A lejohet t’u jepen mjete nga zekati si ndihmë mësuesve?
PYETJA
I nderuari dijetar i madh, dr. Jusuf el-Kardavi, Allahu të ruajt. Paqa, bekimet dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju (Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu). Pyetja ime deri te ju është se a lejohet tu jepet nga mjetet e zekatit mësuesve të cilët punojnë në shkollat të cilat i mirëmban organizata El-Igathe el-Islamijje?
Pranonie respektin dhe vlerësimin e madh që kemi për ju. Paqa, bekimet dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju.
Hishmet Halife
Drejtor i Departamentit të Zhvillimit të Resurseve
El-Igathe el-Islamije
Britani
Dr.Jusuf el-Kardavi
PËRGJIGJA
I tërë lavdërimi i plotë, sinqerisht i takon vetëm Allahut, bekimet dhe paqja qofshin mbi zotëriun tonë, të Dërguarin e Allahut.
Marrë parasyshë se shkollat islame konsiderohen një nga fondet ku destinohet zekati, ngase konsiderohen si një komponentë përbërëse e jetës bashkëkohore islame, me qëllim që fëmijët u muslimanëve mos ngelen analfabetë në një botë dinamike, apo mos dalin të shkolluar, por pa dije nga kultura islame dhe me zemër të shprazët nga nektari i besimit, nuk ka ndalesë fetare që mësuesve të cilët punojnë në këto shkolla, tu jepen nga mjetet e zekatit konform rregullit juridik islam “Ajo që vetëm me të plotësohet një obligim, edhe vetë është obligim”. Një shkollë nuk mund të ekzistojë përpos se me mësues dhe nxënës. Pra, mësuesi është një nga shtyllat themelore të procesit arsimor.
Mendoj se është e qartë dhe nuk ka nevojë të përsëritet se ata mësues duhet të jenë shembull i mirë i përkushtimit në Islam, si në aspektin e besimit, praktikës, sjelljes dhe ndjenjave, me qëllim që puna e tyre të jetë një formë xhihadi dhe të mund të futen në fondin e zekatit “fi sebililah”(Në rrugë të Allahut). Ky fond është i dedikuar për çdo me të cilën lartësohet fjala e Islamit, ngritet flamuri i besimit në Nji Zot të vetëm-Allahun (Teuhidi), forcohet umeti i Kur’anit me mënyra të ndryshme, e në mesin e të cilave është edhe:da’veti-thirrja, edukimi, arsimi dhe mediat, nëse udhëhiqen nga muslimanë të besueshëm dhe të dëshmuar.
Allahu e di më së miri.
Prej arabishtes:Bashkim Aliu
(Pjesë e shkëputur prej librit Fetava muasire-Fetva Bashkëkohore, pjesa e IV i cili është në përkthim e sipër në gjuhën shqipe )