UAIS » Histori islame
Një pasqyrë e shkurtër mbi historikun e Tefsirit
Hfz. Mehas Alija
Definicioni i Tefsirit
Tefsiri (rrjedh nga fjala arabe “fesrun” – që donë të thotë: komentim,  të sqarosh…) është shkencë e cila merret me interpretimin e Kur’anit.
Zerkeshiu shkencën e Tefsirit e definon si: “Shkencë, nëpërmjet së cilës, kuptohet Libri i Allahut i dërguar Muhammedit a.s., shpjegohen kuptimet (domethëniet) e tij, si dhe nxirren dispozitat dhe urtësitë”. Pos këtij, ka edhe definicione tjera që kane të bëjnë me Tefsirin.
Krahas termit tefsir përmendet edhe termi te’vil(rrjedh nga fjala el-evvelu – që donë të thotë: kthim te baza dhe fillimi) si sinonim i tij. Taberiu, librin e tij mbi komentimin e Kur’anit e titullon me termin te’vil (Xhami’ul bejani fi te’vilil kur’ani). Ndërsa Taberiun, në këtë e pasojnë edhe disa komentatorë tjerë të Kur’anit, siç janë Nesefiu dhe Bejdaviju, të cilët komentet e tyre i emërtuan me termin te’vil.
Dijetarët e mëvonshëm, Tefsirit i dhanë kuptim më të gjerë. Tefsiri i bazuar në rivajetin, sipas tyre do të ishte ai që ne sot e quajmë tefsir (koment) tradicional të Kur’anit, përderisa, Te’vili, i cili ishte i bazuar në dirajetin (logjikën), është ai që ne e quajmë tefsir (komentim) racional të Kur’anit, interpretim, i cili në shumicën e rasteve e përdor logjikën.
Pra, këtu shihet se në fillet e para të komentimit të Kur’anit nuk është bërë ndonjë dallim mes termit tefsir dhete’vil, porse këtë e bënë dijetarët e me vonshëm të Tefsirit. Sipas tyre, tefsir është ajo që kuptohet nga domethënia e jashtme e ajetit në mënyrë kategorike, duke mos pasur më shumë kuptime, ndërsa te’vil është ajo që kuptohet nga domethënia e brendshme e ajetit, me mundësi të më shumë kuptimeve.
Termi tefsir, po ashtu edhe ai te’vil, përmenden në Kur’anin fisnik, ku Allahu xh.sh., thotë:
“Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që ne mos të ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim (tefsir) të qartë të plotë”. (El-Furkan, 33)
“Po, pos Allahut askush nuk e dinë domethënien (te’vilin) e tyre të saktë”. (Ali-imran, 7)
Historiku i zhvillimit të Tefsirit nëpër gjenerata
Tefsiri në kohën e ashabëve
Edhe Tefsiri, ashtu si edhe çdo shkencë tjetër, pati rrugën e zhvillimit të tij. Në ditët e para të Islamit, Muhammedi a.s., ishte komentatori i vetëm i Kur’anit, ndërsa pas vdekjes së tij, Kur’anin e komentuan shokët e tij – ashabët.
Përcillet prej Othman ibn Affanit r.a., se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., kur ua diktonte Kur’anin ashabëve, në të njëjtën kohë ua shpjegonte edhe domethëniet e tyre, ku në bazë të kësaj, mund të thuhet se komentimi i Kur’anit të ashabëve, është edhe komentim i pejgamberit a.s.
Në mesin e Ashabëve, më të njohur në komentimin dhe njohjen e shkaqeve të zbritjes së Kur’anit ishin: Hulefa-i rashidinët: Ebu Bekri, Omeri, Othmani dhe Aliu r.anhum, pastaj vinin, Abdullah ibn Mes’udi, Abdullah ibn Abbasi, Ubeje ibn Ka’b, Zejd ibn Thabit, Musa el-Esha’riu dhe Abdullah ibn Zubejri r.anhum.
Mes katër “halifëve në rrugën e drejt” më vollimozi prej tyre ishte Aliu r.a., i cili në një rast të pranishmëve u tha: “Më pyetni për Kur’anin,  se pasha Allahun, nuk ka asnjë ajet, e që unë mos ta dijë shkakun e shpalljes, kur është zbritur dhe ku!”
Ndërsa, në mesin e Ashabëve tjerë, pas hulefa-i rashidinëve, më vollimozi dhe më meritori për tu thirrur muffesir (komentues i Kur’anit) është Abdullah ibn Abbasi. Kjo aspak nuk duhet të na habis, për faktin se ibn Abbasi arriti në shkallët më të larta të dijes dhe të përmendet aq shumë nëpër literaturë si komentues i Kur’anit, kur dihet se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., u lut për të: “O Zot, mësoja atij urtësinë (diturin) dhe mësoje në komentimin e Kur’anit!”.  Pra, lutja e pejgamberit a.s., u pranua te Allahu xh.sh., dhe Abdullah ibn Abbasi u bë një ndër interpretatorët më të njohur të Kur’anit në kohën e tij, por, edhe pas vdekjes, emri i tij gjeneratë pas gjenerate është përmendur me respekt te madh dhe se shumë muffesirë të më vonshëm janë bazuar në komentin e tij bërë Kur’anit, apo siç njihet Tefsiri i Ibn Abbasit.
Përveç ashabëve që i cekëm më lartë, me tefsir janë marr edhe: Ebu Hurejre, Enes ibn Maliku, Abdullah ibn Omeri, Xhabir ibn Abdullah dha Aisha, gruaja e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s.
Tefsiri në kohën e Tabi’inve
Gjenerata e dytë pas të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., e njohur në terminologjinë islame me emrin Tebi’un, bashkëkohanik të ashabëve, lanë gjurmë të thela dhe të pashlyeshme në lëmin e shkencës së Tefsirit. Në kohën e tyre u formuan tri shkolla të tefsirit: ajo mekase, medinase dhe irakiane.
Shkolla mekase
Liderët më të njohur të kësaj shkolle janë: Muxhahidi, Ata ibn Rebah, Ikrame, Seid ibn Xhubejr dhe Tavusi. Të gjithë këta ishin nxënësit më të njohur të Abdullah ibn Abbasit. Ndër këta, më i njohuri dhe më i vlerësuari ishte Muxhahidi, ky jo që ishte vetëm muffesir i madh, por edhe ekspert i Hadithit. Nga ky, Buhari ne Sahihun e tij ka shënuar një numër të madh të haditheve.
Shkolla medinase
Liderët më të njohur të kësaj shkolle janë: Zejd ibn Eslem, Muhammed ibn K’ab el-Kurezi, Ebu’l Alije, etj. Të gjithë ishin të njohur në leximin e Kur’anit dhe komentimin e tij, por më i njohuri dhe më i vlerësuari në mesin veçmas u dallua Ebu’l Alije dhe Zejd ibn Eslemja, të cilët gjatë komentimit të Kur’anit të parët e përdorën edhe metodën racionale. Të gjithë ishin të besueshëm, të përpiktë dhe të sinqertë gjatë transmetimit të Hadithit.
Shkolla irakiane
Liderët më të njohur të kësaj shkolle janë: Alkame ibn Kajs, Mesrukiu, Hasan el-Basri, Murre Hamadani, Esved bin Zejdi dhe Katadja. Më i njohuri dhe më i suksesshmi prej këtyre ishte Alkame ibn Kajs, dhe pastaj Mesrukiu. Si themelues i kësaj shkolle njihet Abdullah ibn Mes’udi r.a.
Tefsiri në kohën e Tebei tabi’inëve
Gjenerata e tretë pas pejgamberit a.s., janë Tebei tabi’inët. Ndryshe, kjo gjeneratë në literaturën islame quhet si “Periudha e artë”. Quhet kështu, sepse në këtë gjeneratë filloi të modifikohet mendimi shkencor dhe lindja e shumë shkencave islame. Falë kontributit të tyre, shkenca e Tefsirit u zhvillua edhe më mirë, ku edhe u shkruan përmbledhjet e para të Tefsirit, kuptohet duke u mbështetur në gjeneratat, të cilat ishin para tyre dhe në hadithet e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s.
Në këtë periudhë të tretë të Tefsirit, muffesirët (interpretatorët) më të njohur ishin: Sufjan bin. Ujejne, Veki’ ibn. Xherrah, Shu’aba ibn Haxhaxh, Abd ibn Hamid, Abdurrezak ibn Hamam etj.
Në këtë periudhë u shkruan edhe veprat e para që kanë të bëjnë mbi shkaqet e zbritjes së ajeteve, mbi diciplinën e ajeteve deroguese dhe të deroguara dhe mbi disiplina të tjera, që i inkorporon shkenca e Tefsirit.
Tefsiri nëpër gjenerata pas Tebei tabi’inëve
Pas kësaj periudhe, Tefsiri filloi të ndahet në më shumë drejtime, në mesin e të cilëve është edhe Tefsiri tradicional, i cili ishte i lidhur fort për Traditën.
Historia ka shënuar edhe atë se në këtë kohë kishte edhe prej atyre të cilët rreptë refuzonin të merreshin me tefsir. Shkaku i refuzimit të tyre qëndron në atë se Pejgamberi a.s., në disa hadithe ka refuzuar të komentohet Kur’ani lirshëm, thjesht duke përdorur vetëm logjikën. Hadithet që ato mbështesin qëndrimin e tyre janë: “Kush flet diçka për Kur’anin nga mendja e tij, le të përgatit vendin e tij në Xhehennem”, ose hadithi tjetër: “Ai që flet diçka rreth Kur’anit sipas mendimit të tij, edhe nëse ia ka qëlluar, ai ka gabuar”. (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Pra, duke mos dashur që të thellohem në dallimet, shkaqet dhe kundër argumentet e tyre ndaj njeri-tjetrit, do ta potencoj se Pejgamberi a.s., nuk ka pasur ndonjë qëllim tjetër, porse vetëm ta ndaloj komentimin e Kur’anit me hamendje pa pasur argument për tezën për të cilën flet.
Në mesin e atyre që u morën me Tefsir tradicional në këtë periudhë më të njohur janë: Taberiu, Ibn Kethiri, Jahja ibn Selami, Semerkandi, Bejgaviu dhe Shevkaniu, të cilët në kohën e tyre ishin të popullarizuar dhe kishin autoritet të madh tek popullata dhe te shtesat tjera më të larta. Disa prej tyre edhe janë persekutuar nga udhëheqësit tiran të asaj kohe.
Krahas Tefsirit Tradicional, qysh në shekullin e tretë, takohemi edhe me një lloj tjetër të tefsirit, atë racional. Disa hulumtues islam mbështesin qëndrimin e tyre, se komentimi i Kur’anit racional është i ndaluar, duke u mbështetur në hadithet e lartcituara.  Nga ana tjetër, disa muffesirë tjerë mbështesin qëndrimin se Tefsiri racional është i lejuar, dhe atë duke u mbështetur në baza të shëndosha, në Kur’an dhe Sunnet.
Ata të cilët e lejuan Tefsirin racional nuk e lanë me kaq, porse venduan kritere të rrepta për ata që dëshirojnë të merren me këtë lloj tefsiri. Kur jemi këtu, vlen të përmendet edhe ajo që, ky lloj tefsiri, nuk guxon në asnjë mënyrë të kundërshtohet me Tefsirin tradicional.
Tefsiret më të njohur të këtij lloji (racional) janë:  i Raziut, Zamahsheriut, Nesefiut, Haziniut, Ebu Hajjanit, Bejdaviut  dhe tefsiri Xhelalejn – tefsiri i dy Xhelalëve, Mehalijut dhe Sujutiut.
Falë dijetarëve islam, të cilët me një përkushtueshmëri nuk e lanë shkencën e tefsirit kaq të ngushtë, por e bënë një shkencë të gjërë dhe dinamike, shkenca e Tefsirit sot në vete inkorporon edhe lëmi dhe lloje të tjera të komentimit,  siç kemi Tefsirin juridik, ku në këtë lloj të tefsirit muffesirët përqendrohen në ajetet që kanë të bëjnë me fik’hun (të drejtën islame), Tefsirin sufij, mu’tezilit, shi’it, po ashtu Tefsirin politik, historik, gjuhësor, tematik, bashkëkohor, etj.
Tefsiri bashkëkohor
Tefsiri bashkëkohor, apo komentimi i Kur’anit me një metodë të re, lindi në shekullin e19 dhe 20. Dijetarët të cilët u morën me këtë zhanër të tefsirit mbrojnë tezën se Kurani është libër univerzal dhe se ai duhet të komentohet dhe t’i komentoj rrethanat kohore, duke prekur dhe sqaruar problemet dhe preokupimet aktuale te botës islame, respektivisht, ashtu siç thotë edhe vetë mufesiri R. Rida, kthimi i vëmendjes tek çështjet, të cilat i preokupojnë muslimanët bashkëkohorë.
Sipas disa të dhënave thuhet se i pari i cili i hudhi hapat e parë të tefsirit modern është Shah Velijullahu (l703-l762) nga India. Pas tij Sejjid Ahmed Hani (l8l7-l898), po ashtu nga India, i vendoi thelemet e tefsirti modern në librin e tij të famshëm “Tefsiru-l-Kur´an”, kuptohet në rajonin e Indisë, pasi që dihet se edhe në vendet tjera islame, siç ishin Egjipti, Saudia Arabia, Siria etj., kishin dal zëra që kërkonin të zbatohet një metodë e re e komentimit të Kur´anit në frymën moderne.
Në botën arabe u paraqit Muhamed Abuhu, i cili nuk u dallua vetëm si komentator i Kur´anit në frymën moderne, por si një dijetar me përmasa dhe kualitete shkencore. Ai filloi ta shkruaj komentin e Kur´anit “Tefsiru-l-menar” , të cilin pas vdekjes së tij e plotësoi nxënësi i tij Reshid Rida. Gjurmë të pashlyera, gjithashtu, lanë edhe komentatorët si Sejjid Kutub, El-Mevdudi, Sejjdi Hava etj., etj.
(Vërejtje: I bindur se me këtë pasqyrë të shkurtër të zhvillimit të Tefsirit nëpër gjenerata nuk kemi mundur të paraqesim të gjithë tërësinë e lëndës, por me ndihmën e Allahut, xh.sh., u munduam në disa pika të kontribuojmë në këtë shkencë të rëndësishme edhe në hapësirat tona.)
Çka pa i Dërguari i Allahut xh.sh. në qiell?
Dr.Bashkim Aliu
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. në këtë udhëtim nate që iu mundësua nga ana e Allahut të Madhërishëm, pa shumë gjëra të rëndësishme, e disa edhe e habitën. Bazuar në transmetimet e ndryshme që flasin për këtë udhëtim, do të përmendin disa nga ato gjëra që pa i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në qiell:
Sidretu-l-munteha
Sidretu-l-munteha quhet pika më e lartë qiellore në raport me krijesat. Në fakt, në këtë vend mbaron dija dhe arritjet e krijesave. Kur thuhet krijesa, nënkuptohen të gjitha krijesat, qofshin njerëz, xhinë apo melekë. Dija e krijesave, normalisht atyre që don Allahu, mund të arrijë deri në Sidretu-l-munteha, por jo edhe më tutje. Ibn Abasi, komentatorët e Kur’anit dhe dijetarët tjerë kanë thënë:”Është quajtur Sidretu-l-munteha për shkak se dija e melekëve mbaron aty, dhe nuk ka shkuar përtej saj askush pos të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.”.
Në transmetimin e imam Imam Muslimit prej Enesit r.a., qëndron se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Pastaj më dërgoi deri në Sidretu-l-munteha, e cila gjethet i kishte si veshët e elefantit, ndërkaq frutat sikur qypat. Por kur e mbuloi ajo që urdhëroi Allahu ta mbuloj, ajo ndryshoi, ashtu që asnjë nga krijesat e Allahut nuk mund ta përshkruaj bukurinë e saj”.
Në një transmetim qëndron se Sidretu-l-munteha është në qiellin e gjashtë, ndërkaq në transmetimet tjera qëndron se Sidretu-l-munteha është në qiellin e shtatë. Dijetarët kanë theksuar se nuk ka kundërshtim në mes transmetimeve për atë se ku gjendet Sidretu-l-Munteha, ngase shpjegohet se rrënja e Sidretu-l-Muntehas gjindet në qiellin e gjashtë, ndërkaq degët e saj gjinden në qiellin e shtatë.
Xhibrilin në formën e vet engjëllore
Kjo është hera e dytë që e ka parë i dërguari i Allahut s.a.v.s. Xhibrilin në formën e tij engjëllore, në të cilën e ka krijuar Allahu i Madhërishëm. Kjo ka ndodhur natën e Israsë-udhëtimit të natës në sferat qiellore. Aishja r.a. ka përcjellur prej të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. se e ka parë vetëm dy herë Xhibrilin në formën e tij origjinale engjullore në të cilën është krijuar. E ka parë duke u lëshuar ndërmjet tokës dhe qiellit, e me krijaturën e tij madhështore e kishte zënë gjithë hapësirën ndërmjet tokës dhe qiellit”.
Ahmedi ka transmetuar prej Ibn Mes’udit se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”E pashë Xhibrilin dhe kishte gjashtëqind krahë. Nga krahët e tij binin mozaiqe margaritarësh dhe xhevahirësh”.
Malikun, rojtarin e Xhehenemit
Maliku është meleku i cili ka përgjegjësinë e rojtarit të Xhehenemit. Edhe këtë e pa i Dërguari i Allahut s.a.v.s. gjatë këtij udhëtimi. Muslimi transmenton në Sahihun e tij prej Ebu Hurejres, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”… Erdhi koha e namazit, dhe unë u bëra imam i tyre. Kur e mbarova namazin, njëri tha: Ky është Maliku, rojtari i Xhehenemit,[ për atë përshëndete me selam], unë ua ktheva kah ai, dhe ai i pari më përshëndeti me selam”.
Disa nga pejgamberët e mëparshëm
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. në këtë udhëtim nate u takua me disa nga pejgamberët e mëparshëm. Më parë përmendëm transmetime të cilët tregonin se me cilët pejgamberë të mëparshëm është takuar Muhamedi s.a.v.s. Me këtë rast, do të tregojmë se si i ka përshkruar ata i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Ja si e përshkruan këtë Muhamedi s.a.v.s. në transmetimin vijues:
Muslimi ka shënuar prej Ebu Hurejres r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Kur isha në Isra, kam takuar Musaun a.s.”, ku i Dërguari s.a.v.s. e përshkroi:”Ai ishte njeri”, mendoj se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”I hollë, i gjatë, i dobët, hall lig, flokëkaçurrel (të dredhura), sikur të ishte nga burrat me origjinë fisnike”. Pastaj i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”E kam takuar Isain a.s.”, ku i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e përshkroi dhe tha:”Ishte mesatar me ngjyrë mes ngjyre të kaltër e të çelur sikur të kishte dalë nga banja”. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”E kam takuar Ibrahimin a.s. që unë prej pasardhësve të tij më shumë i përngjaja”.
Në një transmetim tjetër të Muslimit prej Ebu Hurejres qëndron:”Gjithashtu jam gjendur në shoqëri me të dërguarit. E pashë Musaun a.s. në këmbë, duke u falur ishte i hedhur flokëkaçurrel si të ishte Shenuat. Kam parë Isaun a.s. në këmbë, duke u falur, atij më së shumti i përngjan Urve ibn Mes’ud eth-Thekafiut. Dhe kam parë Ibrahimin a.s. në këmbë, duke u falur, më së shumti ati i përngjante miku juaj (e kishte qëllimin për vetveten)…”.
Dëgjoi zërat e lapsave
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. arriti në një vend ku dëgjoi zërat e lapsave , me të cilët melekët kopjonin nga Leuhi Mahfudhi në fletët e tyre, caktimin e Zotit. Muslimi ka transmetuar prej Ibn Shihabit se ka thënë:Më ka lajmëruar Ibn Hazmi se Ibn Abasi dhe Ebu Habbete el-Ensariju kanë thënë:I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Pastaj u ngrita derisa arrita në një pozitë ku dëgjoja zërat e lapsave”.
Në lidhje me këtë hadith, el-Hatabi ka thënë:”Ky ka qenë zëri i vendimeve dhe shpalljes së Allahut që i shkruajnë melekët dhe atë që e kopjojnë prej Leuhi Mahfudhit-Pllakës së mbrojtur, apo atë që Allahu don të shkruhet dhe të ngritet nga urdhërat dhe vendimet e Tij”.
Xhenetin dhe shtëpitë e Xhenetit
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. me rastin e Miraxhit të tij hyri edhe në Xhenet. Këtë e vërteton ai vetë në transmetimin të cilin e shënon Muslimi dhe tjerë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Pastaj më futën në Xhenet, dhe pashë se aty kishte kupolla prej margaritari, e dheu i tij ishte prej misku”.
Imam Neveviju ka komentuar:”Ky hadith është argument për Ehli Sunetin se Xheneti dhe Xhehenemi janë të krijuar tash, dhe se Xheneti është në qiell”.
Tirmidhiju ka transmetuar prej Abdullah ibn Mes’udit r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”E takova Ibrahimin natën e Israsë, e më tha:O Muhamed, tregoi umetit tënd se toka e Xhenetit është e bukur, uji i tij është i ëmbël dhe ai është plot pemë, kurse mbjellja e tyre bëhet me fjalët:Subhanallah, ve-l-hamdulilah, ve la ilahe il-lAllah, vAllahu ekber”.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i pa edhe shtëpitë e Xhenetit. Në pyetjen e shokëve të tij se si dukeshin ndërtesat e Xhenetit, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Një tullë është prej ari e tjetra prej argjendi, mallteri është prej misku, rëra prej margaritari dhe safiri, kurse dheu prej safrani…”.
Burimi i Keutherit
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e pa në Miraxh edhe burimin e Keutherit. Ja si e tregon këtë vetë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.:”Duke ecur në Xhenet pashë një lum që brigjet e tij ishin kupolla nga margaritari i tharë. Thashë:”Ç’është ky o Xhibril?” Ai mu përgjigj:”Është burimi Keutherit të cilin Allahu ta ka premtuar. Ai i ka brigjet prej floriri”.
Bejtu-l-maëmuri
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e pa edhe Bejtu-l-maëmurin, apo Qaben e qiellit në katin e shtatë. Atë e bënin tavaf melekët, edhe atë, për çdo ditë nga 70 mijë melek, dhe ata që e bënin tavaf, më nuk ktheheshin përsëri. Kjo tregohet edhe në hadithin e gjatë të cilin e ka shënuar imam Ahmedi të transmetuar prej Enes ibn Malikut, i cili ka përcjellur prej të Dërguarit të Allahut përshkrimin e ngritjes së tij në qiell. Në mes tjerash, në këtë hadith qëndron:” Pastaj na ngjiti në qiellin e shtatë, e Xhibrili kërkoi të hapet. E pyetën: Kush je ti? Ai u përgjigj: Xhibrili. E pyetën përsëri: E kush është me ty? Ai u përgjigj: Muhamedi. E pyetën: A i është dhënë pejgamberia? Ai u përgjigj: Po, i është dhënë pejgamberia. Atëherë na u hap, dhe aty e takova Ibrahimin, paqa e Allahut qoftë mbi të, i cili ishte i mbështetur me shpinë për Bejtu-l-Maëmuri (Qaben e qiellit), në të cilën për çdo ditë hynin nga shtatëdhjetë mijë melek, të cilët më asnjiherë nuk ktheheshin përsëri ”.
Lumenjtë
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tregon se në sferat e larta qiellore, gjegjësisht në Miraxh, ka parë edhe katër lumenj, dy të njohur dhe dy të panjohur. Ja si e përshkruan këtë gjë në transmetimin e Malik ibn Sa’ësa’:”Aty pamë edhe katër lumenj, dy të njohur dhe dy të panjohur. Unë i thashë: Çka janë këto, o Xhibril? Tha: Dy lumenjt e panjohur, janë dy lumenj në xhenet, ndërkaq dy lumenjt e njohur janë Nili dhe Eufrati. Pastaj mua më ngriti në Bejtu-l-ma’ëmur”.
“Simbolika e këtyre lumenjve ka qenë se muslimanët do të vendosen në luginat pjellore të këtyre dy lumenjve, dhe se banorët e rrjedhave të tyre do të jenë bartës të Islamit nga gjenerata në gjeneratë”.
Në lidhje me këta lumenj, shejh Nasirudin Albani ka thënë:”Ndoshta qëllimi me këta lumenj të Xhenetit është se thelbi i tyre është prej tij, sikurse është baza e njeriut prej Xhenetit. Pra, kjo nuk bie në kundërshtim me atë që shohim se si këta lumenj rrjedhin nga burimet e tyre të njohura në tokë. Nëse ky është kuptimi, atëherë hadithi është nga fshehtësitë që duhet t’i besojmë dhe t’ia lëmë atij që lajmëroi këtë”.
Shpirtërat e xhenetlinjve dhe të xhehenmlinjve
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur u ngjit në Miraxh, në qiellin e parë i pa shpirtërat e njerëzve, edhe të atyre që ishin xhenetlinj edhe të atyre që ishin xhehenemlinj. Këta ishin në dy anët e Ademit a.s., i cili kur shiqonte nga e djathta qeshte, e kur shiqonte nga e majta, qante. Ja si përshkruhet kjo nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në transmetimin e Ebu Dherrit:”Më morri (Xhibrili) për dore dhe bashkë me mua u ngjit në qiellin e tokës. Kur arrita te qielli, Xhibrili i tha melekut rojtar të qiellit: Hape? Ai e pyeti: Kush është ? Ai ia ktheu: Xhibrili. Rojtari e pyeti: A ka kush tjetër me ty? Xhibrili i tha: Po, me mua është Muhamedi s.a.v.s. Rojtari e pyeti: A i ka arritur pejgamberia? Xhibrili tha: Po. Kur e hapi, u ngjitëm lartë në qiellin e tokës dhe aty rastisëm një njeri të ulur, edhe në anën e djathtë të tij kishte një turmë, edhe në anën e majtë kishte një turmë. Ai, kur shiqonte në anën a djathtë qeshte, e kur shiqonte në anën e majtë qante.Pastaj tha: Mirë se vjen pejgamberi i devotshëm dhe biri i devotshëm. Unë e pyeta Xhibrilin: Kush është ky? Xhibrili tha: Ky është Ademi, ndërkaq këta turma nga ana e djathtë dhe e majtë, janë shpirtërat e bijve të tij. Ata që ishin në anën e djathtë, janë banorët e Xhenetit, ndërkaq ata që ishin në anën e majtë, janë banorët e Xhehenemit. Për këtë, kur shiqonte kah ana e djathtë, qeshte, e kur shiqonte nga ana e majtë, qante ”.
Grupe njerëzish që shpërbleheshin
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. në këtë udhëtim nate, pa disa grupe njerëzish të cilët shpërbleheshin për disa lloje mirësishë. Ja disa nga ato grupe:
Taberaniju dhe Bezari kanë transmetuar prej Ebu Hurejres r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në Miraxh ka kaluar pranë disa njerëzve të cilët mbillnin dhe korrnin. Sa herë që korrnin, e mbjellura kthehej si ka qenë. Xhibrili i ka thënë:”Këta janë muxhahidinët”.
Grupe njerëzish që dënoheshin
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. në këtë udhëtim nate, pa disa grupe njerëzish të cilët dënoheshin për disa lloje mëkatesh.
Dita e Ashurasë dhe Shqiptarët
Dita e Ashurasë dhe Shqiptarët
Publikuar me: 23 Tetor, 2015
Ashura, pos që është ditë agjërimi vullnetar dhe ibadeti aq më tepër duhet të jetë refleksion dhe meditim i cili duhet të shtrihet përtej kohës dhe hapësirës.
Ashura është shkëndijë e shpresësës dhe bindjes së madhe në drejtësinë absolutë të madhit Allah, i cili nuk lë në harresë robërit e Tij. Në momentet më kritike të mbijetimit të një populli, kur edhe toka bëhet e ngushtë për ta, Lartëmadhëria e Tij i hap portat e qiellit, për ti dalë në ndihmë popujve të shtypur edhe atë me gjëra të paimagjinueshme për logjikën e njeriut.
Një sundimtar tiran, një perandori famëkeqe e cila shekujt të tërë ushtronte zullum ndaj Beni Israilëve ( bijve të Jakubit alejhi selam) do të rrënohet, shembet dhe agjësohet njëherë e përgjithmonë nga faqja e dheut por jo edhe nga kujtesa e njerëzimit.
Kërkesa e cila ishte drejtuar Faraonit nga Musa, alejhi selam,  ishte që Beni Israilët (hebrenjët) të lëviznin lirëshëm nëpër tokën e Egjyptit, (krahas faktit që i kishte poshtëruar duke vrarë fëmijët meshkujt, duke keqpërdorur seksualisht femrat e tyre, shtypje etj ) por që me krekosje dhe arrogancë e kishte rrefuzuar ky tiran famëkeq. Një e drejtë elementare e garantuar në ligjet e Zotit dhe planin e tij hyjnor, që në fjalorin e sotshëm don të thotë, kufizimi i lëvizjes së lirë brenda një shteti apo edhe shteteve tjera.
E tërë kjo padrejtësi me një meditim të thellë të ngjarjeve dhe situatave politike të lëvizjes së popujve kundër padrejtësive konstatojmë që mbijetesa e njerëzve nga shtypja e tiranit dhe përmbysjet e tiranëve, eliminimi i tyre nga skena politike vjen në mënyrën më të paimagjinueshme, siç ndodhi me shkatrrimin e perandorisë më të keqe në sipërfaqen e dheut, perandorinë e Faraonit, edhe atë përmes një shkopi në të cilin mbështetej dhe shërbehej për ti ruajtur bagëtitë.
Atë shkop të gjithë e posedonin, dhe mund ta gjeje në çdo cep, fushë apo mal, ai ishte thjesht një shkop. Musa, alejhi selam, as që e kishte imagjinuar që shkopi i tij do ti jap fund sundimit të një tirani që kishte mbushur botën me zullum.
Mësimi më i madh që nxjerrim nga kjo ndodhi është fakti që duhet të kuptojmë që zgjidhja duhet të buroj nga forcat e brendshme progresive të shtypura e assesi nga jashtë, sepse çdo zgjidhje nga jashtë është gjysmake dhe e pamjfatueshme siç i varrim shpresat në ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar.  Me vetëbesim, sinqeritet, planifikim dhe me mjetet tua do të jetë shpëtimi yt nga sundimi i tiranit e jo të menduarit vetëm me logjikën e kutisë së votimit një herë mbrenda katër viteve.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
NJË VIT I RI, ME HALLE TË VJETRA E TË REJA
NJË VIT I RI, ME HALLE TË VJETRA E TË REJA
Publikuar me: 16 Tetor, 2015
Dr.Bashkim Aliu
Këtyre ditëve, muslimanët kudo që gjinden, e shënojnë fundin e vitit 1436 të hixhretit dhe fillimin e vitit të ri të hixhretit 1437, duke i drejtuar lutje Allahut të Madhërishëm që ky vit në të cilin po hyjmë, të jetë më i begatshëm dhe më i mirë, më më rezultate pozitive për umetin islam, e që umeti duhet t’i realizojë në këtë vit, jo se vetë viti do t’i sjellë, dhe duke uruar njëri-tjetrin për çdo të mirë në këtë vit dhe në vitet që do të pasojnë, gabimtarët të pendohen, të mirët ta shtojnë mirësinë, të devijuarit të drejtohen në rrugën e drejtë, të gjithë ta llogarisim veten dhe të shohim se çka kemi lënë pas vete, në vitin të cilin po e lëmë. Realisht, muslimani këto pyetje për vetveten duhet t’i bëj çdo ditë, e jo vetëm me rastin e vitit të ri të hixhretit, ngase llogaritja e vetvetes duhet bërë çdo herë, por, pas llogaritjeve të përditshme, për atë që kemi bërë në ditën që e kemi lënë, është e rrugës që të bëjmë edhe llogaritje vjetore, që ta analizojmë atë që e kemi bërë në vitin të cilin e lamë pas. Por, e gjithë kjo, nuk duhet të jetë thjeshtë për kuriozitet, por, për të bërë hapat e nevojshëm në drejtimin e duhur për konsolidim shpirtëror dhe material, për përmirësim të asaj që duhet përmirësuar, dhe shtimin e të mirave të cilat i kemi bërë deri tash. Me theks të veçantë, muslimani i cili është i gjallë, duhet ta falënderoj Allahun që ia dha rastin ta mbrij edhe këtë vit të ri, me qëllim që të pendohet dhe përmirësohet, ngase kjo është begati e madhe e Allahut për të, dhe këtë muslimani duhet ta bëjë çdo mëngjes dhe mbrëmje, ngase çka nëse vdiste pa u penduar? Si do ta takonte Allahun e Madhërishëm, dhe si do të qëndronte para Tij në Ditën e Llogarisë? Për atë, në çdo mëngjes dhe mbrëmje, dhe në fillim të vitit të ri, le ta falënderoj Allahun që i dha jetë dhe hapësirë për t’u penduar që të del faqe bardhë para Tij, dhe t’i përmirësoj punët, që të jetë në shërbim të së vërtetës dhe të drejtës, me çka edhe në këtë botë do të jetë faqe bardhë.
Nga ana tjetër, në rrafshin e gjendjes së muslimanëve, si umet, ka mjaftë zhvillime dramatike të cilat mund të diskutohen në disa dimensione, si: politik, luftarak, fetar, human etj. Umeti islam, edhe këtë vit të ri të hixhretit, e pret me dhimbje, plagë, vrasje dhe shkatërrime e dhunë permanente që po ushtrohet mbi të në anë të ndryshme të botës. Mendoj se çdo njëri e ka të qartë zullumin që po ndodh në tokën e Shamit, Irakut, Palestinës, Jemenit etj., duke mos i harruar edhe muslimanët të cilët pësojnë në vende tjera të ruzullit tokësor. Së këtejmi, themi se muslimanët, edhe këtë vit të ri të hixhretit, e presin me halle dhe vuajtje të vjetra, por edhe me të reja.
Nuk është e pa njohur ajo që po ndodh me muslimanët në tokën e Shamit dhe Irakut në veçanti. Halli i vjetër i muslimanëve ishte agresioni i forcave amerikane në Irak që nga viti 2003, kur intervenimi i tyre e shndërroi Irakun në një lum të madh që rrjedh gjak muslimani, dhe falë poklitikave të tyre të gabuara, apo qëllimisht të shtrembëruara, bënë ndarjen e thellë të Irakut në baza rajonale, etnike dhe sektare, duke i bërë me këtë një shërbim të madh Iranit, të cilit i dhanë pushtet të pakontestueshëm edhe në Irak, dhe duke majorizuar në mënyrë të skajshme Sunitët për llogari të Shiitëve, të cilët, si rezultat i politikave të tilla në Irak, ushtruan dhunë të pa parë deri më tash mbi sunitët, gjë që e kanë dëshmuar edhe organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut, e jo vetëm sunitët e Irakut.
Po ashtu, hall i vjetër i muslimanëve në tokën e Shamit ishte edhe regjimi kriminel i Asadit, i cili për çudi, nuk u ndëshkua deri më tash, edhe përskaj krimeve të qarta dhe të dokumentuara që po bën mbi muslimanët në tokë e Shamit. Dhe që është mjaft simptomatike në rastin e Sirisë, me regjimin e Asadit, nuk u veprua sikur me regjimin e Gadafit, ngase me të shpejtë Këshilli i Sigurimit i OKB-së shpalli zonë të ndaluar të fluturimeve mbi Libi, gjë që nuk e bëri në rastin e Sirisë. Dhe kjo të bën të pyesësh: A thua pse? A thua vallë kjo nuk është sinjal për të që të vazhdojë me sulmet ajrore kundër muslimanëve sa të mundet?! Po jo vetëm kaq, a nuk mund të gjurmohet një lidhje mes këtij pasiviteti dhe ndërhyrjes së Rusisë edhe ushtarakisht me sulme kundër muslimanëve në Siri, pa marrë parasysh se si kamuflohen këto sulme, dhe për kë pretendohen se janë të drejtuara? Si duket, pas vrasjeve të regjimit të Asadit, si hall i vjetër, erdhi edhe intervenimi Rus si hall  ri, e që në të gjitha rastet, emëruesi i përbashkët i sulmeve të të gjitha palëve është derdhja e gjakut të muslimanëve në tokën e Shamit. Këtu nuk kursehen as sulmet e aleancës veriatlantike, ngase ata nuk intervenojnë kundër atij që duhet, pra regjimit të Aasadit, i cili është përgjegjës kryesor për krimet në Siri, por kundër palëve tjera, me çka vetëm se i bëjnë shërbim regjimit kriminel të Asadit, duke e tërhekur vëmendjen nga ai tek palët tjera dhe duke i dhënë kohë të vazhdojë me krime.
Personalisht, mendoj se intervenimi i Rusisë drejtpërdrejt, ka mundësi të jetë një plan i përbashkët me Nato-n për ta rikthyer pushtetin e Asadit përsëri, që pastaj ai të tërhiqet duke u formuar një qeveri e koalicionit të gjërë, e cila do ta ketë për obligim ngulfatjen e rezistencës së mirëfilltë islame, instalimin e vazalëve properendimor dhe prorus në qeverinë kalimtare, dhe njollosjen e xhihadit, duke u munduar që ta paraqesin xhihadin, e jo Asadin, fajtor për gjendjen në Siri. Mund të ketë edhe plane tjera, apo të mos u shkoj në vend ajo që e kanë planifikuar, por edhe kjo që e lexoj unë, nuk është jashtë loje, dhe sido që të jetë, diçka dihet: e gjithë bie mbi shpinën e muslimanëve.
HIROSHIMA, BERLINI, BAGDADI E DAMASKU, ME SHPRESË
Muslimanët duhet ta kenë burim frymëzimi Kur’anin dhe Sunetin pejgamberik, dhe kjo është e qartë, por, është normale që pas këtyre dy burimeve, të përfitohet edhe nga përvojat e mira të popujve tjerë.
Muslimanët nuk guxojnë që t’i humbin shpresat, ngase Allahu i Madhërishëm na urdhëron që mos i presim shpresat në mëshirën e Allahut, por, që ne duhet të punojmë ta meritojmë. Po ashtu, me rastin e Hixhretit të Muhamedit s.a.v.s., në momentet më të rënda të tij, ai na dha shpresë. Kështu, derisa ishin duke udhëtuar me Ebu Bekrin r.a., për në Medine, ata i arriti Suraka, i cili u ishte vënë pas që ose t’i vret, ose t’i zen të gjallë, e me këtë ta fitojë shpërblimin e idhujtarëve mekas. Megjithatë, Allahu nuk deshi ashtu, por deshi që Muhamedi s.a.v.s., të shpëtojë, dhe e shpëtoi. Në ato momente të rënda, kur Muhamedi s.a.v.s., ishte ende rrugës, ende pa shtëpi dhe pa arritur në cakun e duhur, na dha mesazh të madh për shpresë duke i lënë porosi Surakës, pasi që ky kaloi në Islam, që t’i merr bylyzykët e mbretit të Persisë, kur muslimanët do ta çlirojnë Persinë. Pra, imagjinoni, ende duke qenë rrugës, ende pa arritur fizikisht te vendi për ku ishte nisur, Muhamedi s.a.v.s., hapi për muslimanët horizonte shprese, duke ua shtuar vullnetin dhe elanin, dhe duke i lëvizur drejt majeve, me atë që ky umet do ta mposht një nga perandoritë më të mëdha në histori, Persinë. Dhe kjo u bë realitet, ngase ai ishte i dërguar i Allahut, dhe nuk fliste me hamendje.
Ky duhet të jetë një mesazh i madh shprese edhe për muslimanët e sotëm, të cilët me besim të fortë, vepra të mira, devotshmëri, mësim dhe punë të palodhshme, duhet ta rikthejnë umetin në vendin që e meriton në botë.
Po pastaj, të ndalemi e të shohim çka ndodhi me popujt tjerë. Vallë, a nuk gjuajtën amerikanët bombë atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki, gjë që nuk e kanë bërë muslimanët, edhe pse kanë, gjegjësisht e posedon Pakistani, dhe a nuk  bë Berlini rrafsh me tokën në Luftën e Dytë Botëtore? Përgjigja është po, është e saktë. Mirëpo, çka bënë japonezët dhe gjermanët, a qëndruan duarkryq? Sigurisht jo. Edhe pse e përjetuan atë që e përjetuan, iu përveshën punës dhe e rindërtuan vendin e tyre. Së këtejmi, ne muslimanët duhet të marrim shembuj edhe prej këtyre, dhe mos të rrimë duarkryq. Ne, me besim në Allahun, me devotshmëri dhe përkushtim, me punë dhe mund, duhet ta rindërtojmë Bagdadin dhe Damaskun (lexo dhe çdo vend tjetër tonin), se ne jemi më meritor për këtë, pasi e besojmë Allahun, dhe në asnjë rast, nuk duhet të dëshprohemi dhe t’i humbim shpresat. Jetojmë në kohë të rënda, por besimtari i vërtetë, asnjiherë nuk i humb shpresat dhe nuk dorëzohet para sprovave.
O Allahu, bëne këtë vit të ri të hixhretit më të mirë se viti që lam pas, dhe vitet e ardhshme, edhe më të mirë se ky. Na udhëzo në atë që është më e mirë për ne në të dy botërat, na dhuro vullnet për punë, pendim, durim, guxim, maturi dhe urtësi, dhe na shpëto në të dy botërat.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Bedri, Beteja e mbrojtjes së sovranitetit
BEDRI, BETEJA E MBROJTJES SË SOVRANITETIT
Dr.Bashkim Aliu
Publikuar me: 5 Korrik 2015
Beteja e Bedrit, e cila ndodhi në vitin e dytë të hixhretit, me 17 Ramazan nuk është thjeshtë një konforntim ushtarak dhe konflikt i armatosur, por, në brendinë e vet ngërthen më shumë kuptime, të cilat, nuk shtrihen vetëm në rrafshin fetar dhe shpirtëror, por edhe në atë juridik, diplomatik dhe politik. Dhe, që është posaçërisht e veçantë në këtë kontekst, eskplorimi i kuptimeve dhe dimenzioneve, si dhe urtësive të kësaj beteje, nxjerr në pah karakterin jo kontrabandues dhe jo të rrezikut të mbijetesës së komunitetit musliman, siç pretendojnë disa, por në të kundërtën, fakton faktorizimin e muslimanëve, jo vetëm si bashkësi religjioze, por edhe si entitet politik dhe formacion i fuqishëm ushtarak, i cili nuk guxon të shihet tash e tutje më si absorbues i rregullave dhe zbatues i direktivave të imponuara, por hartues i rregullave të lojës në rajon dhe më gjërë në skenën botërore, i cili meriton respekt dhe i cili është ngritur në nivelin e të qenit palë vendimmarrëse në arenën botërore.
Duke i ekzaminuar fillet e betejës, dhe shkasin e saj, e jo shkaqet dhe përmbajtjen e tyre, e që lidhet me aksionin për ndalimin e karavanit tregtar të idhujtarve mekas, fitohet përshtypja se bëhet fjalë për një formë haraçi që duhej të merret, apo plaçkitje të një karavani, për shkak të nevojave personale, e që realisht, është shumë larg të qenit shkak dhe qëllim i vërtetë i betejës dhe motiv i vërtetë i ndaljes së rrugës së karavanit tregtar. Në fakt, përsiatjet, analizat dhe ekzaminimet e duhura të ndodhive, rrethanave dhe pozitës gjeopolitike të Medines, të çojnë përtej vlerësimeve të tilla miope, të cilat nuk konvergojnë me momentet nëpër të clat kalonte shteti islam dhe me ambicjet e tij për të zënë vend në hartën politike dhe ushtarake të botës, që ai synonte t’i jepte ngjyrë të re.
Dalja në rrugë për ta ndalur karavanin e palës me të cilën muslimanët ishin në luftë, gjë që u morr si shkas, por jo edhe shkak i vërtetë i përballjes, nuk simbolizon lajtmotivin e ekzistimit të shtetit islam, gjegjësisht tendecat për të përvetësuar pronë të huaj, por shënon vetëdijen e lartë dhe përkushtimin e muslimanëve për t’i mbrojtur vlerat dhe vetveten, e që sot, në të drejtën ndërkombëtare, njihet si „mbrojtje e sovranitetit“. Pra, thënë me gjuhën e sotme politike dhe me normat e të drejtës ndërkombëtare, muslimanët me këtë veprim e mbrojtën sovranitetin e shtetit të tyre, i cili shkilej pa precedan nga ana e idhujtarëve. Në të drejtën ndërkombëtare, sovraniteti është e drejta e çdo populli dhe shteti për të vendosur të lirë dhe të pavarur për të gjitha çështjet e veta dhe pa ndërhyrje nga askush. Sovraniteti është e drejta ekskluzive për të ushtruar autoritet mbi popullin dhe rajonin gjeografik, që do të thotë se shteti ka kontroll ndaj kufijve të vendit të vet, dhe sovraniteti aludon në ushtrimin legal të pushtetit nga ana e një shteti. Në vitin 1648, në Paqën e Vestfalisë, u miratua parimi i sovranitetit teritorijal si doktrinë e mospërzierjes në punët e shteteve tjera. Pikërisht, këto pariem bazë të të drejtës ndërkombëtare, ishin shkelur nga ana e palës idhujtare, gjë që kërkonte reagim të vendosur dhe të fuqishëm të palës muslimane, në mbrojtje të kufijve dhe sovranitetit të shtetit, si dhe dinjitetit të kombit musliman në shtetin e posaformuar në Medine. Krahas kësaj, shkelja e sovranitetit të shtetit islam, bëhej në mënyrë tejet provokative, duke shkelur rregullat e qarkullimit në territorin e një vendi me leje të organeve përkatëse, dhe edhe më keq se kaq, duke qarkulluar jo vetëm pa leje, por edhe me pasuri të muslimanëve të cilët kishin emigruar në Medine, të ozurpuar pa të drejtë dhe me forcë.
Të gjitha këto veprime abuzive dhe provokative, nuk mund të lejoheshin të kalojnë pa ndëshkim meritor nga ana e muslimanëve, ngase kjo sjellje e pa përgjegjshme e palës idhujtare, mëtonte të bëhej mekanizëm i poshtrimit të shtetit të ri të formuar në Medine nga ana e muslimanëve në krye me Muhamedin s.a.v.s., para syve të botës, dhe të bëjë defaktorizimin e tyre në arenën botërore.
Nisur nga kjo, nuk mund të jetë objektiv vlerësimi se shkaku i luftës së Bedrit ka qenë i një natyre abuzive dhe plaçkitëse, ose, të thuhet se më për së afërmi, mund të kualifikohet si luftë për mbijetesë. Realisht, analiza e mirëfilltë e kësaj beteje dhe e rrethanave në atë kohë, na konfirmon jo saktësinë e këtij vlerësimi dhe na dërgon në fushën e duhur nga e cila duhet vështruar betejën e Bedrit, gjegjësisht fushën e normave të së drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen e sovranitetit të shtetit, dinjitetit dhe krenarisë së kombit, dhe ushtrimin e pushtetit mbi gjithë territorin e shtetit.
Në dioptrinë doktrinare dhe spirituale islame, beteja e Bedrit shkon përtej normave juridike dhe termave politik, duke u zbarkuar në oqeanin e qetë të ndjenjave dhe vetëdijes së lartë fetare, përkushtimit ndaj kauzës së besimit, dhe gatishmërisë për të sakrifikuar për idealet islame. Ky rrugëtim i dinjitetshëm, shkon edhe përtej kësaj bote, duke treguar synimin final të besimtarit: dinjitetin dhe kënaqësinë e Krijuesit në të dy botërat.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Rrethanat historike para Israsë dhe Mi’raxhit
Rrethanat historike para Israsë dhe Mi’raxhit
Publikuar më: 23. maj 2014
Në vigjilje të rikujtimit të ndodhisë së udhëtimit të natës
Bashkim Aliu
Ekzistojnë shumë mendime për atë se kur ka ndodhur Israja dhe Miraxhi, por ajo që dihet mirë është se Israja dhe Miraxhi kanë ndodhur para shpërnguljes së të dërguarit të Allahut për në Medine. Sipas historianit të njohur Ibn Sa’d kjo ka qenë diku një vit para shpërnguljes së Muhamedit s.a.v.s. Disa kanë thënë se kjo ka ndodhur një vit e tre muaj para hixhretit, etj. Poashtu, ka mendime të ndryshme edhe për atë se në cilin muaj ka ndodhur. Disa pohojnë se ka ndodhur në muajin Rexheb, disa tjerë janë të mendimit se ka ndodhur në muajin Rebi’u-l-ahir, e ka prej atyre që mendojnë se ka ndodhur në muajin Ramazan, e ka edhe mendime tjera ( Shih: Ibn Haxher El-Askalani, Fet’hu-l-Bari, vëll.VII, f.242-243).
Shiquar në përgjithësi, ndodhia e Israsë dhe Miraxhit ka ndodhur në periudhën e Mekes kur shpallja Kur’anore ishte e përqëndruar në ngritjen e godinës së besimit dhe pastrimin e botëkuptimeve të gabuara dhe të shtrembëruara në besim nga mendja dhe jeta e njerëzve. Kjo sa i përket aspektit doktrinar.
Ndërkaq, në aspektin shoqëror, kjo periudhë ishte periudha e ushtrimit të dhunës dhe torturave mbi komunitetin musliman si tentim për t’i zbrapsur nga feja dhe për ta treguar superioritetin e palës idhujtare në shoqërinë mekase. Në këtë mënyrë, ata ua ngushtonin hapësirën muslimanëve dhe u jepnin mesazh se aty nuk ka vend për një besim si i tyre, derisa ata janë zotërinj në atë tokë.
Megjithatë, në veçanti mund të theksohen ndodhitë vijuese që i paraprinë ndodhisë së Israsë dhe Miraxhit:
·         Vdekja e Ebu Talibit: Ebu Talibi ishte xhaxhai i Muhamedit s.a.v.s. i cili edhe pse nuk i besoi misionit të tij, i shtyrë nga ndjenjat familjare dhe fanatizmi fisnor, e mbrojti Muhamedin s.a.v.s. nga sulmet fizike të idhujtarëve. Duke e patur parasyshë autoritetin e Ebu Talibit dhe gatishmërinë e tij që të kacafytet me çdo një që e sulmon fizikisht Muhamedin s.a.v.s., idhujtarët mekas edhe pse nuk e pranonin thirrjen islame, e kishin rëndë që fizikisht ta maltretojnë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. Historianët islam theksojnë se pas vdekjes së Ebu Talibit, idhujtarët i intensifikuan sulmet fizike kundër Muhamedit s.a.v.s., gjë që nuk mund ta bënin derisa ishte gjallë Ebu Talibi (Ibn Kethir, El-Bidaje ve en-nihaje, vëll.III, f.98)
Ebu Talibi vdiq tre vjet para emigrimit të Muhamedit s.a.v.s. në Medine (Ibn Hisham, Poslanikov Životopis, f.80.)
Pra, edhe një herë të rithkesojmë se Ebu Talibi edhe pse i qëndroi besnik mbrojtjes së Muhamedit s.a.v.s. deri në fund të jetës së tij, nuk kaloi në fenë islame. Bile, edhe në momentet e fundit, gjegjësisht duke dhënë shpirt në shtratin e vdekjes, kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për së fundi herë e thirri të kaloj në Islam, e nga ana tjetër edhe paria idhujtare e thirrën të mbetet në fenë e Abdu-l-Mutalibit, ai deklaroi se mbetet në fenë e Abdu-l-Mutalibiti. Me fjalë tjera, e përfundoi jetën si idhujtar.
·         Vdekja e Hadixhes: Hadixheja ka qenë gruaja e parë e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. me të cilën u martua para se t’i kumtohet se është pejgamber. Kjo grua, e cila ishte ma e vjetër në moshë se Muhamedi s.a.v.s. i qëndroi besnike atij dhe qe prej të parëve që i besoi. Krahas kësaj, ajo e vuri në shërbim të misionit të tij gjithë pasurinë e saj dhe në çdo mënyrë e mbronte dhe e përkrahte Muhamedin s.a.v.s. Ajo ishte grua e mençur e cila e qetësonte Muhamedin s.a.v.s. në momentet e rënda që i përjetonte në rrugën e misionit të tij. Për këtë, vdekja e Hadixhes ishte humbje e një mbështetësi të denjë të faktorit njeri për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., dhe pa dyshim vdekja e saj e preki të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. jo vetëm për atë se ajo ishte përkrahëse e denjë e tij si besimtare, por edhe për atë se ishte bashkëshorte e tij.
Historianët përmendin se Hadixheja ka vdekur në të njejtin vit kur ka vdekur edhe Ebu Talibi, gjegjësisht tre vjet para hixhretit. Hadixheja ka vdekur pas vdekjes së Ebu Talibit (Ibn Kethir, El-Bidaje ve en-nihaje, vëll.III, f.101.).
·         Thirrja në Taif: Shtimi i dhunës së idhujtarëve ndaj të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. bërë që ai të drejtohet për në Taif, të mundohet që atje ta përhap thirrjen islame e të kërkoj përkrahje dhe mbrojtje prej fisit Thekif.
Mirëpo, edhe atje nuk gjeti pranim, gjegjësisht ata në vend që t’i ofrojnë përkrahje, e refuzuan dhe i renditën banorët e vendit në dy rreshta, ashtu që kur kalonte i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ata e gjuanin me gurë (Ibn Hisham, Poslanikov Životopis, f.82.).
Edhe prej këtu, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. u kthye i mërzitur pasi nuk gjeti pranim dhe mbështetje.
Pas këtyre tre ndodhive të mëdha ndodhi Israja dhe Miraxhi që të bart me vete mesazhin e mbështetjes shpirtërore për Muhamedin s.a.v.s. dhe hapjen e horizonteve të reja për thirrjen islame e cila nuk mvaret nga zhvillimet në shoqëritë njerëzore, por nga caktimi i Krijuesit.
Me fjalë tjera, pasimi i ndodhisë së Israsë dhe Miraxhit pas këtyre tre ndodhive madhështore, janë mesazh i optimizmit dhe vullnetit për aktivitet, si dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme të Allahut të Madhërishëm të gjithë asaj që ndodh në mes njerëzve dhe të rrethanave në të cilat gjindet i Dërguari i Tij. Ky udhëtim, i dha vullnet të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. dhe i bëri me dije se Allahu i Madhërishëm nuk e ka lëshuar prej dore, edhe përskaj rrethanave ekistuese dhe përskeqjes së marrëdhënieve me idhujtarët dhe dhunës që ata ushtronin mbi të dhe mbi ithtarët e tij pas vdekjes së Ebu Talibit në veçanti. Në këtë drejtim, mendimtari i shquar islam i shekullit XX, Muhamed Gazali ka thënë:”Kjo ngjarje ishte një balsam për vuajtjet e së shkuarës dhe mbjellja e farave të suksesit për të ardhmen…Allahu përgatiti këtë udhëtim qiellor, për ta ngushëlluar zemrën e profetit a.s. Me anë të kësaj, Zoti e informonte se Ai kishte qenë duke e vëzhguar, që nga dita kur Profeti (a.s) kishte deklaruar njësimin dhe adhurimin e Tij dhe qysh kur filloi t’ua mësonte këtë edhe njerëzve” (Muhamed Gazali, Fikhu Sira, f.166, 167).
Kur jemi te konteksti historik i ndodhisë së Israsë dhe Miraxhit, duhet të ndalemi edhe në reflektimin e kësaj ndodhie në jetën e umetit në drejtim të mbjelljes së optimizmit dhe nxitjes së dëshirës për veprim për realizimin e qëllimeve, pa marrë parasyshë rrethanat ekzistuese.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. u ballafaqua me këto tre ndodhi që e ngushtuan, por erdhi Israja dhe Miraxhi që  e nxorri mbi ambientit dhe rrethanat e rënda që e kishin ngushtuar, e bëri të sheh horizonte të gjëra të paimagjinueshme që janë mesazh i qartë se Allahu i Madhërishëm ia mundëson njeriut atë që as vetë ai mund ta imagjinon. Nxjerrja e të Dërguarit të Allahut nga toka në sferat e larta qiellore, simbolizon aspiratat e larta që duhet t’i ketë muslimani, edhe pse në një periudhë të caktuar historike mund të ballafaqohet me krizë të thellë. Muslimani këtë fuqi dhe optimizëm e merr nga namazi ditor i cili është urdhëruar pikërisht në Miraxh, si dhe nga të menduarit rreth madhështisë së Allahut xh.sh. për të Cilin nuk ka gjë të pamundshme, edhe pse njeriu ndonjiherë ndoshta mund të ketë mendime pesimiste. Muslimani duhet të sheh sa ma larg, nga pozicioni i tij i ngjitjes në piedestale të larta përmes namazit që është miraxh për të. Dijetari i shquar, Muhamed Muteveli Esh-Sha’ravi për këtë aspekt të kësaj ndodhie, ka thënë:”Pejgamberi a.s., sa herë që mundohej nga kurejshitët pabesimtarë, natyrisht që ndihej i thyer shpirtërisht. Prandaj, Allahu xh.sh., deshi t’i tregonte të dashurit të Tij dhe ta siguronte se, sado t’i vështirësohej fushëveprimi në tokë, Qielli do të jetë ai që do ta ndihmojë e do ta mirëpres; dhe se Zoti i tij, i Cili e obligoi me këtë mision të pastër fisnik, me gjithë këto vështirësie mundime, patjetër do ta ndihmojë e do ta bëjë triumfues” (Muhamed Muteveli Esh-Sha’ravi, Mrekullia e madhe, Israja dhe Miraxhi, f.28).
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Hixhreti, rrugë sakrificash
Hixhreti, rrugë sakrificash
Publikuar më: 04. prill 2014
Bashkim Aliu
Çdo vit, muslimanët në katër anët e botës, e përkujtojnë ngjarjen e rëndësishme të historisë së fesë sonë,  Hixhretin, i cili pati jehonë të madhe në botë, dhe pas tij jeta e muslimanëve mori formë të re të organizimit, gjegjësisht muslimanët u bënë subjekt i rëndësishëm në hartimin e historisë, ata u paraqitën faktor kyçdhe me influencë në arenën botërote dhe lanë gjurmë të thella në sfera të ndryshme të jetës njerëzore. Bota më nuk i shikonte ata vetëm si misionarë të cilët aktivitetin e tyre e kanë të kufizuar në fjalë dhe instruksione rreth nevojës së kultivimit të cilësive të bukura e humane në shpirtin e njeriut, por si subjekt serioz, me prestigj, në shoqerinë njerëzore dhe orientimin e rrjedhave të saja: politike, ekonomike, sociale, morale, shkencore etj. Pikërisht pas kësaj ngjarje, ideologjia e mbrapsht idhujtare pa se po i kanosej rrezik serioz asaj dhe se filluan të lëkunden themelet e shtetit të saj, si dhe të ngritet shoqëria e re ideale e besimit. Për këtë rendësi të madhe që ka Hixhreti në historinë islame, Omeri [radijall-llahu anhu] caktoi që ai të jetë pikënisje e kalendarit musliman, edhe pse për këtë cështje u dhanë propozime të ndryshme, si ditëlindja e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lern], zbritja e Kur’anit, Miraxhi, vdekja e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), e tjerë.
Hixhreti na flet për shumë porosi, mësime dhe të vërteta të rëndësishme për jetën tonë si individi dhe jetën e umetit, e ne me këtë rast, do të ndalemi në një mësim të rëndësishëm që nxjerrim nga Hixhreti mësimin e sakrifikimit.
Sakrifikimi flet për vetëdijen e lartë fetare e cila ekziston te një person: Kjo nuk është fjalë e thatë, e zbrazur nga realiteti, por është fakt i dëshmuar në histori nga ana e muslimanëve. Faqet e historisë janë të mbushura plot me shembuj në të cilët demonstrohet gatishmëria e besimtarëve të denjë për ta sakrifikuar veten e tyre në rrugën e jetësimit të porosive hyjnore të Allahut të madhërishëm. Ata janë njerëz të cilët me dashuri kanë pranuar që me gjakun e tyre të ujiten lulet e pranverës së Islamit, e cila do të lulëzoj shumë shpejt pas kësaj errësire të tiranisë që po sundon disa dekada me radhë pas rënies së hilafetit. Ata të cilët sakrifikojnë për qëllime madhore, ata janë njerëz të idealeve, njerëz të cilët luftojnë kundër të ligës, njerëz të cilët vetveten çdo herë e kanë pasur të lidhur me Allahun. Për ta më rëndë është ta thejnë urdhërin e Allahut, se sa t’u derdhet gjaku i tyre.
Sakrifikimi në rrugën e misionit madhështor islam ka qenë tipar i cili i ka përcjellë pejgamberët e Allahut, e shokët e të Dërguarit të fundit të Allahut, sahabet e Muhamedit s.a.v.s., dhe besimtarët e denjë të cilët i kanë pasuar sahabet. Sakrifikimi si fenomen i Da’ëvetit-Thirrjes Islame, na paraqitet i domosdoshëm në këtë aspekt, jo se nuk mund të realizohet diçka pa një dukuri të tillë, por se lufta ndaj të ligës çdo herë do të jetë prezente dhe forcat e mbrapshta satanike çdo herë do të dalin barrierë në rrugën e misionit islam dhe me çdo mjet do të mundohen ta shuajnë lëvizjen e bekuar islame. Kjo duhet të shërbej si mësim i rëndësishëm për krerët e lëvizjes islame, dhe njëkohësisht ata ta kenë të qartë se sakrifikimi do të jetë pjesë integrale komplementare e misionit të tyre madhështor, se rruga e tyre do të jetë plot telashe dhe vështirësi, gjë që do të kërkoj sakrifikim të vetvetes, pasurisë, familjes dhe të afërmve, se do t’i përcjellin presione psiqike dhe fizike, individuale dhe familjare, e prej tyre lypet vendosmëri në këtë rrugë, sepse me këtë i porosit Allahu i Madhërishëm, i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., e poashtu, ky është mesazh i amshueshëm që rezulton nga jeta e pejgamberëve të Allahut, besimtarëve të devotshëm të cilët e bartën thirrjen islame, dhe nga jeta e yjeve të pashuar të këtij umeti me mision të amshueshëm, sahebeve, besnikëve të shpalljes pejgamberike dhe prijësve tanë në krye me imamin e tyre më të madh që njohu historia pas Pejgamberit s.a.v.s., Ebu Bekrin r.a. Kjo, poashtu, është porosi madhështore që buron prej ndodhisë së Hixhretit, siç shihet nga leximi i rrjedhës së Hixhretit, kur sahabet e sakrifikuan tokën ku lindën, pasurinë që e fituan me djersë, si dhe më të dashurit në jetën e tyre, të gjitha këto, për hirë të Islamit.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Roli i ulemave në Lidhjen e Prizrenit (1878-1881)
Roli i ulemave në Lidhjen e Prizrenit (1878-1881)
Publikuar më: 04. prill 2014
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
All-llahu i Madhëruar e ka përcaktuar se kush janë besimtarë:
“Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hirë të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillët janë ata të vërtetët.”  (Kur’an, 49:15)
Hyrje
“Haj medet për kit Shqipni,
Shtatë krajla n’ta janë hi:
Karadaki me Serbi…”
–       Popullore
Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) është një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar. Rëndësia e madhe historike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit shtrihet jo vetëm në të gjitha trojet shqiptare, por edhe në Ballkan, madje edhe në tërë Europën.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit e zgjoi, e zhvilloi dhe e përparoi vetëdijen kombëtare shqiptare. Ajo me përpjekje të mëdha e ngriti këtë veprimtari në shkallën më të lartë, duke e oganizuar edhe luftën për autonomi-pavarësi…
Lidhja Shqiptare e Prizrenit e çoj , e ngriti për herë të parë çështjen kombëtare shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Trajtimi i drejtë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përmban njohjen e kushteve dhe marrëdhënieve politike, ekonomike, shoqërore, kulturore dhe në veçanti atë fetare.
Feja, në veçanti feja Islame, prej shumicës së studiuesve, historianëve, nuk është përfillur. Nuk janë përfillur as institucionet e saj, as objektet e saj: xhamitë, teqetë, mejtepet, medresetë, ku janë zhvilluar veprimtari të ndryshme gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit…
Nuk janë përfillur as titujt e nderuar fetar si myfti, kadi, haxhi, myderriz, hafiz, shejh, hoxhë, imam, mulla, dervish etj.
Gjithashtu, nuk janë përfillur as dijetarët e saj ose ulematë shqiptarë…
Ulematë shqiptarë, jo vetëm që nuk janë përfillur, por janë përbuzur, janë nënçmuar, madje edhe janë akuzuar si “turkoshak”, “turkofil”, “turkoman”, “sulltanistë” edhe me emra tjerë edhe më të pistë…!
E vërteta është se, ulematë shqiptarë ishin mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Roli i ulemave në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
Roli i ulemave në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit do të kuptohet më mirë kur të kuptohen, pranohen dhe zbatohen, në jetën e përkohëshme tokësore, porositë e përhershme hyjnore.
Religjioni ose feja, sipas enciklopedistëve anglo-amerikanë, është faktor përcaktues për jetë a vdekje, qoftë si individ apo si shoqëri, dhe në gjirin e saj ajo përfshinë gjërat më themelore: rregullin dhe domethënien e jetës…
Feja, sipas William James-it, psikolog amerikan, na jep siguri dhe lumturi në jetë, në marrënënie me të tjerët është burim dashurie.
Mungesa e besimit, e dashurisë sjellë urrejtje. Urrejtja  sjellë sëmundje. Njerëzit e sëmur kanë nevojë për t’u shëruar dhe jo për të shkruar histori të shtrembëruar…!
Traktati i Paqës, i imponuar, ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane i shkëpuste rreth 80 përqind të territorit që Turqia kishte në Gadishullin Ballkanik, gjysmën e trojeve shqiptare…
Me nënshkrimin e Traktatit të Shën Stefanit me 3 mars 1878, me vendimet e Kongresit të Berlinit, 13 qershor-13 korrik 1878, Perandoria Osmane përjetoi tronditje të mëdha politike, bashkë me te edhe shqiptarët që ndodheshin në përbërje të saj…
Kombit shqiptar dhe trojeve të tyre etnike nuk  ju dhanë kurrfarë rëndësie prej kancelarive të Fuqive të Mëdha, madje ata e kërcënonin se do ta coptonin…
Thënia që i atribuohet Bismarkut se : ” Nuk ka komb shqiptar, Shqipëria është vetëm një shprehje gjeografike” e dëshmon gjendjen e shqiptarëve shumë katastrofike…
Në fakt, ky problem i ruajtjes së tërësisë së Shqipërisë kishte filluar në vitet e Krizës Lindore 1875-1878…
Shqiptarëve rreziku më i madh i vinte prej vendeve fqinje: Italia, Greqia, Bullgaria, në veçanti nga Sërbia dhe Mali i Zi…
Poeti i madh, prifti i lartë katolik-françeskan, Gjergj Fishta, duke e parë rrezikun nga fqinjtë, te kryevepra e tij “Lahuta e Malcis” u drejtohet shqiptarëve:
“Por, pse na të vogjël jemi
Pse fis e vlla nuk kemi
Na sod shkjaut s’mund t’i bajmë ballë
Qi po do t’na përpijë gjallë,
Prandej, thom se e lyp e mara
Qi dhe sot na, si përpara,
Të rrim njit me mbret t’Stambollit
Për me i bamun ballë Nikollit…”
Poeti i madh i kombit, prifti i lartë i Kishës Katolike, Gjergj Fishta, vetë e shikonte Mbretin, Sulltanin, Turqinë, Stambollin, në atë periudhë të vështirë për shqiptarët dhe trojet e tyre, si shpëtimtar dhe si një faktor i bashkimit kombëtar, përballë fqinjëve serbo-malazezë…
Në këto rrethana shumë të ndërlikuara, ulematë shqiptarë me veprimtari e dëshmuan atë që besuan.
Ulematë shqiptarë ishin zhveshur nga gjërat e kota, që rrjedhin nga bota; ata me shembullin e vet, me besim, me dituri, me pasuri, dëshmuan me devotshmëri se për shqiptar nuk ka jetë pa Shqipëri…
Ulematë shqiptarë i filluan përgatitjet për themelimin e një lëvizje politike-ushtarake, që në muajin mars të vitit 1878. Mbledhjet u mbajtën nëpër xhami, teqe, mejtepe dhe medrese…
Kuvendi themelues, Kuvendi  i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u organizue prej ulemave. Ulematë ishin mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Të gjitha komitetet e Lidhjes, apo degët e saj, që ishin themeluar në të gjitha qytetet shqiptare, ishin organizuar prej ulemave, prej Gjakovës deri në Shkodër, nga Prishtina deri në Dibër, që u përhapen me të shpejtë edhe në Shqipërinë e Jugut, deri në Janinë…
Në Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku muarrën pjesë rreth treqind përfaqësues, edhe nga Sanxhaku e Bosna, prej tyre dihen emrat e rreth 150 përfaqësuesve, 96 ishin nga Kosova, 26  nga Vilajeti i Shkodrës, të tjerët nga Vilajeti i Manastirit dhe i Janinës, shumica prej përfaqësuesve ishin ulema…
Dega e Gjakovës kishte shumë ulema, prej tyre dallohen, Kadiu i Gjakovës, Ahmed Efendi Korenica, Myfti i Gjakovës, Ismail Efendi Yvejsi, Myderriz Hasan Efendi Shllaku, Baba Ademi i Bektashinjve, Shejh Emini i Sa’adive…
Dega e Shkodrës kryesohej nga Myderriz Daut Efendi Boriçi (1825-1896) i cili kishte mbështjetje nga Myftiu Jusuf Efendi Tabaku.
Dega e Ulqinit kishte në kryesi dy veprimtarë të shquar, Hafiz Salih Hylja dhe Hafiz Tamizin…
Dega e Pejës përfaqësohej nga Myderriz Haxhi Zeka…
Dega e Prizrenit kryesohej nga Myderriz Ymer Efendiu.
Dega e Mirovicës nga Myderriz Osman Efendiu dhe Myderriz Ali Efendiu…
Dega e Prishtinën përfaqësohej nga Myftiu Zejnel Abedini.
Dega e Preshevës përfaqësohej nga Shejh Maksuti.
Bajrakun e Lubinës e kryesonte Mulla Hasani.
Tetova përfaqësohej nga Shejh Mustafa.
Dega e Dibrës  kishte veprimtarë Hoxhë Moglicën dhe Shejh Hysenin…
Dega e Shkupit kishte veprimtar të dalluar Myderriz Abdyl Efendiun, i cili ishte myderrizi kryesor i Shkupit, që u burgos me Abdyl Frashërin në muajin prill, 1881 në burgun ushtarak, në Kalanë e Prizrenit, kur Dervish Pasha hyri në Prizrenin…
Në të gjitha degët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në katër vilajetet shqiptare, ulematë ishin shtylla kryesore e tyre. Disa ishin, siç thuhet sot, më të moderuar, disa më konservatorë, disa të tjerë më radikal. Por, secili prej tyre ishte i veçantë…
I veçantë ishte Myderriz Haxhi Ymer Prizreni, me tipare luftarake, por edhe me ndikim të madh shoqëror, kulturor e pedagogjik, i përafërt ishte edhe Myderriz Haxhi Zeka, dy nga figurat më të shquara të ulemave në Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ulematë shqiptarë përveç organizimit, drejtimit dhe fuqizimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, zhvilluan edhe veprimtarinë kulturore-pedagogjike.
Prej themelimit, prej Kuvendit të Përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili i zhvilloj punimet në Xhaminë Bajrakli, jo aty në atë shtëpinë e vogël, e cila ishte mejtep (mësojtore), dhe deri në shuarjen e saj me luftë, prill-maj, 1881, ulematë ishin ata që i shkruan shumicën e akteve, peticionet, memorandumet, shkruan, përpiluan, hartuan, Kararnamen (Akt-vendimin), Talimatin (Urdhëresat) etj. Prej  këtyre shkruesve dallohen ulematë pedagogë, që ishin puntorë të arsimit, pra ishin myderrizët, si myderriz  Ymer Prizreni, myderriz Ismail Efendi Yvejsi, myfti nga Gjakova, myderriz Ali Efendiu nga Mitrovica, Myderriz Daut Efendi Boriçi nga Shkodra etj.
Ulematë ishin frymëzuesit, organizuesit, e protestave kundër vendimeve të Kongresit  të Berlinit, që po vendosnin të coptonin trojet shqiptare. Ulematë ishin frymëzuesit, kur e lypte nevoja, edhe të luftës së armatosur. Ngjarjet e Gjakovës, që e tronditën Europën, shtator, 1878, ku u vra  përfaqësuesi i Turqisë, gjenerali Mehmet Ali Pasha me Abdullah Pashë Drenin, mikpritësin nga Gjakova, dhe qindra të tjerë, ishin frymëzuar nga Myderriz Ymer Prizreni, nga Kadiu i Gjakovës, Ahmed Efendi Korenica dhe disa ulema të tjerë…
Kështu ndodhi edhe në mbrojtjen e Plavës, Gusisë, të Ulqinit. Në luftën që u zhvillue në Slivovë e Shtimle, prill, 1881, ku u vranë dhe u plagosën rreth 1200 luftëtarë, mes tyre edhe Mic Sokoli, aty u zue gjallë Mulla Hyseni, i cili u ekzekutue pa gjyq, me Ali Nimanin, oficier, dhe Sefë Kosharën…
Shpirtin luftarak të ulemave, pa dyshim, e përfaqëson, përveç të tjerëve, Myderriz Haxhi Ymer Prizreni.
Aristoteli (384-322) thoshte se poezia është më filozofike, më e vlefshme se historia, sepse poezia priret të shpreh të përgjithshmën, kurse historia të pjesërishmen.
Në një poezi, këngë trimërie popullore, që i kushtohet Myderriz Haxhi Ymer Prizrenit, para betejës në Qafë t’Morinës, afër Gjakovës, pranverë, 1881, mendoj se shprehet mjaft bukur e përgjithshmja për ulematë…
Kush ja jep mretit ni plum
(Kushtuar Myderriz Haxhi Ymer Prizrenit)
Ymer Efenija, trim shqiptar,
Sylejmani ni komandar,
I tubuan tre mi’ luftarë,
Tanë malsorë, n’plisa t’bardhë,
N’Qafë t’Morinës kokan dalë,
Sylejmani majti fjalë:
– Ngoni ju vllazën shqiptarë,
Do t’i dalim turkut përballë;
Dervish Pasha n’Gjakovë a ardhë,
Për m’i zanë krent, m’i vjerr’ vet,
Me coptue kët ven t’shkretë.
– Efeni, çka me ba,
A ban turkut pushkë m’i ra?
Myderrizi kish pas thanë:
– Kur asht fjala për vatan,
Jo veç turkut e atij tjetrit,
Po ni plum kush ja jep mretit,
Ka me shkue n’lule t’Xhenetit!
Fjalët e hoxhës kur i nguen
Të tanë burrat n’kam u çuen,
Lidhën Besë e pajtuen gjaqe,
– Me ven tonë s’ka pazarllaqe…!
All-llahu i Madhnueshëm e ka përcaktuar kush janë besimtarë:
“Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hirë të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillët janë ata të vërtetët.”  (Kur’an, 49:15)
Me pak fjalë, ky ishte roli i ulemave në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, këtë nuk duhet harruar, as nuk duhet lejuar të tjerët ta harrojnë, sepse e harrojmë vetveten….
Burimet dhe literatura kryesore:
1.   Noel Malkolm, Kosovo a short history, Harper Cillins, 1999
2.   Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit, Tiranë, 1939
3.   Ali Hadri, “Kontribut për ndriçimin e “L.P.”, Përparimi, Prishtinë, 1967
4.   Vjetar, Nr.XII-XII, 1981, Prishtinë, Arkivi i Kosovës
5.   Gjurmime albanologjike, Nr.32-32, 2001-2002 Seria e shkencave historike Instituti Albanologjik i Prishtinës
6.   Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës Konferenca Shkencore e 100-Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Referate dhe kumtesa të mbajtura në Sesionin e Historisë, Prishtinë, 6-9 qershor 1978,  Prishtinë, 1981
7.   Feja, Kultura dhe Tradita Islame Ndër Shqiptarët, (Simpozium ndërkombëtar-15,16, 17 tetor 1992, Prishtinë), Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Redaksia e botimeve historike, Prishtinë, 1995
8.   Kristo Frashëri, Lidhja e Prizrenit (1878-1881), Tiranë, 1956
9.   Selami Pulaha, Programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për krijimin e provincës autonome të Shqipërisë, “Studime historike” 2, Tiranë, 1978
10.   Universitet Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë Historia e Popullit Shqiptar Vëllimi i Dytë, Hartuar si tekst nga: Selim Islami dhe Kristo Frashëri, Prishtinë, 1968
11.   Vjetar, Nr. XXXV-XXXVI, 2006, Prishtinë, Arkivi i Kosovës
12.   Gjurmime albanologjike, Seria e shkencave historike Nr. 10, Prishtinë, 1981
13.   Qemal Mataj Ymer Prizreni 1820-1887, Prizren, 2002
14.   Nuredin Lushaj, Këngë trimërie nga Tropoja, Tiranë, 2003
15. Instituti Albanologjik i Prishtinës   Këngë Popullore të Rilindjes Kombëtare, Prishtinë, 1978
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Djegia e gjuhës së Musasë a.s.
Djegia e gjuhës së Musasë a.s.
Publikuar më: 04. prill 2014
I nderuari shejh Kardavi. Pranoni përshëndetjet më të përzemërta të cilat ua dërgoj përmes kësaj letre që ta marrë mendimin tuaj për një çështje, apo më mirë thënë për një transmetim që ka të bëjë me Musain a.s. e ku thuhet:”Musai a.s. në vegjëli e ka djegur gjuhën përmes një gace të cilën e ka vënë në gjuhë. Faraoni ka dashur që ta testojë inteligjencën e Musait a.s. kur ky ka qenë i vogël, pasi e kapi atë për mjekre. Faraoni në fakt deshi ta vret kur e kapi për mjekre, por nga ky qëllim e largoi Asija, gruaja e tij, e cila i tha:”Ai është i vogël, nuk e di çka bën, e ti testoje atë të shohish a di apo jo duke vënë para tij edhe hurma edhe prush”. Faraoni veproi si i tha gruaja. Musai a.s. si fëmijë deshi t’i merr hurmat, por Allahu e largoi nga ato dhe e çoi të merr prush. Kjo qe shkak që ai ta djeg gjuhën…”.
Në fakt, unë nuk mund ta paramendoj se i ka ndodhur kjo ngjarje. Por sipas jush, a mund të themi për këtë transmetim se është autentik? Apo ku gjindet? Logjikisht, unë mendoj se para se ta djeg gjuhën, Musai a.s. është dashur ta djeg dorën. Ju drejtohemi me këtë pyetje që të sqaroni se në rast se ky transmetim është autentik, si ka ndodhur kjo ngjarje, dhe si mund ta kuptojmë? E nëse ky transmetim është joautentik, pse atëherë disa autorë dhe ligjërues e përdorin këtë transmetim pa mos folur për autenticitetin e tij?
Besoj se pozitivisht do ta merrni këtë pyetje, dhe e lusim Allahun t’ju udhëzojë në atë që është e dobishme për këtë umet dhe atë që është për të mirën e tij. Paqa, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju.
J.M.- Alegjeri
PËRGJIGJA
Dr.Jusuf el-Kardavi
Shumë nga këto israilijjate nuk kanë bazë bile as në librat e njohura të ithtarëve të librit, gjë që tregon se janë thjesht gojëdhëna që janë përhapur në mesin e tyre dhe janë përcjellur brez pas brezi. Por, pasi që disa nga ithtarët e librit kanë kaluar në Islam, këto gojëdhëna i kanë bartur në mesin e muslimanëve. Nji pjesë e muslimanëve i kanë pranuar këto gojëdhëna thjesht si rrëfime-hiqaje të cilat nuk kanë të bëjnë me dispozitat dhe nuk lidhen për hallallin dhe haramin.
Këto rrëfime nuk kanë asnji vlerë fetare po as shkencore te ne muslimanët. Rrëfimet e pejgamberëve të mëparshëm dhe të pasuesve të tyre, janë prej gjërave të panjohura për ne-gajb, të cilat ne mund t’i njohim vetëm përmes shpalljes nga ana e Allahut të Madhërishëm në Kur’anin famëlartë apo përmes gjuhës së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Për këtë rrëfim që përmendet në pyetje, nuk ka dëshmi as nga Kur’ani e as nga suneti pejgamberik. Poashtu, ky rrëfim bie ndesh edhe me logjikën e shëndoshë, siç përmend edhe vëllau në pyetjen e shtruar. Kjo, ngase si mund që një fëmijë ta çojë zjarrin në gojë, e mos t’i digjet dora? Ne shohim se fëmiju i vogël pak sa ta afroj dorën te diçka që është e nxehtë, e largon, dhe ik larg zjarrit.
Ky rrëfim është i trilluar, për atë edhe nuk ka asnji problem që ta refuzojmë, bile kjo është obligim për ne në emër të fesë dhe të shkencës.
Është për të ardhur keq që rrëfimet dhe legjendat e këtilla të quajtura israilijjate, gjinden në libra të muslimanëve. Për këto nuk ka argument nga ana e Allahut të Madhërishëm, dhe as që mbështeten nga sheriati.
Allahu i Madhërishëm mundëson sukses.
Prej arabishtes: Bashkim Aliu
(Pjesë e shkëputur prej librit Fetava muasire-Fetva Bashkëkohore, pjesa e III)
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)
Mesazhe në lindjen e mëshirës së botërave
Mesazhe në lindjen e mëshirës së botërave
Publikuar më: 04. prill 2014
Bashkim Aliu
PROLOG
Lindja e të dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s. paraqet ngjarjen më të rëndësishme në mbarë historinë botërore, sepse nuk qe lindje thjesht e një individi, por lindja e një umeti dhe ere të re në histоrinë e njerëzimit, sepse që në lindjen e tij u trandën fuqishëm themelet e mosbesimit, u mbush bota me lumturi dhe drejtësi e shpëtoi njerëzimi nga privimi i njohjes së të vërtetës.
Për jetëshkrimin dhe veprimtarinë e të dërguarit të Allahut, duhet folur e shkruar vazhdimisht, ndërkaq në muajin e lindjes së tij, duhet vënë theks të veçantë në personalitetin e tij dhe të promovohet në opinionin botërorë që ta njohin, sepse tjerët e kanë traditë që gjërat t’i përkujtojnë në kohën e ndodhjes së tyre.
Në mediat tona elektronike dhe të shkruara, është bërë traditë që për personalitetin e të dërguarit të Allahut të flitet në 12 Rebiul Evvel,  mirëpo, mendoj se kjo duhet të jetë në kontinuitet, e në veçanti gjatë muajit Rebiu-l-Evvel, pra gjatë gjithë muajit e jo vetëm një ditë.Për këtë, e shoh të arsyeshme që të shkruaj diç për të dërguarin e Allahut s.a.v.s. derisa jemi ende duke i numëruar ditët e muajit të lindjes së tij.
Me këtë rast, do të ishte e rrugës sikur të kishin ndarë gazetat dhe revistat islame tek ne dhe më gjërë, një rubrikë të vacantë për të dërguarin e Allahut s.a.v.s. gjatë gjithë vitit, në veçanti kur u provokuan rëndë muslimanët permes karikaturave nënçmuese.
PEJGAMBERI, PJESË E KULTURËS SONË
Shembëlltyra dhe veprimtaria e të dërguarit të Allahut s.a.v.s. duhet të jetë pjesë e pandashme e kulturës dhe përditshmërisë sonë, apo thenë ndryshe, shembëlltyra e tij duhet të jetë pasqyrë ku do të shihet muslimani dhe do të përputhë me të sjelljet dhe veprimet e veta.
Të qenit e të dërguarit të Allahut s.a.v.s. pjesë e kulturës sonë, nënkupton që suneti-praktika e tij të jetë themel mbi të cilën ngriten veprimet tona.
Shembëlltyra e tij duhet të jetë prezente në çdo pore të jetës sonë, në përditshmërinë dhe jetën tone, në tryezat dhe ndejet tona, në transaksionet dhe sjelljet tona.Ndërkaq kjo nënkupton që të gjitha veprimet të bëhen konform asaj që ka porositur i dërguari i Allahut.
KORREKTËSIA JONË NDAJ TË DËRGUARIT TË ALLAHUT
Gjithë muslimanët e botës u prekën rëndë kur u paraqitën karikaturat provocative dhe skajshmërisht denigruese të personalitetit të Pejgamberit të fundit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s.
Besoj se nuk ka patur asnji musliman, qoftë i devotshëm apo jo aq i përmbajtur në fe, që nuk është frustruar nga këto karikatura provokative të sponzoruara nga qarqe të caktuara plangprishëse.Kjo u pa se është tentim për t’i nënçmuar muslimanët dhe për tu marrë nëpërkëmbë figura më markante në botë, i dërguari i fundit i Allahut.
S’ka fije dyshimi se kjo është padrejtësi ndaj këtij personaliteti i cili me shpalljen e Allahut i solli paqë gjithë njerëzimit, hapi horizonte të reja dhe e çliroi botën nga prangat e idhujtarisë dhe tiranisë.
Mirëpo, ne muslimanët duhet të jemi objektiv dhe real e të sinqertë dhe të pranojmë se të padrejtë ndaj të dërguarit të Allahut së pari jemi treguar vetë ne muslimanët, duke e lënë pas dore sunetin dhe porositë e tij.
Ne e harruam të dërguarin e Allahut, i bëmë edhe fëmijët tanë që ta harrojnë apo shumë pak të njohin nga jeta dhe veprimtaria e tij, e pastaj habitemi se pse tjerët e nënçmojnë atë.
Sot, për fat të keq, bijtë dhe bijat e muslimanëve, ma tepër dijnë për jetën dhe veprimtarinë e futbollistëve, artistëve dhe këngëtarëve të njohur, se sa për të dërguarin e Allahut dhe veprimtarinë e familjen e tij.
Për atë, ne duhet të jemi korrekt ndaj të dërguarit të Allahut, duhet të ecim në rrugën të cilën e trasoi ai dhe t’u përgjigjemi thirrjeve të tij.
NEVOJA PËR UDHËZIM HYJNOR
Periudha para lindjes së të dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s., paraqet fazën e devijimit dhe deformimit në fusha të ndryshme, si ajo e besimit, moralit, jetës shoqërore, etj.Injoranca qe tipari dallues substancial i kësaj periudhe, dhe kjo afirmonte nevojën e madhe të dërgimit të lajmëtarit të Zotit, i cili do t’i ndihmonte njerëzimit të dale prej kësaj krize të thellë.
Së këndejmi, shihet qartë se misioni i të dërguarit të fundit të Allahut, ka patur karakter human dhe edukativ.
Poashtu, në këtë dioptri duhet shiquar edhe të qenit e tij i dërguar i fundit i Allahut dhe të qenit e Kur’anit libër i fundit i dërguar nga Zoti, sepse librat e mëparshëm hyjnor u ndryshuan nga dora e njeriut, për atë u paraqit nevoja për mesazh të pa ndryshueshëm dhe mission mbarënjerëzor i cili do të vlejë deri në ditën e gjykimit dhe do t’u dedikohet të gjithë njerëzve dhe të gjitha kohëve.
Misoni i fundit dhe i dërguari i fundit i Allahut, sollën dinamikë të re në transformimin e shoqërisë njerëzore dhe konvertimin e mentalitetit e mendësisë së stërngarkuar me bestytni dhe paragjykime të kota.
MBROJTJA DHE NGADHNJIMI
Viti i lindjes së të dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s. njihet si vit i elefantëve, sepse Allahu xh.sh. e shkatërroi ushtrinë e prijësit jemenas Ebrehës, i cili kishte ardhur me një ushtri të forte të cilës i printe një elefant që ta shkatërrojë Qaben, por Mekeja u bë varri kolektiv i kësaj ushtrie tirane dhe kryelart.
Në këtë vit lindi i dërguari i fundit i Allahut, Muhamedi s.a.v.s., dhe në këtë ngjarje jepet një mesazh i qartë se këtë pejgamber do ta mbrojë Allahu, dhe misioni i tij do të jetë ngadhnjyes, pa marrë parasyshë se për opponentë të cilit caliber do të flitet në ndonji nga periudhat e historisë së ekzistimit të njeriut.
Vegëza shtesë
Lajme
Lajme nga bota Islame(155)
Lajme nga Zvicra(256)
Lajme rreth Unionit(203)
Artikuj Fetarë
Ahlak(12)
Akideh(9)
Analiza(25)
Fikh(55)
Histori islame(15)
Sociale-Filozofike(17)
Të ndryshme(61)