Në mbrëmjen e së shtunës, 22.04.2017, kryetari i UISHZ, Mr. Nehat Ismaili, së bashku me sekretarin, hfz. Mehas Alija, morën pjesë në Tribunën fetare të organizuar nga xhamia shqiptare në qytetin e Netstalit, Gllarus. Tribuna organizohej me rastin e natës së madhe të Israsë dhe Miraxhit.
Kryetari, Nehat ef. Ismaili foli rreth pjesës së parë kësaj ngjarjeje, respektivisht rreth Israsë, ndërsa imami, Mehas ef. Alija, foli rreth ngjitjes së Muhammedit a.s. në sferat më të larta qiellore, respektivisht Miraxhit.
Kryesia dhe xhemati i xhamisë së Glarusit kishin përgatitur edhe një darkë për pjesëmarrësit dhe mysafirët.
Pas faljes së namazit të jacisë u zhvillua edhe një një takim konstruktiv me kryesinë dhe kryetarin e Xhamisë, z.Irfan Lika, i cili informoi mbi ecurinë e xhamisë, sfidat dhe synimet në të ardhmen.
Kryetari i UISHZ-së, po ashtu ua përuroi xhaminë e re të ndërtuar nga themeli, por edhe u premtoi mbështetje në procese të mëtutjeshme.