PYETJA:
Es-selamu alejkum
Tė nderuar vėllezėr, kam njė pyetje tė rrėndėsishme pėr ju:
Sqarim: Bėhet fjalė pėr njė rast specifik me probleme nė lindjen e fėmijėve. Familja ka njė djalė 5 vjeē, i lindur para kohe dhe me komplikime, pėr shkak tė fizikut tė gruas sė vėllaut nė fjalė. Por falė Zotit fėmija ėshtė mirė dhe jeton.
1. Nė tentimin e dytė pėr tė sjellur nė jetė fėmijėn tjetėr, pėr shkak tė problemeve tė kėtilla dhe komplikimeve si dhe rrezikut pėr jetėn e gruas, ėshtė dashur njė intevernim i shpejt i mjekėve, me ērast fėmija ka dėshtuar.
2. Edhe rasti i tretė, kalon po nė tė njejtėn mėnyrė.Tani gruaja ka mbetur pėrsėri shtatėzėnė, kėsaj rradhe jo me dėshirėne tyre por pėrshkak tė neglizhencės.
Pyetja: Nga friga se mund tė pėrsėritet e njejta situatė si nė dy rastet e fundit, a lejohet qė ajo nėnė, ta aborton fėmijėn e saj? Nė momentin kur po ju shkruaj, ka rrafsh njė muaj qė motra ka mbetur shtatėzėnė.
Do ju kisha lutur pėr njė pėrgjigje sa mė tė shpejt, pasi natyra e kėtij problemi, e kėrkon njė gjė tė atillė.
Me respekt,
Irfan Agushi
PËRGJIGJA
Falënderimi i takon Allahut, përveç të Cilit nuk ka tjetër, bekimi dhe paqa qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër, zotëriun dhe të dërguarin tonë, Muhamedin s.a.v.s.
Departamenti për Fetva pranë UISHZ e shqyrtoi çështjen e abortit në pyetjen në fjalë dhe doli me shpjegimin vijues:
Departamenti për Fetva pranë UISHZ-së, mban qëndrimin që aborti në përgjithësi është i ndaluar ngase është me këtë veprim i ndërpritet dikuj e drejta për të jetuar, ose, nëse është fetusi në kohë të hershme të shtatzënisë, i ndërpritet rruga për të kaluar në fazat pasuese në barkun e nënës, që pas tyre shndërrohet në krijesë me formë dhe shpirtë me ndihmën e Allahut, në barkun e nënës, dhe në afatin e caktuar lind për ta vazhduar jetën aq sa i ka caktuar Allahu në këtë botë. Nisur nga fakti se jetën dhe vdekjen e jep vetëm Alllahu, dhe se askush nuk ka të drejtë ta privojë tjetrin nga e drejta e jetës, dhe as nga vazhdimi në një proces i cili në raste normale do të duhej të përfundon, me lejen e Allahut, me jetë në këtë botë, Departamenti për Fetva pranë UISHZ-së e ndanë mendimin me dijetarë tjerë të cilët abortin e ndalojnë në të gjitha rastet, ndërkaq pas periudhës kur fetusit i jepet shpirti konform haditheve autentike të Pejgamberit s.a.v.s., që flasin për këtë gjë, këtë veprim e konsideron krim mbi jetën.
Departamenti për Fetva pranë UISHZ-së, i parasheh edhe rastet përjashtuese në këtë proces, kur nëna mund të ketë komplikime serioze nga shtatzënia, sa që të rrezikohet jeta e saj në një masë të madhe, dhe në rast se një gjendje e tikkë konstatohet nga një ekip mjekësh specialistë të fushës përkatëse, Departamenti për Fetva pranë UISHZ-së e mbështet qëndrimin e dijetarëve të cilët thonë se në rastet e këtilla, pas ekzaminimeve të duhura dhe të detajuara mjekësore nga nji ekip mjekësh, i jepet përparësi shëndetit të nënës dhe lejon që të merren masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës së nënës nga komplikimet e shtatzënisë, përfshi këtu edhe abortin. Ndërkaq, shkaqet tjera të cilat mund të paraqiten nga disa njerëz, si: gjinia e foshnjes,mosha e re apo e vjetër e prindërve,apo “planifikimi familjar”, Departamenti për Fetva pranë UISHZ-së mban qëndrimin se këto arsyetime janë të ndaluara në fenë Islame që të merren si shkak për abort.
Për pyetjen konkrete, Departamenti për Fetva pranë UISHZ-së, nuk sheh arsye të mbështetur në argumente sheriati apo mjekësore për ta lejuar abortin. Në pyetje nuk kemi të bëjmë me gjëra të sigurta, por vetëm me supozime duke u thirrur në rastet e mëparshme, që nuk mund të merren si argument, ngase nuk janë të faktuara nga mjekët kompetentë pas analizave adekuate për rastin në fjalë. Së këtejmi, ne nuk e lejojmë nji veprim të tillë, ngase është vetëm supozim e nuk është i vërtetuar me ekzaminime dhe analiza valide mjekësore.
Motrën në fjalë e këshillojmë që të jetë e devotshme dhe ta ketë ndërmend Allahun, të jetë e përpiktë në fe dhe t’i lutet Allahut ta ruaj nga komplikimet e mundshme. Mbështetu në Allahun dhe kërkon ndihmë prej Tij për shëndetin tënd dhe të fëmijës tënd. Allahu i Madhërishëm ka thënë:<<…e kush iu përmbahet dispozitave të Allahut, atij Allahu i hap rrugë (2) dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij, Allahu realizon dëshirën e vet dhe Allahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin) (3)>>[Sure et-Talakë: 2-3].
Ky qëndrim mund të përson ndryshim vetëm nëse konstatohet rrezik i sigurtë për shëndetin e nënës nga fetusi që mban, nga ekip mjekësh kompetentë.
Allahu e di më së miri.
DEPARTAMENTI PËR FETVA PRANË UISHZ