UAIS » Të ndryshme
Tribunë fetare në Xhaminë El-Hidaje, kushtuar Muhammedit a.s.
Me datë 02.12.2017, ditë e shtunë, në xhaminë El-Hidaje, në St. Gallen, u shënua Tribuna tradicionale kushtuar profetit Muhammed a.s.
Tribunën e hapi imami i xhamisë El-Hidaje, hfz. Mehas Alija, i cili, fillimisht, tregoi për vlerën e kujtimit të Muhammedit a.s., sidomos në muajin e lindjes së tij, në muajin Rebiul-evvel, si dhe për rolin që duhet të luajnë tribunat në fjalë tek muslimanët e sodit, sidomos tek ato të St. Gallenit.
Ai tha se “tubimi për Muhammedin a.s. në muajin e lindjes së tij, në St. Gallen, respektivisht në xhaminë El-Hidaje, ka bërë jehonën e vetë. Kujtimi i jetës së Muhammedit a.s. është zbutje e zemrave tona, mu ashtu siç ishte zbutje e zemrës së tij kur Allahu xh.sh. i tregonte atij rrëfime nga Pejgamberët e mëparshëm.”
Ligjeratat kryesore të Tribunës u mbajtën prej dy profesorëve të ardhur enkas nga Maqedonia,  Dr. Abdulxhemil ef. Nesimi, profesor pranë Fakultetit të Shkencave islame në Shkup dhe Dr. Selver ef. Xhemaili, drejtor për diasporë pranë Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë. Ata theksuan lartë nevojën e njohjes së Muhammedit a.s., e sidomos duhet mësuar shumë nga jetëvështrimi i tij për jetën, njerëzimin, familjen, shoqërinë, për vetë muslimanët dhe jomuslimanët.
Profesori, Abdulxhemil Nesimi, foli rreth vlerave të Muhammedit a.s., si një krenari e njerëzimit dhe theksoi nevojën e madhe për ta patur atë si modelin më të mirë të jetës. Kurse, hafizi Selever Xhemaili foli për kontaktet e para të Muhammedit a.s. me të krishterët dhe hebrenjtë, gjegjësisht për sjelljet dhe botvështrimin e tij ndaj jomuslimanëve.
Mysafirëve, në shenjë respekti dhe nderi, iu nda nga një mirënjohje dhe punim të gravuar xhami me symbolin e xhamisë El-Hidaje, të cilat ua ndau kryetari i xhamisë zt. Ejup Emini. Njëherit, kryetari i xhamisë pranoi edhe një mirënjohje nga Bashkësia Fetare Islame e RM, për bashkëpunimin e ndërsjellë institucional dhe për përkrahjen që i jep xhemati i xhamisë El-Hidaje institucioneve edukativo-arsimore të BFI-së.
Në këtë mbrëmje, përveç ligjëratave dhe fjalimeve nga hoxhallarët, u këndua edhe Kur’an, ilahije dhe mevlud.
Mysafiri i tretë, i ftuar enkas për këtë eventiment, ishte edhe lexuesi i njohur i Kur’anit dhe interpretuesi profesionist i ilahieve, Mr. Eljesa Asani. Ndërsa me një pjesë mevludi dhe ilahije u paraqitën, hoxha nga Presheva, Abdulaziz Rashiti, hoxha nga Tetova, hfz. Jumni Shabani, si dhe i riu nga xhemati i xhamisë El-Hidaje, Bujamin Elmazi.
Manifestimi kushtuar Muhammedit a.s. u begatua edhe me mysafirë të tjerë, të ardhur nga vise të largëta të vendlijes, por edhe nga xhami të tjera nga Zvicra lindore. Fjalë përshëndetëse patën hoxhallarët, Enes ef. Koshi, imam i xhamisë Al-Shams, i cili përfaqësoi edhe Unionin e Imamëve Shqiptarë të Zvicrës, Mr. Rejhan ef. Neziri, imam në xhaminë e Kreuzlingenit, si dhe Abdusamed Rahimi, zv. Imam në xhaminë e Wilit.
Ajo që i dha frymë të gjallë dhe atmosferë xhamisë ishte edhe xhemati i saj, i cili që nga fillimi e deri në fund, ishte i qetë dhe i disponueshëm për ta pritur mbarimin e manifestimit dhe për ta shijuar edhe gostinë me rastin e Mevludit.
Në fund, në restorantin e xhamisë, pjesëmarrësit patën rastin e bukur të shijojnë edhe ushqimet tradicionale dhe ëmbëlsirat e sjellura nga vetë xhemati dhe kryesia e xhamisë El-Hidaje.
Krejt në fund, ia vlen të theksohet edhe kjo se kjo ngjarje, në këtë vit, u organizua në bashkëpunim të ndërsjellë me imamin, kryesinë dhe xhematin e xhamisë Al-Shems në Rebstein. Në shenjë falënderimi dhe nderimi për këtë bashkëpunim, kryetari i xhamisë El-Hidaje, Ejup Emini, i dhuroi edhe një mirënjohje kryesisë dhe xhematit të Al-Shemsit, kurse këtë e pranoi kryetari saj, Fatmir Saliu.
Një pasqyrë e shkurtër mbi historikun e Tefsirit
Hfz. Mehas Alija
Definicioni i Tefsirit
Tefsiri (rrjedh nga fjala arabe “fesrun” – që donë të thotë: komentim,  të sqarosh…) është shkencë e cila merret me interpretimin e Kur’anit.
Zerkeshiu shkencën e Tefsirit e definon si: “Shkencë, nëpërmjet së cilës, kuptohet Libri i Allahut i dërguar Muhammedit a.s., shpjegohen kuptimet (domethëniet) e tij, si dhe nxirren dispozitat dhe urtësitë”. Pos këtij, ka edhe definicione tjera që kane të bëjnë me Tefsirin.
Krahas termit tefsir përmendet edhe termi te’vil(rrjedh nga fjala el-evvelu – që donë të thotë: kthim te baza dhe fillimi) si sinonim i tij. Taberiu, librin e tij mbi komentimin e Kur’anit e titullon me termin te’vil (Xhami’ul bejani fi te’vilil kur’ani). Ndërsa Taberiun, në këtë e pasojnë edhe disa komentatorë tjerë të Kur’anit, siç janë Nesefiu dhe Bejdaviju, të cilët komentet e tyre i emërtuan me termin te’vil.
Dijetarët e mëvonshëm, Tefsirit i dhanë kuptim më të gjerë. Tefsiri i bazuar në rivajetin, sipas tyre do të ishte ai që ne sot e quajmë tefsir (koment) tradicional të Kur’anit, përderisa, Te’vili, i cili ishte i bazuar në dirajetin (logjikën), është ai që ne e quajmë tefsir (komentim) racional të Kur’anit, interpretim, i cili në shumicën e rasteve e përdor logjikën.
Pra, këtu shihet se në fillet e para të komentimit të Kur’anit nuk është bërë ndonjë dallim mes termit tefsir dhete’vil, porse këtë e bënë dijetarët e me vonshëm të Tefsirit. Sipas tyre, tefsir është ajo që kuptohet nga domethënia e jashtme e ajetit në mënyrë kategorike, duke mos pasur më shumë kuptime, ndërsa te’vil është ajo që kuptohet nga domethënia e brendshme e ajetit, me mundësi të më shumë kuptimeve.
Termi tefsir, po ashtu edhe ai te’vil, përmenden në Kur’anin fisnik, ku Allahu xh.sh., thotë:
“Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që ne mos të ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim (tefsir) të qartë të plotë”. (El-Furkan, 33)
“Po, pos Allahut askush nuk e dinë domethënien (te’vilin) e tyre të saktë”. (Ali-imran, 7)
Historiku i zhvillimit të Tefsirit nëpër gjenerata
Tefsiri në kohën e ashabëve
Edhe Tefsiri, ashtu si edhe çdo shkencë tjetër, pati rrugën e zhvillimit të tij. Në ditët e para të Islamit, Muhammedi a.s., ishte komentatori i vetëm i Kur’anit, ndërsa pas vdekjes së tij, Kur’anin e komentuan shokët e tij – ashabët.
Përcillet prej Othman ibn Affanit r.a., se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., kur ua diktonte Kur’anin ashabëve, në të njëjtën kohë ua shpjegonte edhe domethëniet e tyre, ku në bazë të kësaj, mund të thuhet se komentimi i Kur’anit të ashabëve, është edhe komentim i pejgamberit a.s.
Në mesin e Ashabëve, më të njohur në komentimin dhe njohjen e shkaqeve të zbritjes së Kur’anit ishin: Hulefa-i rashidinët: Ebu Bekri, Omeri, Othmani dhe Aliu r.anhum, pastaj vinin, Abdullah ibn Mes’udi, Abdullah ibn Abbasi, Ubeje ibn Ka’b, Zejd ibn Thabit, Musa el-Esha’riu dhe Abdullah ibn Zubejri r.anhum.
Mes katër “halifëve në rrugën e drejt” më vollimozi prej tyre ishte Aliu r.a., i cili në një rast të pranishmëve u tha: “Më pyetni për Kur’anin,  se pasha Allahun, nuk ka asnjë ajet, e që unë mos ta dijë shkakun e shpalljes, kur është zbritur dhe ku!”
Ndërsa, në mesin e Ashabëve tjerë, pas hulefa-i rashidinëve, më vollimozi dhe më meritori për tu thirrur muffesir (komentues i Kur’anit) është Abdullah ibn Abbasi. Kjo aspak nuk duhet të na habis, për faktin se ibn Abbasi arriti në shkallët më të larta të dijes dhe të përmendet aq shumë nëpër literaturë si komentues i Kur’anit, kur dihet se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., u lut për të: “O Zot, mësoja atij urtësinë (diturin) dhe mësoje në komentimin e Kur’anit!”.  Pra, lutja e pejgamberit a.s., u pranua te Allahu xh.sh., dhe Abdullah ibn Abbasi u bë një ndër interpretatorët më të njohur të Kur’anit në kohën e tij, por, edhe pas vdekjes, emri i tij gjeneratë pas gjenerate është përmendur me respekt te madh dhe se shumë muffesirë të më vonshëm janë bazuar në komentin e tij bërë Kur’anit, apo siç njihet Tefsiri i Ibn Abbasit.
Përveç ashabëve që i cekëm më lartë, me tefsir janë marr edhe: Ebu Hurejre, Enes ibn Maliku, Abdullah ibn Omeri, Xhabir ibn Abdullah dha Aisha, gruaja e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s.
Tefsiri në kohën e Tabi’inve
Gjenerata e dytë pas të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., e njohur në terminologjinë islame me emrin Tebi’un, bashkëkohanik të ashabëve, lanë gjurmë të thela dhe të pashlyeshme në lëmin e shkencës së Tefsirit. Në kohën e tyre u formuan tri shkolla të tefsirit: ajo mekase, medinase dhe irakiane.
Shkolla mekase
Liderët më të njohur të kësaj shkolle janë: Muxhahidi, Ata ibn Rebah, Ikrame, Seid ibn Xhubejr dhe Tavusi. Të gjithë këta ishin nxënësit më të njohur të Abdullah ibn Abbasit. Ndër këta, më i njohuri dhe më i vlerësuari ishte Muxhahidi, ky jo që ishte vetëm muffesir i madh, por edhe ekspert i Hadithit. Nga ky, Buhari ne Sahihun e tij ka shënuar një numër të madh të haditheve.
Shkolla medinase
Liderët më të njohur të kësaj shkolle janë: Zejd ibn Eslem, Muhammed ibn K’ab el-Kurezi, Ebu’l Alije, etj. Të gjithë ishin të njohur në leximin e Kur’anit dhe komentimin e tij, por më i njohuri dhe më i vlerësuari në mesin veçmas u dallua Ebu’l Alije dhe Zejd ibn Eslemja, të cilët gjatë komentimit të Kur’anit të parët e përdorën edhe metodën racionale. Të gjithë ishin të besueshëm, të përpiktë dhe të sinqertë gjatë transmetimit të Hadithit.
Shkolla irakiane
Liderët më të njohur të kësaj shkolle janë: Alkame ibn Kajs, Mesrukiu, Hasan el-Basri, Murre Hamadani, Esved bin Zejdi dhe Katadja. Më i njohuri dhe më i suksesshmi prej këtyre ishte Alkame ibn Kajs, dhe pastaj Mesrukiu. Si themelues i kësaj shkolle njihet Abdullah ibn Mes’udi r.a.
Tefsiri në kohën e Tebei tabi’inëve
Gjenerata e tretë pas pejgamberit a.s., janë Tebei tabi’inët. Ndryshe, kjo gjeneratë në literaturën islame quhet si “Periudha e artë”. Quhet kështu, sepse në këtë gjeneratë filloi të modifikohet mendimi shkencor dhe lindja e shumë shkencave islame. Falë kontributit të tyre, shkenca e Tefsirit u zhvillua edhe më mirë, ku edhe u shkruan përmbledhjet e para të Tefsirit, kuptohet duke u mbështetur në gjeneratat, të cilat ishin para tyre dhe në hadithet e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s.
Në këtë periudhë të tretë të Tefsirit, muffesirët (interpretatorët) më të njohur ishin: Sufjan bin. Ujejne, Veki’ ibn. Xherrah, Shu’aba ibn Haxhaxh, Abd ibn Hamid, Abdurrezak ibn Hamam etj.
Në këtë periudhë u shkruan edhe veprat e para që kanë të bëjnë mbi shkaqet e zbritjes së ajeteve, mbi diciplinën e ajeteve deroguese dhe të deroguara dhe mbi disiplina të tjera, që i inkorporon shkenca e Tefsirit.
Tefsiri nëpër gjenerata pas Tebei tabi’inëve
Pas kësaj periudhe, Tefsiri filloi të ndahet në më shumë drejtime, në mesin e të cilëve është edhe Tefsiri tradicional, i cili ishte i lidhur fort për Traditën.
Historia ka shënuar edhe atë se në këtë kohë kishte edhe prej atyre të cilët rreptë refuzonin të merreshin me tefsir. Shkaku i refuzimit të tyre qëndron në atë se Pejgamberi a.s., në disa hadithe ka refuzuar të komentohet Kur’ani lirshëm, thjesht duke përdorur vetëm logjikën. Hadithet që ato mbështesin qëndrimin e tyre janë: “Kush flet diçka për Kur’anin nga mendja e tij, le të përgatit vendin e tij në Xhehennem”, ose hadithi tjetër: “Ai që flet diçka rreth Kur’anit sipas mendimit të tij, edhe nëse ia ka qëlluar, ai ka gabuar”. (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Pra, duke mos dashur që të thellohem në dallimet, shkaqet dhe kundër argumentet e tyre ndaj njeri-tjetrit, do ta potencoj se Pejgamberi a.s., nuk ka pasur ndonjë qëllim tjetër, porse vetëm ta ndaloj komentimin e Kur’anit me hamendje pa pasur argument për tezën për të cilën flet.
Në mesin e atyre që u morën me Tefsir tradicional në këtë periudhë më të njohur janë: Taberiu, Ibn Kethiri, Jahja ibn Selami, Semerkandi, Bejgaviu dhe Shevkaniu, të cilët në kohën e tyre ishin të popullarizuar dhe kishin autoritet të madh tek popullata dhe te shtesat tjera më të larta. Disa prej tyre edhe janë persekutuar nga udhëheqësit tiran të asaj kohe.
Krahas Tefsirit Tradicional, qysh në shekullin e tretë, takohemi edhe me një lloj tjetër të tefsirit, atë racional. Disa hulumtues islam mbështesin qëndrimin e tyre, se komentimi i Kur’anit racional është i ndaluar, duke u mbështetur në hadithet e lartcituara.  Nga ana tjetër, disa muffesirë tjerë mbështesin qëndrimin se Tefsiri racional është i lejuar, dhe atë duke u mbështetur në baza të shëndosha, në Kur’an dhe Sunnet.
Ata të cilët e lejuan Tefsirin racional nuk e lanë me kaq, porse venduan kritere të rrepta për ata që dëshirojnë të merren me këtë lloj tefsiri. Kur jemi këtu, vlen të përmendet edhe ajo që, ky lloj tefsiri, nuk guxon në asnjë mënyrë të kundërshtohet me Tefsirin tradicional.
Tefsiret më të njohur të këtij lloji (racional) janë:  i Raziut, Zamahsheriut, Nesefiut, Haziniut, Ebu Hajjanit, Bejdaviut  dhe tefsiri Xhelalejn – tefsiri i dy Xhelalëve, Mehalijut dhe Sujutiut.
Falë dijetarëve islam, të cilët me një përkushtueshmëri nuk e lanë shkencën e tefsirit kaq të ngushtë, por e bënë një shkencë të gjërë dhe dinamike, shkenca e Tefsirit sot në vete inkorporon edhe lëmi dhe lloje të tjera të komentimit,  siç kemi Tefsirin juridik, ku në këtë lloj të tefsirit muffesirët përqendrohen në ajetet që kanë të bëjnë me fik’hun (të drejtën islame), Tefsirin sufij, mu’tezilit, shi’it, po ashtu Tefsirin politik, historik, gjuhësor, tematik, bashkëkohor, etj.
Tefsiri bashkëkohor
Tefsiri bashkëkohor, apo komentimi i Kur’anit me një metodë të re, lindi në shekullin e19 dhe 20. Dijetarët të cilët u morën me këtë zhanër të tefsirit mbrojnë tezën se Kurani është libër univerzal dhe se ai duhet të komentohet dhe t’i komentoj rrethanat kohore, duke prekur dhe sqaruar problemet dhe preokupimet aktuale te botës islame, respektivisht, ashtu siç thotë edhe vetë mufesiri R. Rida, kthimi i vëmendjes tek çështjet, të cilat i preokupojnë muslimanët bashkëkohorë.
Sipas disa të dhënave thuhet se i pari i cili i hudhi hapat e parë të tefsirit modern është Shah Velijullahu (l703-l762) nga India. Pas tij Sejjid Ahmed Hani (l8l7-l898), po ashtu nga India, i vendoi thelemet e tefsirti modern në librin e tij të famshëm “Tefsiru-l-Kur´an”, kuptohet në rajonin e Indisë, pasi që dihet se edhe në vendet tjera islame, siç ishin Egjipti, Saudia Arabia, Siria etj., kishin dal zëra që kërkonin të zbatohet një metodë e re e komentimit të Kur´anit në frymën moderne.
Në botën arabe u paraqit Muhamed Abuhu, i cili nuk u dallua vetëm si komentator i Kur´anit në frymën moderne, por si një dijetar me përmasa dhe kualitete shkencore. Ai filloi ta shkruaj komentin e Kur´anit “Tefsiru-l-menar” , të cilin pas vdekjes së tij e plotësoi nxënësi i tij Reshid Rida. Gjurmë të pashlyera, gjithashtu, lanë edhe komentatorët si Sejjid Kutub, El-Mevdudi, Sejjdi Hava etj., etj.
(Vërejtje: I bindur se me këtë pasqyrë të shkurtër të zhvillimit të Tefsirit nëpër gjenerata nuk kemi mundur të paraqesim të gjithë tërësinë e lëndës, por me ndihmën e Allahut, xh.sh., u munduam në disa pika të kontribuojmë në këtë shkencë të rëndësishme edhe në hapësirat tona.)
Ramazani po shkon, kurse ne mbetemi robër të All-llahut
Hfz. Mehas Alija
Falënderimi i takon Zotit të botëve, salavatet dhe selamet i takojnë të Dërguarit të Tij, familjes, shokëve dhe gjithë atyre që e pasojnë për të mirë deri në ditën e gjykimit.
“Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” (Junus, 58)
Të ndershëm xhemat
Islami ynë është fe që ka për synim, ndër të tjerash, ta shpëtojë njeriun dhe shoqërinë në të cilën ai jeton. Kështu, të gjitha obligimet islame, që Allahu i Madhërishëm ia ka caktuar njeriut, janë në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të standartit jetësor të njerëzve. Agjërimi, si një prej detyrimeve fetare në Ramazan, erdhi për për na sjellë dobinë dhe mirësinë që Zoti e ka caktuar për ne. Ai, tani po përgatitet për t’u kthyer te Zoti me gjendjen që na gjeti dhe me atë gjendje që do të na lë.
E tani pyesim veten: Si do ta përcjellim këtë muaj? A thua vallë fituam atë që u dashtë ta fitojmë? A e arritëm mirësinë e agjërimit në këtë muaj të bekuar? Dhe pyetja tjetër, a kemi shpresë se do të shpëtojmë?
Malik ibn El-Huvejris, r.a., e përcjellë këtë ngjarje: Njëherë, i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., u ngjit në minber, me ç’rast në shkallën e parë, me zë, tha: Amin (Pranojë o Zoti ynë). Pastaj u ngjit në shkallën tjetër dhe, sërisht, tha: Amin. Kështu vazhdoi edhe në shkallën e tretë ku, me zë, tha: Amin. Shokët e tij, as’habët, u habitën me këtë veprim të pazakonshëm të tijin, porse, më pas ai, s.a.v.s., ua shpjegoi kështu: “Më erdhi meleku, Xhibrili a.s., dhe më tha: O Muhammed, kush e mbërrin Ramazanin dhe me të nuk e arrijnë faljen e Zotit, ai qoftë larg mëshirës dhe faljes së Allahut, e unë thash Amin. Më pas, Xhibrili vazhdoi: Kushdo që i ka gjallë prindërit, ose njërin prej tyre, dhe për shkak të mosrespektimit të të drejtave të tyre hyn në Xhehennem, Allahu nuk ka për ta mëshiruar as këtë, e unë thash Amin. Në çështjen e tretë, Xhibrili a.s. më tha: Kur të përmendet emri yt përpara ndonjë personi dhe ai nuk të dërgon salavat, (pra nuk thotë salallahu alejhi ve selem, ose Allahu Sali ala, Muhammedin ve ala ali Muhammed), atëherë edhe ai qoftë larg mëshirës dhe faljes së Zotit. Xhibrili më tha: Thuaj Amin. Atëherë edhe unë thash Amin. (Tirmidhiu, Ibn Hibani, etj.).
Në lidhje me pjesën e fundit të këtij hadithi, Ebu Hatim ka thënë: “Ky hadith na tregon se kultur fetare është të mos i jepet përparësi vetvetes dhe të mbahesh i madh karshi të tjerëve, e sidomos kur je një person shembull për të tjerët, pasi që vetë Pejgamberi a.s., në dy rastet e para, të ramazani dhe mosrespektimi i prindërve, nuk nguroi të thotë menjëherë Amin, kurse në rastin e tij, kur u tha se qoftë larg mëshirës së Zotit ai i cili nuk i dërgon salavat Muhammedit a.s., ai heshti dhe nuk tha menjëherë “amin”, përderisa i tha vetë Xhibrili thuaje aminin. Ja pra, të dashur xhemat, ky ishte Muhammedi a.s. dhe kjo është kultura e tij. Ata që dëshirojnë ta takojnë Muhammedin a.s., në xhennet, nuk mund të sillen ndryshe. Allahu i Madhërishëm njerëzit e tillë, që e pasojnë të Dërguarin a.s., në modesti dhe thjeshtësi, do t’i lartësojë në dynja dhe në Ahiret.
Në një hadith tjetër, për personin që nuk diti ta kalojë siç duhet këtë muaj, Muhammedi a.s., thotë: “Mjerë për atë që e mbërrin Ramzanin, (shëndosh e mirë), dhe nuk mëshirohet.” (Imam Ahmedi).
Vëllezër dhe motra të nderuara!
Ramazani po kalon e ne duhet që ditët e ngelura t’i shfrytëzojmë maksimum që të mund ta fitojmë mëshirën dhe faljen e Zotit. Është koha idela të mundohemi edhe ca dhe të pendohemi me të madhe, duke i shtuar edhe veprat e mira, ashtu që ta fitojmë razinë dhe kënaqësinë e Allahut, për të na përfshirë në faljen dhe rahmetin e tij të madh, e që do të ndodh në natën e fundit të Ramazanit.
Një dijetar i ndershëm, Ebu Katade, thotë: “Kush nuk falet në Ramazan, ai s’ka për t’u falur as jashtë tij.” Kjo i ngjanë farës e cila, nëse nuk çel në kohën e verës apo kur e ka ajo kohën, nuk mund të çele as në kohën e dimrit.
Për në fund, e lus All-llahun xh.sh. të na e pranojë xhumanë tonë, t’i pranojë ditët tona të agjërimit dhe të na përfshijë në faljen e madhe të Tij në fund të Ramazanit. Amin!
(Hutbeja e xhumasë, 23.06.2017, e xhuma, El-Hidaje, St.Gallen, Zvicër)
Ramazani erdhi, hapni krahët ndaj ofertës së madhe hyjnore
Hfz. Mehas Alija
Falënderimi i takon Zotit të botëve, salavatet dhe selamet i takojnë të Dërguarit të Tij, familjes, shokëve dhe gjithë atyre që e pasojnë për të mirë deri në ditën e gjykimit.
“Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” (Junus, 58)
“Për agjëruesin ka dy gëzime: Gëzimi i parë është kur të çel iftar, kurse gëzimi i dytë është kur të takojë Allahun xh.sh. në Ditën e Gjykimit.” (Hadith, Imam Muslimi)
I dashur xhemat!
Ardhja e muajit të bekuar të Ramazanit sa nuk na ka trokitur në dyert tona. Ai sonte, me namaz të akshamit, do të na gëzoj me hënën e re. E jona është t’i hapim krahët dhe ta presim me nderimet më të larta, siç meriton të pritet mysafirimi më i mirë. Po vjen muaji i thesareve dhe urtësive, i vlerave të larta morale dhe fetare, shpëtuesi ynë, muaji i pranverës së shpirtit dhe besimit, Ramazani i bekuar, i cili, pos që na i ndez dritat e shtëpive dhe lagjeve tona, ndez dritat e ibadetit dhe të përkushtimit tonë. Dëshiroj ta them një gjë prej sot, prej fillimit të Ramazanit: Një ditë, dhe atë shumë shpejt, pas një muaji, do t’i themi edhe Lamtumirë. Prandaj, le të kemi kujdes me mysafirin e Allahut xh.sh., i cili vjen midis nesh vetëm njëherë në vit.
Vëllezër dhe motra të nderuara!
Në këtë hutbe dëshiroj të tregoj për atë se si Muhammedi a.s. e lajmëronte ardhjen e muajit të Ramazanit dhe se si ai e përjetonte , së bashku me sahabët, këtë muaj të ndritur dhe të bekuar.  Kur afrohej fundi i muajit Sh’aban dhe fillimi i Ramazanit, Muhammedi a.s. i uronte shokët e tij kështu: “O njerëz, ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu ua ka obliguar agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen në pranga shejtanët. Allahu në këtë muaj ka (veçuar) një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë.” (Imam Ahmedi, Imam Nesaiu).
Nuk ka njeri në botë që e ka shfrytëzuar më mirë dhe më arsyeshëm mirësinë dhe begatinë e Ramazanit sesa Muhammedi a.s. Ai arriti në jetën e tij t’i agjëroj vetëm nëntë ramazane, por mos pyetni se sa të bukur ishin ato.  Ai në këtë muaj ishte si era, që lëvizte herë andej e hërë këndej, për të qenë më bujari prej të gjithëve.
Ai s.a.v.s. me shumë gëzim ju thoshte njerëzve dhe shokëve të vet: “Zoti i ka dhënë Ummetit tim pesë dhurata në Ramazan dhe askujt tjetër përveç Umetit tim nuk ia ka dhënë. Ato janë:
– Era e gojës së agjëruesit, është më e dashur tek Zoti se era a parfumit misk.
– Për agjëruesin luten të gjithë krijesat e Zotit, deri në momentin kur ai çel iftar.
– Xheneti zbukurohet çdo ditë të Ramazanit për agjëruesin dhe Zoti i thotë: “Zbukurohu o Xhenneti Im. Bëhu gati për robërit e Mi. Ata shumë shpejt do të vijnë tek ti”.
– Në Ramazan prangosen shejtanët, të cilët nuk kanë forcë mbi njeriun.
– Natën e fundit të Ramazanit agjëruesit i falen gjynahet.
Nga ana tjetër, edhe vetë sahabët, të edukuar dhe mësuar nga mësuesi i njerëzisë, Muhammedi a.s., ramazanin nuk e kishin sikur muajt e tjerë. Tregon Enesi r.a.: “Shokët e Muhammedit a.s. kur e shihnin hënën e muajit Sha’ban e kapnin mus’hafin dhe fillon me leximin e Kur’anit. Atëherë muslimanët përgatiteshin ta ndanin zeqatin nga pasuria, ashtu që t’i forconin dhe mobilizonin të dobëtit dhe fukarenjve t’ua lehtësonin ramazanin. Njerëzit e pushtetit i dënonin delikuentët që meritonin dënimin, kurse të tjerëve ua falnin lirinë. Tregëtarët paguanin borxhet dhe merrnin ofertat e tyre. Ndërkoh, kur e shihnin hënën e Ramazanit, atëherë pastroheshin dhe i përkushtoheshin plotësisiht ibadetit.” (Esh-Shejh në El-Gunj).
Është pyetur sahabiu i nderuar, Abdullah ibn Mesudi, se si e pritnin ata muajin e bekuar të Ramazanit, ai është përgjigjur: “Kur vinte muaji i Ramazanit, në zemrat tona nuk kishte asnjë urrejtje ndaj askujt.”
Po ashtu tregohet se kur vinte nata e parë e Ramazanit, shokët e Muhammedit a.s. e kapnin njëri – tjetrin për qafe dhe me lot në sy thoshin: “Shyqyr o vëlla që e arritëm muajin e Ramazanit”.  Ata përqendroheshin tek vetja e tyre me duatë, me dhikrin, namazet dhe me leximin e Kuranit, sikur nuk njihnin asnjë njeri tjetër.
Po kështu edhe prindërit tanë përgatiteshin për muajin e Ramazanit. Lyenin dhomat me gëlqere, pastronin shtëpitë, agjëronin ditë të tëra para ramazanit, kërkonin hallallin njëri-tjetrin, bënin teube dhe istigfar, përgatitnin fëmijët, etj. Gjithandej, nëpër lagjet tona ndihej gëzimi dhe ndjehej ardhja e Ramazanit.
Për fund, na qoftë për hajr ardhja e Ramazanit 2017. Ia kalofshim me lehtësi dhe me përfitime të mëdha inshallah. Një lutje të veçantë për ata që punojnë: E paçi ndihmën e madhe të Allahut gjatë agjërimit dhe netëve të taravive.
(Hutbeja e xhumasë, 26.05.2017, e xhuma, El-Hidaje, St.Gallen, Zvicër)
RAMAZANI, SHKOLLË DHE MËSIME
Dr.Bashkim Aliu
Ramazani është shkollë e madhe në jetën e njeriut, sepse krahas asaj që ndikon drejtpërdrejtë në jetën e muslimanit, i cili këtë veprim e bën për shkak obligimit dhe bindje të fortë se Allahu do ta shpërblejë e ai do të reflektohet pozitivisht në jetën e tij, agjërimi në një mënyrë ndikon dhe len mbresa edhe në jetën e jo muslimanëve sepse edhe ai e sheh ndikimin pozitiv të muslimanit dukshëm në shoqëri, e me këtë ndryshon botëkuptimi i tij ndaj agjërimit si ritual islam po bile edhe ndaj Islamit në përgjithësi. Muaji i bekuar i Ramazanit është një thesar i çmueshëm që  e pasuron dhe stolis jetën e besimtarit me margaritarë të lloj-llojshëm dhe përfshinë një gamë të gjërë dimenzionesh në të cilat është evident reflektimi i vlerave të këtij muaji të bekuar. Në këtë thjerrëz duhet shiquar dhe analizuar përshkrimet e muajit të Ramazanit në Kur’an dhe Sunet, gjegjësisht nga kjo perspektivë duhet parë ajetet dhe hadithet e të dërguarit të Allahut që flasin për këtë muaj të bekuar, e që u përgjasojnë buqetave me lule të ndryshme të cilat e kanë të përbashkët aromën e këndëshme. Muaji i bekuar i Ramazanit është muaj i freskisë shpirtërore dhe ngjalljes së ndjenjave fetare dhe aspiratave për një të ardhme më të lumtur, sepse e ndez në shpirtin e besimtarit shkëndinë e fitores dhe ngadhnjimit. Në këtë kontekst duhet vënë edhe interesimin e madh të gjeneratave të dalluara të Islamit, shokëve të të dërguarit të Allahut dhe pasuesve të tyre, të cilët mezi se pritnin të vijë muaji i Ramazanit dhe bënin dua-lutje që t’ua mundësojë Allahu që ta arrinë dhe ta kalojnë me adhurim, ashtu si i ka hije besimtarit të vërtetë.
Ramzani me adhurimin e agjërimit është një eveniment madhështor me tërë përmbajtjen dhe gjallërinë e tij që ia jep botës islame, si dhe ngërthen në vete kuptime madhështore dhe përçon mesazhe të shumta, jo vetëm për muslimanët por edhe për mbarë botën. Me këtë rast, do të ndalemi në disa nga mësimet që mund të mësojë njeriu nga shkolla e Ramazanit:
♦Ramazani mësim i paqes: Marrë parasysh kontekstin kohor dhe preokupimin e mbarë njerëzimit me çështjen e mostolerancës dhe tendecave ekstremiste në rritje, në veçanti në Europë, do ta theksojmë mesazhin e paqës në muajin e Ramazanit. Muaji i bekuar i Ramazanit e përçon në shoqëri mesazhin e paqës, qetësisë dhe mirësisë, edhe atë duke u mbështetur në shumë fakte dhe dëshmi, e që ne do të veçojmë mësimin e Ramzanit për paqën përmes humanitetit. Muaji i Ramazanit, mes tjerash, është edhe muaji i humanitetit dhe bamirësisë ndaj njerëzve. Pikërisht duke mos ngrënë e mos pirë, njeriu e kupton më mirë se ç’do të thotë të jeshë i urritur dhe të mos keshë të hashë e pishë. Në fakt, në këtë mënyrë, më mirë e kupton njeriun që vuan nga uria dhe je më i ndieshëm ndaj popujve të cilët janë të kapluar nga uria.
Shiquar nga këndi i fetares, Ramazani është muaj kur preferohet në veçanti lëmosha, bujaria si dhe të gjitha llojet e mirësisë ndaj njerëzve. Bile, ai që agjëron duhet të japë edhe lëmoshën e fitrit në fund të Ramazanit, e cila destinohet për të varfurit. Vetë i Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, na ka nxitur që të jemi më human dhe më bujar në muajin e Ramazanit, e edhe ai vetë ka qenë më bujar në këtë muaj. Shokët e tij pohojnë se i Dërguari i Allahut ka qenë njeriu më bujar nga të gjithë, e në garë me vetveten, edhe më bujar ka qenë në muajin e Ramazanit. Kjo flet se besimtari i cili e merr shembull të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin paqja e Zotit qoftë mbi të, duhet të jetë i këtillë, gjegjësisht bujar, human dhe solidar, në veçanti në muajin e Ramazanit.
Të gjitha studimet sociologjike dhe ato të fushës së kriminalistikës faktojnë se një nga shkaqet e përhapjes së krimeve, vjedhjeve dhe formave tjera të rrezikimit të pasurisë së njerëzve, është edhe papunësia, varfëria dhe uria. Së këtejmi, duke qenë human ndaj njerëzve, duke e shtrirë dorën e ndihmës ndaj skamnorëve dhe duke i ushqyer të urriturit e duke u përkujdesur për ata që kanë nevoja, ne ndërtojmë paqë në shoqëri. Kjo, ngase duke u ndihmuar materialisht, ne e pengojmë apo e zbusim krimin në shoqëri, në veçanti vjedhjet dhe rrezikimin e pasurisë. Poashtu, krijojmë ura lidhëse mes të pasurve dhe të varfurve, ngjallim dashuri dhe simpati në zemrat e të varfurve ndaj të pasurve, e jo urrejtje dhe zili.
Në këtë mënyrë, përmes humanitetit, Ramazani e përçon mesazhin e paqës.
Në përmbyllje, ajo që duhet të jetë e veçantë të theksohet është se Ramazani edhe në përmasa globale i then botëkuptimet e gabuara, pikërisht përmes asaj që përmendëm dhe shumë gjërave tjera që nuk arritën t’i përmendim. Edhe përskaj propagandave të pamëshirshme dhe qëllimkëqija e joobjektive kundër Islamit dhe muslimanëve duke i paraqitur ata si burim të frikës, sherrit dhe terrorit, muaji i Ramazanit e promovon filozofinë e vërtetë të Islamit dhe mesazhet e mësimeve të tij. Muaji i Ramazanit ven përpara syve të botës personalitetin e muslimanit durimtar, të matur, human e solidar, të devotshëm dhe paqëdashës.
♦Mësimi i Ramazanit për afrimin familjar : Është e vërtetë e pamohueshme se Ramazani rrezaton fuqishëm në rrafshin e afrimit familjar, edhe atë si në aspektin e familjes së ngushtë, po ashtu edhe në atë të familjes së gjërë.
Në kohën moderne, kur çdo gjë është dinamike dhe e ngutshme, gjegjësisht gara për jetën ka kapluar në çdo anë dhe ka ndikuar që të largohen edhe anëtarët më të afërt të familjes, ashtu që terminet e ndyshme i kanë bërë që shumë rrallë të jenë së bashku në familje, Ramazani vin si promotor i afrimit familjar. Kjo, ngase edhe biznismenët më të mëdhej muslimanë, në muajin e Ramazanit bëjnë çmos që bile disa iftare ti bëjnë së bashku me familjen. E mos bëjmë fjalë më për njerëzit e kalibrit më të ulët në fushën e biznesit.
Në këtë mënyrë, Ramazani e rikthen kompaktësinë e gjirit familjar që modernizmi është duke shkatërruar egërsisht, e afron prindin me fëmijën dhe me nipat, i bën ta ndjejnë afërsinë e njëri tjetrit dhe ta shijojnë kënaqësinë e të qenit së bashku, që edhe vetë ata e pranojnë se jeta e sotme ua ka rrëmbyer pamëshirshëm. Përmes iftarit e syfirit, Ramazani realizon afrimin e familjes dhe kjo është një nga funksionet më të theksuara shoqërore të Ramazanit, e që vërtet meriton të quhet “Muaj i familjes”.
Në planin e familjes më të gjërë, po ashtu, Ramazani ngjall shpresë dhe gëzim, ngase vazhdon praktika e vizitave familjare në muajin e Ramazanit. Nëse gjatë muajve tjerë të vitit nuk është zakon të shkohet te njëri-tjetri, që nuk duhet të jetë në mesin e muslimanëve, në muajin e Ramazanit është zakon që familja më e gjërë dhe kushërinjtë e shokët ta thirrin njëri-tjetrin në iftare.
♦Mësimi i Ramazanit për liri nga robërimi ndaj pasioneve të ulta: Njeriu, në jetën e tij të përditshme, në një mënyrë bëhet rob i pasioneve dhe epsheve të veta, ngase posa sheh diçka të këndshme, ushqim të shijshëm, apo i jepet rasti ta shfryj epshin, ai e bën këtë. Me nji fjalë, lakmia pas ushqimeve, kënaqja e epshit, shijimi i çdo kënaqësie në çdo kohë, etj., nuk e lënë të lirë njeriun, dhe si zakonisht, ngadhnjejnë mbi prirjet shpirtërore të njeriut. E kur besimtari agjëron, ai e dëshmon dëshirën e tij të flaktë për të qenë i lirë nga robëria e pasioneve të ulta, nga dhuna e epshit dhe lakmia pas çdo gjëje që ia ka ënda, gjegjësisht me agjërim lirohemi nga kjo dhunë e epshit, dëshirave të ulta dhe kënaqësive të shijimit të çdo gjëje, në çdo kohë, kur e lakmon atë.
Liria e personit nga këto forma robërimi, të preferuara për aspektin material, hap rrugë dhe i ngjall ambicjet për liri nga të gjitha llojet e robërimeve, në veçanti atë ideologjike, duke e dëshmuar kështu aspektin revolucionar dhe rezistues të adhurimeve në Islam. Agjërimi në muajin e Ramazanit, si adhurim i obligueshëm, nuk është thjesht një veprim dogmatik, por reflekton në shumë sfera dhe nxjerr në pah aspekte të mahnitshme të ngritjes së qenies njerëzore në piedestale të larta dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, përfshi këtu edhe mbrojtjen e besimtarit nga robërimi ndaj pasioneve të ulta dhe epsheve.
♦Mësimi i Ramazanit për ngadhnjim mbi epshin dhe pasionet e ulta: Kryerja e agjërimit me sukses, si në raport me agjërimin e ditës prej syfiri e deri në iftar, poashtu edhe në raport me agjërimin e gjithë muajit, është tregues shpresdhënës se njeriu ka fuqi dhe afinitet të dominojë mbi epshet dhe pasionet e ulta, dhe kjo shpresë e bën besimtarin dinjitoz, ia kthen besimin në vetvete, të vendosur në parimet e besimit, ambicioz dhe të fortë dhe të vendosur në rezistimin e sfidave në rrugën e besimit. Agjërimi është promovuar nga ana e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. se është mbrojtës i njeriut nga nështrimi dhe shndërrimi i tij në rob të epshit. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:” O ju të rinjë! Kush prej jush ka mundësi të martohet, le të veproj ashtu, sepse ajo i ndihmon atij ta ulë shiqimin dhe ta mbroj dinjitetin(nderin). Kush nuk ka mundësi, le të agjërojë, sepse ai (agjërimi) do të jetë mburoja e tij. ”
Rruga e besimtarit është e rëndë dhe plot vështirësi, bile, herë-herë merr ngjyra pesimizmi për të mund t’u dilet mbanë barierave të epshit dhe shtytjeve të pasioneve. Por, muaji i Ramazanit përmes agjërimit dhe namazit, e sforcon bindjen e besimtarit për mundësinë e tejkalimit të suksesshëm të barierave të jetës të ngritura nga djalli, dhe e etablon besimin për ngadhnjimin e besimtarit mbi epshin dhe pasionet e ulta, ngase besimtari i ka para veti të gjitha gjërat të cilat i lakmon, ballafaqohet me gjëra të cilat i dëshirojnë epshet e tij, por për hirë të Allahut të Madhërishëm, besimtari i cili agjëron, i tejkalon të gjitha këto lakmi dhe dëshira, nuk e shijon atë që e lakmon dhe e dëshiron, e me këtë agjërimi ngjall shpresë për fitore dhe ngadhnjim mbi epshin në veçanti, dhe ngadhnjim të besimtarit në të gjitha sferat e jetës, në përgjithësi. Kjo, ngase shpresa për fitore, në këtë muaj të bekuar, sforcohet edhe nga revokimi i ngjarjeve dhe historisë që lidhet me këtë muaj madhështor për nga përmbajtja dhe për nga rezultatet. Në këtë muaj, muslimanët të udhëhequr nga Muhamedi s.a.v.s. korrën fitoren e parë më të dalluar dhe më me jehonë që nga emigrimi i tyre në Medine dhe formimi i shtetit, fitoren në betejën e Bedrit, e cila betejë u zhvillua me 17 Ramazan të vitit të dytë të Hixhretit. Poashtu, në këtë muaj, në dhjetë ditët e fundit, muslimanët e çliruan Meken, me çka qartë u pa dominimi i imanit mbi shirkun dhe shuarjen e shpresave të idhujtarëve për një të ardhme të tyre në Gadishullin Arabik dhe më gjërë, nga njëra an;, dhe shtimin e vullnetit dhe shpresave të muslimanëve për ngjitje në maje të larta të fushave të ndryshme dhe fitore të mëdha, në të gjitha fushat e jetës, nga ana tjetër.
Me këtë, agjërimi shndërohet në shpresngjallës për ngritje në piedestale të larta morale, por edhe kulturore dhe shkencore.
♦Mësimi i Ramazanit për arsimim dhe hapërim në shkencë: Muaji i bekuar i Ramazit, nuk trajtohet dhe nuk reflekton vetëm në planin shpirtëror, por rezet e tij shtrihen edhe në sferën e arsimit dhe fushave shkencore. Në fakt, Ramazani, me plot të drejtë, mund të quhet muaj i iluminizmit të vërtetë, ngase Ramazani është muaji i shpalljes së librit të fundit të Allahut, Kur’anit. Në natën e Kadrit, që shumë dijetarë e pohojnë se ka qenë nata e 27 e Ramazanit, filloi shpallja e Kur’anit. Ky privilegj i madh, gjegjësisht fillimi i shpalljes së librit të fundit të Allahut për njerëzimin, i takoi Ramazanit, dhe me këtë, Ramazani me të drejtë mund të quhet simbol i dijes, arsimit, librit, lapsit, shkronjave dhe shkrimit. Nuk ka më mirë se këto komponente të mishërohen në personalitetin dhe jetën e besimtarit si individ, dhe në jetën e umetit islam si bashkësi. Kuptimi i drejtë dhe thelbësor i këtij karakteri të Ramazanit, sjell dobi jo vetëm për umetin islam, por edhe për mbarë njerëzimin, ngase të arriturat shkencore nuk janë monopol i popujve të caktuar, por janë vlera të përgjithshme nga të cilat përfitojnë të gjithë njerëzit.
Nisur nga kjo, Ramazani është muaj i shpresës për umetin islam, për ngritje në aspektin arsimor dhe shkencor, për rihudhje të hapave gjigant në fusha të ndryshme shkencore, pas letargjisë shekullore që i kaploi muslimanët në  fushën e shkencës dhe arsimit. Gjendja e palakmueshme e muslimanëve në dekadat, po bile edhe në shekullin e fundit, në aspektin shkencor, nuk duket të shndërrohet në nyje të pazgjidhur dhe mbyllje në vetvete, pesimizëm dhe dëshprim nga jeta, por Ramazani për çdo vit, duhet të kuptohet si mundësi për të fituar besim në vetvete se edhe kjo gjeneratë mund ta bëjë atë që e bënë gjeneratat e mëhershme të umetit në shkencë, kur muslimanët ishin mësuesit e botës, dhe në veçanti të Evropës, në të gjitha lëmejtë shkencor.
UISHZ: Dita e parë e Ramazanit më 27.05.2017, e shtunë
Të nderuar vëllezër dhe motra!
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër (UISHZ) njofton besimtarët musliman se dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit është ditën e shtunë, më 27.05.2017, ndërsa namazi i parë i taravisë falet në mbrëmjes e së premtes, më 26.05.2017.
UISHZ me këtë rast ju uron të gjithë besimtarëve muslimanë që jetojnë në Zvicër ardhjen e muajit të Ramazanit, duke e lutur All-llahun xh.sh. që netët dhe ditët e tij të jenë plotë gjallëri, mirësi, harmoni, tolerancë dhe dashuri të ndërsjellë.
All-llahu xh.sh. na mundësoftë të gjithëve që të kemi agjërim të lehtë e të pranueshëm, shtim të ibadetit, sevape dhe begati të pafundme, si dhe magfireti, mëshira dhe ndihma e Allahut Fuqiplotë qoftë gjithmonë mbi ne, pra gjatë këtij muaji të Ramazanit, si edhe gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit, por edhe përgjithmonë.  Amin!
Me respekt dhe sinqeritet të thellë!
Urime muaji i bekuar i Ramazanit!
Mr. Nehat Ismaili, kryetar
Muaji Shaban, gurrë mesazhes – Dr. Bashkim Aliu
Dr.Bashkim Aliu
Muaji Shaban është muaji i tetë i kalendarit të Hixhretit, gjegjësisht është një muaj para muajit madhështor të Ramazanit, muajit të mëshirës dhe faljes. Pozita e tij para muajit të Ramazanit, pa dyshim se të bën të mendosh më thellë për këtë muaj dhe misionin e tij për umetin islam, gjegjësisht reflektimin e tij në jetën e gjithmbarshme të umetit. Vërtet, po të ndaleshim gjërësisht të flisnim për muajin Shaban dhe ndodhitë në të, do të shihnim se i ngjanë një dite shumë të gjatë ku dielli i urtësive perëndon vonë, por ne këtu do të mundohemi të elaborojm shkurtimisht tre segmente në të cilat reflekton ky muaj, që të shohim se njëmend është gurrë e vërtetë mesazhesh për umetin islam.
SEGMENTI I ADHURIMIT
Në segmentin e adhurimeve praktike të besimtarit, përndryshe e gjithë jeta e besimtarit duhet të jetë adhurim, dhe nocioni adhurim është shumë ma i gjërë se sa format praktike të zbatimit të detyrave, muaji Shaban është një pik e  rëndësishme në hartën e pasurimit të jetës së besimtarit me adhurim dhe vepra me të cilat është i kënaqur Allahu Fuqiplotë.
Muhamedi, paqa dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, është shembulli më i shkëlqyer të cilin duhet ndjekur në mënyrën e shfrytëzimit të muajit Shaban në adhurim.
Në këtë muaj, i dërguari i Allahut ka agjëruar  shumë, normalisht jo gjithë muajin, sepse këtë e ka bërë vetëm në Ramazan, por shumë ditë të tij. Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka treguar se i dërguari i Allahut jashta Ramazanit, më së tepërmi agjëronte në muajin Shaban, bile ajo shprehet se aq gjatë agjëronte, sa që mendonim se nuk do të ndalet së agjëruari. Ja si shprehet Aisheja r.a. në transmetimin vijues:”I dërguari [paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të] agjëronte, derisa mendonim se kurrë s’do ta ndërpriste atë, dhe nuk agjëronte, derisa mendonim se kurrë më s’do të agjëronte. Kurrë nuk kam parë të dërguarin e Allahut të agjërojë për një muaj të tërë, përveç në Ramazan, dhe kurrë nuk kam para atë që të agjërojë më shumë se në Shaban”  “. (Hadithin e kanë shënuar:Buhariu dhe Muslimi).
Në transmetimin tjetër të Muslimit qëndron: “E agjëronte gjithë Shabanin, përveç një pjesës së vogël”.  “
Agjërimi i të dërguarit të Allahut në muajin Shaban, pa dyshim se e thekson në veçanti vlerën e këtij muaji për agjërim dhe vepra tjera të mira.
Shiquar në përgjithësi, adhurimet synojnë që të formojnë personalitet të fortë të besimtarit, njeri të kompletuar me virtyte madhore dhe qenie pozitive me rol konstruktiv në shoqëri, gjegjësisht të dobishëm për vetveten dhe për të tjerët. Personalitet të gatshëm për t’i kryer detyrat ndaj Krijuesit, dhe imun ndaj lajkave të djallit dhe stuhive turbulluese të epshit që e devijojnë njeriun dhe e shpiejnë në rrugë qore.
SEGMENTI SHËNDETËSOR
Është e vërtetë e pamohueshme se adhurimet në fenë islame, krahas karakterit fetar, kanë edhe dobi tjera për njeriun që i praktikon, e në mesin e këtyre dobive, në këtë rast, do ta veçojmë dobinë shëndetësore.
Këtë të vërtetë e kanë sqaruar edhe mjekët nga këndvështrimi medicinal duke renditur disa dobi shëndetësore të agjërimit për njeriun. Normalisht, këtu nuk kemi për qëllim të ndalemi në shtjellimin e tyre, por përmes kësaj duam të dalim në mesazhin e muajit Shaban për shëndetin e njeriut.
Agjërimi në muajin Shaban, krahas dobisë shëndetësore që sjell agjërimi në veti, ka edhe mesazhin tjetër shëndetësor, gjegjësisht atë se agjërimi bëhet në muajin që është para Ramazanit.
Pjesa më e madhe e muslimanëve, normalisht duke i patur parasyshë përjashtimet, pak agjërojnë jashta muajit të Ramazanit, dhe gjatë njëmbëdhjetë muajve e mësojnë organizmin vazhdimisht me ushqim. Kështu, kur vjen Ramazani, në ditët e para, ata hasin vështirësi, për shkak se e thejnë rutinën vjetore të ushqimit, e disa prej tyre ndoshta edhe ballafaqohen me probleme shëndetësore si rezultat i dobësisë së organizmit. Për këtë, agjërimi në muajin Shaban, ka domethënie shëndetësore ngase e përgatit organizmin dhe e përshtat për muajin e Ramazanit. Kjo vlen në veçanti për ata të cilët kanë ndonji dobësi trupore. Nëse agjërojnë në mujain Shaban, si që ka vepruar edhe i dërguari i Allahut s.a.v.s., në ditët e para të Ramazanit nuk do të hasin vështirësi, ngase veç janë parapërgatitur në muajin Shaban.
Pra, muaji Shaban, krahas mesazhit parësor fetar të adhurimit, ka edhe mesazh shëndetësor për njeriun, që në veçanti duhet ta analizojnë ekspertët e mjekësisë.
DREJT REFORMIMIT TË UMETIT
Gjendja në të cilën gjindet umeti islam në këtë kohë, normalisht se nuk është mbreslënëse dhe nuk paraqet reflektim të mësimeve të Kur’anit dhe Sunetit. Ky umet madhështor që mbajti shekuj me rradhë lartë bajrakun e përparimit në të gjitha fushat e jetës, sot është në gjendje të mjerueshme në disa aspekte, bile, imagjinoni, ne si umet i fjalës “ikre”, kemi suficit të analfabetizmit në rradhët tona, në kohën kur tjerët flasin për luftë yjesh dhe postmodernizëm.
Natyrisht, shpresat nuk duhet humbur dhe nuk guxojmë të ngelim në vend, por duhet punuar për të dalë nga gjendja e palakmueshme. Në këtë drejtim mesazh të rëndësishëm jep edhe muaji Shaban.
Muaji Shaban, në cilësi të përgatitësit të besimtarit për muajin e bekuar të Ramazanit, jep mesazh se muslimani çdo herë duhet të jetë i përgatitur dhe të bëjë plane para se të niset ta bëjë një punë, e jo të niset pa plan dhe pa qëllim se ku don të arrijë. Gjërat që nisen pa përgatitje dhe pa plan, nuk sjellin rezultate të pritura, apo janë të gjykuara me humbje.
Planifikimi, programi dhe përgatitja e duhur para se të fillohet diçka, janë nocione që mungojnë përmbajtësisht në mesin e muslimanëve. Nëse marrim shembull nga përditshmëria e muslimanëve, do të shohim se njëmend përgatitja mungon dukshëm. Kështu, kur nisemi të shkojmë diku në udhëtim, deri në momentin e fundit nuk i kemi mbledhur gjërat që na duhen, dhe personi që na prêt vazhdimisht na rikujton të shpejtojmë që mos na ikë aeroplani apo autobusi, sepse jemi vonë, e ne i themi:Ja, edhe një moment dhe nisemi. Pra, paraprakisht nuk qenkemi përgatitur për udhëtim, por edhe në momentet e fundit na ka ngelur diçka që duhet ta marrim me vete.
Kjo, për fat të keq, vërehet edhe në instanca tjera. Kështu, nuk është fshehtësi se dëgjon ligjërues që thonë se deri para ditës së Xhuma nuk e di çka t’u flas xhematit. Duke shkuar në xhami do të më kujtohet diçka. Ose, nëse pyet një profesor se a përgatitet për lëndën, gjen të atillë që thonë se e kan bërë përmendsh librin, ngase disa vite me rradhë janë duke e ligjëruar të njejtin material, për atë edhe nuk ka nevojë të përgatitet. Gjegjësisht, thonë:”Besom, as që e kam prekur librin”.
Po qe se fillojmë të numërojmë raste të këtilla, lista do të na dilte bukur e gjatë, por ne nuk kemi për qëllim të zgjerohemi në këtë drejtim, vetëm deshëm që të sjellim disa shembuj sa për ilustrim.
Jeta e të dërguarit të Allahut, paqa e Allahut qoftë mbi të, ka qenë përkthimi ma i mirë praktik i porosisë së Allahut të Madhërishëm për përgatitje, e ne si ndjekës të tij, duhet ta ndjekim edhe në këtë plan.
Po ashtu, agjërimi i të dërguarit të Allahut, paqa e Allahut qoftë mbi të, në muajin Shaban, një muaj para Ramazanit, flet qartë se muslimani duhet të jetë i përgatitur, t’i planifikojë gjërat para se t’i fillojë dhe të bëjë prova për të konstatuar se ku gjendet në raport me kryerjen e detyrës që e prêt.
LLOGARITJA E VETES
Një nga problemet më të mëdha të muslimanëve, jo vetëm sot, por edhe në të kaluarën, është mosllogaritja e vetes, gjegjësisht analiza e asaj që ka bërë, qoftë brenda ditës, brenda vitit, dekadës po edhe gjatë jetës. Shumë pakë musliman ulen në mbarim të ditës dhe i analizojnë veprimet e tyre gjatë asaj dite, apo në fund të vitit dhe e bëjnë bilansin e asaj që e kanë bërë deri atëherë, gjegjësisht shumë pakë nga muslimanët bëjnë llogari dhe analiza që të dalin me konkluzione se ajo që e kanë bërë a ka qenë e favorshme për ta, për fenë, moralin dhe jetën e tyre, apo e disfavorshme. Për fat të keq, shiquar në përgjithësi, te pjesa më e madhe e muslimanëve, jeta kalon pa llogaritje, i është lënë stihisë dhe fatit, apo si që thuhet shpesh:Ditë e re, nafakë e re. Me këtë rast, ata nuk mërziten për atë që u ka kaluar jo vetëm në aspektin material, por edhe në atë fetar, nuk kanë dert se u kaluan namaze dhe orë e ditë, apo javë e muaj, pa e përmendur Allahun dhe pa e shtuar konton e punëve të mira.
Islami e thërret besimtarin që ta llogarisë veten dhe  të bëjë analizë dhe bilansin e asaj që e ka punuar, e jo mos të ketë qasje dhe mos t’i interesojë rezultati i mbarimit të ditës, të javës, të muajit, vitit dhe jetës në përgjithësi. Qëndrimi i këtillë negligjent ndaj kësaj çështje, reflekton negativisht si në planin shpirtëror, poashtu edhe në atë material. Bile, një nga shkaqet e prapambetjes së muslimanëve është edhe mosllogaritja e vetes dhe mosbërja e bilansit për atë që është punuar.
Në këtë kontekst, rol të rëndësishëm ka edhe muaji Shaban, i cili për çdo vit ia rikujton muslimanit se duhet ta llogarisë vete, se duhet t’i analizojë veprimet dhe duhet të bëjë bilans për atë që e ka bërë në kohën e kaluar. Kjo shihet nga fakti se me dëshminë e të Dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s. në muajin Shaban prezantohen veprat e njerëzve para Allahut të Madhërishëm, edhe pse Allahu i Madhërishëm e di që më parë se çka ka bërë njeriu. Për këtë, Muhamedi s.a.v.s. ka agjëruar shumë në këtë muaj, edhe pse jo gjithë muajin, për atë se veprat e tij, pra edhe të gjithë njerëzve, në këtë muaj ngriten para Allahut, e ka dashur që veprat e tij të ngriten duke qenë agjërueshëm. Kështu, Usame ibn Zejd i është drejtuar të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. e i  ka thënë: “O i dërguar i Allahut, s’po shoh se po agjëron në ndonjë muaj tjetër siç po agjëron në Shaban” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ia ka kthyer:” Ky është një muaj mes Rexhebit dhe Ramazanit, të cilit njerëzit nuk i kushtojnë vëmendje, dhe është një muaj në të cilin veprat ngrihen deri tek Zoti i botëve. Unë dua që veprat e mia të ngrihen ndërsa agjëroj” (Hadithin e ka shënuar Nesaiju).
Nesër nata e madhe e Beratit (Lejletu-l-berat)
Të nderuar vëllezër dhe motra, ju njoftojmë se, sipas Takvimit tonë, të përgatitur nga Unioni i imamëve shqiptarë në Zvicër, dita e nesërme, e mërkurë, 10 maj 2017, me namazin e akshamit fillon edhe nata e madhe e Beratit, nata e 15-të e muajit Sha’ban.
Kjo natë është njëra ndër netët e mëdha në kalendarin islam dhe se, në viset tona, shënohet dhe përkujtohet duke shënuar aktivitete dhe programe të veçanta.
Nata e bekuar e Beratit përjetohet si një lajmërues i ardhjes së Ramazanit, muajit të bekuar të agjërimit. Po ashtu, sipas transmetimeve të ndryshme, thuhet se në këtë natë, melaqet shkruajnë fatin e njerëzve, të asaj se çfarë do të ndodh brenda një viti. Në traditën tonë, kjo natë njihet edhe si nata e faljes, fatit dhe dëshirave.
Transmetohet se Muhammedi a.s. në një hadith ka thënë: “
“Kur të vijë nata e 15 e muajit Shaban, kalojeni me ibadet dhe itaat Zotit, kurse ditën e 15 kalojeni me agjërim! Sepse atë natë Zoti me rahmetin e vet i shfaqet qiellit të dynjasë dhe thotë: ‘A ka kush pendohet sonte dhe Unë ta fali?,  A ka kush kërkon rizk (furnizim e nafakë) sonte dhe Unë t’i jap?, A ka kush që është i sëmurë dhe kërkon prej Meje shërim e Unë t’i jap shëndet?, A ka kush kërkon diçka tjetër sonte e Unë t’i jap?’ Kështu vazhdon deri në agimin e ditës së nesërme”, (Ibni Maxhe, Ikame, 191).
Po ashtu, në një hadith tjetër thotë:
“Kjo natë është nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban. Në këtë natë Allahu i shpëton njerëzit nga xhehenemi sa numri i qimeve të deleve të fisit Beni Kelb, por nuk shikon fytyrat e atyre të cilët i bëjnë shirk Atij, të atyre që ushqejnë urrejtje dhe armiqësi ndaj myslimanëve, të atyre që shkëpusin marrëdhëniet me të afërmit, të atyre që mburren dhe që janë mëndjemëdhenj, të atyre që nuk u binden nënës dhe babait dhe, të atyre që vazhdojnë pirjen e alkoolit” (Buhari, et-Tergib ve’t-Terhib, II, 118)
Allahu i Madhërishëm qoftë razi me ne dhe veprat tona. Amin!
Përgatiti: Mehas Alija
Rrymat selefiste dhe pikëpamjet e tyre lidhur me el-vela’ ve’l-bera’-në (lojalitetin dhe distancimin)
Autor: Joas Wagemakers
Nga gjermanishtja: Rejhan Neziri
1. Hyrje
Çdokush që tanimë e ka vizituar së paku një web faqe selefiste, ai duhet ta ketë kuptuar rëndësinë e “metodës” (menhexh sh. menahixh) në selefizëm. Me këtë nënkuptohet një shprehje e cila shënon zbatimin praktik të parimeve të besimit në fusha të ndryshme të jetës. Në artikullin e tij udhërrëfyes dhe tejet efektiv lidhur me selefizmin hulumtuesi Quintan Wiktorowicz bën dallimin e selefistëve sipas metodës së tyre në raport me shoqërinë dhe i ndanë ata në tri kategori: kuietistët (“të qetët” ose “puristët” siç i quan ai), të cilët “i theksojnë metodat jo të dhunshme të predikimit, purifikimit/pastrimit dhe edukimit”; selefistët politikë, të cilët “e theksojnë zbatimin e parimeve të besimit selefist në rrafshin politik”; dhe xhihadistët, të cilët “zënë një pozitë më militante dhe këtë e argumentojnë me pretekstin se rrethanat e dhëna kërkojnë dhunën dhe revolucionin”. Wiktorowicz jo një herë pretendon se këto rryma të ndryshme të selefizmit e ndajnë të njëjtën doktrinë besimi (akideh) dhe se ato dallojnë vetëm në aspekt të pikëpamjeve të tyre lidhur me menhexhin.
Siç kam treguar edhe në publikimet e mia të mëhershme, ky karakterizim i selefizmit shfaq disa pamjaftueshmëri. Së pari, jo të gjithë selefistët e ndajnë të njëjtën akideh, porse në fakt ata dallojnë shumë në mendime që kanë të bëjnë me çështje të besimit, prej çka rezultojnë konsekuenca të rëndësishme. Siç është çështja se cilat janë tiparet përbërëse të besimit dhe kur mund të llogaritet se dikush ka dalë nga besimi islam. E dyta, duket se Wiktorowicz termin menhexh e kupton kryesisht si zbatim të akides në nivelin social, ndërkaq ai ngërthen edhe metodat lidhur me llojet e ritualeve (ibadeteve). Wiktorowicz në fakt i zë në gojë edhe këto pika, mirëpo nuk i trajton ato si pjesë të konceptit të menhexhit. E treta, ka të bëjë me kategoritë që i paraqet Wiktorowicz. Ato në të vërtetë janë të dobishme, por nuk janë definuar mjaftueshëm. Ato në fakt janë më të shumëllojshme dhe më të ndryshme sesa që i paraqet artikulli i tij. E katërta, tri kategoritë e selefizmit (kuietistë, politikë, xhihadistë) – respektivisht menhexhet -, me të cilat merret Wiktorowicz, kryqëzohen me njëra-tjetrën në një farë shkalle. Në këtë artikull unë do t’i trajtoj këto dy pikat e fundit.
Në vijim fillimisht do të tregoj se menhexhet e ndryshme në selefizëm, të cilat i përshkruan Wiktorowicz, janë më të shumëllojshme sesa që pretendon ai dhe më pastaj do të prezantoj se në ç’masë këto kategori kryqëzohen me njëra-tjetrën. Sa i përket pikës së parë unë i jam qasur asaj më herët në mënyrë më të përgjithshme në një publikim, ndërkaq argumentin e fundit e kam trajtuar në shembullin e dijetarit jordanez Ebu Muhammed el-Makdisi, të cilin unë e quaj një “selefist kuietist-xhihadist”, pasi ai ngushtë mbështetet si në doktrinën dhe metodikën e kuietistëve ashtu edhe në të xhihadistëve. Përmes analizës së pikëpamjeve të ndryshme selefiste mbi konceptin e el-vela’ ve’l-bera’-së (lojalitetit dhe distancimit) ky artikull nxjerr në pah se ndërlidhjet midis menhexheve të selefistëve përgjithësisht nuk janë aq sistematike dhe konsistente si te rasti i el-Makdisiut, mirëpo gjithsesi se ekziston deri diku një përzierje e metodave te selefistët e të gjitha ngjyrimeve.
Ky ese mbështetet në hulumtimin tim nga viti 2006 e këndej mbi temën e el-vela’ ve’l-bera’-së në selefizëm, i cili hulumtim nga ana tjetër ndër të tjera mbështetet në leximin gjithëpërfshirës të teksteve relevante selefiste në gjuhën arabe dhe angleze (kryesisht të shkarkuar nga interneti) si dhe në hulumtimin në terren të mjediseve selefiste, veçanërisht në Jordani dhe në Arabinë Saudite. Duke u nisur nga leximi intensiv i literaturës selefiste në përgjithësi unë fillimisht do të jap një pasqyrë mbi menhexhet e ndryshme selefiste, e cila në fakt është më e detajuar dhe më e diferencuar sesa literatura sekondare që haset sot lidhur me këtë temë. Më pastaj vijon një skicë historike e konceptit të el-vela ve’l-bera’-së të bazuar në tekste të përzgjedhura. Më në fund analizoj se si format e ndryshme të el-vela ve’l-bera’-së zbatohen nga ana e selefistëve dhe se çfarë kuptimi ka kjo për kryqëzimin e metodave (menahixh) të ndryshme selefiste.
Lexoni më tej tekstin e plotë në PDF.
Gllarus: Tribunë fetare kushtuar natës së madhe të Israsë dhe Miraxhit
Në mbrëmjen e së shtunës, 22.04.2017, kryetari i UISHZ, Mr. Nehat Ismaili, së bashku me sekretarin, hfz. Mehas Alija, morën pjesë në Tribunën fetare të organizuar nga xhamia shqiptare në qytetin e Netstalit, Gllarus. Tribuna organizohej me rastin e natës së madhe të Israsë dhe Miraxhit.
Kryetari, Nehat ef. Ismaili foli rreth pjesës së parë kësaj ngjarjeje, respektivisht rreth Israsë, ndërsa imami, Mehas ef. Alija, foli rreth ngjitjes së Muhammedit a.s. në sferat më të larta qiellore, respektivisht Miraxhit.
Kryesia dhe xhemati i xhamisë së Glarusit kishin përgatitur edhe një darkë për pjesëmarrësit dhe mysafirët.
Pas faljes së namazit të jacisë u zhvillua edhe një një takim konstruktiv me kryesinë dhe kryetarin e Xhamisë, z.Irfan Lika, i cili informoi mbi ecurinë e xhamisë, sfidat dhe synimet në të ardhmen.
Kryetari i UISHZ-së, po ashtu ua përuroi xhaminë e re të ndërtuar nga themeli, por edhe u premtoi mbështetje në procese të mëtutjeshme.