5 Min · Intifada e fëmijëve palestinez
Publikuar me: 16 Tetor, 2015
Made in Palestine
Guri palestinez është thirrje nga thellsia e shpirtit për bashkimin e ummetit musliman që ti rikthehen islamit si fe, sistem, vlerë dhe moral, për të hartuar një program si ummet për mbrojtjen e të drejtave, ruajtjen konstante të principeve që nënkupton rrugën më të shkurtër të unitetit të vërtetë.
Në gurin palestinez manifestaohet uniteti në mënyrën më të përkryer që dëshmon që asnjë palestinez nuk është tërhequr asnjë centimetër nga të drejtat e tij elementare dhe se rezistenca është faktori i bashkimin të popullit palestinez rreth kauzës së tyre të përbashkët në veçanti dhe ruatjes së shenjtërisë islame ( Xhamisë al Aksa) në përgjithësi.
Gjuatja me gurë e Pejgamberit a.s. në Taif, gjuajta me gurë në Mekkë, largimi nga Mekka gjatë hixhretit, këta gur që u gjujtën në drejtim të tij i shëndrroi në fitore dhe sukses „Nëse nuk e ndihmoni atë (Muhammedin s. a. w. s.), atë pra e ka ndihmuar All-llahu „ (Teube, 40), e ndërsa fitorja vjen në mënyrë sistematike.
Guri palestinez në kujtesën e botës është sinonim i fitores në kuadër të një procesi të tejzgjatur për popullin palestinez duke filluar nga Intifada e gurëve ( kryengritja e gurëve) dhe tërheqja nga Libani, intifada e Al Aksasë dhe tërheqja nga Rripi i Gazës, arrestimi i fëmijëve që mezi ecin mbi tokë u jep një leksion „botës së qytetëruar“ mbi atdhedashurinë, sakrifikimin dhe se kjo tokë është tokë ku lindin trimat e vërtetë.
Sepse trim lindesh e nuk bëhesh me armë, helmetë dhe parzmore.
Made in Palestine
(Autori është kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë ne Zvicër dhe imam në xhaminë e Bardhë ne Aargau)