Deklarate e Unionit ne lidhje me rastin e sulmit terrorist ne Paris me 13.11.2015
Publikuar me: 14 Nentor, 2015
Regensdorf
Me keqardhje e morem lajmin per sulmet e njepasnjeshme teroriste ne Paris, me c’rast kane humbur jeten mbi 150 persona dhe mbi 200 te lenduar, veper kjo djallezore dhe monstruoze, e papranueshme as per logjiken e shendoshe njerzore e aq me pak per fene.
Cdo pike gjaku qe derdhet ne faqen e dheut eshte e shenjte, pavaresisht se ku ndodhin sulmet terroriste dhe motivet e tyre te shemtuara, qofte ne Ankara, Bejrut e se fundmi ne Paris.
Nga parimet baze te fese islame dhuna dhe terrori jane te papranueshme dhe kjo ka rendesi te thuhet sa me shpesh qe eshte e mundur, ashtu qe stereotipet dhe paragjykimet ndaj Islamit dhe muslimaneve te zhduken.
Fuqishem i denojme aktet e shemtuara, dhunen, vrasjen, terrorin duke apeluar per gjakftohtesi dhe vepermbajtje ne menyre qe askush te mos bie pre e paragjykimeve dhe inskenimeve te mundshme.
Kjo eshte e rendesishme te thuhet, ne menyre qe te jepet pasqyre reale e Islamit dhe te evitohet pergjithesimi i ketyre akteve te shemtuara mbi te gjithe muslimanet.
Kryetari i UAIS
Nehat Ismaili