UAIS » Artikuj fetarë

Ndjenja e përgjegjësisë siguresë e moralit islam
Kurani famëlartë çdo sjellje morale/koncept për të cilin intelekti i përbashkët i njerëzimit e ka pranuar si të mirë, e lavdëron dhe çdo veprim moral, çdo koncept për të cilin intelekti i përbashkët i njerëzimit e ka pranuar si të keq, e qorton. Pra sjellja e moralshme pothuajse në çdo aspekt zënë vendin qendror në Kuranin famëlartë

Shkruan Doc. Dr. Selver Xhemaili*

Allahu Madhëriplotë e ka krijuar njeriun në formën më të bukur, gjithçka në gjithësi e ka ofruar në shërbim të tij. Njeriun të cilin e ka caktuar si udhëheqës në tokë e ka pajisur me aftësi të larta të cilat nuk i janë dhënë asnjë krijese tjetër siç është përdorimi i mendjes, logjika, meditimi dhe vullneti i lirë. Nga njeriu të cilit i janë dhënë këto veçori vetëm ka kërkuar t’i bëjë robëri Atij. Nënshtrimi ndaj Allahut do të thotë, duke shfrytëzuar lirinë e zgjedhjes, pra në bazë të dëshirës së lirë, të respektosh vullnetin/urdhrat e Allahut. Ky fakt kërkon që njeriu të jetojë gjithnjë me vetëdijen e përgjegjësisë dhe falënderimit ndaj Allahut I Cili ia fali njeriut gjithçka që posedon. Në këtë kontekst, ndjenja e përgjegjësisë është stabilizator i moralit të adhuruesit. Studimet psikologjike vërtetojnë se ndjenja fetare dhe ndjenjat e përkushtimit, respektit dhe dashurisë ndaj Absolutit janë të lindura (fitrah). Si rrjedhojë, ortopraktika fetare nuk është vetëm kërkesë hyjnore, por edhe element struktural i qenies njerëzore.

Nga ana tjetër  “Humbja e ndjenjave të përgjegjësisë ka ndikuar që dekadenca të dominojë mbi intelektin islam, dhe për këtë shkak periudhat e fundit historike të ummetit islam janë përplot destabilizime e trazira. Vetëm ndjenjat e përgjegjësisë mund ta nxjerrin muslimanin nga gjendja e mjerueshme momentale dhe ta udhëzojnë në rrugë të drejtë, që ta mbroj pozicionin e vet si mëkëmbës në tokë, të kontribuojë në qytetërimin njerëzorë dhe ta shfrytëzojë gjithësinë. Parimi i përgjegjësisë siguron korrektësinë e mendimit islam dhe të metodologjisë së intelektit islam. Muslimani do të përgjigjet drejtpërdrejt para Krijuesit për rolin e tij si mëkëmbës në tokë dhe si i autorizuar për t’i shfrytëzuar të mirat e saj me qëllim të mirë e përparim në shkencë, punë, e aplikim.[1]

Sipas Ibn Abbasit struktura e fesë  përbëhet prej këtyre katër elementeve: 1. Ahlakut-Moralit, 2. Akaidit-Besimit, 3. İbadeteve-Adhurimeve, 4. Muamelateve-Veprimeve. Kjo renditje e Ibn Abbasit është diskutuar në mesin e dijetarëve, diskutimet kanë rrjedhë në atë drejtim saqë janë përqendruar rreth asaj, kush është në themel të fesë besimi apo morali?Në qoftë se kësaj pyetje do t’i përgjigjemi “besimi” atëherë kjo çështje do të na lind pyetje të reja. A është besimi garantues i sjelljeve morale të pronarit të vet.[2]

Në qoftë se kësaj pyetje i themi “po” atëherë na duhet të konkludojmë që të gjithë besimtarët janë të moralshëm ndërsa jobesimtarët janë të pamoralshëm. Mirëpo, çka do të bëjmë me ata që besojnë por që në fushën e moralit kanë ngelur në klasë? Ose, çfarë do të themi për ata që nuk posedojnë ndonjë besim të vërtetë por që kanë sjellje morale të mirëfilltë. Pyetjen mundë ta parashtrojmë edhe në këtë mënyrë? A është e pranueshme të jesh mysliman pa qenë njeri, pa pasur njerëzillëk? Nëse mundet një gjë e tillë atëherë çfarë muslimanllëku është ky? Pronari i Islamit-Allahu Madhëriplotë, a është i kënaqur me një muslimanllëk pa moral? Ideali i fesë a është ky? A e vërteton kurani një islam të këtillë?

Pra, nëse këto elemente që përbëjnë fenë do të duhej që patjetër t’i radhisim njëra pas tjetrës do të duhej që në katin themeltarë të vendojmë, jo besimin, por moralin. Këtë fakt kemi mundësi ta kuptojmë nga ajeti i dytë i sures Bekare. Dhalike’l-kitâbulârajbe fîhihudenli’l-muttakîn:“Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit”, Nga ky ajet pastër kuptohet që takvallëku (takva)  që është një koncept moral është baza e udhëzimit (hidaje). Ndërsa, nga cili do këndvështrim ta shikojmë hidajeti është një koncept besimor. Të udhëzohesh do të thotë të pranosh besimin e caktuar në këtë rast, islamin. Ndërsa koncepti takva është një koncept i moralit. Cilin do kuptim që ta preferojmë në fund të fundit këto terme tregojnë se kemi të bëjmë me një termë etik. Disa studiues të thellë të këtyre çështjeve siç është Fazlurahman, Tashihiko Izutcu, Muhammed Esed etj. duke u zhytur në thellësi të analizave semantike të këtyre termeve e kanë përkapur kuptimin më të qëlluar të këtij koncepti dhe  konkludojnë se kuptimi esencial i këtij termi është sjellje me vetëdije të përgjegjësisë. Pra sjellje morale. Në fakt parimet morale

Ndaj kujt vetëdije të përgjegjësisë? Ndaj të gjitha qenieve, ndaj gjithë botës ekzistuese. Përgjegjësia më e madhe është vetëdija e përgjegjësisë që ndjehet ndaj Allahut madhëriplotë. Më së pari vetëdija e përgjegjësisë ndaj vetë ekzistencës së vet. Me që njeriu është kryevepra e Zotit, që është krijuar për një qëllim të caktuar, ai është  detyruar të pyes, të hulumtoj dhe ta gjejë qëllimin e ekzistencës së vet. E kjo është përgjegjësia e njeriut ndaj vetes.Njeriu nëse arrinë të zhvillojë vetëdijen e përgjegjësisë ndaj vetes do të arrijë në vetëdijen e përgjegjësisë ndaj Allahut xh.sh. pikërishtë kjo është takvaja. Njeriu pasi të vendos këtë vetëdije, do të perceptojë përgjegjësinë edhe ndaj njerëzve tjerë, mjedisit dhe gjërave tjera. Në këtë kuptim adhurim/ibadet, do të thotë, që njeriu ta çojë në vendë përgjegjësinë që ka ndaj botës sëbrendshme të tij. Rumiu këtë e shpreh në këtë mënyrë, “Nëse ti e do veten, duhet ta dashurosh edhe Krijuesin tënd; ndërkaq, kur të dashurohesh te Krijuesi, ti do duash edhe krijesat e Tij”. Kurani Fisnik këtë termë e ka përdorur pikërisht në këtë kuptim. Meqë, nëse njeriu do të veproj/lëviz me një moral të përgjegjësisë, ky moral duhet të ketë një mbështetje, një referencë. Dhe ky është Allahu Madhëriplotë. Përgjegjësia që ndjehet ndaj qenieve tjera, në esencë është një vazhdimësi e përgjegjësisë që është ndaj Allahu xh.sh. [3]

Njeriu, për gjithçka që posedon përfshirë edhe ekzistencën e tij, lind si borxhli ndaj Krijuesit të Lartëmadhërishëm. Në fakt, edhe termi din/fe dhe fetari që rrjedh nga termi dejn/borxh nuk është asgjë tjetër përveç se vetëdije e borxhllëkut. Rezultati i vetëdijesimit se je borxhli ndaj Zotit nuk do të thotë ta paguash këtë borxh. Meqë kjo nuk është e mundur. Në fakt edhe Ai nuk e pret këtë nga robërit/adhuruesit e Tij. Ajo që pret prej tyre është, “qëndrimi i sinqertë ndaj amanetit”. Ndërsa qëndrimi i sinqertë ndaj amanetit të imponon të veprosh/lëvizësh me vetëdije të përgjegjësisë.

Nëse do t’i qasemi pak më thellë kuptimit të ajetit të lartëpërmendur do të thotë, një njeri të pa udhëzuar, forca që e sjell në pragun e udhëzimit (hidajetit) është takvallëku i tij para kohës së udhëzimit dmth sjellja e tij me vetëdije të përgjegjësisë. Shikuar nga ky kontekst në themelin e strukturës së fesë qëndron morali. Meqë përgjegjësia morale është bazamenti i besimit. Njeriu në saje të kësaj përgjegjësie e kërkon dhe hulumton të vërtetën. Në fundë të këtij kërkimi vjen imani. Të udhëzohesh do të thotë të besosh. Mirëpo këtu takvallëku nuk mbaron. Ngase takvaja është vetëdije e përgjegjësisë dhe ajo vazhdon edhe pasi të udhëzohet njeriu.

Sjellja morale nuk guxon të jetë e endeksuar në fuqi të ulëta-në interese banale. Njësjellje morale  e endeksuar në gjëra të tilla e zbeh vetë moralitetin e një veprimi. Një sjellje në qoftë se është vetëm sa për sy e faqe, moraliteti i saj është I diskutueshëm. Një person sjelljen që tregon ndaj atij që konsideron se është “I JONI” nëse nuk e tregon edhe ndaj tjetrit “QË S’ËSHTË I JONI’ edhe sjelljen ndaj atij të parit e ulë nga të qenët një veprim moral. Bie fjala, veprimi I nënës, e cila shpëton fëmijën e vet, që është duke u mbytur në një lumë, padyshim është veprimi mirë por nuk arrinë veprimin e mirëfilltë etik, ngase ajo vepron nën shtytjen e instiktit, ndërkaq sikur ajo ta shpëtonte fëmijën e dikujt që e urren, ajo do të ngrihej përmbi sferën natyrore, ngase do vepronte në saje të një veprimi krejtësisht etik. Kësaj I thonë: e bëj veprimin etik, sepse në këtë mënyrë e realzojë njerëzinë time. Prandaj, njeriu mund të krenohet me atë që ka zgjedhur të bëjë e jo me atë që është, si tërësi e rrethanave që e përcaktojnë.[4]

Nisur nga ky fakt përfundimisht një sjellje a është e moralshme apo jo, e di vetëm Ai i cili mundë t’I lexojë qëllimet që janë edhe burimi i një sjellje të caktuar. Një sjellje/veprim për ta mbrojtur nga të qenët sa për sy e faqe ka vetëm një alternativë. Edhe ajo është ta lidhësh për një referencë transedentale/tejfizike. Edhe Ai është Allahu xh.sh.  Meqë i vetmi është Allahu Madhëriplotë i cili pandërprerë mundë ta ndjek procesin e një veprimi nga të qenët ide e deri në realizimin e saj apo shndërrimin në vepër. “Ne e kemi krijuar njeriun dhe, Ne e dimë ç’i pëshpërit atij shpirti i vet. Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet.”(Kâf 50:16) Parimi që do ta nxjerrë njeriun prej përmasës së “njeriut biologjik” (besher) dhe do ta bartë në gradën e “Ademit” është normale që të jetë me burim transcendental. Parimet etike paraqesin “litarin e fortë” të lëshuar nga qielli në tokë me qëllim të lartësimit të njeriut.[5]

Kurani famëlartë çdo sjellje morale/koncept për të cilin intelekti i përbashkët i njerëzimit e ka pranuar si të mirë, e lavdëron dhe çdo veprim moral, çdo koncept për të cilin intelekti i përbashkët i njerëzimit e ka pranuar si të keq, e qorton. Pra sjellja e moralshme pothuajse në çdo aspekt zë vendin qendror në Kuranin famëlartë. Qëllimi i Kuranit është ta moralizojë sjelljen e njeriut. Për çkado që të flasë Kurani në fund të fundit lidhet me çështjet morale. Për shembull Sureja Alek, pesë ajetet e para të kësaj sure bëjnë fjalë për moralin e dijes. Urdhëresa që të lexohet në emër të Zotit është garancion për moralitetin e dijes. Dija pa moral, pa rregulla etike, pa referencë te Zoti Madhëriplotë ka mundësi të shndërrohet në dëm për krijesat. Njerëzimi është duke përjetuar më shumë fatkeqësi nga veprimet e njeriut, se sa nga mosveprimi. Lotët e njerëzimit më tepër janë derdhur nga pasojat e përdorimit të keq të diturisë së njeriut, se sa nga pasiviteti i injorancës.[6] Luftërat shkatrrimtare, gjonocidet, armët bërthamore, bilogjike, kimike etj. Nuk i kanë projektuar barinjët e pa shkollë, por njerëz të dijshëm por pa ndjenjën e përgjegjësisë.

Prandaj të nderuar vllezër, duke përfunduar këtë kumtesë, le të jetë sjellja morale ajo që do të na prezantoj neve karshi Zotit dhe njerëzive tjerë. Le të jetë morali ynë karta identifikuese për ne. Le të jenë zemrat tona pasqyrë që do të reflektojnë realitetin-hakikatin hynorë po edhe atë njerëzorë.

Ju falemnderit!

Ligjëratë e mbajtur në Krauzlingen-Zvicër 18.02.2018

*Autori është përfaqësues për diasporën pranë Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë.

[1] Abdulhamid Ahmed Ebu Sulejman, Kriza e të menduarit mysliman, Logos-A, Shkup, 2009, f. 46.

[2] www. Kuranihayat.com, Mustafa Islamoglu, “Ahlak dinin temelidir”

[3] www. Kuranihayat.com, Mustafa Islamoglu, “Ahlak dinin temelidir”

[4] Muhamedin Kullashi, Gjurmë dhe Pyetje, Asdreni, Shkup, 2007, f. 81-82.

[5] Ibrahim Kalin, Arsyeja dhe Virtyti, Logos-A, Shkup, 2015, f.131.

[6] Enes Kariç, Kloniranje-filozofska, etika i religiska razmatranja, hrestomatija, FIN, Sarajevo, 2005

Fetvaja nr. 7: Aborti dhe dhe pjesëmarrja e gjinekologes muslimane në këtë çështje
Një pyetje e parashtruar nga një motër muslimane:

P.sh., unë nëse dua te specializoj për gjinekologji, e dimë se nëse do të punoj në spital, duhet ti bëj edhe abortet, në disa raste, ato janë me vullnetin dhe dëshirën e nënës thjesht për faktin se s’don ta mbaje embrionin, gjë që në Islam është gjynah. Por, ndonjëherë, aborti duhet te kryhet domosdo, në rastet kur i rrezikohet jeta nënës. Sipas Islamit, a ka raste kur mua si mjeke me lejohet t’ia bëj nënës abortin, apo është e ndaluar rreptësisht ?

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut, përveç të Cilit nuk ka tjetër, bekimi dhe paqja qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër, zotërinë dhe të dërguarin tonë, Muhamedin s.a.v.s.

Departamenti për Fetva pranë UBISHZ e shqyrtoi çështjen e parashtruar ne pyetjen në fjalë dhe doli me shpjegimin vijues:

Së pari: Departamenti për Fetva pranë UBISHZ i kurajon muslimanët për shkollim, në veçanti femrat muslimane, ngase kërkimi i dijes është obligim fetar. Me këtë rast, kur janë në pyetje femrat muslimane, Departamenti për Fetva pranë UBISHZ e nënvizon nevojën e kuadrove femra në mjekësi, me theks të veçantë në gjinekologji, dhe i thërret femrat muslimane që ta marrin këtë çështje me seriozitetin më të madh.

Së dyti: Departamenti për Fetva pranë UBISHZ i thërret të gjitha institucionet relevante në shoqëri, përfshi këtu edhe mjekët dhe teologët, që të punojnë në senzibilizimin e popullatës për rreziqet e abortit, si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe në atë shoqëror dhe fetar.

Së treti: Departamenti për Fetva pranë UBISHZ u bashkëngjitet atyre dijetarëve të cilët abortin e konsiderojnë të ndaluar nëse bëhet pas 120 ditë të shtatzënisë, ndërkaq të urrejtur-mekruh, nëse bëhet para kësaj periudhe, edhe pse edhe njëherë i thërret femrat që të mos abortojnë, pa shkak, në cilëndo fazë të shtatzënisë.

Konform këtij qëndrimi, edhe mjekja muslimane e ka të ndaluar që ta realizojë abortin për një femër nëse është në fazën e shtatzënisë që ka kaluar 120 ditë. Përjashtim nga kjo bën aborti i cili konstatohet nga mjekësia si i domosdoshëm për tu ruajtur shëndeti i nënës. Me fjalë tjera, nëse lindja e foshnjës e rrezikon seriozisht shëndetin dhe jetën e nënës, atëherë tolerohet të bëhet aborti, dhe me këtë rast, lejohet edhe mjekja muslimane ta kryej këtë veprim te pacientja, nisur nga rregulla juridike në të drejtën islame  “ad-Daruratu tubihu-l-mahdhurat- Gjërat e domosdoshme i lejojnë gjërat e ndaluara”, ndërkaq nëna ka përparësi ndaj embrionit, dhe nëse rrezikohet jeta e nënës, lejohet aborti si domosdoshmëri për mbrojtjen e nënës.

Kjo vlen edhe për abortin para 120 ditë, nëse kjo kërkohet nga mjekët për evitimin e rrezikut serioz për shëndetin dhe jetën e nënës.

Së katërti: Nëse aborti kërkohet nga nëna me dëshirë, gjegjësisht pa qenë shtatzënia rrezik për të, sipas ligjeve aktuale në Zvicër,  kjo mund të bëhet deri në javën e 12, ndërkaq pas 12 javësh, pa arsye, aborti nuk lejohet.

Nëse aborti kërkohet nga nëna me dëshirë dhe pa rrezik nga shtatzënia para 12 javësh (84 ditë), këshillohet mjekeja muslimane që të gjejë zëvendësim dhe ajo personalisht mos e realizojë abortin te pacientja. Nëse nuk mundet të gjejë zëvendësim, duhet ta konsultojë rregulloren e punës në spital dhe kodin etik të mjekësisë, dhe të mos e kryejë abortin për pacienten duke u thirrur në kodin etik, nëse kjo është e mundshme. Por, nëse të gjitha këto nuk mund te realizohen dhe e kryen abortin për pacienten, e cila këtë e ka kërkuar me dëshirë dhe pa qenë shtatzënia rrezik për të, në periudhën e lejuar sipas ligjit në Zvicër, d.m.th., deri në 12 javë, atëherë ky është veprim i urrejtur. Por nuk ka dënim për të sipas Islamit. Ngase bëhet fjalë për abort të embrionit që ka formë por nuk ka ruh-shpirt ( me shpirt-ruh, nuk është për qëllim gjallëria dhe jeta për të cilën flet medicina).

Allahu e di më së miri.

(Referenca: Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Islame e Kuvajtit –Vizaretu-l-eukafi ve esh-shuuni-l-islamijje, el-Meusuatu-l-fikhijje, botimi i dytë, 1983-1404h, Kuvajt, f.56-62; Vehbe ez-Zuhajli, el-Fikhu-l-islami ve edil-letuhu, 2004, Damask: Daru-l-fikr; Muhamed Seid Ramadan el-Buti, Tahdidu en-nesl vikajeten ve ilaxhen, 2004, Damask: Daru-l-Farabi).

Departamenti për Fetva pranë Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër.

XHAMIA “DITURIA“ NË GJENEVË SHEMBULL PËR EDUKIMIN E TË RINJVE
17 dhjetor 2017

MANIFESTIM ME RASTIN E DUAS SE HATMES PËR 8 NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË

Dita e Diel ishte një ditë shumë e vecantë për mbarë xhematin shqiptarë të Xhamisë “Dituria“. Në këtë ditë kryesia e xhamisë në bashkpunim me Imamin e palodhshëm Rijad ef. Aliu kishin përgatitur hapsirat e Qendrës për të pritur shumë familje shqiptare; prindër, nëna dhe fëmijë te grupmoshave te ndryshme, të cilët kishin ardhur për të ndarë gëzimin me të afërmit e tyre që sot po kurorëzonin leximin e faqes se fundit te kur’anit, rrespektivisht, këta nxënës te Mektebit te Xhamisë bënë duan e Hatmes.

Xhamia “Dituria“ është një Qendër përplot aktivitete. Ajo është aktive për cdo festë fetare dhe kombëtare. Shquhet për transparencë dhe bashkëpunim edhe me organet e shtetit. Në këtë objekt kanë mësuar shumë nxënës dhe nxënëse, fal punës dhe angazhimit te vazhdueshëm te Imamit te ndëruar Rijad ef. Aliu si dhe kryesisë se rrespektuar, të cilët me mundin dhe angazhimin e tyre te vazhdueshëm kanë bërë një punë kolosale duke bërë që Xhamia “Dituria“ sot të gëzoj një hapsirë jashtëzakonisht te madhe dhe me një interior shumë tërheqës për të gjithë vizitorët.

Këtë vit Xhamia “Dituria“ nxori gjeneratën e tetë me radhë, që nënkupton se për cdo vit mbi dhjetra nxënës përfundojnë mësimbesimin islam dhe leximin e kur’anit në gjuhën e shpallur arabe. Kësaj radhe nuk munguan as emocionet sepse në mesin e nxënësve që po përfundonin leximin e kur’anit ishte edhe plaku Haxhi Sylejmani, i cili kishte kaluar te shtatëdhjetat dhe nga gëzimi në sytë e tij vëreheshin lotët. E kjo tregon më se miri se në këtë qendër vërtetë besimtarët kërkojnë dije, shkencë dhe bëhën te ditur duke mësuar leximin e fjalëve te Allahut Fuqiplotë, mësojnë virtytet e Profetit te dashur Muhamedit alejhisselam, mësojnë sjelljet, moralin dhe përgjegjësitë që kanë karshi familjes dhe vendit ku jetojnë.

Për të gjitha këto te arritura, padyshim se falenderim te vecant meriton Imami Rijad ef. Aliu, i cili që nga muaji maj 2008 kur kishte ardhur për herë te parë në Zvicer, e deri me sot, ai nuk ndalet me aktivitetet e tij për t’i shërbyer komunitetit shqiptar në Gjenevë, edhe pse dikur kjo Qendër me vendodhje ishte në një objekt shumë i vogël dhe të improvizuar në faltore por me kushte shumë te vështira, por aty ku punohet vazhdimisht nuk mungon as suksesi.

I ftuar enkas për të ligjëruar në këtë Manifestim ishte ftuar Imami i Xhamisë se St. Gallenit nga Verein Paradies Moschee, Mr. Feim ef. Dragusha, i cili pasi përshendeti të pranishmit dhe tha fjalë miradije për këto te arritura në xhaminë “Dituria“, të pranishmëve u foli rreth temës “Vlera e njeriut në këtë botë“.

Imami Mr. Feim Dragusha pasi citoi disa ajete kur’anore dhe hadithe profetike, ai për ta elaboruar temën përmendi ndodhinë e cjapit te ngordhur duke aluduar në ndodhinë, e cila kishte ngjarë në kohën e Muahmedit alejhisselam, i cili një ditë prej ditësh kishte dalur në treg për të prezantuar mallin e tij, e që dihej mirë se i dërguari i Allahut nuk tregtonte dhe për t’u treguar sahabëve se cfarë vlere ka kjo botë tek Allahu, Pejgamberi alejhisselam ishte afruar pran një cjapi te ngordhur, i cili kundërmonte në një qoshe te tregut sepse kishte ca ditë që kishte ngordhur përshkak se ishte i semurë, ai i pyeti te pranishmit tri herë për artikullin e tij, derisa sahabët i thanë; O i dërguari i Allahut, edhe sikur te ishte gjallë, ne nuk do ta blenim sepse ky cjap kishte mangësi edhe sa ishte gjallë, e si ta paguajm tani kur ai ka një erë te keqe dhe është i ngordhur? Tregu ynë posedon kushte dhe si rrjedhojë ky nuk i plotëson kushtet tona. Atëherë i dërguari i Allahut iu drejtua shokëve te tij te dashur; “Pasha Atë, në dorën e të cilit është shpirti im, për Allahun kjo botë nuk ka vlerë me shumë se sa ky cjap i ngordhur“ Përmes kësaj ndodhie neve mesojmë se Pejgamberi alejhisselam jetonte me sahabët (shokët) e tij – Allahu qoftë i kënaqur me te gjithë – jo vetëm në xhami, por edhe në sferën e tyre private, duke ua bërë me dije se sado që të jetosh në këtë botë, një ditë do ndahesh prej saj dhe prej me të dashurve që ke, prandaj, përgatitu për ditën kur nuk do te vlej as pasuria e as fëmijet.

Përvec kësaj Imami Dragusha foli edhe rreth rëndësisë se xhamisë dhe i motivoi te pranishmit që t’i duan shtëpitë e Allahut (xhamitë), ndërsa për rëndësinë e kur’anit nuk foli shumë duke thënë se kjo ditë tregon më se miri se këta nxënës e kanë kuptuar vlerën e leximit dhe mësimit te kur’anit.

Në këtë Manifestim te bukur nuk munguan edhe voglushat e xhamisë, të cilët edhe pse ishin te vogël nga mosha, ata na freskonin me poezi dhe vargje te ndryshme duke iu bërë thirrje rinisë që te ruhen nga dukurit negative dhe t’i kthehen xhamisë, se vetëm aty mund ta gjejnë shpetimin.

Në fund të ligjeratës, Magjister Feim Dragusha falënderoi të gjithë kontribuesit që kanë ndihmuar për Xhaminë “Dituria“ e cila lirshëm mund te quhet edhe Bukuroshja e Gjenevës, sepse kjo Qender e ka hijeshuar edhe qytetin në fjalë, i cili brenda vitit vizitohet nga miliona turistë nga vende te ndryshme te botës.

Nxënësit të cilët përfunduan leximin e 600 faqeve te kur’anit dhe u pajisen me Diploma janë:

1. Sylejman Mehmeti

2. Mentor Arifi

3. Besim Arifi

4. Senad Berisha

5. Avni Bytyci

6. Arsim Sylejmani

7. Xhemajl Kajolli

8. Kenan Kajolli

Imami dhe Kryesia e xhamisë të gjithë studentëve u ndau nga një sexhade me pamje te xhamisë, një sovenier gjithashtu me logo te xhamisë dhe një shallë, e cila simbolizonte kur’anin, duke u lutur që te gjithë te jetojnë me mesimet kurânore, ndërsa Imami Dragusha kishte sjellur librin e xhamisë “Vjetari 2013-2014“.

NXËNËSIT E SHKOLLËS SE MESME NGA HERISAU VIZITUAN XHAMINË “XHENETI“ NË ST. GALLEN
Publikuar me: 12.14.2017

Ditën e premte, me datën 08.12.2017 pas namazit të xhumas, Xhaminë “Xheneti“ në St. Gallen, e vizituan dy grupe nxënësish nga Shkolla e Herisaus.

Grupi i parë përbëhej nga 19 nxënësish, ndërsa grupi i dytë përbëhej nga 17 nxënësish. Ata u priten nga Imami i Xhamisë Mr. Feim Dragusha si dhe nënkryetari Labinot Zenelaj.

Fillimisht nxënësve iu shërbye nga një pije në Restorantin e Xhamisë dhe u njohen rreth historikut te Faltores “Verein Paradies Moschee“, me pastaj, ata vizituan pjesët përcjellëse te xhamisë, bibliotekën, vendin e abdes’hanës, zyren dhe Imami pasi falënderoi stafin dhe nxënësit për përzgjedhjen e xhamisë “Xheneti“, ai ligjëroi për të dy grupet nga 20 minuta dhe ofroi një minutazh prej 10 minutave për të shtruar pyetje rreth islamit dhe xhamisë.

Nxënësit ishin të shoqëruar nga stafi i lëndës se Etikes ku edhe nga ana e tyre kishte pyetje rreth mësimeve te islamit.

Me në fund, Imami Dragusha demonstroi thirrjen e ezanit, shpjegoi formen se si ka mbetur dhe domëthënien/kuptimin e tij.

Nxënësit u ndanë të kënaqur, pasi që brenda kësaj dite kishin mësuar gjëra te shumta rreth mësimeve të judaizmit në Sinagogën e St. Gallenit, njiashtu edhe rreth islamit në Faltoren “Xheneti“.

Shpresoj që edhe në vendet tona te vendlindjes; Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, te kopjohet ky model i bukur zvicerian, që nxënësit të njoftohen rreth religjioneve dhe t’i vizitojnë objektet e kultit fetar, e vecmas të kenë te drejtën për aplikim e lëndës fetare në shkollat e mesme.

Për fund, shfrytëzoj rastin që publikisht të falënderoj aktivistin dhe kontribuesin e njohur Shaban Bajramin, i cili gjatë tërë kohës ishte aktiv për të incizuar dhe fotografuar viziten e nxënësve te Shkollës Herisau.

Mr. Feim Dragusha

Imam dhe ligjërues në Xhaminë “Xheneti“ St. Gallen – Zvicer

UISHZ transformohet në Union të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, zgjedhet kryesia e re
Me datë 10.12.2017, e diel, në xhaminë e Wilit, u mbajt Kuvendi i UISHZ-së, me ç’rast u miratua vendimi për transformimin e UISHZ-së në një Union të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ), si dhe u zgjodh kryesia e re.

Ky takim u mbajt në prezencë të një numri të madh delegatësh, përfshirë kryetarë dhe anëtarë të kryesive të xhamive me imamët e tyre, të ardhur nga rajone të ndryshme, nga edhe janë xhamitë dhe qendra e tyre islame.

Mbledhjen e hapi kryetari i Kuvendit të UISHZ-së, Dr. Bashkim Aliu, i cili, fillimisht, i dha rast imamit Enes ef. Koshi që të këndoj disa ajete nga Kur’ani.

Pas fjalës përshëndetëse të nikoqirit të mbrëmjes, respektivisht të kryetarit të xhamisë së Wilit, Abdulla Mustafës, në këtë mbrëmje patën rast nderi që, me fjalët e tyre, të paraqiteshin edhe mysafirë të veçantë nga Zvicra dhe vendlindja. Fjalë rasti pati kryetari i Federatës së Unioneve Islame në Zvicër, Montassar BenMrad, i cili mbështeti fortë transformimin e UISHZ-së në një Union të Bashkësive Islame Shqiptare dhe fuqizimin e mëtejmë të xhemateve shqiptare në Zvicër. Po ashtu, në frymën e forcimit të bashkëpunimit dhe të mbështetjes midis Bashkësive islame të vendlindjes dhe, tanimë, të UBISHZ-së, kishin ardhur të dy drejtorët për diasporën pranë Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, dr. Selver ef. Xhemaili, dhe ai i Republikës së Kosovës, Ekrem ef. Simnica. Që të dy përfaqësuesit e Bashkësive Islame iu drejtuan kuvendarëve me nga një fjalë përshëndetëse. Në këtë mes, ishte ftuar edhe gazetari i gazetës “Tages Anzeiger”, zt. Kurt Pelda, i cili u informua, drejtpërdrejtë, për gjendjen dhe transparencën e UAIS për gjatë viteve.

Më pas fjalën e mori kryetari i UISHZ, Mr. Nehat ef. Ismaili, i cili raportoi dhe dha një pasqyrë të detajuar për të gjitha aktivitetet e UISHZ-së, nga viti i zgjedhjes së tij si kryetari saj deri në ditët para mbajtjes së kuvendit të fundit, ndërsa raportin për bilancin financiar e paraqiti vetë arkëtari i UISHZ-së, imami Fahrudin ef. Bunjaku.

Pas përfundimit të pjesës së parë, delegatët morën disa vendime të rëndësishme, ku së pari miratuan, njëzëri, transformimin e Unionit të Imamëve Shqiptarë (UISHZ) në një Union të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ), pastaj miratuan Statutin e ri të përpiluar nga një komision i përbërë nga hoxhallarë, kryetarë të xhamive dhe ekspertë juridik. Përveç këtyre, në këtë Kuvend u zgjodh edhe kryesia e re e UBISHZ-së, dy drejtuesit e Kuvendit, si dhe dy revizorë.

Nga propozimet e dala në Kuvend dhe me votimet e delegatëve, në strukturën drejtuese të UBISHZ-së u zgjodhën: Hfz. Mehas ef. Alija – kryetar, H. Abdullah Mustafa – kryetar kuvendi, H. Ylber Shahini – nënkryetar kuvendi, Dr. Bashkim ef. Aliu – anëtar kryesie, Enes ef. Koshi – anëtar kryesie, H. Ismail Ademi – anëtar kryesie, Rijad ef. Aliu – anëtar kryesie. Kurse për revizorë, u zgjodhën: Fehmi Bilali dhe Idriz Ibishi.

Takimi përfundoi me faljen e namazit të jacisë, me ç’rast, pas namazit, xhamia nikoqire shtroi edhe një darkë për të gjithë pjesëmarrësit në Kuvend.

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër nën ombrellën e tij, tanimë, përfshinë rreth 40 xhami shqiptare, nga e tërë Zvicra dhe se, si një organizatë fetare, tash e tutje, do të ec krahë për krah me kryesitë dhe imamët e xhamive, gjë që paraqet një plotësim të nevojës së kamotshme të shqiptarëve në Zvicër, ku kryetarët dhe imamët e xhamive të jenë bashkë në një çati, në një organizatë përfaqësuese.

(UAIS)

Tribunë fetare në Xhaminë El-Hidaje, kushtuar Muhammedit a.s.
Me datë 02.12.2017, ditë e shtunë, në xhaminë El-Hidaje, në St. Gallen, u shënua Tribuna tradicionale kushtuar profetit Muhammed a.s.

Tribunën e hapi imami i xhamisë El-Hidaje, hfz. Mehas Alija, i cili, fillimisht, tregoi për vlerën e kujtimit të Muhammedit a.s., sidomos në muajin e lindjes së tij, në muajin Rebiul-evvel, si dhe për rolin që duhet të luajnë tribunat në fjalë tek muslimanët e sodit, sidomos tek ato të St. Gallenit.

Ai tha se “tubimi për Muhammedin a.s. në muajin e lindjes së tij, në St. Gallen, respektivisht në xhaminë El-Hidaje, ka bërë jehonën e vetë. Kujtimi i jetës së Muhammedit a.s. është zbutje e zemrave tona, mu ashtu siç ishte zbutje e zemrës së tij kur Allahu xh.sh. i tregonte atij rrëfime nga Pejgamberët e mëparshëm.”

Ligjeratat kryesore të Tribunës u mbajtën prej dy profesorëve të ardhur enkas nga Maqedonia,  Dr. Abdulxhemil ef. Nesimi, profesor pranë Fakultetit të Shkencave islame në Shkup dhe Dr. Selver ef. Xhemaili, drejtor për diasporë pranë Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë. Ata theksuan lartë nevojën e njohjes së Muhammedit a.s., e sidomos duhet mësuar shumë nga jetëvështrimi i tij për jetën, njerëzimin, familjen, shoqërinë, për vetë muslimanët dhe jomuslimanët.

Profesori, Abdulxhemil Nesimi, foli rreth vlerave të Muhammedit a.s., si një krenari e njerëzimit dhe theksoi nevojën e madhe për ta patur atë si modelin më të mirë të jetës. Kurse, hafizi Selever Xhemaili foli për kontaktet e para të Muhammedit a.s. me të krishterët dhe hebrenjtë, gjegjësisht për sjelljet dhe botvështrimin e tij ndaj jomuslimanëve.

Mysafirëve, në shenjë respekti dhe nderi, iu nda nga një mirënjohje dhe punim të gravuar xhami me symbolin e xhamisë El-Hidaje, të cilat ua ndau kryetari i xhamisë zt. Ejup Emini. Njëherit, kryetari i xhamisë pranoi edhe një mirënjohje nga Bashkësia Fetare Islame e RM, për bashkëpunimin e ndërsjellë institucional dhe për përkrahjen që i jep xhemati i xhamisë El-Hidaje institucioneve edukativo-arsimore të BFI-së.

Në këtë mbrëmje, përveç ligjëratave dhe fjalimeve nga hoxhallarët, u këndua edhe Kur’an, ilahije dhe mevlud.

Mysafiri i tretë, i ftuar enkas për këtë eventiment, ishte edhe lexuesi i njohur i Kur’anit dhe interpretuesi profesionist i ilahieve, Mr. Eljesa Asani. Ndërsa me një pjesë mevludi dhe ilahije u paraqitën, hoxha nga Presheva, Abdulaziz Rashiti, hoxha nga Tetova, hfz. Jumni Shabani, si dhe i riu nga xhemati i xhamisë El-Hidaje, Bujamin Elmazi.

Manifestimi kushtuar Muhammedit a.s. u begatua edhe me mysafirë të tjerë, të ardhur nga vise të largëta të vendlijes, por edhe nga xhami të tjera nga Zvicra lindore. Fjalë përshëndetëse patën hoxhallarët, Enes ef. Koshi, imam i xhamisë Al-Shams, i cili përfaqësoi edhe Unionin e Imamëve Shqiptarë të Zvicrës, Mr. Rejhan ef. Neziri, imam në xhaminë e Kreuzlingenit, si dhe Abdusamed Rahimi, zv. Imam në xhaminë e Wilit.

Ajo që i dha frymë të gjallë dhe atmosferë xhamisë ishte edhe xhemati i saj, i cili që nga fillimi e deri në fund, ishte i qetë dhe i disponueshëm për ta pritur mbarimin e manifestimit dhe për ta shijuar edhe gostinë me rastin e Mevludit.

Në fund, në restorantin e xhamisë, pjesëmarrësit patën rastin e bukur të shijojnë edhe ushqimet tradicionale dhe ëmbëlsirat e sjellura nga vetë xhemati dhe kryesia e xhamisë El-Hidaje.

Krejt në fund, ia vlen të theksohet edhe kjo se kjo ngjarje, në këtë vit, u organizua në bashkëpunim të ndërsjellë me imamin, kryesinë dhe xhematin e xhamisë Al-Shems në Rebstein. Në shenjë falënderimi dhe nderimi për këtë bashkëpunim, kryetari i xhamisë El-Hidaje, Ejup Emini, i dhuroi edhe një mirënjohje kryesisë dhe xhematit të Al-Shemsit, kurse këtë e pranoi kryetari saj, Fatmir Saliu.

A lejohet gënjeshtra në kampanjë zgjedhore?
Në zgjedhje, qofshin parlamentare apo komunale, garojnë edhe kandidatë të cilët njihen si fetarë. Me këtë kam për qëllim se shkojnë në xhami, agjërojnë dhe i kryejnë detyrat fetare. Tash parashtrohet pyetja: A mund që këta kandidatë, qëllimisht, të mos e thonë të vërtetën nëpër kampanja, ngase ndryshe nuk mund t’i përfitojnë votuesit? Nëse e dinë se nuk e flasin të vërtetën dhe se këtë e bëjnë vetëm për kampanjë, ngase kandidatët tjerë veprojnë njejtë duke plasuar premtime jo të vërteta, a do të jenë përgjegjës para Allahut për atë që nuk kanë folur drejtë? Si të veprojnë, që edhe mos shkelin mbi parimet fetare, edhe të jenë të pranuar te publiku?

Përgjigja:

Së pari, Islami kërkon prej pjestarëve të vet që të jenë të përkushtuar në Islam dhe të veprojnë sipas porosive të Islamit në të gjitha fushat e jetës, të jenë të sinqertë në çdo gjë dhe të largohen prej gjërave të ndaluara në çdo rast, duke mos bërë përjashtime, përpos se në gjendje të jashtëzakonshme të cilat në të drejtën islame njihen si “darurat”(domosdoshmëri), edhe atë konform rregullave të parapara dhe të përcaktuara në mënyrë precize në të drejtën islame.

E dyta: Gënjeshtra dhe mashtrimi i masës me gjëra jo të sakta dhe premtime jo reale është i ndaluar në Islam. Nga cilësitë e besimtarëve të vërtetë dhe të sinqertë, Allahu xh.sh. numëron edhe largimin nga gënjeshtra dhe dëshmia e rrejshme. Ai thotë: “(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet”. (El Furkan, 72). Allahu i Mëshirshëm, urdhëron largimin nga idhujtaria dhe të folurit e rrejshëm, e të renditja e këtyre dy gjërave në një ajet, tregon se sa mëkate të mëdha janë gënjeshtrat, premtimi i rrejshëm dhe dëshmia e rrejshme: “…pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni prej fjalëve të rrejshme”. (El Haxhxh, 30).

Poashtu, në shumë hadithe flitet për ndalimin e rrenës, dhe në mes tjerash, për ta kuptuar sa serioze është çështja e rrenës, i Dërguari i Allahut s.a.v.s., e paraqet rrenën cilësi të hipokritit e jo të besimtarit. Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Shenjat hipokritit janë tri: kur flet gënjen, kur premton nuk e realizon, dhe kur diçka i besohet tradhton”

Kur i kemi parasysh këto argumente dhe shumë tjera që nuk i kemi përmendur, është e qartë se muslimani nuk është e lejuar të gënjejë dhe t’i mashtrojë njerëzit me premtime të rrejshme në çdo situatë, përfshi këtu edhe kampanjën zgjedhore, ngase muslimani është musliman edhe në kampanjë, e jo vetëm jashtë kampanjës, dhe Islami nuk e pranon premisën se “Qëllimi e arsyeton mjetin”.

Kjo do të thotë se nëse muslimani gënjenë dhe e mashtron masën me premtime boshe për të cilat është i vetëdijshëm se nuk mund t’i realizojë, por vetëm për t’i fituar votat, normalisht se është përgjegjës para Allahut për thënie të rrenave dhe mashtrim të njerëzve, dhe ajo se janë thënë në kampanjë zgjedhore, nuk e liron njeriun nga përgjegjësia.

E treta: Njeriu për të qenë faqebardhë para Allahut dhe për mos t’i mashtruar njerëzit, dhe njëkohësisht ta fitojë mbështetjen e tyre, duhet të jep premtim se do të angazhohet seriozisht për realizimin e projekteve reale. Ai duhet të zotohet se do të bëjë ç’mos që t’i zgjidh problemet e tyre, e jo se do t’i zgjidh, ngase nuk mund të garantoj gjëra të cilat, ai vetë, nuk i ka në dorë të gjitha. Kjo do të thotë se nuk është ai i pari dhe i fundit në një shtet që të mund të thotë se do ta bëj, ngase ka edhe shumë faktorë tjerë në një shtet që mund ta pengojnë. Për atë, ai është përgjegjës për premtimet e rrejshme, por jo edhe për mos arritjen e rezultateve nëse është angazhuar sinqerisht dhe me të gjitha potencialet e veta për realizimin e tyre.

Për këtë, nëse ai premton se do të angazhohet seriozisht dhe do të mundohet me të gjitha forcat e veta që t’i realizon premtimet e veta, dhe këtë edhe e bën gjatë mandatit të tij, e ka plotësuar premtimin e dhënë. Nëse nuk ia arrinë, nuk konsiderohet mëkatar dhe mashtrues, ngase është angazhuar dhe është munduar, por nuk ka patur sukses. Prej muslimanit kërkohet të angazhohet seriozisht dhe ta bëjë punën, e jo domosdo të sjell rezultate, ngase rezultatet varen nga më shumë faktorë.

Allahu na forcoftë në të vërtetën.

U përgjigjë:

Dr. Bashkim Aliu

Një pasqyrë e shkurtër mbi historikun e Tefsirit
Hfz. Mehas Alija

Definicioni i Tefsirit

Tefsiri (rrjedh nga fjala arabe “fesrun” – që donë të thotë: komentim,  të sqarosh…) është shkencë e cila merret me interpretimin e Kur’anit.

Zerkeshiu shkencën e Tefsirit e definon si: “Shkencë, nëpërmjet së cilës, kuptohet Libri i Allahut i dërguar Muhammedit a.s., shpjegohen kuptimet (domethëniet) e tij, si dhe nxirren dispozitat dhe urtësitë”. Pos këtij, ka edhe definicione tjera që kane të bëjnë me Tefsirin.

Krahas termit tefsir përmendet edhe termi te’vil(rrjedh nga fjala el-evvelu – që donë të thotë: kthim te baza dhe fillimi) si sinonim i tij. Taberiu, librin e tij mbi komentimin e Kur’anit e titullon me termin te’vil (Xhami’ul bejani fi te’vilil kur’ani). Ndërsa Taberiun, në këtë e pasojnë edhe disa komentatorë tjerë të Kur’anit, siç janë Nesefiu dhe Bejdaviju, të cilët komentet e tyre i emërtuan me termin te’vil.

Dijetarët e mëvonshëm, Tefsirit i dhanë kuptim më të gjerë. Tefsiri i bazuar në rivajetin, sipas tyre do të ishte ai që ne sot e quajmë tefsir (koment) tradicional të Kur’anit, përderisa, Te’vili, i cili ishte i bazuar në dirajetin (logjikën), është ai që ne e quajmë tefsir (komentim) racional të Kur’anit, interpretim, i cili në shumicën e rasteve e përdor logjikën.

Pra, këtu shihet se në fillet e para të komentimit të Kur’anit nuk është bërë ndonjë dallim mes termit tefsir dhete’vil, porse këtë e bënë dijetarët e me vonshëm të Tefsirit. Sipas tyre, tefsir është ajo që kuptohet nga domethënia e jashtme e ajetit në mënyrë kategorike, duke mos pasur më shumë kuptime, ndërsa te’vil është ajo që kuptohet nga domethënia e brendshme e ajetit, me mundësi të më shumë kuptimeve.

Termi tefsir, po ashtu edhe ai te’vil, përmenden në Kur’anin fisnik, ku Allahu xh.sh., thotë:

“Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që ne mos të ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim (tefsir) të qartë të plotë”. (El-Furkan, 33)

“Po, pos Allahut askush nuk e dinë domethënien (te’vilin) e tyre të saktë”. (Ali-imran, 7)

Historiku i zhvillimit të Tefsirit nëpër gjenerata

Tefsiri në kohën e ashabëve

Edhe Tefsiri, ashtu si edhe çdo shkencë tjetër, pati rrugën e zhvillimit të tij. Në ditët e para të Islamit, Muhammedi a.s., ishte komentatori i vetëm i Kur’anit, ndërsa pas vdekjes së tij, Kur’anin e komentuan shokët e tij – ashabët.

Përcillet prej Othman ibn Affanit r.a., se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., kur ua diktonte Kur’anin ashabëve, në të njëjtën kohë ua shpjegonte edhe domethëniet e tyre, ku në bazë të kësaj, mund të thuhet se komentimi i Kur’anit të ashabëve, është edhe komentim i pejgamberit a.s.

Në mesin e Ashabëve, më të njohur në komentimin dhe njohjen e shkaqeve të zbritjes së Kur’anit ishin: Hulefa-i rashidinët: Ebu Bekri, Omeri, Othmani dhe Aliu r.anhum, pastaj vinin, Abdullah ibn Mes’udi, Abdullah ibn Abbasi, Ubeje ibn Ka’b, Zejd ibn Thabit, Musa el-Esha’riu dhe Abdullah ibn Zubejri r.anhum.

Mes katër “halifëve në rrugën e drejt” më vollimozi prej tyre ishte Aliu r.a., i cili në një rast të pranishmëve u tha: “Më pyetni për Kur’anin,  se pasha Allahun, nuk ka asnjë ajet, e që unë mos ta dijë shkakun e shpalljes, kur është zbritur dhe ku!”

Ndërsa, në mesin e Ashabëve tjerë, pas hulefa-i rashidinëve, më vollimozi dhe më meritori për tu thirrur muffesir (komentues i Kur’anit) është Abdullah ibn Abbasi. Kjo aspak nuk duhet të na habis, për faktin se ibn Abbasi arriti në shkallët më të larta të dijes dhe të përmendet aq shumë nëpër literaturë si komentues i Kur’anit, kur dihet se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., u lut për të: “O Zot, mësoja atij urtësinë (diturin) dhe mësoje në komentimin e Kur’anit!”.  Pra, lutja e pejgamberit a.s., u pranua te Allahu xh.sh., dhe Abdullah ibn Abbasi u bë një ndër interpretatorët më të njohur të Kur’anit në kohën e tij, por, edhe pas vdekjes, emri i tij gjeneratë pas gjenerate është përmendur me respekt te madh dhe se shumë muffesirë të më vonshëm janë bazuar në komentin e tij bërë Kur’anit, apo siç njihet Tefsiri i Ibn Abbasit.

Përveç ashabëve që i cekëm më lartë, me tefsir janë marr edhe: Ebu Hurejre, Enes ibn Maliku, Abdullah ibn Omeri, Xhabir ibn Abdullah dha Aisha, gruaja e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s.

Tefsiri në kohën e Tabi’inve

Gjenerata e dytë pas të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., e njohur në terminologjinë islame me emrin Tebi’un, bashkëkohanik të ashabëve, lanë gjurmë të thela dhe të pashlyeshme në lëmin e shkencës së Tefsirit. Në kohën e tyre u formuan tri shkolla të tefsirit: ajo mekase, medinase dhe irakiane.

Shkolla mekase

Liderët më të njohur të kësaj shkolle janë: Muxhahidi, Ata ibn Rebah, Ikrame, Seid ibn Xhubejr dhe Tavusi. Të gjithë këta ishin nxënësit më të njohur të Abdullah ibn Abbasit. Ndër këta, më i njohuri dhe më i vlerësuari ishte Muxhahidi, ky jo që ishte vetëm muffesir i madh, por edhe ekspert i Hadithit. Nga ky, Buhari ne Sahihun e tij ka shënuar një numër të madh të haditheve.

Shkolla medinase

Liderët më të njohur të kësaj shkolle janë: Zejd ibn Eslem, Muhammed ibn K’ab el-Kurezi, Ebu’l Alije, etj. Të gjithë ishin të njohur në leximin e Kur’anit dhe komentimin e tij, por më i njohuri dhe më i vlerësuari në mesin veçmas u dallua Ebu’l Alije dhe Zejd ibn Eslemja, të cilët gjatë komentimit të Kur’anit të parët e përdorën edhe metodën racionale. Të gjithë ishin të besueshëm, të përpiktë dhe të sinqertë gjatë transmetimit të Hadithit.

Shkolla irakiane

Liderët më të njohur të kësaj shkolle janë: Alkame ibn Kajs, Mesrukiu, Hasan el-Basri, Murre Hamadani, Esved bin Zejdi dhe Katadja. Më i njohuri dhe më i suksesshmi prej këtyre ishte Alkame ibn Kajs, dhe pastaj Mesrukiu. Si themelues i kësaj shkolle njihet Abdullah ibn Mes’udi r.a.

Tefsiri në kohën e Tebei tabi’inëve

Gjenerata e tretë pas pejgamberit a.s., janë Tebei tabi’inët. Ndryshe, kjo gjeneratë në literaturën islame quhet si “Periudha e artë”. Quhet kështu, sepse në këtë gjeneratë filloi të modifikohet mendimi shkencor dhe lindja e shumë shkencave islame. Falë kontributit të tyre, shkenca e Tefsirit u zhvillua edhe më mirë, ku edhe u shkruan përmbledhjet e para të Tefsirit, kuptohet duke u mbështetur në gjeneratat, të cilat ishin para tyre dhe në hadithet e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s.

Në këtë periudhë të tretë të Tefsirit, muffesirët (interpretatorët) më të njohur ishin: Sufjan bin. Ujejne, Veki’ ibn. Xherrah, Shu’aba ibn Haxhaxh, Abd ibn Hamid, Abdurrezak ibn Hamam etj.

Në këtë periudhë u shkruan edhe veprat e para që kanë të bëjnë mbi shkaqet e zbritjes së ajeteve, mbi diciplinën e ajeteve deroguese dhe të deroguara dhe mbi disiplina të tjera, që i inkorporon shkenca e Tefsirit.

Tefsiri nëpër gjenerata pas Tebei tabi’inëve

Pas kësaj periudhe, Tefsiri filloi të ndahet në më shumë drejtime, në mesin e të cilëve është edhe Tefsiri tradicional, i cili ishte i lidhur fort për Traditën.

Historia ka shënuar edhe atë se në këtë kohë kishte edhe prej atyre të cilët rreptë refuzonin të merreshin me tefsir. Shkaku i refuzimit të tyre qëndron në atë se Pejgamberi a.s., në disa hadithe ka refuzuar të komentohet Kur’ani lirshëm, thjesht duke përdorur vetëm logjikën. Hadithet që ato mbështesin qëndrimin e tyre janë: “Kush flet diçka për Kur’anin nga mendja e tij, le të përgatit vendin e tij në Xhehennem”, ose hadithi tjetër: “Ai që flet diçka rreth Kur’anit sipas mendimit të tij, edhe nëse ia ka qëlluar, ai ka gabuar”. (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Pra, duke mos dashur që të thellohem në dallimet, shkaqet dhe kundër argumentet e tyre ndaj njeri-tjetrit, do ta potencoj se Pejgamberi a.s., nuk ka pasur ndonjë qëllim tjetër, porse vetëm ta ndaloj komentimin e Kur’anit me hamendje pa pasur argument për tezën për të cilën flet.

Në mesin e atyre që u morën me Tefsir tradicional në këtë periudhë më të njohur janë: Taberiu, Ibn Kethiri, Jahja ibn Selami, Semerkandi, Bejgaviu dhe Shevkaniu, të cilët në kohën e tyre ishin të popullarizuar dhe kishin autoritet të madh tek popullata dhe te shtesat tjera më të larta. Disa prej tyre edhe janë persekutuar nga udhëheqësit tiran të asaj kohe.

Krahas Tefsirit Tradicional, qysh në shekullin e tretë, takohemi edhe me një lloj tjetër të tefsirit, atë racional. Disa hulumtues islam mbështesin qëndrimin e tyre, se komentimi i Kur’anit racional është i ndaluar, duke u mbështetur në hadithet e lartcituara.  Nga ana tjetër, disa muffesirë tjerë mbështesin qëndrimin se Tefsiri racional është i lejuar, dhe atë duke u mbështetur në baza të shëndosha, në Kur’an dhe Sunnet.

Ata të cilët e lejuan Tefsirin racional nuk e lanë me kaq, porse venduan kritere të rrepta për ata që dëshirojnë të merren me këtë lloj tefsiri. Kur jemi këtu, vlen të përmendet edhe ajo që, ky lloj tefsiri, nuk guxon në asnjë mënyrë të kundërshtohet me Tefsirin tradicional.

Tefsiret më të njohur të këtij lloji (racional) janë:  i Raziut, Zamahsheriut, Nesefiut, Haziniut, Ebu Hajjanit, Bejdaviut  dhe tefsiri Xhelalejn – tefsiri i dy Xhelalëve, Mehalijut dhe Sujutiut.

Falë dijetarëve islam, të cilët me një përkushtueshmëri nuk e lanë shkencën e tefsirit kaq të ngushtë, por e bënë një shkencë të gjërë dhe dinamike, shkenca e Tefsirit sot në vete inkorporon edhe lëmi dhe lloje të tjera të komentimit,  siç kemi Tefsirin juridik, ku në këtë lloj të tefsirit muffesirët përqendrohen në ajetet që kanë të bëjnë me fik’hun (të drejtën islame), Tefsirin sufij, mu’tezilit, shi’it, po ashtu Tefsirin politik, historik, gjuhësor, tematik, bashkëkohor, etj.

Tefsiri bashkëkohor

Tefsiri bashkëkohor, apo komentimi i Kur’anit me një metodë të re, lindi në shekullin e19 dhe 20. Dijetarët të cilët u morën me këtë zhanër të tefsirit mbrojnë tezën se Kurani është libër univerzal dhe se ai duhet të komentohet dhe t’i komentoj rrethanat kohore, duke prekur dhe sqaruar problemet dhe preokupimet aktuale te botës islame, respektivisht, ashtu siç thotë edhe vetë mufesiri R. Rida, kthimi i vëmendjes tek çështjet, të cilat i preokupojnë muslimanët bashkëkohorë.

Sipas disa të dhënave thuhet se i pari i cili i hudhi hapat e parë të tefsirit modern është Shah Velijullahu (l703-l762) nga India. Pas tij Sejjid Ahmed Hani (l8l7-l898), po ashtu nga India, i vendoi thelemet e tefsirti modern në librin e tij të famshëm “Tefsiru-l-Kur´an”, kuptohet në rajonin e Indisë, pasi që dihet se edhe në vendet tjera islame, siç ishin Egjipti, Saudia Arabia, Siria etj., kishin dal zëra që kërkonin të zbatohet një metodë e re e komentimit të Kur´anit në frymën moderne.

Në botën arabe u paraqit Muhamed Abuhu, i cili nuk u dallua vetëm si komentator i Kur´anit në frymën moderne, por si një dijetar me përmasa dhe kualitete shkencore. Ai filloi ta shkruaj komentin e Kur´anit “Tefsiru-l-menar” , të cilin pas vdekjes së tij e plotësoi nxënësi i tij Reshid Rida. Gjurmë të pashlyera, gjithashtu, lanë edhe komentatorët si Sejjid Kutub, El-Mevdudi, Sejjdi Hava etj., etj.

(Vërejtje: I bindur se me këtë pasqyrë të shkurtër të zhvillimit të Tefsirit nëpër gjenerata nuk kemi mundur të paraqesim të gjithë tërësinë e lëndës, por me ndihmën e Allahut, xh.sh., u munduam në disa pika të kontribuojmë në këtë shkencë të rëndësishme edhe në hapësirat tona.)

Promovim Libri “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999“ te autorit Prof. dr. Nusret Pllana
Te ndëruar Bashkatdhetarë

Ju informojmë se me datën 03. nëntor 2017 në lokalet e Qendres “Verein Paradies Moschee“ në St. Galllen do të promovohet libri “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999“ te autorit Prof. dr. Nusret Pllana.

Në këtë eveniment do marrin pjesë Ambasadorët/Konsujt e Gjeografisë Shqiptare si dhe shumë Aktivist që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Cështjen Kombëtare Shqiptare.

Manifestimi do të ndiqet nga RTK

Antwort auf die Vorwürfe von Frau Saida Keller Messahli
Aarburg, 05.09.2017

Verleumdungen, Halbwahrheiten – die gefährlicher als Lügen sind -, Verwendung von unklar definierten Begriffe in falschen Zusammenhänge, um Verwirrung und Angst in der Öffentlichkeit zu schüren.  So kann man die Vorwürfe von Frau Saida Keller Messahli definieren, welche sie in ihren letzten Interviews bei der NZZ (26.08.2017) und Le Temps (02.09.2017) über den angeblichen Islamismus in den (albanischen) Moscheen, über den islamischen Radikalismus und Extremismus, über die Finanzierung von (albanischen) Moscheen und Imamen aus der ausländischen islamistischen Organisationen geäussert hat.

Frau Keller Messahli spricht nicht die Wahrheit, wenn sie sagt, dass ausländische islami(sti)sche Organisationen den Bau von albanischen Moscheen sowie Imame finanziell unterstützen würden, dass die Union der Albanischen Imame in der Schweiz (UAIS) den Bau von albanischen Moscheen finanzieren würde, dass die Mehrheit der Imame in der Schweiz Islamisten sei, die eine politische Agenda verfolgen würde und sie damit die Werte sowie das Rechtsystem der Schweiz versuchen würde zu ruinieren. Sie spricht nicht die Wahrheit, wenn sie sagt, dass 40 albanische Moscheen um die UAIS salafistisch seien, dass in den Klassenräumlichkeiten der Moscheen eine religiöse Indoktrination von Kindern stattfinde, dass beim Islamunterricht in den öffentlichen Schulen in der Deutschschweiz Lehrmittel aus Saudi-Arabien oder der Türkei verwendet werden, dass die UAIS mit einem gleichen salafistischen Verband aus Baden-Württemberg (D) verbunden sei, dass die albanische Moschee in Genf salafistisch überzeugt sei und dass bei ihrer feierlichen Eröffnung unter anderem auch der Botschafter Kuweits in Albanien anwesend gewesen sei.

Sie verwendet Begriffe, die wissenschaftlich nicht klar definiert und demzufolge auch günstig für politische Manöver sind. Sie erhofft sich dadurch – als Präsidentin eines Forums, welches keine Unterstützung bei der muslimischen Bevölkerung in der Schweiz hat, – ihre eigenen Ziele zu erreichen. Somit versucht sie dieses eigene Vakuum zu kompensieren und sich mit Unwahrheiten selbst zu befriedigen. Sie macht dies, indem sie mit anti-islamischem und anti-muslimischem Populismus hofiert. Ein Populismus à la NPD oder AfD, welchen sie den Schweizer Politikern in Umgang mit dem angeblich sehr verbreiteten Islamismus in der Schweiz sehr stark empfiehlt. Ein Populismus, der heute jedem, der eine anti-islamische und anti-muslimische Agenda hat, zurechtkommt.

Wir haben es etliche Male wiederholt, dass die UAIS selber niemals Imame oder Prediger aus unseren Heimatländern eingeladen hat, um Vorträge zu halten. Wohl aber Professoren und Akademiker für Weiterbildungen von unseren Imamen, Vorstandmitgliedern oder Jugendlichen unserer Moscheen. Beispielsweise fand am 27.04.2012 in Aarburg ein Seminar für unsere Imame mit Prof. Dr. Ednan Aslan und Dr. Zekirja Sejdini aus der Uni Wien über das Thema „Islamische Pädagogik und Herausforderungen muslimischer Religionslehrer in der Schweiz“ ; Prof. Dr. Samuel M. Behloul aus Luzern und D. Ahmed Alibasic aus Uni Sarajevo nahmen am 22.06.2013 in Brunnen (SZ) Teil am nächsten Seminar für unsere Imame über das Thema „Herausforderungen des interreligiösen Dialogs“; Dr. Bacem Dziri aus der Uni Osnabrück und Agron Ibraj von der OJA Zürich am 21.01.2017 führten in Zusammenarbeit der UAIS mit dem Schweizerischen Zentrum für Islam und Gesellschaft (SZIG) aus Freiburg den Workshop über das Thema „Faszination Gewalt – Prävention und Gegenmassnahmen“ durch und letztlich hielten am 18.03.2017 erneut in Zusammenarbeit mit SZIG Herr Simon Hehli von der NZZ einen Vortrag über das Thema „Muslime und Islam in den Schweizer Medien“ sowie Herr Pascal Gemperli aus UVAM (VD) über das Thema „Medienarbeit muslimischer Organisationen“ in einem Workshop mit den Vorstandsmitgliedern unserer Moscheen.

Manche Imame und Prediger aus dem Kosovo, denen später Radikalismus und Aufruf für Dschihad in Syrien vorgeworfen wurde, haben vor mehr als vier Jahren einige von den albanischen Moscheen in der Schweiz besucht. Sie wurden entweder von diesen Moscheen als Redner eingeladen oder sie kamen selber aus eigener Initiative. Die UAIS hat niemals solche Prediger eingeladen. Als sie diese Moscheen besucht haben, waren sie immer noch Angestellte bei der Islamischen Gemeinschaft Kosovos (BIK). Nach einem Abbruch wegen ihrer Verhaftung bleiben sie immer noch als Angestellte der BIK. Diese Imame und Prediger machen weniger als 5 % von allen anderen Imamen und Prediger aus, welche in unseren Moscheen in diversen Formen Vorträge gehalten haben und welche mit Einwilligung von der BIK eingereist worden sind.

Trotzt ihrer Freilassung und Freisprechens in Kosovo, bedauern wir es sehr und fühlen uns empört und enttäuscht, dass solche Imame und Prediger in unseren Moscheen Vorträge gehalten haben. Seitdem haben wir klar gesagt, dass wir solche Prediger nicht mehr in unseren Moscheen dulden können. Und das ist auch geschehen. Diese Selbstkontrolle und Prävention haben wir selber in unseren Moscheen durchgeführt. Sodass Frau Keller Messahli wenigstens vier Jahre zu spät mit ihren Vorwürfen und Anschuldigungen in den Medien kommt.

Wir sind stolz darauf, dass in unseren Moscheen Radikalismus und Extremismus nicht gesät, sondern diese im Gegenteil mit allen unseren Mitteln bekämpft werden. In unseren Moscheen wird ein grosser aber leider von den Medien unbemerkter und überschauter Beitrag für die Integration von Musliminnen und Muslime aller Alterskategorien und Geschlechter in die Schweizer Gesellschaft geleistet. Dies erreichen wir durch unsere Vorträge, die offen für alle sind und welche zu einem grossen Teil auch auf Deutsch gehalten werden oder anschliessend eine deutsche Zusammenfassung davon gemacht wird. Weiterhin besteht unser Beitrag für ein besseres Zusammenleben durch die Arbeit mit unseren Kindern und Jugendlichen und durch Seminare und Workshops für Imame, Vorstandsmitglieder und Jugendliche. Es wird auch immer die Zusammenarbeit mit anderen muslimischen und nicht-muslimischen Organisationen und Verbänden in der Schweiz angestrebt. Ein grosser Beitrag besteht auch im interreligiösen Dialog und in der Zusammenarbeit mit den Angehörigen anderer Religionen sowie mit den politischen und gesellschaftlichen Akteuren vor Ort, in der kantonalen oder nationalen Ebene.

Wir als UAIS haben einen Lehrplan für den Islamunterricht in unseren Moscheen entwickelt, welcher auf einem Lehrplan aus Österreich basiert. Dieser wurde damals vom Bundesministerium für Bildung in Österreich für den Islamunterricht in den öffentlichen Schulen genehmigt. Dieser Lehrplan ist sowohl auf Deutsch als auch auf Albanisch auf unserer Webseite ersichtlich. Die Türen unserer Moscheen sind und waren in der Vergangenheit immer offen. Man kann einfach vorbeikommen, sich selbst ein Bild machen und sehen, ob da eine religiöse Indoktrination stattfindet oder nicht. Der Islamunterricht in manchen öffentlichen Schulen in der Deutschschweiz wird nach anerkannten Lehrplänen und Lehrmittel aus Deutschland angeboten, welche auch von den dortigen Bildungsministerien genehmigt worden sind und welche unter anderem auch mit Europäischen Preise ausgezeichnet worden sind (wie z.B. das Buch „Saphir“ vom Kösel Verlag).

Speziell für Jugendliche hat die UAIS am 30.04.2017 in Aarburg und am 14.05.2017 in Zürich zwei Seminare unter dem Motto “Nein zum schädlichen religiösen Extremismus und Fanatismus im Namen des Islam” organisiert. In diesen Seminaren hat unser Imam Mr. Rehan Neziri über das Thema „Radikalisierung muslimischer Jugendlicher – Prozess und Herausforderungen“ und unser zweite Imam Dr. Bashkim Aliu über das Thema „Extremismus, seine Ursachen und seine Vermeidung. Ein Zugang aus der islamischen Perspektive“ referiert.

Unsere Imame stehen unter anderem auch als Berater für Fragen über den Islam für lokale und kantonale Behörden und Schulen zur Verfügung. Sie lehnen den starren, einseitigen und undifferenzierten Diskurs von manchen muslimischen Extremisten in der Schweiz ab, wie wenn es z.B. um Schwimmunterricht von muslimischen Mädchen, Handschlag in der Schule etc. geht.

Unsere Imame sind stark im interreligiösen Dialog auf allen Ebenen engagiert und arbeiten eng mit kantonalen und nationalen islamischen Dachverbände zusammen.

Am 20.03.2017 im Haus der Religionen in Bern hat die UAIS gemeinsam mit dem Albanisch-Islamischen Verband der Schweiz (AIVS) in Anwesenheit von relevanten Schweizer Politikern und Diplomaten sowie Medienvertreter eine islamische Charta unterschrieben. Darin wird die Respektierung und die Bewahrung von Säkularismus, Rechtsstaatlichkeit und demokratischen Werte und Prinzipien betont. In dieser Charta stehen wir klar und unmissverständlich gegen Aufrufe zu Gewalt oder Hass, die auf Religion, Rasse oder Ethnie beruhen. Wir verpflichten uns damit zudem zu vollständiger Transparenz in finanziellen Belangen unserer Organisationen und Moscheen.

Um aktuelle Fragen von den in der Schweiz lebenden albanischen Muslime zu beantworten, hat die UAIS eine Kommission gegründet und sie auf unsere Webseite veröffentlicht. Diese Antworten (arab. „fatwa“) beanspruchen keinen universellen, sondern vielmehr einen lokalen Charakter. Sie dienen unseren in der Schweiz lebenden Muslimen. Sie sind auch nicht normativ, sondern affirmativ. Diejenige Muslime, die mit den Antworten unserer Kommission nicht zufrieden sind, dürfen weitere Antworten aussuchen. Sie stellen in keinerlei Form ein paralleles Rechtsystem in der Schweiz dar. Sie widersprechen diesem System auch nicht. Im Gegenteil: Die Kommission gibt sehr darauf Acht, dass diese Antworten dem rechtlichen Rahmen der Schweiz entsprechen. Es genügt nur ein Blick auf die gestellten Fragen, um zu verstehen, worum es eigentlich handelt: „Darf ein Muslim den Brantweinessig beim Kochen verwenden?“, „Ist es zulässig einem Muslim, die Herzklappen vom Schwein zu transplantieren?“, „Darf der Vater seinem eigenem Kind die Zekat bezahlen?“, „Darf man die Zekat den vom Krebs erkrankten Menschen bezahlen?“, „Astronomische Berechnungen und der Beginn und das Ende des Monates Ramadan“, „Darf eine Frau abtreiben, die nach zwei vorherigen Fehlgeburten wieder ungewünscht schwanger ist?“ etc.

In einer Pressekonferenz vom 20.11.2016 in Regensdorf, worüber einen Tag später in der NZZ berichtet wurde, stellte die UAIS explizit klar, dass:

„Wir keinerlei finanzielle Unterstützung von in- und ausländischen islamischen Organisation erhalten. Eine materielle Unterstützung von Personen oder Organisationen von denen verzweifelt wird, dass sie verdächtige und intransparente Aktivitäten durchführen, möchten und brauchen wir auf keinen Fall.

Solche Etikettierungen sind für unsere Moscheemitglieder eine tiefe seelische Verletzung, da sie den maximalen Beitrag für den Erwerb, den Bau und den Betrieb dieser Moscheen leisten.

Jede Moschee plakatiert regelmässig und legt in ihren Räumlichkeiten die Informationen über die finanzielle Unterstützung ihrer Mitglieder und anderen Gönner offen dar.

Jede Moschee verfügt über einen Kassierer, manche sogar noch über einen Buchhalter, um eine effektive finanzielle Verwaltung zu ermöglichen. Demzufolge ist jede Moschee bereit, allen Schweizerischen Behörden die gesamten finanziellen Daten bis zum letzten Rappen offen zu legen.

Wir machen klar, dass die Finanzierung für den Erwerb, den Bau und den Betrieb unserer Moscheen hauptsächlich durch unsere Moscheemitglieder gewährleistet wird. Ausser mit ihren jährlichen Mitgliedsbeiträgen, unterstützen sie unsere Moscheen mit zusätzlichen Spenden und vor allem mit ihrer freiwilligen Arbeit, weil die meisten von ihnen schon seit langem einen Handwerkberuf ausüben.

Die einzige Unterstützung ausserhalb unserer Moscheen kommt von anderen albanischen und nicht-albanischen Moscheen aus der Schweiz, die an einem Freitag von ihren Besuchern Spende sammeln. Die grösste finanzielle Unterstützung erhalten unsere Moscheen von Schweizer Banken in Form von Hypotheken oder Baukrediten. Diese machen den grössten Teil der Finanzierung aus sowie beim Kauf oder bei einem Neu- oder Umbau.

Es fällt auf, dass die Aussagen von Frau Keller Messahli nicht auf Beweisen beruhen. Sie stellt Behauptungen dar und verkauft sie als Wahrheiten. Dies erfüllt klar den Tatbestand der Verleumdung. Bei solch schwerwiegenden Anschuldigungen wird erwartet, dass Frau Keller Messahli ihre Beweise liefert, schliesslich liegt die Beweislast bei ihr.

Union der Albanischen Imame in der Schweiz (UAIS)

Nehat Ismaili