Plani mësimor për edukatën islame në xhamitë shqiptare në Zvicër

Përgatitën:

Mr. Bekim Alimi & Mr. Rejhan Neziri

Janar 2012

Qëllimet e përgjithshme

  • Nxënëseve dhe nxënësve muslimanë iu mësohen vlerat dhe traditat islame, mësim i cili sjell dobi për nxënësin si individ, si dhe për të gjithë shoqërinë.

    Përmes njohjes së fesë dhe vlerave fetare, krijohet një stabilitet në personalitetin e nxënësit.
  • Ky mësim duhet të forcojë vëllazërinë e muslimanëve, pa marrë parasysh racën dhe gjuhën e muslimanëve të tjerë
  • Nxënësve iu ofrohen edhe materiale historike të të dërguarve të Zotit, të cilat e orientojnë një besimtar në jetën e përditshme.
  • Përmes sqarimeve dhe përkufizimeve të sakta, mbrohet rinia muslimane nga çdo anim i gabueshëm apo radikalizëm.
  • Vlerat fetare i ndihmojnë këta njerëz të rinj që në rast të krizave shpirtërore apo shoqërore, të kenë mbështetje fetare dhe sqarime mbi këto kriza.
  • Ky mësim synon të mbulojë anën fetare-emocionale edhe me aspektin intelektual. Kështu që krijohet dëshira për ushtrimin e fesë, e cila dëshirë hedh poshtë ushtrimin me dhunë të ritualeve fetare.  Një vlerësim i drejtë i fesë i largon paragjykimet.
  • Këto tema që do të përmenden këtu janë vetëm një strukturë e përgjithshme e mësim-besimit islam në mektebet e xhamive shqiptare në Zvicër. Natyrisht se imami apo mualimi ka të drejtë të punojë edhe në tema të tjera të cilat janë aktuale dhe relevante.

Shkarkoni të plotë në Word dhe PDF në gjuhën shqipe

Shkarkoni të plotë në Word dhe PDF në gjuhën gjermane

edukimi-Islam-311x600