Synetimi i femijeve në Perendim nga mjek jomusliman
(përmbledhje artikujsh)
PYETJA:
Jemi në perendim, dhe ndodh që fëmijët edhe atje t’i bëjmë sunet për shkaqe të ndryshme.Atje, normalisht, sunetimin nuk e bëjnë vetëm muslimanët, por edhe jo muslimanët.Pyes:A ka problem fetarisht nëse sunetimin e fëmijës e bën një mjek jo musliman?
PËRGJIGJA:
Fillimisht më duhet të them se edhe pse ju punoni dhe jetoni atje, nuk duhet t’i ndalni kontaktet me vendlindjen, ndërkaq këto raste, pra sunetimi, martesa, etj, janë disa nga shkaqet që bëjnë lidhjen tënde me vendlindjen.Nëse sunetimin e bën atje, të zvoglohen gjasat për ta vizituar vendlindjen, gjë që i ka pasojat e veta, si në aspektin familjar, poashtu edhe në atë fetar dhe kombëtar.
Për sa i përket aspektit fetar të sunetimit, s’do mend se fetarisht nuk është e ndaluar fëmijën ta bëshë sunet edhe atje ku je, pra në perendim, sepse edhe atje ka musliman, dhe sunetimi nuk është i lidhur për vend.
Poashtu, sunetimi nuk është i lidhur as për njerëz, pra për personin i cili e kryen punën e tillë. Sunetimi është çështje mjekësore, gjegjësisht bie në fushën e mjekësisë, sepse është formë e operimit që e bëjnë kirurgët, apo berberët më herët, të cilët e kanë mësuar këtë zanat. Fetarisht nuk është e ndaluar që muslimani të kurohet nga një mjek jo musliman.Së këndejmi, edhe sunetimi nuk është i ndaluar të bëhet nga një mjek jo musliman.
Edhe përskaj kësaj, thirrim që të kërkohen mjekët musliman, sepse ata ma ndryshe e kuptojnë aktin e sunetimit, dhe ai gjithsesi se ka qëndrim tjetër, gjegjësisht nuk e kupton thjesht një operim apo punë mjekësie, por edhe adhurim dhe afrim te Allahu duke zbatuar urdhërat fetar.
Allahu e di më së miri.
Bashkim Aliu