UAIS » Uncategorized

Imami shqiptar në kontekstin evropian, me theks të veçantë në Zvicër*
Mehas Alija

Falënderimet e sinqerta tonat janë për Zotin e Lartë, Allahun xh.sh. I dërgojmë salavat e përshëndetje të zemrës, krenarisë së njërëzimit, Muhammedit a.s.

I nderuari kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender ef. Bruçaj

Të nderuar myftinjë të Shqipërisë,

Të dashur imamlerë, hatibë, mualimë, teologë, si dhe ju, shumë të respektuar mysafirë dhe të pranishëm në këtë konferencë.

Krejt në fillim kam një gëzim të jashtëzakonshëm që sot në emrin tim personal, në emër të kryesisë dhe të të gjithë anëtarëve të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare të Zvicrës, t’ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta.

Po ashtu, kam kënaqësi të veçantë që të paraqitem përpara jush me temën “Imami shqiptar në kontekstin evropian, me theks të veçantë në Zvicër”. Falënderoj shumë kryesinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, me në krye kryetarin, Skender ef. Burçaj, për ftesën e bërë dhe mundësinë e dhënë, që në këtë konferencë kaq të madhe, të kemi fjalën tonë.

U përcaktova për këtë temë dhe u kufizova si te imami, ashtu edhe te vendi. Kjo për shkakun se në Perëndim veprojnë imamë nga vende te ndryshme të botës dhe se, si për imamin, ashtu edhe për vendin, ndryshon qasja dhe shpesh edhe veprimi. Shoqëria evropiane, ashtu siç nuk është vetë e njëjtë, të tilla i ka edhe sfidat, zhvillimet, njerëzit, shoqëritë, qasjet, qëndrimet dhe politikat. Kurse, e përbashkëta e shteteve evropiane është demokracia, që donë të thotë se kjo është vlerë e pakontestueshme edhe mënyrë jetese. Në bazë të saj jeton dhe funksionon individi, familja, shoqëria dhe shteti. Feja në shoqëritë evropiane nuk është diç që i takon të së kaluarës, as nuk është diç utopike, e shpikur dhe e refuzuar, por është pjesë e shoqërisë, ndonëse e margjinalizuar. Në shtetin ku ne jetojmë, pra në Zvicër, religjioni, respektivisht feja është temë ditore, si nëpër media, ashtu edhe nëpër institucione dhe qendra univerzitare. Çështja e fesë është e rregulluar me norma, kurse liria e shprehjes dhe e manifestimit të besimit është pjesë kushtetuese. Kohëve të fundit, është duke u përfolur dhe debatuar me të madhe për një njohje të Islamit në Zvicër, fillimisht për një njohje të islamit nëpër kantone, e më pas edhe në tërë shtetin.

Në bazë të kësaj lirie, komuniteti musliman, në rastin tonë, edhe ai shqiptar, ka gjetur mundësinë e lirë për t’u vetorganizuar, kështu që fillimisht, u modifikuan lokale të marra me qera, të cilat shërbenin si mesxhide dhe xhami, për të ardhur sot deri në mëvetësinë dhe blerjen e objekteve, si dhe inaugurimin e xhamive të reja, të ndërtuara nga themeli, unike për nga arkitektura dhe veçoria, dhe për të vazhduar më tutje në përfaqësime të nivelit të lartë, të organizuar në organizata kantonale dhe gjithëpërfshirëse, në mbarë Zvicrën, siç është edhe Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër. Me një fjalë, kjo histori, flet për një gjë: muslimanët në Evropë nuk dëshirojnë të jenë pjesë e ndarë apo një trup i huaj, madje as shoqëri paralele, por pjesë e shoqërisë.

Në këtë rrugëtim dhe zhvillim, padyshim, rol kryesor pati edhe drejtuesi, udhëheqësi, shpirtërori, multifunksioneri, shkollari, respektivisht imami i xhamisë, pa i anashkaluar edhe njerëzit përreth tij, gjegjësisht kryesitë dhe këshillat e xhamive.

Por, vallë, kush është imami dhe çfarë, në të vërtetë, paraqet ai? Si vepron ai dhe cili është roli i tij sot dhe çfarë pret e nesërmja prej tij?

Veprimtaria në truallin evropian

Historia e veprimtarisë së imamit në Evropë duhet të datojë që nga viti 711 sipas Isait, atëherë kur Tarik ibn Zijadi kaloi nga gryka e Gjibraltarit në truallin evropian, gjegjësisht në Andaluzinë e atëhershme. Që atëherë e këndej, deri në ditët e sotme, imamët kanë qenë pjesë historike e zhvillimit të kulturës dhe shoqërisë evropiane, dhe aq më tepër, prijatarë, zhvillues dhe mbrojtës të kulturës dhe qytetërimit islam në këto vise.

Imamët tanë, të parët tanë, ditën me shumë urtësi dhe aftësi organizative të marrin përsipër barrën e interpretimit të Islamit dhe të udhëheqjes së muslimanëve. Historia dhe përvoja e tyre, mbase, herë-herë, edhe shumë e hidhur, flet se ata ditën të ballafaqohen dhe t’ia dalin me sisteme të ndryshme që sillte koha, siç ishte feudalizmi, kapitalizmi, socializmi, tirania, dhe se fundmi edhe demokracia. Nga viti 1463, deri më 1878, imamët vepronin dhe punonin, kryesisht, në terrenin e sunduar nga Perandoria islame Osmane, por kohët ndryshuan dhe erdhën periudha me ngjyrime të tjera ideologjike, pro kristiane, ortodokse, socialiste dhe ateiste, siç kemi pasur rastin me Ish-Jugosllavinë socialiste dhe Shqipërinë ateiste.

Së këndejmi, si qëndron çështja dhe realiteti i imamit sot? Cili është arti i tij i të vepruarit në Perëndim, respektivisht në kontekstin zviceran? Cila është perspektiva e imamit në shoqërinë moderne dhe si është qasja e saj ndaj imamit bashkëkohor? Për të sjellë përgjigje adekuate për këto pyetje, normalisht, se na duhet më shumë kohë për të hulumtuar, por edhe më tepër kohë për të shkruar dhe folur.

Në disa pika të mëposhtme, duke e analizuar vetë termin dhe shprehjen “imam”, në kontekst të kohës, rolit, funksionit, nevojës dhe qasjes, do të shohim edhe kompetencën teologjike dhe diapazonin e fushës veprues të imamit në kohën bashkëkohore aktuale.

Vallë, çfarë paraqet emri “imam” sot dhe çfarë mund të jetë roli i tij në shoqëri?

Fjala imam në gjuhën arabe ka shumë kuptime, si drejtues namazi, prijës i njerëzve, personi që qëndron përpara, udhëheqës shteti, komandant ushtrie, etj.  Ky emër në kontekstin islam bart kuptime të ndryshme, varësisht nga cili aspekt e shikojmë. Vetë Pejgamberi a.s., këtë shprehje e ka përdorur në një rast të thjeshtë, duke thënë: “Nëse jeni tre persona në udhëtim, njëri le të jetë udhëheqës (pra, imam).

Në Kur’anin famëlartë, gjejmë, gjithashtu, të përdoret kjo shprehje, si në njëjës (imam)  ashtu edhe në shumës (e’imme) , dhe atë shtatë herë përmendet në njëjës dhe pesë herë në shumës, duke ardhur në kuptim të udhëheqësit, shembullorit, modelit, shenjës, etj.

Në fakt, ky emër, në jetën e përditshme ka këto kuptime të mundshme:

1.	Imami, si prijës i namazit, i lutjes (salah). Në këtë kategori mund të përfshihen të gjithë ata persona që kanë njohuri të mjaftueshme, e që pa vështirësi mund të kryejnë faljen e namazit; që di teknikën e namazit dhe që ka mësuar disa sure përmendsh nga Kur’ani famëlartë. Kjo është në kuptimin më të ngushtë të fjalës, kurse, në atë që jemi mësuar ne, kemi të bëjmë me një person, që ka dituri të mjaftueshme teologjike, i cili, në bazë të një marrëveshjeje me bashkësinë, krahas një pagese të caktuar, pranon të bëhet imam i xhamisë dhe t’i shërbej xhematit në pesë kohët e namazit, në namazin e xhumasë, të bajrameve, etj. Në bashkësinë muslimane, ky imam nuk është i shenjtë, as nuk është melaqje që nuk gabon, por një njeri që duhet të ketë një sjellje të veçantë të moralit dhe të kulturës, si refleksione dëshmuese këto të imanit dhe nivelit shpirtëror të tij. Përveç detyrave kryesore në xhami, ai kryen edhe disa shërbime të tjera fetare, tradicionale, siç është këndimi i mevludeve, mbajtja e ligjëratave, kryerja ceremonive fetare me rastin e lindjes dhe të vdekjes, duave të synetimit dhe të martesës, etj. Ky imam është në marrëdhënie pune dhe punëdhënës e ka ose Këshillin e xhamisë, rasti ynë në Zvicër, ose myftinë, gjegjësisht Rijasetin e Bashkësisë Islame, në rastin e shteteve tona në Ballkan.

2.	Imami, si funksionar politik, shpirtëror dhe teologjik. Të këtillë kanë qenë halifët, pushtetarët, sulltanët, si dhe dijetarët e mëdhenj. Sipas sunitëve, drejtuesi më i lartë i shtetit, si kujdestar i vlerave dhe normave politiko-shoqërore dhe fetare-shpirtërore të Ummetit, shpesh është identifikuar me këtë emër. Po kështu, të respektuar me këtë titull kanë qenë edhe ulemaja e hershme muslimane, siç ishin themeluesit e shkollave juridike dhe akaidologjike islame, Imam Ebu Hanife, Imam Shafiu, Imam Maturidiu, pastaj Imam Gazali, etj.

3.	 Imami, si lideri suprem në kontekstin shiit. Një koncept krejt ndryshe nga ai i mësimit sunnit. Te shiitët, siç besoj se të gjithë e dimë, imameti zë një vend themelor në çështjen e besimit dhe të doktrinës së tyre. Si imam i parë i tyre, i pakontestueshmi, pas vdekjes së Muhammedit a.s., është hz. Aliu, r.a.

4.	Imami, si misionar dhe kujdestar në domenin social. Një botëkuptim tjetër për imamin vjen edhe nga shoqëria evro-perëndimore. Në shoqërinë zvicerane, madje edhe në shoqëritë e tjera evropiane, për një person që udhëheq një xhemat, gjegjësisht që është i angazhuar me punë në një xhami, nuk ekziston emër tjetër, pos emrit “imam”. Në kontekstin zviceran, imami nuk shihet vetëm si prijës i namazit (vorbeter), por edhe si lider, drejtues komuniteti, interpretues i islamit, mësues, model (vorbild), dialogues, ndërtues i urave midis njerëzve (brückenperson), këshilltar (berater), kujdestar shpirtëror në spital dhe në burg (seelsorger), komunikues i aftë në media, njëzetekatër orë në shërbim të komunitetit, misionar, etj. Në shoqërinë moderne, mendoj se, çdo ditë e më tepër, ka një tendencë që imamit t’i shtohen detyra të reja dhe përgjegjësi më të mëdha, si një kategori e rëndësishme e shoqërisë civile. Te pjesa dërmuese e shoqërisë, roli, detyrat dhe funksionet e imamit shihen si të njëjta dhe, shpesh, të krahasueshme me autoritetin dhe aktivitetin e një prifti te të krishterët.  Me sa kam arritur të kuptoj unë, njërherit, ky është edhe imazhi i shoqërisë moderne për imamin e dëshiruar, për imamin bashkëkohor, që nuk është vetëm i ditur, por që posedon edhe aftësi të tjera. Pikëpamje të tilla shprehin edhe shumë muslimanë, hoxhallarë apo studiues qofshin ata.

Trajnimi dhe aftësimi i imamëve

Shoqëria moderne është një shoqëri që konsumon, ajo evoluon dhe ndryshon vazhdimisht, andaj imamit i duhet medoemos të aftësohet, të jetë gjithmonë në hap me kohën, të mësojë një gjuhë të re, ose, nëse vepron jashtë vendlindjes së tij, të mësojë gjuhën e vendin përkatës, t’i ndjek prurjet e reja shkencore dhe teknologjike në domenin e tij, të jetë në hap me librat dhe botimet e reja, të di t’i lexojë mediumet dhe t’i kuptojë ato, të angazhohet në grupe njerëzish, si brenda ashtu dhe jashtë kuadrit të xhamisë, të organizojë work-shope, seminare, tribuna, ekskurzione, të punojë me të rinjtë, të anëtarësohet në ndonjë shoqatë voluntare, të ndjek zhvillimet dhe aktivitetet kulturore në vendin dhe qytetin ku jeton, të jetë një mik dhe shok i mirë, të ndërtojë kontakte të mira me përfaqësuesit e bashkësive fetare vendore, me mësuesit dhe drejtuesit e organizatave të ndryshme civile, të jetë i hapur dhe transparent, të bashkëpunojë me sa të ketë mundësi me institucionet dhe organet komunale, bashkiake të qytetit, etj.

Me fjalë të tjera, për t’i plotësuar këto elemente, imami në shoqërinë moderne duhet të jetë i përgatitur dhe i aftë në tre segmente, siç i ka sjellë si ide profesori dhe ish-dekani i Fakultetit të Shkencave Islame të Sarajevës, Dr. Ismet Bushatlliç, që janë: Segmenti teologjik, pedagogjiko-psikologjik dhe ai humanist:

–	Segmenti teologjik do të përfshinte aftësimin e imamit në disiplinat themelore të Islamit, në mënyrën adekuate të interpretimit të tyre, në njohjen e drejtë të historisë së tij dhe të bashkësive të tjera fetare që bashkëveprojnë në shtetin ku ai vepron;

–	Segmenti pedagogjiko-psikologjik do të përmbante disiplina të tilla që do ta aftësonin imamin për punën dhe aktivitetin e tij me fëmijët, të rinjtë, të moshuarit, me të burgosurit, me të sëmurët, me punëtorët, etj.

–	Segmenti humanist nënkupton aftësimin e imamit në zotërimin dhe njohjen e gjuhës, kulturës, mentalitetit, si dhe gjendjen e sistemit politiko-shoqëror të shtetit në të cilin vepron.

Andaj, kohëve të fundit është duke u përfolur dhe punuar me të madhe, si në shtetin prej nga vij, pra në Zvicër, por edhe në vendet e tjera perëndimore, për të formuar dhe krijuar programe, qendra dhe institucione arsimore islame teologjike, madje edhe brenda univerziteteve shtetërore, në mënyrë që imamët e ardhshëm evropianë të jenë të përgatitur dhe aftësuar nga vetë ata. Në mbështetje të kësaj ideje duhet të jemi edhe vetë ne muslimanët. Në Zvicër, përveç dy-tre partive politike, të cilat janë kundër dhe e shohin si të huaj Islamin, këtë nismë e ka kërkuar Këshilli Nacional i shtetit, përfaqësuesit e kishave, intelektualë, profesorë univerzitar, gazetarë, si dhe përfaqësues të organizatave më të mëdha islame në vend.

Një koleg i yni, një imam i dalluar në Austri, i cili po ashtu ka qenë drejtues i Unionit të Imamëve Shqiptarë të Austrisë, Mr. Muhidin Ahmeti, në një punim të tij, shkruan: “Me qenë se po jetojmë në Evropë dhe e konsiderojmë vetën myslimanë evropian, nuk mund t’i lejojmë vetës luksin që të mos i njohim themelet e civilizimit evropian dhe institucionet e tij themelore. Që të konkurrojë islami me sukses në tregun e lirë evropian të idesë së shpëtimit në garën për shpirtin e njeriut, është e domosdoshme të  bëhet një dallim i qartë në mes asaj që është autentike islame dhe asaj që është traditë dhe interpretim. Duhet specifikuar në mënyrë të qartë minimumin e asaj  që është obligative dhe e ndaluar nga ajo që është  e pëlqyeshme dhe e qortuar. Pastaj,  përgjigjet, të cilat jepen në emër të islamit duhet të jenë realiste, të zbatueshme në këtë mjedis duke pasur parasysh gjuhën e kohës. E gjuha, të cilën e kupton gjenerata e sotme e evropianëve është gjuha e lirisë, të drejtës, humanizmit. Përgjigjet e pamenduara mirë dhe zgjidhjet jorealiste, të tilla si ato që kanë të bëjnë me pozitën dhe rolin e gruas në shoqëri, bashkëjetesën me jomyslimanët dhe demokracinë, e dobësojnë kredibilitetin e islamit, si streha e fundit e njeriut bashkëkohor. Si askund në botë, në Evropë është e nevojshme që islamin ta afirmojmë si feja e rrugës së mesme, feja e lehtësimeve, tolerancës, universalizmit dhe emancipimit shpirtëror.”

Nuk ka dyshim se pas një përgatitje të mirë intelektuale të imamëve në këto kohë moderne, roli i tyre do të ishte më përafrues, pragmatik, i frytshëm dhe shumë më domethënës. Andaj, themi se potenca intelektuale dhe kompetenca teologjike janë më se të nevojshme për rolin e imamit në procesin e Thirrjes dhe të aktivitetit të tij në një shoqëri moderne.

Roli integrues i imamit dhe bashkëjetesa

Ky rol duhet dukshëm të shfaqet në rrugën promovuese të shpjegimit të vlerave shpirtërore dhe praktike islame, ashtu që do të jetë inkluzive dhe pa konflikte. Mënyrë kjo, e cila do të reflektojë, pa dyshim, te shoqëria dhe qarqet evropiane, për të pasur një qasje objektive dhe pragmatike në respektimin e komponentës sonë islame, si evropianë që jemi. Evropa do të duhej të ishte shtëpia jonë e përbashkët, pasi në themel e ka edhe kontributin e gjenive muslimanë, të shkencës, medicinës, matematikës, filozofisë, gjeografisë, etj. Ajo e ka edhe djersën e prindërve tanë, e ka dorën dhe mendjen muslimane, e cila, tash e sa vite, po e ndërton atë. Mendoj se ka kaluar ajo kohë, kur Evropa përkufizohej si “Shtëpia e luftës”, si “oborri” i rrezikshëm, ose si toka e “mërzitshme” e gurbetqarëve tanë. Përkundrazi, ajo është shtëpia e takimeve tona, është shtëpia e paqes dhe sigurisë.

Në aspekt të rrugës integruese, roli i imamëve shqiptarë është për t’u admiruar.  Resurset e Islamit, si fe, kulturë dhe civilizim, janë aq të mëdha sa nuk ka aspak frikë për forcimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës midis njerëzve brenda shoqërisë.  Në këtë drejtim, harmonia dhe tolerance tipike fetare e shqiptarëve, na bënë edhe më shumë krenarë dhe përgjegjës në rrugën tonë drejt integrimit.

Modeli i imamit shqiptar në Zvicër është një model tipik i llojit të vetë. Shumica e imamëve që unë njoh, ndjekin vijën mesatare, dhe nuk veçohen me elemente radikale, ekstremiste, apo ekskluziviste, por as edhe nuk akuzohen për të devijuar dhe për të shitur. Për disa hoxhallarë dhe teologë, integrimi mund të jetë një grackë që djeg. Ka të tillë, që në emër të integrimit mohojnë mësime themelore islame, nga njëra anë, kurse, nga ana tjetër, ka edhe të tjerë që, nga frika prej integrimit që mos të bien në asimilim, edhe mubahet (të lejuarat) i bëjnë farze (obligative), vetëm e vetëm që të bëjnë dallimin. Këtu e shoh edhe sfidën tonë të madhe, në rrugën tonë drejtë integrimit. Rruga jonë mesatare është e qartë, ne dëshirojmë të konkurrojmë bashkërisht me vlera. Mbase edhe si do ta ndjejmë porosinë profetike që thotë se “dituria është gjë e humbur e besimtarit, kudo që ta gjeni, merreni atë”, nëse jo në konkurrencën dhe promovimin e përbashkët të vlerave. Andaj, të vjelim dhe të mbjellim sa më shumë vepra të mira!

Është kënaqësi të shohësh një imam shqiptar që i shkruan letër presidentes së Gjermanisë, zonjës Angela Merkel , ndërsa ajo ia kthen letrën dhe e falënderon atë për punën që bënë, apo të shohësh një tjetër imam shqiptar se si bënë lutje për mirëqenien e shtetit, në një inaugurim të tunelit më të gjatë në botë që është në Zvicër ,  apo një tjetër imam që udhëton jashtë shtetit, gati çdo dy javë, dhe mbanë ligjërata në univerzitet , apo një imam tjetër shqiptar, që krahas angazhimit  në xhami, të preokupohet edhe për një sërë xhamish të tjera, si drejtues i një Unioni me rreth dyzetë bashkësi dhe qendra islame, apo edhe një imam tjetër që paraditën e kalon në shkollë, ku jep mësimin islam, ndërsa pasditen ia kushton xhematit dhe xhamisë.  Sigurisht që vargun e promovimit të aktiviteteve që kanë domethënie të madhe dhe që përbëjnë edhe kuriozitet të lartë, do ta kisha zgjeruar shumë më shumë po të kisha pasur mundësi të zgjerohesha edhe pak më tepër në këtë prezantim.

“Integrimi nuk është rrugë njëkahëshe”, thoshte i ndjeri, mjeku i famshëm palestinez që jetoi dhe vdiq në Zvicër, Dr. Hisham Meizar, me të cilin kam pasur fatin të bashkëpunoj shumë ngushtë. Ai e shihte integrimin si një proces të dyanshëm, që i nxit njerëzit në të njëjtën masë, qofshin ata nga pala vendore apo migrantë. Sidomos në këto kohë, ku drama e migrimit është ngjarje dhe temë ditore,  roli i imamëve duhet të vijë në shprehje dhe të sjell fryte.

“Qëndrimi i Islamit, lidhur me integrimin, është i qartë dhe pa asnjë keqkuptim. Ai e nxit integrimin dhe ua ofron ithtarëve të vet si obligim, sepse ai në të sheh bazën e afrimit me njerëzit, që do të rezultonte te bashkëpunimi i frytshëm në mes të të gjithë pjesëtarëve, qofshin ata individë, instanca apo organe të pushtetit.”

Falë Zotit, kemi një ajet shumë të bukur të sures El-Huxhuratë, të cilin e kemi si moto në takimet që zhvillojmë me të tjerët: “O ju njerëz, Ne vërtetë ju kemi krijuar prej një mashkulli e një femre dhe ju kemi bërë popuj e fise që të njiheni në mes vete. Vërtetë më i ndershmi prej mesit tuaj tek Allahu është më i devotshmi prej jush. Vërtetë Allahu është i ditur dhe i informuar mirë.”

Përfundimi

Të jetosh brenda një shoqërie të kohës moderne apo postmoderne, donë të thotë të kesh shumë mundësi për një rend të drejtë dhe një klimë paqeje. Por të veprosh brenda saj, të kesh synime dhe objektiva, donë të thotë të jesh i përgatitur për të jetuar me njerëz të ndryshëm. “Paqja me tjetrin varet nga paqja me veten”, thotë Ibrahim Kallën në librin e tij “Islami dhe Perëndimi”. Kurse, ne duam të themi, paqja me veten do të arrihet kur të kemi paqe me Zotin. Imami, në botën moderne, do të duhet të ec i pajtuar me Zotin, me vetveten dhe me të tjerët, duke i vënë në funksion dy krahët e tij të suksesit, potencën intelektuale dhe kompetencën teologjike. Duke filluar nga ligjërimi i së premtes, e deri te muhabeti i mbas darkës, imami është si ylli ndriçues, që e ndjekin njerëzit për t’u orientuar. Dëshiroj që këtë paraqitje timen ta përmbyll me një falënderim të veçantë që e ka formuluar shqiptari ynë i Bosnjës, Hasan Kafi Prushçaku (1544 – 1615), që ka thënë: Falënderimi i takon Allahut të Madhërishëm që dynjanë e zbukuroi me dijetarë, sikurse qiejt që i  zbukuroi me yje.”

Faleminderit shumë për vëmendjen tuaj!

* Kumtesë e mbajtur në Konferencën shkencore në Tiranë, më 27.01.2018, të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqiptarisë. Tema e konferencës ishte: Roli i imamëve në shoqërinë moderne.

1. Bülent Ucar, Imamausbildung in Deutschand – Islamische Theologie im europäischen Kontext, V&R unipress, 2010, fq. 25.

2. Ibid, fq. 26.

3. Imami, si prijës komunitar, Myftinia Shkodër, 2015, fq. 16.

4. E shënon Ebu Davudi në Sunen. Cituar sipas: Imami, ibid., fq. 16.

5. Shih: El-Bekare, 124; Hud, 17; El-Hixher, 79; El-Isra, 71; El-Furkan, 74; Ja Sin, 12; El-Ahaf, 12.

6. Po ashtu, shih: Et-Teube, 12; El-Enbija, 73; El-Kasas, 41; Es-Sexhde, 24.

7. Nerkez Smailiagic, Lexikon Islama, Sarajevo, 1990, fq. 267.

8. Lexikon islama, ibid. fq., 267.

9. Shih më gjerësisht për fazat, zhvillimet dhe konceptet e ndryshme në lidhje me „imametin“ te shiitët: Lexikon islama, ibid. fq., 267-269.

10. https://www.kath.ch/newsd/imam-ausbildung-in-der-schweiz-im-prinzip-wuenschenswert-aber-noch-unrealistisch/: „Imam-Ausbildung in der Schweiz – «im Prinzip wünschenswert, aber noch unrealistisch“.  (Verifikuar së fundmi më: 23.01.2018).

11. Bülent Ucar, Imamausbildung in Deutschand – Islamische Theologie im europäischen Kontext, V&R unipress, 2010, fq. 29.

12. https://www.swissinfo.ch/ger/ausbildung-zum-imam-in-der-schweiz/4210240: Ausbildung zum Imam in der Schëeiz. (Verifikuar së fundmi më: 23.01.2018).

13. http://www.uais.ch/new2/index.php/artikuj/19-ahlak/49-trajnimi-i-imamit-dhe-sfidat-e-kohes: Trajnimi i imamit dhe sfidat e kohës, Mr. Muhidin Ahmeti.  (Verifikuar së fundmi më: 23.01.2018).

14. http://shenja.tv/kancelarja-gjermane-leter-falenderuese-imamit-nga-shkupi-benjamin-idrizi/:  Kancelarja gjermane letër falënderuese imamit nga Shkupi, Benjamin Idrizi. (Verifikuar së fundmi, 23.01.2018)

15. http://www.fm1today.ch/geistliche-segnen-den-gotthard/218102: Geistliche segnen den Gotthard-Basistunnel. (Verifkuar së fundmi, 23.01.2018).

16. Imami i rregullt në xhaminë shqiptare në qytetin Wetzikon në Zvciër, bënë udhëtime të shpeshta jashtë vendit për ligjërata dhe seminare, në ndërkohë që është profesor dhe ligjëron në Univerzitetin FON në Shkup.

17. http://www.uais.ch/2017/12/13/uishz-transformohet-ne-union-te-bashkesive-islame-shqiptare-ne-zvicer-zgjedhet-kryesia-e-re/: UISHZ transformohet në Union të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, zgjedhet kryesia e re. (Verifikuar së fundmi me 23.01.2018).

18. http://www.viuk.ch/new/12-aus-der-presse/12-islamunterricht-gestartet: Islamunterricht gestartet. ifikuar së fundmi me 23.01.2018).

19. http://www.el-hikmeh.net/14/files/integrimi_i_muslimaneve_ne_zvicer_-_hisham_maizar.pdf: Integrimi i muslimanëve në Zvicër, Dr. Hisham Maizar. (Verifikuar së fundmi me 23.01.2018).

20. Kur’an: El-Huxhuratë, 12.

BESUCH DER 1 OBERSTUFE SCHULE SPEICHER IN DER PARADIES MOSCHEE, ST. GALLEN
Publikuar me: 12.14.2017

Heute, den 15. November 2017 erhielten wir in der Paradies Moschee St. Gallen morgens um 08:30 Uhr Besuch der Schülerinnen und  Schüler der 1 Oberstufe, alle im Alter von ca. 12 bis 13 Jahren. Die Schüler wurden von Reto Moritzi und Desiree Rieser begleitet und die zweite Gruppe von 10:00 bis 11:00 Uhr kamen in Begleitung von Dietz von Hardenberg und der Pfarrerin Sigrun  Holz.

Die Schülerinnen und Schüler wurden vom Religionslehrer und gleichzeitig Imam des Vereins Paradies Moschee, Herr Feim Dragusha herzlich willkommen geheissen.

Der Imam stellte sich kurz vor und dankte anschliessend den Anwesenden für ihr Interesse und ihren Besuch.

Der Imam stellte ihnen  den Azan , den Gebetsruf vor, welchen öffentlicher Ausruf seit 2009 in der Schweiz untersagt wurde.

Danach erklärte er, wie die Muslime die 5 täglichen Ritualgebete verrichten und demonstrierte dies anhand dessen, dass sie gemeinsam ein Gebet ausübten. Seitens der Schülerschaft war das Interesse am Islam, dem Tag des Jüngsten Gerichts, die 5 rituellen Pflichtgebete sehr gross. Auch wollten sie wissen, ob Jesus und Maria im Koran erwähnt wurden.

Der Imam beantwortete all ihre Fragen und erklärte ihnen, dass Jesus (Isaa Frieden und Segen sei auf ihm) und seine Mutter Maria von den Muslimen  sehr respektiert werden.

Der Magister Imam Feim Dragusha sagte, dass er hoffe, dass auch der Prophet Mohamed –Frieden und Segen sei auf ihm- von den Christen und Juden als letzter Prophet anerkannt und respektiert wird und nicht zum Beispiel als Karikatur dargestellt wird, so dass der Prophet als dieser Anerkennung erhält.

Abschliessend wünscht der Imam Dragusha, dass Veranstaltungen wie diese zwischen den Religionen gemeinsame Brücken Schaffen werden um miteinander zu leben und einander zu respektieren.

Mag. Feim Dragusha

“Libri Pllanës hedh në pleh shkarravinat e shumta të akademikëve serb”- Artikull nga portali Prointegra
Në Sallën e madhe të Xhamisë Internacionale “Xheneti” në St.Gallen të Zvicrës, të stolisur me flamurin kombëtar e flamujt shtetëror të Kosovës e Zvicrës, më 3 Nëntor 2017 u bë promovimi i librit enciklopedik  “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844- 1999”, të autorit Nusret Pllana, i përkthyer në 9 gjuhë botërore dhe i promovuar në mbi 50 qendra të ndryshme të globit

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Në xhaminë e St.Gallen të Zvicrës, patëm rastin të jemi prezent në një promovim libri në mënyrën më të mirë të një organizimi të mundshëm. Ishte promovimi i librit enciklopedik të autorit Nusret Pllana, me titull “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844- 1999”, organizuar nga kryesia e kësaj Xhamie, nën udhëheqjen e atdhetarit Mr. sc. Fehim Dragusha – Imam i kësaj xhamie, me ç ‘rast aty ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr.sc.Ekrem Simnica – Drejtor i Drejtorisë për Diasporë, si dhe një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Italia, Shqipëria etj. Në këtë manifestim shumë të suksesshëm me karakter sa kombëtar aq edhe me peshë shkencore e kulturore merrnin pjesë edhe Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Berna, Dr. Salih Sefa, pastaj veprimtari i njohur i çështjes kombëtare Ibish Neziri, si dhe Akenbut Iballi dhe shumë veprimtarë të tjerë shqiptarë anë e kënd trojeve tona etnike . Merrnin pjesë edhe shumë anëtarë të familjes patriotike Gërvalla të persekutuar me dekada nga regjimet fashiste serbe, me ç ‘rast fjala iu dha edhe përfaqësuesit të kësaj familje, Deli Gërvalla.

Në fjalën e tij përshëndetëse nikoqiri Mr.sc. Fehim Dragusha, pasi foli për jehonën e këtij libri dhe autorin e saj potencoi se: “Ai që nuk e njeh e do historinë e vete nuk është shqiptar !“. Gjithashtu njoftoi se në momentin e fundit disa imam kanë paralajmëruar mosardhjen në promovim ngase libri sipas tyre ka motive politike, për çka me këtë rast reagoi imami i Winterthurit, duke thënë se aktualisht edhe mos prezencën me motiv të tillë e sheh si politike.

Me fjalë përshëndetëse u paraqitën Dr. Salih Sefa, Mr.sc. Ekrem Simnica, si dhe të pranishëm të tjerë, përfshi edhe xhematin e këtushëm, të cilët vlerësuan lartë kontributin e Nusret Pllanës – i cili me veprat e tij të shumta me peshë të jashtëzakonshme dokumentare, promovuar edhe jashtë kontinentit tonë, si në Amerikë, Kanada, Azi e Australisë, arriti të sensibilizojë opinionin përparimtar evropian e botëror rreth përmasave të golgotave shqiptare të shkaktuara nga okupuesit sllav, veçmas ai serb i cili në shkallë të gjerë ushtroi gjenocid të paparë kundrejt popullatës së pambrojtur shqiptare.

Por barbaria serbe, përfshi edhe dhjetëra projekte shfarosëse nga akademia dhe kisha serbe, nuk arriti ta gjunjëzojë dhe asgjësojë popullin autokton, ndërsa që vet kjo vepër e Pllanës, në saje të dokumentaritetit dhe përmbajtjes rrëqethëse, të pajisur me mijëra foto e dokumente nga masakrat e shkaktuara, arriti të zhvesh dhe të hedh në mbeturina me mijëra tonë shkarravinash të akademikëve dhe të kishës ortodokse serbe.

Në fjalën e tij i dërguari nga Bashkësia Islame e Kosovë, Mr.sc.Ekrem Simnica – Drejtor i Drejtorisë për Diasporë, pasi falënderoj në mënyrë të veçantë autorin për këtë vepër madhore: “ për punën kolosale që bëri dhe po bënë me projektin e tij, duke paraqitur dhe dëshmuar edhe me foto autentike dhunën, masakrat, terrorin, helmimet, gjenocidin dhe shfrenimet shtazarake individuale e institucionale të vazhdueshme të pushtuesve serbë ndaj shqiptarëve për një shekull e gjysmë në librin “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999 “, përgëzoi edhe organizatorët e këtij promovimi, kryesinë e Xhamisë “Xheneti” dhe xhematin që kontribuuan rreth organizimit dhe ndihmës së ofruar, e në veçanti uroi imamin Fehim Dragusha, për punën e pa lodhshme këtu në St. Gallen por jo vetëm këtu nga se siç potencoi Simnica: “ Imami i nderuar Dragusha bënë aktivitete në mbarë Zvicrën dhe me gjerë edhe në shtetet e Europës, si në rrafshin kombëtar edhe atë njerëzor”.

Njëherësh i deleguari nge Prishtina kërkoi që edhe imamët e qendrave të tjera të ndjekin rrugën e imamit Dragusha që t’i mundësojnë Autorit të librit Nusret Pllana “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999” promovimin edhe në Qendrat tjera, dhe njëherësh përhapjen e të vërtetës për terrorin serbë të ushtruar me shekuj ndaj Popullit Shqiptar.

Më pastaj u zhvillua një bashkëbisedim me autorin, si dhe u shfaqen dy filma dokumentar nga autori Pllana për masakrat serbe në Kosovë të cilët me pamjet e tyre rrëqethëse tronditën të pranishmit. Kjo ngjarje e rëndësishme u përcoll nga ekipet e RTSH dhe RTK, me gazetarin Ferdinand Samarxhi nga Tirana dhe xhiruesin Shefqet Cakolli.

Artikull i huazuar nga portali :http://prointegra.ch/nysret_pllana/

“Ne në Zvicërr përcjellim mesazhin islam”-Nehat ef. Ismaili, Interviste per revisten Paqja
“Ne në Zvicërr përcjellim mesazhin islam”-Nehat ef. Ismaili, Interviste per revisten Paqja

Publikuar me: 22 Tetor, 2015

“Puna që bëhet në xhami është mësim-besimi, edukimi, përqëndrimi në kultivimin e gjuhës së pastër shqipe nëpër mektebe, aktivitete kulturore, aktivitete sportive, grupe dramaturgjike, aktivitete humanitare, siç janë dhurimi i organizuar i gjakut nga xhemati, ekskurzione nga më të ndryshme brenda dhe jashtë Zvicrrës, kampingje, përcjellja e ndeshjeve sportive në mënyrë të organizuar, organizimi i seminareve, tribunave, koncerteve islame, manifestimet e ndryshme me karakter kulturor dhe kombëtar”, – u shpreh në mes tjerash në intervistën dhënë revistës sonë kryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvizër Nehat ef. Ismaili.

~ Paqja:  Kur është themeluar dhe në ç’formë është i organizuar Unioni i Imamëve Shqiptar në Zvizër?

Nehat Ismaili: Ideja për themelimin e Unionit të Imamëve Shqiptar në Zvizër ka filluar qysh në qershor të vitit 2010. Pra lindi nevoja që imamët shqiptarë të ulen e të bisedojnë në mes veti për të marrë përgjegjësinë fetare e kombëtare. Në Zvicërr ka edhe komunitete tjera islame: të turqëve, arabëve e boshnjakëve dhe secili prej tyre ka organizimin e vet. Pra shqiptarët mbetën disi si anësh dhe sikur prisnim që të tjerët t’i kryenin punët për ne. Themelimit të tij i kanë paraprirë paraprakisht disa takime të imamëve shqiptarë. Ishim të vetëdijshëm se mërgata shqiptare në Zvicërr sytë i kishte drejtuar drejt nesh dhe priste punë më të organizuar. Deri atëherë funksiononte Keshilli Koordinativ i Qendrave Shqiptare, Këshill ky që i tubonte anëtarët një herë në vit në vigjile të Muajit të Ramazanit për të diskutuar ecurinë e organizimit të Muajit të Ramazanit, përgatitjen e imsjakijave dhe kalendarëve dhe njoftim mbi rrjedhat e Haxhit. Pa dyshim që kjo nuk mjaftonte për zhvillimin normal të jetës fetare, kishte kërkesa të shumta që paraqiteshin dhe sfida të reja. Në Zvicër mungonte organizimi i mirëfilltë dhe kishte nevojë që ne të kishim një strukturë organizative, e cila rreth vetes do të tubonte imamët, të cilët krahas potencialit dhe kreativitetit për punë kanë edhe dëshirë për ta dëshmuar veten e tyre. Kësisoj ne duke pasur parasysh këto rrethana, zhvilluam disa takime radhazi prej qershorit të vitit 2010 e deri në janar të vitit 2012. Pas afërsisht dhjetë takimeve të suksesshme, me ndihmën e Allahut të Madhëruar arritëm t’i harmonizojmë qëndrimet dhe vendosëm të themelojmë Unionin e Imamëve Shqiptar në Zvicërr. Kështu pra më 22 janar në Bern erdhi deri te themelimi i Unionit, zgjedhja e organeve drejtuese dhe përpilimi i statusit. Kështu qe tre vite që nga ekzistimi i tij, Unioni veçmë ka filluar të etablohet në shoqëri, duke zhvilluar aktivitet të gjerë si brenda ashtu edhe jashtë Zvicrrës. Duke u vendosur në shërbim të popullatës, duam të përcjellim një mesazh të qartë për të gjithë shqiptarët. Bazuar në metodologjinë e shëndoshë islame kemi kanalizuar të gjitha aktivitetet tona, për të marrë përsipër që në Zvicërr të vendoset rendi. Zaten është pikërisht ky vend që respekton ligjin e rregullat dhe gjithçka synon ta bëjë në përputhje me to. Pra ata duan që çdo punë e aktivitet të dihet paraprakisht që më parë. Shqiptarët në Zvicërr më herët nuk kanë festuar me një datë as festat e Bajramit, kurse tani Unioni në marrëveshje me bashkësitë islame të vendlindjes dhe në koordinim me qendrat e mëdha botërore islame ka harmonizuar datat e kremtimit të këtyre festave, duke shmangur kështu hutinë që ishte më parë. Unioni ka strukturën e vet, kryesinë prej pesë anëtarëve, këshillin mbikëqyrës prej tre anëtarëve, kryetarin dhe nënkryetarin e kuvendit. Imamët shqiptarë në Zvicërr bashkëpunojnë dhe kanë raporte të shkëlqyera mes veti dhe së bashku i bashkërendojnë aktivitetet e tyre.

~    Paqja: Cili është qëllimi i themelimit të Unionit dhe çfarë e dallon atë prej organizimeve tjera?

Nehat Ismaili: Duke e pasur parasysh se komuniteti shqiptar në Zvicërr është komuniteti më i madh karshi komuniteteve tjera, ne kemi dashur që për shqiptarët të flasin shqiptarët, pra hoxhallarët e vendeve nga vijnë shqiptarët këtu, ashtu që ata të mbrojnë vlerat e Islamit, por edhe të mbajnë gjallë edhe frymën kombëtare. Ideja ka qenë që në Zvicërr të përcjellim mesazhin islam dhe vijën mesatare të Islamit. Në mbështetjen e kësaj ideje jemi shumë të sinqertë e transparent, sepse kjo është fundamentuar edhe në Kuran dhe Sunet. Kjo ka peshën e rëndësisë së vet në organizimin e jetës fetare, sepse në mungesë të një mekanizmi menaxhues, atëherë në skenë dalin njerëzit e papërgjegjshëm, prej të cilëve dalin qëndrime nga më të ndryshme. Dalin individ të gjithfarëllojshëm që prezentojnë Islamin, kurse nga ana tjetër mbrojnë interesa të caktuara ideologjike dhe politike. Hoxhallarët që janë nën ‘kupolën’ e Unionit janë të shkolluar nga shkolla të ndryshme, gjë që është një pasuri e madhe. Çdoherë kur paraqitet nevoja e nxjerrjes së fetvave në përputhje me vendin ku ndodhemi, kjo laramani e shkollimit të hoxhallarëve në vende të ndryshme dhe me dije e përvoja të llojllojshme, ndihmon dhe kontribuon zgjidhjen e problemeve mbi baza të shëndosha islame. Po ashtu përmes Unionit dëshirojmë të kontribuojmë sadopak në zgjidhjen e problemeve të shumta të popullit shqiptar dhe musliman në përgjithësi në Zvicërr, si në aspektin social, psikologjik, kulturor e fetar, duke ofruar këshilla e sugjerime, duke intervenuar në raste të veçanta për zgjidhjen e problemeve familjare, në raste shkurorëzimesh e kështu me radhë. Gjithashtu përmes debateve, tribunave e diskutimeve duam të depërtojmë në shoqëri për të artikuluar sa më mirë e në mënyrë dinjitoze qëndrimet tona, të cilat kuptohet bazën e kanë në Kuran e Sunet, ngaqë deri më tani kemi qenë një shumicë e heshtur dhe nuk na është dëgjuar zëri sa duhet dhe nuk kemi qenë zë i fuqishëm në përballje me realitetin aktual. Unioni njëherësh angazhohet për integrimin e shoqërisë shqiptare muslimane në shoqërinë zvicerrane, në një integrim do ta quaja të kontrolluar që ka parasysh mbajtjen e barazpeshës në interpretimin mesatar të Islamit, sepse izolimi i popullatës shqiptare muslimane nga shoqëria e këtushme në përgjithësi nuk është në interesin tonë, po as edhe asimilimi nuk është në interesin tonë, kështu që ne kemi vendosur vija të qarta se cila rrugë duhet ndjekur për këtë integrim.

~   Paqja: Krahas karakterit fetar, Unionin e dallon edhe aktiviteti në planin kombëtar. Cilët janë angazhimet tuaja në këtë kontekst?

Nehat Ismaili: Në agjendën tonë të Unionit, kemi paraparë që ndikimin tonë ta shtrijmë në sfera të ndryshme e të shumta, ashtu që Unioni të bëhet tamam një bashkësi e shëndoshë islame, me plotë kuptim në të gjitha fushat. Nuk mund të thuash se ndihmon popullin nëse jep vetëm këshilla e sugjerime. Përpos angazhimit për ngritjen e vetëdijes intelektuale të shqiptarëve muslimanë në Zvicërr, ne duhet që në momente të caktuara të jemi edhe më pragmatik, pra që t’u dilet në ndihmë njerëzve konkretisht. Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër ka qenë organizator i një manifestimi të madh kulturor me rastin e 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar, ku kishim të ftuar politikanë të shquar, ambasadorë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme. Me rastin e 28 nëntorit çdo vit xhamitë organizojnë turnire të futbollit të vogël në salla sportive. Xhamitë përpos kultivimit të ndjenjave fetare kanë edhe rolin e kultivimit të ndjenjave kombëtare. Kemi mbështetur dhe mbështesim aktivetetet kulturore të shoqërive artistike, ndërsa shpesh pjesëmarrësit kanë ardhur dhe i kanë vizituar xhamitë, kurse ne u kemi dhënë broshura e materiale islame. Unioni ka grumbulluar ndihmë të konsiderueshme edhe për popullatën shqiptare të goditur më 9 maj të këtij viti në Lagjën e Trimave në Kumanovë, me rastin e aksionit policor me ç’rast u dogjën dhe u dëmtuan mbi 60 shtëpi. Në aktivitet morën pjesë rreth 50 xhami dhe qendra shqiptare. Mirëpo pati edhe donacione simbolike nga komunitete të ndryshme. Për tri ditë u grumbulluan afro 200 mijë franga zvicërrane, ndërsa për shkak të transparencës ndaj donatorëve dhe popullatës kemi shkuar në vendin e ngjarjes dhe kemi bërë shpërndarjen e tyre. Ndihmat në të hollat janë ndarë në bazë të vlerësimit të dëmeve që e ka bërë komisioni i formuar nga ky Unioni i Imamëve Shqiptar në Zvicër. Po ashtu edhe me rastin e vëshimeve në Tetovë, në ditën e dytë dolëm në terren, nga pamë se realisht ajo popullatë kishte nevojë të ndihmohej. Brenda dy javësh grumbulluam dhe shpërndam afro 60 mijë frangash. Ne vitin e kaluar shpërndam afro 60 mijë franga edhe për Bosnjën me rastin e vërshimeve dhe dëmeve që shkaktuan ato atje. Në bashkëpunim me Islamik Reliev kemi grumbulluar nga donatorët diku afro 200 mijë franga, të cilat i kemi dedikuar për Afrikë dhe nevojat e popullatës muslimane atje. Po ashtu kemi pasur një projekt në vlerë prej 78 mijë frangash për pajisjen e shkollave shqipe në Maqedoni me karrige, banka dhe nevoja tjera imediate. Gjithashtu kemi realizuar edhe një projekt në Kosovë për sjelljen e sistemit të ujit të pijshëm në një prej fshatrave të Kosovës, projekt prej dhjetëra mijëra frangash zvicerane. Disa vite me rradhë nga disa xhami në Zvicër organizohet edhe aksionin humanitar tradicional “Dhuro një pikë gjak për të shpëtuar jetën e një njeriu”. Kjo traditë e dhurimit vullnetar të gjakut bëhet në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët kanë nevojë për gjak. Aksioni organizohet edhe nga Xhamia e Bardhë e Arburgut ku shërbej si imam, ndërsa fakti që ky aksion zhvillohet në vigjilje të Kurban Bajramit nënkupton simbolikën e sakrificës. Para aksionit mbahen edhe seminare për të senzibilizuar qytetarët që të japin gjak për të mirën e shëndetit të tyre, por edhe për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë. Qëllimi i ekzistimit të Unionit nuk është organizimi i aktiviteteve humanitare, por përmes këtyre rasteve dëshmuam se dimë të organizohemi dhe të marrim përgjegjësi të mëdha në kohë dhe rrethana të caktuara. Unioni çdo vit organizon seminare trajnuese për imamët shqiptarë. Në seminare ligjërojnë edhe dijetarë të shquar të botës islame. Gjithashtu mbajmë seminare edhe për zhvillimin e dialogut dhe marrëdhënieve ndërfetare. Seminaret vërtet kushtojnë diku 10-15 mijë franga, por ia vlen, sepse janë shumë të dobishme për muslimanët në përgjithësi. Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër ka organizuar edhe ekspozitë të hapur për të gjithë vizitorët me temën: “Biografia e Muhamedit a.s. nga lindja deri në vdekjen e Tij”. Një ekspozitë e tillë është ekspozuar në 27 shtete të botës. Kuadri i Unionit i përbërë nga imamët, deri tani kanë të publikur mbi 150 vepra, kryesisht përkthime nga gjuhë të ndryshme të literatures islame, rezenzione, mes tjerash edhe mbi 30 vepra autoriale, ndërsa po ashtu janë edhe aktiv në konferenca të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë Zvicërs.

~ Paqja: Ju ndodheni në një vend kryesisht të krishterë, sa jeni të vëmendshëm ju dhe predikuesit e tjerë, duke pasur parasysh islamofobinë në rritje e sipër?

Nehat Ismaili: Ne jemi kundër çdo ekstremizmi e fanatizmi të secilit lloj. Ne përpiqemi edhe për zhvillimin e dialogut ndërfetar; jetojmë në Zvicërr dhe kemi kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e kishave dhe bashkësive të ndryshme fetare, sepse vetëm duke e njohur njëri-tjetrin mund të mësohemi që të bashkëjetojmë. Pas liberalizimit të vizave është bërë gati e pamundshme të dihet cili hoxhë vjen këtu, çfarë përgatitjesh e qëllimesh ka. Më parë ardhjen e tyre e kontrollonin bashkësitë përkatëse islame nga vendlindja. UISHZ viteve të fundit ka organizuar disa seminare për imamët shqiptarë në Zvicër me profesorë eminentë të fushave në fjalë. Janë botuar broshura, janë organizuar tribuna dhe është punuar për unifikimin e planprogramit mësimor në të gjitha shkollat fetare që funksionojnë në kuadër të xhamive shqiptare në Zvicër dhe së fundmi përpilimin e një rregulloreje të unifikuar për të gjitha qendrat islame shqiptare etj. Gjuha e imamëve është e njëjtë në të gjitha rrafshet, por ngandonjëherë mundet gabimisht të interpretohet, ose të kuptohet ose të barten në kontekst të gabuar fjalët dhe kjo të shkaktojë huti. Për atë duhet të konsultohet imami personalisht e jo të jepen vlerësime për fjalët e i imamit në bazë të përcjelljeve anonime të deklaratave. Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër distancohet publikisht nga veprimet individuale të personave të caktuar që shkelin rendin kushtetues zviceran, veçanërisht nëse bëhet fjalë për rekrutimin e të rinjve dhe dërgimin e tyre në frontet e luftës nëpër vende të ndryshme. Ne mbajmë llogari vetëm për qendrat islame që janë pjesë e këtij Unioni dhe për imamët që janë anëtarë të rregullt të këtij Unioni, duke apeluar te të gjithë protagonistët e jetës fetare në Zvicër që të angazhohen në edukimin e mirëfilltë të brezave të rinj, luftimin e dukurive devijante dhe të dëmshme për të rinjtë, avancimin e vlerave universale dhe integrimin e tyre në shoqërinë zvicerane. Unioni tërheq vërejtjen edhe ndaj keqkuptimeve të mundshme që mund të çojnë në etiketime të panevojshme.

~ Paqja: Ju siç theksuat nuk jeni shoqatë humanitare, por a nuk do të ishte më e arsyeshme që brenda Unionit të kishit një dikaster dedikuar për këso qëllimesh. Meqë diaspora është më e pasur, kurse në vendlindje ka raste të varfërisë tejet ekstreme, a nuk do të ishte e udhës të riaktualizohej ai 3% i famshëm i Qeverisë së Kosovës, por tani me moto tjetër. Kur ka mundur diaspora të organizohej atëherë, pse s’mundet tani?

Nehat Ismaili: Unioni në përcaktimet e veta programore e ka nënvizuar se kohë pas kohe bën organizimin dhe grumbullimin e mjeteve finansiare për qëllime humanitare, ndërsa imamët janë udhëheqës të këtyre proceseve në bashkpunim të ngushtë me kryesitë e xhamive, si rrjedhojë e kësaj menjëherë formohet komisioni prej vetë imamëve, të cilët këtë veprim e kanë punë permante në xhamitë e tyre gati çdo muaj. Çdo xhami shqiptare në Zvicërr krahas aktiviteteve të lartëpërmenduara ka aktivitete permanente mujore humanitare.

~ Paqja: Po theksoni se ndiqni Islamin mesatar e të moderuar dhe kjo në mënyrë implicite dhe eksplicite domethënë vijën tradicionale të medh-hebit hanefi. Si në vendlindje ashtu edhe në diasporë kanë depërtuar rryma alternative të predikimit, më ndryshe. Çfarë do të bënte Unioni nëse fluksi i këtyre predikuesve shtohet?

Nehat Ismaili: Unioni ka qëndrim korrekt ndaj të gjithëve, përgjegjës për hoxhollarët janë vetë xhematet shqiptare. Ata finansojnë angazhimin e tyre për detyrën që bëjnë. Ne nuk jemi në rolin e policit dhe nuk kemi fuqi ekzekutuese. Ne jemi organizatë e cila angazhohet për bashkimin e imameve, teologeve dhe studijuesve të Islamit e organizuar mbi baza vullnetare. Fuqi ekzekutuese kanë vetë xhamitë brenda xhamisë, por ne mund t’u ndihmojmë me këshilla dhe sygjerime, ose duke hapur debate nga më të ndryshmet që janë në interes të xhematit, xhamisë, dhe komunitetit shqiptarë muslimanë në përgjithësi. Ne si Union respektojmë mendimin e secilit edhe nëse nuk pajtohemi, e tërë kjo si kulturë dhe metologji e Unionit dhe imamëve që janë brenda Unionit.

~ Paqja: Mërgimtarët ngaqë jetojnë në një vend të huaj ku më shumë predominon mënyra krishtere e të jetuarit, shpesh hasin në dilema të natyrave të ndryshme. Më e shpeshta që dëgjojmë është droja e marrjes së kredive. Konsultohen edhe te ju për këtë çështje dhe çfarë u thoni?

Nehat Ismaili: Ne i porosisim të gjithe besimtaret që t’i shmangen kredisë dhe kurrsesi të mos i afrohen, sepse realisht ata nuk kanë nevojë për çështje thelbërsore jetësore të marrin kredi, ata janë të punësuar, dhe secili që ka nevojë për një çështje të tillë, personalisht duhet të kontaktojë imamin, ose t’i shkruajë departamentit për fetva të Unionit dhe të diskutohet çdo rast në vete.  Ne si Union i këshillojmë besimtarët që të largohen nga blerja me kredi, kamatë, kur dihet mëkati që tërheq pas vetes një akt i tillë. Krahas kësaj, lehtësi më vete është edhe fakti se tani në Zvicër ka filluar edhe shitja e produkteve me këste e pa kamatë.

~ Paqja: Unioni juaj ka dënuar ngjarjet e të ashtuquajturit terrorizëm ndaj stafit të revistës ‘Charlie Hebdo’. Shumë prova të mëvonshme dëshmuan se rasti ishte i inskenuar. Ngjarja ka ndodhur në Paris, atëherë pse reaguat ju në Zvicërr aq shpejt ende pa u ndriçuar rasti në tërësi? Me këtë dua të them, se a nuk e keni parasysh faktin se jetojmë në kohën e islamofobisë kur po demonizohen më së shumti muslimanët dhe ata po janë kryesisht viktimë?

Nehat Ismaili: Ne nuk jemi nisur nga supozimi se rasti është i inskenuar, por nga e dhëna e proklamuar si lajm e që pasqyrohej si fakt. Nga parimet bazë të fesë islame dhuna dhe terrori është i papranueshëm dhe kjo ka rëndësi të thuhet sa më shpesh që është e mundshme kurdo që jepet rasti, ashtu që steriotipet dhe paragjykimet ndaj Islamit të zhduken. Kjo ka më shumë rëndësi sesa çdo gjë tjetër, pra që të jepet pasqyra reale e Islamit dhe të luftohet propaganda ndaj muslimanëve. Inskenimet, improvizimet, dredhitë dhe kurthet perfide e dinake të kujdo qoftë nuk janë lëmi e hetimit ose investigimit tonë; ne pra gjykojmë veprën e shëmtuar dhe pikërisht në këtë gjykim hynë edhe prapaskenat e mundshme, përgjegjësia e të cilave bie mbi organet kompetente të hetuesisë së vendit ku ndodhin ato ngjarje. Ne dënojmë veprat e shmëtuara, dhunën, vrasjen, terrorrin dhe në këtë mes edhe provokimet që u paraprijnë këtyre akteve. Në këtë kontekst ne si Union nuk kemi heshtur dot as me rastin kur kjo revistë ka satirizuar përmes karikaturave personalitetin madhor të Muhamedit alejhiselam. Ne me kohë kemi dënuar atë vepër të fëlliqur që bëhet në emër të lirisë së shprehjes e medias dhe në emër të vlerave të demokracisë liberale. As njëra as tjetra nuk qëndrojnë dhe e kemi bërë të qartë këtë, ngaqë nuk mund të lëndohen, të fyhen e të përdhosen vlerat sublime shpirtërore të një komuniteti në emër të një humori të papresedan. Mirëpo shfrytëzoj rastin t’ia bëjë me dije opinionit, se kemi ngelur të zgjënjyer nga disa portale shqiptare dhe revista elektronike në Zvicër, të cilet hezituan të botojnë reagimin e Unionit me rastin e satirizimit të figurës së Muhamedit a.s., për arsye që nuk na janë thënë në mënyrë të shkruar nga redaktorët në fjalë. Ne gjithashtu kemi reaguar me rastin e vandalizimit të Xhamisë së Flumsit, duke kërkuar nga populla shqiptare muslimane të jenë të kujdesshëm e të mos nguten me kualifikime dhe paragjykime, që rastin në fjalë të mos e klasifikojnë atë si akt islamofobie, për faktin se ne nuk jemi ekspert të rendit dhe sigurisë, por jemi imamë që duhet të gjykojmë drejt dhe realisht dhe çdo rast ta analizojmë veç e veç. Po ashtu kemi reaguar edhe për shumë raste tjera në nivel të Unionit për rastin e hixhabit , në nivele kantonale, si dhe në nivele më të larta të instancave shtetërore.

~ Paqja: Kam përshtypje se hoxhallarët si në vendlindje, ashtu edhe në diasporë kanë mbetur peng të shablloneve të vjetëruara të daëetit: ligjërata në xhami, tribuna, internet – rrjete sociale dhe nuk vërehen madje as përpjekje në gjetjen e modaliteteve tjera që do të ishin ndoshta edhe më efikase. Me fjalë të tjera po burokratizohet pasiviteti i hoxhallarëve dhe ata sikur po ndjejnë satisfaksion në vazhdimin e asaj që kanë gjetur më herët; përse?

Nehat Ismaili:

Kjo absolutisht nuk është e vërtetë, edhe pyetjet që parashtrohet në këtë mënyrë janë të vjetëruara të shablloneve të vjetra. Hoxhollarët në Zvicër janë në hap me kohën dhe zhvillojnë aktivitete nga më të ndryshmet në Zvicër. Përdorimi i internetit dhe rrjeteve sociale të komunikimit masiv për perhapjen e davetit dhe vlerave, nuk janë mjete të vjetërura por janë mjete moderne dhe të kohës. Pastaj, çdo imam në xhami organizon aktivitete që ai i vlerëson se janë të arsyeshme dhe të nevojshme për xhematin e vet. Këtu duhet të kihet parasysh edhe niveli i xhematit, dhe kurssesi nuk pajtohem se hoxhollaret janë mbyllur në shabllonet e veta të vjetëruara, por daveti zhvillohet konform kushteve, nivelit të vetëdijes dhe planifikimit paraprak nga vetë imami dhe kryesia e xhamisë. Puna që bëhet në xhami është mësim-besimi, edukimi, përqëndrimi në kultivimin e gjuhës së pastër shqipe nëpër mektebe, aktivitete kulturore, aktivitete sportive, grupe dramaturgjike, aktivitete humanitare, siç janë dhurimi i organizuar i gjakut nga xhemati, ekskurzione nga më të ndryshme brenda dhe jashtë Zvicrrës, kampingje, përcjellja e ndeshjeve sportive në mënyrë të organizuar, organizimi i seminareve, tribunave, koncerteve islame, manifestimet e ndryshme me karakter kulturor dhe kombëtar. Unioni ishte aktiv edhe në mobilizimin dhe vetëdijësimin e mërgatës shqiptare përkitazi me rëndësinë e të votuarit për deputetin e diasporës duke aktivizuar tërë potencialin kadrovik dhe infrastrukturor për këtë qëllim kombëtar. Por kemi shprehur pakënaqësinë tonë në lidhje me ecurinë dhe dinamikën e procesit votues dhe parregullsitë e ndryshme. Ne nuk mund të ndërtojmë anije kozmike për të shkuar në Hënë, e as që i posedojmë mjetet e NASA-s, por tentojmë dhe bëjmë përpjekje në kontinuitet për të ndërtuar individ, familje dhe shoqëri të shëndoshë, për t’i shërbyer fesë, vatanit, kombit dhe një vendi të bukur ku jetojmë dhe veprojmë siç është Zvicra.

Biografia – CV: Nehat Ismaili ka lindur në Kumanovë. Ka diplomuar në Universitetin Islamik në Medine, në Fakultetin e Dawes – Institutin e Gjuhës Arabe për të Huaj. Ka ndjekur studimet master në Francë, Institutin Europian të Shkencave Humane në Paris. Është përkthyes dhe recenzent i dhjetëra veprave nga gjuha arabe. Ka qenë anëtar i Forumit Rinor Islam (FRI) në Maqedoni, viti 2003-2007, anëtar i Këshillit Koordinativ për Qendrat Islame Shqiptare në Zvicërr nga viti 2008, anëtar i Lidhjes së Muslimanëve të Kantonit Aarau që nga viti 2009, njëri prej iniciatorëve dhe themeluesve të Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër (UISHZ), nënkryetar i UISHZ- së nga viti 2012-2014 dhe nga viti 2014 kryetar i UISHZ-së. .

Vegëza shtesë

Lajme

Lajme nga bota Islame(155)

Lajme nga Zvicra(256)

Lajme rreth Unionit(203)

Artikuj Fetarë

Ahlak(12)

Akideh(9)

Analiza(25)

Fikh(55)

Histori islame(15)

Sociale-Filozofike(17)

Të ndryshme(61)

Ibadetet e Ramazanit, shanse për përfitime të mëdha
Ibadetet e Ramazanit, shanse për përfitime të mëdha

Publikuar më: 25. qershor 2014

Mehas Alija

Pjesa e dytë e muajit Shaban, në të cilën gjendemi aktualisht, është koha kur duhet përgatitur shumë seriozisht në aspektin psiko-fizik, para se të vij muaji i bekuar i Ramazanit. Secili prej nesh bën përgatitje dhe plane paraprake për aktivitetet e tij të ardhshme, sikur që janë pushimet, festat e ndryshme, shënimi i motmoteve, etj., andaj dhe shumë më shumë do të duhej planifikuar agjenda e cila do të mund të  realizohej në kohën e Ramazanit.

Allahu i Madhërishëm i ka veçuar dhe vlerësuar disa vende në krahasim me disa të tjera, ashtu sikurse i ka veçuar disa kohë në krahasim me kohë të tjera, kurse karakteristikë e këtyre është se adhurimet e bëra në ato vende dhe kohë të veçanta tërheqin shpërblime shumë më të mëdha, se sa në vende dhe kohë të tjera. Kështu që Allahu, nga vendet dalloi Mekken dhe Haremin e saj, xhaminë e Pejgamberit a.s., në Medine dhe xhaminë El-Aksa në Jerusalem, kurse prej kohëve, Allahu e veçoi kohën e dhjetë ditëve të muajit Dhul-hixhe, si dhe tërë kohën e muajit Ramazan.

Agjërimi është mburojë

Ibadeti kryesor në muajin e Ramazanit është agjërimi dhe se, gjatë këtij muaji, nuk ka ibadet më të mirë që mund ta barazohet me të. Është e natyrshme të mendohet se, edhe krahas agjërimit, besimtari duhet të bëjë edhe shumë vepra të tjera të dobishme, por, agjërimin asgjë nuk mund ta zëvendësojë.

Transmetohet nga Ebu Hurejreja, r.a., se i Dërguari i Allahut s.a.v.s., ka thënë:“Zoti i Madhëruar ka thënë: “Çdovepër e birit të Ademit i takon atij, përveç agjërimit. Ai është përMua dhe Unë shpërblej për të.” (Imam Buhari). Ky hadith kudsij na tregon se Allahu i Madhërishëm agjërimin e ka cilësuar si një ibadet i cili kryhet eksluzivisht për Të, ndonëse edhe ibadet e tjera veprohen ne emër të Tij, sikur që është namazi, zeqati, sadakaja, etj. Dijetarët muslimanë kur e shpjegojnë hadithin në fjalë, thonë se kjo është kështu për shkak se vetëm te agjërimi mund vihet në shprehje sinqeriteti i plotë.

Të gjitha ibadetet e tjera janë publike, që shihen nga njerëzit, andaj dhe dikush mund t’i veprojë ato sa për t’u dukur para njerëzve, që dikush ta lavdërojë apo të fitojë simpatinë e tyre, duke mos pasur konsideratën më të lartë se i bënë vetëm për hir të Allahut, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodh me agjërimin. Agjërimi është një vepër e fshehet, që mbetet midis njeriut dhe Krijuesit të tij, andaj dhe ai i cili gjatë tërë ditës e përmban vetën nga ushqimi, pija dhe nga disa gjëra të tjera që prishin agjërimin, ai këtë, më të vërtetë, e bën ekskluzivisht vetëm për Allahun, edhe pse ka mundësi që, në një moment të caktuar, kur nuk e sheh njeri, ta prish agjërimin dhe të konsumojë diç nga gjërat e lartpërmendura.

Ja pra, pikërisht, për këtë sinqeritet që tregon njeriu gjatë agjërimit, Allahu xh.sh., agjërimin ia ka përshkruar Vetes së Tij të Lartmadhërishme.

Një tjetër karakteristikë e agjërimit, në krahasim me veprat e tjera të mira, është se për të ka merita dhe shpërblime specifike. Në një hadith tjetër, i Dërguari i Allahut s.a.v.s., thotë: “Pejgamberi a.s. thotë: Çdo vepër e birit tëAdemit i takon atij. Një e mirë shpërblehet sa dhjetë sosh dhe deri nështatëqind herë shumëfishohet shpërblimi, e Zoti ka thënë: “Përposagjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të, për shkak senjeriu e braktisë ushqimin për Mua, e braktisë pijen për Mua, ibraktisë të këndshmet për Mua, e braktisë gruan e tij për Mua. Era ekeqe e gojës së agjëruesit është më e mirë tek All-llahu se aroma emiskut. Agjëruesi i ka dy gëzime: njëri gëzim kur të hajë iftar dhetjetri kur ta takojë Zotin e vet”.(Buhari dhe Muslimi).

Duhet ditur se gjatë agjërimit, njeriu, nuk pengohet vetëm nga haja dhe pija, porse ai tregohet durimtar edhe në sjellje të tjera, sidomos ndaj atyre që klasifikohen si vepra të ndyta, apo të papërshtatshme fetarisht.  Pejgamberi a.s., kur flet për kulturën e agjëruesit, thotë: “Agjërimi është mburojë (nga epshet dhezjarri), prandaj kur të agjërojë ndokush le të mos flasë fjalë të ndytadhe mos ta ngre zërin, e nëse dikush e ngacmon apo e sulmon, le tëthotë: Unë agjëroj, unë agjëroj!”.(Buhariu).

Nga fjalët e bekuara të Pejgamberit a.s. shohim edhe një dimension tjëtër të agjërimit, e që është, që besimtarin, ta largojë nga punët e neveritshme dhe të këqija, siç mund të jenë: fjalët e kota, të bezdisshme dhe të turpshme, veprimet negative, madje edhe debatet dhe diskutimet e padobishme. Ky dimension i agjërimit, për shumë kënd, është më vështirë për t’u realizuar, pasi që shumë kush mund të largohet nga haja dhe pija, duke filluar prej agimit e deri në mbrëmje, por nuk mund t’i lë disa shprehi të shëmtuara, të cilat, gjithsesi e dëmtojnë rëndë agjërimin.

Hazreti Aliu r.a., në një rast është shprehur: “Agjërim nuk është vetëm se të largohesh nga haja dhe pija, por edhe të largohesh nga gënjeshtra dhe bisedat e kota.”

Kurse Xhabir ibn Abdullah r.a. ka thënë: “Kur të agjërosh, le të agjërojë edhe dëgjimi yt dhe shikimi yt, dhe gjuha jote le të jetë larg gënjeshtrës dhe mëkatit. Dinjiteti dhe qetësia le të vërehen qartë tek ti. Dhe mos lejo që ditët me agjërim të jenë të ngjashme me ditët kur, thjeshtë, nuk agjëron.”

Namazi i Taravisë

Allahu, i Mëshirshmi dhe Mëshirëploti, kur flet në suren Edh-Dharijat, Ai lavdëron besimtarët për përkushtimin e tyre në namaz gjatë natës, për çfarë edhe Pejgamberi i Allahut ka nxitur dhe motivuar shokët e tij, por edhe të gjithë muslimanët, për falje (namaz) gjatë natës.

Ebu Umame transmeton se Muhammedi a.s., ka thënë: “Falni namaz nate, sepse ka qenë praktikë e njerëzve të mirë para jush, të afron te Zoti, të shlyen mëkatet dhe të mbron nga rënia në mëkate.” (Tirmidhiu).

Imam Muslimi përcjell një tjetër hadith, ku thuhet se Pejgamberi a.s., është pyetur për namazin më të mirë nga nafilet (namazet vullnetare), e ai, s.a.v.s, ka thënë: “Namazi më i mirë pas farzit është namazi i natës.” (Muslim).

Njëherë tjetër, i erdhi Xhibrili a.s., Muhammedit a.s., dhe i tha: “O Muhamed, jeto sa të duash, mirëpo një ditë do të vdesësh, duaje kë të duash, një ditë do të ndahesh prej tij, puno ç‘të duash, do të marrësh shpërblimin e asaj që bën, dije se nderi, krenaria dhe pavarësia e besimtarit (nga krijesat) është namazi i natës.”(Sahih el-Xhami).

Namazi i natës, gjatë muajit të Ramazanit, ka një tjetër formë specifike e që njihet si namazi i taravisë. Ky namaz, tek ne, historikisht ka poseduar dhe posedon një vëmendje dhe respekt të veçantë.

Me këtë rastë dua të vë theksin te shpërblimet e fituar po që se qëndrohet në xhemat derisa të përfundoj namazi i taravisë me imam. Duke folur për vlerën e faljes së këtij lloji të namazit gjatë netëve të Ramazanit, i dashuri ynë, Muhammedi a.s., ka theksuar: “Kush falet dhe e pason imamin, gjersa ai të përfundojë, do t’i llogaritet sikur të jetë falur tërë natën.” (Imam Tirmidhiu).

Andaj, muslimani nuk guxon të jetë i pakujdesshëm ndaj kësaj mirësie të madhe që ofron ky lloj namazi me xhemat. Gjithsesi që duhet të orvatet sa të mundet që taravinë ta plotësoj deri në fund, duke ndjekur pjesën tjetër të xhematit dhe këtë ta bëjë gjatë tërë muajit të Ramazanit.

Tregohet se njëherë, Imam Ahmed ibn Hamberi r.a., është pyetur: “Çfarë është më mirë për njeriun në Ramazan, të falet vetëm apo me xhemat?” Ai ka thënë: “Le të falet me njerëzit, sepse kështu gjallërohet suneti (praktika e Muhammedit a.s.).” Gjithashtu, thuhet se ka thënë: “Është shumë më mirë që taravija dhe vitri të falen me imamin.”

Leximi dhe hatmeja e Kur’anit

Muaji i Ramazanit ndryshe njihet edhe si muaji i Kur’anit, pasi që në këtë muaj ka filluar shpallja e tij. Gjatë këtij muaji të bekuar, muslimanët kanë krijuar një klime dhe traditë të bukur, ku raporti me Kur’anin bëhet më i thekshëm, kështu që shumë kush bënë më shumë se një hatme individuale, dhe në shumë xhami ekziston tradita e mukabeles (këndimit të Kur’anit) para xhematit. Kështu edhe vetë i Dërguari i Allahut s.a.v.s, gjatë muajit të Ramazanit, e lexote Kur’anin përpara melaqes Xhibril, a.s., që me shumë kujdes dhe dashuri e dëgjonte.

Imam Tirmidhiu shënon një hadith kudsij nga Ebu Seidi r.a., në të cilin Allahu i Madhërishëm thotë: “Kënd e largon Kur’ani nga përmendja Ime dhe kërkimi prej Meje, Unë kam për t’i dhënë atij më shumë se ç’më lusin dhe kërkojnë të tjerët. Kurse vlera e fjalëve të Allahut në raport me fjalët e të tjerëve, është sa vlera e Allahut në raport me krijesat e Tij.”

Pra, ai i cili nuk ka kohë shumë që ta lus Allahun xh.sh., për nevojat dhe hallet e tij, duke qenë se është i zënë me leximin dhe këndimin e Kur’anit, Zoti do t’i jap atij më shumë se sa u jep atyre që e lusin vazhdimisht me dua dhe forma të tjera, të cilët në çdo lutje dhe kërkesë shprehin hallet dhe nevojat.

Kjo është një nxitje shumë e fuqishme për lexuesit e Kur’anit që mos të shqetësohen se nuk kanë kohë të mjaftueshme për t’i bërë dua Allahut, sepse Ai ka garantuar se ka për t’i plotësuar të gjitha nevojat e tyre për shkak të meditimit dhe kapjes së tyre pas Fjalëve të Tij.

Sihariqi bëhet edhe më i madh kur këto Fjalë hyjnore bëhen ushqim dhe freski ditore gjatë ditëve të nxehta të Ramazanit që po na afrohen.

Për fund dëshiroj të theksoj se është koha e fundit për ta shfrytëzuar që të përgatitemi për ardhjen e Ramazanit, ashtu që t’i shmangemi urrejtes, xhelozisë, fanatizmit, zënkave të ndryshme, si dhe tërë asaj që është e ulët dhe e keqe në zemrat tona.

Është koha përfundimtare që të pendohemi dhe t’i futemi muajit të Ramazanit me zemra dhe qëllime të bardha, të sinqerta, duke e kaluar këtë muaj si vëllezër të vërtetë muslimanë, si dhe duke shpresuar në shanse të mëdha përfitimesh e shpërblimesh hyjnore.

24. qershor 2014, St. Gallen

Vegëza shtesë

Lajme

Lajme nga bota Islame(155)

Lajme nga Zvicra(256)

Lajme rreth Unionit(203)

Artikuj Fetarë

Ahlak(12)

Akideh(9)

Analiza(25)

Fikh(55)

Histori islame(15)

Sociale-Filozofike(17)

Të ndryshme(61)