UAIS » Fikh
A lejohet gënjeshtra në kampanjë zgjedhore?
Në zgjedhje, qofshin parlamentare apo komunale, garojnë edhe kandidatë të cilët njihen si fetarë. Me këtë kam për qëllim se shkojnë në xhami, agjërojnë dhe i kryejnë detyrat fetare. Tash parashtrohet pyetja: A mund që këta kandidatë, qëllimisht, të mos e thonë të vërtetën nëpër kampanja, ngase ndryshe nuk mund t’i përfitojnë votuesit? Nëse e dinë se nuk e flasin të vërtetën dhe se këtë e bëjnë vetëm për kampanjë, ngase kandidatët tjerë veprojnë njejtë duke plasuar premtime jo të vërteta, a do të jenë përgjegjës para Allahut për atë që nuk kanë folur drejtë? Si të veprojnë, që edhe mos shkelin mbi parimet fetare, edhe të jenë të pranuar te publiku?
Përgjigja:
Së pari, Islami kërkon prej pjestarëve të vet që të jenë të përkushtuar në Islam dhe të veprojnë sipas porosive të Islamit në të gjitha fushat e jetës, të jenë të sinqertë në çdo gjë dhe të largohen prej gjërave të ndaluara në çdo rast, duke mos bërë përjashtime, përpos se në gjendje të jashtëzakonshme të cilat në të drejtën islame njihen si “darurat”(domosdoshmëri), edhe atë konform rregullave të parapara dhe të përcaktuara në mënyrë precize në të drejtën islame.
E dyta: Gënjeshtra dhe mashtrimi i masës me gjëra jo të sakta dhe premtime jo reale është i ndaluar në Islam. Nga cilësitë e besimtarëve të vërtetë dhe të sinqertë, Allahu xh.sh. numëron edhe largimin nga gënjeshtra dhe dëshmia e rrejshme. Ai thotë: “(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet”. (El Furkan, 72). Allahu i Mëshirshëm, urdhëron largimin nga idhujtaria dhe të folurit e rrejshëm, e të renditja e këtyre dy gjërave në një ajet, tregon se sa mëkate të mëdha janë gënjeshtrat, premtimi i rrejshëm dhe dëshmia e rrejshme: “…pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni prej fjalëve të rrejshme”. (El Haxhxh, 30).
Poashtu, në shumë hadithe flitet për ndalimin e rrenës, dhe në mes tjerash, për ta kuptuar sa serioze është çështja e rrenës, i Dërguari i Allahut s.a.v.s., e paraqet rrenën cilësi të hipokritit e jo të besimtarit. Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Shenjat hipokritit janë tri: kur flet gënjen, kur premton nuk e realizon, dhe kur diçka i besohet tradhton”
Kur i kemi parasysh këto argumente dhe shumë tjera që nuk i kemi përmendur, është e qartë se muslimani nuk është e lejuar të gënjejë dhe t’i mashtrojë njerëzit me premtime të rrejshme në çdo situatë, përfshi këtu edhe kampanjën zgjedhore, ngase muslimani është musliman edhe në kampanjë, e jo vetëm jashtë kampanjës, dhe Islami nuk e pranon premisën se “Qëllimi e arsyeton mjetin”.
Kjo do të thotë se nëse muslimani gënjenë dhe e mashtron masën me premtime boshe për të cilat është i vetëdijshëm se nuk mund t’i realizojë, por vetëm për t’i fituar votat, normalisht se është përgjegjës para Allahut për thënie të rrenave dhe mashtrim të njerëzve, dhe ajo se janë thënë në kampanjë zgjedhore, nuk e liron njeriun nga përgjegjësia.
E treta: Njeriu për të qenë faqebardhë para Allahut dhe për mos t’i mashtruar njerëzit, dhe njëkohësisht ta fitojë mbështetjen e tyre, duhet të jep premtim se do të angazhohet seriozisht për realizimin e projekteve reale. Ai duhet të zotohet se do të bëjë ç’mos që t’i zgjidh problemet e tyre, e jo se do t’i zgjidh, ngase nuk mund të garantoj gjëra të cilat, ai vetë, nuk i ka në dorë të gjitha. Kjo do të thotë se nuk është ai i pari dhe i fundit në një shtet që të mund të thotë se do ta bëj, ngase ka edhe shumë faktorë tjerë në një shtet që mund ta pengojnë. Për atë, ai është përgjegjës për premtimet e rrejshme, por jo edhe për mos arritjen e rezultateve nëse është angazhuar sinqerisht dhe me të gjitha potencialet e veta për realizimin e tyre.
Për këtë, nëse ai premton se do të angazhohet seriozisht dhe do të mundohet me të gjitha forcat e veta që t’i realizon premtimet e veta, dhe këtë edhe e bën gjatë mandatit të tij, e ka plotësuar premtimin e dhënë. Nëse nuk ia arrinë, nuk konsiderohet mëkatar dhe mashtrues, ngase është angazhuar dhe është munduar, por nuk ka patur sukses. Prej muslimanit kërkohet të angazhohet seriozisht dhe ta bëjë punën, e jo domosdo të sjell rezultate, ngase rezultatet varen nga më shumë faktorë.
Allahu na forcoftë në të vërtetën.
U përgjigjë:
Dr. Bashkim Aliu
Fetva: Obduksioni nga pikëpamja Islame
Fetvaja nr.6
WAM (Lidhja e Muslimanëve të kantonit Aargau), deri te Departamenti për Fetva pranë UISHZ-së, ka parashtruar këtë çështje:
Abdulmalik Alahvalah, perfaqësues i WAM (Lidhja e Muslimaneve te Aargaus), pyet në lidhje me obduksionin për raste të ndryshme, vrasje, aksidente, etj.
Cili është qëndrimi islam në lidhje me këtë temë, a lejohet një gjë e tillë dhe nëse po, atëherë me cilat kushte? Një gjë e tillë na duhet, pasi vetë spitalet dhe klinikat private shpesh bien ndesh me familjet muslimane.
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut, përveç të Cilit nuk ka tjetër, bekimi dhe paqa qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër, zotëriun dhe të dërguarin tonë, Muhamedin s.a.v.s.
Departamenti për Fetva pranë UISHZ e shqyrtoi çështjen e obduksionit në pyetjen në fjalë dhe doli me shpjegimin vijues:
Në të njejtën kohë, Departamenti për Fetva pranë UISHZ-së, i merr parasysh seriozisht nevojat dhe kërkesat për kryerjen e veprimeve të caktuara në trupin e njeriut nga ana e mjekëve, me qëllim që të arrihet në rezultate të duhura për shkakun e vdekjes, nga këndvështrimi mjekësor, apo për qëllime tjera që i përcakton prokuroria për nevoja të gjyqësisë dhe medicinës ligjore, apo për nevoja tjera legjitime që diktohen nga faktorë të ndryshëm.
Nisur nga kjo, si dhe nga parimi juridik në të drejtën islame se “Gjërat e domosdoshme i lejojnë gjërat e ndaluara”, po ashtu edhe nga fakti se obduksioni i kufomës në institucionet mjekësore dhe me udhëzim valid nga organet kompetente, nuk ka për qëllim prekjen e nderit të njeriut të vdekur dhe as abuzimin me kufomën, por arritjen në rezultate të duhura për qëllime legjitime, Departamenti për Fetva pranë UISHZ-së, shiquar në përgjithësi, nuk sheh ndalesë autentike dhe të drejpërdrejtë në tekstet fetare të burimeve islame për sa i përket obduksionit legjitim.
Në vazhdim, do të japim një sqarim më të detajuar për llojet e obduksionit dhe qëndrimin tonë në dritë të argumenteve dhe parimeve juridike, për këto lloje.
Obduksioni, në përgjithësi, bëhet për shkaqet vijuese:
1. Obduksion i kufomës për t’u verifikuar një padi penale për vrasje. Departamenti për Fetva pranë UISHZ-së, duke i ndjekur qëndrimet e institucioneve relevante të fetvave në botën Islame dhe ato të dijetarëve të shquar islam të kësaj kohe, mendon se ky lloj obduksioni për kufomat është mjaft i rëndësishëm për institucionet gjyqësore dhe ato të sigurisë, si dhe për palë dhe qëllime tjera legjitime. Së këtejmi, Departamenti për Fetva pranë UISHZ-së, këtë lloj obduksioni e konsideron të lejuar. Këtu bëjnë pjesë edhe rastet e aksidenteve të komunikacionit, si dhe lloje tjera të aksidenteve.
2. Obduksioni i kufomës që të verifikohet lloji i sëmundjes nga e cila ka vuajtur personi në fjalë, derisa ka qenë i gjallë, rrezikshmëria e saj për njeriun, apo ndonjë epidemi ose lloj sëmundje, me qëllim që të merren masa mbrojtëse. Marrë parasysh dobinë e analizave të këtilla mjekësore për gjithë njerëzimin, Departamenti për Fetva pranë UISHZ-së, duke i ndjekur qëndrimet e institucioneve relevante të fetvave në botën Islame dhe të dijetarëve të shquar islam të kësaj kohe, mendon se, ky lloj obduksioni për kufomat, është mjaft i rëndësishëm për mjekësinë dhe për shkenca tjera që trajtojnë çështje të kësaj natyre apo të ngjashme, si dhe për vetë mbrojtjen e shëndetit të njerëzve,  dhe këtë lloj obduksioni e konsideron të lejuar.
3. Obduksioni i kufomave me qëllim të aftësimit të mjekëve të rinj. Këtë lloj obduksioni, disa dijetarë janë përmbajtur ta lejojnë, ngase ekziston alternativë, gjegjësisht, mund të bëhet obduksion i kufomave të njerëzve, bindjet fetare të të cilëve nuk e shohin problem këtë çështje.
Departamenti për Fetva pranë UISHZ-së, duke nisur nga ajo se me këtë lloj obduksioni nuk është për qëllim nëpërkëmbja e dinjitetit të të vdekurit, as abuzimi me kufomën, si dhe duke nisur nga nevoja e mjekëve të rinj që t’i përsosin aftësitë e veta në fushën e mjekësisë, me qëllim që të jenë më efikas në kurimin e të gjallëve, në kufij të së nevojshmes, edhe këtë lloj obduksioni e konsideron të lejuar, me vërejtjen se, pasi ky lloj obduksioni i ka ndarë në mendime dijetarët, dhe nuk bën pjesë në grupin e gjërave të domosdoshme për të cilat nuk ka alternativë, pasi ekziston alternativa e obduksionit të kufomave të njerëzve besimet e të cilëve nuk e problematizojnë këtë çështje, u sugjeron institucioneve përkatëse që ta marrin në konsideratë qëndrimin më të fortë të dispozitave të të drejtës islame ndaj nështrimit të kufomës eksperimenteve, dhe këtë lloj obduksioni ta realizojnë me kufoma të pjestarëve të besimeve tjera. Me këtë, nuk pretendohet të bëhen dallime në vlerësim të qenies njeri, por për faktin e dallimit të dispozitave fetare, të feve dhe besimeve të ndryshme, për çështje të caktuara, ku bën pjesë edhe çështja në fjalë.
Allahu e di më së miri.
(DEPARTAMENTI PËR FETVA PRANË UISHZ)
A trashëgon pasuri fëmija jashtëmartesor?
A trashëgon pasuri fëmija jashtëmartesor?
Publikuar më: 10. mars 2015
PYETJA: Hoxhë i nderuar, ua dërgojmë këtë pyetje e cila na mundon mjaft dhe nuk dimë çka të bëjmë. Neve na vdiq babai, dhe pas vdekjes, u mblodhëm ne vëllezërit dhe motrat që ta ndajmë pasurinë. Por, nëna na tregoi se babai ynë paska punuar në Kroaci, dhe kur paska qenë i ri, paska pasur një djalë edhe me një kroate. Këtë nuk e ka ditur asnjë njeri tjetër pos nënës tonë, pasi babai i paska treguar, dhe i qenka betuar se ka lindur pa qenë i martuar me nënën e fëmijës, por ka qenë thjesht gabim dhe rezultat i një momenti të pa planifikuar. Nuk ka pasur kurorë me gruan me të cilën ka bërë marrëdhënie jashtëmartesore, dhe është larguar nga ajo herët. Nëna na tha që të shohim mos i hyjmë ndër hak këtij djali, pasi edhe ai është fëmijë i babait tonë. Për atë, si të veprojmë, a i takon atij pasuri?
Bashkim Aliu
PËRGJIGJA: Së pari, duhet ta falënderoni Allahun e Madhërishëm që babai juaj qenka penduar dhe shpresojmë që pendimi të ketë qenë i sinqertë.
Së dyti, ky problem nuk është vetëm i juaji, me keqardhje them se ka edhe raste tjera, dhe këtë e kuptoj nga pyetjet anonime të cilat na arrijnë. Allahu na ruajttë të gjithëve mos bëjmë gabime, në veçanti kur është në pyetje gjeneza.
Ndërkaq, për sa i përket pyetjes suaj, përgjigja është se fëmija i cili lindet nga marrëdhënie jashtëmartesore, nuk konsiderohet fëmijë legal i burrit nga kontakti me të cilin një grua e ka lindur këtë fëmijë. Ky fëmijë konsiderohet fëmijë biologjik i këtij personi, por jo edhe ligjor, në aspektin e sheriatit islam. Për atë, ky fëmijë nuk e merr mbiemrin e babait, por ligjërisht i atribuohet nënës. Në bazë të kësaj, sipas sheriatit islam, ky fëmijë nuk ka të drejtë të trashëgojë nga ky person në cilësi të fëmijës ligjor, pasi nuk ka lindur nga një lidhje legale mes nënës së tij dhe këtij personi i cili është vetëm baba biologjik i tij. Kjo do të thotë se ju nuk jeni të obliguar sipas sheriatit që këtij t’i ndani pasuri. Pasuria ju takon juve që jeni fëmijë legal të këtij personi.
Mirëpo, nga aspekti moral, duhet ta njihni kush është ai person, dhe sipas mundësive të vërtetoheni për fenë e tij, a është musliman, apo ndjek ndonjë besim tjetër. Ju duhet të punoni që ai ta dijë edhe fenë e babait të tij biologjik, nëse ndjek ndonjë besim tjetër, dhe ta thirrni ta analizojë mirë fenë Islame, e jo të mbahet larg Islamit, ngase babai i tij biologjik ka qenë musliman. Nëse edhe ai e di rastin, pra nëse i ka treguar nëna e tij se kush është baba biologjik i tij, duhet të veni kontakt që të dihet lidhja e juaj për nga gjaku, edhe pse jo për nga fuqia ligjore e lidhjes së babait tuaj me nënën e tij. Kjo, me qëllim që mos ndodh martesë eventuale me ndonjë vajzë që është motër e tij biologjike, edhe pse jo ligjore.
Allahu e di më së miri.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Qumështi i Pelës
Qumështi i Pelës
Publikuar më: 23. janar 2015
PYETJA: Hoxhë i nderuar, babai ka probleme shëndetësore dhe disa që merren me mjekim popullor i kanë thënë të pijë qumësht pele. Kur i kemi pyetur mjekët, na kanë thënë se qumështi i pelës edhe nëse nuk ka ndonji efekt në shërim, nuk të dëmton. Tash ngelet pyetja: Nga aspekti i sheriatit, a lejohet ky qumësht?
Bashkim Aliu
PËRGJIGJA: Esselamu alejkum. Nga aspekti i sheriatit, për të thënë për ndonji lloj ushqimi apo pije se është e ndaluar, duhet të kemi argument autentik dhe konkret e të drejtpërdrejtë nga Kur’ani apo Suneti se ndalohet. Apo, dijetarët të konstatojnë se një lloj ushqimi apo pije, është e natyrës, gjegësisht ka elemente për shkak të cilave ndalohen gjërat, fjala vjen të të dehë, apo të jetë e pa papastër. Për sa i përket qumështit të pelës, argument të këtillë që e ndalon nuk ka, dhe ky qumësht nuk përmban ndonji nga elementet që e bëjnë të ndaluar. Nisur nga kjo, qëndrimi i dijetarëve të shokllës juridike Shafi’ite, Hanbelite dhe nxënësve të Ebu Hanifes, imam Ebu Jusufit dhe Muhamedit, është se qumështi i pelës lejohet të pihet. Në këtë drejtim, mendim tjetër kanë juristët e shkollës juridike Malikite. Por, pasi shumica e dijetarëve e lejojnë, dhe nuk ka nji argument të qartë që e ndalon, përgjigja është se qumështi i pelës lejohet të konsumohet, në veçanti nëse bëhet fjalë për shërim.
Allahu e di më së miri.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Haxhi i fëmijës së vogël
Haxhi i fëmijës së vogël
Publikuar më: 08. prill 2014
PYETJA: Unë bashkë me gruan time këtë vit do ta bëjmë haxhin, por, sikur që e dini edhe ju, këtu në perëndim nuk kemi kujt t’ia lëmë djalin tonë të vogël 4 vjeçar, ashtu që duhet ta marrim edhe atë me vete. Tash, nëse edhe ate e veshim me ihrame dhe e bën Haxhin, a është Haxhi i tij i vlefshëm dhe a ka sevap?
Dr. Bashkim Aliu
PËRGJIGJA: Esselamu alejkum. Së pari, e lus Allahun që ta pranojë Haxhin prej jush dhe prej gjithë muslimanëve të cilët e kanë kryer dhe e kryejnë këtë vit. Ndërkaq, atyre të cilët ende nuk kanë shkuar në Haxh, e lus t’ua mundësojë ta kryejnë Haxhin.
Për sa i përket pyetjes suaj për fëmijun e vogël i cili ende nuk ka hyrë në bylyg, dijetarët kanë thënë se Haxhi i fëmijut të vogël është i vlefshëm, nëse plotësohen detyrat të cilat kërkohen prej haxhiut. Normalisht, në këtë rast, përgjegjës janë prindërit që t’i ndihmojnë fëmijut të tyre ta kryej Tavafin, Sa’jin, qëndrimin në Arafat dhe veprimet tjera të cilat lypen në Haxh. Nëse kryhen si duhet, Haxhi i fëmijut është i vlefshëm dhe ai merr sevap, por, ky Haxh ngelet nafile-vullnetar për të, dhe nuk e zen vendin e Haxhit të obliguar-Farz, nëse fëmiju kur të rritet i plotëson kushtet e kryerjes së Haxhit. Kjo do të thotë se ai kur do hyjë në bylyg, duhet ta kryej Haxhin farz, nëse i plotëson kushtet që t’i obligohet Haxhi.
Haxhi i fëmijës që nuk është në bylyg mbetet nafile e jo kryerje e Haxhit të obligueshëm, ngase kusht për vlefshmërinë e një adhurimi të obliguar-Farz, është teklifi-ngarkesa me detyra fetare, ndërkaq fëmijut nuk është i ngarkuar, ngase nuk është në moshën madhore.
Vlefshmëria e Haxhit të fëmijut argumentohet me hadithin të cilin e ka transmetuar Muslimi prej Ibn Abasit r.a. i cili ka përcjellur prej të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., se i Dërguari i Allahut s.a.v.s., ka takuar disa njerëz në vendin e quajtur Reuha dhe i ka pyetur:”Kush jeni ju?” Ata i janë përgjigjur:”Jemi muslimanë”. Pastaj ata e kanë pyetur:”E ti kush je?” U është përgjigjur:”I Dërguari i Allahut”. Atëherë, një grua e ka ngritur një fëmijë në duar dhe e ka pyetur:”A ka për këtë Haxh?” I Dërguari i Allahut s.a.v.s., i është përgjigjur:”Po ka, e edhe ti ke sevap”.
Në fund, duhet theksuar se duhet të jeni të kujdesshëm ndaj fëmijut për shkak numrit të madh të njerëzve në Haxh. Nuk duhet të futeni në vende që mund t’i shkaktojnë kokëçarrje apo ta rrezikojnë fëmijun tuaj. Kjo do të thotë që të zgjidhni vende më të lira, më të gjëra dhe më me pak kallaballëk gjatë kryerjes së veprimeve të Haxhit.
Allahu e di më së miri.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Muaji i agjërimit
Muaji i agjërimit
Publikuar më: 08. prill 2014
Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe mëshirë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Krijuesi prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona të liga. Më i lartësuari është Allahu që agjërimin na ka bërë obli­gim dhe përmes tij të synojmë devocionin (takvallëkun). Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dësh­moj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Mu­ham­medi alejhisselam është rob dhe i dërguar i Tij.
Të dashur vëllezër besimtarë. Është fat i madh që Allahu i Plotfuqishëm na bëri të mundur të takohemi përsëri me mua­jin e bekuar, muajin e mëshirës, bereqetit dhe sakrificës, muajin e faljeve te më­kateve, muajin në të cilin zbritën librat e shenjtë, Tevrati, Ingjili, Zeburi, fle­tushkat e tjerë, si dhe Kur’ani Famëmadh.[1] Ky është muaji në të cilin u zhvi­llua Lufta e Bedrit, muaj në të cilin ndërruan jetë axha i Muhammedit alej­his­selam dhe gruaja e tij, Hadixheja radijallahu anha, gjithashtu edhe Mek­ka u çlirua gjatë muajit të agjërimit. Sa te lumtur që përsëri arritëm të tako­he­mi me muajin e veçantë, të cilin Allahu Fuqiplotë e dalloi me natën e Kadrit, muaj që nuk mund të krahasohet me asnjë muaj nga muajt e tjerë të vitit.
Vërtet që Allahu i ka falur ata të cilët malli i ka marrë për te bërë vepra të mira, dhe mjerë për ata që kanë mbetur në mëshirën e fatit, në detin e injo­ran­cës, në sofrën e mëkateve. Ejani vëllezër, ta falënderojmë Allahun e Plot­fu­qishëm për begatitë që na ka dhuruar, për muajin e bekuar që na ka bërë të mundur për ta takuar; ta përkujtojmë në të Krijuesin e të gjitha krijesave, Më­shi­ruesin e të gjitha botëve, atyre që shohim dhe nuk i shohim, të përfitojmë nga ky muaj atë që kemi lënë mangët në vitet e kaluara, të veprojmë vepra të mira, gjithnjë me qëllime të mira, të shfrytëzojmë rastin që gjatë këtij muaji të japim maksimumin si në vepra, po ashtu edhe në punë te mira, të bash­ko­he­mi, të vizitohemi me të afërmit, të përgatisim ushqime për të varfrit, t’i ndihmojmë bonjakët, t’i vizitojmë invalidët e luftës, t’i pastrojmë zemrat tona nga ndryshku i xhelozisë, inatit dhe koprracisë, t’i falim ata që na kanë dëm­tu­ar, t’i ftojmë të varfrit në iftare, t’i mëshirojmë të moshuarit, t’i edukojmë të vegj­lit. Ejani vëllezër të lexojmë Kur’anin, të falim namazet së bashku me xhe­mat. Ejani të nderuar besimtarë, ta falënderojmë të Gjithmëshirshmin për këtë muaj të agjërimit si dhe për begatitë e tij të pa numërta.
Vëllezër besimtar,
Përpiqu që gjatë këtij muaji t’i kryesh obligimet, e veçmas agjërimin, mun­dohu që t’i japësh hakun aq sa ke mundësi. Allahu i Madhëruar na ka urdhë­ruar në suren el-Bekareh, ku thotë:“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.”[2]
Vëllezër besimtarë, kjo është mirësia që Allahu e dëshiron për mbarë nje­rë­zi­min. Ramazani na trajnon që gjithherë të veprojmë mirë; na mëson se si të tregohemi dashamirës ndaj të tjerëve, njëherazi na përkujton fushatën e rritjes se imanit dhe forcon anën shpirtërore të njeriut. Pra, ky është qëllimi kryesor i agjërimit. Ne nuk agjërojmë thjesht që t’i rezistojmë etjes dhe urisë. Muaji i agjë­rimit nuk është vetëm të falim namazin e teravive, apo namazin e natës. Ajo që kërkohet nga ne është se, në çdo adhurim që kryejmë përgjatë këtij mua­ji, duhet shikuar përtej anës së jashtme së kryerjes së ritualeve. I Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Kush fal namazin në Ramazan, me besim dhe shpresë, i falen mëkatet që i ka bërë më herët. “
Po ashtu, duhet kushtuar kujdes të veçantë se, adhurimet e kryera duhet të na ndërtojnë ne në një musliman të gjallë, dinamik, musliman me plot kuptimin e fjalës; musliman me plot iman; të jemi shembullorë dhe individ energjik. Agjërimi nuk duhet kuptuar si një muaj i vetëm për ta adhuruar Allahun, siç ndodhë me shumë muslimanë, ku gjatë muajit të agjërimit bëjnë vepra te mira, dhe më të kaluar të këtij muaji, kthehen përsëri në mëkate dhe vazhdojnë jetën e tyre të mëparshme në mëkate dhe armiqësi.  Agjërimi posedon qëllimet e veta. Muslimani duhet ta kuptojë se agjërimi forcon besimin dhe ndërton frikë-respektin ndaj Krijuesit; ndërton karakterin dhe sjell forcë dhe fuqi për t’i anashkaluar sfidat të cilat e përcjellin muslimanin gjatë jetës se tij.
Vëllezër besimtarë
Ejani ta shfrytëzojmë çdo orë të këtij muaji, ta forcojmë besimin tonë, t’i kryejmë obligimet ashtu siç ka porositur Allahu i Madhërishëm. Të fillojmë me vetën tonë, t’i kushtojmë rëndësi anës së jashtme në përgjithësi dhe asaj shpir­tërore në veçanti. Të ruhemi nga çdo e metë, të kemi kujdes se si të vep­roj­më me gjymtyrët tona, ku shkojmë, çfarë hamë, çfarë flasim, dëgjojmë, shi­koj­më, shkelim, të gjitha këto hynë në llogari ditën e gjykimit. Ajo që na duhet gjatë këtij muaji është ndryshimi i vetes sonë, e me pas t’i këshillojmë të tjerët.
Fillimisht, jemi të obliguar që para se të fillojmë një punë, të posedojmë nijetin e pastër; të jemi të sinqertë në atë që themi dhe veprojmë. Në këtë muaj të mëshirës, të nxitojmë drejt kryerjes se adhurimeve, ibadeteve me sinqeritet. T’i kryejmë të gjitha për hir të Allahut, e jo për qëllime fitimprurëse, apo për t’u shtirë si besimtarë. Vetëm me sinqeritet mund te arrihet suksesi, andaj me zemër të çiltër dhe qëllim të pastër, jemi të obliguar që të veprojmë vetëm vepra të mira. Në lidhje me këtë, Allahu xh.sh në suren El-Bejineh thotë:
“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhu­ronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të lar­gohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin ze­qa­tin, se ajo është feja e drejtë.”[3]
Gjatë këtij muaji duhet të luftojmë që gjithsesi në mendjet tona të zë vend mo­rali dhe sjelljet e mira. Ta marrim si shembull Pejgamberin e fundit Mu­ham­medin [alejhisselam], i cili gjithmonë ishte dhe mbeti shembull për gje­ne­ra­tat që erdhën pas tij. Ai na tregoi se si duhet të jetë morali i musli­ma­nit. Pejgamberi alejhisselam gjatë këtij muaji ishte më bujar. Ishte më afër shokëve të tij dhe gjatë këtij muaji e shtonte edhe ibadetin. Kjo është diçka e pamohueshme dhe nuk ka pikë dyshimi në të. A ka diç më të mirë në këtë botë kur të lavdëron Krijuesi i Gjithësisë? Vërtet që po mos të ishte shembull për të mirë, Allahu i Pltofuqishëm, nuk do ta kishte përmendur këtë lëvdatë mbi moralin e Muhammedit [alejhisselam], Ai në Librin e Tij famëlartë thotë:
“Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vjen rëndë për vuaj­tjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndij­shëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.”[4]
A keni menduar ndonjëherë, përse Islami na nxit të mobilizohemi me mo­ral të mirë? A kemi pyetur veten ndonjëherë se çfarë do te kishte ndodh me atë person, i cili nuk posedon moral dhe karakter të mirë? Si do të ishte halli i tij? Çfarë do të flitej për të? Jam i bindur se morali dhe karakteri i mirë janë te­jet të rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë. Pa dyshim se as­kush nuk do të pajtohej të jetonte dhe të ndërtonte jetën në një vend apo sho­qëri të degjeneruar. Vëllezër besimtarë, tashmë kuptuam se çfarë vlere ka mo­rali, për këtë edhe themi se feja islame është fe që njeriut i sjell të mira, be­reqet dhe lumturi në jetë, prandaj ta ndërtojmë një shoqëri me baza të shën­do­sha, duke filluar themelet e saj në këtë muaj të rëndësishëm.
Si ta shtojmë besimin, devotshmërinë dhe sjelljet e mira?
Për ta shtuar besimin dhe devotshmërinë si dhe për t’u pajisur me moral të mi­rë, duhet që fillimisht të shtojmë edhe njohuritë, njohuri të cilat do t’i sje­llin dobi mbarë njerëzimit.
Feja Islame si fe universale, që nga fillimi i saj ka porositur që diturinë ta kër­­kojmë në mënyrë të vazhdueshme. Kur njeriu kërkon dituri, arrin grada të larta në këtë dhe botën tjetër. Në lidhje me këtë, Allahu xh.sh thotë:
“…..All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shka­llë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri….”[5]
Pasi që gjendemi në muajin e agjërimit dhe leximi i Kur’anit është i do­mos­doshëm, të mos harrojmë se përveç leximit, rëndësi i duhet kushtuar edhe kup­timit të ajeteve dhe pas arritjes së njohurive, t’i mësojmë të tjerët dhe ta shpër­ndajmë atë që kemi mësuar. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë suksesin e garantuar dhe me këtë gjest do të jemi me afër Kur’anit.
Mos të harrojmë se leximi i Kur’anit ka qenë lindës i ideve, zbulimeve dhe ino­vacioneve të ndryshme për njerëzimin. Kur’ani është libër i shenjtë dhe nga ai mund të mësojmë çdo ditë gjëra të reja. Sa më shumë që të lexojmë, aq më tepër do t’i kuptojmë kuptimet dhe komentimet e tij. Kur’ani nuk duhet le­xuar ashtu sikurse lexohet gazeta. Ai duhet të lexohet dhe duhet të medi­to­het rreth domethënieve të tij. Kuptimet e tij duhet të studiohen dhe nëse vep­roj­më kështu, padyshim se agjërimi, Kur’ani, namazi, zeqati, do të formojnë individin dhe do të vërehet se asnjëra pa tjetrën nuk mund të jetojnë. Po që se e studiojmë Kur’anin dhe veprojmë sipas porosive të tij, padyshim se do të kemi avancim në jetën tonë dhe kurrë nuk do të mbetemi prapa, prandaj, du­ke zbatuar obligimet ashtu siç i ka hije muslimanit, kërkohet edhe durimi, pasi që durimi na shpie deri te arritja e suksesit.
Vëllezër besimtarë, së fundi kë­shilloj veten, e me pas ata të cilët dëgjojnë dhe e lexojnë këtë temë se, elementi kryesor gjatë këtij muaji është durimi. Vetëm duke bërë sabër, sigurojmë edhe shpërblimet mbi kryerjen e adhurimeve (ibadeteve) tona. Po ashtu, të përpi­qe­mi maksimalisht që gjatë këtij muaji ta përmirësojmë veten tonë, familjen, të afërmit; të përfitojmë nga të mirat që sjell ky muaj. Të mobilizohemi me moral të mirë, pa marrë parasysh vendin ku jetojmë dhe rrethanat. Të jemi të du­rue­shëm. Ta vëzhgojmë anën e jashtme dhe atë të brendshme. Të falemi dhe të pu­nojmë ashtu siç ka porositur Krijuesi i kësaj Gjithësie.
Në fund, lusim Allahun e Plotfuqishëm të na i fal mëkatet tona dhe të na bë­jë prej vepërmirëve, durimtarëve dhe të jetë i kënaqur me agjërimin dhe iba­detet tona. Amin.
Përgatiti: Mr. Fehim Dragusha
Imam në Xhaminë El-Hidaje, St. Gallen – Zvicër
[1] Bazuar në librin The Islamic View of Jesus (Peace be upon him)Isa Alejhisselam nga kën­d­vështrimi islam, Ibën Kethir.
[2] Kur’an, El-Bekare; 183.
[3] Kur’an, El-Bejineh; 5.
[4] Kur’an, Et-Teubeh; 128.
[5] Kur’an, El-Muxhadele; 11.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Ramazani, lugina e mëshirës
Ramazani, lugina e mëshirës
Publikuar më: 08. prill 2014
Hasan BAFTIJARI
“O ju që besuat,agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare: 183 )
Edhe një herë fryn era e mirësisë dhe mëshirës së Zotit, dhe freskon zemrat që presin dhe kanë dëshira. Tani ka filluar të bjerë shiu i Zotit që fal. Ejani ta ngopim shpirtin me këtë shi, se erdhi muaji i Ramazanit. Sa bukur është kur pjesët e trupit tonë mbushen me aromën e këndimeve, dhe sa e këndshme është kur nisemi drejt luginës së sigurt të mëshirës Hyjnore. Edhe një herë zemrat tona do të jenë mysafirë të ambientit hyjnor, ambient i cili do të na ballafaqojë me një lumturi dhe të vërtetë madhështore. Nga larg vjen një tingull që vendoset në zemrat e njerëzve dhe lajmëron për afrimin e muajit të madh dhe bujar. Vjen muaji i Ramazanit, si gjithmonë, me plotë bereqet dhe mëshirë. Jemi afruar muajit të bekuar të Ramazanit. Dielli i Ramazanit shndrit mbi qiellin e zemrave tona, pra ejani që të shfrytëzojmë këto rreze të kësaj mëshire. Sa kënaqësi ka kujtimi i Zotit në këto ditë dhe këto net të cilat nuk mund të gjenden në asnjë kohë tjetër. Pra të shpejtojmë që të pastrojmë zemrën dhe shpirtin tonë nga mëkatet dhe t’i mbushim ato me mirësi.
Në të njëjtën kohë me ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, para nesh ndodhen ngjarje shumë me vlerë dhe të veçanta. Nga Zoti kërkojmë që të na mun¬dësojë të dimë vlerën e këtyre ditëve dhe netëve dhe t’i shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë. Ne u urojme te gjithëve fillimin e këtij muaji të shenjtë.
Thuhet se i Dërguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kah fundi i muajit Shaban i përgatiste njerëzit për ardhjen e muajit të Ramazanit. Ai me këshilla të mira kështu i përgatiste zemrat për pranimin e miqësisë hyjnore:
“O njerëz! Drejt jush është nisur muaji plotë bereqet, mëshirë dhe falje nga Zoti, muaji i cili tek Zoti është më i dashur nga të gjithë muajt. Ditët e këtij muaji janë ditët më të mira, netët janë netët më mira dhe orët e këtij muaji janë orët më të mira. Është muaji ku jeni të ftuar në mikpritjen e Zotit, dhe jeni nderuar dhe mëshiruar nga Ai. Në këtë muaj frymëmarrja juaj ka sevapet e tërheqjes së tesbihëve dhe përmendjes se Zotit, edhe gjumi juaj në këtë muaj shpërblehet njëjtë si lutjet. Në këtë muaj, sa herë që të ktheheni drejt Zotit, lutja juaj pranohet. Me fytyrë të qeshur dhe besnike dhe me zemër të pastër kërkoni nga Zoti i madhërishëm që t’ju nderojë dhe t’ju mundësojë të agjëroni dhe lexoni Kur’an. Sepse, ai që ngelet jashtë mirësisë dhe mëshirës së Zotit në këtë muaj, është fatkeq dhe i humbur”.
Agjërimi e mëson njeriun ta respektojë gjithmonë amanetin, fshehur, apo hapur, sepse s’ka vëzhgues tjetër veç All-llahut që të sigurojë shmangien prej ngrë¬nies e pirjes së gjërave të lejuara përveç Atij. Personi që agjëron respekton kufijtë e All-llahut nga mëngjesi gjer në mbrëmje.
Era e këndshme e jetës dhe shpirtëdhënëse e Ramazanit është një nga këto çaste që i falë sërish shpirtit të njeriut aftësi. Muaji i bekuar i Ramazanit i ngjan një universiteti i cili punon vetëm një muaj gjatë vitit dhe sjell mësime shumë të dobishme, por njeriu nuk ka mundësi të ndërtojë një universitet të tillë. Mirëpo, fjala e Zotit ka ndikuar aq thellë në zemrat e musli¬manëve, sa që edhe pas kalimit te 14 shekujve nga shpallja e ajetit të agjërimit profetit Muhammed, në muajin e mëshirës ky universitet rihapet me miliona studentë në pika të ndryshme të botës.
Agjërimi është punë me shumë dobi, për të cilin ka nevojë edhe shpirti edhe trupi i njeriut. Agjërimi zbutë zemrën e njeriut, forcon vullnetin dhe kontro¬llon epshet e njeriut. Zoti urdhëroi për agjërim, në mënyrë që njeriu gjatë agjërimit të forcojë besimin dhe drejtohet drejt moralit të mirë.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Agjërimi është mbrojtje për agjëruesin, çdonjëri prej jush që është duke agjëruar të mos thotë fjalë të këqija dhe të mos ngrejë zërin nga agresioni dhe armiqësia, dhe çdoherë që dikush ta ofendojë atë ose ta ftojë që të përleshet, ai (agjëruesi) të thotë: Unë jam agjërueshëm”.
Agjërimi, së bashku me dobitë e panumërta të tij, ndi¬hmon forcimin e shpirtit dhe vullnetit dhe sjell kënaqësinë shpirtërore, pastërtinë dhe devotshmërinë e agjëruesit. Në të vërtetë, agjërimi është ushtrim i dobishëm për ndalimin e njeriut nga dëshirat e përkohshme. Si rezultat i agjërimit, tek njeriu paraqitet një lloj vetëpërmbajtje dhe fuqie për rezistencë, përballë punëve të papëlqyera dhe të kota, fuqi kjo, e cila njihet si devotshmëri.
Dijetari i shquar Muhammed Gazali thotë:
“Agjërimi është një obligim i vështirë, por rrënjos tek njeriu ideale të larta, i nxit të kryejnë vepra të mira dhe të largohen nga çdo e keqe. Agjërimi i mëson nje¬riut të vlerësojë dhe shpresojë vetëm për atë që është e lëvdueshme dhe të heq dorë nga ajo që është e ulët. I mëson si të jetë i gatshëm dhe i shpejtë për të kryer atë vepër që e kënaq Zotin e tij, dhe të braktisë gjithçka që bëhet shkak për zemërimin e Tij“.
Muaji i Ramazanit, përmes agjërimit dhe disa elementeve të tjera që janë veçori e këtij muaji, thërret në solidaritet dhe e mëson njeriun të jetë bamirës. Kështu, gjatë Ramazanit, besimtari duke agjëruar e kupton gjendjen e skamnorëve, e kupton se ç’do të thotë të mos kesh çka të fusësh në bark, për atë, ai, pas agjërimit, bëhet më solidar, më bamirës ndaj të tjerëve, më i interesuar për gjendjen ekonomike dhe materiale të vëllezërve të vet, gjë që në fakt paraqet thelbin e besimit islam.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Agjërimi është mbrojtje nga zjarri i Xhehennemit. Secili që agjëron, le të mos sillet me pakuptimësi kur agjëron, e nëse ndonjë sillet me pakuptimësi ndaj tij, ky le të mos e ofendojë e as le të mos e fyej, por le të thotë: Unë jam agjërues. Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit, era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek All-llahu sesa era e miskut”. (Hadithi është i saktë, e transmeton Nesaiu).
Në këtë kontekst, dijetari me famë i shekullit të kaluar, Muhamed Gazali, thotë: “Islami e bëri të obligueshëm agjërimin, me qëllim që njerëzit të stërviten për të zotëruar epshet e tyre, të mos u nënshtrohen, por t’i kontrollojnë ato”.
Në çdo shtëpi, në çdo xhami dhe madje në mbarë popullin musliman, mbizotëron një atmosferë e veçantë. Muslimanët mezi e presin ardhjen e Ramazanit, dhe ndjejnë një lloj trishtimi kur ditëve të këtij muaji u vjen fundi. Le të fillojmë të jetojmë një muaj devotshmërie në këtë Ramazan, me qëllim që t’i shmangim gjembat që na zënë udhën në formën e tundimeve që i hasim si në mendje ashtu edhe në shoqëri. Ta shtojmë studimin e Kur’anit në këtë muaj. Thuhet se, kur do dikë, di edhe imtësitë më të hollësishme që ai thotë, se çka i pëlqen dhe çka nuk pëlqen. Kësisoj, si mund të pohojmë se e duam All-llahun e Madhërishëm, kur ende dimë shumë pak rreth mesa¬zhit të Tij dhe mirësive që na ka dhuruar?! Ramazani është një rast i rrallë për një reflektim të thellë në mesazhin e Kur’anit. Muaji i Ramazanit është moment i fillimit të shpalljes së Kur’anit, prandaj edhe quhet muaji i Kur’anit, i shpalljes, i pejgamberisë. Gjatë ditëve dhe netëve të Ramazanit çdo njëri mundohet që të gjej ndonjë rrugë dhe mënyrë për t’iu afruar Zotit. Muaji i Ramazanit është muaji i lutjes dhe vazhdimit të marrëveshjes me Zotin; muaj në të cilin, robi, në prezencë të Zotit, pastron zemrën dhe shpirtin nga papastërtitë, dhe me respekt dhe afrim tek Ai e shkatërron murin e mendjemadhësisë. Mjafton që njeriu të ulet në tryezën e mirësive shpirtërore të këtij muaji, dhe të përfitojë nga ajo. Tani, në muajin e bekuar të Ramazanit është shtruar tryeza e mëshirës Hyjnore, dhe Zoti i fton robërit e vet që të marrin pjesë në këtë mikpritje. O Zot, me zemër të mbushur plotë shpresë në mirësinë Tënde, jemi nisur drejt luginës së mëshirës, që të përfitojmë nga deti i pafund i mëshirës Tënde. “O Ti që ke fuqi absolute dhe dijeni mbi të gjitha gjërat; o Ti që përpos Teje nuk mund kush t’i falë mëkatet, dhe përpos teje askush nuk mund të largojë të keqen dhe shqetësi¬min; o më i mëshirshmi i mëshiruesve dhe më i Madhi i Bujarëve, dërgo mëshirë mbi Muhammedin dhe familjen e tij, dhe na prano agjërimin tonë, dhe llogarite atë ndër veprat e pranuara, si dhe vendoje atë në peshoren e veprave të mira Ditën e Gjykimit”.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë
Muaji i Ramazanit dëshmi e besimit të sinqertë
Publikuar më: 08. prill 2014
Nga: Hasan BAFTIJARI
Jemi në prag të muajit të Ramazanit, para muajit që gjithmonë ofron ngrohtësi dhe kënaqësi, muajit specifik që ka rregullimin, orarin dhe atmosferën e vet.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në fillim të muajit të Ramazanit iu drejtua besimtarëve:
“O njerëz! Ju ka ardhur muaji i All-llahut të Madhërishëm, muaj i begative, mëshirës dhe faljes; muaji më i lartë tek All-llahu. Ditët e këtij muaji janë më të vlefshmet e ditëve; netët e këtij muaji janë më të mirat e netëve; orët e këtij muaji janë më të bekuarat e orëve. Është muaji në të cilin jeni të ftuar tek All-llahu si miqtë më të respektuar të Tij. Është muaji në të cilin shikimi është lartësim i All-llahut dhe gjumi është adhurim, është muaji kur pranohet lutja dhe shumëfishohet shpërblimi për veprat. Kërkoni pra, me zemër të pastër dhe qëllim të sinqertë bekimet e All-llahut për mbajtjen e agjërimit gjatë këtij muaji dhe lexoni Kur’an për hir të Tij. Atij njeriu që i mohohet falja e mëkateve në këtë muaj, është njeriu më i pafat. Uria dhe etja e këtij muaji le t’ju sjellë ndërmend urinë dhe etjen e Ditës së Kijametit. Jepni lëmoshë për të varfrit dhe të vobektët, nderoni të moshuarit dhe silluni me ëmbëlsi ndaj fëmijëve, forconi lidhjet farefisnore, ruajeni gjuhën, uleni shikimin dhe ruajeni dëgjimin nga ajo që është e ndaluar, tregojuni të mëshirshëm me jetimët, që të tjerët të tregohen të mëshirshëm me ju, kthehuni tek All-llahu të penduar sinqerisht dhe ngrijini duart në lutjet tuaja dhe në namaz për të kërkuar begatitë dhe mëshirën e Tij. Ramazani është epiqendër për përforcimin e fuqive shpirtërore, psikike e morale në jetën e popullit apo të individit… Ky na rikujton të vërtetën e qiejve dhe të tokës, na armatosë me fuqi ngadhënjyese dhe na nxitë ta duam lirinë, prej së cilës varet nderi i njerëzimit. Pra, Ramazani na dhuron të vërtetën, fuqinë dhe lirinë gjatë ditëve të urisë dhe etjes. O njerëz! Shpirtrat tuaj janë peng i veprave tuaja. Shpengojini ata duke kërkuar falje. Supet ju rëndojnë nga mëkatet. Çlirojini duke u përgjunjur me ballin në tokë. All-llahu ka premtuar që nuk do të dënojë dhe as frikësojë ata që janë lutur dhe përgjunjur përpara Tij. O njerëz! Nëse nderoni një agjërues duke e ushqyer me një vakt, All-llahu do t’ju japë shpërblim sikur keni çliruar një skllav dhe do t’ju falë mëkatet”.Kur e dëgjoi këtë, një prej shokëve të Pejgamberit u ngrit e tha: “O i Dërguar i All-llahut, jo të gjithë prej nesh kanë mundësi të ushqejnë një agjërues siç thua ti”. Kësaj Pejgamberi iu përgjigj: “Ruajeni veten nga e keqja e zjarrit qoftë edhe me një copë hurmë apo me një gllënkë ujë.”
“O populli im! Nëse një prej jush ndreq karakterin e tij gjatë këtij muaji, All-llahu do ta ndihmojë që ai të kalojë urën e Siratit (urë mes zjarrit dhe kopshtit) me hapa të sigurt, në një kohë kur të tjerëve do t’u dridhen këmbët. All-llahu do ta zbutë gjykimin ndaj njerëzve që tregojnë butësi gjatë këtij muaji kundrejt atyre që kanë nën vartësi. All-llahu do ta largojë zemërimin kur të takohet me një prej robërve të Tij në Ditën e Gjykimit, i cili është larguar nga mëkatet gjatë këtij muaji. All-llahu do ta ndërpresë mëshirën e Tij për ata njerëz që i prishin lidhjet e gjakut gjatë këtij muaji. All-llahu do t’i mbajë larg zjarrit ata njerëz që me dëshirën e tyre falen më shumë se ç’ju është bërë obligim, kurse shpërblimi për faljet e obliguara këtë muaj është 70 herë më i madh se në muajt e tjerë. Shtimi i faljeve në këtë muaj do të rëndojë shumë në peshoren e Ditës së Gjykimit. Shpërblimi i atij njeriu që lexon vetëm një varg të Kur’anit këtë muaj, është i njëjtë me shpërblimin që ka sikur të ketë lexuar të tërë Kur’anin në ndonjë muaj tjetër.
O njerëz! Gjatë këtij muaji hapen dyert e Xhennetit. Lutuni All-llahut që të mos i mbyllë ato dyer përpara jush. Gjatë këtij muaji mbyllen dyert e zjarrit, ndaj lutuni All-llahut që të mos i hapë ato dyer përpara jush. Shejtanët janë të lidhur, ndaj lutuni All-llahut që të mos kenë ndikim mbi ju.”Pasi dëgjoi të gjithë këtë, Ali ibn Ebi Talib u ngrit në këmbë dhe pyeti: “Cila është vepra më e shpërblyer gjatë këtij muaji?” Pejgamberi [sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem] u përgjigj: “Vepra më me vlerë dhe me shpërblimin më të madh gjatë këtij muaji është të qenit i kujdesshëm ndaj gjërave që All-llahu i ka ndaluar”.
Muaji i Ramazanit është moment i fillimit të shpalljes së Kur’anit, prandaj edhe quhet muaji i Kur’anit, i shpalljes, i pejgamberisë. Prej atij momenti fillon edhe formimi i një grupi islam, e më vonë edhe themelimi i Botës islame. Shikoni muslimanët e hershëm, ata të cilët në betejën e Bedrit, e cila u zhvillua në ditën e shtatëmbëdhjetë të Ramazanit, të cilët edhe pse ishin pakicë, korrën fitore bindëse kundër pabesimtarëve, fitore të cilën e përmendi edhe All-llahu në Kur’anin Famëlartë… A mendoni se do të korrnin sukses sikur të mos i kishte përforcuar agjërimi në shpirtrat e tyre fuqinë, të vërtetën dhe lirinë e plotë shpirtërore? Ata sulmonin me fuqinë e Zotit, qëllonin me fuqinë e Zotit, sulmi i tyre kishte për qëllim të vërtetën. Pastaj shikoni fitoret e muslimanëve në betejat e Jermukut, Kadisijes, Xhelules, Hit-tinit etj…! A do të mund të ndodhnin ato në atë mënyrë mahnitëse, që i habitnin edhe hulumtuesit më të mëdhenj, sikur të mos ishin fituar me karakteristikat e agjëruesve, si ndershmëria, krenaria, sakrifikimi, durimi ndaj vështirësive, nënshtrimi para Zotit dhe zhvlerësimi i fuqive destruktive? E gjithë kjo ndodhi me fuqinë e Zotit të Madhërishëm, sepse Ai është ngadhënjyesi më i madh!
Të tillëve u hapen dyert e Xhennetit në Ramazan, u mbyllen dyert e Xhehennemit, pranojnë prej engjëjve (melaikeve) në Natën e Kadrit uratë dhe paqe, u falen mëkatet e të këqijat, u mbushen zemrat me dritën e Zotit dhe e përtërijnë famën me fuqinë e besimit (imanit)…
Me të tillët fitohen luftërat, gëzohen shoqëritë…
Nevoja jonë për njerëz të tillë është shumë e madhe, sepse sot ballafaqohemi me nënshtrim, me gjëra destruktive, korrupsion dhe devijim…
Muhammedi [sal-lall-lahu alejhi ves-sel-lem] ligjëroi në ditën e fundit të Muajit Sha’ban kështu: “O ju njerëz, është afruar muaji famëlartë dhe i begatshëm, në të cilin është nata që vlerësohet më tepër se një mijë muaj, në të cilin obligohen agjërimi dhe lutja (namazi) vullnetare natën (nafile); kush vepron pak, fiton shumë dhe ai që kryen një farz në të, sikur ka kryer shtatëdhjetë farze në një kohë tjetër; ky është muaji i durimit, kurse durimi shpërblehet me Xhennet; ky është muaji i barazisë dhe i shtimit të furnizimit (rizkut) të besimtarit; ai që ushqen ndonjë agjërues, i falen mëkatet, shpëton nga zjarri dhe nuk i pakësohet shpërblimi fare”. Njerëzit i thanë: “O i Dërguar i Zotit, nuk mundet çdokush prej nesh të ushqejë ndonjë agjërues”, kurse ai u përgjigj: “Zoti e shpërblen kështu atë që ushqen ndonjë agjërues me hurmë, ujë ose qumësht”.
Fillimi i këtij muaji është mëshirë, mesi falje (ndjesë) kurse fundi shpëtim nga zjarri. Ata që japin nga pasuria e vet, Zoti i mëshiron dhe i shpëton nga zjarri.
Ramazani, muaji i lirisë
“Në liri plotësohet adhurimi, kurse me realizimin e adhurimit plotësohet liria”.
Ahmed ibn Hadravejhi thotë: “Liria nuk është ashtu siç e kuptojnë shumica e njerëzve, gjegjësisht nuk përkufizohet me përfitimin e popujve të drejtat e tyre në udhëheqje e pavarësi, sepse kjo është liri politike, e pas saj vijon liria e idologjisë, e popullit, kulturës dhe doktrinave humane fisnike”.
O besimtarë e besimtare!
Ramazani na mëson lirinë e plotë, me urinë e tij, etjen, kufizimin dhe ndalimin…
A nuk e dëshironi lirinë e tillë, që buron nga uria dhe ndalesa?
Ejani pra të fluturojmë në horizontet e lirisë! Ejani të largohemi nga bota e robërve! Ejani të shohim se si jetojnë robërit në botën e adhurimit!
A mendoni se politikanët e mëdhenj, të cilët i dirigjojnë çështjet e botës, janë të lirë? A nuk e shihni se ata janë bërë robër të ambicieve të tyre politike! E si të bëhet bota e lumtur kur robërit e udhëheqin?
A mendoni se ata të cilët e udhëheqin popullin pa dëshirën e tij janë të lirë? A nuk i shihni se ata janë robër të epsheve dhe lakmisë? Si mund të jetë populli i lumtur kur robërit e udhëheqin?
A mendoni se të gjithë popujt që anojnë nga epshet e lira janë të lirë nga çdo adhurim? A nuk e shihni se ata janë viktimë e pavetëdijes dhe shprehisë vrasëse? Si mund të zgjohet një popull që nuk është çliruar nga prangat e robërisë?
Duke iu përgjigjur urdhrit të Zotit, besimtari heq dorë nga dëshirat e veta trupore, heq dorë edhe nga gjërat të cilat jashtë muajit të Ramazanit All-llahu ia ka bërë të lejueshme. Thënë edhe më qartë: çështjet e veta ia ka besuar All-llahut, e kjo është një sprovë nëpërmjet së cilës manifestohet sinqeriteti që i fle në thellësinë e shpirtit të tij ndaj besimit, kurse dihet se vetëm nëpërmjet detyrave – obligimeve zbulohen fshehtësitë që flenë në brendinë e njeriut.
Agjërimi është një adhurim i jashtëzakonshëm, ngase është veprim i fshehtë, është një çështje që i është besuar njeriut, askush tjetër nuk di nëse është duke agjëruar apo jo. Në anën tjetër, agjërimi është një adhurim që nuk ka kurrfarë përkrahjeje nga jashtë: agjëruesit nuk i brohorit askush. Përderisa për haxhiun njerëzit thonë “ky është haxhi”, atij që jep sadaka i thonë bujar, atij që falet i thonë namazxhi etj., edhe pse këto thënie nuk duhet të peshojnë tek vepruesit, prapëseprapë ata kanë njëfarë përkrahjeje, kanë njëfarë shtytje ndaj atij personi, ndërsa tek agjëruesi mbretëron vetëm bindja e tij se Zoti është duke e përcjellë dhe vetëm ajo bindje e mban të fortë e të qëndrueshëm në vendosjen e tij për të agjëruar. Ndoshta për këtë arsye agjërimi është vlerësuar aq lart, siç thuhet në një hadith kudsij: “Çdo vepër e njeriut ka shpërblim, vepra e mirë shpërblehet me dhjetëfish e deri në shtatëqind fish, me përjashtim të agjërimit, sepse ai bëhet vetëm për hirin Tim, pra Unë vetë do ta shpërblej”. E dihet se shpërblimi nga vetë Zoti është më i madh se shumëfishet e përmendura.
Kurrë nuk është vonë për t’u kthyer në rrugën e drejtë, për të përqafuar mësimet islame, për t’iu përulur madhërisë së Mëshiruesit, në duart e të Cilit është çdo gjë, e në duart e të Cilit do ta dorëzojmë edhe shpirtin.
All-llahu na dhuroftë vërtetësi të agjërimit, na bëftë nga të dhënurit pas namazit, posedues të veçorive të të devotshmëve; na ringjalltë me të shpëtuarit dhe na mundësoftë të arrijmë gradat e njerëzve të afërt me Zotin.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Premisa islame që gjenerojnë të drejta të njeriut
Premisa islame që gjenerojnë të drejta të njeriut
Publikuar më: 08. prill 2014
Të drejtat e njeriut në Islam
Bashkim Aliu
ABSTRAKT
Teksti e trajton problemin e të drejtave të njeriut në Islam, të drejta këto që janë mishërim i universalitetit të mësimeve islame dhe fleksibilitetit të normave juridike të të drejtës islame. Teksti ven theks në veçoritë e teksteve fetare në kontekst të të drejtave të njeriut në botëkuptimin islam, marrë parasyshë se në të drejtën islame kemi dy elemente të rëndësishme:atë të burimit hyjnor dhe parimeve bazë të pandryshuara, dhe atë të fushës së gjurmimeve dhe krahasimeve, e që në fakt aludon në atë se ka fusha ku ka hapësirë për ekspertët të e të drejtës islame që ta thonë fjalën e tyre duke u thirrur në burimet bazike të tëë drejtës islame dhe duke bërë krahasime dhe analogji të nevojshme në funksion të nxjerrjes së dispozitave adekuate.
Së këtejmi, natyra hyjnore paraqitet si veçori e parë dhe substanciale e të drejtave të njeriut në botëkuptimin islam, duke u dëshmuar me këtë se të drejtat e njeriut kanë edhe garancë hyjnore.
Metodologjia e teksteve fetare në shtrimin e problemeve, ofron mundësi që të adaptohen dhe modifikohen norma dhe dispozita në fushën e të drejtave të njeriut, të cilat  e plotësojnë dhe përsosin atë që haset te sistemet dhe religjionet tjera, e që në esencë nuk bien ndesh me parimet bazë të mësimeve islame.
Fjalët kyçe:Islami, univerzaliteti, hyjnyteti, karakteri fetar, tekstet fetare.
HYRJE
Islami është një nga tre fetë botërore monoteiste e cila ka më së shumti pasues pas Krishterizmit. Emri Islam është në arabisht, dhe rrjedh nga rrënja “s-l-m” që do të thotë “nënshtrim” (që rrjedh nga fplja esleme) ose “paqë” (që rrjedh nga folja seleme). Prandaj, musliman është ai i cili gjen paqe përmes nënshtrimit ndaj Zotit dhe Islami është feja e cila e sjell këtë gjendje personale.[1]
Në botëkuptimin  religjioz Islam,Islami është feja të cilën e shpalli Allahu i Madhërishëm për mbarë njerëzimin, dhe prej njeriut të parë dhe pejgamberit të parë, Ademit a.s., Islami ka qenë feja e vetme që Allahu e ka shpallur dhe që e ka pranuar prej njerëzve.[2]Sot, kur flitet për Islamin, mendohet në Kur’anin dhe në Muhamedin s.a.v.s., të cilët kanë qenë hallka të fundit në zinxhirin e dërgatave islame, gjegjësisht dërgimi i shpalljeve dhe të dërguarve të Allahut te njerëzit, përfundon me këta, edhe pse nuk ka filluar me këta. Mirëpo, marrë parasysh se Kur’ani është libri i fundit i serisë së librave të Allahut dërguar njerëzimit, i cili i vetmi mbeti në versionin origjinal pa ndërhyrje të krijesave, dhe marrë parasysh se Muhamedi s.a.v.s. është i dërguari i fundit i Allahut, gjegjësisht vula e pejgamberëve, këta dy, pra Kur’ani dhe Muhamedi s.a.v.s. janë sinonim i Islamit.
Për muslimanët, Islami nuk është thjesht një sistem besimi dhe kulti, ose si të themi një sferë e jetës që dallon nga sferat e tera të cilat kanë të bëjnë me autoritetet jofetare që administrojnë ligje jofetare. Ai është vetë jeta në tërësinë e saj, dhe normat e tij përfshijnë elemente të së drejtës civile, penale, madje dhe atë që do ta quanim e drejtë kushtetuese.[3]
Islami pa dyshim paraqet sistemin më të përsosur të vlerave madhore të cilat i japin kuptim jetës së njeriut dhe shoqërisë, e pa të cilat, personaliteti i njeriut dhe imazhi i shoqërisë do të jenë të gjymtë, të zymtë dhe të pa aftë të reflektojnë energji pozitive.
Termi “të drejtat e njeriut” nuk duket në asnjë shkrim të shenjtë. Kjo nuk është e çuditshme sepse  nga një pikëpamje fetare individët shihen si të krijuar, dhe të varur tërësisht nga Zoti. Çfardo të drejtash që kanë njerëzit ato janë akorduar nga Krijuesi i tyre…Është e lehtë që të provohet se të gjitha të drejtat e njeriut siç janë shprehur në marrëveshjet ndërkombëtare tashmë kanë qenë të garantuara nga Kur’ani 1400 vjet më parë. Kjo është e vërtetë si për  Marrëveshjet e të drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara ashtu edhe për Këshillin e Europës.[7]
Poashtu, mos theksimi i këtij nocioni në Kur’an, është kompatibil edhe me vetë natyrën e Kur’anit që gjërat t’i përmend të përgjithësuara pa u ndalur në detaje, ndërkaq të drejtat e njeriut, në raport me shpalljen hyjnore, janë një detaj i mbrojtjes së prestigjit dhe pozitës së njeriut, gjegjësisht mund të thuhet se janë një nga segmentet e udhëzimit të njeriut në atë që është e dobishme në këtë botë dhe në botën e ardhshme. Kur’ani për çështjet e ndryshme që e tangojnë njeriun, ka një qasje të përgjithshme dhe flet me metodën e formulave të përgjithshme të cilat shërbejnë për çdo kohë, vend dhe rrethana, për t’i zgjidhur problemet. Kjo qasje është prezente edhe për të drejtat e njeriut.
Teknikisht, Kur’ani i mbron të drejtat e njeriut me anë të deklarimeve vetvetore: Ndalimi i përgjithshëm për të vrarë mund të tregohet si të dhënit dikujt një të drejtë për të jetuar. E njejta gjë është e vërtetë për nxjerrjen e të drejtave të pronës nga të ndaluarit e vjedhjes, dhe t drejtës të pjesëmarrjes politike nga urdhëri i këshillimit.[8] Shkollari i shquar musliman Adnan el-Hatib thotë:”Të drejtat e  njeriut, të cilat sot janë të kërcënuara dhe për të cilat bëhet thirrje që të mbrohen dhe të respektohen, Islami i ka miratuar dhe promovuar që para 14 shekujsh, e me këtë ua ka tejkaluar qysh herët atyre të cilët folën për këtë çështje në shek.XVIII, i cili shekull u cilësua si shekull i të drejtave të njeriut. Islami i mbështeti, i konfirmoi dhe i ngriti mbi baza të fuqishme morale, shpirtërore dhe legjislative”.[9]
ELEMENTET QENËSORE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT NË ISLAM
Kur flitet për të drejtat e njeriut në Islam, duhet potencuar tre elemente qenësore të filozofisë së Islamit për të drejtat e njeriut, edhe atë si vijon:
1 – BURIMI: Të drejtat e njeriut në botëkuptimin Islam, nuk rrjedhin nga marrëveshjet  e grupacioneve të ndryshme të njerëzve në kohë dhe rrethana të caktuara, e që si zakonisht janë rezultat i një kompromisi pas debateve të shumta në këtë fushë, por burimi i tyre është dituria e Allahut të madhërishëm, pra burimi i tyre është absolut, e jo relativ spekulativ.Burimet relevante Islame, Kur’ani dhe Suneti[10] e shtruan në opininon platformën e të drejtave të njeriut karshi tentimeve tjera në këtë plan, e me këtë shihet qartë konstruktiviteti, gjithpërfshishmëria dhe stabiliteti i kësaj platforme karshi platformave tjera.
Burimi Hyjnor i të drejtave të njeriut në Islam, nënkupton edhe respektimin serioz të këtyre të drejtave, mosderogimin e tyre, sepse një veprim i këtillë do të thoshte derogim edhe i shpalljes së Allahut, gjë që nuk është në kompetenca të njeriut, garancia e plotë nga të gjitha faktorët për respektimin e tyre, e në veçanti nga pushteti, sepse shkelja e tyre do të thotë shkelje e fjalës Hyjnore dhe prekje në ingerencat e Allahut xh.sh. dhe sigurimin e një rrjedhe normale të tyre pa ndërhyrje dhe intervenime deformuese nga faktori njeri.
2 – KORNIZAT LIGJORE: Bota bashkëkohore në të shumtën  rasteve në emër të të  drejtave të njeriut është duke bërë kërdi dhe krim të madh mbi njeriun dhe ardhmërinë e tij. Me fjalë tjera, në shumë shoqëri hasim thirrje për anarki dhe rrezikim serioz moral dhe biologjik të qenjes njerëzore në emër të të drejtave të njeriut.Sot vërehet se kërkohet të legalizohet prostitucioni në emër të të drejtave t njeriut, të legalizohet dhuna, krimi apo të thënë shkurt të trashet e keqja dhe e liga që e injoron edhe natyra e pastër dhe e shëndoshë njerëzore, në emër të të drejtave të njeriut.
Nisur nga kjo, Islami nuk e la këtë çështje të hapur, të pa definuar dhe me boshllëqe për manipulime të natyrave të ndryshme të kobshme për vetë njeriut, por ai vuri korniza të qarta ligjore për fushën e të drejtave të njeriut dhe e definoi qartë këtë fushë duke mos konfuzion në përmbajtjen, zbatimin dhe fushën e shtrirjes së tyre.Mos precizimi i këtillë i të drejtave të njeriut, shkakton dy të këqija të mëdha:anarkinë dhe despotizmin, që islamikisht janë të urrejtura dhe të pa pranueshme.
Për ta kuptuar më mirë, këtë fakt do ta ilustrojmë me një shembull:Islami ia njohu njeriut të drejtën e pronësisë, mirëpo këtë nuk e la absolutisht të lirë, por caktoi rregulla dhe dispozita përkitazi me fitimin dhe harxhimin e pasurisë.Pra, njeriu nuk mund të fut në pronë të vetë çdo pasuri, por ka pasuri të cilat ia ka të ndaluara t’i posedojë, si derri, alkooli, droga etj, poashtu nuk është krejt i lirë edhe në mënyrën e fitimit të pasurisë, pra nuk mund të fitojë pasuri përmes mashtrimit në tregti, kamatës, ryshfetit apo më mirë thënë në mënyrë jo të ndershme.Poashtu, Islami caktoi rregulla edhe për atë se ku harxhohet pasuria.Kështu, muslimani nuk mund ta harxhojë pasurinë e vetë si të donë ai vetë, por duhet ta harxhoj vetëm në gjëra të cilat janë të lejuara.Poashtu, Islami caktoi edhe një pjesë që duhet ta jepë muslimani detyrimisht nga pasuria e tij për hirë të Allahut në fondet e caktuara nga vetë Ligjvënësi, që do të thotë se nuk është i lirë që vetëm për vete ta mbanë gjithë pasurinë e vet, por në pasurinë e tij ka hise edhe për të varfurit dhe disa kategori tjera njerëzish.Shembuj të këtillë ka shumë, por mendoj se mjafton nji në një punim të këtillë të shkurtër, për t’u kuptuar kjo çështje ma mirë.
3 – UNIVERSALITETI: Të drejtat e njeriut në Islam janë universale me plotëkuptimin e fjalës.Kjo, ngase këto të drejta nuk janë të kocentruara vetëm në një segment të jetës së njeriut, si psh., të përfshinë fushën sociale, por i përfshinë të gjitha fushat e jetës dhe aktivitetit të njeriut. Këto të drejta, janë të inkorporuara në fushën sociale, ekonomike, politike, fetare, ndërkombëtare etj., gjë që është kompatibile edhe me vetë natyrën e Islamit, ngase “Islami nuk është vetëm fe e devocionit-përkushtimit, por është ligj dhe sistem i cili rregullon të gjitha çështjet e shoqërisë, është ligj i jetës, kushtetutë e pjestarëve të shtetit dhe udhëzim për ta, është ligj i udhëheqësit musliman dhe burim i orientimit të tij, është e drejta në mesin e njerëzve që përfshinë çdo lëmi të marrëdhënieve të tyre ndërnjerëzore, ai është fe e Allahut në këtë botë, është fe dhe shtet, akide dhe sheriat”.[11]
Poashtu, këtë të drejta janë universale edhe në kuptim të objektit të cilit i referohen, gjegjësisht nuk janë të destinuara për një shtresë të caktuar njerëzish, por i përfshinë të gjithë njerëzit, pa dallim feje, kombi, gjuhe, race apo përqindje, sepse shpesh herë gjatë historisë, në shtetin Islam kanë jetuar pakica fetare apo nacionale-jo arab apo jo turq, por të gjithë këta i kanë gëzuar të drejtat e veta elementare pa u cunguar as gjëja më e vogël.
Këto të drejta nuk influentohen nga koha, vendi, rrethanat dhe ndryshimet e çfarëdo natyre që ndodhin në periudha të ndryshme kohore, sepse këto kanë bazament të fortë të ngritur mbi shpalljen e Allahut të Madhërishëm.
Poqese tentojmë të shkruajmë për llojet e këtyre të drejtave dhe ndarjen e tyre, me të vërtetë do të na duhej mjaft kohë dhe hapësirë, ndërkaq ky shkrim nuk e ka për synim trajtimin e detajizuar të lëndës në fjalë, por thjesht mëton që të japë një pasqyrë gjenerale për këtë term duke i prekur disa nga çështjet më të rëndësishme për temën në fjalë, për atë, në vazhdim do të themi disa fjalë për disa nga premisat Islame të cilat i gjenerojnë këto të drejta dhe e thirrin njeriun që më tepër të thellohet në mesazhin e tyre, ndërkaq kalimthi do t’i përmendim në mënyrë të përgjithësuar titujt e të drejtave të njeriut të miratuara në mësimet Islame, e ato janë:E drejta e jetës, e drejta e lirisë, e drejta e shkollimit, e drejta e nderit, e drejta e posedimit të pasurisë.
Megjithatë, në këtë kontekst, nuk bën pa u përmendur në mënyrë telegrafike edhe pesë gjërat e domosdoshme që janë në interes të njeriut, e që Islami i mbrojti. Islami i mbron pesë dobitë e domosdoshme për jetën e njeriut, edhe atë:feja, jeta, mendja, nderi apo gjeneza dhe pasuria. Së këtejmi, dispozitat e të drejtës islame kanë ardhur kompatibile me:mbrojtjen e fesë; mbrojtjen e jetës; mbrojtjen e mendjes; mbrojtjen e gjenezës; mbrojtjen e pasurisë.[12] Është më se evidente se këto pesë dobi të domosdoshme për jetën e njeriut, janë të lidhura edhe me të drejtat e njeriut, gjegjësisht, mbrojtja e këtyre pesë dobive të domosdoshme impenjohet edhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
PREMISA ISLAME TË CILAT GJENEROJNË TË DREJTA TË NJERIUT
Për atë, këtë dekorim Allahu nuk e bëri për grupe të caktuar njerëzish, për njerëz që u takojnë popujve, feve, racave e shtresave të caktuara shoqërore, por kjo vlen për të gjithë njerëzit. Pra, të gjithë njerëzit për nga pozita e tyre si qenie njerëzore, janë të barabartë para Allahut, nuk ka dallim i bardhi nga i ziu, arabi nga jo arabi, i pasuri nga i varfuri etj.
Kjo premisë që rezulton nga ky ajet Kur’anor, i lufton të gjitha degradimet që mund t’i bëhen qenies njerëzore në bazë të racës, gjuhës, kombit, fesë etj. Pra, me këtë luftohet racizmi, shovinizmi, fanatizmi fetar dhe njerëzve u jepen të drejtat e jetës dhe zhvillimit në botë pa marrë parasyshë dallimet e zëna në gojë.
Allahu xh.sh. e bëri njeriun zavendës në tokë, pra i dha përgjegjësi dhe angazhime të caktuara për mbarëvajtjen e punëve në tokë, dhe kjo, shiquar realisht është një nder i madh për njeriun dhe flet për pozitën e tij të lartë.
Këtë vlerësim, Allahu nuk ia bëri njeriut mvarësisht prej gjuhës, kombit apo racës së tij, por ky angazhim dhe përgjegjësi erdhi për gjininë njerëzore në formë të përgjithësuar dhe të pa kufizuar në racë a komb të caktuar.
Nga ky ajet, kuptohet se të gjithë njerëzit i kanë të drejtat e barabarat në shfrytëzimin e mirësive të Allahut që i fali në natyrë, apo thënë ndryshe, prej këtij ajeti nxirren të drejtat ekonomike dhe sociale të njeriut.
Poashtu, ky ajet demanton fuqishëm çdo tentim për ozurpimin e të drejtave të njeriut dhe tentimin e dominimit të një race, kombi, shtrese mbi tjerat, sepse Allahu e caktoi zavendës  njeriu, pa theksuar dallime të caktuara të kësaj natyre.
Në këtë kontekst, duhet përmendur edhe detyrimi i shteteve dhe shoqërive për mbrojtjen e individëve dhe komuniteteve minore të cilat rrezikohen nga shumica. Njeriu është përgjegjës në tokë që t’u dalë në ndihmë edhe komuniteteve të cilave u shkilen të drejtat nga shumica, e ata vetë janë të pafuqishëm që të dalin në mbrojtje të këtyre të drejtave. Si në të kaluarën, edhe sot, kemi raste kur komuniteteve të caktuara u shkilen të drejtat, dhe kjo shihet qartë nga raportet e organizatave të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fjala vjen si Amnesty International, Human Rights Woatch, etj. Mos intervenimi i faktorit njeri për pengimin e kësaj dukurie, flet për neglizhimin e rolit të zavendësit në tokë.
Pa mos u futur në detaje, vetëm kalimthi do të përmendim se në historinë e zhvillimit të shtetit islam, kemi raste kur shteti islam ka intervenuar për mbrojtjen e komuniteteve të rrezikuara nga shumica, bile edhe nëse nuk kanë qenë muslimanë. Shembull për këtë mund ta përmendim intervenimin e Tarik ibn Zijadit në Spanjë, me qëllim që t’i mbrojë komunitetet e rrezikuara krishtere.
Ajeti në fjalë konfirmon qartë faktin se gjithë njerëzit kanë prejardhje të njejtë, pra rrjedhin nga i njejti baba dhe e njejta nënë, Ademi dhe Hava, dhe në këtë drejtim nuk ka dallime mes tyre, gjegjësisht nuk mund dikush të krenohet se ka prejardhje më fisnike se tjetri, apo një bashkësi se ka prejardhje më fisnike se tjetra, kur dihet se të gjithë rrjedhin nga të njejtit prind. Me këtë, eliminohen të gjitha dallimet dhe përparësitë e imagjinuara në bazë të gjakut, racës dhe përkatësive tjera të kësaj natyre mes njerëzve, por të gjithë njerëzit janë të barabartë në këtë drejtim. Në hadith qëndron:”O ju njerëz, Zoti juaj është një, dhe babai juaj është një, gjithë ju jeni të Ademit, e Ademi është prej toke. Njëmend më i ndershmi prej jush tek Allahu është më i devotshmi, dhe nuk ka përparësu arabi ndaj joarabit vetm se me devotshmëri”.[18]
Në këtë ajet  dhe hadith potencohet dallimi i vetëm:në bazë të devotshmërisë dhe afrimit me vepra të mira te Allahu. Pasi njerëzit kanë gjenezë të përbashkët, atëherë i gëzojnë edhe të drejtat elementare njerëzore pa dallim të racës, gjuhës, nacionalitetit, vendit apo ndonji konsiderate tjetër të kësaj natyre.
Ajeti dhe hadithi në fjalë e mbrojnë njeriun nga diskriminimi dhe gjenerojnë dispozita ligjore për mbrojtjen e individëve dhe komuniteteve nga diskriminimi. Intelektuali bashkëkohor musliman me prejardhje gjermane, Murad Hofman, thekson se nga ky ajet gjeneron mbrojtja e minoriteteve raciale, ngase njerëzit duhen klasifikuar vetëm nga një kriter:devotshmëria.[19]
– VULLNETI DHE LIRIA: Prej veçorive të qenies njerëzore ndaj qenieve tjerave, është edhe ajo se Allahu xh.sh. i fali vullnet që të mund ta zgjedh vetë rrugën të cilën do ta ndjek, edhe atë pa imponim, pra e njohu lirinë e tij për të vendosur në çështjet që janë të kësaj natyre.
Pra, këtu miratohet liria e besimit të njeriut dhe ndëshkohet imponimi i fesë me dhunë, gjë që flet se kjo e drejtë është e garantuar për njeriun dhe nuk ka askush të drejtë të bëjë diçka të kundërt, pra t’u imponojë tjerëve fe me dhunë.
Kjo vlen edhe për të drejtat dhe liritë tjera.Kështu, në këtë drejtim mendoj se janë të mjaftueshme fjalët e kalifit të dytë të drejtë të muslimanëve Omerit [radijallahu anhu], i cili iu drejtua guvernatorit të tij në Egjipt, Amër ibn El-Asit duke i thënë:”Kur i rrobëruat njerëzit, kur nënat i kanë lindur të lirë”.[21]
Këto fjalë, erdhën pas një zënke që kish ndodhur në një garë në vrapimin e kuajve, kur djali i guvernatorit të Egjiptit e kish ofenduar dhe goditur fizikisht një jo musliman.Ky, pra jo muslimani, prej Egjipti erdhi në Medine te kalifi dhe u ankua për veprimin e këtillë të djalit të guvernatorit.Atëherë Omeri [radijallahu anhu] e thirri guvernatorin e tij në Egjipt bashk me djalin e vet i cili kish bërë problem, dhe pasi i qortoi për veprimin në fjalë dhe e la të lirë këtë jo musliman që të hakmeret për padrejtësinë që ia kishin bërë, ua tha fjalët e mësipërme, të cilat fjalë janë bazë e fortë të konceptit Islam për të drejtat e njeriut, dhe njëkohësisht janë reflektim real i preokupimit të kalifëve musliman për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut në shtetin Islam, sepse këto të drejta paraqesin pjesë integrale të mësimit Islam.
Po ashtu, edhe shokët e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. e kanë zbatuar konsultimin. Omeri r.a. porositi që për çështjen e kalifit të konsultohen gjashtë nga sahabet e mëdhej, dhe këta i konsideroi njerëzit kompetent të umetit për vendime. Ndërkaq, vendimi përfundimtar të merret sipas shumicës së tyre. E nëse votat janë të barabarta, tre me tre, atëherë i katri që do ta vendose me votën e vet, do të jetë jashtë këtyre gjashtë, gjegjësisht Abdullah ibn Omeri. Nëse me të nuk pajtohen, atëherë do të merret vendimi i tre vetëve në mesin e të cilëve është Abdurrahman ibn Aufi.
Kjo premisë Islame e shpallur në Kur’an, ka impenjim të fuqishëm në fushën e të drejtave politike të individit. Në fakt, konsultimi konsiston në atë që të dëgjohet mendimi i tjetrit, mos të imponohet mendimi i një shtrese, por të konsultohet ata që meritojnë të konsutohen dhe që janë të zotit të japin mendim, e me këtë mbrohet liria e mendimit dhe e drejta e shprehjes së lirë të mendimit. Por jo vetëm kaq, kjo premisë shkon edhe në drejtim të mbrojtjes së të drejtave kolektive të komuniteteve, ngase konsultimi konsiston në atë që të konsultohen edhe komunitetet për gjëra të cilat i tangojnë të drejtat kolektive. “Mbrotja e minoriteteve fetare si pasojë nuk është vetëm një çështje e ligjit ndërkombëtar por, për muslimanët, gjithashtu është një detyrë fetare”.[24]
Konsultimi si veçori e umetit islam dhe, në të njejtën kohë, obligim i parisë islame, ven imza në sferën e mosdiskriminimit të minoriteteve fetare apo minoriteteve tjera. Duke e vënë konsultimin për obligim të estabilishmentit politik islam në veçanti, Islami i mbron të drejtat e minoriteteve fetare, bën integrimin e minoriteteve në shoqëri, e ndalon margjinalizimin e individëve dhe komuniteteve, e mbron të drejtën e mendimit dhe lirinë e shprehjes, si dhe e ndalon dhe e përjashton mendimin dhe qëndrimin autoritar.
Këtë punim konciz, do ta përmbylli me fjalët e shkollarit musliman Ibrahim Esh-Shihabi i cili thotë:”Islami i ofroi njerëzimit një ligj ideal për të drejtat e njeriut, që para katërmbëdhjetë shekujsh.Ky ligj, synon ta mbrojë prestigjinë dhe vlerën e njerëzimit, thirrë në eliminimin e shfrytëzimit të njeriut, shtypjen e dhunës.Kjo, ngase të drejtat e njeriut në Islam burojnë nga bindja dhe besimi në Zotin Nji, të vetëm e të pashoq i Cili  është burim i të drejtave, dispozitave dhe ligjeve, Ai është Ligjvënësi i të gjitha të drejtave njerëzore.Kjo pikëpamje imponon faktin që asnji inidivid, bile edhe nëse është kalif-president i shtetit Islam, lider politik, po bile asnji qeveri, këshill konsultativ(parlament b.a.) apo organizëm tjetër, t’i rrudhë, të intervenojë diçka në to apo t’i anulojë, këto të drejta dhe ligje të cilat ia fali Allahu xh.sh. njeriut”[25].
Literatura:
Kur’ani dhe përkthimi me komentim në gjuhën shqipe nga Sherif Ahmeti. Botues: Kompleksi i Shërbyesit të Dy Haremeve, Mbretit Fehd për shtypin e Kur’anit të ndershëm. Medine, 1413h.
El-Hatib, Adnan.  1992.  Hukuku-l-insani fi-l-islam.  Damask: Daru Talas.
Hofmann, Murad.  2007.  Islami. Përktheu nga anglishtja:Ermal Bega.  Tiranë: Organizata Kulturore:”Rinia e Së Ardhmes”.
Fet’hi-Rifai, Muhamed.  2003.  Mendimi Islam.  Përktheu:Sadush Tahiri.  Shkup: Furkan ISM.
El-Gazali, Ebu Hamid.  1322h.  El-Mustesfa min ilmi-l-usul.  Bulak: El-Matba’atu-l-emirijje.
Lewis, Bernard.  1993.  Islami dhe perëndimi.  E përktheu:Haki Shtalbi.  Tiranë: Instituti i Dialogut&Komunikimit.
El Maududi, Ebul-Aëla.  1995.  Parimet e Islamizmit.  Përkthyer prej:Vehbi Sylejman Gavoçit.  Rijad: I.I.F.S.O.
Medkur, Ibrahim.  1992.  Hukuku-l-insani fi-l-islam.  Damask: Daru Talas.
el-Muëxhemu-l-mufehres li elfadhi-l-hadithin-nebevijj.  1988.  Istanbul: Çagri Yayinlari.
en-Nedvij, Ebu-l-Hasen Ali.  2000.  Islami, ndikimi i tij në civilizim dhe merita e tij për njerëzimin. Nga arabishtja:Bashkim Aliu.  Shkup: Furkan ISM.
Esh-Shihabi, Ibrahim.  1990.  El-Kur‘an harrere el-insan.  Bejrut: Menshuratu xhem‘ijjeti-d-daëve el-islamijje.
Topoljak, Sulejman.  2010.  Socijalne kategorije ljudi u svijetlu islamskog ucenja i pedagogije.  Novi Pazar: El-Kelimeh.
[1] Murad Hofmann, Islami, f.47, Ebul-Aëla El-Maududi, Parimet e Islamizmit, f.6.
[2] Muhamed Fet’hi-Rifai, Mendimi Islam, f.15.
[3] Bernard Lewis, Islami dhe perëndimi, f.14.
[4] Përkthimi i ajeteve Kur’anore është marrë nga përkthimi i kuptimeve të Kur’anit në gjuhën shqipe nga Sherif Ahmeti.
[5] KaptinaEl-Fatiha, 4.
[6] Sulejman Topoljak, Socijalne kategorije ljudi u svijetlu islamskog ucenja i pedagogije, f.9.
[7] Murad Hofmann, Islami, f.75-76.
[8] Ibidem, 76.
[9] Adnan el-Hatib, Hukuku-l-insani fi-l-Islam, f.32.
[10] Murad Hofmann, Islami, f.76.
[11] Muhamed Fet’hi-Rifai, Mendimi Islam, f.21.
[12] Shih:Ebu Hamid el-Gazali, el-Mustesfa, vëll.I, f.287.
[13] KaptinaEl-Israë, 70.
[14] KaptinaEl-Bekare, 29.
[15] Kaptina Et-Tin, 4.
[16] KaptinaEl-Bekare, 30.
[17] KaptinaEl-Huxhuratë, 13.
[18] Hadithin e kanë transmetuar:Ebu Davudi, Tirmidhiju dhe Ahmedi. Shih:el-Muëxhemu-l-mufehres li elfadhi-l-hadithin-nebevijj, vëll.I, f.267.
[19] Islami, f.94.
[20] Kaptina El-Bekare, 256.
[21] Cituar sipas:Ebu-l-Hasen Ali en-Nedvij, Islami, ndikimi i tij në civilizim dhe merita e tij për njerëzimin, f.48.
[22] Kaptina Ali Imran, 159.
[23] Kaptina Esh-Shura, 38.
[24] Murad Hofmann, Islami, f.93.
[25] Shih:El-Kur‘an harrere el-insan, f.54.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Prezantim libri: kamata – domethënia, pasojat dhe alternativat
Prezantim libri: kamata – domethënia, pasojat dhe alternativat
Publikuar më: 08. prill 2014
Autor: Bashkim Aliu Redaktura gjuhësore: Namir Lapardhaja Botues: Furkan ISM Botimi i dytë Shkup, 2012.
Libri në fjalë e trajton një nga problemet më të mprehta ekonomike dhe financiare të kësaj kohe si dhe të të gjitha kohëve, problemin e kamatës, duke u bazuar në burimet e të drejtës islame. Libri jep detaje të shumta rreth problemit të kamatës si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik.
Në veçanti, në këtë libër, mund të theksohet shpjegimi i alternativave të kamatës sipas të drejtës islame. Libri i qaset edhe aspektit historik të ndalimit të kamatës, por edhe formave të kamatës në ditët e sotme.
Shtrimi i problemit së kamatës, hudh dritë edhe mbi disa çështje tjera, që këtu do të veçonim:
1 – Studimin e çështjeve bashkëkohore të cilat kanë rëndësi të veçantë në rrethanat ekzistuese në arenën ndërkombëtare nën hijen e globalizmit.Me këtë ofrojmë atë që është e dobishme në sferën e ekonomisë si dhe e konfirmojmë aftësinë e Islamit për të ofruar zgjidhje autentike adekuate për problemet e kohës dhe çështje të ndryshme.
2 – Inicimi i kësaj çështje në qarqet shkencore Islame që t’i kushtojnë vëmendje më të madhe në fushën e publikimit të studimeve përkitazi me të, poashtu stimulimin e tjerëve që ta njohin sistemin ekonomik Islam në përgjithësi dhe ri vështrimin e çështjes së kamatës.Kjo, ngase shumë profesor të ekonomisë luajnë vendin kur i pyet për pasojat ekonomike dhe sociale të kamatës sepse kanë opininon pozitiv për kamatën dhe nuk mendojnë aspak se kamata ka ndikim negativ në ekonomi apo në aspektin social, por, sipas tyre, edhe nëse është e vërtetë se kamata ka ndonji ndikim negativ në shoqëri, kjo i referohet përqindjes së kamatës, gjegjësisht kamata është e dëmshme kur rriten tepër përqindjet e saj, apo mbi bruto prodhimin nacional.
3 – Demonstrimin e fleksibilitetit të Islamit dhe harmonizimin e tradicionals dhe racionales në Islam, ndriçimi i kapacitetit të tij për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës dhe validitetit të tij për t’u zbatuar në çdo kohë dhe çdo vend.
4 – Xhihadi shkencor në përballimin e luftës intelektuale kundër Islamit, pengimin e përpjekjeve të armiqve për indoktrinimin e mendjeve të muslimanëve dhe të rezonuarit e tyre të shëndoshë, imponimin e ideve të tyre me fuqi, demantimin e supozimeve të tyre të pa baza si dhe mposhtjen e ideve të tyre boshe që synojnë ta njëllosin Islamin në të gjitha qarqet.
Në këtë libër mund të lexohen edhe titujt vijues:Përkufizimi i kamatës, llojet e kamatës, dilema rreth kamatës, pasojat ekonomike të kamatës, metodologjia islame në evitimin e pasojave ekonomike të kamatës, bankat islame, shitblerjet, pasojat sociale, të kamatës, metodologjia islame në evitimin e pasojave sociale të kamatës, etj.
Libri e ka pasqyrën e literaturës së shfrytëzuar.
Libri ka 338 faqe.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)