Publikuar me: 3 Dhjetor, 2015
Europa ne lufte?
Linku i Artikullit me video:
http://m.srf.ch/sendungen/arena/anschlag-in-paris-krieg-in-europa
Nuk mundet që sot të ulesh në një tryezë me dike e që të mos jetë temë kryesore e bisedës “sulmet dhe vrasjet”. Këta sulme dhe ky gjak që ka rrjedhë dhe vazhdon të rrjedhë në tokat e Shamit (Siri dhe Irak), si duket po kalon kontinente dhe I afrohet evropës, për t`u bërë pjesë e përditshmërisë së saj. Në këtë kontekst, po happen debate te shumta publike dhe televizive në të cilat po marrin pjesë musliman dhe shqiptarë. Sot, në emisinon ARENA të televizionit public të Zvicrës, për temën “Evropa në luftë” merr pjesë edhe imami I Wil-it, ushtrues I detyrës së kryetarit të qendrave Islame të Zvicrës Lindore, nënkryetar i unionit të imamëve shqiptarë të Zvicrës sidhe ligjerues në shkollat publike të Zvicrës, Bekim Alimi. Krahas tij, z. U. Tilgner, korespodent I televizionit 2 gjerman ZDF dhe ekspert I lindjes së mesme.Në debat gjendet edhe znj. Ch. Schori, përfaqësuese e institutit të sigurimit nga Gjeneva, Sidhe shkrimtari dhe publicisti I famshëm Zvicëran, Adolf Muschg. Këtë debat e udhëheq z. Jonas Projer.Këtij debati, por ne formë tjetër iu bashkangjit z. R. Widmer, karikaturist
Thelbi dhe materja
A radikalizohen te rrijtë tanë për shkak të Islamit apo nga gabimet e perendimit? Nga debate i moderuar në formë teper profesionale nga z. Projer, mbeti të kuptohet se të gjjithë anëtarët e debatit konstatonin se politika e gabuar e perendimit në lindjen e mesme sjell deri te belatë dhe problemet në vendet përkatëse sidhe para derës së shtëpisë tone në Zvicër.
Bekim Alimi
Edhe zgjidhja e problemeve globale fillon me zgjidhjen e problemeve lokale gjgjesisht personale. Ai preferon që institucionet vendore t`I qasen më seriozisht problemeve dhe aspektit social të muslimanëve në Zvicër dhe të mosanashkalohen në bashkpunim dhe vendimmarje sa ju përket edhe muslimanëve. Ai pohon se për luftimin e ektremizmit dhe radikalizmit e mozo edhe të terorizmit duhet të ndihmohen muslimanët e vendit, duhet të nxjerren nga paragjykimet globale mbi ta dhe duhet t`I angazhojnë që ata në mënyrë perfide t`i kontribojnë paqes dhe bashkjetesës në vendin ku jetojnë dhe punojnë. Nuk është e pranueshme për Imamin e Wil-it që në shekullin e 21 në mesin e një evrope modern dhe të civilizuar, që muslimanët të fallen nëpër podrume dhe garazha. Në vend që ata të personifikohen me objektet e tyre të dukshme në jetën publike, që I bën si bashkbisedues të nivelit të barabartë, përkundër kësaj, ata luftohen me iniciativa të ndryshme për ndalimin e kulteve të tyre fetare. Une dëshiroj të pyes veten si musliman dhe te gjithë të tjerët:Me të njëjtin Kuran që kemi ne në dorë, muslimanët e shekujve 12, 13, 14 sollën dije dhe civilizim në evropë. Kurse i njëjti Kuran sot, tek ne dhe me ne sjell gjak dhe probleme. Ku qëndron problemi, te Kurani (Islami) apo te ne muslimanët?
Ulrich Tilgner
Burimi I të gjiva të kqiave politike në lindjen e mesme është Amerika dhe aleatët e tij.
ta mendojnë se perms bombave të tyre nga qielli do të zgjidhin konflikt në tokë. Në vend që t`i fokusohen problemit konkret dhe të ndihmojnë popullatën të qëndrojë në këmbët e tyre, si p.sh në Siri apo si psh. ushhtrinë e mbetur nga garda e Sadam Huseinit, ata I suspenduan nga puna të gjithë. Një javë më vonë ata demonstruan dhe apeluan se ne do t`ju kthehemi si bomba të gjalla.
Christiane Schori
Ne duhet të punojmë në ate, gjë që do të jetë zgjidhje e problemit, që të rinisë së evropës, qofshin musliman apo jo, që mos të mund të manipulohen shpejt. Ata duhet të jenë më imun nga manipulimet të jashte dhe nga shpërlarja e trunit që vijnë perms mediave sociale.
Adolf Muschg
Evropa gjithnjë thiret ne vlerat e saja, kurse nga ana tjeter vazhdon t`i bëjë të njejtat gabime, pra vazhdon t`a luftoje të keqen me të keqe, me luft. Edhe publicist Muschg, perkrah idenë që të përforcohen strukturat rajonale aty ku ekziston kriza dhe nderhyrjet luftarake të ndalojnë aktivitetet e tyre.
Moderatori:
Nesër në mëngjes niset treni nga Zürich për Paris, a do të kishe hypur në këtë trend he çka kishe vizituar në Paris?
U. Tilgner:
Po, Parisi është tanimë I sigurt, nuk dij nëse treni do të jetë I sigurt. Do kasha vizituar vajzën time atje dhe vendin e terorit.
Ch. Schori
Jo, do të kasha qëndruar edhe pak në Zvicër.
Adolf Muschg
Gjithsesi. Do ta kasha vizituar një kolegë publicist me prejardhje arabe dhe do ta kasha ndegjuar edhe mendimin e tij për shumë gjëra që po bëhen.
Bekim Alimi
Me shumë kënaqësi do të kasha udhëtuar. Së pari do ta gjeja xhaminë e Parisit, që të fal një namaz në të dhe t`a kasha ndëgjuar imamin si ai e sqaron këtë rast, sidhe do të kasha dalë në vendngjarjen, që të mund të ndjejë këtë ndjenjë më për së afërmi.