
Në Sallën e madhe të Xhamisë Internacionale “Xheneti” në St.Gallen të Zvicrës, të stolisur me flamurin kombëtar e flamujt shtetëror të Kosovës e Zvicrës, më 3 Nëntor 2017 u bë promovimi i librit enciklopedik “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844- 1999”, të autorit Nusret Pllana, i përkthyer në 9 gjuhë botërore dhe i promovuar në mbi 50 qendra të ndryshme të globit
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Në xhaminë e St.Gallen të Zvicrës, patëm rastin të jemi prezent në një promovim libri në mënyrën më të mirë të një organizimi të mundshëm. Ishte promovimi i librit enciklopedik të autorit Nusret Pllana, me titull “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844- 1999”, organizuar nga kryesia e kësaj Xhamie, nën udhëheqjen e atdhetarit Mr. sc. Fehim Dragusha – Imam i kësaj xhamie, me ç ‘rast aty ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr.sc.Ekrem Simnica – Drejtor i Drejtorisë për Diasporë, si dhe një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Italia, Shqipëria etj. Në këtë manifestim shumë të suksesshëm me karakter sa kombëtar aq edhe me peshë shkencore e kulturore merrnin pjesë edhe Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Berna, Dr. Salih Sefa, pastaj veprimtari i njohur i çështjes kombëtare Ibish Neziri, si dhe Akenbut Iballi dhe shumë veprimtarë të tjerë shqiptarë anë e kënd trojeve tona etnike . Merrnin pjesë edhe shumë anëtarë të familjes patriotike Gërvalla të persekutuar me dekada nga regjimet fashiste serbe, me ç ‘rast fjala iu dha edhe përfaqësuesit të kësaj familje, Deli Gërvalla.
Në fjalën e tij përshëndetëse nikoqiri Mr.sc. Fehim Dragusha, pasi foli për jehonën e këtij libri dhe autorin e saj potencoi se: “Ai që nuk e njeh e do historinë e vete nuk është shqiptar !“. Gjithashtu njoftoi se në momentin e fundit disa imam kanë paralajmëruar mosardhjen në promovim ngase libri sipas tyre ka motive politike, për çka me këtë rast reagoi imami i Winterthurit, duke thënë se aktualisht edhe mos prezencën me motiv të tillë e sheh si politike.
Me fjalë përshëndetëse u paraqitën Dr. Salih Sefa, Mr.sc. Ekrem Simnica, si dhe të pranishëm të tjerë, përfshi edhe xhematin e këtushëm, të cilët vlerësuan lartë kontributin e Nusret Pllanës – i cili me veprat e tij të shumta me peshë të jashtëzakonshme dokumentare, promovuar edhe jashtë kontinentit tonë, si në Amerikë, Kanada, Azi e Australisë, arriti të sensibilizojë opinionin përparimtar evropian e botëror rreth përmasave të golgotave shqiptare të shkaktuara nga okupuesit sllav, veçmas ai serb i cili në shkallë të gjerë ushtroi gjenocid të paparë kundrejt popullatës së pambrojtur shqiptare.
Por barbaria serbe, përfshi edhe dhjetëra projekte shfarosëse nga akademia dhe kisha serbe, nuk arriti ta gjunjëzojë dhe asgjësojë popullin autokton, ndërsa që vet kjo vepër e Pllanës, në saje të dokumentaritetit dhe përmbajtjes rrëqethëse, të pajisur me mijëra foto e dokumente nga masakrat e shkaktuara, arriti të zhvesh dhe të hedh në mbeturina me mijëra tonë shkarravinash të akademikëve dhe të kishës ortodokse serbe.
Në fjalën e tij i dërguari nga Bashkësia Islame e Kosovë, Mr.sc.Ekrem Simnica – Drejtor i Drejtorisë për Diasporë, pasi falënderoj në mënyrë të veçantë autorin për këtë vepër madhore: “ për punën kolosale që bëri dhe po bënë me projektin e tij, duke paraqitur dhe dëshmuar edhe me foto autentike dhunën, masakrat, terrorin, helmimet, gjenocidin dhe shfrenimet shtazarake individuale e institucionale të vazhdueshme të pushtuesve serbë ndaj shqiptarëve për një shekull e gjysmë në librin “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999 “, përgëzoi edhe organizatorët e këtij promovimi, kryesinë e Xhamisë “Xheneti” dhe xhematin që kontribuuan rreth organizimit dhe ndihmës së ofruar, e në veçanti uroi imamin Fehim Dragusha, për punën e pa lodhshme këtu në St. Gallen por jo vetëm këtu nga se siç potencoi Simnica: “ Imami i nderuar Dragusha bënë aktivitete në mbarë Zvicrën dhe me gjerë edhe në shtetet e Europës, si në rrafshin kombëtar edhe atë njerëzor”.
Njëherësh i deleguari nge Prishtina kërkoi që edhe imamët e qendrave të tjera të ndjekin rrugën e imamit Dragusha që t’i mundësojnë Autorit të librit Nusret Pllana “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999” promovimin edhe në Qendrat tjera, dhe njëherësh përhapjen e të vërtetës për terrorin serbë të ushtruar me shekuj ndaj Popullit Shqiptar.
Më pastaj u zhvillua një bashkëbisedim me autorin, si dhe u shfaqen dy filma dokumentar nga autori Pllana për masakrat serbe në Kosovë të cilët me pamjet e tyre rrëqethëse tronditën të pranishmit. Kjo ngjarje e rëndësishme u përcoll nga ekipet e RTSH dhe RTK, me gazetarin Ferdinand Samarxhi nga Tirana dhe xhiruesin Shefqet Cakolli.
Artikull i huazuar nga portali :http://prointegra.ch/nysret_pllana/