Publikuar më: 4 Nëntor 2016
Zotëri Alimi, ju jeni Imam në xhaminë e Willit, kryetar i organizatës DIGO (Organizata e Bashkësive Islame në Zvicrën Lindore) dhe gjithashtu nënkryetar i FIDS-it (Federatës së organizatave islame në Zvicër). A keni pasur në njërën prej këtyre pozicioneve ndonjë lidhje me përfaqësuesit e xhamisë An’Nur në Winthertur?
Bekim Alimi : Në të gjitha këto funksione deri sot nuk kam pasur asnjë kontakt me përfaqësuesit e xhamisë An’Nur në Winterthur. Thjesht para dy viteve më pyetën mediat rreth kësaj xhamie dhe un tregova pozicionin tim: ju bëra thirrje autoriteteve shtetërore të kontaktojnë me përfaqësuesit e xhamisë së Wintherturit para se të eskaloj situata.
Xhamia An’Nur akuzohet sikur të kishte përhapur një formë ekstreme të Islamit. Ju si teolog a e konsideroni këtë akuzë si të drejtë?
Alimi : Unë si teolog assesi nuk mund të pranoj kur persona me pozita ekstreme i arsyetojnë veprimet dhe mendimet e tyre me Islamin. Ngase Pejgamberi Muhammedi a.s. nuk ishte ekstrem. Në Medinë, qytetin e Pejgamberit, jetonin edhe përfaqësues të feve tjera – dhe ai bashkëjetonte me ata. Pra, kur Pejgamberi ishte në gjendje të bashkëjetojë me jomuslimanët, pyes veten se në çfarë fakte mbështeten këta njerëz të cilët propagandojnë të kundërtën.
Arsyeja për aksionin policor në Winterthur si duket ishte për një predikues i cili para pak ditësh kishte mbajtur një predikim radikal ku kishte bërë thirrje për vrasje. A ju ka shokuar kjo ?
Alimi : Sigurisht se me ka shokuar. Kë duhet të luftojmë? Kë të vrasim? Zoti na ruajtë prej një thirrje të tillë, sidomos në një xhami, pra në një shtëpi të Zotit!
Ju punoni për një marrëdhënie të mirë midis feve. Predikimet e tilla nuk janë duke e bërë punën tuaj më të lehtë!
Alimi: Po, ngjarje të tilla e komplikojnë punën tonë jashtëzakonisht. Në vend që të punojmë në mënyrë aktive integruese, ne duhet përsëri të justifikojmë veten në momente të tilla dhe të tregojmë qëndrimet tona.
Fakt është se në xhaminë An’Nur kishte Imamë prej jashtë të cilët u shprehën në menyrë ekstreme. A mund të konsiderohen ligjëruesit prej jashtë si problematik për muslimanët e Zvicrës?
Alimi: Assesi nuk mundemi të përgjithësojmë. Në pyetje nuk është se prej nga vjen predikuesi por me rëndësi është se çfarë predikon. Unë kam studiuar në Kairo në Universitetin Al-Azhar – pra jashtë Zvicrës. Të tjerët kanë studiuar në Turqi ose në Bosnjë – poashtu jashtë Zvicrës. Pa marrë parasysh: ajo që ndëgjuam aktualisht rreth xhamisë An’Nur në Winterthur assesi nuk është e pranueshme për muslimanët e Zvicrës. Më shumë nuk mund të thuhet.
Çfarë ju sugjeroni përfaqesuesve të xhamive kur ata ftojnë predikues nga jashtë?
Alimi:, Sipas mendimit tim kjo nuk duhet të ndalohet, por ata predikues të cilët vin në Zvicër duhet të jenë të vetëdijshëm se janë të ftuar në një shtet demokratik dhe se detyrohen ti njohin rregullat e Zvicrës dhe poashtu ti rrespektojnë ata. Këtu nuk ligjërojmë në mënyrë agresive por në menyrë metodike. Thirrjet për veprime dëmtuese assesi nuk tolerohen në këtë vend. Përfaqësuesit e xhamive në momentin e ftesës për këtë duhët të informojnë predikuesin e ftuar.
Ne si musliman dhe të gjitha organizatat tona, gjithmonë duhet të jemi të vetëdijshëm se: jemi të involvuar! Ai predikues i cili është ftuar për dy ditë, më pas do të largohet, kurse ne që jetojmë këtu do të detyrohemi për justifikime dhe do ta paguajmë rëndë këtë. Prandaj apeli im për të gjitha xhamitë është që të jenë të vetëdijshëm për përgjegësinë e tyre.
Në debate publike ndëgjohet se përveç se muslimanët në Zvicër ballafaqohen me problemin e predikuesve nga jashtë edhe një problem tjetër është vehabizmi i rreptë i cili rritet me donacione nga Arabia Saudite dhe i cili poashtu vazhdimisht e shtyp Islamin liberal në Ballkan. A është e vërtetë kjo?
Alimi: Rritja globale e vehabizmit është një fakt që ne shohim në Ballkan. Unë kam një pasqyrë sidomos nëpër xhamitë e Zvicrës lindore dhe xhamitë shqiptare në Zvicër dhe jam i kënaqur që kemi donacione të mjaftueshme dhe mbështetjen aktive të besimtarëve tanë dhe nuk duhet të mbështetemi në donacionet e huaja.
Shkojmë përsëri tek predikuesit: A nuk do të ishte zgjidhja më e mirë sikur ti trajnojmë imamët në Zvicër ose të paktën tju ofrojmë atyre një trajnim shtesë. Pastaj nuk do të kishte nëvojë për Imamë nga jashtë. Çfarë mendoni ju?
Alimi: Këtë jemi duke e kërkuar që moti! Imamët të cilët jetojnë këtu duhet të vazhdojnë arsimimin e tyre. Ata jo vetëm që duhet të mësojnë gjuhën por edhe zakonet e vendit. Vetëm kështu mund të integrohen. Dhe e vetmja mënyrë për të mësuar fëmijët si duhet është se nevojiten shembuj nga mjedisi i tyre – në këtë rast nga mjedisi zvicëran. Pra, unë jam për një trajnim të Imamëve në Zvicër dhe kështu kam thënë gjithmonë. Kjo nuk do të ishte një përfitim vetëm për muslimanët, por për të gjithë shoqërinë.
Mund të shkojmë edhe një hap më tej: Vetëm atyre që kanë bërë të paktën trajnimin shtesë në Zvicër, të ju jepet e drejta të predikojnë këtu.
Alimi:Unë nuk jam mik i shumë ligjeve, por për mua personalisht kjo nuk do të ishte problem.
A shihni zgjidhje të tjera, për të parandaluar probleme të tilla si aktualisht në Winterthur?
Alimi: Po. Mendoj se duhet të ketë më shumë kontakte me njëri-tjetrin se sa që egzistojnë sot. Autoritetet shtetërore dhe organet kishtare i kisha lutur që me komunitetet muslimane të kultivojnë edhe më shumë këtë shkëmbim.