UAIS » Ahlak
A lejohet gënjeshtra në kampanjë zgjedhore?
Në zgjedhje, qofshin parlamentare apo komunale, garojnë edhe kandidatë të cilët njihen si fetarë. Me këtë kam për qëllim se shkojnë në xhami, agjërojnë dhe i kryejnë detyrat fetare. Tash parashtrohet pyetja: A mund që këta kandidatë, qëllimisht, të mos e thonë të vërtetën nëpër kampanja, ngase ndryshe nuk mund t’i përfitojnë votuesit? Nëse e dinë se nuk e flasin të vërtetën dhe se këtë e bëjnë vetëm për kampanjë, ngase kandidatët tjerë veprojnë njejtë duke plasuar premtime jo të vërteta, a do të jenë përgjegjës para Allahut për atë që nuk kanë folur drejtë? Si të veprojnë, që edhe mos shkelin mbi parimet fetare, edhe të jenë të pranuar te publiku?
Përgjigja:
Së pari, Islami kërkon prej pjestarëve të vet që të jenë të përkushtuar në Islam dhe të veprojnë sipas porosive të Islamit në të gjitha fushat e jetës, të jenë të sinqertë në çdo gjë dhe të largohen prej gjërave të ndaluara në çdo rast, duke mos bërë përjashtime, përpos se në gjendje të jashtëzakonshme të cilat në të drejtën islame njihen si “darurat”(domosdoshmëri), edhe atë konform rregullave të parapara dhe të përcaktuara në mënyrë precize në të drejtën islame.
E dyta: Gënjeshtra dhe mashtrimi i masës me gjëra jo të sakta dhe premtime jo reale është i ndaluar në Islam. Nga cilësitë e besimtarëve të vërtetë dhe të sinqertë, Allahu xh.sh. numëron edhe largimin nga gënjeshtra dhe dëshmia e rrejshme. Ai thotë: “(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet”. (El Furkan, 72). Allahu i Mëshirshëm, urdhëron largimin nga idhujtaria dhe të folurit e rrejshëm, e të renditja e këtyre dy gjërave në një ajet, tregon se sa mëkate të mëdha janë gënjeshtrat, premtimi i rrejshëm dhe dëshmia e rrejshme: “…pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni prej fjalëve të rrejshme”. (El Haxhxh, 30).
Poashtu, në shumë hadithe flitet për ndalimin e rrenës, dhe në mes tjerash, për ta kuptuar sa serioze është çështja e rrenës, i Dërguari i Allahut s.a.v.s., e paraqet rrenën cilësi të hipokritit e jo të besimtarit. Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Shenjat hipokritit janë tri: kur flet gënjen, kur premton nuk e realizon, dhe kur diçka i besohet tradhton”
Kur i kemi parasysh këto argumente dhe shumë tjera që nuk i kemi përmendur, është e qartë se muslimani nuk është e lejuar të gënjejë dhe t’i mashtrojë njerëzit me premtime të rrejshme në çdo situatë, përfshi këtu edhe kampanjën zgjedhore, ngase muslimani është musliman edhe në kampanjë, e jo vetëm jashtë kampanjës, dhe Islami nuk e pranon premisën se “Qëllimi e arsyeton mjetin”.
Kjo do të thotë se nëse muslimani gënjenë dhe e mashtron masën me premtime boshe për të cilat është i vetëdijshëm se nuk mund t’i realizojë, por vetëm për t’i fituar votat, normalisht se është përgjegjës para Allahut për thënie të rrenave dhe mashtrim të njerëzve, dhe ajo se janë thënë në kampanjë zgjedhore, nuk e liron njeriun nga përgjegjësia.
E treta: Njeriu për të qenë faqebardhë para Allahut dhe për mos t’i mashtruar njerëzit, dhe njëkohësisht ta fitojë mbështetjen e tyre, duhet të jep premtim se do të angazhohet seriozisht për realizimin e projekteve reale. Ai duhet të zotohet se do të bëjë ç’mos që t’i zgjidh problemet e tyre, e jo se do t’i zgjidh, ngase nuk mund të garantoj gjëra të cilat, ai vetë, nuk i ka në dorë të gjitha. Kjo do të thotë se nuk është ai i pari dhe i fundit në një shtet që të mund të thotë se do ta bëj, ngase ka edhe shumë faktorë tjerë në një shtet që mund ta pengojnë. Për atë, ai është përgjegjës për premtimet e rrejshme, por jo edhe për mos arritjen e rezultateve nëse është angazhuar sinqerisht dhe me të gjitha potencialet e veta për realizimin e tyre.
Për këtë, nëse ai premton se do të angazhohet seriozisht dhe do të mundohet me të gjitha forcat e veta që t’i realizon premtimet e veta, dhe këtë edhe e bën gjatë mandatit të tij, e ka plotësuar premtimin e dhënë. Nëse nuk ia arrinë, nuk konsiderohet mëkatar dhe mashtrues, ngase është angazhuar dhe është munduar, por nuk ka patur sukses. Prej muslimanit kërkohet të angazhohet seriozisht dhe ta bëjë punën, e jo domosdo të sjell rezultate, ngase rezultatet varen nga më shumë faktorë.
Allahu na forcoftë në të vërtetën.
U përgjigjë:
Dr. Bashkim Aliu
Vlerat në të cilat ka thirrur Pejgamberi i fundit
Vlerat në të cilat ka thirrur Pejgamberi i fundit
Publikuar më: 12. janar 2015
Dr. Bashkim Aliu
Muhamedi, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në thëniet e tija, i foli njeriut për vlera madhështore, të cilat paraqesin bazament të forte të kulturës së lartë, ardhmërisë së shëndoshë dhe mirëqenies shoqërore. Për të folur për këto vlera dhe thënie, do të na nevojitej shumë kohë dhe hapësirë, ndërkaq ne me këtë rast, do të përmendim disa prej tyre, sa për ilustrim:
MËSHIRA:
Në luftën e Uhudit, kur ai vetë u lëndua dhe u vranë shumë shokë të tij, pra afër 70 vetë, ai përsëri iu drejtua Allahut me lutje:”O Zot, udhëzoe popullin tim, se ata nuk dijnë”.
Kur hyri në Mekë pas largimit nga ajo, bashkë me shokët e tij i ndjekur dhe i dobët ushtarakisht, i fortë dhe me ushtri të madhe, u tha armiqve të vetë, të cilët ia kishin sjellur gjitha ato dëme dhe të këqija:”Shkoni sot, jeni të lire”.
“Të mëshirshmit, i mëshiron i Gjithëmëshirshmi”.
SIGURIA:
“Musliman i vërtetë, është ai nga dora dhe gjuha e të cilit janë të sigurtë muslimanët tjerë”.
“Nuk do ta ketë besimin e plotë asnjëri prej jush, derisa nuk është i sigurtë fqiu i tij, nga dëmet që mund t’ia sjell”.
SOLIDARITETI SHOQËROR:
“Unë dhe ai që kujdeset për bonjakun, në xhenet do të jemi afër si gishti tregues me gishtin e mesëm”,dhe tregoi me gishta.
“O njeri, shpenzo nga ajo që të është dhënë, do të jepet edhe ty”.
RESPEKTI NDAJ TJERËVE:
“Kush beson Allahun dhe ditën e mbramë, le të fletë mire ose le të heshtë, dhe kush beson në Allahun dhe ditën e mbramë, le ta nderojë musafirin e tij”.
“Kije ndërmend Allahun kudo që të jesh.Pas të keqes pason e mira, ajo do ta fshijë të keqen.Dhe edukoj njerëzit me moral të mire”.
FORCIMI I MARRËDHËNIEVE NDËRNJERËZORE:
“Mos ia keni xhelozinë njëri tjetrit, mos e mashtroni njëri tjetrin, mos e urreni, moa ia ktheni njëri tjetrit shpinën, mos garoni njëri me tjetrin në shitblerje dhe bëhuni robët e Zotit, vëllezër…”.
“Ai i cili e ruan nderin dhe fytyrën e vëllait të vet në mungesë të tij, Allahu do ta lirojë nga zjarri i xhehenemit”.
“Dëshiro për të tjerët, atë që dëshiron për vete”.
MORALI I MIRË:
“Më i dashuri tek Allahu është njeriu me sjellje më të mire”.
“Me të vërtetë jam i dërguar për t’i plotësuar virtytet e larta morale”.
DITURIA:
“Nuk niset kush në rrugë për të kërkuar dije, pos që melekët t’ia shtrijnë krahët atij nga dashuria ndaj asaj që bën ai”.
“Vlera e dijetarit ndaj të devotshmit është sikur vlera e hënës ndaj yjeve tjera”.
“Ruajeni diturinë duke e shkruar”.
JETA FAMILJARE:
“Pranojeni rekomandimin që me gratë të silleni mirë…”.
“Më i miri prej jush është ai që është më i mire ndaj gruas së vet (familjes), kurse unë jam më i miri prej jush ndaj familjes së vet”.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Muhammedi a.s. – burim i mëshirës dhe i dashurisë
Muhammedi a.s. – burim i mëshirës dhe i dashurisë
Publikuar më: 02. janar 2015
Dr. Mehmet Emin Ay
Pejgamberët janë njerëz të zgjedhur të Zotit, të cilët ai i ka pajisur me cilësi të ndryshme. Ndërkaq Muhammedi a.s., si i fundit i pejgamberëve, zë një pozitë më të veçantë. Me të është plotësuar zinxhiri i pejgamberisë, është kurorëzuar kjo detyrë e shenjtë.
Përveç asaj që Muhammedi a.s. është “mëshirë për të gjitha botët”, me emërtimin e tij me emra të bukur të All-llahu Fisnik, ai zë një pozitë të veçantë ndër pejgamberët tjerë. Zoti i Madhërishëm asnjë njeri apo pejgamber më parë nuk e ka cilësuar me emrat e tij “er-Rauf” (shumë i dhimbshëm) dhe “er-Rahim” (shumë i mëshirshëm), ndërkaq këtë e ka bërë me Muhammedin a.s. kur i thekson veçoritë e këtij pejgamberi të fundit:
“Vërtet që ju ka ardhur juve një i dërguar nga mesi juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja. (Është) i brengosur për ju, e për besimtarët është i butë dhe i mëshirshëm.”(et-Teubeh, 9 : 128)
“Duart që duhen puthur…”
Mund të themi që dhembshuria e mëshira kanë qenë pjesë e krijimit dhe e natyrës së Muhammedit tonë të dashur. Kjo është një dhuratë e Zotit ndaj tij. Me këtë dhuratë të Zotit ai ndjen dhembshuri e mëshirë ndaj mbarë njerëzimit dhe veten ia përngjan “një personi i cili mundohet t’i mbrojë njerëzit nga zjarri”. Kështu, ky pejgamber i dhembshurisë, e shpreh këtë në një hadith të tij të qëndisur me fjalë shumë kuptimplota:
“Shembulli im me ju është sikurse shembulli i fluturave e insekteve të tjera që fillojnë të hidhen në një zjarr të posandezur dhe i një njeriu që qëndron pranë tij dhe mundohet t’i mbrojë ato nga zjarri. Unë, pra, ju kap juve për brezi të belave tuaj që të mos hidheni në zjarr, kurse ju mundoheni të më shpëtoni duarsh”.
Na kap për dore, të lutemi
Kurban iu bëfsha asaj dore
Na ço në rrugë të drejtë
Kurban iu bëfsha asaj rruge.
Ti je dega që jemi kapur
Ti je trëndafili që i marrim erë
Ti je krahu që na jep forcë
Kurban iu bëfsha atij krahu.
Kjo është feja e vërtetë, feja e vetme
Bëhu musliman e shpëto na thoshe
Ti na the të vërtetën
Kurban iu bëfsha asaj gjuhe.
( M. Jashar Kandemir )
“Dhembshuria e mëshira që kaploi gjithësinë…”
Meqë Pejgamberi i dashur (s.a.v.s.) ishte dërguar si mëshirë për mbarë universin, edhe butësia e dhembshuria e tij ishin universale. Sipas tij, krahas njerëzimit, edhe të gjitha kafshët, të gjitha bimët, madje edhe të gjitha sendet e pashpirt, janë amanete të Zotit. Angazhimi i tij i gjithëmbarshëm ishte që ta çonte në vend detyrën e ruajtjes së përgjegjësisë së këtij amaneti.
Me këshillën në vijim që kohë pas kohe ua bënte njerëzve përreth tij, dëshironte ta përhapte në mbarë tokën këtë mëshirë universale:
“Ai që është i mëshirshëm ndaj të tjerëve edhe Zoti është i mëshirshëm ndaj tij. Tregoni mëshirë e dhembshuri ndaj atyre që janë në tokë, në daçi të tregojnë mëshirë për ju ata që janë në qiej.”
Pejgamberi i ndershëm (s.a.v.s.), i cili arriti që ndaj mbarë njerëzimit, ndaj të gjitha qenieve në univers të sillej me butësi e mëshirë, shembujt më të bukur të kësaj i ka dhënë me dashurinë e pashoq që e bartte në zemër. Tani ejani të shikojmë se çfarë gurrë dashurie ishte ai.
“Madje edhe në momentet më të vështira…”
Pejgamberi ynë i dashur (s.a.v.s.), me zemrën e tij të mbushur plot butësi, mëshirë e dashuri, që ia pat falë Zoti Fisnik, për mbarë botën njerëzore gjithnjë ka qenë shpresëdhënës. Madje nuk i ka mallkuar as edhe ata që i kanë bërë padrejtësi dhe sa herë që i propozonin t’i mallkonte me shfarosje ata, ai u është përgjigjur:
“Jo, unë nuk jam dërguar për të mallkuar, por si mëshirë për të gjitha botët”.
Shembulli më tipik i këtyre ndjenjave që ai i kultivonte ndaj njerëzve u manifestua me rastin e udhëtimit të tij për në Taif (qytet në veri të Mekkes). Nëse doni, ejani tani të kthehemi në ato ditë plot kuptim e t’i përkujtojmë ato që patën ndodhur…
Pejgamberi i dashur (s.a.v.s.), bashkë me djalin e tij shpirtëror Zejd bin Harithin, u nis në rrugë për në Taif me qëllim që të merrte përkrahjen e të afërmve të tij atje dhe në njëfarë kuptimi t’i merrte ata si ndihmues në misionin e tij pejgamberik.
Kur mbërritën në qytet i tuboi të parët e vendit dhe filloi t’ua sqarojë Islamin. Mirëpo atje u ndeshën me një rezistencë të ashpër dhe u bënë cak i goditjeve me gurë që vinin nga fëmijët e nxitur nga popullata e vendit. Si pasojë e këtyre gjuajtjeve me gurë Pejgamberi i dashur u lëndua në këmbë, kurse Zejdi r.a., i cili u mundua ta mbronte Pejgamberin a.s., u lëndua e u përgjak në kokë.
Me zor u strehuan në një kopsht jashtë qytetit. Ishin të lodhur e të rraskapitur. Për më tepër, atij akoma ia përvëlonte zemrën hidhëtia e vdekjes së shoqes (Hatixhes) dhe e xhaxhait të tij (Ebu Talibit). Në këto momente kur po përjetonte dëshpërim mbi dëshpërim, ai i ngriti duart dhe iu lut Zotit, me fjalët që, për ummetin që do të vinte, ishin shembull i lutjes dhe i përgjërimit:
“O All-llah! Po ta shfaq Ty paaftësinë time, nënçmimin që po ma bëjnë këta njerëz. O më i Mëshirshmi i më të Mëshirshmëve!… Ti je Zoti i atyre të paaftëve që përçmohen nga të gjithë… Në qoftë se Ti nuk je i hidhëruar me mua, unë nuk mërzitem për këto që më vijnë në kokë e për këto vështirësi që po i përjetoj!… Mirëpo mëshira Jote është aq e gjerë sa nuk do t’i kishte shfaqur as edhe këto. O All-llah!… Strehohem te Ti nga dënimi dhe hidhërimi Yt. Jam para Teje dhe kërkoj falje derisa Ti të jesh i kënaqur me mua. Krejt forca e fuqia të takon Ty, o Zoti im!…”
Pas kësaj lutjeje e përgjërimi Pejgamberi (s.a.v.s.) për një kohë të shkurtër ndjeu një qetësi. Aty pranë erdhi një rob i quajtur Addas, i cili u solli atyre pak rrush. Edhe në këto momente më të rënda të tij, ai nuk përtoi të mos ia mësonte e sqaronte Islamin këtij djaloshi. Atë mirësi që e refuzoi populli i Taifit, kishte qenë e caktuar për djaloshin Addas i cili menjëherë aty për aty lëshoi zemër ndaj Islamit.
I dëshpëruar nga arsyeja se arriti të ndërmjetësonte për imanin e vetëm një personi, me fytyrë të hidhur u nis të kthehej për në Mekke, kur aty iu shfaq meleku i shpalljes, Xhibrili a.s., i cili i tha:
–      All-llahu i ka dëgjuar fjalët që ky popull t’i thanë ty. Ai e di se ata nuk kanë ndër mend të të përkrahin. Ty ta dërgoi melekun përgjegjës për kodrat. Ai do të bëjë çfarë t’i urdhërosh ti.
Meleku i dha selam Pejgamberit a.s. dhe i tha:
–       O Muhammed! Është e vërtetë se unë ndodhem këtu vetëm për këtë. Nëse ti dëshiron, unë mund t’i lëshoj këto dy kodra të thepisura mbi këta njerëz e t’i zhduk përnjëherë. Nëse ti e kërkon këtë, unë jam i gatshëm ta bëj menjëherë…
Simboli i butësisë dhe i mëshirës së pashoq, Muhammedi (s.a.v.s.), i shprehu disa fjalë që sot e asaj dite i kanë zbukuruar të gjitha librat e historisë:
–       “Jo! Këtë assesi nuk e dëshiroj… Prej Zotit tim kërkoj që prej pasardhësve të këtij populli të dhurojë një gjeneratë që nuk do t’i bëjë shirk Zotit dhe vetëm Atij t’i bëjë ibadet…”
Sikurse rasti i Nuhit a.s., atëherë kur u ndesh me stërmundimet dhe përçmimet e popullit të vet dhe iu drejtua Zotit me fjalët:  “E ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!” (El-kamer:10), edhe Muhammedi s.a.v.s. në të njëjtën mënyrë ia shfaqi Zotit të njëjtën situatë të pakrye në të cilën ndodhej. Mirëpo Nuhi a.s. në vazhdim të lutjes së tij thoshte: “O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!” (Nuh:26), kurse Muhammedi s.a.v.s. së këndejmi mori një qëndrim tjetër dhe nuk e pranoi propozimin për shkatërrimin e popullit që e gjuajti me gurë… Ngase ai ishte i dërguar “mëshirë për botët”…
“Dhembshuria e tij për çdo një qenie që bart shpirt…”
Pejgamberi ynë i dashur i cili kishte ndjenja të këtilla të dhembshurisë ndaj njerëzve, edhe ndaj gjallesave të tjera sillej me po të njëjtën dhembshuri e ngrohtësi. Ngjarjet që do t’i përmendim më poshtë shkëlqejnë para syve tanë me një bukuri që nuk do t’i vjetrojnë as shekujt…
Ai Pejgamber që arriti të bëjë ndryshime e revolucione në fusha të ndryshme të jetës, edhe në aspekt të sjelljes me kafshët ka arritur të realizojë ndryshime të rëndësishme në shoqëri.
Ai ndaloi shumë zakone e adete të trashëguara nga xhahilijjeti (koha paraislame) si: zënia dhe përlarja e kafshëve, mundimi dhe keqtrajtimi i tyre, stigmatizimi i fytyrave të tyre, si dhe i mallkoi ata që kafshët i bënin caqe të gjalla gjuajtjeje me armë.
Po ashtu ndaloi që të bëheshin gara të gjata të leximit të poezive mbi shpina të deveve duke thënë: “All-llahu i ka caktuar për shërbimin tuaj këto kafshë vetëm që ju të mbërrini me lehtë atje ku në këmbë mbërrini me vështirësi. Kurse tokën e ka krijuar për ju. Andaj, nevojat tjera tuajat plotësoni në tokë…”.
Gjatë një udhëtimi shokët e tij takuan një shpend shkëmbinjsh me të vegjlit e saj. Njëri prej tyre shkoi dhe i mori këta të vegjël të këndshëm nga foleja. Me këtë rast, nëna e të vegjëlve filloi të sillej vërdallë këtyre njerëzve. Këtë gjendje e vërejti Muhammedi s.a.v.s. dhe ia tërhoqi vërejtjen personit që i mori ata, duke i thënë:
“Kush e mundoi dhe e shqetësoi atë nënë duke ia marrë të vegjlit asaj? Le t’i kthejë menjëherë në folenë nga i mori!”.
Pejgamberi i mëshirës nuk e lejoi këtë sjellje të gabuar dhe u shqetësua vetë me keqtrajtimin që iu bë kësaj nëne të shpendëve.
Sa e kuptimtë është fjala e Pejgamberit të dhembshurisë i cili e quajti “haram” (të ndaluar rreptësisht) gjuajtjen për qejf dhe hedhjen e gjahut mënjanë!..
“All-llahu gjithsesi ka ta marrë në pyetje njeriun i cili pa arsye e ka mbytur një bilbil ose edhe një kafshë më të vogël se kjo”.
Në këshillat që ai ia jep nipit të vet shpirtëror Usame bin Zejdit e shohim të njëjtën ndjeshmëri:
“O Usame, të lutem ki kujdes ndaj kafshëve që janë nën kujdesin tënd! Se përndryshe ato do të të padisin ty përpara All-llahut në Ditën e Kijametit”.
Pejgamberit a.s. kohë pas kohe i paraqiteshin skena e pamje nga Xhenneti e Xhehennemi dhe ai i ndante këto me shokët e vet. Kështu ndodhi një herë kur ai u tha atyre se iu kishte shfaqur Xhehennemi dhe vazhdoi:
“Në Xhehennem e pash një mace e cila vazhdimisht ia rrepte fytyrën me thonjtë e vet një gruaje. Kur pyeta se përse ndodhte kështu, mu tha: ‘Kjo grua në dunja e ka mbyllë këtë mace në një dhomë dhe nuk i ka dhënë të hajë e të pijë dhe nuk e ka lëshuar që ajo vetë të ushqehet derisa macja vdes. Andaj edhe tani kjo grua gjendet në xhehenem dhe po dënohet…”.
Duke deklaruar se për një të keqe të këtillë njeriu mund të dënohet edhe me xhehenem, ai theksonte edhe faktin tjetër se për dhembshurinë dhe mirësinë që njeriu do ta tregojë ndaj kafshëve, do të gjejë shpërblimin te All-llahu Fuqiplotë… Një herë dikush e pyeti Muhammedin s.a.v.s.: “O i Dërguar i Zotit, a kemi ndonjë sevap (shpërblim) për mirësinë që tregojmë karshi kafshëve?”, ai u përgjigj:
“Për çdo kujdes e interesim që tregoni ndaj cilësdo gjallesë të Zotit, për ju do të ketë sevap e shpërblim”.
“E fitoi Xhennetin për ujin që i dha të pinte…”
Në shumicën e përmbledhjeve të haditheve ku bëhet fjalë për gjerësinë e mëshirës dhe dhembshurisë së Zotit, theksohet e vërteta se për dhembshurinë e mirësinë që njeriu tregon karshi krijesave të tjera do të fitojë faljen dhe kënaqësinë e Zotit. Këtu më lejoni ta përmend një ngjarje që zë vend pothuajse në të gjitha burimet e haditheve dhe që me formën e shkëlqyeshme të rrëfimit të Muhammedit s.a.v.s. është ngulitur thellë në kujtesën e muslimanëve… Pejgamberi i dhembshurisë një herë tha:
“Një njeri ishte duke ecur rrugës. U etshua shumë dhe diku rastisi te një pus. Zbriti poshtë dhe piu ujë derisa e largoi etjen. Kur filloi të ngjitej lartë nga pusi e pa një qen që e lëpinte tokën nga etja që kishte dhe mendoi: “Këtë qen e paska kap etja sikurse mua” dhe sërish zbriti në pus, e mbushi këpucën e vet me ujë dhe ia dha qenit ta pinte. Për këtë sjellje që tregoi ky njeri, Zoti u bë razi me të dhe ai e fitoi xhenetin”.
Pejgamberi ynë i dashur aq i ndjeshëm ishte kur bëhej fjalë për trajtimin me dhembshuri të kafshëve saqë shpesh i porosiste njerëzit t’i prisnin thonjtë rregullisht me qëllim që të mos u shkaktonin dhimbje atyre me rastin e mjeljes së qumështit… Po ashtu i porosiste njerëzit që me rastin e mjeljes së kafshëve të linin qumësht të mjaftueshëm edhe për të vegjlit e tyre. Kështu në një rast ai e pa një njeri duke e mjelë një dhi dhe e porositi:
“Ki kujdes, lër pak qumësht edhe për të voglin e saj!”.
“Deveja që ankohej nga pronari i saj…”
Një ditë derisa Pejgamberi i dhembshurisë kalonte pranë një kopshti e pa një deve që rënkonte dhe i rridhnin lot. Iu afrua asaj dhe sikur ajo po i thoshte diçka Pejgamberit s.a.v.s. … Ky filloi t’ia lëmonte kokën dhe u mundua ta qetësonte atë si një nënë fëmijën e saj… Pastaj iu drejtua të zotit të devesë dhe i tha:
“A nuk po i frikohesh All-llahut për mundimin që ia jep kësaj kafshe? Shiko, ajo po ankohet prej teje… Atë ti e lënke të uritur dhe e ngarkuake më shumë se sa mund të bartë ajo.”
Një ditë tjetër ai e pa një deve që i ishte ngjitur barku për shpine nga uria, nuk mundi të duronte dhe tha:
“Të keni frikë nga All-llahu për hakun e këtyre kafshëve të pagojë!”.
Njerëzit shpeshherë kur ballafaqohen me ndonjë ngjarje të pakëndshme bien në dobësi dhe hedhin fjalë e mallkojnë gjithçka që kanë përreth tyre… Sidomos në viset rurale ku muslimanët merren me bujqësi e blegtori vërehet se ata shpesh i mallkojnë dhe i torturojnë këto kafshë të pagojë…
Ato që rrëfyem deri më tani ishin shembuj për nevojën e trajtimit të butë e me dhembshuri të tyre. Me ngjarjen që do ta tregojmë tani kuptojmë se ne nuk kemi të drejtë as edhe t’i mallkojmë ato dhe se një sjellje e këtillë është rreptësisht e ndaluar për njerëzit.
Gjatë një udhëtimi Pejgamberi s.a.v.s. e dëgjoi një grua se si e mallkonte devenë e saj duke zënë arsye hujin (sjelljen) e saj të ashpër që kishte. Ai menjëherë e urdhëroi gruan të zbriste nga deveja, ta shkarkonte barrën që e kishte ngarkuar mbi të dhe e urdhëroi atë grua që ta lëshonte të lirë devenë dhe askush të mos e përdorte më për punë…
Me këtë, ky Pejgamber i madh i dha një mësim shumë të rëndësishëm si asaj gruaje ashtu edhe mbarë ummetit që do të vinin pas tij. Si thoni, a mund ta shprehim kështu mesazhin që ne duhet ta marrim nga ky mësim?…
Këto kafshë të pagojë që Zoti i ka lënë në shërbim të njeriut, nuk i meritojnë fjalët e pahijshme që dalin nga gojët tona! Ato janë lënë për të na shërbyer neve. Pandershmëria ndaj tyre nga një aspekt është pandershmëri ndaj Zotit Fuqiplotë që i ka bërë ato të tilla…
Krahas mëshirës e dhembshurisë që ai shfaqte karshi njerëzve e kafshëve, ne jemi dëshmitarë të dhembshurisë së tij edhe karshi bimëve dhe mjedisit.
Qytetet Mekke, Medine dhe Taif si dhe rrethinat e tyre ai i kishte shpallur si Zona të Mbrojtura Natyrore dhe me ngulm kërkonte kultivimin dhe mbrojtjen e gjelbërimeve të tyre. Një pyll pranë qytetit të Medines, i cili nga prerja e pandërgjegjshme e drunjve të tij ishte shndërruar në djerrinë, si rezultat i angazhimit të tij u kthye sërish në pyll.
Ashtu siç veproi në Mekke, të njëjtën e bëri edhe në Medine. 32 km rreth e përqark qytetit ai i shpalli “harem”, me çka atje ndalohej gjuajtja e kafshëve, prerja e drunjve dhe këputja e gjetheve. Me fjalë të tjera, Muhammedi s.a.v.s. këto hapësira i shpalli “Parqe natyrale”.
Krahas këshillave të Pejgamberit të dashur lidhur me ruajtjen e bimëve dhe të mjedisit, na bien në sy edhe instruksionet e tij lidhur me mbjelljen e drunjve e të pemëve:
“Nëse një njeri e ka marrë në dorë një fidan për ta mbjellë dhe fillon Kijameti, le ta mbjellë!”.
Në një thënie tjetër sihariqi kështu na mëson ky i Dërguar fisnik:
“Cilido musliman që mbjell një pemë apo një arrë me drithë, ai për këtë do të ketë shpërblim prej Zotit përderisa prej saj të ushqehen shpezët, njerëzit dhe krijesat tjera. Pa dyshim kjo sjellje e tij do të paguhet sikur të ketë dhënë vazhdimisht sadaka”.
Në jetën e këtij Pejgamberi të dhembshurisë ne do të gjejmë shumë rrëfime të çmuara edhe rreth butësisë e mëshirës së tij jo vetëm ndaj krijesave me shpirt, por edhe ndaj atyre që s’kanë shpirt…
Kur të shikojmë përreth nesh, do të vërejmë shumë sende të cilat ne mendojmë se janë të pashpirt, kurse në fakt ato – edhe sipas gjetjeve të sotme shkencore – kanë një gjallëri dhe një lëvizje. Mirëpo me këtë rast, më me rëndësi është se për këto të vërteta neve na ka informuar Kur’ani fisnik shekuj më parë. Sa kuptimplotë është ajeti 88 i sures 27, en-Neml (“Thnegla”):
“E i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme (të pashpirt), ndërsa ato lëvizin si retë; (kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni.”
Mu si kodrat, edhe sendeve të tjera që ne i quajmë të pashpirt, All-llahu Fuqiplotë u ka dhënë detyra të caktuara… Dhe kur të dojë Ai, edhe sendet e pashpirt mund të flasin!..
Aftësia për të folur e sendeve të pashpirt, ka qenë një prej mrekullive të Muhammedit s.a.v.s.. Njërin prej këtyre rasteve na rrëfen Aliu r.a.:
“Derisa ishim akoma në Mekke, unë përpiqesha të isha gjithnjë pranë të Dërguarit të Zotit. Kështu një ditë dolëm bashkë jashtë qytetit dhe çdo dru e gurë pranë të cilëve kalonim e përshëndetnin atë duke i thënë:
“Es-salatu ves-selamu alejke ja Rasulall-llah!” (“Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi ty, o i Dërguar!”)
“Rënkimi i trungut të hurmës”
Se sa duhej Pejgamberi s.a.v.s. nga ana e një trungu të pashpirt hurme, u dëshmua nga ana e të gjithë sahabëve përpara syve të të cilëve kishte ndodhur ngjarja në vazhdim. Në përmbledhjet e haditheve kjo ngjarje shënohet nën titullin “Haninu’l-xhidh’i”, që mund ta përkthejmë si “Rënkimi i trungut të hurmës”.
Pejgamberi ynë i dashur në xhaminë e tij në Medine kishte një trung hurme në të cilin mbështetej derisa po e mbante hutben (predikimin) e tij. Pas një përdorimi të gjatë të këtij trungu për këtë qëllim, më në fund një grua sahabijje e kishte porositur një shërbëtor të sajin zdrukthëtar ta ndërtonte një minber, me çka trungu u la mënjanë në një qoshe të xhamisë. Kur për herë të parë Pejgamberi s.a.v.s.nisi të hipte në këtë minber të ri, përnjëherësh në xhami u dëgjua një rënkim. Derisa të gjithë përpiqeshin ta gjenin se nga po vinte ky rënkim, sytë e të dashurit Pejgamber s.a.v.s. u drejtuan kah trungu i vendosur në qoshe… Po, po. Ky rënkim vinte nga trungu i hurmës, nga po ai trung i tharë i hurmës, të cilin as’habët që e kishin dëgjuar me veshët e tyre disa ia shëmbëllenin qarjes apo vajtimit me dënesë të një foshnje e disa të tjerë një deveje që i afrohej koha e lindjes…
Pejgamberi i dhembshurisë zbriti nga minberi, iu afrua trungut, e lëmoi me duart e tij të bekuara dhe e përqafoi. E përqafoi këtë trung që ne e njohim si të pashpirt… Pas një kohe të shkurtër, këto rënkime nisën të mos dëgjohen më, mu si një foshnje që qetësohet duke u ledhatuar e përkëdhelur nga dora e së ëmës së vet…
Shumë vite më vonë, njëri prej yjeve polare të ummetit islam dhe një figurë e shquar që zë një vend të veçantë në historinë e tasavvufit (mistikës islame), Hasan el-Basriu r.a., pasi ua rrëfen njerëzve pranë vetes këtë ngjarje, u thotë:
“Nëse një trung hurme ka rënkuar nga malli ndaj Pejgamberit s.a.v.s., si duhet të përmallohen ndaj tij ata që shpresojnë të takohen me të?…”
Kjo veçanti dhe kjo gjerësi e mëshirës dhe e dashurisë së Pejgamberit të dhembshurisë, shfaqej edhe në forma shumë-shumë të ndryshme. Për shembull, hadithin që do ta japim më poshtë, meriton të studiohet thellë-thellë në mëvetësi. Zotëria i gjithësisë, Muhammedi s.a.v.s. thoshte:
“Uhudi na do neve, po edhe ne e duam Uhudin…”
Uhudi është një kodër pranë Medines… Uhudi është një grumbull gurësh ose shkëmbinjsh… Uhudi është i pashpirt… Mirëpo Uhudi është i dashuruar në Pejgamberin e Zotit… Po edhe Uhudi ishte i dashur për të…
Dashuria e tij ndaj një grumbulli shkëmbinjsh na tregon se me këtë veçori që ishte e strukur në natyrën, thelbin dhe karakterin e tij, ai ishte një Pejgamber i fundit i Zotit, që gjithçka e shikonte me mëshirë, dhembshuri e dashuri!..
Po mirë, si ta sqarojmë këtë zemër të tij të mbushur plot dashuri?…
Po, lexues i nderuar, sipas mendimit tonë, përgjigja ndaj kësaj pyetjeje në të njëjtën kohë do të nxjerrë në pah veçantinë e Muhammedit s.a.v.s. krahasuar me vëllezërit e tij pejgamberlerë përpara tij dhe shpresojmë se dashuria e simpatia jonë ndaj tij do të shtohet akoma më shumë.
Para së gjithash dua të them që, një prej karakteristikave më të dalluara të Muhammedit s.a.v.s. ishte Dashuria e pafund dhe e pashtershme që ai e bartte në zemrën e vet. Prandaj është shumë e natyrshme që pikërisht për shkak të kësaj cilësie atë ta mbiquajmë “Pejgamber i dashurisë”. Qëllimi ynë këtu është se nga buronte kjo dashuri? Tamam këtu mund të themi se kjo veçanti dhe lartësi në dashurinë e tij mund të sqarohet vetëm me një gjë: ai është “Habibullah”; dhe kjo është cilësia dalluese e tij. “Habibullah” do të thotë “robi, njeriu më i dashur i All-llahut”, personaliteti për të cilin Ai Zot ka krijuar mbarë gjithësinë…
Nga aspekti i vetive të përgjithshme të gjithë pejgamberët janë personalitete të veçanta që kanë pasur cilësi të ngjashme e që kanë jetuar nën mbikëqyrjen dhe kujdesin e shpalljes. Përkundër kësaj, secilit prej tyre Zoti u ka dhuruar veçanti e veti të ndryshme dhe me këtë ata edhe janë emërtuar me tituj të ndryshëm. Për shembull, për shkak të pendimit për gabimin e bërë dhe për pastrimin e tij nga ky gabim nga ana e Zotit, Ademi a.s. është mbiquajtur Safijjullah; për shkak të shpëtimit nga tufani, Nuhi a.s. është mbiquajtur Nexhijjullah; për shkak të mirësive e nderimeve që ua bënte njerëzve, me çka e fitoi miqësinë e Zotit, Ibrahimi  a.s. është mbiquajtur Halilullah; për shkak të gatishmërisë për ta flijuar veten në rrugë të Zotit, Ismaili a.s. është mbiquajtur Dhebihullah; për shkak të bisedës me Zotin në kodrën Tur të Sinait, Musai a.s. është mbiquajtur Kelimullah; për shkak se ka lindur si një mrekulli e Zotit në tokë, Isai a.s. është mbiquajtur Ruhullah. Pejgamberi i fundit, Muhammedi s.a.v.s., që është dërguar si mëshirë për të gjitha botët, është mbiquajtur Habibullah. Ndërkaq kjo do të thotë të jesh i dalluar dhe i nderuar nga dashuria dhe muhabeti i pafund, i pafillim dhe i pambarim i Krijuesit të gjithësisë. Këtu Dashuruesi është pronari i gjithçkaje, ndërkaq i Dashuri është një pejgamber i ndershëm dhe i vlefshëm për hir të të cilit është krijuar gjithçka… Për këtë arsye, në dashurinë midis All-llahut Fuqiplotë dhe të dashurit Muhammeds.a.v.s.ekziston një lidhje e këtillë e pafillim dhe e pambarim; dhe pikërisht për shkak të kësaj lidhjeje, pa e njohur dhe pa e dashur Muhammedins.a.v.s.nuk mund të arrihet afërsia me All-llahun xh.sh., i Cili është pronari i kësaj “Lidhjeje Dashurie”… Kjo nga arsyeja se ky Pejgamber i ndritur është si një urë që shpirtin e ka te Zoti, kurse dorën te ummeti i vet. Mu ashtu siç shprehet poeti Arif Nihat Asja:
“Erdhe i dërguar, çove të dërguar
Shpirtin ia dhe All-llahut, e dorën ummetit…”
I lidhur me një lidhje të këtillë me Zotin i Cili është el-Vedud dhe i ushqyer nga gurra e pashtershme e dashurisë së Tij, Pejgamberi ynë Muhammedi s.a.v.s. ka qenë një burim i dashurisë në kuptimin e plotë të fjalës që ka rrjedhur dhe vazhdon të rrjedhë për mbarë botën. Ejani tani të hyjmë në një temë tjetër, por që prapë ka të bëjë me dashurinë…
“Habibullah: Ai që All-llahun e do më së shumti”
Çështjen që e quajta temë tjetër desha ta përmend këtu ngase i erdhi koha dhe vendi. Kështu, duke qenë se fjala Habib ka kuptimin edhe “i dashur” edhe “dashurues”, deri më sot ne kemi vazhduar ta përkthejmë togfjalëshin “Habibullah” me “njeriun që më së shumti e do All-llahu”… Ndërkaq, duke u nisur nga kuptimi “Dashurues” që ndodhet brenda fjalës “Habib”, togfjalëshin “Habibullah” duhet ta mendojmë edhe në kuptimin “Ai që më së shumti e do All-llahun”. Me këtë ne do të kemi mundësinë ta analizojmë më hollësisht e më plotë rolin e Pejgamberit Muhammed s.a.v.s.
Ishin ditët para se të fillonte t’i shpallej Kur’ani… Pejgamberi ynë i dashur mjaftohej me ushqimin që ia sillte gruaja e tij vetëmohuese hz. Hatixheja dhe thuajse krejt ditën e kalonte në shpellën Hira afër Mekkes. Banorët e Mekkes këtë gjendje e tij e përshkruanin vetëm me një fjalë të vetme:
“Muhammedi është dashuruar në Zotin e vet!..
Po, ai vërtet ishte dashuruar në Zotin… Në të vërtetë, Zoti kishte kërkuar prej tij që ai të bëhej ashik i Zotit. Ashtu edhe u bë… Fillimisht atë e deshi All-llahu, e pastaj e bëri të dashur për mbarë gjithësinë… E pastaj kërkoi që në zemrën e tij të zinte vend vetëm dashuria ndaj Zotit… Kjo edhe është arsyeja se pse kjo botë dhe gjithçka e lidhur me të kurrë nuk u bënë të Muhammedit s.a.v.s., kurrë nuk zunë vend ne zemrën e tij… Mbase edhe kjo është arsyeja që ai të thotë: “Nga bota juaj mua më janë bërë të dashura vetëm tri gjëra…”, me çka ka theksuar se kjo botë nuk ka gjetur vend të zemrën e tij. Akoma më tepër, ai thotë: “Nëse në këtë botë të kisha zgjedhur një mik, ky do të ishte Ebu Bekri”. Kjo nga arsyeja se në fronin e zemrës së tij ishte vetëm e vetëm All-llahu Fuqiplotë…
Kjo dashuri që ndodhej ndërmjet tij dhe Zotit ishte në fakt një dashuri që vinte nga Zoti dhe që ishte ekskluzive për Të… Ai vërtet ishte një pejgamber i dashuruar në Zotin e vet. Prandaj edhe përderisa të tjerët flinin ai ngrihej natën dhe i binte në sexhde gjatë-gjatë Zotit të vet, të Dashurit të vet. Për shkak të mallit që kishte ndaj Tij, ai e qulloste jastëkun e vet me lot… Pikërisht kjo dashuri ishte ajo që në frymët e fundit të jetës së tij e çoi të thotë:  Vetëm te Miku/i Dashuri im më i Lartë dua të kthehem!.
Nga turqishtja:
Mr. Rejhan Neziri
*  Prof. Dr. Mehmet Emin Ay, Şefkat Peygamberi Hazreti Muhammed s.a.v.s., Stamboll 2007, f. 21-37.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Mbjellja e pesimizmit dhe morali i dobët
Mbjellja e pesimizmit dhe morali i dobët
Publikuar më: 08. prill 2014
Bashkim Aliu
MBJELLJA E PESIMIZMIT DHE MORALI I DOBËT
I riu musliman bashkëkohor, pa dyshim se, në formimin e bindjeve dhe botëkuptimeve të veta, mvaret nga rrjedhat globale në botë, e cila si rezultat i zhvillimit gjigant të mediave, është shndërruar në plotëkuptimin e fjalës “fshat i vogël”. Për atë, ajo që trumbetohet dhe promovohet fuqishëm nga të fortit, bëhet preokupim i njeriut, e në veçanti të riut i cili çdo herë e synon më të lartën dhe më të mirën në të gjitha fushat e jetës.
Kështu, nisur nga realiteti i hidhur i muslimanëve në planin teknologjik, i cili bie në sy ma tepër dhe synohet si objektiv ma tepër nga njeriu i kohës post industriale, i riu musliman ballafaqohet me krizën e humbjes së moralit për të realizuar punë të mëdha me petkun e Islamit.
Sot atij i mbushet mendja vazhdimisht se bota Islame është në margjina të ngjarjeve dhe rrjedhave të përgjithshme botërore, si rezultat i stagnimit të saj ekonomik dhe shkencor.Mirëpo, me këtë nuk është për synim aspekti ekonomik, teknologjik apo shkencor në përgjithësi, por synohet Islami, gjegjësisht largimin e të riut nga vetë Islami, mësimet e tij, të qenit e tij alternativë e vetme për lumturinë e njeriut në këtë dhe botën tjetër dhe gatishmërinë e tij për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave njerëzore, falë parimeve të tij fikse dhe fleksibile, si dy shtylla të forta të mësimeve të tij.
Në vend të Islamit, i cili në luftën e tyre personifikohet me botën Islame dhe prapambeturinë e saj në shumë fusha, i ofrojnë sistemin perendimor, i cili falë zhvillimit teknologjiko-shkencor të perendimit, shihet nga shumë si kod ideal vlerash dhe sistem imediat për shoqërinë njerëzore dhe zgjidhjen e problemeve të mëdha me të cilat ballafaqohet njeriu bashkëkohor.
Duke e cilësuar botën Islame si botë të tretë, vende të pa zhvilluara apo të prapambetura, të pa civilizuara etj, ata tentojnë që i riu musliman ta synojë perendimin dhe sistemin e tij të jetës, e jo Islamin dhe vlerat e tij madhore.
Kjo luftë e ashpër në emër të zhvillimit, e humb moralin e të riut dhe aspiratat e tij brenda proviniencës Islame, por çdo horizont sheh të hapur vetëm në perendim dhe vetëm atë që vinë prej atje e konsideron bashkëkohore dhe përparimtare.
Poashtu, duhet ditur se zhvillimi teknologjik nuk nënkupton hudhjen e fesë, apo ndjekjen e fesë së tjetrit, sepse feja jonë nuk është shkak i stagnimit  tonë, dhe as që është feja e tyre shkak i zhvillimit të tyre teknologjik.Pra, nuk duhet të paraqitet pesimizëm në shpirtin tonë, për shkak se tjerët kanë ecur para, dhe as që duhet ta kontestojmë ardhmërinë tonë në këtë fe dhe aspiratat tona Islame, vetëm pse bota Islame aktualisht çalon ekonomikisht dhe shkenctarisht, ndërkaq tjerët ecën para.Nuk duhet i riu musliman të mendojë se pse nuk kanë arritur muslimanët të shpikin një aeroplan apo anije kozmike, ai duhet ta len edhe namazin, edhe agjërimin, edhe leximin e Kur’anit etj.Këto janë cytje zë rrezikshme të cilat tenton t’i mbjell dikush në mendjen e muslimanit me qëllim që ta lëkund atë fetarisht dhe çdo ditë e ma tepër ai të distancohet nga mësimet fetare, edhe pse distancimi i tillë nuk do t’i ndihmojë në asnjë mënyrë që ta zbulon një aeroplan, sepse lënia e namazit apo të ndonji parimi tjetër fetar, apo edhe e gjithë fesë në përgjithësi, nuk është shkak i zhvillimit teknologjik dhe ngritjes shkencore.Po, themi me gojën plotë se e kundërta është e vërtetë, pra se të ndihmon edhe ma tepër në fushat përkatëse.
I riu musliman, në vend që ta humb moralin e punës dhe studimit, ai duhet ta forcon vendosmërinë e tij për të ecur me hapa të sigurtë në shkencë dhe jetë, sepse në këtë mënyrë do ta korigjojë realitetin e hidhur të botës Islame dhe do të kontribuojë në ngritjen  umetit Islam dhe ndryshimin e opinionit botërorë për muslimanët, por apriori për fenë tonë.
Mediat pa pushuar i plasojnë termet:prapambeturi, stagnim, analfabetizëm, jo civilizim, korrupsion, shkelje e të drejtave të njeriut etj, kur është në pyetje bota Islame, ndërkaq ne duhet ti kuptojmë si pjesë e realitetit që duhet të ndrrohet me çdo kusht.Poashtu, kjo nuk duhet të nënkuptojë lënien e fesë dhe distancimin nga identiteti Islam i cili nuk ka aspak hise në këtë krizë me të cilën ballafaqohet bota Islame, sepse më së paku i janë referuar muslimanët për ndërtimin e historisë më të re të tyre, por duhet të jetë një shtytje serioze për të menduar se si mund ta ndryshojmë këtë tablo me njolla të zeza dhe ti tregohet botës se cila është fytyra e vërtetë e muslimanëve.
Sytë e të riut musliman, assesi nuk duhet të largohen nga Islami e të drejtohen diku tjetër, për hirë të zhvillimit ekonomik apo të ndonji konsiderate tjetër, sepse Islami ofron platformë të qartë të zhvillimit real shpirtërorë dhe material, por problemi qëndron në atë se kjo platformë duhet të përkthehet në jetë që të shijohen frytet e saj.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Rinia dhe mosekzistimi i shembullit të mirë
Rinia dhe mosekzistimi i shembullit të mirë
Publikuar më: 08. prill 2014
Mr. Bashkim Aliu
Një nga veçoritë e Islamit në përgjithësi, është se e unjisoi fjalën dhe veprën, apo anën teorike dhe anën praktike.Për këtë, edhe i dërguari i fundit i Allahut xh.sh., Muhamedi s.a.v.s. ka qenë thirrës me fjalë dhe vepra në Islam, apo thënë ndryshe ka qenë mishërim i mësimeve islame.Atë që e ka thënë gojarisht, ai e ka zbatuar me përpikshmëri edhe në praktikë, dhe me këtë ka qenë shembulli të cilin e kanë pasuar muslimanët.Muslimanët e parë, kanë patur fatin që atë që e kanë dëgjuar, ta shohin praktikisht në sjelljet e të dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s.Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë e konfirmon këtë të vërtetë dhe thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun”[1].
Nisur nga kjo, është mëse normale që të arrijmë deri te konstatimi se ekzistimi i shembullit të mirë, është një nga kushtet kualitative të suksesit në thirrje dhe formimit të shëndoshë të brezave të ardhshëm.Por, në të njejtën kohë, mosekzistimi i shembullit të mirë, është edhe një nga pengesat dhe problemet e rinisë islame, e cila si gjithë njerëzit tjerë, është e prirur që të ndjek një shembull të mirë, ta ketë si autoritet ku do të referohet në sjelljen dhe praktikën e saj si dhe të jetë ai pasqyrë për veprimet e të rinjve në përgjithësi.
Mosekzistimi i shembullit të mirë, është shkak që rinia islame të përshkohet nga ndjenja të mërzisë në zbatimin e obligimeve fetare, vyshkjen e ambicjeve për të vënë imza në transformimin e shoqërisë kah e mira dhe në pjesmarrje aktive për orientimin e drejtë të rrjedhave shoqërore.
Neglizhenca dhe pasiviteti i këtillë, do të hapë rrugica të shumta për dashakeqët e njerëzimit dhe rinisë që ta pushtojnë nënqiellin e rinisë islame me gjëra sekondare dhe të rrezikshme për të ardhmen e saj, gjegjësisht të punojnë në gjetjen e metodave dhe moduseve për largimin e rinisë islame nga rruga e islamit dhe mirësjelljes islame, por atë do ta bënin rrob të kulturës dhe bontonit të huaj, me pretekst se kjo është modë botërore e jo projekt i dikuj që nuk ka gjë të përbashkët me ne.
Mos ekzistimi i shembullit të mirë islam i cili do të ndiqet nga të rinjtë, do të ofrojë mundësi dhe shanse ideale për shembujt e këqij që ata të ndiqen.Për këtë, sot sheh se i riu musliman i imiton këngëtarët e huaj në veshje, artistët në imizh, futbollstët në rruajtjen e kohës, tetovim etj.
Dr.Jusuf El-Kardavi thotë:”Të rinjve u nevojitet autoriteti, ndërsa a mund të gjejë një model të duhur në shtëpi? Po a mund të gjejë në shkollë dhe shoqëri?
Fatkeqësisht modele të tilla të duhur sot ka gjithnjë e më pak.Sot është vështirë të gjendet një baba i cili mund të jetë shembull për fëmijët e tij, as pedagog tek i cili nxënësit do të shohin autoritetin dhe edukatorin e duhur.Është vështirë të gjendet ky lloj, pos atyre të cilët i ka mëshiruar Allahu, xh.sh., ndërsa ata, siç duket, janë të rrallë.
Në disa shkolla ekziston një program i mirë për studimin e diturive të Sheriatit dhe të ngjashme, mirëpo arsimimi nuk nënkupton vetëm programin e mirë, ose libër të mirë, ose lëndët të cilat duhet mësuar përmendsh për të kaluar provimin.Arsimimi është diç më e thellë dhe më e madhe se kaq.Arsimimit i nevojitet një model i cili diturinë e vet do të arrijë ta transmetojë tek nxënësit ngrohtësisht dhe të zgjojë tek ata vëmendjen dhe dëshirën për fitimin e diturisë, i cili do të jetë shembull i gjallë i arsimimit”[2].
Për këtë, i riu musliman duhet të bëhet vetë shembull i mirë të cilin do ta ndjekin tjerët, nëse nuk sheh në shoqëri shembull të mirë.Askush nuk ka të drejtë që këtë t’ia hudh tjetrit apo shoqërisë.Ne të gjithë jemi përgjegjës, sepse kjo është prej problemeve substanciale të shoqërisë, dhe kjo nënkupton edhe përgjegjësinë tonë kolektive për mosrealizimin e këtij objektivi madhor islam.
Shembulli i mirë duhet të ekzistojë në të gjitha fushat e jetës, si:përkushtim fetar, shkencë, moral, sjellje të mirë, familje, shoqëri etj.
Dr.Hamza ibën Husejn thotë:”Ekzistimi i shembullit të mirë në çdo shoqëri, është një nga domosdoshmëritë e stabilitetit, unitetit dhe sigurimin e kontinuitetit të mirësisë.
Kjo është përgjegjësi shoqërore që duhet ta kryejnë të rinjtë ndaj shoqërisë.Të ligat janë përhapur në shoqëri dhe konceptet e drejta janë bishtëruar si rezultat i mungesës së shembullit të mirë dhe për fat të keq, në të shumtën e rasteve, vendin e tyre e kanë zënë shembujt e keq”[1].
[1] Nedharatun fi mushkilati esh-shebab, f.48.
[1] Kaptina El-Ahzabë, 21.
[2] Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë, f.21.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Humanizmi i Pejgamberit s.a.v.s.
Humanizmi i Pejgamberit s.a.v.s.
Publikuar më: 08. prill 2014
Mr. Bashkim Aliu
Ç’është humanizmi?
Humanizmi është definuar si vijon:”Ndjenjë e lartë dhe dashuri e thellë ndaj njerëzve, kujdes për mirëqenien e njerëzve, qëndrim njerëzor”.(shih:Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, f.697.Tiranë, 1980.Kryeredaktor:Androklli Kostallari).
Personaliteti dhe misioni i Pejgamberit s.a.v.s. ka qenë mishërim i humanizmit të vërtetë dhe reflektim i ndjenjave të thella njerëzore, përpjekje për mirëqenien e njeriut dhe qëndrim i thellë njerëzor ndaj të gjithëve.
Misioni i tij qe shpëtim i njeriut nga ankthi i idhujtarisë dhe bestytnive të kota, që në fakt, flet se ka kalitur dashuri të lartë ndaj njeriut, sepse sikur të mos ishte i këtillë, nuk do të vepronte në drejtim të kthimit të dinjitetit të njeriut, të nëpërkëmbur nga besimet pagane alogjike.
Pejgamberi s.a.v.s. vuri raporte të reja në marrëdhëniet ndërnjerëzore në të gjitha segmentet jetësore, gjegjësisht:në atë shoqëror, ekonomik, politik, etj.
I luftoi ashpër dhe i sanksionoi rreptë, të gjithë ata që e prishnin imazhin e shoqërisë dhe të njeriut, dhe një kohësisht shkaktonin trazira e tollovi, i frynin anarkisë dhe tentonin që t’i dëmtojnë njerëzit e ta humbin shijen e jetës, si rezultat i kaosit, pasigurisë, tendencave destructive dhe përhapjes së sherrit në shoqëri.
I dërguari i Allahut, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i luftoi të gjitha format e veprimit dhe sjelljes, të cilat e prishin baraspeshën shoqërore, dhe nuk ofrojnë kushte për mirëqenie njerëzore, si:racizmi, shkelja e të drejtave të njeriut, dhuna, birokracia, politika pa moral, ekomomia dhe biznesi pa norma morale, ose thenë ndryshe pa besim-Zot, korrupsioni, trathtia, dukuritë devijante etj.
Me nji fjalë, çdo gjë që ndikon negativisht në mitëqenien e njeiut dhe stabilitetin e shoqërisë, i dërguari i Allahut, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka luftuar energjikisht dhe pa pardon.Transmentohet se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Njeriu është vepër madhështore e Allahut, i mallkuar është ai që që e rrënon atë”.
Qëndrimi njerëzor ndaj të gjithë individëve dhe bashkësive, ka qenë thelbi i misionit pejgamberik, ai me qëndrimin e tij korrekt ndaj tjerëve, i hudhi bazat e dialogut ndërfetar, respektit të ndërsjellë mes njerëzve dhe luftimit të të gjitha formave të shkeljes së dinjitetit njerëzorë, si në aspektin nacional, racor, local, të prejardhjes, social, etj.
Në vazhdim, do të nënvizojmë disa fakte, që demonstrojnë qartë humanitetin e Muhammedit s.a.v.s.
1 – Dekorimi i njeriut si qenie njerëzore:
Njeriu në koncepcionin islam shihet si qenje më e dalluar e Zotit, dhe si i tillë e ka vendin e vetë meritor.Së këndejmi, Islami energjikisht i ka luftuar të gjitha format dhe trajtat e zhvleftësimit të njeriut, nga cilido aspekt qoftë, gjegjësisht:në bazë të races, kombit, prejardhjes, vendit, statusit social, pasurisë etj.
Islami njeriun e nderon si njeri, pa marrë parasyshë se cilës race, komb, vend etj, i takon.Do të thotë, nga ky aspekt, Islami njerëzit i konsideron të barabartë.Allahu i Madhërishëm thotë:”O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë>>[Kaptina El-Huxhurat, 13].
Edhe Muhammedi s.a.v.s. në shumë hadithe të tij, e ka potencuar çështjen e barazisë së njerëzve në aspektin e krijimit dhe të qenit e tyre robër të Allahut të Madhërishëm, gjegjësisht apstrahimit të vlerësimit të njerëzve në bazë të kombit apo ngjyrës së likurës, e të ngjashme.
Kështu, tansmentohet se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Njerëzit janë të barabartë, si dhëmbët e krëhërit”.
Po ashtu, në një hadith tjetër, thotë:”Nuk është ma i vlefshëm arabi ndaj jo arabit, as i bardhi ndaj të ziut, përpos se me devotshmëri”.
Në një hadith tjetër thotë:”Njëmend, Allahu nuk e shiqon pamjet dhe pasurinë tuaj, por jua shiqon zemrat dhe veprat tuaja”.(Transmenton Muslimi).
2 – Ndihma e ndërsjellë:
Muhammedi, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në shumë thënie të tij, u bën thirrje njerëzve që të ndihmohen mes veti, të soldiarizohen dhe mos ia kthejnë shpinën njëri tjetrit.Me këtë, vë në spikamë faktin se ata kanë përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit, edhe nëse nuk i lidh farefisni.Kjo ndjenjë e përgjegjësisë shoqërore, realisht e humanizon njeriun dhe e bën më të ndieshëm ndaj nevojave të tjerëve.
Në këtë kontekst, duhet theksuar se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka folur në drejtim të ndihmës dhe solidaritetit, si në mes pjestarëve të të njejtës fe, poashtu edhe atyre të feve tjera.
Në këtë drejtim ka folur edhe i dërguari i Allahut s.a.v.s. në shumë hadithe.
Kështu, transmentohet se i dërguari i Allahut ka thënë:”Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësi dhe nuk e dorëzon.Kush është në ndihmë të vëllaut të tij, Allahu do të jetë në ndihmë të tij.Kush ia largon muslimanit një brengë, Allahu do t’ia largojë atij një brengë nga brengat e botës tjetër, e kush e mbulon një musliman, Allahu do ta mbulojë atë në ditën e gjykimit”(Transmentojnë Buhariu dhe Muslimi).
Në një hadith tjetër, i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:” Mos e kini zili njëri tjetrin, mos i ngritni çmimet e gjërave pa patur për qëllim t’i bleni, mos e urreni njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos të blejë dikush diçka që e ka bërë pazar tjetri për ta blerë, por, jini robër të Allahut vëllezër.Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësi, nuk e len në baltë dhe nuk e nënçmon…”(Transmenton Muslimi).
Po ashtu, Muhammedi s.a.v.s. dorën e ndihmës e ka zgjatur edhe për pjestarët e feve tjera.Në këtë drejtim, ai ka porositur që të respektohet dhe të mbrohet e drejta e fqiut maksimalisht, duke mos nënvizuar se fqiu duhet të jetë musliman.Pra, respektimi dhe mbrojtja e të drejtës së fqiut, nënkupton edhe fqiun e fesë tjetër.
Në një rast, i dërguari i Allahut s.a.v.s. u interesua në veçanti a i është dërguar mish kurbani një hebreji që ishte fqiu i tij.
Po ashtu, ai i vizitonte fqinjët e tij, edhe nëse nuk ishin musliman.Bile, në një rast, një djalosh ishte në shtratin e vdekjes, dhe e vizitoi i dërguari i Allahut s.a.v.s. të cilin edhe e thirri në Islam.Prindi i tha:Vepro si të thotë babai i Kasimit (Pejgamberi).
Këto dhe shumë transmentime tjera, faktojnë se misioni i tij ka qenë human, i cili ka thirrur në solidaritet, ndihmë të ndërsjellë dhe respekt të të gjithë njerëzve.
3 – Ndalimi i padrejtësisë:
Misioni i Pejgamberit të Allahut, në veçanti vuri theks në ndalimin e zullumit-padrejtësisë të të gjitha llojeve dhe ndaj të gjithë njerëzve.
Pejgamberi s.a.v.s. nuk pranoi në asnjë mënyrë që në shoqërinë Islame të shkilet njeriu dhe të nëpërkëmben të drejtat e dinjiteti i tij.
Në këtë drejtim, i ndaloi të gjitha format e nënçmimit të personalitetit të njeriut, si:shpifja, përgojimi, sharja, fyerja, publikimi i të metave, llagapet e këqija, theksimi i dyshimeve, dëshmia e rrejshme, etj.
Po ashtu, ndaloi të bëhet padrejtësi ndaj njeriut edhe në aspektin material.Për këtë, e ndaloi:kamatën, miton, korrupsionin, ngrënien e pasurisë së jetimit, vjedhjen, abuzimin me detyrën, ngrënien e pasurisë së njerëzve në mënyrë të pa drejtë, mos pagesën e hakut të punëtorit, deponimin e pasurisë dhe mos dhënien e zekatit, monopolin etj.
Transmentohet se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:” Çdo musliman ndaj muslimanit i ka të ndaluar:Gjakun, pasurinë dhe nderin e tij”.(Transmenton Muslimi).
I dërguari i Allahut, paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka folur konkretisht edhe për zullumin-padrejtësinë, dhe thotë:” Ruheni zullumit, sepse zullumi është errësira në ditën e gjykimit.Ruheni nga kopracia, sepse kopracia i shkatërroi ata të cilët ishin para jush.I çoi t’i derdhin gjaqet e tyre dhe i shkelën gjërat e ndaluara”.(Transmenton Muslimi).
Në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të pjestarëve të feve tjera, i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka ndaluar që të dëmtohen ata.
Kështu, transmentohet se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Kush e dëmton një dhimmij(jo musliman ,hebrej a krishter, i cili jeton në shtetin islam), unë do të jemë paditësi i tij në ditën e gjykimit”.(Transmenton Buhariu).
Po ashtu, me ardhjen e tij në Medine, ku kishte edhe një numër të konsiderueshëm të hebrenjve, i dërguari i Allahut s.a.v.s. e përpiloi kartën e Medines-kushtetutën, ku i përcaktoi të drejtat dhe obligimet e tyre.Pra, i mori në mbrojtje të shtetit.
Humanizmi i Pejgamberit të fundit të Allahut, Muhammedit s.a.v.s, shihet edhe në luftë.Ai, edhe në luftë ka qenë i mëshirshëm.Ka ndaluar nga të gjitha format e masakrës dhe sjelljes shtazarake me njerëzit, edhe nëse janë armiq.
Kështu, shokët e tij, përcjellin se ai vazhdimisht i ka porositur ushtarët e shtetit islam, kur janë nisur për në ndonjë luftë, që mos vrasin gra që nuk luftojnë, mos vrasin fëmijë, pleq të mbetur që nuk marrin pjesë në luftë, adhurues që qëndrojnë të mbyllur në faltore dhe bëjnë adhurim e luten, mos shaktërrojnë gjëja ëa nevojë, si:kultura bujqësore, bagëti, ndërtesa etj.
4 – Qëndrimi ndaj botës shtazore:
I dërguari i Allahut, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi, jo vetëm që  ndërtoi qëndrim të qartë dhe human ndaj njerëzve, por thirri edhe në qëndrim human edhe ndaj kafshëve.
Në këtë drejtim, ai ndaloi që kafshët të shndërrohen në cak për t’u gjuajtur, vetëm që dikush të shfryjë epshin e tij.Ndaloi të mundohen dhe të ngarkohen kafshët përtej fuqisë së tyre reale që kanë, si dhe të rrihen për kotë.
I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka shkuar edhe më larg në këtë drejtim.Gjegjësisht, tregoi se një grua kishte hyrë në zjarr, për shkak të qëndrimit jo njerëzor ndaj kafshëve.Me fjalë tjera, ajo kishte patur një macë, të cilën e kishte mbyllur dhe nuk e kishte të lënë të lirë të hanë çka të gjejë në natyrë, po as ajo e kishte ushqyer.Kështu, maca ngordhi, kurse ajo për këtë u dënua me xhehenem.
Nga ana tjetër, tregon për një grua mëkatare se Allahu ia kishte falur, për shkak se i kishte dhënë ujë një qeni të këputur nga etja.Ajo kur e kishte pare, kishte zbritur në pus dhe kishte marrë ujë me këpucët e i kishte dhënë qenit.Për këtë vepër humane, Allahu i Madhërishëm ia fali mëkatet.
Pra, Pejgamberi s.a.v.s. ndërtoi raporte humane të njeriut me njeriun, të mirat materiale dhe kafshët.D.m.th. i përfshiu të gjitha llojet e krijesave.
Njëmend, jam shumë i vetëdijshëm se jo këto pak fletë, po sado që të jenë, nuk mund ta përfshijnë gjithë atë që mund të thuhet për humanitetin e Muhammedit, paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.Por, unë do ta përfundoj me fjalët e një mendimtari musliman të shekullit njëzet, i cili thotë:”Faktikisht Muhammedi si njeri fascinon.Mirëpo, kur me atë takohet Muhammedi Pejgamber, atëherë madhëria e tij tejkalon çdo kufi të lëvdatës…
Por krejt çka dëshiroj të arrij me atributin njeri, është vërejtje se tregimin tim do t’ia kushtoj anës njerëzore e cila është e përbashkët edhe për Muhammedin a.s. edhe për të gjithë njerëzit, por me këtë ai, njëkohësisht dallohet prej njerëzve tjerë.
Ky dimension i tij njerëzor, të cilin e karakterizon emotiviteti, ndjenjat e pastërta të barabarësisë dhe të spontanitetit, është apostafat ajo që e çudit dhe e mahnit njeriun…”(Halid Muhammed Halid, Humaniteti i Muhamedit a.s., f.8-9).
Lutja jonë e fundit është:I tërë falënderimi i sinqertë i takon vetëm Allahut, Zot i botëve.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Vlera në të cilat ka thirrë Pejgamberi i fundit
Vlera në të cilat ka thirrë Pejgamberi i fundit
Publikuar më: 04. prill 2014
Bashkim Aliu
Muhamedi, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në thëniet e tija, i foli njeriut për vlera madhështore, të cilat paraqesin bazament të forte të kulturës së lartë, ardhmërisë së shëndoshë dhe mirëqenies shoqërore.Për të folur për këto vlera dhe thënie, do të na nevojitej shumë kohë dhe hapësirë, ndërkaq ne me këtë rast, do të përmendim disa prej tyre, sa për ilustrim:
MËSHIRA:
Në luftën e Uhudit, kur ai vetë u lëndua dhe u vranë shumë shokë të tij, pra afër 70 vetë, ai përsëri iu drejtua Allahut me lutje:”O Zot, udhëzoe popullin tim, se ata nuk dijnë”.
Kur hyri në Mekë pas largimit nga ajo, bashkë me shokët e tij i ndjekur dhe i dobët ushtarakisht, i fortë dhe me ushtri të madhe, u tha armiqve të vetë, të cilët ia kishin sjellur gjitha ato dëme dhe të këqija:”Shkoni sot, jeni të lire”.
“Të mëshirshmit, i mëshiron i Gjithëmëshirshmi”.
SIGURIA:
“Musliman i vërtetë, është ai nga dora dhe gjuha e të cilit janë të sigurtë muslimanët tjerë”.
“Nuk do ta ketë besimin e plotë asnjëri prej jush, derisa nuk është i sigurtë fqiu i tij, nga dëmet që mund t’ia sjell”.
SOLIDARITETI SHOQËROR:
“Unë dhe ai që kujdeset për bonjakun, në xhenet do të jemi afër si gishti tregues me gishtin e mesëm”,dhe tregoi me gishta.
“O njeri, shpenzo nga ajo që të është dhënë, do të jepet edhe ty”.
RESPEKTI NDAJ TJERËVE:
“Kush beson Allahun dhe ditën e mbramë, le të fletë mire ose le të heshtë, dhe kush beson në Allahun dhe ditën e mbramë, le ta nderojë musafirin e tij”.
“Kije ndërmend Allahun kudo që të jesh.Pas të keqes pason e mira, ajo do ta fshijë të keqen.Dhe edukoj njerëzit me moral të mire”.
FORCIMI I MARRËDHËNIEVE NDËRNJERËZORE:
“Mos ia keni xhelozinë njëri tjetrit, mos e mashtroni njëri tjetrin, mos e urreni, moa ia ktheni njëri tjetrit shpinën, mos garoni njëri me tjetrin në shitblerje dhe bëhuni robët e Zotit, vëllezër…”.
“Ai i cili e ruan nderin dhe fytyrën e vëllait të vet në mungesë të tij, Allahu do ta lirojë nga zjarri i xhehenemit”.
“Dëshiro për të tjerët, atë që dëshiron për vete”.
MORALI I MIRË:
“Më i dashuri tek Allahu është njeriu me sjellje më të mire”.
“Me të vërtetë jam i dërguar për t’i plotësuar virtytet e larta morale”.
DITURIA:
“Nuk niset kush në rrugë për të kërkuar dije, pos që melekët t’ia shtrijnë krahët atij nga dashuria ndaj asaj që bën ai”.
“Vlera e dijetarit ndaj të devotshmit është sikur vlera e hënës ndaj yjeve tjera”.
“Ruajeni diturinë duke e shkruar”.
JETA FAMILJARE:
“Pranojeni rekomandimin që me gratë të silleni mirë…”.
“Më i miri prej jush është ai që është më i mire ndaj gruas së vet (familjes), kurse unë jam më i miri prej jush ndaj familjes së vet”.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Bixhozi
Bixhozi
Publikuar më: 04. prill 2014
Bashkim Aliu
Bixhozi është një e keqe tjetër prej të cilës duhet të ruhet shoqëria njerëzore, sepse përhapja e kësaj të keqe në shoqëri do të thotë shkatërrim i shoqërisë, humbje e dinjitetit të njerëzve, çrregullim i marrëdhënieve ndërnjerëzore, futje e armiqësisë, humbje e pasurisë dhe shkatërrim i saj, mospërfillje e obligimeve familjare dhe zhytje në humnerë morale e materiale.Po ashtu, kjo është rrugë që i bën njerëzit parazit dhe pasiv, sepse mësohen të jetojnë në profite që vijnë në mënyrë të pa ndershme, pa djersë dhe mund, e po ashtu kjo është mënyrë që mundëson marrjen e pasurisë së tjetrit pa të drejtë dhe pa hak.
Për këtë arsye, nuk mban teza dhe shpifja se feja Islame e ven njeriun para aktit të kryer me atë që ia ndalon shumë gjëra.Feja Islame njeriun e ven në binare të shëndosha, e nuk e ven para aktit të kryer, dhe atë që ia ndalon nuk e bën nga urrejtja dhe konzervatizmi, por nga mëshira dhe respekti ndaj njeriut, i cili në Islam është pasuria më e madhe, sepse për njeriun kanë zbritur ajetet Kur’anore dhe dispozitat e sheriatit dhe atij i janë drejtuar.Pra, kjo është për të mirën e tij të afërt dhe të largët.
Dëmet e bixhozit dhe disa dukurive tjera negative, më së miri i ka përshkruar Kur’ani famëlartë, i cili për këto thotë: „O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.  Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?“[1].
Ajeti në fjalë, nuk ka nevojë për koment, sepse është shumë i qartë dhe konkret, por këtu dëshirojmë të nënvizojmë disa forma të bixhozit të cilat janë prezente në kohën tonë, ose thënë më qartë, disa forma të fitimit përmes lojës ku nuk është i sigurtë fitimi, ose, sikur quhen sot, lojërat e fatit, të cilat islamikisht janë të ndaluara.Kjo, ngase lojërat e fatit sot janë të njejta në formë dhe përmbajtje me lojën e bixhozit që e përmend Kur’ani, sepse në të dy format kemi rrëmbim të pasurisë së tjetrit në mënyrë të pa ndershme dhe pa mund e pa punë.Po ashtu, të gjitha këto, mundësojnë pasurim të një shtrese të caktuar njerëzish në llogari të tjerëve.Këtu duhet theksuar se këto lojëra, në fakt, janë produkt çifut-sionist për grumbullimin e pasurisë në mënyrë të pa ndershme dhe mbjelljen e urrejtjes dhe përçarjes në mes njerëzve.
Kështu, të kësaj natyre, gjegjësisht të ndaluara dhe që konsiderohen bixhoz, janë:loto, bingo, bastoret sportive, etj.Së këndejmi, personi i cili është i zhytur në këto ujëra të turbullta në shoqëri është sinonim i të keqes dhe sherrit.Ai nuk i kryen obligimet ndaj familjes së vet, e lëre më ndaj shoqërisë.
Me këtë rast, duhet kundërshtuar ashpër pohimin bosh të disa njerëzve se përmes bixhozit të legalizuar, realizohen edhe qëllime humanitare.Gjegjësisht, ata pretendojnë se shumë bastore sportive apo kazino si dhe pale tjera që ushtrojnë forma tjera të bixhozit, ndajnë mjete të konsiderueshme për çështje humanitare.
Kjo është krejt e pa bazë, sepse nuk mund t’i afrohesh Zotit, me diçka që Ai e ka ndaluar.Nga ana tjetër, nuk mund t’i ndihmosh dikujt, duke e plaçkitur dikë tjetër.Sa mban fjala e tyre se janë humanitar ndaj dikujt, kur ata në mënyrën më jo humane ua marrin njerëzve parat prej xhepave, e me këtë fëmijët e dikujt i lënë pa bukë dhe pa veshje, fatin e dikujt e rrezikojnë seriozizht duke e bërë vjedhës, familjen e dikujt e shkatërrojnë duke shkaktuar ndarje të bashkëshortëve, etj.
Në këtë kontekst, e shoh të rrugës t’i përmendi fjalët e prof. Kasim Dobraçës, i cili thotë:”Loja me para, kumari, sipas Islamit nuk mund në asnjë mënyrë dhe me asgjë të arsyetohet.Fjalët dhe thashethënat se nga kumari mund të ketë edhe ndonjë qëllim human,-jipen edhe për qëllime mirëbërëse- nuk kanë vend  dhe arsyetim në islamizëm.Sipas botëkuptimit Islam, njerëzit duhet që në vetvete të kultivojnë dhe të zhvillojnë ndjenjat e vullnetit dhe të dobisë së përgjithshme, që në mënyrë të vetëdijshme dhe qëllimisht të japin dhe të kontribuojnë në sendërtimin e qëllimeve mirëbërëse, ngase vetëm si të tillë ata do ta realizonin aktin e humanitetit në jetën e përditshme, e kurrsesi që të hollat dhe kontributet tu mirren e t’u nxirren prej xhepave përmes kumarit…Duke i bërë “mirë” dikujt përmes kumarit, tombollës e të ngjashme, mund të bëhet dëm i palejueshëm dhe i panevojshëm ndaj vetvetes dhe ndaj tjetrit, në mos asgjë, mjafton që me hapjen e kësaj rruge, të jipet rasti dhe mundësia për krijimin e shprehive të këqija nga kumari.Për këtë arsye, muslimani i mençur dhe i vetëdijshëm, paranë e vet, të cilën do ta jipte në tombolë ose në ndonjë lloj tjetër të kumarit për ndonjë “qëllim human”, me kënaqësi do ta jipte drejt-përdrejti për qëllime mirëbërëse, e kurrsesi s’do ta lejonte veten të merrte pjesë në tombolë, ose në çfardo loje tjetër të kumarit, madje, as për kurrfarë pretendimi”[2].
Po ashtu, ai është protagonist i veprave kriminele që ndodhin në shoqëri, si:vjedhja, kidnapimi, mashtrimi në shitblerje, etj.Kjo, ngase ky person, për të qëndruar në bixhoz, duhet të ketë të ardhura, ndërkaq të ardhurat që fitohen me mund dhe në mënyrë të ndershme, rëndë është të harxhohen në këtë mënyrë të lehtë, por mjetet që harxhohen në këto vende, si zakonisht, janë mjete që fitohen pa djersë dhe në mënyrë të pa ndershme.
Në aspektin ekonomik pasojat e bixhozit janë kristalisht të qarta.Vendet e bixhozit janë vende ku shtrydhet pasuria e njerëzve në mënyrë të pa mëshirshme, dhe në fakt aty zhvillohet procesi i varfërimit të njerëzve dhe bllokimit të pasurisë e mos investimit të saj në projekte me vlerë dhe të dobishme për shoqërinë.
Në aspektin shpirtëror, bixhozi dhe lojërat tjera të ngjashme me të, krijojnë trazim shpirtëror te të dy palët, edhe ai humb edhe ai që fiton.Ai që humb, nuk ka dyshim se shkatërrohet shpirtërisht dhe në shpirtin e tij ngjallen apetitet e urrejtjes dhe hakmarrjes, sepse në asnjë mënyrë nuk mund të pajtohet me humbjen e pasurisë në atë mënyrë, andaj edhe e prêt rastin e volitshëm që t’i hakmerret fituesit dhe i përdorë të gjitha metodat e mundëshme për ta kthyer pasurinë e vet.Kjo shkakton urrejtje, armiqësi, hakmarrje dhe probleme tjera të rënda në shoqëri.
Të gjitha këto imponojnë nevojën e luftimit të këtyre kancereve sa ma energjikisht, nëse duam të kemi shoqëri të shëndoshë dhe personalitet të forte e stabil.
Po ashtu, edhe për sa i përket atij që fiton, edhe ai përshkohet nga sëmundje të ndryshme shpirtërore, si mendjemadhësia, kryeneçësia, injorimi i tjerëve, humbja e ndjenjave vëllazërore dhe investimi në gjëra të dëmshme, sepse ajo që fitohet në mënyrë të pa ndershme nuk pranohet nga Zoti që të mund të investohet në punë të mbara, por ajo pranohet vetëm nga djalli, andaj edhe investohet në punë të mbrapshta që e kënaqin djallin.
Mirëpo, duhet theksuar edhe atë se ky njeri, sado që të grabit prej tjerëve pasuri në këtë mënyrë, përsëri mbetet jo i qetë shpirtërisht, dhe vazhdon të shtypet nga presioni i urrejtjes, frikës dhe pasigurisë.
Në këtë kontekst duhet të përmendet edhe kamata, e cila është një e keqe tjetër që synon shfrytëzimin e pasurive të njerëzve dhe mundit të tyre në mënyrë të pandershme nga një klasë e caktuar njerëzish, thënë më saktë, të pasurve.Andaj Islami energjikisht e ka luftuar kamatën dhe e ka paraqitur si një nga format më të rrezikshme të shkatërrimit ekonomik të shoqërisë.
Dikush mud të thotë se sistemi ekonomik dhe bankar është absurd të paramendohet pa kamatë.Mirëpo, ne i themi:sistemi i dështuar bashkëkohor banker mund të jetë absurd pa kamatë sepse çështjet e mbrapshta nuk mund të paramendohen pa mbrapshti, ndërkaq është gabim të mendohet se çdo sistem ekonomik është absurd pa kamatë, sepse përvoja islame në të kaluarën dhe të tashmen e ka konfirmuar të kundërtën.
Kështu, atëherë kur Islami ka qenë shtet, sistemi ekonomik në atë shtet ka qenë i pastër nga kamata, e po ashtu edhe sot në botën islame kemi banka të cilat i zbatojnë rregullat e sheriatit islam përkitazi me transaksionet e ndryshme ekonomike, gjegjësishtë punojnë pa kamatë, sepse, Islami e ka ndaluar kamatën, por ka dhënë alternative tjera të cilat mundësojnë investimin e pasurisë, sigurojnë profit të mjaftueshëm duke mos e dëmtuar asnjërën pale dhe duke mos e shfrytëzuar pasurinë e tjerëve në mënyrë të pa lejueshme, ose duke mos e përqëndruar dhe mbyllur pasurinë vetëm në rrethin e një shtrese të caktuar.Thënë ndryshe, duke mos i pasuruar edhe më tepër xhepat e pasanikëve të mëdhenj.Po ashtu, fakti se sistemi i sotëm kamator është kontraverz, shihet edhe në gjendjen e rëndë ekonomike të shumë vendeve të botës dhe varfërinë që i ka kapluar shumë popuj e shoqëri, nga njëra anë, dhe pasurimin e disa shteteve tjera, që sot i njohim si shtetet më të zhvilluara ekonomikisht në botë, në anën tjetër.Ky system, e thelloi hendekun e ndarjes së njerëzve në të pasur dhe të varfër, dhe në shtete të zhvilluara dhe të prapambetura.
Bixhozi dhe sporti
Për ta parë në realitet se vërtetë bixhozi është shkatërrues, do ta marrim si shembull sportin. Në kohën e fundit, sporti është duke vuajtur shumë, pikërisht nga bixhozi në formën e bastoreve sportive. Mund të thuhet se sporti si sport, gati është duke e humbur vlerën, është duke e humbur kuptimin e një gare ku fitojnë më të mirët dhe më të përgatiturit, por është shndërruar në peng të bixhozxhinjve, të cilët jo vetëm që manipulojnë me lojën, sportin, kondicionin e lojtarëve, por edhe me publikun disa milionësh i cili i ndjek. Kemi qenë dëshmitarë të intervenimit të FIFA-së dhe federatave nacionale të futbollit në rastin e shumë ndeshjeve të trukuara në kampionatin italian, spanjoll, turk, etj. Shumë klube futbolli janë përjashtuar nga gara apo nga liga në të cilën kanë luajtur, pikërisht për shkak të bixhozit, gjegjësisht basteve sportive, të cilat më pas kanë çuar në trukimin e lojrave. Poashtu, në nivel botëror dhe euripian, kanë filluar hetime për trukim ndeshjes dhe pjesëmarrje të personaliteteve të larta të sportit në nivel ndërkombëtar dhe europian në këto afera. Bile, janë hudhur dyshime edhe për zgjedhjen e vendeve për organizimin e Mundialit, Olimpiadës, etj. Së këtejmi, themi që jo vetëm muslimanët, por edhe jomuslimanët janë duke u bindur në atë se bixhozi është haram dhe i dëmshëm për individin dhe shoqërinë. Edhe pse nuk u besojnë ajeteve Kur’anore, megjithatë, nuk mund ta mohojnë se ajo që e thonë ajetet Kur’anore është realitet i pamohueshëm, dhe vetëm me zbatimin e asaj që thotë Kur’ani sigurohet mbrojtje e vërtetë e shoqërisë nga këto krime dhe devijime të rrezikshme. E kundërta e ndalimit të bixhozit, nuk është tjetër pos një anarki që i përfshinë të gjitha poret e jetës dhe shtresat e shoqërisë.
[1] El-Maide: 90-91.
[2] Ruhu nga të këqijat, f.103.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Muhammedi a.s. mësues i solidaritetit mbarënjerëzor
Israja dhe Mi’raxhi në Kur’an dhe Sunnet
Publikuar më: 04. prill 2014
Bashkim Aliu
MUHAMEDI S.A.V.S. MËSUES I SOLIDARITETIT MBARËNJERËZOR
Solidariteti në këndvështrimin islam është vlerë mbarë njerëzore e cila duhet kultivuar në të gjitha rrafshet dhe me të gjithë njerëzit. Kështu, krahas se me vëllezërit e tij muslimanë, muslimani duhet të solidarizohet edhe me të gjithë njerëzit tjerë e të kontriubojë për të mirën e të gjithë njerëzve, pa marrë parasyshë se a pajtohet apo dallon me ata në fe dhe pikëpamje. Bashkëpunimi me njerëzit në atë që është e dobishme dhe kontributi në përmirësimin e gjendjes së shoqërisë, është vlerë universale që Islami e promovon para botës, thirr në të dhe identifikohet me të.
Solidariteti si vlerë universale, konsiston në atë se muslimani duhet solidarizuar:a) me gjithë njerëzit, pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre fetare, etnike dhe racore në atë që është e dobishme dhe e lejuar sipas parimeve islame; b) me botën jo intelektuale, që tregon se Islami u ka paraprirë të gjithëve, gjegjësisht mbrojtja e natyrës dhe kafshëve që trumbetohet në kohën tonë, është promovuar nga Kur’ani që para 14 shekujsh.
I Dërguari i fundit i Allahut, Muhamedi s.a.v.s., e ka theksuar solidaritetin si vlerë të rëndësishme për muslimanin, e poashtu, ai vetë me veprimet e veta, ka dhënë shembullin më të mirë për këtë gjë. Ai aq tepër ka folur dhe ka vepruar në drejtim të solidaritetit. Sa që me plotë të drejtë mund të quhet  mësuesi më i madh i njerëzimit për solidaritet.
a)   Solidarizim me gjithë njerëzit: Si që përmendëm më parë, Islami kërkon që muslimani të solidarizohet me gjithë njerëzit për të mirën e shoqërisë dhe njerëzimit dhe asnjiherë nuk duhet të ngurojë të ofrojë bashkëpunim sa herë që thirret në atë që është për të mirën e njerëzimit. Këtë konstatim mund ta mbështesim në një varg argumentesh nga burimet islame, e ne me këtë rast do të përmendim sa vijon:
·      Ajetin: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e Allahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”.[1] Pasi njerëzit rrjedhin prej prindërve të njejtë, atëherë është e kuptueshme se duhet punuar dhe bashkëpunuar me njerëzit, pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre fetare, për të mirën e përgjithshme të shoqërisë.
·      Hadithin:” Një njeri ecën rrugës, ai sheh një ferrë dhe e largon atë nga rruga; për këtë veprim atë e falënderon Allahu dhe i fal atij mëkatet”.[2] Në këtë hadith, njeriu thirret të bëjë mirë ndaj njerëzve duke bërë vepra nga të cilat ka dobi e gjithë shoqëria. Largimi i pengesave nga rruga, nuk i referohet vetëm rrugës në të cilën kalojnë muslimanët, por edhe tjerët, gjegjësisht nuk ka të bëjë me aspektin fetar të personave të cilët kalojnë në atë rrugë, por me largimin e pengesave nga rruga. Ky hadith qartë tregon se solidariteti dhe mirësia ndaj njerëzve është vlerë univerzale islame.
·      Hadithin në të cilin qëndron se Hadixheja i ka thënë të dërguarit të Allahut:”Jo, për Allahun, kurrses! Allahu kurrë nuk do të turpërojë  dhe nuk do të lëshojë ty asnjiherë; sepse ti mban lidhjet me të afërmit; u ndihmon jetimëve dhe atyre që nuk janë të aftë, u jep të varfërve, je mikpritës dhe po u ndihmon atyre të cilët e mbrojnë të vërtetën”.[3] I dërguari i Allahut, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, këto cilësi i posedonte ende pa i ardhur zyrtarisht lajmi prej Allahut të Madhërishëm se është pejgamber. Pra, Muhamedi s.a.v.s. është solidarizuar me të pafuiqshmit, jetimët dhe ata që kanë patur të drejtë, pa marrë parasyshë se nuk kanë qenë muslimanë.
·      Hadithet të cilat flasin për obligimet e muslimanit ndaj fqinjve të vet. I dërguari i Allahut s.a.v.s. në një varg hadithesh e ka potencuar se muslimani ka obligime ndaj fqinjve të vet. Ai duhet mos u pengojë, mos i dëmtojë dhe t’u ndihmojë kur të kenë nevojë. Me këtë rast, duhet patur parasyshë se hadithet nuk kanë bërë specifikimin e fqiut në bazë të besimit, por hadithet e kanë theksuar oblgimin e muslimanit ndaj fqiut si fqinj, edhe nëse është jomusliman. Bile, këtë më së miri e ka sqaruar me shembuj praktikë vetë i dërguari i Allahut s.a.v.s. i cili ka qenë shembull ma i mirë se si duhet të sillet muslimani me fqiun e vet jomusliman. I dërguari i Allahut nuk i ka larguar fqinjët jomuslimanë nga kujdesi i tij. Në rastet e festave islame, fqinjët jomuslimanë kanë përfituar nga të mirat e muslimanëve. I dërguari i Allahut s.a.v.s. i urdhëronte familjarët e vet që nga mishi i kurbanit, me rastin e festës së Kurban Bajramit, t’u japin edhe fqinjve jomuslimanë.
·      Hadithin të cilin e ka transmetuar Ebu Musa El-Esh’ariju e ku qëndron se e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë:”Ju kurrë nuk do të jeni besimtarë, nëse nuk mëshironi njëri-tjetrin”. I thanë:”O i dërguar i Allahut, që të gjithë ne jemi të mëshirshëm”. I dërguari i Allahut s.a.v.s. ua ktheu:”Nuk është fjala se njëri prej jush ka mëshirë për për shokun e vet, por fjala është për mëshirë të përgjithshme”.[4] Pra, hadithi jep mesazh të qartë univerzal se muslimani duhet të jetë i mëshirshëm ndaj gjitha krijesave.
·      Hadithin:”Me të vërtetë, Allahu, melekët e Tij, banorët e qiejve dhe tokës, bile edhe thnegla në vrimën e saj dhe peshqit në thellësitë e detrave, kërkojnë mëshirë për ata që ua mësojnë njerëzve të mirën”.[5] Pra, këtu nuk është kufizuar mësimi i të mirës vetëm për muslimanët, por për të gjithë njerëzit, ngase i dërguari i Allahut, s.a.v.s. qartë është shprehur në këtë drejtim. Mësimi i të mirës njerëzve është nga format më madhështore të solidaritetit me ta, e kjo në bazë të këtij hadithi është vlerë mbarënjerëzore.
·      Rastin e pjesëmarrjes së të dërguarit të Allahut, paqa e Allahut qoftë mbi të, në këshillin e njerëzve të vyeshëm të njohur si “hilfu-l-fudul”. Ky këshillë ishte themeluar në Mekë para se t’i vjen shpallja të dërguarit të Allahut dhe kishte për qëllim që t’u ndihmojë të huajve të cilët vinin në Mekë dhe u bëhej ndonji padrejtësi nga banorët e Mekes. Ky këshill u dilte në ndihmë njerëzve të këtillë. I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka treguar për misionin fisnik të këtij këshilli dhe ka thënë se sikur të ishte thirrur në një këshill të tillë edhe pasi i ka ardhur pejgamberllëku. Pra, i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka qenë në një këshillë me jobesimtarët, gjegjësisht ka bashkëpunuar me ata për t’u ndihmuar njerëzve të cilëve u bëhej padrejtësi. Me këtë gjest, i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka dëshmuar se solidarizimi me njerëzit dhe bashkëpunimi për gjëra të mira është vlerë univerzale islame.
·      Vlerësimi i Pejgamberit s.a.v.s. për veprimtarinë e Hatim et-Tajit. Hatim et-Taij vdiq si jomusliman. Megjithatë, Muhamedi s.a.v.s. e vlerësoi bujarinë dhe mikpritjen e tij. Kur vajzën e tij e morën muslimanët si robëreshë në një betejë, Pejgamberi s.a.v.s. i tha:”Nëse babai yt do të kishte qenë musliman, do të ishim lutur që Zoti ta mëshirojë”. Më pas u drejtua nga ushtarët e tij dhe u tha:”Lëreni të lirë, pasi ka pasue një baba me moral të lartë”.[6]
Hatim et-Taij ka qenë njeri bujar dhe solidar me njerëzit, e për shkak të kësaj cilësie të lartë, Pejgamberi s.a.v.s. e ka lavdëruar, edhe pse ai ka vdekur si jomusliman. Në shenjë respekti dhe mirënjohje ndaj bujarisë së tij, i dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka liruar vajzën e tij. Kjo tregon se solidariteti në Islam është vlerë mbarënjerëzore.
Për Hatim et-Tajin tregohet se kur gruaja e tij ka gatuar, ai i ka thënë:”Nëse gatuan, më gjej dikë që të hajë me mua, pasi vetëm nuk më shkon”.
Po ashtu, ky njeri e ka nxitur skllavin e tij të ndezë zjarr në shkretëtirë me qëllim që ta shohin udhëtarët dhe të ndalojnë për t’u ushqyer në çadrën e tij. Ai i premtonte skllavit se, po të vinte ndonjë mik për shkak të zjarrit që ndizte, do t’i falte lirinë.[7]
b)  Solidarizimi me botën jointelektuale: Muslimanit i kërkohet të solidarizohet me të gjitha krijesat, gjegjësisht jo vetëm me njerëzit, por edhe me kafshët dhe bimët. Në këtë drejtim ka folur mjaftë Muhamedi s.a.v.s. Trajtimi i kësaj pike është çështje në vete që kërkon qasje të gjërë, e ne me këtë rast do të përmendim dy argumente nga praktika profetike sa për ilustrim:
·      Hadithi:”Një grua do të dënohet për shkak të një maceje që ajo e kishte mbajtur të lidhur derisa macja ngordhi. Për këtë ajo grua do të hyjë në zjarr. Gruaja nuk i kishte dhënë maces as ushqim, as ujë e as që e kishte lënë të lirë që vetë të gjej ushqim në tokë”.[8] Kjo grua nuk e kishte merituar Xhehenemin se i kishte bërë dëm ndonji njeriu, por ajo e kishte merituar Xhehenemin për shkak se e kishte dëmtuar një kafshë, gjegjësisht macën ashtu që e kishte lidhur dhe nuk e kishte lënë të lirë vetë të gjen ushqim e as që i kishte dhënë ushqim. Për këtë sjellje jo njerëzore ndaj kafshëve, ajo hyri në Xhehenem. Kjo tregon qartë se besimtari duhet të solidarizohet edhe me kafshët, apo thënë ndryshe, edhe mirësia ndaj kafshëve është mirësi.
·      Hadithi:”Një herë, një njeri duke ecur e mori etja fort dhe zbriti në një bunar për të pirë ujë, e pasi që doli prej bunari e pa një qen me gjuhë të qitur jashtë, rënkonte nga etja e madhe dhe e rrëmihte dheun në kërkim të ujit, kurse ai tha:”Halli i këtij qeni qenka si halli im”, pastaj  e zbathi këpucën e tij për ta mbushur me ujë dhe zbriti poshtë në bunar. E mbushi me ujë dhe doli e i dha qenit ujë derisa u ngop. Allahu e falënderoi atë për këtë vepër dhe ia fali mëkatet”. Me të dëgjuar këtë ngjarje, sahabët e pyetën të dërguarin e Allahut s.a.v.s.:”O i dërguar i Allahut, a thua edhe për kafshët paskemi shpërblim?!” Ai tha:”Në çdo mëlçi të lagur (frymor) do të ketë shpërblim”.[9] Pra, ky njeri e ka fituar falënderimin e Allahut dhe faljen e mëkateve për një bamirësi ndaj kafshëve. Kjo ngjarje e treguar nga i dërguari i Allahut s.a.v.s. nga njëra anë është nxitje për bamirësi edhe ndaj kafshëve, e nga ana tjetër flet se solidariteti është vlerë universale islame e cila i prëfshinë jo vetëm njerëzit, por edhe gjallesat tjera.
[1] El-Huxhurat:13.
[2] Hadithin e ka shënuar Muslimi.
[3] Hadithin e ka shënuar Buhariu.
[4] Hadithin e ka shënuar Taberaniju.
[5] Hadithin e ka shënuar Tirmidhiju.
[6] Shih:Aid el-Karnij, Njerëz të mëdhenj, f.90.
[7] Cituar sipas:Aid el-Karnij, Njerëz të mëdhenj, f.90-91.
[8] Hadithin e ka shënuar Muslimi.
[9] Hadithin e kanë shënuar Buhariu dhe Muslimi.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Të dashurosh dikë që nuk di të dashurojë
Të dashurosh dikë që nuk di të dashurojë
Publikuar më: 04. prill 2014
Një ndër temat më të shtjelluara në Kuranin fisnik, pas Njohjes së Zotit pa dyshim është dashuria. Dashuria përballë urretjes e cila prodhon zilinë, smirën, të keqen dhe të gjitha llojet e sherreve dhe telasheve.
Natyra e njeriut është e tillë, në të cilën Zoti Lavdiplotë mbolli instinktin njerëzor, dashurinë. Gjithashtu në zemrat e shpendëve dhe në zemren e çdo kafsheje mbolli këtë instinkt fisnik. Për çudi të madhe, shohim se si ato kafshë e duan jetën dhe dashurojnë të vegjëlit e tyre, aty manifestohet fuqia e Allahut Lavdiplotë. Ata në një farë mënyre kujdesen për natyrën, për bukuritë e saj. Përmes dashurisë afrohen te të dashurit që ua do zemra, shpirti mbushet përplot gëzim dhe entuziazëm, qetësi e stabilitet. Falja dhe toleranca, bashkëpunimi i ndërsjellë krijon tek njeriu ndjenjën e dashurise, e zhvillon atë duke ndier thellësisht në shpirt kënaqësinë e jetës. Njeriu si qenie fisnike kur e do dikë, atij ia dëshiron edhe të mirën. Ia fal gabimet, e ndihmon në çastet të vëshira, lufton për t’ia mbrojtur autoritetin, e mbron në raste kërcënimesh etj.
Dashuria është ndjenjë për të cilën njeriu sakrifikohet. Njeriu përmes dashurisë krijon kushte për jetë më të lumtur duke kultivuar vlerat më të përkryera të etikës dhe moralit. E do buzëqeshjen e sinqertë, fjalën e drejtë, tingujt e bukur, elokuencën e të folurit, ekuilibrin në lëvizje për t’u shkrirë në dritën e ngjyrave.
Kjo zaten ka qenë qëllimi i dërgimit të Librave të Shenjtë për të cilën profetët e Zotit çdo gjë sakrifikuan. Këtë më së miri e vërejmë tek hadithi i Muhamedit (alejhi selam): “E a nuk është feja dashuri?“
Sa fjalë të bukura të Pejgamberit (alejhi selam), i cili pasqyroi Islamin me një fjali të vetme «Islami është dashuri», koncept që sot po na mungon, si prindër, shoqëri, elitë, po madje edhe si njerëz.
Në mungesë të dashurisë, shfaqet urrjetja, zilia, sherri ne zemrat e njerezve. Zemrat bëhen të boshatisura, të dëshpëruara, gjë që vërehen në horizont pesimizmi, anksioziteti madje edhe depresioni. Shumë prej nesh fillojnë të izolohen nga të tjerët, nga vetvetja duke përfunduar jetën edhe në mënyrën më të poshtër – me vetëvrasje, fakt i cili dëshmon se sa i ligësht është njeriu.
Në shumë tekste të Kuranit fisnik flitet për dashurinë, të mirën, për atë se si Allahu Lavdiplotë e do hajrin, të mirën, e do njeriun. Dashuri e cila mbush zemrën e robit me rehati shpirtërore, lumturi dhe gëzim, dritë e udhëzim, dritë e cila drejton njeriun të njohë edhe botën metafizike, kjo është dashuri e zjarrtë hyjnore (el-ishk el-ilahij el mukades).
Këtë më së miri e pasqyron hadithi i Pejgamberit (alejhi selam) në të cilin thuhet: Lidhja më e forte e imanit është të duash për hir të Zotit dhe të urresh për hir të Zotit, të japësh për hir të Zotit dhe të mos japesh për hir të Zotit.“
Të ndjekësh rrugën e Pejgamberit (alejhi selam), do të thotë të ndjekësh të vërtetën, drejtësinë, të mirën dhe mirësinë, gjë që demonston dashurinë ndaj Zotit. Dashuria ndaj Zotit është dashuri ndaj së vërtetës, së mirës dhe së bukurës. S’do mend që bekimi i Zotit do të jetë mbi këtë njeri, vlerat dhe gradat e tij do të rriten duke qenë më afër Zotit, shpirti i tij do të mbushet me kënaqësi, besim e dashuri të zjarrte ndaj Zotit, virtyte që i do i Madhi Allah.
Ai i do njerëzit që pendohen, të cilë e braktisin jetën e shoqëruar me gjynahe, shfrenime e që jetojnë të paudhëzuar, ndërsa dashuria e flaktë ndaj Zotit bëri që këta të udhëzohen, të drejtohen kah çiltërsia, morali dhe e mira, Ai (Allahu) i do këta njerëz, duke e dëshmuar këtë dashuri me fjalët “All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.“(El-bekare, 222).
Allahu i do tipat që pastrohen nga gjynahet dhe ndyrësirat “Ti mos u fal aty kurrë! Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar në respekt ndaj All-llahut (pa hile), është më e drejtë të falesh në të, aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit.“(Teube, 108), i do njerëzit që luftojnë për drejtësinë dhe që gjykojnë me drejtësi  “Po nëse gjykon mes tyre, gjyko drejtë; All-llahu i do të drejtit.“(El-maide, 42), i do bamirësit, që bëjnë punë të hajrit, i do njerëzit që kanë durim (sabër) të cilët u përballojnë vështirësive të jetes, janë të durueshëm ndaj ofendimeve, përndjekjeve, peripecive për hir të së vërtetës, udhëzimit dhe për të mirën e njerëzve.
Ai i do të devotshmit, të cilët i frikësohen Atij me frikë-respekt, duke iu bindur urdhrave të Tij. Në të njëjtën kohë, Kurani fisnik flet për anën tjetër të medaljes, për gjërat që nuk i pëlqejnë Zotit Lavdiplotë, qofshin të manifestuara me vepra apo fjalë, dukuri të cilat shkatërrojnë jetën e njeriut dhe ulin vlerat e tij.
Ai (Allahu) nuk e do anarkin, nuk i do fesadxhinjtë, nuk i do zullumqarët e as tradhtarët e të pabesët, nuk i do mendjemëdhenjtë e as arrogantët të cilët fascinohen nga malli i tyre, nga pushteti, dituria apo pozita në shoqëri. Allahu nuk i do shpërdoruesit e pasurisë, të cilët shpërdorojnë mallin në haram e amoralitet, në kumar e lojëra të fatit, në ndërkohë që fëmijët e tyre vuajnë për gjërat elementare për jetë normale. Madje, Allahu nuk i do as ata që goja nuk u ndalet së foluri, që lëndojnë të tjerët, që i thumbojnë me fjalë e gjestikulacione, me fjale të tjera, njerëz që flasin pa pikë e presje. Këta njerëz, fatkeqësisht janë të privuar nga dashuria e Zotit, janë të privuar nga të qenët afër Madhërisë së Tij, fakti që kanë shkaktuar hidhërimin e Zotit me veprat e tyre.
Dhe krejt në fund, jo çdo dashuri është edhe pozitive. Duhet të theksoj, një prej dashurive më të rrezikshme është dashuria negative, me fjalë të tjera, dashuria ndaj dynjasë, ndaj pasioneve dhe mallit, dashuri e cila e deh mendjen e njeriut, e uzurpon zemrën e tij, i verbon sytë e tij duke e privuar nga njohja e së vërtetës absolute, duke e larguar nga rruga e hajrit për t’u mbyllur në vetvete, për t’u izoluar nga rrethi, nga feja e xhamia, shkolla e shoqëria. Kjo do ta transformojë njeriun në qenie agresive, armiqësore dhe vetjake, duke menduar vetëm për vetveten.
Islami ndalon të dashurohet personi i cili urren besimin, parimin dhe interesin e umetit, kjo dashuri është e gabuar dhe motivi i kësaj dashurie është interesi i kësaj bote që shpie në rrënimin e besimit dhe interesit të umetit. Me fjalë të tjera, “të dashurosh dikë që nuk di të dashurojë.”
Vallë, kë duhet ta dashurojmë?! Pyetje … që duhet të mendojmë mirë se kujt t’ia falim dashurinë tonë?!
Aarburg, Zvicer  15.11.2012
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)