Mbjellja e pesimizmit dhe morali i dobët
Bashkim Aliu
MBJELLJA E PESIMIZMIT DHE MORALI I DOBËT
I riu musliman bashkëkohor, pa dyshim se, në formimin e bindjeve dhe botëkuptimeve të veta, mvaret nga rrjedhat globale në botë, e cila si rezultat i zhvillimit gjigant të mediave, është shndërruar në plotëkuptimin e fjalës “fshat i vogël”. Për atë, ajo që trumbetohet dhe promovohet fuqishëm nga të fortit, bëhet preokupim i njeriut, e në veçanti të riut i cili çdo herë e synon më të lartën dhe më të mirën në të gjitha fushat e jetës.
Kështu, nisur nga realiteti i hidhur i muslimanëve në planin teknologjik, i cili bie në sy ma tepër dhe synohet si objektiv ma tepër nga njeriu i kohës post industriale, i riu musliman ballafaqohet me krizën e humbjes së moralit për të realizuar punë të mëdha me petkun e Islamit.
Sot atij i mbushet mendja vazhdimisht se bota Islame është në margjina të ngjarjeve dhe rrjedhave të përgjithshme botërore, si rezultat i stagnimit të saj ekonomik dhe shkencor.Mirëpo, me këtë nuk është për synim aspekti ekonomik, teknologjik apo shkencor në përgjithësi, por synohet Islami, gjegjësisht largimin e të riut nga vetë Islami, mësimet e tij, të qenit e tij alternativë e vetme për lumturinë e njeriut në këtë dhe botën tjetër dhe gatishmërinë e tij për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave njerëzore, falë parimeve të tij fikse dhe fleksibile, si dy shtylla të forta të mësimeve të tij.
Në vend të Islamit, i cili në luftën e tyre personifikohet me botën Islame dhe prapambeturinë e saj në shumë fusha, i ofrojnë sistemin perendimor, i cili falë zhvillimit teknologjiko-shkencor të perendimit, shihet nga shumë si kod ideal vlerash dhe sistem imediat për shoqërinë njerëzore dhe zgjidhjen e problemeve të mëdha me të cilat ballafaqohet njeriu bashkëkohor.
Duke e cilësuar botën Islame si botë të tretë, vende të pa zhvilluara apo të prapambetura, të pa civilizuara etj, ata tentojnë që i riu musliman ta synojë perendimin dhe sistemin e tij të jetës, e jo Islamin dhe vlerat e tij madhore.
Kjo luftë e ashpër në emër të zhvillimit, e humb moralin e të riut dhe aspiratat e tij brenda proviniencës Islame, por çdo horizont sheh të hapur vetëm në perendim dhe vetëm atë që vinë prej atje e konsideron bashkëkohore dhe përparimtare.
Të jemi real, është e vërtetë se perendimi ka arritur mjaft në planin ekonomik, teknologjik dhe shkencor, por nuk është kjo e gjithë ajo që duhet ta mëtojë njeriu dhe që duhet të jetë preokupim i tij kryesor, sepse jeta e qetë dhe e lumtur përbëhet edhe nga shumë elemente tjera substanciale të cilat nuk i hasim në perendim dhe sistemin e tyre jetësor dhe mënyrën e të menduarit.Allahu xh.sh. ja si i përshkruan në Kur’anin famëlartë sistemet e këtilla:<<Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar)>> [Er-Rum: 7].
Poashtu, duhet ditur se zhvillimi teknologjik nuk nënkupton hudhjen e fesë, apo ndjekjen e fesë së tjetrit, sepse feja jonë nuk është shkak i stagnimit tonë, dhe as që është feja e tyre shkak i zhvillimit të tyre teknologjik.Pra, nuk duhet të paraqitet pesimizëm në shpirtin tonë, për shkak se tjerët kanë ecur para, dhe as që duhet ta kontestojmë ardhmërinë tonë në këtë fe dhe aspiratat tona Islame, vetëm pse bota Islame aktualisht çalon ekonomikisht dhe shkenctarisht, ndërkaq tjerët ecën para.Nuk duhet i riu musliman të mendojë se pse nuk kanë arritur muslimanët të shpikin një aeroplan apo anije kozmike, ai duhet ta len edhe namazin, edhe agjërimin, edhe leximin e Kur’anit etj.Këto janë cytje zë rrezikshme të cilat tenton t’i mbjell dikush në mendjen e muslimanit me qëllim që ta lëkund atë fetarisht dhe çdo ditë e ma tepër ai të distancohet nga mësimet fetare, edhe pse distancimi i tillë nuk do t’i ndihmojë në asnjë mënyrë që ta zbulon një aeroplan, sepse lënia e namazit apo të ndonji parimi tjetër fetar, apo edhe e gjithë fesë në përgjithësi, nuk është shkak i zhvillimit teknologjik dhe ngritjes shkencore.Po, themi me gojën plotë se e kundërta është e vërtetë, pra se të ndihmon edhe ma tepër në fushat përkatëse.
I riu musliman, në vend që ta humb moralin e punës dhe studimit, ai duhet ta forcon vendosmërinë e tij për të ecur me hapa të sigurtë në shkencë dhe jetë, sepse në këtë mënyrë do ta korigjojë realitetin e hidhur të botës Islame dhe do të kontribuojë në ngritjen umetit Islam dhe ndryshimin e opinionit botërorë për muslimanët, por apriori për fenë tonë.
Mediat pa pushuar i plasojnë termet:prapambeturi, stagnim, analfabetizëm, jo civilizim, korrupsion, shkelje e të drejtave të njeriut etj, kur është në pyetje bota Islame, ndërkaq ne duhet ti kuptojmë si pjesë e realitetit që duhet të ndrrohet me çdo kusht.Poashtu, kjo nuk duhet të nënkuptojë lënien e fesë dhe distancimin nga identiteti Islam i cili nuk ka aspak hise në këtë krizë me të cilën ballafaqohet bota Islame, sepse më së paku i janë referuar muslimanët për ndërtimin e historisë më të re të tyre, por duhet të jetë një shtytje serioze për të menduar se si mund ta ndryshojmë këtë tablo me njolla të zeza dhe ti tregohet botës se cila është fytyra e vërtetë e muslimanëve.
Sytë e të riut musliman, assesi nuk duhet të largohen nga Islami e të drejtohen diku tjetër, për hirë të zhvillimit ekonomik apo të ndonji konsiderate tjetër, sepse Islami ofron platformë të qartë të zhvillimit real shpirtërorë dhe material, por problemi qëndron në atë se kjo platformë duhet të përkthehet në jetë që të shijohen frytet e saj.