UAIS » Lajme nga Zvicra

Tribunë fetare në xhaminë shqiptare të Reinach-ut
Të shtunën në mbrëmje, 10.03.2018, në xhaminë  shqiptare të Reinach-ut u mbajtë Tribuna fetare kushtuar Muhammedit a.s.

Në këtë Tribunë, me ftesë të kryesisë së xhamisë, mori pjesë edhe kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare (UBISHZ), hfz. Mehas Alija, i cili ishte i ftuar edhe në cilësinë e ligjëruesit të Tribunës.  Ai ligjëroi rreth temës „Muhammedi a.s., jeta që vazhdon“, ku, ndër të tjerash, u fokusua në dy pika kryesore: si të bëhet integrimi i Muhammedit a.s. në bashkësinë muslimane dhe integrimi i muslimanëve në bashkësitë e tjera, duke e pasur si model edhe Muhammedin a.s.

Në këtë Tribunë, i ftuar ishte edhe imami tjetër nga radhët e kryesisë së UBISHZ-së, imami i xhamisë së Schëamendigenit, Fahredin ef. Bunjaku. Ligjërata e tij u fokusua në personalitetin e Muhammedit a.s., dhe në raportet e tij të mrekullueshme me muslimanët dhe jomuslimanët.

Mysafiri tjetër, i ftuar gjithashtu për në Tribunë, ishte edhe Fadil Hasani, i cili u paraqit përpara xhematit me disa ilahi të bukura.

Kryetari i UBISHZ-së, Mehas ef. Alija, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje, kryetarit dhe imamit të xhamisë, u dhuroi edhe nga një libër të autorit, Jusuf Zimeri, me tituj “Pyetje dhe përgjigje islame”.

Në fund, imami i xhamisë, Halil ef. Ademi, falënderoi mysafirët dhe të pranishmit për përkrahje të aktivitetit, duke ftuar xhematin më pas që të kalojnë edhe disa çaste në kafiterinë e xhamisë, ku patën mundësi të shijojnë ëmbëlsirat tradicionale shqiptare.

Urim me rastin e 7 Marsit, ditës së Mësuesit
Një urim shumë të madh për të gjithë mësuesit, ata që i dhanë dhe i japin dritë, frymë dhe shpirt mendjes, dijes, kulturës dhe traditës sonë shpirtërore dhe atdhetare.

Le të rrojnë me vlera të pafunda mësuesit tanë, ashtu siç nuk sosen kurrë vlerat e dijes dhe arsimimit.

Zoti i Madh e ka lartësuar dijen duke e urdhëruar njeriun që të mësojë dhe të lexojë. Kurse atë që mëson vetë dhe i mëson të tjerët, e ka nderuar edhe më shumë, e ka ngritur në shkallë të larta të respektit.

Nga zemra, urime dhe kurrë mos u harroftë vepra juaj, mësues të shtrenjtë!

GËZUAR 7 MARSIN – DITËN KOMBËTARE TË MËSUESIT!

Mehas Alija

Kryetar i UBISHZ

50 nxënës nga Gjimnazi kantonal i St. Gallenit vizituan xhaminë El-Hidaje
06.03.2018, St. Gallen – Në paraditen e ditës së martë, Bashkësinë Islame „El-Hidaje“ e vizituan dy klasat e Gjimnazit kantonal Burggraben.

50 nxënës të Gjimnazit, së bashku me mësuesit e tyre të lëndës së fesë, z. Ulrich Scherrmann dhe z. Harald Greve, përreth një orë e gjysmë patën mundësinë që të dëgjojnë historikun e xhamisë dhe të xhematit të El-Hidajes, si dhe u njoftuan më detajisht edhe me hapësirat dhe shërbimet që ofron xhamia.

Po ashtu, imami i xhamisë, Hfz. Mehas Alija, bëri prezantimin e domethënieve të pjesëve kryesore të xhamisë, shpjegoi për rolin e saj në jetën e besimtarëve dhe të shoqërisë, si dhe foli rreth veçorive kryesore të Islamit, të namazit, për kuptimin dhe vlerën e pastërtisë, gjegjësisht të abdesit, etj.

Thirrja e ezanit nga vetë nxënësi i Gjimnazit Omer Morina, njëkohësisht edhe nxënësi i xhamisë El-Hidaje, si dhe falja e dy reqateve të namazit nga imami i xhamisë, krijuan një përshtypje dhe kënaqësi tek mysafirët.

Në pjesën e fundit, nxënësit kishin edhe pyetjet e tyre, të cilat kryesisht kishin të bënin me çështjet e relacioneve midis burrit dhe gruas, rreth besimit në Zot, bashkëjetesa, bazat e fesë, Kur’ani, Agjërimi, Zeqati, terrorizmi, domethënia e Minares, çështja e mëkatit, mosveprimi i dispozitave të fesë dhe largimi prej saj, etj.

Në fund, nxënësve iu shtrua edhe një koktej modest nga ana e xhamisë, ku kësaj radhe, por pijeve, mysafirët patën rastin të shijojnë edhe kifle shtëpiake të përgatitura në mënyrë të veçantë për këtë rast nga familja Morina.

Në shenjë të falënderimit, mësuesi Ulrich Scherrmann i dhuroi imamit të xhamisë, Mehas Alija, edhe një dhuratë, gjegjësisht një ëmbëlsirë tradicionale “St.Galler Biberli”, që është e dalluar dhe simbol i qytetit të St.Gallenit.

Xhamia El-Hidaje në St.Gallen shënoi 26 vjetorin e themelimit të saj
Nga dita e premte e deri në të dielën, 23-25.02.2018, Bashkësia Islame „El-Hidaje“ në hapësirat e veta shënoi Përvjetorin e xhamisë, respektivisht 26 vjetorin e themelimit të saj.

Në këtë vit ishin paraparë disa aktivitete, duke përfshirë dy ditë me radhë, të xhumanë në drekë dhe në mbrëmje, si dhe në ditën e diel, me takimin rinor në mbrëmje.

Me datë 23 shkurt, 2018, pas namazi të xhumasë, kryesia e xhamisë bëri një aksion me zbritje të çmimit të librave që gjenden në Librarinë e xhamisë.

“Ideja e kësaj është që xhemati të nxitet për t’u furnizuar me libra, por njëkohësisht të promovohet edhe rëndësia e dijes dhe shprehisë se leximit”, u shpreh imami i xhamisë, hfz. Mehas Alija, gjatë fjalimit të tij në hutbenë e xhumasë.

Një aktivitet të tillë xhemati e mirëpriti shumë mirë dhe në mënyrë masovike iu përgjigjën thirrjes që të blejnë libra.

Në mbrëmjen e ditës së xhuma u mbajt Tribuna fetare kushtuar “Ditës së xhamisë”, ditë kjo, të cilën imami i xhamisë, e quajti edhe si “dita e falënderimit”. Në këtë mbrëmje, fillimisht, u këndua sureja e Jasinit, që iu kushtua merhumëve të xhamisë, ndërkohë që pati edhe ilahi, ligjërata dhe prezantime të tjera.

Mbrëmjen e begatuan hoxhallarë dhe kryesi të xhamive përreth, më ç’rast prezent ishte sekretari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, Enes ef. Koshi, i cili, pos urimit të tij në emër të Unionit, foli edhe rreth vlerës së xhamisë. Po ashtu, fjalë rasti pati edhe Fatmir Azemi, imam në xhaminë e Degersheimit, ndërsa imami i xhamisë së Rorschahut, Burim ef. Sherifi interpretoi dy ilahi të bukura, me të cilat dha një ndjesi të këndshme dhe gëzimi te pjesëmarrësit. Me një tjetër ilahi të bukur, u paraqit edhe kryetari i xhamisë së Rebsteinit, Fatmir Iljazi.

Në këtë mbrëmje, pos ilahive, pati edhe interpretime nga eposi ynë kulturor i këngëve patriotike, të kënduar nga mjeshtri i Brezës së Shkupit, Zylfi Kurtishi.

Në fund, pjesëmarrësit patën mundësi që të shijojnë edhe disa gjëra ushqimore dhe ëmbëlsira tradicionale të përgatitur nga vetë xhemati i xhamisë El-Hidaje.

Aktiviteti për të shënuar përvjetorin e xhamisë vazhdoi edhe ditën e diel, me 25 shkurt 2018, ku u mbajt një takim me të rinjtë e xhamisë, me ç’rast mbas faljes së namazit të akshamit, u paraqit ligjërata e veçantë “Xhenneti nga pikëpamja e mësimit islam”, të cilën me shumë qartësi dhe kompetencë e mbajti hoxha i nderuar nga Kreuzlingeni, imami i xhamisë “Hëna e re”, Mr. Rejhan ef. Neziri. Vlen të përmendet që ligjërata u zhvillua në gjuhën gjermane, pasi në mesin e pjesëmarrësve pati edhe zviceran.

Në fund, kryetari i xhamisë, Ejup Emini, falënderoi pjesëmarrësit, xhematin, aktivistët, si dhe mysafirët për ndihmën dhe prezencën e tyre në shënimin e përvjetorit të xhamisë, gjegjësisht 26 vjetorit të saj.

Seminar me imamë për përllogaritjen e kalendarit lunar
Me 26.02.2018 ne Schlieren-Zürich u organizua Seminar rreth llogaritjes se muajve te hënës sipas përllogaritjeve astronomike dhe kuptimi i teksteve fetare për fillimin e muajve të hënës ne drite te te arriturave shkencore ne fushën e astronomisë.

Seminari u organizua nga Federata e Organizatave Islame në Zvicër (FIDS), dhe në ketë seminar ligjëruan dy ekspertë të fushës perkatëse: dr.Halid Hanefij, kryetar i  komisionit për fetva ne Gjermani, dhe Dr.Mustafa Dadash, studiues në Dijanetin e Turqisë.

Seminari u organizua me qëllim që të arrihet pëlqim mes organizatave islame ne Zvicër për unifikimin e kalendarit te festave islame dhe fillimin e mbarimin e muajit te Ramazanit.

Në këtë seminar morën pjesë imamë shqiptarë, boshnjak, imamët turq dhe arabë.

Ajo që meriton të theksohet është prezenca e dalluar e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër me imamët shqiptarë. Kjo e tregon përkushtimin e imamëve shqiptarë që veprojnë në Zvicër që të jenë pjesë e të gjitha zhvillimeve fetare, kombëtare dhe shkencore e kulturore në Zvicër.

Kryetari i UBISHZ vizitoi xhaminë “Sabër” në qytetin e Winterthurit
Në mesditën e ditës së hënës, 19.02.2018, kryetari i UBISHZ-së, hfz. Mehas Alija, vizitoi xhaminë „Sabër“ në qytetin e Wintherthurit.

Pas faljes së namazit të drekës, Mehas ef. Alija, iu drejtua xhematit edhe me një ligjëratë, ku foli rreth nevojës së madhe për të kuptuar më mirë personalitetin dhe përmasën tejhistorike të Muhammedit a.s.

„Muhammedi a.s. si person fizik ka ndërruar jetë që moti, por si personalitet metafizik, ai vazhdon të jetë aktual për ne si muslimanë, por edhe për tërë botën“, ishte porosia qendrore e kreut të UBISHZ-së.

Pas përfundimi të ligjëratës, në kafiterinë e xhamisë, të pranishmit patën rast të dëgjojnë, gjithashtu, dy-tre fjalë rreth formimit të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, për  strukturën, si dhe për projektet e tij.

Në fund, në emër të kryesisë dhe të xhematit, kryetari i xhamisë, Fisnik Dauti, falënderoi kreun e UBISHZ-së për vizitën e bërë, duke ngel me shpresë për një bashkëpunim sa më të mirë të ndërsjellë.

Kryesia e UBISHZ-së mori pjesë në Koncertin Islam në Kreuzlingen
Sot, më 18.02.2018, ditë e diel, në qytetin e Kreuzlingenit u mbajtë koncerti tradicional islam, që, tashmë, disa vite me radhë e organizon xhamia shqiptare „Hena e Re“.

Në këtë eveniment mori pjesë edhe kryesia e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, me në krye kryetarin, hfz. Mehas Alija.

Kreu i UBISHZ-së më këtë rast pati edhe fjalën e tij përshëndetëse.

Për më tepër, ju sjellim edhe tekstin e plotë të fjalimit të kryetarit të UBISHZ-së:

“Në emrin e Allahut, mëshiruesit, Mëshirëbërësit

I nderuari imam i xhamisë “Hena e Re”, Mr. Rejhan ef. Neziri

Kryesi e nderuar e xhamisë

Ju mysafirë, hoxhallarë dhe aktorë, të ardhur nga Maqedonia, me në krye përfaqësuesin për diasporën pranë BFI-së, Dr. Selver ef. Xhemaili

Imamlerë dhe kryesi të xhamive mysafire nga Zvicra

Vëllezër e motra

Kam nder dhe kënaqësi të veçantë që sot, në këtë tubim të bukur, t’ju përshëndes dhe t’ju them Es-selamu alejkum!

Ky manifestim tradicional i juaji tregon për punën dhe angazhimin tuaj që, fenë dhe jetën, t’i shihni si dy gjëra të përbashkëta. Feja ofron alternativën më të mirë për jetën, por edhe jeta ishte shkak që të shpallet feja.

Feja nuk është vetëm një masë shtrënguese për qenien njerëzore, por ajo di ndonjëherë edhe ta çlirojë atë, ta gëzojë dhe ta argëtojë atë. Në sa e sa vende në Kur’anin famlartë, na thërret Allahu xh.sh. që të pendohemi, të lëmë mërzinë dhe t’i kthehemi shpresës, të kënaqemi dhe të argëtohemi me të mirat e Zotit. Po Muhammedi a.s., a nuk i thoshte Bilallit që ta thërriste Ezanin, dhe kënaqeshin pak me namaz e lutje.

Të dashur vëllezër dhe motra të respektuara

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër nuk është i ri, vetëm emrin e ka të ri, kurse rruga e këtij unioni ka filluar që moti, me levizjet e para të imamëve dhe kryesive të xhamive, duke marrë formë dhe hov në pesë vitet e fundit, me themelimin dhe funksionimin e Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër.

Sot, UBISHZ, është vazhdimësi dhe rezultat i idesë dhe punës së kamotshme e njerëzvë të mirë, me ide përparimtare dhe vizionare. Ne, si udhëheqësi e Unionit, e kemi shumë të lehtë të ecim më tutje, kur me vete e kemi përvojën e të parëve dhe njohuritë e reja të të rinjve.

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare nuk është organizatë vetëm e hoxhallarëve, por edhe xhemateve. Ndoshta është gjëja më e bukur që mund të posedojmë, e që është fakti që brenda strukturës sonë është edhe imami dhe xhemati.

Pa dashur që ta teprojë, ju kërkoj falje për këtë mungesë modestie, do thoja se ne kemi një fat shumë të mirë. UBISHZ i posedon katër komponentë shumë dalluese: Vepron në shtetin më të sigurt në botë, ka me vete xhamitë dhe xhematet më të avancuara, posedon imamët më të dalluar, si dhe ka të rinj të arsimuar që ia garantojnë të ardhmen e mirë.

Kjo na bënë që të themi, se me ndihmën e Zotit, me ndërshmëri, përkushtim dhe guxim, do të ecim përpara, inshallah.

Për fund, ju uroj për këtë shënim. Në emër timin dhe të kryesisë së Unionit, ju dëshirojmë gjithë të mirat dhe qofshi gjithmonë, ashtu siç jeni, modeli i një xhemati përparimtar dhe i dëshiruar për të gjithë!

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin famëlartë: “Ky është shpërblim juaji, sepse angazhimi juaj ka qenë i pranishëm.” (Insan, 22)

Paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të gjithë ju!”

Në këtë koncert, pos publikut të mrekullueshëm, manifestimin e begatuan paraqitjet e shkëlqyera të nxënësve të xhamisë, këndimit të ilahive, si dhe fjalimëve që mbajtën mysafirë të tjerë të ftuar enkas për këtë evenimet, siç ishin Dr. Selver Xhemaili, drejtor për diasporën pranë BFI-së, Dr. Abas Jahja, Mr. Eljesa Asani, Mr. Bekim Alimi, kryetar i DIGO-s, si dhe Enis Alili, i riu nga Zvicra.

Në këtë koncert nuk munguan as edhe skenat humoristike, të prezantuara nga grupi tetovar “Hallkit”.

Kryetari i UBISHZ-së, hfz. Mehas Alija, ishte i shoqëruar edhe nga dy anëtarët e tjerë të kryesisë, H. Ismail Ademi dhe H. Abdullah Mustafa.

Mbrëmje islame në Wetzikon me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në xhaminë e Wetzikonit u organizua mbrëmje  islame dhe u shtrua darkë për të pranishmit.

Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë pjesë nga Kur’ani, nga zëri i bukur i hafizëve të cilët morën pjesë ne këtë mbrëmje si interpretues.

Po ashtu,  patën rastin të dëgjojnë edhe fjalë përshëndetëse dhe fjalime për rëndësinë e ngjarjeve të këtilla për popullin tonë, si dhe për rolin e hoxhallarëve për çlirimin e Kosovës dhe mbarë trojeve etnike shqiptare.

Fjalimin kryesor e mbajti hoxha i nderuar nga Shkodra, Bashkim Bajraktari, ndërkaq fjalë përshëndetëse pati edhe Samet ef. Bajrami.

Në këtë mbrëmje të pranishmit patën rastin të dëgjojnë pjesë nga Kur’ani dhe vargje nga mevludi nga Shaban ef. Azizi, hafiz Gazmend Ceka dhe Lulzim Lecaj.

Imami i xhamisë se Wetzikonit, Bashkim ef. Aliu, i falenderoi te pranishmit për pjesëmarrje dhe hoxhallarët për interpretimin e tyre të shkëlqyer në këtë mbrëmje, si dhe ua përcjelli edhe urimin e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër – UBISHZ.

UBISHZ: Urim me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës
St. Gallen, 15.02.2018

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Të dashur bashkatdhetarë

Vëllezër dhe motra

Kam kënaqësinë dhe nderin që në emër të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, si dhe në emër timin dhe të kryesisë, t’ju urojmë shënimin e përvjetorit të 10-të të pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Shprehim fuqishëm bindjen tonë se kjo ditë e madhe për Kosovën, por edhe për të gjithë shqiptarët, paraqet një mundësi për një të ardhme të ndritur për vendin, rajonin dhe për të gjithë shqiptarët. Po ashtu, besojmë shumë se me ndihmën e Zotit dhe të energjive të pafundme që posedon shoqëria kosovare, shteti ynë i Kosovës do të forcohet edhe më shumë në aspekt politik, ekonomik, arsimor, kombëtar dhe civilizues.

Nuk ka dyshim se pavarësia e Kosovës është një nga rezultatet më të mëdha të këtij shekulli për shqiptarët dhe është motivacioni më i madh për të rinjtë e të sotmes dhe të së nesërmes se me punë dhe sakrificë arrihet çdo gjë që synohet.

Ngelim me shpresë se, së bashku, do të vazhdojmë të kontribuojmë për të mirën e komuniteteve tona, kudo që të jemi, sidomos në shtetin ku jetojmë, pra në Zvicër.

Zoti e ruajt shoqërinë kosovare dhe shqiptarët në përgjithësi!

Zoti e ruajt Kosovën tonë!

Urime 10 vjetori i pavarësisë!

Mehas Alija

Kryetar i UBISHZ

Tiranë, Kryesia e UBISHZ-së mori pjesë në Konferencën shkencore për imamët
Të shtunën, më 27.01.2018, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi konferencën e tretë me temë “Roli i imamëve në shoqërinë moderne”, në të cilën konferencë mori pjesë edhe kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, Mehas ef. Alija.  Ne shoqëri të kryetarit të UBISHZ-së ishin edhe kryetari i Kuvendit të UBISHZ-së, H. Abdullah Mustafa dhe zv.kryetari i Kuvendit, H. Ylber Shihin.

Tema për të cilën foli kreu i UBISHZ-së ishte rreth rolit të imamit shqiptar në kontekstin evropian, duke u fokusuar më tepër në përvojën e imamëve shqiptarë në Zvicër.

Konferenca mblodhi së bashku akademikë, teologë, studiues dhe ekspertë të fushave të ndryshme nga Shqipëria, Gjermania, Jordania, Zvicra, etj., të cilët ndanë me të pranishmit eksperienca dhe përfundime kërkimore.

Konferenca u hap me këndimin e ajeteve Kur’anore, ndërsa më pas vijoi fjala e përshëndetjes nga kryetari i KMSH-së, Skender ef. Bruçaj, i cili, përveç që falënderoi mysafirët për pjesëmarrjen e tyre, vlerësoi lartë edhe rëndësinë e organizimit të takimeve të tilla, për faktin se mënyra e interpretimit të islamit, por edhe mënyra e të jetuarit, varet shumë edhe nga udhëheqësit fetarë, respektivisht imamët.

Ndërsa rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana u uroi mirëseardhjen dhe theksoi kontributin e KMSH-së në edukimin dhe arsimimin e brezave.

Paneli i moderuar nga nenkryetari i KMSH-se, z. Bujar Spahiu ishte i perbere nga Drejtori i Institutit për Përgatitjen e imamëve “Mbreti Abdullah i Dytë”, Dr. Reshad el-Kejlani , Imami i Xhamisë së Shqiptarëve në Hamburg (Gjermani), Zulhajrat Fejzullahi, Kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, Hoxhë Hafiz Mehas Alija, dhe pedagogu nga Kolegji Universitar Bedër, Dr. Xhemal Safarti.

Në konferencën e zhvilluar në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të kryesisë së KMSH-së, studiues, myftinj dhe imamë nga e gjithë Shqipëria.