Shpjegimi i hadithit: “Islami ka filluar i huaj”
PYETJA:
PREJ HADITHEVE TË NJOHURA QË QARKULLON NË MESIN E LIGJËRUESVE DHE AUTORËVE ËSHTË EDHE HADITHI:”ISLAMI KA FILLUAR I HUAJ, DHE DO TË KTHEHET SI KA FILLUAR, PËR ATË, LUM PËR TË HUAJT”.
MË INTERESON, KY HADITH SA ËSHTË I SAKTË? DHE NGA ANA TJETËR NË ÇKA ALUDON HADITHI? POASHTU, FJALA “GARIBEN”, A RRJEDH PREJ FOLJES “GURBE”(I HUAJ), APO PREJ FOLJES “GARABE”(I ÇUDITSHËM)? KJO, NGASE UNË KAM DËGJUAR DISA LIGJËRUES NË RADIO SE KJO FJALË RRJEDH PREJ ÇUDISË DHE HAMENDJES, E JO PREJ “GURBE” (I HUAJ).
NËSE KJO FJALË RRJEDH PREJ FOLJES “GURBE”(I HUAJ), A DO TË THOTË KJO SE ISLAMI ËSHTË I DOBËT DHE DO TË PERËNDOJË YLLI I TIJ?
NGA ANA TJETËR, A KA ARGUMENTE QË FAKTOJNË NGADHNJIMIN E ISLAMIT PËRSËRI, SIKUR QË NGADHNJEU NË SHEKUJT E PARË TË HIXHRETIT?
Dr. Jusuf el-Kardavi
PËRGJIGJA:
Hadithi është i saktë për nga senedi-zinxhiri i transmentuesve, dhe kjo nuk kontestohet nga ekspertët e hadithit.Ky hadith, transmentohet nga disa sahabe, Allahu qoftë i kënaqur me të.
Hadithin e transmenton Muslimi dhe Ibn Maxhe prej Ebu Hurejres, poashtu Tirmidhiju dhe Ibn Maxhe prej Ibn Mes’udit, pastaj Ibn Maxhe edhe prej Enesit, poashtu edhe Taberaniju nga Selmani dhe Sehl ibn Sa’d dhe Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë, sikur që thuhet në veprën El-Xhamiu-s-sagir.
Këtë hadith e transmenton Muslimi prej Ibn Omerit, por pa fjalët:”Lum për të huajt”.
Pra, pas kësaj, konstatojmë se saktësia e hadithit nuk diskutohet, por mbetet të flitet për kuptimin e hadithit.
Është për të ardhur keq se shumë hadithe që u referohen kohës së fundit, apo si që quhen hadithet e sprovave, apo parashenjave të kijametit disa njerëz i kuptojnë në atë mënyrë që ngjallin pesimizëm për çdo veprim reformues dhe përmirësues.
Nuk mund të imagjinohet që i dërguari i Allahut s.a.v.s. ta thirr umetin islamë në pesimizëm, dëshprim dhe hapjen e rrugës për të keqen dhe punët e liga që të përhapet në mesin e njerëzve dhe ta pushtojnë shoqërinë, pa mos ndërmarë njerëzit diçka në drejtim të evitimit të devijimeve dhe riparimit të dëmeve.
Lexoni tekstin e plotë në PDF.