Ditë solidarizimi me Bosnjën
Publikuar më: 22. maj 2014
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër
NJOFTIM
22 maj 2014, Zvicer
Dita e xhuma në Zvicër, ditë solidarizimi për Bosnjën
Union i Imamëve Shqiptarë në Zvicër ditën e premte, përkatësisht 23 maj 2014, fton të gjithë imamët dhe xhamitë e vendit, që të apelojnë për mbledhjen e ndihmave financiare për Bosnjën.
Këto ndihma do të derdhen në arkën e Meshihatit të Bashkësisë Islame të Bosnjës, duke shpresuar që kontributi i komunitetit shqiptar sado pak do të zbusë dhimbjet dhe të mbulojë dëmet e shkaktuara nga vërshimet e ujit.
Për mjetet financiare të tubuara në këtë rast, person përgjegjës është mr. Ferid ef. Zekiri, imam i xhamisë së Regensdorfit (076 410 38 06).
Unioni i Imamëve Shqiptarë ka besim të plotë tek popullata shqiptare se do të kontribojnë në këtë iniciativë fisnike.
Sinqerisht me selame,
Kryetari i UAIS
Nehat Ismaili