Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër
Zvicër, 3 maj 2015
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër mbështet fuqishëm dhe pa rezervë vendimet e Rijasetit të BFI-së në R. e Maqedonisë, vendime këto të dalura nga mbledhja e rregullt e Rijasetit e mbajtur më datë 30.04.2015 në Shkup.
Unioni Imamëve Shqiptarë në Zvicër duke u bazuar nenin 2.9 që figuron në statutin e Unionit angazhohet fuqishëm në kultivimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha Bashkësitë Islame të Vendlindjes, duke njohur dhe pranuar rikonfirmimin e votëbesimit për legjitimitetin e Reisul Ulemasë h. Sulejman ef. Rexhepit si dhe njeh të gjithë funksionarët e organeve të BFI-së, institucioneve edukativo-arsimore dhe shoqatave që veprojnë në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë.
Me nderime,
Kryetari i UISHZ
Nehat ef. Ismaili