Përkitazi me abortin e fetusit të deformuar fizikisht
VENDIMET E AKADEMISË SË FIKHUT ISLAM PRANË LIGËS SË BOTËS ISLAME-RABITATU-L-A’LEMI-L-ISLAMI
VENDIMETESESIONIT TË DYMBËDHJETË, I MBAJTUR PREJ DITËS SË SHTUNË15REXHEB, DERI MË 22 REXHEB1410H/ 10-17SHKURT 1990
VENDIMI I KATËRT
PËRKITAZI ME ABORTIMIN E FETUSIT TË DEFORMUAR FIZIKISHT
Falënderimi i takon Allahut, përveç të Cilit nuk ka tjetër, bekimi dhe paqa qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër, zotëriun dhe pejgamberin tonëMuhammedin.
Këshilli i akademisë së Fikhut Islam, në Ligën e Botës Islame, në sesionin e dymbëdhjetë të mbajtur në Mekke, duke filluar prej ditës së shtunë 15 Rexheb 1410h e deri ditën e Shtunë 11 Rexheb 1410h/ 10-17 Shkurt 1990, e shqyrtoi këtë çështje. Pas shkoqitjes dhe debatit përkitazi me këtë çështje nga ana e anëtarëve të Këshillit dhe nga ana e mjekëve specialistë të cilët prezentuan për këtë qëllim, pjesa më e madhe e Këshillit miratuan si vijon:
– Nëse fetusi ka mbushur 120 ditë, aborti nuk lejohet, edhe nëse mjekët konstatojnë se fetusi është i deformuar fizikisht. Nga kjo dispozitë, përjashtim bën nëse një komision mjekësh specialistë e kompetent, konstaton se qëndrimi i këtij fetusi në barkun e nënës, sigurisht e rrezikon jetën e nënës. Në këtë rast, lejohet të bëhet aborti, pa marrë parasyshë se fetusi a është i deformuar apo jo.
– Nëse fetusi ende nuk i ka mbushur 120 ditë, ndërkaq komisioni mjekësor i përbërë nga mjekë specialistë e kompetentë, në bazë të analizave mjekësore përmes aparateve dhe instrumenteve përkatëse, konstaton se fetusi ka deformime të rrezikshme të pa shërueshme, ashtu që nëse lehet që të lind, jeta e tij do të jetë e rëndë dhe e dhimbshme, si për të, ashtu edhe për familjen e tij, lejohet të bëhet aborti në bazë të kërkesës së prindërve.
Këshilli me këtë rast, i porosit mjekët dhe prindërit që të jenë të devotshëm e ta kenë ndërmend Allahun dhe të vërtetohen mirë në këtë çështje.
Allahu na ndihmoftë.
Nënshkruar nga:
KRYETARI I KËSHILLIT TË AKADEMISË SË FIKHUT
Abdu-l-Aziz Abdullah ibën Baz
ZAVENDËSKRYETARI
Dr.Abdullah Omer Nesif.
ANËTARËT:
Muhammed ibën Xhubejr, Abdullah Abdurrahman El-Bessam, Salih ibën Feuzan ibën Abdullah El-Feuzan, Muhammed ibën Abdullah ibën Sebil, Mustafa Ahmed Ez-Zerka, Muhammed Mahmud Es-Savaf, Muhammed Reshid Ragib Kabbani, Ebu Bekër Mahmud Xhumi, Dr.Ahmed Fehmij Ebu Sunne, Muhammed El-Habib ibën El-Huxha, Dr.Bekër Ebu Zejd, Mebruk Mes’ud El-Avadi (nuk u pajtua), Abdurrahman Hamza Merzuki, Dr.Talal Omer Bafekih (drejtor i AFI-së).
Prej arabishtes:
Bashkim Aliu