Rinia dhe mosekzistimi i shembullit të mirë
Mr. Bashkim Aliu
Një nga veçoritë e Islamit në përgjithësi, është se e unjisoi fjalën dhe veprën, apo anën teorike dhe anën praktike.Për këtë, edhe i dërguari i fundit i Allahut xh.sh., Muhamedi s.a.v.s. ka qenë thirrës me fjalë dhe vepra në Islam, apo thënë ndryshe ka qenë mishërim i mësimeve islame.Atë që e ka thënë gojarisht, ai e ka zbatuar me përpikshmëri edhe në praktikë, dhe me këtë ka qenë shembulli të cilin e kanë pasuar muslimanët.Muslimanët e parë, kanë patur fatin që atë që e kanë dëgjuar, ta shohin praktikisht në sjelljet e të dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s.Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë e konfirmon këtë të vërtetë dhe thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun”[1].
Nisur nga kjo, është mëse normale që të arrijmë deri te konstatimi se ekzistimi i shembullit të mirë, është një nga kushtet kualitative të suksesit në thirrje dhe formimit të shëndoshë të brezave të ardhshëm.Por, në të njejtën kohë, mosekzistimi i shembullit të mirë, është edhe një nga pengesat dhe problemet e rinisë islame, e cila si gjithë njerëzit tjerë, është e prirur që të ndjek një shembull të mirë, ta ketë si autoritet ku do të referohet në sjelljen dhe praktikën e saj si dhe të jetë ai pasqyrë për veprimet e të rinjve në përgjithësi.
Mosekzistimi i shembullit të mirë, është shkak që rinia islame të përshkohet nga ndjenja të mërzisë në zbatimin e obligimeve fetare, vyshkjen e ambicjeve për të vënë imza në transformimin e shoqërisë kah e mira dhe në pjesmarrje aktive për orientimin e drejtë të rrjedhave shoqërore.
Neglizhenca dhe pasiviteti i këtillë, do të hapë rrugica të shumta për dashakeqët e njerëzimit dhe rinisë që ta pushtojnë nënqiellin e rinisë islame me gjëra sekondare dhe të rrezikshme për të ardhmen e saj, gjegjësisht të punojnë në gjetjen e metodave dhe moduseve për largimin e rinisë islame nga rruga e islamit dhe mirësjelljes islame, por atë do ta bënin rrob të kulturës dhe bontonit të huaj, me pretekst se kjo është modë botërore e jo projekt i dikuj që nuk ka gjë të përbashkët me ne.
Mos ekzistimi i shembullit të mirë islam i cili do të ndiqet nga të rinjtë, do të ofrojë mundësi dhe shanse ideale për shembujt e këqij që ata të ndiqen.Për këtë, sot sheh se i riu musliman i imiton këngëtarët e huaj në veshje, artistët në imizh, futbollstët në rruajtjen e kohës, tetovim etj.
Dr.Jusuf El-Kardavi thotë:”Të rinjve u nevojitet autoriteti, ndërsa a mund të gjejë një model të duhur në shtëpi? Po a mund të gjejë në shkollë dhe shoqëri?
Fatkeqësisht modele të tilla të duhur sot ka gjithnjë e më pak.Sot është vështirë të gjendet një baba i cili mund të jetë shembull për fëmijët e tij, as pedagog tek i cili nxënësit do të shohin autoritetin dhe edukatorin e duhur.Është vështirë të gjendet ky lloj, pos atyre të cilët i ka mëshiruar Allahu, xh.sh., ndërsa ata, siç duket, janë të rrallë.
Në disa shkolla ekziston një program i mirë për studimin e diturive të Sheriatit dhe të ngjashme, mirëpo arsimimi nuk nënkupton vetëm programin e mirë, ose libër të mirë, ose lëndët të cilat duhet mësuar përmendsh për të kaluar provimin.Arsimimi është diç më e thellë dhe më e madhe se kaq.Arsimimit i nevojitet një model i cili diturinë e vet do të arrijë ta transmetojë tek nxënësit ngrohtësisht dhe të zgjojë tek ata vëmendjen dhe dëshirën për fitimin e diturisë, i cili do të jetë shembull i gjallë i arsimimit”[2].
Për këtë, i riu musliman duhet të bëhet vetë shembull i mirë të cilin do ta ndjekin tjerët, nëse nuk sheh në shoqëri shembull të mirë.Askush nuk ka të drejtë që këtë t’ia hudh tjetrit apo shoqërisë.Ne të gjithë jemi përgjegjës, sepse kjo është prej problemeve substanciale të shoqërisë, dhe kjo nënkupton edhe përgjegjësinë tonë kolektive për mosrealizimin e këtij objektivi madhor islam.
Shembulli i mirë duhet të ekzistojë në të gjitha fushat e jetës, si:përkushtim fetar, shkencë, moral, sjellje të mirë, familje, shoqëri etj.
Dr.Hamza ibën Husejn thotë:”Ekzistimi i shembullit të mirë në çdo shoqëri, është një nga domosdoshmëritë e stabilitetit, unitetit dhe sigurimin e kontinuitetit të mirësisë.
Kjo është përgjegjësi shoqërore që duhet ta kryejnë të rinjtë ndaj shoqërisë.Të ligat janë përhapur në shoqëri dhe konceptet e drejta janë bishtëruar si rezultat i mungesës së shembullit të mirë dhe për fat të keq, në të shumtën e rasteve, vendin e tyre e kanë zënë shembujt e keq”[1].