UAIS » Analiza
Ndjenja e përgjegjësisë siguresë e moralit islam
Kurani famëlartë çdo sjellje morale/koncept për të cilin intelekti i përbashkët i njerëzimit e ka pranuar si të mirë, e lavdëron dhe çdo veprim moral, çdo koncept për të cilin intelekti i përbashkët i njerëzimit e ka pranuar si të keq, e qorton. Pra sjellja e moralshme pothuajse në çdo aspekt zënë vendin qendror në Kuranin famëlartë
Shkruan Doc. Dr. Selver Xhemaili*
Allahu Madhëriplotë e ka krijuar njeriun në formën më të bukur, gjithçka në gjithësi e ka ofruar në shërbim të tij. Njeriun të cilin e ka caktuar si udhëheqës në tokë e ka pajisur me aftësi të larta të cilat nuk i janë dhënë asnjë krijese tjetër siç është përdorimi i mendjes, logjika, meditimi dhe vullneti i lirë. Nga njeriu të cilit i janë dhënë këto veçori vetëm ka kërkuar t’i bëjë robëri Atij. Nënshtrimi ndaj Allahut do të thotë, duke shfrytëzuar lirinë e zgjedhjes, pra në bazë të dëshirës së lirë, të respektosh vullnetin/urdhrat e Allahut. Ky fakt kërkon që njeriu të jetojë gjithnjë me vetëdijen e përgjegjësisë dhe falënderimit ndaj Allahut I Cili ia fali njeriut gjithçka që posedon. Në këtë kontekst, ndjenja e përgjegjësisë është stabilizator i moralit të adhuruesit. Studimet psikologjike vërtetojnë se ndjenja fetare dhe ndjenjat e përkushtimit, respektit dhe dashurisë ndaj Absolutit janë të lindura (fitrah). Si rrjedhojë, ortopraktika fetare nuk është vetëm kërkesë hyjnore, por edhe element struktural i qenies njerëzore.
Nga ana tjetër  “Humbja e ndjenjave të përgjegjësisë ka ndikuar që dekadenca të dominojë mbi intelektin islam, dhe për këtë shkak periudhat e fundit historike të ummetit islam janë përplot destabilizime e trazira. Vetëm ndjenjat e përgjegjësisë mund ta nxjerrin muslimanin nga gjendja e mjerueshme momentale dhe ta udhëzojnë në rrugë të drejtë, që ta mbroj pozicionin e vet si mëkëmbës në tokë, të kontribuojë në qytetërimin njerëzorë dhe ta shfrytëzojë gjithësinë. Parimi i përgjegjësisë siguron korrektësinë e mendimit islam dhe të metodologjisë së intelektit islam. Muslimani do të përgjigjet drejtpërdrejt para Krijuesit për rolin e tij si mëkëmbës në tokë dhe si i autorizuar për t’i shfrytëzuar të mirat e saj me qëllim të mirë e përparim në shkencë, punë, e aplikim.[1]
Sipas Ibn Abbasit struktura e fesë  përbëhet prej këtyre katër elementeve: 1. Ahlakut-Moralit, 2. Akaidit-Besimit, 3. İbadeteve-Adhurimeve, 4. Muamelateve-Veprimeve. Kjo renditje e Ibn Abbasit është diskutuar në mesin e dijetarëve, diskutimet kanë rrjedhë në atë drejtim saqë janë përqendruar rreth asaj, kush është në themel të fesë besimi apo morali?Në qoftë se kësaj pyetje do t’i përgjigjemi “besimi” atëherë kjo çështje do të na lind pyetje të reja. A është besimi garantues i sjelljeve morale të pronarit të vet.[2]
Në qoftë se kësaj pyetje i themi “po” atëherë na duhet të konkludojmë që të gjithë besimtarët janë të moralshëm ndërsa jobesimtarët janë të pamoralshëm. Mirëpo, çka do të bëjmë me ata që besojnë por që në fushën e moralit kanë ngelur në klasë? Ose, çfarë do të themi për ata që nuk posedojnë ndonjë besim të vërtetë por që kanë sjellje morale të mirëfilltë. Pyetjen mundë ta parashtrojmë edhe në këtë mënyrë? A është e pranueshme të jesh mysliman pa qenë njeri, pa pasur njerëzillëk? Nëse mundet një gjë e tillë atëherë çfarë muslimanllëku është ky? Pronari i Islamit-Allahu Madhëriplotë, a është i kënaqur me një muslimanllëk pa moral? Ideali i fesë a është ky? A e vërteton kurani një islam të këtillë?
Pra, nëse këto elemente që përbëjnë fenë do të duhej që patjetër t’i radhisim njëra pas tjetrës do të duhej që në katin themeltarë të vendojmë, jo besimin, por moralin. Këtë fakt kemi mundësi ta kuptojmë nga ajeti i dytë i sures Bekare. Dhalike’l-kitâbulârajbe fîhihudenli’l-muttakîn:“Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit”, Nga ky ajet pastër kuptohet që takvallëku (takva)  që është një koncept moral është baza e udhëzimit (hidaje). Ndërsa, nga cili do këndvështrim ta shikojmë hidajeti është një koncept besimor. Të udhëzohesh do të thotë të pranosh besimin e caktuar në këtë rast, islamin. Ndërsa koncepti takva është një koncept i moralit. Cilin do kuptim që ta preferojmë në fund të fundit këto terme tregojnë se kemi të bëjmë me një termë etik. Disa studiues të thellë të këtyre çështjeve siç është Fazlurahman, Tashihiko Izutcu, Muhammed Esed etj. duke u zhytur në thellësi të analizave semantike të këtyre termeve e kanë përkapur kuptimin më të qëlluar të këtij koncepti dhe  konkludojnë se kuptimi esencial i këtij termi është sjellje me vetëdije të përgjegjësisë. Pra sjellje morale. Në fakt parimet morale
Ndaj kujt vetëdije të përgjegjësisë? Ndaj të gjitha qenieve, ndaj gjithë botës ekzistuese. Përgjegjësia më e madhe është vetëdija e përgjegjësisë që ndjehet ndaj Allahut madhëriplotë. Më së pari vetëdija e përgjegjësisë ndaj vetë ekzistencës së vet. Me që njeriu është kryevepra e Zotit, që është krijuar për një qëllim të caktuar, ai është  detyruar të pyes, të hulumtoj dhe ta gjejë qëllimin e ekzistencës së vet. E kjo është përgjegjësia e njeriut ndaj vetes.Njeriu nëse arrinë të zhvillojë vetëdijen e përgjegjësisë ndaj vetes do të arrijë në vetëdijen e përgjegjësisë ndaj Allahut xh.sh. pikërishtë kjo është takvaja. Njeriu pasi të vendos këtë vetëdije, do të perceptojë përgjegjësinë edhe ndaj njerëzve tjerë, mjedisit dhe gjërave tjera. Në këtë kuptim adhurim/ibadet, do të thotë, që njeriu ta çojë në vendë përgjegjësinë që ka ndaj botës sëbrendshme të tij. Rumiu këtë e shpreh në këtë mënyrë, “Nëse ti e do veten, duhet ta dashurosh edhe Krijuesin tënd; ndërkaq, kur të dashurohesh te Krijuesi, ti do duash edhe krijesat e Tij”. Kurani Fisnik këtë termë e ka përdorur pikërisht në këtë kuptim. Meqë, nëse njeriu do të veproj/lëviz me një moral të përgjegjësisë, ky moral duhet të ketë një mbështetje, një referencë. Dhe ky është Allahu Madhëriplotë. Përgjegjësia që ndjehet ndaj qenieve tjera, në esencë është një vazhdimësi e përgjegjësisë që është ndaj Allahu xh.sh. [3]
Njeriu, për gjithçka që posedon përfshirë edhe ekzistencën e tij, lind si borxhli ndaj Krijuesit të Lartëmadhërishëm. Në fakt, edhe termi din/fe dhe fetari që rrjedh nga termi dejn/borxh nuk është asgjë tjetër përveç se vetëdije e borxhllëkut. Rezultati i vetëdijesimit se je borxhli ndaj Zotit nuk do të thotë ta paguash këtë borxh. Meqë kjo nuk është e mundur. Në fakt edhe Ai nuk e pret këtë nga robërit/adhuruesit e Tij. Ajo që pret prej tyre është, “qëndrimi i sinqertë ndaj amanetit”. Ndërsa qëndrimi i sinqertë ndaj amanetit të imponon të veprosh/lëvizësh me vetëdije të përgjegjësisë.
Nëse do t’i qasemi pak më thellë kuptimit të ajetit të lartëpërmendur do të thotë, një njeri të pa udhëzuar, forca që e sjell në pragun e udhëzimit (hidajetit) është takvallëku i tij para kohës së udhëzimit dmth sjellja e tij me vetëdije të përgjegjësisë. Shikuar nga ky kontekst në themelin e strukturës së fesë qëndron morali. Meqë përgjegjësia morale është bazamenti i besimit. Njeriu në saje të kësaj përgjegjësie e kërkon dhe hulumton të vërtetën. Në fundë të këtij kërkimi vjen imani. Të udhëzohesh do të thotë të besosh. Mirëpo këtu takvallëku nuk mbaron. Ngase takvaja është vetëdije e përgjegjësisë dhe ajo vazhdon edhe pasi të udhëzohet njeriu.
Sjellja morale nuk guxon të jetë e endeksuar në fuqi të ulëta-në interese banale. Njësjellje morale  e endeksuar në gjëra të tilla e zbeh vetë moralitetin e një veprimi. Një sjellje në qoftë se është vetëm sa për sy e faqe, moraliteti i saj është I diskutueshëm. Një person sjelljen që tregon ndaj atij që konsideron se është “I JONI” nëse nuk e tregon edhe ndaj tjetrit “QË S’ËSHTË I JONI’ edhe sjelljen ndaj atij të parit e ulë nga të qenët një veprim moral. Bie fjala, veprimi I nënës, e cila shpëton fëmijën e vet, që është duke u mbytur në një lumë, padyshim është veprimi mirë por nuk arrinë veprimin e mirëfilltë etik, ngase ajo vepron nën shtytjen e instiktit, ndërkaq sikur ajo ta shpëtonte fëmijën e dikujt që e urren, ajo do të ngrihej përmbi sferën natyrore, ngase do vepronte në saje të një veprimi krejtësisht etik. Kësaj I thonë: e bëj veprimin etik, sepse në këtë mënyrë e realzojë njerëzinë time. Prandaj, njeriu mund të krenohet me atë që ka zgjedhur të bëjë e jo me atë që është, si tërësi e rrethanave që e përcaktojnë.[4]
Nisur nga ky fakt përfundimisht një sjellje a është e moralshme apo jo, e di vetëm Ai i cili mundë t’I lexojë qëllimet që janë edhe burimi i një sjellje të caktuar. Një sjellje/veprim për ta mbrojtur nga të qenët sa për sy e faqe ka vetëm një alternativë. Edhe ajo është ta lidhësh për një referencë transedentale/tejfizike. Edhe Ai është Allahu xh.sh.  Meqë i vetmi është Allahu Madhëriplotë i cili pandërprerë mundë ta ndjek procesin e një veprimi nga të qenët ide e deri në realizimin e saj apo shndërrimin në vepër. “Ne e kemi krijuar njeriun dhe, Ne e dimë ç’i pëshpërit atij shpirti i vet. Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet.”(Kâf 50:16) Parimi që do ta nxjerrë njeriun prej përmasës së “njeriut biologjik” (besher) dhe do ta bartë në gradën e “Ademit” është normale që të jetë me burim transcendental. Parimet etike paraqesin “litarin e fortë” të lëshuar nga qielli në tokë me qëllim të lartësimit të njeriut.[5]
Kurani famëlartë çdo sjellje morale/koncept për të cilin intelekti i përbashkët i njerëzimit e ka pranuar si të mirë, e lavdëron dhe çdo veprim moral, çdo koncept për të cilin intelekti i përbashkët i njerëzimit e ka pranuar si të keq, e qorton. Pra sjellja e moralshme pothuajse në çdo aspekt zë vendin qendror në Kuranin famëlartë. Qëllimi i Kuranit është ta moralizojë sjelljen e njeriut. Për çkado që të flasë Kurani në fund të fundit lidhet me çështjet morale. Për shembull Sureja Alek, pesë ajetet e para të kësaj sure bëjnë fjalë për moralin e dijes. Urdhëresa që të lexohet në emër të Zotit është garancion për moralitetin e dijes. Dija pa moral, pa rregulla etike, pa referencë te Zoti Madhëriplotë ka mundësi të shndërrohet në dëm për krijesat. Njerëzimi është duke përjetuar më shumë fatkeqësi nga veprimet e njeriut, se sa nga mosveprimi. Lotët e njerëzimit më tepër janë derdhur nga pasojat e përdorimit të keq të diturisë së njeriut, se sa nga pasiviteti i injorancës.[6] Luftërat shkatrrimtare, gjonocidet, armët bërthamore, bilogjike, kimike etj. Nuk i kanë projektuar barinjët e pa shkollë, por njerëz të dijshëm por pa ndjenjën e përgjegjësisë.
Prandaj të nderuar vllezër, duke përfunduar këtë kumtesë, le të jetë sjellja morale ajo që do të na prezantoj neve karshi Zotit dhe njerëzive tjerë. Le të jetë morali ynë karta identifikuese për ne. Le të jenë zemrat tona pasqyrë që do të reflektojnë realitetin-hakikatin hynorë po edhe atë njerëzorë.
Ju falemnderit!
Ligjëratë e mbajtur në Krauzlingen-Zvicër 18.02.2018
*Autori është përfaqësues për diasporën pranë Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë.
[1] Abdulhamid Ahmed Ebu Sulejman, Kriza e të menduarit mysliman, Logos-A, Shkup, 2009, f. 46.
[2] www. Kuranihayat.com, Mustafa Islamoglu, “Ahlak dinin temelidir”
[3] www. Kuranihayat.com, Mustafa Islamoglu, “Ahlak dinin temelidir”
[4] Muhamedin Kullashi, Gjurmë dhe Pyetje, Asdreni, Shkup, 2007, f. 81-82.
[5] Ibrahim Kalin, Arsyeja dhe Virtyti, Logos-A, Shkup, 2015, f.131.
[6] Enes Kariç, Kloniranje-filozofska, etika i religiska razmatranja, hrestomatija, FIN, Sarajevo, 2005
Rrymat selefiste dhe pikëpamjet e tyre lidhur me el-vela’ ve’l-bera’-në (lojalitetin dhe distancimin)
Autor: Joas Wagemakers
Nga gjermanishtja: Rejhan Neziri
1. Hyrje
Çdokush që tanimë e ka vizituar së paku një web faqe selefiste, ai duhet ta ketë kuptuar rëndësinë e “metodës” (menhexh sh. menahixh) në selefizëm. Me këtë nënkuptohet një shprehje e cila shënon zbatimin praktik të parimeve të besimit në fusha të ndryshme të jetës. Në artikullin e tij udhërrëfyes dhe tejet efektiv lidhur me selefizmin hulumtuesi Quintan Wiktorowicz bën dallimin e selefistëve sipas metodës së tyre në raport me shoqërinë dhe i ndanë ata në tri kategori: kuietistët (“të qetët” ose “puristët” siç i quan ai), të cilët “i theksojnë metodat jo të dhunshme të predikimit, purifikimit/pastrimit dhe edukimit”; selefistët politikë, të cilët “e theksojnë zbatimin e parimeve të besimit selefist në rrafshin politik”; dhe xhihadistët, të cilët “zënë një pozitë më militante dhe këtë e argumentojnë me pretekstin se rrethanat e dhëna kërkojnë dhunën dhe revolucionin”. Wiktorowicz jo një herë pretendon se këto rryma të ndryshme të selefizmit e ndajnë të njëjtën doktrinë besimi (akideh) dhe se ato dallojnë vetëm në aspekt të pikëpamjeve të tyre lidhur me menhexhin.
Siç kam treguar edhe në publikimet e mia të mëhershme, ky karakterizim i selefizmit shfaq disa pamjaftueshmëri. Së pari, jo të gjithë selefistët e ndajnë të njëjtën akideh, porse në fakt ata dallojnë shumë në mendime që kanë të bëjnë me çështje të besimit, prej çka rezultojnë konsekuenca të rëndësishme. Siç është çështja se cilat janë tiparet përbërëse të besimit dhe kur mund të llogaritet se dikush ka dalë nga besimi islam. E dyta, duket se Wiktorowicz termin menhexh e kupton kryesisht si zbatim të akides në nivelin social, ndërkaq ai ngërthen edhe metodat lidhur me llojet e ritualeve (ibadeteve). Wiktorowicz në fakt i zë në gojë edhe këto pika, mirëpo nuk i trajton ato si pjesë të konceptit të menhexhit. E treta, ka të bëjë me kategoritë që i paraqet Wiktorowicz. Ato në të vërtetë janë të dobishme, por nuk janë definuar mjaftueshëm. Ato në fakt janë më të shumëllojshme dhe më të ndryshme sesa që i paraqet artikulli i tij. E katërta, tri kategoritë e selefizmit (kuietistë, politikë, xhihadistë) – respektivisht menhexhet -, me të cilat merret Wiktorowicz, kryqëzohen me njëra-tjetrën në një farë shkalle. Në këtë artikull unë do t’i trajtoj këto dy pikat e fundit.
Në vijim fillimisht do të tregoj se menhexhet e ndryshme në selefizëm, të cilat i përshkruan Wiktorowicz, janë më të shumëllojshme sesa që pretendon ai dhe më pastaj do të prezantoj se në ç’masë këto kategori kryqëzohen me njëra-tjetrën. Sa i përket pikës së parë unë i jam qasur asaj më herët në mënyrë më të përgjithshme në një publikim, ndërkaq argumentin e fundit e kam trajtuar në shembullin e dijetarit jordanez Ebu Muhammed el-Makdisi, të cilin unë e quaj një “selefist kuietist-xhihadist”, pasi ai ngushtë mbështetet si në doktrinën dhe metodikën e kuietistëve ashtu edhe në të xhihadistëve. Përmes analizës së pikëpamjeve të ndryshme selefiste mbi konceptin e el-vela’ ve’l-bera’-së (lojalitetit dhe distancimit) ky artikull nxjerr në pah se ndërlidhjet midis menhexheve të selefistëve përgjithësisht nuk janë aq sistematike dhe konsistente si te rasti i el-Makdisiut, mirëpo gjithsesi se ekziston deri diku një përzierje e metodave te selefistët e të gjitha ngjyrimeve.
Ky ese mbështetet në hulumtimin tim nga viti 2006 e këndej mbi temën e el-vela’ ve’l-bera’-së në selefizëm, i cili hulumtim nga ana tjetër ndër të tjera mbështetet në leximin gjithëpërfshirës të teksteve relevante selefiste në gjuhën arabe dhe angleze (kryesisht të shkarkuar nga interneti) si dhe në hulumtimin në terren të mjediseve selefiste, veçanërisht në Jordani dhe në Arabinë Saudite. Duke u nisur nga leximi intensiv i literaturës selefiste në përgjithësi unë fillimisht do të jap një pasqyrë mbi menhexhet e ndryshme selefiste, e cila në fakt është më e detajuar dhe më e diferencuar sesa literatura sekondare që haset sot lidhur me këtë temë. Më pastaj vijon një skicë historike e konceptit të el-vela ve’l-bera’-së të bazuar në tekste të përzgjedhura. Më në fund analizoj se si format e ndryshme të el-vela ve’l-bera’-së zbatohen nga ana e selefistëve dhe se çfarë kuptimi ka kjo për kryqëzimin e metodave (menahixh) të ndryshme selefiste.
Lexoni më tej tekstin e plotë në PDF.
Hilfu’l-Fuduli dhe mesazhet e tij për ne sot
Hilfu’l-Fuduli dhe mesazhet e tij për ne sot
Rejhan Neziri
Gjendja e përgjithshme
Në Arabinë para-islame sundonte rendi fisnor si një sistem shoqëror, në të cilin fise të ndryshme, të mëdha e të vogla, lidhnin pakte e aleanca me njëri-tjetrin. Fiset që mbeteshin jashtë ndonjë aleance, u nënshtroheshin zakonisht sulmeve dhe grabitjeve të fiseve me të cilat nuk kishin aleanca të këtilla. Kjo ishte edhe arsyeja e luftërave që zgjatnin edhe me qindra vite.
Qyteti i Mekkes nuk ishte i kursyer nga këto luftëra, mirëpo meqë ishte në kryqëzimin e dy rrugëve të mëdha tregtare të Arabisë: Rrugës së Hixhazit e cila kalonte përgjatë bregut lindor të Detit të Kuq dhe lidhte Jemenin në jug me Shamin (Libanin, Sirinë, Jordaninë dhe Palestinën) në veri dhe Rrugën e Nexhdit që e lidhte Jemenin me Irakun [K. Armstrong, 2006, f. 83], për dallim prej qyteteve dhe vendbanimeve të tjera, kishte një vigjilencë dhe kujdes më të madh që këto të reduktoheshin në minimum. Një qytet të cilit i mungonin pasuritë natyrore dhe që ishte i lidhur me blegtorinë dhe më shumë me tregtinë e jashtme, ishte më se e nevojshme që të kishte një stabilitet dhe siguri politike.
“Qytetit të kurejshitëve (Mekkes), që sipas Kur’anit ndodhej në “një luginë, ku nuk ka bimë” [Kur’ani, 14:37], i mungonin kulturat (bujqësore) dhe për të mbijetuar kishte nevojë për çfarëdo malli të importuar [Kur’ani, 16:112; 2:126]. Nëse e shikojmë më mirë, me të kaluarën e tij beduine (endacake) populli kurejshit që zhvillonte një jetë shumë të gjallë, përgjithësisht kishte nevoja të vogla; mirëpo vërejmë se prapëseprapë në krahasim me njerëzit tjerë që banonin në të gjitha viset tjera të Hixhazit, këta kishin një standard më të lartë jetese. Mekka nuk mund të furnizohej nga burimet e veta, prandaj ishte e detyruar t’i importonte edhe produktet më të vogla si drithërat, hurmat, pemët, perimet, verën etj. që pa e stërmadhuar Mekkes për çdo kokë banori i nevojiteshin në ditë diku te 100 gr. mall… Duke qenë se Mekka në këtë kohë kishte afro 20-25 mijë banorë, bashkë me të gjitha dymbëdhjetë fiset e “konfederatës” kurejshite, me të besatuarit, me skllevërit e me refugjatët, i bie që Mekka kishte nevojë për 2-3 tonë furnizim në ditë, respektivisht 20 deve të ngarkuara me mall.” [J. Chelhod, 1958]
Në mënyrë që në qytetet e Gadishullit Arabik të asaj kohe të mund të tërhiqeshin sa më shumë të huaj si blerës të mundshëm, ishte ngulitur zakoni i respektimit të muajve të paqes së Zotit. Panairet mbaheshin, natyrisht, gjatë kohës së haxhit ose të datave të shenjta fetare. Për shkak të rivalitetit ndërmjet fiseve, secila krahinë respektonte muaj të ndryshëm. Kështu për shembull në muajin rexheb sundonte paqe e plotë në viset ku jetonte fisi Mudar, ndërkaq në muajin ramazan viset e fisit Rebi’ shndërroheshin në strehë për tregtarët e huaj. Në këtë mënyrë sundonte paqja në Gadishullin Arabik: njerëzit e fisit Mudar tregtonin te ata të fisit Rebi’ në muajin ramazan, kurse ata të fisit Rebi’ tregtonin me ata të fisit Mudar gjatë muajit rexheb. Në një pozitë më të lakmueshme ishte trekëndëshi Mekke-Medine-Taif, sepse në këto anë sundonte paqja përgjatë katër muajve, prej të cilëve tre njëri pas tjetrit. Kjo ua mundësonte atyre të merrnin edhe rrugë më të gjata për tregti dhe të ktheheshin rehat në shtëpi [M. Hamidullah, 1990, f. 79.].
Luftërat e Fixharit
Megjithëse ekzistonte një farë kompromisi i këtillë i pashkruar, kohë pas kohe edhe në këta katër muaj që njiheshin si të shenjtë dhe paqësorë, shpërthenin luftëra ndërmjet fiseve të ndryshme edhe atë për arsye banale. Këto pastaj vazhdonin me vite të tëra si pasojë e mendësisë së gjakmarrjes dhe ruajtjes së nderit familjar dhe fisnor. Historia njeh katër luftëra të këtilla të kësaj periudhe. Ato quheshin “luftëra të fixharit (mëkatit, shkeljes)”, për shkak të shkeljes dhe prishjes së paqes. Me shumë gjasë Muhammedi a.s. ka marrë pjesë në të katërtën prej këtyre luftërave, si një djalë 20 vjeç, e cila u zhvillua midis fisit Kinaneh dhe Kajs. Një person i shthurur i fisit Kinaneh e kishte vrarë një person të familjes Amir nga fisi Havazin (Kajs) i Nexhdit. Sipas rendit tanimë standard të hakmarrjes, fisi i viktimës e sulmoi fisin e vrasësit. Meqë fisi Kurejsh ishin në aleancë me fisin Kinaneh, pak si me pa dashje, iu desh të involvohej në këtë luftë, që në fakt s’ishte e vetja. Ky konflikt zgjati tre deri katër vjet, mirëpo aktivisht është zhvilluar luftë vetëm pesë ditë gjatë gjithë kësaj kohe. Roli i Muhammedit a.s. në këtë luftë ishte të mblidhte shigjetat e kundërshtarëve që dilnin huq dhe t’ua ofronte axhallarëve të tij Zubejrit dhe Ebu Talibit, që të mund ata të gjuanin armikun me shigjetat e tyre [I. Hisham, 1995, f. 180-182; I. Sa’d, 2001, f. 106-7; H. Algül, p.v., f. 168-169; M. Lings, 2008, f. 49; M. Hamidullah, f. 79-80.].
Pas kësaj lufte të fundit të Fixharit, në Mekke dhe rrethinë tanimë ishte shembur tej mase siguria e njerëzve. Në veçanti tregtarët e huaj që vinin në Mekke, po edhe të dobëtit dhe fukarenjtë vendas, gjithnjë u nënshtroheshin shkeljeve dhe dhunës së paparë dhe këta nuk kishin kujt t’i drejtoheshin për mbrojtje dhe rikthim të të drejtave të tyre [H. Algül, f. 170]. Kjo situatë kontribuoi në përhapjen e pakënaqësisë gjithnjë në rritje kundrejt ligjit të shkretëtirës që akoma sundonte te bashkësia e ngulitur mekkase. Shumica e krerëve të fisit Kurejsh tanimë e kishin vizituar disa herë Shamin dhe kishin pasur mundësinë ta përjetonin vetë drejtësinë relative që sundonte në perandorinë romake. Po ashtu edhe në Abisini, të cilën gjithashtu e kishin vizituar disa herë për arsye tregtare, mund ta fitoje të drejtën pa pasur nevojë të zhvillosh ndonjë luftë. Në Arabinë e asaj kohe mungonte një sistem i këtillë i drejtësisë. Prandaj, këto luftëra të Fixharit dhe sidomos situata e pasigurt që u krijua pas kësaj të fundit, i nxiti disa njerëz të mendoheshin mirë se si t’i pengonin këto gjakderdhje, që në të shumtën e rasteve nisnin për arsye fëmijërore. Kësaj radhe kjo nuk mbeti vetëm në mendime dhe fjalë: nga ana e fisit Kurejsh shumica ishin të gatshëm edhe të vepronin. Ky të kuptuar i drejtësisë vetëm disa javë pas luftës së fundit të Fixharit u vu në provë nga një aksident skandaloz që ndodhi në Mekke.
Shkaqet e themelimit të Hilfu’l-fudulit
Një tregtar nga qyteti bregdetar Zebid i Jemenit i kishte shitur ca mallra të vlefshme një fisniku të Mekkes As bin Vail nga fisi Sehm. Mirëpo ky, duke parë se tregtari ishte i huaj dhe se nuk kishte asnjë aleancë e as ndonjë mbrojtje në Mekke, refuzoi t’ia paguante mallin e blerë. Tregtari nuk u tremb nga ky rast, por guximshëm u ngjit në kodrinën e Ebu Kubejsit dhe iu drejtua zëshëm fisit Kurejsh për të kërkuar ndihmë prej tyre për ta rikthyer pagesën ose mallin. Shumica e fiseve që nuk kishin aleancë tradicionale me fisin Sehm, reaguan menjëherë. Fisi Kurejsh dëshironte të ruante unitetin midis fiseve të ndryshme. Një ndër personat më të pasur dhe më me autoritet në Mekken e asaj kohe dhe i pari i fisit Tejm, i quajtur Abdullah bin Xhud’an, e hapi shtëpinë e tij të madhe për të gjithë ata që e donin drejtësinë. Këtu morën pjesë disa fise me nam, ndër ta të përfaqësuar mirë ishin fiset Hashim, Muttalib, Zuhrah, Esed dhe Tejm. Pas një ushqimi të begatë dhe pas një diskutimi  të gjatë ata vendosën të krijonin një grup a komitet që do të kujdesej për ruajtjen e rendit, të qetësisë dhe në veçanti mbrojtjen e tregtarëve të huaj dhe të tjerëve që u shkeleshin të drejtat. Ata shkuan pastaj te Qabeja dhe duke lëshuar ujë të rridhte nga Guri i zi i Qabesë e mbushën një enë apo tas me ujë tanimë të bekuar, pinë nga ai ujë dhe me dorën e djathtë të ngritur drejt Qabesë u betuan në All-llahun se “në të ardhmen me rastin e çdo padrejtësie do të qëndronin si një trup gjithnjë në anën e të shkelurit kundër shkelësit, derisa ta marrë i shkeluri hakun e tij, pa marrë parasysh nëse bëhej fjalë për banorë të Mekkes apo për të huaj dhe se kjo do të vazhdonte kështu deri sa të thahej edhe pika e fundit e ujit në det dhe derisa të rrafshoheshin kodrat Hira dhe Thebir”. Pastaj shkuan të gjithë së bashku te As bin Vaili dhe kërkuan prej tij t’ia paguante tregtarit jemenas çmimin e pajtuar më parë. Me rëndësi është të përmendet se As bin Vailit me këtë rast nuk i ofruan ndihmë dhe mbrojtje as edhe fiset që nuk morën pjesë në betimin e sipërpërmendur.
Përveç Abdullah bin Xhud’anit, në shtëpinë e të cilit u themelua kjo shoqatë, organizatë a aleancë, ndër më të njohurit dhe më aktivët, madje edhe iniciatori, në këtë punë ishte Zubejri, axha i Muhammedit a.s., i cili në këtë tubim dhe ceremoni betimi me vete e kishte marrë edhe nipin e tij, pra Muhammedin a.s.. Një tjetër që mori pjesë këtu ishte edhe Ebu Kuhafe nga fisi Tejm, kushëri i nikoqirit, i cili po ashtu me vete e kishte marrë të birin e vet Ebu Bekrin, i cili ishte dy vjet më i ri se Muhammedi a.s. dhe i cili më vonë do të jetë shoku më i ngushtë i Muhammedit a.s. [I. Hisham, f. 180; I. Sa’d, f. 106-7; M. Lings, f. 50-51; H. Algül, f. 170.]. Kjo aleancë në historinë islame njihet me termin Hilfu’l-fudul ( حِلْفُ الْفُضُولِ ), që nënkupton “aleanca, pakti, betimi për virtytet ose i të virtytshmëve”. Shumë më herët se ky pakt, në Mekke ishte lidhur edhe një pakt tjetër me emrin Hilfu’l-Mutajjebin ( حِلْفُ الْمُطَيَّبِينَ ), që nënkuptonte “betimin e të parfumosurve”, pasi këta me rastin e betimit i kishin futur duart në një enë me ujë të parfumosur. Me këtë betim ishte bërë shpërndarja kryesisht e detyrave midis fisit Benu Abdiddar dhe atij Abdu Menaf si: shërbimi në Qabe, shërbimi me ujë për haxhilerët, bartja e flamurit në luftëra dhe mbrojtja e të dobëtëve në shoqëri [I. Hisham, f. 177-9].
Ndikimet pozitive të Hilfu’l-Fudulit përgjatë historisë
Burimet dhe kronikat më të hershme të historisë islame flasin për ndikimin pozitiv që shkaktoi themelimi i kësaj organizate në shoqërinë e Mekkes dhe më gjerë. Po përmendim disa shembuj:
1.	Një jemenas nga fisi Hath’am kishte ardhur për ta kryer umren ose haxhin (sipas riteve të xhahilijetit – R.N.) në Mekke bashkë me vajzën e tij. Nubejh bin el-Haxhxhaxhi, një person me nam në Mekke, ia kishte rrëmbyer me zor vajzën tregtarit jemenas. Njerëzit e këshilluan të shkonte te Hilfu’l-fuduli dhe të kërkonte ndihmën e tyre. Ai shkoi te anëtarët e këtij komiteti. Ata u mblodhën menjëherë, i ngjeshën shpatat dhe i shkuan Nubejhit te dera duke i kërkuar t’ua dorëzonte vajzën jemenase dhe duke ia bërë me dije se kush ishin ata. Ai u tha se do ta dorëzonte me kusht që së paku një natë të flinte me të. Kur ata e refuzuan rreptësishtë këtë kërkesë, ai s’pati çare tjetër pos se ta dorëzonte vajzën [Es-Suhejli, p.v., f. 243; I. H. el-Bagdadi, 1985, f. 55].
2.	Një person tjetër i huaj nga fisi Thumale i kishte shitur një mall Ubejj bin Halefit, që ishte po ashtu ndër krerët e Mekkes dhe njihej për padrejtësitë që u bënte të dobëtëve. Edhe me këtë rast, ai refuzoi t’ia paguante mallin tregtarit të huaj. Ky shkoi te anëtarët e Hilfu’l-fudulit dhe i njoftoi për padrejtësinë që i kishte bërë Umejja. Ata i thanë: “Shko te Umejja dhe thuaji që ne të kemi dërguar tek ai. Nëse ta paguan mallin mirë, nëse jo, eja prapë te ne!” Kur ky shkoi tek Umejja dhe i tregoi se kush e kishte dërguar, Umejja i nxori paratë dhe ia pagoi mallin [I. H. el-Bagdadi, f. 54; H. Algül, f. 171; M. Hamidullah, f. 81].
3.	Një tregtar po nga fisi jemenas Zebid një herë sjell në Mekke tri deve të ngarkuara me mall. Ebu Xhehli, po ashtu nga krerët e Mekkes së asaj kohe, u mor vesh me blerësit tjerë të mundshëm që të mos ia blinin mallin jemenasit. Duke vepruar kështu dëshironte t’ia ulë çmimin mallit të tregtarit. Tregtari mbeti i habitur nga kjo sjellje. Më vonë shkoi te Muhammedi a.s. si një anëtar i Hilfu’l-fudulit dhe ia sqaroi rastin. Muhammedi a.s. ia bleu tregtarit të gjithë mallin me çmimin real të tregut, për çka tregtari u gëzua tej mase. Ky rast, nga ana tjetër, njihet si momenti i parë i zënkës së Muhammedit a.s. me Ebu Xhehlin, që do ta përcjellë atë deri në vrasjen e tij në luftën e Bedrit [M. Hamidullah, f. 81; H. Algül, 171-2].
4.	Përsëri Ebu Xhehli, një herë bleu mall nga një arab i fisit Arash dhe nuk dëshironte t’ia paguante mallin. Tregtari i mërzitur nga ky rast shkoi pranë Qabesë. Kërkonte dikë t’ia qante hallin. Muhammedi a.s. sapo kishte nisur ta publikonte Islamin dhe Ebu Xhehli njihej si një ndër armiqtë e tij të përbetuar, armiqësi kjo që rrënjët i kishte – siç thamë më lart – qysh në kohën para Islamit. Një banor i Mekkes e drejtoi të shkonte te Muhammedi a.s. Historianët dyshojnë nëse ky mekkasi ishte i sinqertë se vërtet mund t’i ndihmonte Muhammedi a.s. apo, duke e ditur armiqësinë e tyre, dëshironte ta vinte në siklet Muhammedin a.s. Sidoqoftë, tregtari shkoi te Muhammedi a.s. dhe ai reagoi menjëherë. E mori tregtarin me vete dhe shkoi te shtëpia e Ebu Xhehlit, të cilit ia mori paratë e të huajit. Kur morën vesh për këtë miqtë e Ebu Xhehlit, filluan të talleshin me të, si kishte guxuar ai Muhammedi i dobët t’ia merrte paratë. Ai u përgjigj: “Kur Muhammedi trokiti në derë e gjithë shtëpia u dridh sikur të bënte tërmet. Kur e hapa derën, pranë Muhammedit mu përfytyrua një deve e tërbuar që e kishte hapur gojën dhe sikur të isha vonuar në qetësimin e Muhammedit, ajo do të më kishte përpirë të tërin” [M. Hamidullah, f. 81-2; H. Algül, 172].
5.	Ndikimi i Hilfu’l-fudulit vazhdoi edhe në periudhën pas vdekjes së Muhammedit a.s. Historianët rrëfejnë rastin në kohën e Muavijes kur midis valiut (guvernatorit) të Medines, Velid bin Ukbe dhe Husejnit, djalit të hz. Aliut lindi një mosmarrëveshje lidhur me një mall në fshatin Dhulmerve. Velidi, duke u mbështetur në autoritetin e valiut që ishte, dëshiroi t’i bënte presion hz. Husejnit. Me këtë rast ky i fundit i tha: “Të betohem në All-llahun, ose t’i ma jep hakun tim ose e ngjeshi shpatën dhe shkoj pranë Xhamisë së Pejgamberit a.s. dhe i ftoj njerëzit të më ndihmojnë në emër të Hilfu’l-fudulit.” Në këto momente aty ndodhej edhe Abdullah bin Zubejri, i cili tha: “Betohem në Zot, se nëse Husejni kërkon ndihmë në emër të Hilfu’l-fudulit unë e ngjesh shpatën time dhe luftoj bashkë me të derisa t’i kthehet atij haku ose derisa të vdes bashkë me të”. Kur për këtë situatë marrin vesh edhe Misver bin Mahreme nga fisi Benu Zuhra dhe Abdurrahman bin Uthman i fisit Benu Tejm, i përsërisin edhe këta fjalët e Abdullah bin Zubejrit. Velidi, i shtrënguar nga ky presion shoqëror që u krijua, mbeti t’ia kthente hakun hz. Husejnit dhe t’i kërkonte të falur [H. Algül, f. 172-3].
Ky rast tregon ndikimin psikik dhe social të Hilfu’l-fudulit që ishte ngulitur në shoqërinë arabe dhe më vonë islame. Edhe pse kjo shoqatë a aleancë me kalimin e kohës u zhbë, nga arsyeja se nuk pranonin anëtarë të rinj në të, prapëseprapë ndikimi psikik dhe social i saj vazhdoi edhe për një kohë të gjatë edhe pas vdekjes së Muhammedit a.s..
Çfarë tha Muhammedi a.s. për këtë aleancë?
Megjithëse ishte i ri, veç 20 vjeç, kur mori pjesë në themelimin e saj, këtë e ruante të freskët në kujtesën e tij jo vetëm si akt themelimi, por edhe rolin dhe funksionin që luajti ajo më vonë. Për këtë arsye, me siguri në periudhën pas hixhretit në Medine, Muhammedi a.s. do të thotë:
شَهِدْتُ غُلاَمًا مَعَ عُمُومَتِي حِلْفَ الْمُطَيَّبِينَ (يقصد حلف الفضول)، فَمَا أُحِبُّ أَنَّ لِي حُمْرَ النِّعَمِ وَإِنِّي أَنْكُثُهُ.
“Si i ri kam qenë bashkë me xhaxhallarët e mi i pranishëm në betimin e “të parfumosurve” (ka pasur për qëllim Hilfu’l-fudulin). Nuk do ta kisha shkelur këtë betim edhe sikur të më jepnin deve të kuqe” [A. bin Hanbeli, 1609].
Ai po ashtu ka thënë:
لَقَدْ شَهِدْتُ فِي دَارِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ جُدْعَانَ حِلْفًا مَا أُحِبُّ أَنَّ لِيَ بِهِ حُمْرَ النَّعَمِ وَلَوْ أُدْعَى بِهِ فِي الْإِسْلاَمِ لَأَجَبْتُ.
“Kam qenë dëshmitar i një betimi (aleance) në shtëpinë e Abdullah bin Xhud’anit, të cilën (aleancë) nuk do ta kisha ndërruar edhe me një duzinë devesh të kuqe. Edhe sikur tani në kohën e Islamit të ftohesha në të, do t’i isha përgjigjur ftesës.” [el-Bejhekiu, 12110]
Në këto dy hadithe shihet qartë qëndrimi jo vetëm pozitiv, por edhe pro-aktiv i Muhammedit a.s. ndaj një aleance, lige, pakti, shoqate a organizate të këtillë. Ai thotë se angazhimin e tij personal në një aktivitet të këtillë nuk do ta kishte zëvendësuar me asgjë, madje thotë: “Edhe sikur tani në Islam të ftohesha në një besatim a aleancë të tillë, do t’i isha përgjigjur pozitivisht”.
Këtë fjali të fundit duhet ta analizojmë e studiojmë mirë. Ajo që ndofta na bie në sy të parë është gatishmëria e Muhammedit a.s. për të vepruar dhe qenë aktiv për shoqërinë. Mirëpo, këtu fshihen edhe disa sekrete të tjera që jo çdokujt i bien në sy, e ato janë se Muhammedi a.s. shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me njerëz që nuk janë muslimanë, sepse kur u lidh Hilfu’l-fuduli askush nuk ishte musliman, të gjithë ishin mushrikë (politeistë) dhe vetë Muhammedit a.s., që ishte i mbrojtur nga shirku/politeizmi, akoma nuk i kishte ardhur Shpallja nga Zoti, dhe këtë angazhim të tij ai nuk e kufizoi vetëm për të mirën e muslimanëve, porse për mbarë shoqërisë.
Mesazhet e Hilfu’l-fudulit sot
Hilfu’l-Fuduli dhe gatishmëria e Muhammedit a.s. për të marrë pjesë sërish në një organizim të tillë përbën bazën e angazhimit të përbashkët të njerëzve me fe e besime të ndryshme për të bashkëpunuar në ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave humane. Ky lloj uniteti dhe bashkëveprimi mund të paramendohet në nivele të ndryshme, nga ai lokal tek ai rajonal, nga ai rajonal tek niveli kombëtar madje edhe ndërkombëtar. Është e vërtetë se disa muslimanë që nuk e tolerojnë madje as edhe përshëndetjen për dore të muslimanëve me jo-muslimanët, mund të zhgënjehen nga kjo ide dhe ata mund të dalin kundër kësaj, edhe atë në emër të “ruajtjes” së kauzës “islame”. Mirëpo Hilfu’l-fuduli dhe qëndrimi i Muhammedit a.s. ndaj tij edhe pas pejgamberisë, duhet të na shërbejë si mostër se si një bashkim a bashkëpunim i këtillë mund t’i afrojë njerëzit e feve dhe bindjeve ideologjike të ndryshme për të mirën e përbashkët të njerëzimit.
Sot njerëzit anekënd botës – nga vende të ndryshme, nga bindje fetare dhe nga kultura të ndryshme – janë të ndërlidhur ngushtë me njëri-tjetrin, ndoshta si kurrë më parë. Vendet që deri më tani mund të kenë qenë mono-fetare, dalëngadalë po bëhen multi-fetare – dhe kjo po ndodh si në “botën” islame ashtu edhe në “botën” jo-islame. Të dyja këto “bota” tanimë u nënshtrohen njësoj ndikimeve të jashtme fetare dhe kulturore. Kjo po i shkërmoq muret me të cilat ishin të rrethuar për shekuj të tërë. Tanimë nuk shihet si e domosdoshme që një pakicë fetare të asimilohet në shoqërinë shumicë dhe kështu ta humbasë besimin dhe identitetin. Në një atmosferë ku toleranca dhe respekti i ndërsjellë po rritet vazhdimisht, njeriu tanimë mund ta mbajë besimin dhe kulturën e vet dhe në të njëjtën kohë të punojë bashkë me njerëz të besimeve të tjera për të mirën e përbashkët. Vërtet ka disa përjashtime në këtë drejtim, mirëpo këto nuk e prishin rregullin.
Në botën e sotme ka një sërë problemesh të cilat e bëjnë të domosdoshëm një bashkëpunim të këtillë dhe një veprim të unifikuar të njerëzve me besime dhe ideologji të ndryshme. Këtu mund të numërojmë vetëm disa prej tyre: varfëria endemike, ngrohja globale, gara bërthamore, shkretimi ekologjik, imoraliteti i papërmbajtur, kriza në institucionin e familjes, terrorizmi etj. Këto probleme nuk janë specifike vetëm për një bashkësi apo komb. Përkundrazi, ato janë bërë fenomene globale. Ato thjesht nuk mund të zgjidhen në mënyrë efektive pa angazhimin e përbashkët të të gjitha komuniteteve dhe kombeve. Në mungesë të një uniteti dhe bashkëveprimi të këtillë, zor se mund të ndalet gara e njerëzimit drejt shkatërrimit. Disa njerëz mund të mendojnë se një bashkëveprim i këtillë është një ëndërr qesharake, mirëpo ne thjesht nuk kemi zgjedhje tjetër përpos se ta shikojmë këtë ëndërr dhe të mundohemi ta realizojmë atë [W. Mazhari].
Meqë në Islam drejtësia njihet si një vlerë universale dhe si një e drejtë elementare e të gjitha qenieve njerëzore, pa marrë parasysh racën, fenë, gjininë apo prejardhjet tjera, si e tillë kjo vlerë përbën njërin prej synimeve fundamentale të së drejtës islame. Ibni Kajjimi thotë: “All-llahu xh.sh. e ka bërë të qartë se qëllimi apo synimi (final) në ligjin (sheriatin) e Tij është vendosja e drejtësisë dhe e korrektësisë midis njerëzve. Kështu që, cilado rrugë që të çon te drejtësia dhe korrektësia, quhet pjesë e fesë dhe ajo kurrë nuk e kundërshton atë” [I. K. el-Xheuzijjeh, 1/13]. Krejt ky bashkëveprim natyrisht se bëhet në frymën e shumë ajeteve kur’anore, në veçanti të ajetit 2 të sures el-Maideh:
وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَىٰ وَلَا تَعَاوَنُوا عَلَى الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَاتَّقُوا اللَّـهَ…
“Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut”.
Antony T. Sullivan, një njohës i mirë i raporteve të Perëndimit me Lindjen e Mesme, ndaj edhe me botën islame, në trajtesën e tij mbi formën dhe mënyrën e demokratizimit të botës arabe dhe islame, del kundër imponimit të këtij procesi nga ana e SHBA-ve dhe e Perëndimit në përgjithësi me mjete të bezdisshme politike dhe ushtarake. Ai insiston që ky proces në këto vende të mbështetet dhe avancohet sidomos duke e afirmuar traditën dhe kulturën e gjerë e të hershme para-islame dhe islame, e cila përbën një bazë të shëndoshë për ndërtimin e mendimit liberal atje. Hilfu’l-fudilin ai e cilëson si traktatin e parë publik në histori që garanton të drejtat njerëzore. Ndër të tjera ai thotë: “Në jetën e tij profeti Muhammed ka qenë dëshmitar i një numri të madh të iniciativave për krijimin e një baze ideale mbi të cilat liberalët bashkëkohorë arabë dhe muslimanë mund t’i ndërtojnë institucionet që e mbështesin lirinë. Për shembull, në vitin 590 Muhammedi i ri, plotë 20 vite para se të fillonte t’i shpalleshin mesazhet e Kur’anit, ka qenë dëshmitar i ratifikimit të një aleance që quhej Hilf el-Fudul. Ky pakt është lidhur në afërsi të Mekkes nga fise të zgjedhura arabe. Kjo aleancë ka qenë traktati i parë publik i këtij lloji që garantonte të drejtat njerëzore. Hilf el-Fuduli është një dokument i jashtëzakonshëm” [A. T. Sullivan].
Mendimtari bashkëkohor Tarik Ramadan në veprën e tij “Hapave të Pejgamberit a.s.” e përmend admirimin që Muhammedi a.s. e ka shprehur ndaj këtij pakti edhe atë vite më vonë pasi kishte nisur t’i shpallej Kur’ani fisnik dhe vetë ky nxjerr këto konkluza nga ky qëndrim i Muhammedit a.s. ndaj Hilfu’l-fudulit: “Pejgamberi a.s. jo vetëm që e ka theksuar veçantinë e kushteve të këtij pakti, i cili i kundërshtonte aleancat e këqija fisnore që mbisundonin në atë kohë, por ai ka shtuar se madje edhe si bartës i mesazhit të Islamit – madje edhe si musliman – ai akoma e pranonte substancën e këtij pakti dhe se nuk do të hezitonte të merrte pjesë sërish në një të tillë. Kjo deklaratë ka një rëndësi të veçantë për muslimanët, dhe më së paku tri mësime kryesore mund të nxirren nga kjo. Ne kemi parë se Muhammedi a.s. dinte të përfitonte pozitivisht nga e kaluara e tij, mirëpo këtu reflektimi shkon akoma më tej: Muhammedi a.s. e njeh një pakt që ishte lidhur para fillimit të shpalljes (së Kur’anit) dhe i cili pakt zotohej se do ta mbronte drejtësinë në mënyrë të prerë dhe se do ta kundërshtonte shtypjen që ushtrohej mbi të varfrit dhe të dobëtit. Kjo nënkupton faktin se akti i nxjerrjes së këtyre parimeve është bërë para Islamit dhe se këto nuk janë pronë vetëm e Islamit, ngase në fakt Islami dhe mesazhi i tij kanë ardhur ta konfirmojnë substancën (thelbin) e një kontrate të cilën vetëdija njerëzore tanimë e kishte formuluar në mënyrë të pavarur. Këtu, Pejgamberi a.s. qartë e njeh vlefshmërinë e parimit të drejtësisë dhe mbrojtjen e të shtypurit, të përcaktuar në një pakt të kohës para-islame.
Mësimi i dytë nuk është më pak esencial: në një kohë kur mesazhi zhvillohej dhe shtjellohej akoma gjatë shpalljes së Kur’anit dhe përvojës së Muhammedit a.s., ai e njohu vlefshmërinë e një pakti të lidhur nga jo-muslimanët që kërkonte drejtësinë dhe të mirën e përbashkët të shoqërisë së tyre. Deklarata e Pejgamberit a.s. në vetvete është një refuzim i zëshëm i prirjes së mendimeve që janë shprehur herë pas here përgjatë historisë së mendimit islam – madje edhe sot e kësaj dite – sipas së cilës një zotim a aleancë mund të jetë e vlefshme për muslimanët vetëm nëse ka një natyrë të pastër islame ose/dhe nëse është lidhur midis muslimanëve. Po e themi përsëri, pika kyç është se Pejgamberi a.s. qartë e njeh vlefshmërinë e respektimit të parimeve të drejtësisë dhe të mbrojtjes së të shtypurve, pa marrë parasysh se nga vijnë këto parime, nga brenda Islamit ose prej jashtë tij.
Mësimi i tretë është një rezultat i drejtpërdrejtë i këtij reflektimi: mesazhi i Islamit në asnjë mënyrë nuk është një sistem i mbyllur vlerash që bie ndesh me sistemet tjera të vlerave. Që nga fillimi, Pejgamberi a.s. nuk e konceptoi përmbajtjen e këtij mesazhi si shprehje të një diçkaje krejt tjetër kundrejt asaj që e prodhuan arabët ose shoqëritë tjera në kohën e tij. Islami nuk krijon një univers të mbyllur të referimit, përkundrazi mbështetet në një sërë parimesh universale që mund të përkojnë me bazat dhe vlerat e besimeve dhe traditave të tjera fetare (madje të krijuara edhe nga një shoqëri politeiste, siç ishte ajo e Mekkes në atë kohë). Islami është një mesazh i drejtësisë që shkakton rezistencën ndaj shtypjes dhe mbrojtjen e dinjitetit të të shtypurit dhe të varfrit, andaj muslimanët duhet ta njohin vlerën morale të një ligji a të një kontrate që e kushtëzon këtë kërkesë, pa marrë parasysh se kush janë autorët dhe pa marrë parasysh se çfarë shoqërie e prodhon këtë, shoqëri islame apo jo-islame. Larg ndërtimit të një bindjeje ndaj Islamit në të cilën njohja dhe lojaliteti janë ekskluzive për komunitetin fetar, Pejgamberi a.s. është përpjekur ta zhvillojë ndërgjegjen e besimtarëve përmes ndjekjes së parimeve që i tejkalojnë besnikëritë e mbyllura, pra që mbështeten në lojalitetin primar ndaj vetë parimeve universale. Mesazhi i fundit nuk i sjell asgjë të re afirmimit të parimeve të dinjitetit njerëzor, drejtësisë dhe barazisë: ai thjesht i rikujton dhe i konfirmon ato. Jo vetëm te vlerat morale, por këtë intuitë e shohim edhe atëherë kur Pejgamberi a.s. flet për cilësitë e individëve para dhe në Islam: “Më të mirët prej jush [kur janë në pyetje cilësitë njerëzore dhe morale] gjatë kohës para Islamit [xhahilijjetit] janë edhe më të mirët në Islam, nëse ata e kuptojnë atë [Islamin]” [I. Hibbani]. Vlera morale e një qenieje njerëzore e tejkalon përkatësinë ndaj një bote të caktuar të referimit; brenda Islamit ajo kërkon njohuri dhe kuptim shtesë në mënyrë që ta rrokë tamam atë që e konfirmon Islami (parimin e drejtësisë) dhe atë që e kërkon të reformohet (të gjitha llojet e adhurimit të idhujve) [T. Ramadan, 2007, f. 21-2].
Thënë shkurt, T. Ramadani nxjerr tri parime nga Hilfu’l-fuduli:
1.	Islami i përqafon vlerat e nxjerra nga ndërgjegjja njerëzore, qoftë të vijnë këto edhe nga një traditë tjetër fetare jashtë Islamit. Kjo nga arsyeja se Muhammedi a.s. e njohu një pakt të themeluar para Islamit.
2.	Islami e njeh drejtësinë e jo-muslimanëve. Në rastin e Hilfu’l-fudulit jo-muslimanët (mushrikë, politeistë madje) e kanë mbrojtur drejtësinë dhe të shtypurit.
3.	Islami, në vend që të ndërtojë besnikërinë ndaj një bashkësie të mbyllur, kërkon besnikërinë ndaj parimeve universale. Mesazhi i Islamit nuk është një sistem i mbyllur vlerash, e as që është në kundërshtim a konflikt me sistemet tjera të vlerave.
Përmbyllje
Sado që një shoqëri të jetë e shthurur dhe e çorientuar, aty sërish dhe domosdo gjenden elemente që i mbrojnë, i kultivojnë dhe u dalin zot vlerave universale si drejtësia, korrektësia, ndershmëria, mos-mashtrimi, mos-shtypja etj. Bashkëpunimi i muslimanëve me elementë që u dalin zot këtyre vlerave jo vetëm që është e lejuar nga aspekti islam, por për më tepër, përbën thelbin e mesazhit të Islamit, e me këtë kjo shihet edhe si imperativ i domosdoshëm në ngritjen e një shoqërie të shëndoshë.
Le të na shërbejë shembulli i Hilfu’l-fudulit sidomos ne muslimanëve që jetojmë në Perëndim që të participojmë në shoqëri, të marrim pjesë në ngritjen dhe ruajtjen e vlerave universale, vazhdimisht duke mbetur musliman.
Përkryerja e identitetit musliman nënkupton shprehjen dhe manifestimin e besimit përmes sjelljes së arsyeshme. Të jesh musliman do të thotë të veprosh në përputhje me mësimet islame pa marrë parasysh mjedisin dhe s’ka asgjë në Islam që e shtyn muslimanin ta largojë nga shoqëria në mënyrë që të jetë më afër me Zotin. Është në fakt e kundërta, “realizimi i besimit” në Kur’an ndërlidhet me mirësjelljen, me “bamirësinë” [T. Ramadan, 2011, f. 281-3]. Pejgamberi a.s. vazhdimisht e ka theksuar këtë dimension të identitetit musliman. “Më i dashuri te Allahu është ai që është më i dobishmi për njerëzit” [Taberaniu].
Besimin individi duhet ta shprehë përmes veprimeve koherente. Ai mund të veprojë para Zotit, por kjo nuk i mjafton, ai e ka për detyrë të përpiqet të përzihet me njerëzit,  gjë e cila e shpreh qartë idenë e komunikimit me të tjerët, të bashkëveprimit me bashkëqytetarët. Duket qartë se përkufizimi i identitetit musliman është i hapur, dinamik, i bazuar në parime, por në ndërveprim të vazhdueshëm me mjedisin ku jeton.
Literatura:
	Ahmed bin Hanbeli, Musned, “El-Asheratu’l-mubeshsheratu bi’l-Xhenneh”, 1609.
	Antony T. Sullivan, “Islam, America, and the political economy of liberty” në www.thefreelibrary.com.
	El-Bejhekiu, Es-Sunenu’l-Kubra, “el-Vesaja”, 12110.
	Es-Suhejli, Er-Raudu’l-Unuf, vëll. I, Bejrut, pa vit botimi.
	Hüseyin Algül, Islam Tarihi, vëll. I, Stamboll, p.v.
	Ibni Hibbani në Raudatu’l-Ukala’.
	Ibni Hisham, Siretu’n-Nebijj, vëll. I, Tanta 1995.
	Ibni Kajjim el-Xheuzijjeh, Et-Turuk el-Hikmijjeh, 1/13.
	Ibni Sa’d, Tabekatu’l-kebir, vëll. I, Kajro 2001.
	Ibnu Habib el-Bagdadi, El-Munemmak fi ahbari Kurajsh, Bejrut 1985.
	Joseph Chelhod, Introduction à la sociologie de l’Islam, Paris, 1958, në Izzet Er, Din Sosyolojisi, Ankara 1998.
	Karen Armstrong, Muhamedi – një biografi e profetit, Tiranë 2006.
	Martin Lings, Muhammad – sein Leben nach den frühesten Quellen, Kandern 2008.
	Muhammed Hamidullah, Muhammed a.s. – Život, vëll. I, Sarajevë 1990.
	Taberaniu, el-Mu’xhemu’s-Sagir, 863.
	Tarik Ramadan, Të jesh mysliman evropian, Shkup 2011.
	Tariq Ramadan, In the Footsteps of the Prophet – Lessons from the Life of Muhammad, Nju Jork 2007.
	Waris Mazhari, “Need for a New Hilf al-Fudul”, në www.islamicvoice.com.
REZONANCA E ISLAMIT DHE RILINDJA E DITËVE TË “PUSHTIMIT” KULTUROR
REZONANCA E ISLAMIT DHE RILINDJA E DITËVE TË “PUSHTIMIT” KULTUROR
Publikuar me: 12 Nentor, 2015
Dr.Bashkim Aliu
Në debatin e tij për superioritetin e demokracisë liberale, Francis Fukujama shprehet se “ka argumentuar se demokracia liberale mund të përbëjë “pikën e fundit të evoluimit ideologjik të njerëzimit” dhe “formën përfundimtare të qeverisjes njerëzore”…dhe se viteve të fundit, në botë është shfaqur një konsensus i jashtëzakonshëm lidhur me ligjshmërinë e demokracisë liberale si sistem qeverisës”. Po ashtu, Fukujama shprehet se “Islami përbën një ideologji sistematike dhe koherente…, megjithatë, ditët e pushtimeve kulturore të Islamit kanë mbaruar…, dhe se nuk ka rezonancë për të rinjtë në Berlin, Tokio apo Moskë”.
Debati për fundin e historisë, sipas masave vlerësuese të Fukujamës, çon në polarizime mendimesh dhe shkakton ndasi të thella dhe vlerësime skajshmërisht kontradiktore përkitazi me nji varg çështjes të materjes politike dhe shoqërore, dhe domosdo në stërzgjatjen e polemikave nëse vlerësimet e këtilla janë përjashtuese për të arriturat njerëzore, apo se Fukujama, mund ta ketë me të drejtë për atë që është njerëzore, edhe pse jo plotësisht saktë, por jo edhe për atë që është mbi njerëzore.
Sidoqoftë, debati nuk përkufizohet në dimensionin e përmendur të konstatimeve të Fukujamës, por në prodhimin faktik të protagonistëve të demokracisë liberale dhe efekteve negative në shoqërinë njerëzore të politikave të vendeve të cilat identifikohen jo vetëm si liberal demokrate, por edhe si mbrojtëse dhe promovuese të vlerave liberal demokrate në botë.
Për më tepër, strategjitë e veprimit dhe veprimet e vendeve liberal demokrate, në arenën gjeopolitike botërore, cenojnë rëndë vlerat liberal demokrate dhe e venë në pikëpyetje vetë liberal demokracinë, dhe për rrjedhojë, e kontestojnë fuqishëm dhe bindshëm atë që u quajt formë përfundimtare e qeverisjes njerëzore dhe pikë e fundit të evoluimit ideologjik njerëzor. Në fakt, strategjitë e veprimit dhe politikat e këtyre protagonistëve, më së tepërmi aludojnë dhe u përgjasojnë neokolonialistëve të ambalazhuar me etiketa liberale dhe demokrate, se sa mbrojtësve të vërtetë të vlerave liberal demokrate, për çka nuk arritën që mos mund ta bindin jo vetëm lindjen, për mbrojtjen e liberal demokracisë, por as edhe opinionin brenda vendeve të veta, ku u zhvillua ky koncept.
Rasti i 11-Shtatorit dhe pikëpyetjet e shumta që lindën në kampin perendimor, para atij lindor, pastaj intervenimi ushtarak në Irak pa argumente bindëse dhe të shëndosha, i vijuar me politika katastrofike në fushën e sigurisë dhe atë politike pas pushtimit të Irakut, që për rrjedhojë shkaktuan një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e Irakut, mashtrimet dhe gënjeshtrat e Toni Blerit dhe tjerëve ndaj elektoratit të vet për rrezikun e armëve të Irakut, lidhjet e dyshimta të eksponentëve kryesorë perendimorë me diktatorët në botën arabe, mbështetja e regjimeve totalitare arabe nga ana e perendimit, gjë që nuk është përputhur në asnjë detaj me liberal demokracinë, qëndrimi ndaj Sirisë dhe politika e zhagitjes së qëllimshme, duke i lënë hapësirë diktatorit Asad që në bashkëpunim me Rusinë dhe Iranin të vazhdojë në shfarosjen e sunitëve, kriza e të ikurve nga vatrat e luftërave dhe trajtimi i tyre me arrogancë nga ana e organeve kufitare të vendeve evropiane, telat me thumba dhe muret ndaluese nëpër kufij, e demantojnë tezën për superioritetin e liberal demokracisë dhe e legjitimojnë çdo ditë e më tepër thirrjen për një sistem të drejtë, një rilindje të vërtetë kulturore, edhe nëse quhet nga të tjerët si pushtim, që do t’i evitonte këto diskrapanca dhe çarje serioze prezente në të gjitha fushat. Kjo dhe çdo ditë e më tepër shihet një qasje pozitive e banorëve perendimorë ndaj Islamit dhe çështjeve që lidhen me muslimanët.
Qëndrimi i vakët, jo dinjitoz për synimet e demokracisë liberale, bile i ndjekur me pikëpyetje të shumta dhe dyshime për motivet, planet dhe qëllimet e shteteve perendimore, në rastin e grushtetit në Egjipt, pastaj pranimi i ushtarakut, i cili i priu grushtshtetit kundër presidentit të zgjedhur me vota të lira dhe në një proces zgjedhor transparent konform standardeve ndërkombëtare, që është parim bazë i demokracisë, në Gjermani dhe në vendet tjera, si përfaqësues legjitim i popullit, i le në hije pretendimet e teoricientëve të demokracisë liberale për  ndarjen e saj nga sistemet tjera dhe paaftësinë e sistemeve tjera për ta sfiduar atë, apo sipas vokabullarit të Fukujamës, mos pasjen e rezonancës nga këto sisteme, për të reflektuar në Europë dhe gjetiu, dhe në veçanti të sistemit Islam, dhe mbarimin e ditëve të pushtimeve kulturore të Islamit. Por, në fakt, sipas këtij zhargoni, veprimet e këtilla të protagonistëve të demokracisë liberale, janë indikator serioz se këto ditë, pra çdo herë sipas vokabullarit të teoricentëve të kallur të demokracisë liberale, janë duke aguar përsëri, dhe qëndrimet që tejkalojnë demokracinë dhe liberalizmin, në praktikën e shteteve liberal demokratike, fakton jetën e gjatë të këtyre ditëve dhe afinitetin e tyre për  rigjallërim. Në këtë linjë duhet shikuar edhe zgjedhjet e fundit në Turqi dhe mosdisponimin perendimor për fitoren e thellë të AKP-së në krye me ideologun e shquar Davutogllu, e të promovuar nga Erdogani. Cilësimet nga megafonët e qarqeve perendimore liberal demokrate, për partinë dhe liderët, të cilët sipas standardeve të vetë demokracisë perëndimore, fituan bindshëm dhe gëzojnë përkrahjen më të madhe në historinë e Turqisë  postosmane, si autoritarë e totalitarë, diktatorë e sulltana, etj., janë tregues të pakontestueshëm për frikën e demokratëve liberalë perëndimor nga konkurrenca e faktorizimit të opcionit të zgjidhjes islame, që nga tjerët shënohet si islam politik, përmes rregullave dhe sistemit të promovuar nga vetë ata si kulm i të arriturave politike të njeriut, gjegjësisht kutive të votimit dhe pjesmarrjes së popullit në politikbërje përmes votës. Pikërisht, loja e liberal demokratëve në rastin e Egjiptit të Mursit dhe fitores së AKP-së, ravijëzon thelbin e orientimeve përgjatë vijës së konkurrencës së sistemeve dhe ideve, dhe konceptit të sfidimit ideologjik dhe sistemor, në një botë të globalizuar. Së këtejmi, do të ishte e arsyeshme pyetja: a mbaruan ditët e asaj që Fukujama e quan “pushtim kulturor të Islamit”, apo, në fakt, mbaruan ditët e pushtimit të idesë për superioritetin e demokracisë liberale dhe imunitetin e saj nga sfidat e sistemeve tjera.
Edhe pse Fukujama pretendon se “Islami nuk ka rezonancë për të rinjtë në Berlin,Tokio apo Moskë”, zhvillimet në arenën botërore në kohën e revolucionit mediatik, e shprehin në forma të ndryshme të kundërtën e asaj që po mundohet ta vërtetojë si tezë Fukujama. Vërsulja e egër kundër popullit të Sirisë nga ana e Rusisë, dhe më parë, vërsulja e forcave perëndimore kundër Irakut dhe Sirisë, dhe qëndrimi i tyre non sens, karshi krizës së të gjitha përmasave në Siri, gjë që bëri bashkë Moskën, Washingtonin dhe Brukselin, apo Berlinin, nga një kënd, por nga më shumë perspektiva, bën që të rinjtë në Berlin, Moskë e Tokio, ta kuptojnë rezonancën e Islamit, e cila asnjiherë nuk është humbur, por ose nuk është parë për shkak të pluhurit që ngritën vrapimet e kuajve liberal demokratë në gara në shkretëtirë, ose për shkak të shtrembërimeve të koncepteve, për çka ishin të trajnuar argatë të zhvillimit të teorive dhe tezave.
Turbulencat e shumta që e trondisin botën, janë jehona më e madhe për ringjalljen e ditëve të ndritshme të shpëtimit e jo pushtimit kulturor islam, edhe atë, jehonë kjo që dëgjohet më tepër pikërisht nga të rintjë e Berlinit, Brukselit, Parisit, Washingtonit, etj.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
5 Min – Intifada e fëmijëve palestinez
5 Min ·  Intifada e fëmijëve palestinez
Publikuar me: 16 Tetor, 2015
Made in Palestine
Guri palestinez është thirrje nga thellsia e shpirtit për bashkimin e ummetit musliman që ti rikthehen islamit si fe, sistem, vlerë dhe moral, për të hartuar një program si ummet për mbrojtjen e të drejtave, ruajtjen konstante të principeve që nënkupton rrugën më të shkurtër të unitetit të vërtetë.
Në gurin palestinez manifestaohet uniteti në mënyrën më të përkryer që dëshmon që asnjë palestinez nuk është tërhequr asnjë centimetër nga të drejtat e tij elementare dhe se rezistenca është faktori i bashkimin të popullit palestinez rreth kauzës së tyre të përbashkët në veçanti dhe ruatjes së shenjtërisë islame ( Xhamisë al Aksa) në përgjithësi.
Gjuatja me gurë e Pejgamberit a.s. në Taif, gjuajta me gurë në Mekkë, largimi nga Mekka gjatë hixhretit, këta gur që u gjujtën në drejtim të tij i shëndrroi në fitore dhe sukses „Nëse nuk e ndihmoni atë (Muhammedin s. a. w. s.), atë pra e ka ndihmuar All-llahu „ (Teube, 40), e ndërsa fitorja vjen në mënyrë sistematike.
Guri palestinez në kujtesën e botës është sinonim i fitores në kuadër të një procesi të tejzgjatur për popullin palestinez duke filluar nga Intifada e gurëve ( kryengritja e gurëve) dhe tërheqja nga Libani, intifada e Al Aksasë dhe tërheqja nga Rripi i Gazës, arrestimi i fëmijëve që mezi ecin mbi tokë u jep një leksion „botës së qytetëruar“ mbi atdhedashurinë, sakrifikimin dhe se kjo tokë është tokë ku lindin trimat e vërtetë.
Sepse trim lindesh e nuk bëhesh me armë, helmetë dhe parzmore.
Made in Palestine
(Autori është kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë ne Zvicër dhe imam në xhaminë e Bardhë ne Aargau)
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Shkrim per kurban bajramin ne drite te aktualitetit
Shkrim per kurban bajramin ne drite te aktualitetit
Mr. Bashkim Aliu
Publikuar me: 23 Shtator 2015
Nuk është e pazakontë që, këto disa vite të fundit, muslimanët të presin me ankth edhe festat, ngase zhvillimet në vendet muslimane, të bëjnë të tërqethesh dhe të mendosh se çdo ditë e re që vjen, sjell me vete të panjohura, të cilat sido që të jenë, kanë një emërues të përbashkët, janë të dhimbshme për muslimanët, si dhe për çdo njeri që ka ndërgjegje dhe njerëzi. Në rastin e protestuesve në mejdanin Rabia el-Adevije, muslimanët prisnin me ankth se çka do të ndodh me ata njerëz pas kalimit të fitër bajramit, ndërkaq tash, e presin këtë festë duke ndjerë dhimbje sa herë që therret kurban, ngase i kujtojnë kurbanat e regjimit kriminel të Sirisë, të cilët duke ikur nga kasaphanet e regjimit sirian dhe veglave të tij të shndërruar në grupe luftuese gjoja opozitare, ranë në kasaphanet e hekurudhave të Europës dhe detërave, prej ku ata ia kishin mësy botës për të shpëtuar nga krimet regjimit antinjerëzor sirian. Nga vuajtjet në vuajtje, ky është përkufizimi më i shkurtë dhe më i saktë për këmbësorët nëpër hekurudha, të cilët duke ikur nga një tmerr, ballafaqohen me tmerre tjera, ballafaqohen me tmerre të lakmuesve të profitit dhe pasurisë, të cilët nuk pritojnë aspak që ta shfrytëzojnë edhe tragjedinë e refugjatëve sirianë, për t’u pasuruar. Kështu, agjensitë e ndryshme informative raportojn se në vendet nëpër të cilët kanë kaluar refugjatët, janë bërë plaçkitje të tyre, si plaçkitje klasike përmes dhunës, ashtu edhe përmes çmimeve astronomike për gjërat ushqimore dhe transport, që u janë ofruar refugjatëve. Veç kësaj, mos të flasim për pamjet tronditëse të sjelljeve shtazarake të organeve të sigurimit dhe sjelljes së tyre brutale me refugjatët, të cilat u emituan nga mediume të ndryshme, derisa refugjatët tentonin të kalonin nga nji shtet në nji shtet tjetër, apo të futen në një shtet. Poashtu, nga njohës të ndryshëm të rrethanave të refugjatëve dhe ndjekës të rrugëtimit të tyre, të cilët kanë kontaktuar me më tepër refugjatë, janë ngritur dyshime edhe për shfrytëzimin e refugjatëve për të tregtuar me organe njerëzish, gjegjësisht, dyshohet se ka patur raste kur refugjatët janë zënë, u janë marrur organet të cilat më pas u janë shitur njerëzve tjerë të cilët kanë qenë të nevojshëm, e më pas, trupat e këtyre të ngratëve refugjatë, kanë mbaruar në hekurudha, duke u paraqitur si viktima të komunikacionit hekurudhor, të cilët sipas raporteve të policisë, nga lodhja dhe pagjumësia, nuk e kanë dëgjuar trenin, dhe kanë rënë viktimë e tij.
Shiquar nga një prizëm tjetër, kriza e refugjatëve sirianë, duket të jetë mënyrë për shpëtimin e ndërgjegjës së vdekur njerëzore në rastin e krimeve mbi njerëzimin që po ushtrohen në Siri, ngase alarmimi i krizës me refugjatë, e tërhek vëmendjen nga tragjedia nëpër të cilën kalon populli sirian. Pra, sot dëgjon për kriza me të cilat ballafaqohen shtetet nëpër të cilët qarkullojnë refugjatët sirianë, dëgjon për masa të shteteve për gjoja t’u mbrojtur prej fluksit të madh të refugjatëve, kritika të ndërsjellja mes shteteve për mbylljen e kufijve, pajtimet dhe mospajtimet e shteteve anëtare të UE për akomodimin e refugjatëve, për fatin e zonës SHENGEN, etj., por fare pak dëgjon për thelbin e problemit, vuajtjet dhe krimet që ushtrohen mbi popullin sirian. Kështu, hartuesit e hartave të reja dhe të imazhit të ri të rajonit të lindjes së afërt ku dominojnë shtetet me shumicë muslimane, mendojnë se arrinë të marrin frymë lirshëm nga mallkimet e të mbyturve në detëra me maune, gomone dhe anije, si dhe hekurudha, të cilët i mallokojnë ata që i neglizhuan zërat e tyre për ndihmë dhe drejtësi, bile edhe më tepër se kaq, të cilët i shndërruan fatet e njerëzve në eksperiment të planeve dhe strategjive të tyre gjeopolitike dhe demografike, duke ua marrur mendja se me këtë, disi kanë arritur të fshihen pas murit të amnestisë. Problemi real i Sirisë është dhuna dhe shfarrosja që po e ushtron pushteti mbi popullin, diktatura dhe gjenocidi i regjimit mbi popullin, e që pastaj për rrjedhojë është paraqitur edhe kriza e refugjatëve, e cila sipas shumë analistëve, në këto përmasa, duket të jetë e sajuar për të arritur disa qëllime palë të ndryshme. Vëmendjen nga kjo dhunë nuk mund ta largojë as propaganda e pushtetit për luftën kundër terrorizmit dhe as hapësira e madhe mediatike që u jepet veprimeve të ISIS-it në Siri dhe Irak, ngase e gjithë kjo është e orkestruar nga qarqe politike për ta lënë nën hije problemin e vërtetë të tragjedisë siriane diktaturën e pushtetit dhe llogaritë e kampeve politike. Vrasja e nji gazetari apo pengu nga ISIS, nuk është më tërqethëse se vrasja e qindra njerëzve për çdo ditë nga ana e regjimit të Asadit, ndërkaq, vëmendja e opinionit në veçanti është drejtuar kah veprimet e ISIS-it.
Në këtë kontekst, duhet përmendur edhe atë se është shumë e logjikshme të ngrihen dyshime edhe për këtë fluks të madh refugjatësh, pikërisht në këtë kohë, edhe pse lufta në Siri ka filluar më herët, dhe tash i ka mbushur pesë vjet. Pse deri tash nuk pati flukse kaq të mëdha refugjatësh sirianë, a po mos vallë fluksi kaq i madh i refugjatëve, flet se diçka është gatuar në kuzhina të huaja, edhe pse nuk mohohen vuajtjet e sirianëve dhe refugjatëve tjerë, dhe tentimi i tyre për të shpëtuar nga krimet. Këtu domosdo ballafaqohemi me llogarinë demografike që e kanë patur parasysh planifikuesit e mundshëm të këtij tmerri, edhe atë në dy plane: si në planin e brendshëm të vetë Sirisë, duke e shprazur atë nga muslimanët sunit në veçanti, poashtu edhe në planin e jashtëm, gjegjësisht në raport me vendet të cilat do t’i pranojnë refugjatët, e që do të duhej me këtë të zbuteshin probleme të natyrës demografike, nga të cilat vuajnë shumë shtete evropiane. Këtu nuk duhet përjashtuar as llogaria kulturore dhe asimiluese, e cila nuk ka pse të mos jetë në përllogaritje.
Ky kurban bajram po kalon në shenjë të krizës me refugjatët dhe kurbanat e hekurudhave, e që me kalimin e tij, nuk duket se do të kalojë edhe kjo krizë dhe nuk do të ndalen krimet mbi popullatën e Sirisë, si dhe planet famëkeqe kundër tyre. Megjithatë, ngelet shpresa më e madhe te Krijuesi, i Cili është me të drejtit dhe durimtarët, si dhe ua prish lajkat lajkatarëve.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Veprimtarët për rininë, burra të vërtetë të fesë dhe kombit
Veprimtarët për rininë, burra të vërtetë të fesë dhe kombit
Publikuar më: 25. gusht 2014
Është plotësisht i pakontestueshëm fakti se rinia paraqet boshtin kurizor të një
shoqërie dhe zemrën e një populli,gjegjësisht forcën më të madhe dhe më serioze e më efikase dhe adekuate e të thirrur për të bërë ndryshime,reforma,kthesë dhe ndryshime serioze dhe kualitative në shoqëri,të cilat në fakt edhe paraqesin nevojë dhe diktim të kohës. Rinia është ajo forcë më vitale e shoqërisë e cila mund ti artikulojë drejtë dhe ti vë në jetë me sukses kërkesat e shoqërisë. Këto janë fakte të pa dyshimta dhe të qarta në mënyrë të kristaltë,sepse faqet e historisë botërore janë të mbushura plot shembuj ku demonstrohet angazhimi i rinisë në transformimin e shoqërive dhe prirjet e tyre kah e drejta dhe prosperiteti. Nuk mund të flitet për një revolucion ose kthesë me peshë në histori dhe instalim të vlerave të reja dhe cilësore në shoqëri dhe ndrimin e kursit të forcave të errta ,e të mos jetë e theksuar forca e re,gjegjësisht angazhimi titanik i të rinjëve të pa ngarkuar me paragjykime dhe stereotipe dhe elemente tjera destruktive të cilat e thellojnë edhe ma tepër hendekun e shkatërrimit dhe largimit nga e vërteta dhe e dobishmja.
Jo vetëm kaq, rinia e është e lidhur edhe për një çështje mjaft të rëndësishme, ekzistencën e një populli.Kjo,ngase një popull nëse dëshiron të jetojë dhe mos t‘i humbet emri e nami, ai patjetër të formojë rini shëndoshë e cila do ta mbart historinë,kulturën dhe civilizimin e atij populli nëpër periudha të ndryshme kohore,duke e trashiguar kështu thesarin e vet gjeneratë pas gjenerate, prej të parëve e deri te të vonshmit. Në këtë kontekst duhet shiquar edhe zhdukja e popujve,gjegjësisht,fatkeqësia e shkatërrimit të tyre duhet tu mveshet atyre që nuk arritën të lënë pas veti breza të shëndoshë e kreativ që do ta përcjell bajrakun e të parëve të tij me besnikëri dhe dinjitet nëpër shekuj. Në këtë kontekst, Ebu-l-A’la el-Mevdudi1 ka thënë:”Popujt,të cilët kanë pushuar së ekzistuari,nuk do të thotë se patjetër kanë përjetuar shfarosje.Fakti se janë bërë joekzistues,nënkupton se karakteristikat e tyre kombëtare janë zhdukur.Kur flasim për shkatërrimin e babilonasve ose të egjiptasve të lashtë,të kohës së Faraonit,ne kemi parasyshë se bartësit e civilizimit babilonas si dhe ata të civilizimit të Faraonit,kanë humbur civilizimin dhe veçoritë e tyre dalluese.Ende ka njerëz,që i banojnë viset babilonase,mirëpo shenjat e identitetit të tyre të lashtë kanë humbur.Pasardhësit e egjiptasve të lashtë ende i banojnë tokat e Egjiptit,por civilizimi i Faraonit është i vdekur,për shkak se ata nuk patën sukses që pasardhësve të vet t’ua bartin trashigiminë e tyre kulturore në mënyrë të pagjymtuar…Që këtu,jeta e një populli varet nga ajo se në ç’mënyrë do t’i përgatisë ai pasardhësit e vet për t’i ruajtur karakteristikat e tyre”.
“Rinia është potencial i së tashmes, shpresa e së ardhmes, ajo është e gatshme ti mbart përgjegjësitë dhe ti përballojë problemet, sfidat e vështirësive si dhe ti tejkalojë të gjitha barierat dhe pengesat.Për këtë, patjetër duhet kushtuar kujdes formimit të rinisë në aspektin moral, human, ideologjik, kulturor, shkencor, social, ideor dhe civilizues, me qëllim që populli të mund të mbështetet në rininë e vet në ndërtimin e ekzistencës së vet njerëzore, përgatitjen e ardhmërisë që e lakmon si dhe ti mbështet të gjitha shpresat e veta në të:në ndërtimin e popullit, ngritjen e ardhmërisë, formimin e jetës në baza të shëndosha ashtu që ti mposht të gjitha faktorët e dekadencës dhe mbeturinat e saj.Kjo në terminologjinë shkencore njihet si ndërtim i njeriut, ndërkaq ndërtimi i njeriut duhet të fillojë prej rinisë…”
Kur’ani e përmend termin”i ri”dhe “të rij”, e poashtu, në disa ajete prezanton shembuj të shkëlqyeshëm të të riut i cili ka ideal dhe e di se pse jeton dhe cili është roli i tij në këtë jetë,gjegjësisht i cili i përveshet punës e cila rezulton nga përcaktimet e tij ideore dhe botëkuptimet e tij mbi botën,shoqërinë,jetën dhe fenomenet tjera. Kur’ani na tregon për As’habu-l-Kehfin, për njerëz të cilët nuk u gjunjëzuan para kufrit dhe shirkut,por e mbrojtën besimin me çdo gjë që kishin,dhe dëshmuan se janë të gatshëm ta japin edhe jetën dhe të sakrifikojnë çdo gjë për hirë të besimit.E këta njerëz ishin të moshës së re,gjegjësisht djelmosha sikur që thekson Kur’ani.
Jo vetëm Kur’ani,por edhe suneti flet për rininë dhe përmend të rinjtë,bile në sunet hasim ma tepër hadithe ku përmenden të rinjtë dhe jepen mesaxhe e këshilla për ata.
I riu musliman duhet të ketë besim të plotë në vetvete dhe mos ta nënçmojë veten e të mendojë se është i pa aftë.I riu musliman i posedon të gjitha cilësitë dhe vlerat e domosdoshme për të qenë në krye të bashkësisë dhe ti prijë shoqërisë, por mbetet që ai ti kultivojë dhe ti nxjerr në shesh që të bindet shoqëria se të rinjtë musliman nuk janë si tjerët të destinuar për veprime jo njerëzore dhe amorale.
Faqet e historisë Islame janë përplot shembuj të ndritshëm ku demonstrohet aftësia udhëheqëse dhe komanduese e të rinjve musliman.Kështu, nga jeta e të dërguarit të Allahut kemi shembullin e Usame ibn Zejdit të cilin i dërguari i Allahut e caktoi për komandant të ushtrisë Islame kur ai i kishte vetëm tetëmbëdhjetë pranvera, ndërkaq në këtë ushtri kishte edhe personalitete tjera madhështore në famë dhe në moshë:si Omeri r.a.,Othmani r.a.etj,pra, edhe përskaj asaj se në këtë ushtri prezentonin njerëz në moshë i dërguari i Allahut e caktoi për komandant të riun tetëmbëdhjetë vjeçar. Poashtu, çliruesi i Konstantinopolit (Stambollit), Mehmed Fatihu, kur e ka çliruar këtë qytet, për të cilin ka folur edhe Muhamedi s.a.v.s., ka qenë në moshë të re.
Në faqet e historisë madhështore Islame lexojmë biografinë e ndritshme të një të riu i cili la gjurmë të thella në historinë e arsimit dhe diplomacisë Islame, ky është Mus’ab ibn Umerji, i riu ambicioz dhe plot elan i cili i theu të gjitha paragjykimet dhe iluzionet e pa baza kinse i riu nuk mund të realizojë me sukses detyra të mëdha, si që është arsimimi i popullatës dhe misioni diplomatikPejgamberi s.a.v.s.e dërgoi Mus’ab ibn Umejrin pararojë të muslimanëve . Medine, dhe njëkohësisht e angazhoi me detyra konkrete në këtë mision. Mus’abi u dërgua në Medine me qëllim që familjet medinase ti njohtojë me Islamin, t’ua mësojë Kur’anin dhe parimet tjera madhështore të kësaj feje.Në këtë kontekst nuk mund të mos përmendet edhe ajo se misioni i Mus’ab ibn Umejrit ka patur edhe karakter diplomatik, gjegjësisht më për së afërmi të njohtohet popullata dhe opinioni medinas dhe më gjërë për opcionin dhe alternativën e re e cila nuk ka të bëjë thjesht me çështjen e besimit dhe disa ritualeve praktike, por platforma që u shpalua në tokën e bekuar të Mekes, përfshinë të gjitha sferat e jetës, gjegjësisht e rregullon edhe aspektin ekonomik, politik, social etj,të shoqërisë.
Po rinia e shëndoshë, ka patur dhe akoma ka armiqë të cilët nuk ia kanë dashur asaj të mirën, dhe në vend që ta mbështesin, e pengojnë, po bile edhe e luftojnë. Këta janë të ngjyrave të ndryshme, bile, siç shprehet i Dërguari i Allahut, Muhamedi s.a.v.s. në një hadith, janë nga “beni xhildetikum”(nga mesi i popullit tuaj), por që realizojnë plane të huaja, për preokupimin e muslimanëve me vetveten dhe luftimin e së mires, në vend që të preokupohen me të keqen dhe luftimin e dukurive negative.
Armiqt e Islamit e kanë ditur fort mirë se fuqia e një populli qëndron në rininë e tij, për këtë qëllim, ata i aktivizuan të gjitha potencialet e veta që ta pengojnë rininë Islame nga rruga e shpëtimit dhe lumturisë.Ata bënë çmos që rininë Islame ta devijojnë nga rruga e Islamit, t’i harxhojnë potencialet e saj dhe ta preokupojnë me probleme të ndryshme e ta fusin në kriza të thella, me qëllim që ajo të mbetet në margjina të jetës, të mvaret nga tjerët dhe të paraqet barrë për umetin Islam e jo krenari për të.
Rinia ka nevoje të ndihmohet dhe të udhëhiqet në shtigje të sigurta, duhet të bëhet çmos që të evitohen me sukses problemet e tyre ashtu që mos të shtresohen e ta shëndrrojnë rininë në faktor destruktiv në shoqëri. Duhet të hapen horizonte të reja para rinisë, të mësohet rinia të shiqon para dhe të jetë e vendosur në objektivat e saj. Për atë, ata të cilët punojnë me rininë për ta drejtuar atë në rrugën e vërtetë, për ta larguar nga e keqja dhe nga e dëmshmja, ata janë burrat e vërtetë të fesë dhe kombit, ata janë patriotët e vërtetë të cilët i duhen popullit, ata janë dashamirët e vërtetë të popullit dhe punëtorët e palodhshëm me të cilët krenohet populli. Populli ynë duhet të mburret me ata djemë dhe vajza të cilët e bartin lartë flamurin e prirjes së rinisë drejt shtigjeve të sigurta me besim dhe moral, të cilët i prinë rinisë dhe e thërrasin atë në rrugën e arsimit, edukimit dhe ngritjes shpirtërore e materiale të drejtë, me ata djemë dhe vajza të cilët ndajnë nga vetja, për t’u ndihmuar bashkëmoshatarëve të vet. Të tillët meritojnë çdo lëvdatë. Ata flasin me vepra, më tepër se sa flasin me fjalë. Fjalët i merr era, i fshinë dhe përbalt e vërteta me kalimin e kohës, nëse nuk janë të drejta, ndërkaq veprat e sinqerta, ngriten lartë dhe ngelin të pashlyeshme.
Rini e dashur veprimtare në rrugën e drejtë, vazhdo në këtë rrugë, mos u ndal, se Allahu i don ata të cilët-jaëmelune assalihat- bëjnë vepra të mira, e nuk ka si mos të jetë vepër e mirë puna me të rinjtë për orientimin e tyre në rrugën e Islamit dhe largimin e tyre nga rruga e keqe. Rini, kështu të don Allahu, edhe pse mund të të paragjykojnë disa njerëz.
1. Roli i studentëve musliman në rindërtimin e botës Islame, fq.8,9.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Ummeti i vërtetë dhe shoqëria muslimane sot
Ummeti i vërtetë dhe shoqëria muslimane sot
Publikuar më: 27. maj 2014
Mehas Alija
Shumë shpesh na ndodh që të krenohemi me të kaluarën tonë të lavdishme, e fare pak të turpërohemi me aktualitetin që po jetojmë.  Shumë herë marrim shembuj nga e kaluara dhe flasim për të mirat që sollën muslimanët në botë dhe për heroizmin dhe shpirtgjërësinë e prijësve të tyre.  Përmendim me krenari organizimin e mrekullueshëm të shoqërisë nga ana e Muhammedit a.s. Githashtu, nuk harrojmë as maturinë dhe vizionin e Ebu Bekrit, strategjinë dhe drejtësinë e Omerit,  humanizmin dhe kapacitetin e Osmanit, si dhe diapazonin e gjërë të njohurisë së Aliut, r.a.  Po, vallë, ç’po ngjet me ne, pse nuk riorganizohemi? Pse nuk na kënaq gjendje e sodit e Ummetit?
Ku janë ebubekrat, omerët, alitë dhe osmanët e ditëve të sodit? Ku janë ata që, me sjelljet e tyre, u shkojnë prapa kolosëve të parë, respektivisht shokëve të Muhammedit a.s.
Për fatin e keq, është turp që sot e sheh Omerin në kafene, një Ali tjetër e sheh në një shtëpi publike, një tjetër Osman në burg, etj… Është për keqardhje fakti që sot, shumë muslimanë, i shohim nëpër vende ku mëkatohet dhe injorohet Allahu i Madhërishëm. Zot na ruaj!
Dhe me të drejtë dëshirojmë të pyesim se ku është Ummeti i Muhammedit a.s., ku janë sot ashabët e Kur’anit? Në ç’hall gjendet Ummeti sot? A nuk na ka kapluar pasioni për dynjanë, etja për famën, egoizmi dhe dashuria për paranë? A nuk vuajmë nga mungesa e moralit, e vlerave fetare e shpirtërore? Ku mbeti altruizmi, vyrtiti kapital i bontonit profetik; e diturisë si i humbi vlera midis nesh?
Le t’i shohim vetëm këto fakte. Në të gjithë botën islame, nga 57 shtete sa janë, ekzistojnë rreth 500 univerzitete, kurse vetëm në SHBA janë rreth 6000 univerzitete, e të mos flasim për Indinë, shtet i cili posedon mbi 8000 univerzitete. Asnjë fakultet islam nuk gjendet në toplistën e 500 univerzitevete më të mirë dhe më prestigjoz në botë.
Unë jam i bindur se ngecja jonë nuk është vetëm se një rezultat i disave faktorëve të jashtëm, porse ka ndikuar, po ashtu, edhe dobësia e brendshme, shpirtërore dhe lënia pas dore e disa segmenteve fetare tonat, të parapara si faktorë për ecjen e fuqishme përpara të tjerëve.
Përderisa Perëndimi lëviz nëpër gjithësi, hulumton thëllësitë e deteve, studion gjenet njerëzore, zbulon teknika moderne të sundimit, shpik mjetet më të sigurta të komunikacionit,  si dhe ka zgjeruar ndjeshëm forcën e ndikimit me anë të mjeteve të komunikimit, ne si muslimanë akoma merremi me problemet e rrugëve dhe të urbanizmit. Halli ynë ka arritur deri aty sa që jemi bërë më shumë shfytëzues se zbulues, ndërkohë që konstatojmë dhe komentojmë atë që shumë herët Allahu ynë i Madh e ka potencuar në Kuranin fisnik, kështu që, presim vetëm të vijë ndokush tjetër të zbulojë atë që do të duhej ta bënim vetë ne.
Me këto rreshta, të dashur vëllezër e motra, nuk desha t’ju lëndoj e t’ju mbjell pesimizëm, porse vetëm doja të zgjoja dëshirën e përbashkët për të parë dhe kuptuar sa më drejtë se, vërtetë, në ç’gjendje ka rënë Ummeti ynë, i cili dikur shquhej për nga vlerat e mirëfillta të qytetërimit, sundimit, vizionit, shkollimit, moralit, familjes dhe të organizimit të shoqërisë.
Për të parë se akoma ka vend për shpresë dhe se energjitë për rilindje nuk janë sosur të gjitha, do t’ju sjellë një ajet të Kuranit, ku Allahu i Madhërishëm potencon:
“Thuaj: “O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë”!(Ali Imran, 26).
Fama, ndikimi dhe forca janë në duart e Allahut, kurse ajo që na takon neve është që t’i rekemi punës dhe të bëhemi si ashabët, tabiinët, dhe si të parët tanë të devotshëm dhe të mirë, e vetëm kështu do të mund ta ndërtojmë shoqërinë, xhematin, familjen dhe Ummetin.
Shpresa e re, e kohëve tona, është se te shumë popuj muslimanë, identiteti islam, ka filluar të mbulojë, pak nga pak, si një pranverë e bukur, çdo sferë të jetës sonë.
Ringjallja e Ummetit të vërtetë duhet të ndodh, kurse hapi i parë është që nga fjalët të fillojmë të bëjmë sa më shumë vepra!
Zoti na ndihmoftë në kthimin tonë tek rruga jonë!
27.05.2014, e martë, xhamia El-Hidaje
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Si një trup… fitore shprese
Si një trup… fitore shprese
Publikuar më: 08. prill 2014
I Dërguari i fundit i Allahut, Muhamedi s.a.v.s. në një thënie të tij i i ka përshkruar muslimanët në lidhjet e tyre të ndërsjella, dhe në bashkëpunimin e ndjenjat e tyre të ndërsjella, si një trup, ashtu që kur një pjesë e trupit lëngon nga një sëmundje, i tërë trupi përshkohet nga lodhja, plogështia, zjarmia dhe vuajtja nga sëmndja që e ka goditur një gjymtyrë të tij.
Muslimanët gjatë gjithë historisë, normalisht me intenzitet të ndryshëm, e kanë vërtetuar këtë përshkrim pejgamberik të marrëdhënieve në mes të muslimanëve. Kështu, muslimanët i kanë ndarë me vëllezërit e tyre të besimit të mirat e të këqijat, gjegjësisht janë indinjuar dhe brengosur kur vëllezërit e tyre kanë patur telashe, probleme apo u ka ndodhur ndonji fatkeqësi, por, poashtu, edhe janë gëzuar, kur vëllezërit e tyre kanë patur ndonji gëzim apo kanë arritur ndonji sukses.
Në kohën tonë, gjegjësisht në fillim të dekadës së dytë të këtij shekulli, kjo gjë u dëshmua qartë nga muslimanët. Kështu, tronditjet të cilat ndodhën dhe të cilat ende janë duke e trandur një pjesë të umetit islam në tokat arabe, i indinjuan muslimanët në të gjitha anët e botës, pa marrë parasyshë se personalisht nuk i njihnin, bile edhe ndoshta për herë të parë kishin dëgjuar për ta, por, marrë parasyshë se i lidh besimi i njejtë, atëherë është krejt e kuptueshme, bile edhe e domosdoshme, që muslimanët t’i ndajnë të mirat dhe të këqijat me vëllezërit e tyre në besim. Bile, në rastin e masakrave të klanit ushtarak në Egjipt, mbi popullatën e pafajshme të tubuar në sheshin Rabia el-Adevije në Kajro, ku kërkohej të mbrohej vullneti i popullit i shprehur në zgjedhje të lira që të udhëhiqet nga Muhamed Mursi, muslimant në të gjitha anët e botës lëvizën, në forma të ndryshme, në drejtim të dënimit të këtij akti barbar dhe shtazarak mbi qenien njerëzore. Katër gishtat e ngritur, për të shprehur mbështetjen e protestuesve në sheshin Rabia el-Adevije, si dhe dënimin e vrasësve ordinerë, e kapluan gjithë botën dhe u bënë një nga simbolet më të përdorura për momentin. E gjithë kjo, nga shkaku se muslimanët janë të shpërndarë në katër anët e botës, dhe ata kudo që të jenë, i ndajnë dhimbjet me vëllezërit e tyre.
Rruga e besimtarëve të vendosur është e mbushur plot sfida dhe vështirësi, siç ka qenë rast me të gjithë pejgamberët dhe pasuesit e tyre gjatë historisë, por këto ngjarje tragjike, edhe pse të dhimbshme, janë kalitje për besimtarin dhe karakterin e tij islam, janë dëshpruese dhe bumerang për zullumqarin, ngase nuk arrinë dot t’i gjunjëzojnë besimtarët e sinqertë, edhe përskaj zullumit që ushtrojnë ata mbi besimtarët e sinqertë, si dhe janë kandila drite për besimtarët, të cilët praktikisht e shohin reflektimin e besimit në jetën e njeriut.
Gëzimi i muslimanëve anekënd botës për fitoren e Erdoanit në këto zgjedhje, duhet lexuar si përkushtim për opcionin islam dhe rreshtim në krahun e lëvizjeve islame. Ky duhet të jetë një mesazh i qartë për ata që sillen se janë liderë të popujve të botës arabe, pa dalur asnjiherë në votime ta shohin a thua vërtetë i don populli apo jo, se muslimanët, u gëzuan për fitoren e atij-Erdoanit, të cilin ata e kanë konsideruar të papërshtatshëm për klubin e tyre të “sundimit të popullit në emër të popullit, pa vullnetin e popullit”. Populli, në çdo vend, u rreshtua në anën e lëvizjeve islame duke festuar në rrugë, por edhe në shtëpi, normalisht nga frika e zullumqarëve në disa vende, për fitoren e Erdoanit. Poashtu, ata duhet ta shohin qartë se për kend duartroket populli në çdo vend ku jetojnë muslimanët. Pra, le ta dinë të gjithë se muslimanët janë nji trup.
Pasi edhe në Maqedoni së shpejti do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, më duhet të them se fitorja e Erdoanit duhet të lexohet drejtë edhe nga aktorët e skenës politike në Maqedoni, të cilët nga populli quhen politikanë. Populli në vendin tonë u gëzua dhe festoi për fitoren e Erdoanit, ndërkaq i urren këta të trollit të vet që qarkullojnë në skenën politike të Maqedonisë. Kjo, ngase simpatia e vërtetë fitohet me punë të drejtë, të sinqertë dhe të ndershme për popullin, e jo me korrupsion dhe blerje njerëzish. Keni shembull se si duhet të jenë liderët e vërtetë, për atë, arsyetim nuk keni se nuk keni patur shembull. Merrnie shembull nipin e Mehmed Fatihut dhe nxënësin e Erbakanit, Allahu i mëshiroftë.
Në fund, më duhet të përmendi një përgjigje që ia dhashë njkë dashamiri të fesë,deri sa ishim duke pirë një kafe në kafeterinë e xhamisë së Wetzikonit në Kantonin e Cyrihut. Më pyeti i brengosur:”Pse të kapen mes veti Erdoani dhe Gileni, a nuk është kjo humbje për muslimanët? A nuk ishte më mirë të ishin bashkë?” I thashë:E di se ke dëgjuar komente të ndryshme për këtë rast. Por, unë do të mundohem të të përgjigjem në atë mënyrë që të të qetësoj ty, pasi të njoh se e ke dert gjendjen e umetit. Shiko, laikët nuk kanë qenë asnjiherë, më keq se tash. Më herët, kanë qenë dy kampe:islamistët, të përfaqësuar nga simboli i lëvizjes islame dhe rezistencës islame në Europë, Nexhmedin Erbakan, Allahu e mëshiroftë, dhe laikët tjerë të Turqisë, të gjithë së bashku. Ndërkaq, tash, në kohën e Erdoanit, laikët nuk janë as opozitë, janë margjinalizuar të tërë. Tash, opozitarë janë dy figura që njihen se janë të kampit të lëvizjeve islame. Pa mos hy më tutje kush sa është, por kështu njihen. Pra, laikët, aq keq kanë pësuar, sa që nuk janë as opozitë. Vëlla, kuptoje edhe kështu këtë rast, edhe pse ndoshta nuk është ashtu si të them….
Megjithatë, muslimanët janë një trup….feston Tetova, Ulqini, Prizreni, Presheva, Shkoda e gjetiu, për fitoren e Stambollit, fitore kjo, fitore shpresash dhe optimizmi….
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Të nxehtët e Kajros dhe të ftohtët e Kievit
Të nxehtët e Kajros dhe të ftohtët e Kievit
Publikuar më: 08. prill 2014
Vera e vitit 2013 dhe dimri i vitit 2014, karakterizohen me dy ngjarje që patënjehonë të madhe në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, normalisht duke mos e anashkaluar holokaustin e pushtetit tiran alevit të Asadit mbi muslimanët e Sirisë, gjegjësisht fjala është për grushtshtetin e Qershorit të vitit 2014 në Kajron e nxehtë, nga ana e klanit ushtarak të ushtrisë egjiptiane mbi kryetarin legjitim Muhamed Mursi, të zgjedhur në zgjedhje të lira dhe fer, dhe revolucionin e popullit kundër kryetarit Janukoviç në Kievin e ftohtë, në dimrin e vitit 2014, i cili erdhi në krye të shtetit të Ukrainës falë përçarjes së opozitës dhe manipulimit të zgjedhjeve.
Këto dy ngjarje mund të analizohen nga aspekte të ndryshme, sidhe të nxirren përfundime të rëndësishme për pozitën gjeostrategjike të dy vendeve dhe për planet që, qarqe të ndryshme, i bëjnë për rajonet përkatëse, pastaj konfrom këtyre planeve, mbajnë edhe qëndrime karshi këtyre ndodhive, si dhe marrin hapa në drejtim të imponimit të zgjedhjes që do të ishte në favor të opcionit të cilin ata e mbështesin. Megjithatë, në të dy këto ngjarje, me theks të veçantë, mund të analizohet roli i ushtrisë, si dhe qëndrimi i UE-së, SH.B.A-ve, NATOS dhe palëve tjera, përkitazi me këtë rol dhe emërimin e këtyre ndodhive.
Në Kajron e nxehtë, komandës së ushtrisë Egjiptiane i vlonte koka, por nuk mund të them se kjo ishte rezultat i kushteve atmosferike, gjegjësisht temperaturave të larta që mbretërojnë në atë kohë në Kajro. Por, duket se ky vlim, ishte rezultat i shtypjes së madhe për realizimin e skenarit të rrënimit të pushtetit të zgjedhur me vota të lira, ngase orientimi i këtij pushteti nuk përkonte me planet sioniste dhe amerikane për rajonin e botës arabe dhe për formësimin e një rendi të ri në lindjen islame. Së këtejmi, posa u nxorrën njerëzit në rrugë, fjala është për njërën palë, gjegjësisht opozitën e bashkuar laike të mbështetur nga ushtria, komanda ushtarake e Egjiptit i dha ultimatum kryetarit të zgjedhur me vota të lira që t’i bindet opozitës e cila pesë herë rresht humbi nga vota e popullit. Çdo gjë ishte e qartë, shihej haptazi se po realizohej një plan i vënë që më herët, dhe se nuk ishte fjala për revolucion popullor, ngase turmat e mëdha të njerëzve të dala në mbështetje të legjitimitetit dhe në mbrojtje të votës së lirë, jo vetëm që nuk u merreshin para syshë, por, bile edhe kërcënoheshin dhe rrezikoheshin. Me nji fjalë, mbi ta ushtrohej dhunë fizike, psikologjike dhe mediatike.
Me të ndodhur grushtshteti në Korrik të 2013 mbi presidentin legjitim të Egjiptit Muhamed Mursi, priteshin reagimet e faktorit ndërkombëtar dhe aktorëve tjerë arabë, të cilat reagime demonstruan një hipokrizi të paparë dhe një mllef të stërzmadhuar e të shtresuar dekada me radhë kundër lëvizjeve islame. Ata që priteshin ta dënojnë grushtshtetin, ngase kultura e tyre demokratike nuk lejon një gjë të tillë, jo vetëm që nuk ishin të drejtpërdrejtë në dënimin e grushtshtetit, por bile as që e emëruan me këtë emër. U mjaftuan vetëm me disa deklarata jo të drejpërdrejta për problemin në fjalë, që lenin hapësirë të interpretohen në forma të ndryshme nga analistët, ngase ishin të formuluara me bisht. E drejta e garantuar për shprehjen e mendimit të lirë u ngulfat, bile u terrorizua rëndë në sheshet e qyteteve të Egjiptit, e ata që aq tepër i këndojnë lirisë së shprehjes dhe të drejtës së shprehjes së mendimit, nuk u trazuan fare se “shenjtëritë” e tyre laike po nëpërkëmben nga ushtarakët. Në çdo vend tjetër dënohej ashpër ndërhyrja e ushtrisë në jetën politike të vendit, por jo edhe në Egjipt, ku ushtria e riktheu edhe më keq se në kohën e Mubarakut, diktaturën dhe ngulfatjen e lirisë së mendimit dhe të zgjedhjes politike.
Në rastin e Ukrainës, në dimrin e 2014, kur të ftohtit u dasht ta pengojë në një masë të madhe lëvizjen, bile edhe reagimet e faktorit ndërkombëtar do të duhej të ishin më të vonshme për shkak të ftohtit në Kiev, ndodhi e kundërta. Reagimet ishin shumë të shpejta dhe të vendosura në favor të procesit politik dhe kundër çdo ndërhyrje të ushtrisë. Të ftohtit e Kievit nuk i pengoi lëvizjet e faktorit ndërkombëtar për të parandaluar ndërhyrjen e ushtrisë në kontestin politik të vendit. Trysnia e faktorit ndërkombëtar bëri që komanda e ushtrisë së Ukrainës të deklarohet se nuk do të dal në krahun e asnjërës palë të involvuar në krizën politike të shkaktuar në vend, por ushtria do t’u përmbahet detyrimeve të veta të përcaktuara me kushtetutë që t’i mbrojë kufijtë, ndërkaq kriza politike, duhet të zgjidhet me mjete politike dhe me përfshirjen e të gjitha palëve në dialog. Me këtë, ushtria ndihmoi në afrimin e palëve në dialog, e jo në largimin e tyre, ngase veç dialogut dhe marrëveshjes politike, nuk kishte rrugë tjetër për dalje nga kriza. Kjo gjë nuk ndodhi në Egjipt, ku ndërhyrja e ushtrisë, i largoi edhe më tepër palët e kundërta, si dhe e bëri të pamundëshëm dialogun dhe arritjen e marrëveshjes. Normalisht, ky ishte edhe qëllimi i ushtrisë në bazë të planit të vënë më herët për grushtshtet ndaj presidentit legjitim dhe rikthimin e rolit të ushtrisë në jetën politike në Egjipt, gjë që është kërkesë strategjike e Izraelit.
Poashtu, në rastin e Ukrainës, u mbrojtën institucionet politike të dala nga zgjedhjet, gjegjësisht nuk u shkarkua parlamenti i zgjedhur nga populli, por u shndërrua në arenë të vërtetë debati dhe përplasjesh mes pushtetit dhe opozitës, dhe në fund, pikërisht parlamenti i zgjedhur nga populli, e shkarkoi edhe ministrin e brendshëm, edhe prokurorin publik, edhe kryetarin e shtetit. Ndërkaq, në rastin e Egjiptit, pushteti ushtarak i pezulloi të gjitha organet e zgjedhura nga vota e popullit. Dhe paramendo, ata që e quajnë veten rojtarë të vlerave demokratike, nuk mundën ta gjejnë fjalën grushtshtet në fjalorin e tyre politik, për ta cilësuar puçin ushtarak të klanit famëkeq dhe servil të ushtrisë egjiptiane.
Të dy këto ndodhi, mund të analizohen edhe nga një aspekt tjetër, gjegjësisht nga numri i viktimave. Në rastin e Ukrainës, pati diku mbi tetëdhjetë viktima, dhe kjo qe e mjaftueshme, bile e tepërt, që faktori ndërkombëtar të deklarojë se Janukoviç e ka humbur legjitimitetin. Ndërkaq, në rastin e puçit ushtarak në Egjipt, pati me mijëra viktima nga mesi i protestuesve antipuçist, por faktori ndërkombëtar jo vetëm që nuk pati guxim të kërkojë ndëshkimin e krerëve ushtarakë dhe policorë që e bënë këtë masakër mbi popullin e egjiptit, por bile as që i quajtën puçistë dhe kriminelë.
Tash, gjykoni vetë si u nxehën në kokë rojtarët e vlerave demokratike në dimrin e ftohtë të Kievit, dhe si u freskuan dhe relaksuan në verën e nxehtë të Kajros.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)