Akademi solemne për Dr. Bashkim Aliun
Më 26 maj 2014, në Wetzikon (ZH) imamlerët shqiptarë të Zvicrës u tubuan në një akademi solemne me rastin e doktorimit të Bashkim ef. Aliut, imam në Wetzikon.
Pas një darke modeste, fjalë rasti pati kryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, mr. Nehat ef. Ismaili, i cili në emër të të gjithë imamëve shprehu gëzimin dhe uratat për arritjet shkencore të vëllait dhe kolegut tonë Bashkim ef. Aliut, për të cilin ai u shpreh se në fakt Bashkim ef. ishte magjistër edhe para se të magjistronte, ai ishte doktor edhe para se të doktoronte formalisht. Ky është një rast i gëzueshëm për të gjithë ne, në veçanti kur të kihet parasysh fakti se ky është edhe doktori i parë në mesin e imamëve tanë shqiptarë në Zvicër.
Fjalë përshëndetëse pati edhe nikoqiri, Bashkim ef. Aliu, i cili u shpreh se kjo e arritur në fakt nuk ishte e arritur vetëm e një Bashkim Aliu, porse e të gjithë imamlerëve, pasi edhe me rastin e mbrojtjes së doktoraturës m’u shpreh të kem kujdes gjatë prezantimit para komisionit, pasi të gjithë të shikojnë ty si teolog musliman, e jo si Bashkim Aliu.Mbrojtja me sukses e tezës së doktoraturës ishte edhe një mahnitje e radhës që u vërejt në fytyrat e anëtarëve të komisionit/jurisë. Atashprehën admirimin e tyre për arritjet shkencore të teologëve muslimanë që kanë studiuar nëpër universitete të ndryshme të botës islame dhe të cilët pa vështirësi të mëdha kanë arritur titujt të ndryshëm akademikë-shkencorë me teza e punime vërtet të pjekura mirë, të punuara mbi parimet shkencore të hulumtimit modern.
Tema e tezës së Dr. Bashkim Aliut ka qenë “INTEGRIMI POLITIK I MUSLIMANËVE NË UNIONIN EVROPIAN – BRITANIA, FRANCA DHE GJERMANIA SI SHEMBULL”, të cilën ai e ka mbrojtur në Institutin e sociologjisë, departamenti i studimeve evropiane për integrim në Shkup me mentor Dr. Gjorgje Mlladenovski.
Më poshtë disa foto nga kjo mbrëmje: