Lavdia i takon Allahut, Zotit të gjithësisë, lutjet dhe bekimet qofshin mbi zotërinë e të gjithë pejgamberëve, Muhammedin alejhis-salatu ves-selam.
Unioni i imamëve shqiptarë në Zvicër është një organizim mbi baza vullnetare dhe qëllime jofitimprurëse që synon analizimin, trajtimin e realitetit aktual, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, fetare dhe gjuhësore në diasporë. Lindi si nevojë e domosdoshme duke pasur në konsideratë nevojat e shqiptarëve muslimanë në Zvicër.
- Union der Albanischen Imame in der Schweiz
- Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër
- Union des imams Albanais en Suisse
- Union of Albanian Imams in Switzerland
ZKB (Zürcher Kantonalbank)
Union der Albanischen Imame in der Schweiz
IBAN : CH03 0070 0110 0043 5711 8
SWIFT: ZKBKCHZZ80A
Postkonto: 80-151-4
Ju jemi mirënjohës për çdo ndihmë që na ofroni! All-llahu xh.sh. Ju shpërbleftë!
`
`
`
`
`
`
Postimet e fundit
Tribunë fetare në xhaminë shqiptare të Reinach-ut
Të shtunën në mbrëmje, 10.03.2018, në xhaminë shqiptare të Reinach-ut u mbajtë Tribuna fetare kushtuar Muhammedit a.s. Në këtë Tribunë, me ftesë të kryesisë së xhamisë, mori pjesë edhe kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare (UBISHZ), hfz. Mehas Alija, i cili ishte i ftuar edhe në cilësinë e ligjëruesit të Tribunës. Ai ligjëroi rreth…
Urim me rastin e 7 Marsit, ditës së Mësuesit
Një urim shumë të madh për të gjithë mësuesit, ata që i dhanë dhe i japin dritë, frymë dhe shpirt mendjes, dijes, kulturës dhe traditës sonë shpirtërore dhe atdhetare. Le të rrojnë me vlera të pafunda mësuesit tanë, ashtu siç nuk sosen kurrë vlerat e dijes dhe arsimimit. Zoti i Madh e ka lartësuar dijen…
50 nxënës nga Gjimnazi kantonal i St. Gallenit vizituan xhaminë El-Hidaje
06.03.2018, St. Gallen – Në paraditen e ditës së martë, Bashkësinë Islame „El-Hidaje“ e vizituan dy klasat e Gjimnazit kantonal Burggraben. 50 nxënës të Gjimnazit, së bashku me mësuesit e tyre të lëndës së fesë, z. Ulrich Scherrmann dhe z. Harald Greve, përreth një orë e gjysmë patën mundësinë që të dëgjojnë historikun e xhamisë…
Xhamia El-Hidaje në St.Gallen shënoi 26 vjetorin e themelimit të saj
Nga dita e premte e deri në të dielën, 23-25.02.2018, Bashkësia Islame „El-Hidaje“ në hapësirat e veta shënoi Përvjetorin e xhamisë, respektivisht 26 vjetorin e themelimit të saj. Në këtë vit ishin paraparë disa aktivitete, duke përfshirë dy ditë me radhë, të xhumanë në drekë dhe në mbrëmje, si dhe në ditën e diel, me…
Seminar me imamë për përllogaritjen e kalendarit lunar
Me 26.02.2018 ne Schlieren-Zürich u organizua Seminar rreth llogaritjes se muajve te hënës sipas përllogaritjeve astronomike dhe kuptimi i teksteve fetare për fillimin e muajve të hënës ne drite te te arriturave shkencore ne fushën e astronomisë. Seminari u organizua nga Federata e Organizatave Islame në Zvicër (FIDS), dhe në ketë seminar ligjëruan dy ekspertë…
Kryetari i UBISHZ vizitoi xhaminë “Sabër” në qytetin e Winterthurit
Në mesditën e ditës së hënës, 19.02.2018, kryetari i UBISHZ-së, hfz. Mehas Alija, vizitoi xhaminë „Sabër“ në qytetin e Wintherthurit. Pas faljes së namazit të drekës, Mehas ef. Alija, iu drejtua xhematit edhe me një ligjëratë, ku foli rreth nevojës së madhe për të kuptuar më mirë personalitetin dhe përmasën tejhistorike të Muhammedit a.s. „Muhammedi…
Kryesia e UBISHZ-së mori pjesë në Koncertin Islam në Kreuzlingen
Sot, më 18.02.2018, ditë e diel, në qytetin e Kreuzlingenit u mbajtë koncerti tradicional islam, që, tashmë, disa vite me radhë e organizon xhamia shqiptare „Hena e Re“. Në këtë eveniment mori pjesë edhe kryesia e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, me në krye kryetarin, hfz. Mehas Alija. Kreu i UBISHZ-së më këtë…
Mbrëmje islame në Wetzikon me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në xhaminë e Wetzikonit u organizua mbrëmje islame dhe u shtrua darkë për të pranishmit. Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë pjesë nga Kur’ani, nga zëri i bukur i hafizëve të cilët morën pjesë ne këtë mbrëmje si interpretues. Po ashtu, patën rastin të dëgjojnë…