanë të vështirë të vendosin kujt ata mund t’i besojnë, e kujt jo, kështu që është e domosdoshme për të siguruar një vend dhe për të prezantuar në të imazhin e vërtetë të të jetuarit në Islam.
• Për këtë arsye unë në 4 vitet e fundit jam ballafaquar me shumë sfida, të tilla si konfrontimi me gazetarët, fotoja e të cilëve për Islamin e vërtetë dhe paqësor është shtypur me një dritë të rreme përmes ngjarjeve të këqija të tilla si sulmet terroriste, ISIS-i, rrëzimet e avionëve, Charlie Hebdo, etj., për shkak se këto keqbërje janë kryer nga njerëz në emër të Islamit, porse nuk janë në përputhje me Islamin e vërtetë paqësor dhe të pastër.
ÇFARË NË TË VËRTETË BËJNË MUSLIMANËT NË XHAMI?
• Shumë njerëz të cilët jetojnë këtu, për fat të keq kanë paragjykime ndaj Islamit dhe muslimanëve.
• Njerëzit të cilët vijnë për t’u lutur këtu në xhaminë tonë, janë pikërisht të njëjtët njerëz ata të cilët i hasni në Coop, Migros, Jumbo, të njëjtët të cilët punojnë këtu, për shembull për ndërtimin e Tunelit të Rosenberg-ut dhe në shumë ndërtesa, ata ose janë të angazhuar në spitalin Kantonal, po, shumica prej tyre që madje moti janë zviceranë të qytetarizuar.
• Njerëzit takohen këtu jo vetëm për t’u lutur, por vijnë këtu për të përjetuar ngjarje dhe aktivitete të ndryshme.
• Xhamia “Xheneti“ i hap dyert e saj për të gjithë njerëzit e çdo nacionaliteti.
• Që prej themelimit të Xhamisë deri më sot ne kemi ftuar shumë personalitete të rëndësishme për të mbajtur fjalime tek ne, si për shembull ambasadorë, dijetarë, imamë, pastore dhe pastorë. Ne kemi mbajtur shumë seminare, ngjarje prezantuese për gratë dhe të rinjtë, ndër të tjera edhe kurse të gjuhës gjermane pa pagesë ose kurse për përkujdesje ndaj fëmijëve.
ÇFARË BËN IMAMI NË XHAMI
• Detyrë themelore e Imamit është udhëheqja e 5 lutjeve të përditshme, por jo vetëm kaq, i përket detyrave të mia t’i këshilloj njerëzit, duke i ndihmuar ata me këshilla.
• Për të mbajtur ligjërata, kryerjen e martesave, duke u dhënë sqarime për t’u integruar, ndërmarrja e ngjarjeve prezantuese dhe kështu pranë Shoqatës Xhamia “Xheneti“ për të përjetuar dhe prezantuar Islamin e vërtetë në kontekstin zviceran.
• Është kjo një detyrë e shumëllojshme e Imamit dhe plot përgjegjësi.
DETYRA E IMAMIT JASHTË XHAMISË
• Detyrë e imamit është gjithashtu të ofrojë përkujdesje shpirtërore.
• Në aktivitetin tim unë ndikoj si një gjymtyrë ure në mes të xhamisë, muslimanëve dhe kishave, sinagogave, shkollave dhe institucioneve.
• Unë marrë gjithashtu pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe dialogje ndërfetare. (Kosovë 2013 dhe 2014 dhe Belfast dhe Düsseldorf – Gjermani 2014).
• Unë jap shumë intervista, punoj sëbashku me shkollat dhe kryej punë publike.
• Unë këtu predikoj me vetëdije jo vetëm në gjuhën shqipe dhe arabe, por edhe në anglisht por parasëgjithash preferoj në gjermanisht, gjithashtu publikojmë rregullisht raporte mbi xhaminë, meqë transparenca është shumë e rëndësishme për mua.
Në përmbledhje unë mund të dëshmoj, se shumica e muslimanëve kanë kontribuuar me më të mirën e tyre për të mësuar familjet e tyre, fëmijët e tyre që punojnë këtu, dhe ata janë të integruar si është më së miri dhe kanë aftësitë e nevojshme gjuhësore, disa madje kanë arritur deri tek përfundimet universitare, numri i studentëve me origjinë shqiptare është më shumë se 500 në 3 Shkolla të Larta/Universitete të ndryshme, kështu që kjo për njerëzit në Zvicër duhet të paraqes një shembull pozitiv me plot respekt mbi muslimanët.
Në çështjen e institucioneve islame, qeveria zvicerane është e vonuar në krahasim me vendet fqinje për të iniciuar dhe themeluar siç janë Shkollat Islame (Medresetë) dhe Fakultetet Islame. Nuk duhet të kritikohen përgjithësisht muslimanët dhe të gjithë imamët, por duhet të kihet parasysh gjithashtu se sa janë përpjekur vetë zviceranët për të mbështetur institucionet islame.
Nëse dikush do më pyeste mua, çfarë në të vërtetë kanë kontribuar muslimanët në vitet e fundit që nga viti 1990 e deri më sot, unë mund të them, se ata kanë themeluar xhamitë dhe kanë ndërmarrë vetëfinancime për të paguar xhamitë dhe imamët. Do duhej gjithashtu nga ana e shoqërisë zvicerane të shprehej një falënderim për ata të cilët kanë marrë pjesë pozitivisht dhe me shembullin më të mirë, për të themeluar Islamin dhe me këtë ata kanë kontribuar me një kontribut pozitiv për shoqërinë.
Paramendoni, çfarë do të kishte ndodhur me këta muslimanë pa ndërmjetësimin e çmuar të vlerave islame përmes ndihmës së imamëve?
Unë jam i sigurt, se shumica e të gjitha xhamive në Zvicër kanë për qëllim, për t’u integruar në shoqërinë zvicerane dhe dëshirojnë të bashkëpunojnë në mënyrë transparente me autoritetet dhe qeveritë, jo si në 20 vitet e fundit, kur zëri i tyre është dëgjuar shumë më pak ose ishte edhe më pak aktual në fokusin e shoqërisë. Nga këto xhami ka shumë anëtarë të cilët i shërbejnë shoqërisë, për shembull si mësues, mjekë, infermierë, policë, avokatë dhe kështu me radhë.
Unë shpresoj, se ju të gjithë (Studentët e Shkollës së Lartë Pedagogjike të St. Gallenit) të cilët tashmë gjendeni të ulur këtu në xhami, do të mund të përcillni jashtë mesazhin pozitiv, se muslimanët janë njerëz si vetë ata dhe se nga muslimanët e vërtetë nuk rrjedh asnjë lloj rreziku.
Unë do të isha i lumtur sikur ne si muslimanë dhe jo-myslimanë, do të punonim sëbashku për të ndërtuar një urë dhe assesi të mos lëmë të ngritën mure mes nesh.
PËRSHËNDETJA NDARËSE DHE FALËNDERIMI
Unë dua t’ju falënderoj të gjithë juve për vizitën tuaj dhe interesimin. Për mua do të ishte një kënaqësi sikur një herë do të mund të mbaja një ligjëratë tek ju në Shkollën e Lartë. Gjithashtu dua t’ua tërheq vëmendjen për ditën tonë të afërt të Derës së Hapur më 10 Dhjetor prej orës 9 deri 17 për të cilën jeni të mirëpritur të gjithë ju.
Datë: 25 Nëntor 2016
Vendi: Verein Paradies Moschee – Xhamia “Xheneti“ – St. Gallen