Ligjerate per studentet musliman te universitetit te Cyrihut nga Bekim ef. Alimi
Publikuar me: 8 Dhjetor, 2015
…dhe erdhi Islami….
Lus Allahun e madh, që në këtë ditë të mirë, në këtë vend të mirënë këtë muaj të mirë,
gjunahet me na i falë,
të mirat me na i shtu
vllazrinë me na e forcu
Imam Shafiu gjithmonë e ka lutur Allahun duke thënë,
O Zot, na e dhurove Islamin pa ta lypur,
na e dhuro edhe xhenetin, mbase ta lypim
Gjendja e arabëve para islamit ishte e mjerueshme. Njerzit nuk kishin njerzinë e tyre dhe çmonin njëri tjetrin vetëm sipas pasurisë apo postit. Luftërat ishin të shpeshta dhe sjellnin pasoja të shumta në shoqëri. Vrasja e njeriut bëheshte për një qen, për një deve si edhe për gjëra që nuk ia vlen as të përmendurit e lëre nëse duhet vrarë dikush për ta.
Shpesh ka ndodhur rasti që ka nisur luftë mes fiseve arabe për grindje të qenve apo nëse qeni i njërit ka mundur qenin tjetër, dhe ky i dyti, ka sjell kabilen e tij për futje ne luftë me vite për këtë shkak.
Shembulli i Amr ibn Hindit ilustron më së miri situatën a atëhershme, Ai shkoi me nënën e tij te një person i quajtur Melik dhe nëna e tij hyri nga ana e grave kurse ky te Meliku. Ata ofruan diçka për ushqim dhe nga ana tjetër, nënës së Amrit i ofruan gratë diçka për ushqim, mirpo i vënduan kusht që të haje nga një enë e caktuar, që ajo nuk dëshironte. Ata insistuan që të haje nga ajo ene, dhe pasi ajo refuzoi edhe një herë, ata i thanë se ne duam patjeter që të hash nga ajo enë.
Nëna e Amrit piskati dhe tha, O Amr, nëna po të ngushtohet këtu.
Atëher Amri u ngrit dhe shkoi në kabilen e tij, grumbulloi burra dhe erdhi e vrau Melikun. Me vrasjen e tij, filloi një luft kabilesh i cili vazhdoi me vite dhe si pasojë mbeten me qindra e qindra burra të vrarë.
(po të isha une, do të haja nga ai ushqim tjetri dhe u kry)..
Allahu dashti që Xhibrilin e Tij ta zbrese në kodrat plotë gurrë dhe shkëmb të pjekur nga dielli i nxehtë i shkretëtirës, e jo në malet dhe gjelbërimet e Zvicrës dhe Suedisë. Andaj edhe ne duhet të marrim rastin ashtu siç është pa mos analizu situatën në bazë të pavërteta, si psh. Pse nuk ka ardhur Pejgamberi shqiptarë, po të ishte kështu….po mos të ishte kështu….
Realiteti është kështu dhe nga kjo prizmë duhet nisur.
Pa Islam, Omer ibn El Hattabi, do të ishte vetëm një çoban i deveve.
Ju kujtohen ndoshta fjalitë e Omerit, kur u nis nga haxhi i fundit i tij prej Mekkes për në Medine dhe u ndal në një lartësi mbi Mekke dhe shihte veten kur ka qen i ri në këtë luginë, në të cilën rruante devet. Ai tha, isha i ri dhe ruajsha devet e Hattabit në këtë vend. E ai ishte i ashpër dhe shumë i rrjept. Tash nuk ka mesin tim dhe Allahut askush.
Djali i tij, Abdullahu i tha, ç`u bo me tij o Emiri Muslimanëve?
Tha, ia tregova vetes, se mos të ishte Islami, do isha ende çobani i deveve.
Halid ibn Welidi
Ishte një i ri pa fijen e frigës në sytë e tij, Nuk dinte ç`ka është friga. Ai ishte sulmues i kabileve për pare. Ai kryente operacione të fshehura dhe fintonte pasurinë e tij. Më së miri mund ta kuptoni këtë me ushtarët apo snajperistët profesional që shkojn luftojn¨enë luftra të ndryshme për të holla.
Halidi kishte marrë pjesë në më shumë se 100 luftëra guerile. Me pranimin e Islamit u shëndrua në shpatën e Allahut dhe iu jepte vendeve të mëdha afat 3 ditë para se të hynte në ta me luftë apo t`a pranojnë Islamin.
Këtë e bëri Islami.
Çka bëri Islami?
Grumbulloi mes butësisë së Ebu Bekrit, fuqisë së Omerit, turpit të Osmanit, dijes së Aliut, pasurisë së ibn Aufit, dostëve të Resulullahit Talha dhe Zubejrit, të sinqertit të Allahut dhe të resulullahit, Ebu Ubejd ibn Xherrah, muezinit zezak Bilalit.
Grumbullimi i njerzëve të ndryshëm me cilësi dhe aftësi të çuditshme dhe terbijen (edukimin) që iu dha Islami atyre, bëri që sot e gjith bota të ndëgjojë dhe dije për ta.
Resulullahi s.a.s shëndroi shtetin shembullorë nga realiteti aktual. Dmth, grumbullimi i afte¨sive dhe cilësive dhe racave dhe gjuhëve të ndryshme, nën kulmin e thjesht të xhamisë në Medine dhe edekumi i tyre për 23 vite me rradhe. Ky edukim reflektoi në sukseset e ardhshme që as perandori të mëdha nuk i mposhtnin dot këta burra dhe drita e tyre që dilte nga zemrat e tyre, kurse burimin e kishte ne qiell, arriti edhe kudrat e perendimit, ku la edhe emra në këta kodra e ku la edhe tragje.
Islami bëri në shekulin e shtatë së erës sonë, në kohë mjaft të rëndë, me varfëri të madhe dhe me nxehtësi të shkretëtirës, që njëri nga sahabët (shokët e Resulullahit s.a.s) vëndonte një kokër hurme në gojën e tjetrit, kurse ëmbëlsirën e saj e shijonte në gojën e tij.
Omer ibn Hattabi r.a. e kuptoi vet se sa i vrazhdët kishte qenë me gruan e tij. Ai i tregoi një herë Pejgamberit a.s se cka do t`i kishte bërë gruas së tij nëse ajo do të kishte bërë si gratë e Pejgamberit s.a.s.
Gratë e Pejgamberit ishin grumbulluar një ditë dhe disi protestonin. Omeri i ndegjoi dhe tha, çka kanë këta o i dërguari i Allahut?
Ai tha, o Omer, kërkojnë pasuri shtesë.
Omeri tha, ja resulallah, po të ishte gruaja ime që kërkon, do të ia kisha këputur qafën me këtë dorën time (kurse trupi i tij ka qenë shum i madh).
Me ardhjen e Muhaxhirëve (Mekkasëve) në Medine, panë se si i trajtonin ata gratë e tyre dhe sa e sa ajete te Kuranit zbritën në lidhje me pasurinë dhe mehrin e gruas, Omeri tha, Ja resulallah, i kishim pa para syve tonë gratë si ojekt nga guri dhe si ciglla.
E erdhi Islami dhe na mësoi kështu….
Aliu r.a. shkruante në paqen e hudejbisë për Muhamedin a.s. kurse mushrikët i përfaqësonte Suhelj ibn Amr-i. Ju kujtohet ndoshta kur Aliu r.a. shkruajti, BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM…. dhe Suhejli tha, une nuk njoh as Rahman e as Rahim, por shëno Bismike Allahumme.
Aliu e largoi pjesën „rahman & rahim“ dhe e shtoi ashtu sikur dëshiroi Suhejli.
Më poshtë shkroi, kontrata midis Suhejl ibn Amr dhe Muhamed resulullah. Suhejli tha, po ta kisha njohur si Resulullah, a do t`a luftoja?
Largoe „Resulullah“. Aliu protestoi, por Muhamedi a.s. i tha, largoe o Ali, se do të vije një ditë rasti, kur edhe ty do të ndodhe e njëjta.
Mbase kaluan vite dhe vite me rradhë, në luftën midis Muavijut dhe Aliut, erdhi deri te një kontrat¨paqësore midis tyre nën përfaqësimin e Amr ibn As nga ana e Muavijut dhe Ebu Musa el Esharijut.
Aliu i thot Ebu Musa el Eshariut, shëno:
Kjo është dekleratë midis Ali ibn Ebi Talibit Halifes së Muslimanëve dhe Muaviut…..Amr ibn As i thot, nëse do isha i bindur se ti je halife i muslimanëve, a do të luftoja?
Fshije „halife“, kurse imam Aliu r.a. tha: Salallahu alejke ja Resulallah.
Muhamedi a.s ua provoi (vërtetoi) terbijen dhe dijen që ua dha sahabëve. Shumicä nga ajo terbije u aprovua dhe u vërtetua në jetë duke qënë Muhamedi a.s gjallë, e diçka nga ajo edhe pas vdekjes së tij sikur rastin që përmendëm më lart.
E erdhi Islami dhe na mësoi….
Pejgamberi a.s asnjëherë nuk ka folur me dikëndi, duke e pasur kokën kthyer kah ai, por tërë trupin (gjoksin). Ai kur ka qëndruar me njërez, ka shiquar në to, saqë secili prej tyre ka menduar se më i afërt se më të, ska askush. Dmth aq shum sa që ia përkushtuar.
Terbijen që ia solli Islami Omerit të vrazhdët, të egër ishte edhe kjo. I erdhi një grue plakë Omerit, e kapi për mëngën e këmishës dhe e hoqi më larg dhe qëndroi Omeri me këtë grua plakë gjatë në këmbë. Ibn Aufi i tha, o Emiri muslimanëve, a po e humb kohën me atë plakë a? Ti ke punë më të mëdha për të bërë!
Tha, o ibn Auf, a e din kush është kjo grue? Po të më ndaloje kjo deri ditën e kijametit, do të kisha qëndruar në këmbë. Kjo është Haule bint Thalebe. Allahu e ka ndëgjuar ankesat e saja mbi 7 qiellrat, a mos e ndëgjoj une?
A po shihni një Omer tjetër???
Ja po sjelli edhe një shembull tjetër, me siguri ju kujtohet rasti i vdekjes së resulullahit s.a.s dhe kur imam Aliu dhe Abbasi r.a. mbeten te xhenazja kurse Ebu Bekri dhe Omeri shkuan „sakifa benu saida“ vend, në të cilin ishin grumbulluar ensarët (Medinasit) që t`i qetsojnë ata dhe mos të nguten në përzgjedhjen e halifes.
Ajo që dua të keni në vemendje është dialogu mesin e Omerit dhe Ebu Bekrit.
Omeri tha, ngase e pashë Ebu Bekrin i hidhëruar për këtë gjest të Ensarëve, mundohesha të gjaj fjalë të gatshme dhe t`a zbus hidhërimin e tij para tyre, kurse Ebu Bekri thot, ngase e dija Omerin dhe reagimet e tij, u mundohesga te zbus situatën kur do të reagoje Omeri ashpër.
Kur arritën atje dhe situata u qetsua, atëherë Ebu Bekri e pa se nuk mund të kthejnë te varrimi i Pejgamberit a.s pa u zgjedhur një halife, se përndryshe do ta emronin ata ndonjë të gabueshëm, atëherë i tha Omerit, zgjate dorën dhe të propozoj për halife.
Omeri i tha, vallahi o Ebu Bekr, ja sa vite jemi bashk, kurri nuk kam pa te ty ndonjë dobësi dhe gabim, pos kësaj të sodit.
(Në kohën tonë të sodit do të ishte ndryshe, sërrish do ta livdonte Omeri Ebu Bekrin, por ne një kahje tjetër. Do ti thonte, e kam ditur që moti se kupton aftësitë e njerzëve, dhe ja sot me paske kuptuar mirë….).
Ebu Bekri i thot, o Omer, por ti je më i fuqishëm se une.
Omeri, o Ebu Bekr, ti je më i mirë se une.
Ebu Bekri, por mirësia ime vlen në prezencën e fuqisë tënde.
E erdhi Islami dhe na mësoi…
Usamen e caktoi Resulullahi për udhëheqës së ushtrisë muslimane kunder bizantinëve. Ende pa mos me nisur disfata, ndërroi jetë Pejgamberi a.s.
Ebu Bekri u bë kalif dhe e urdhëroi të njëjtin komandant sikur pejgamberi a.s, pra Usamen, i cili kishte 17 vjet.
Usameja ishte në kalë kurse ebu Bekri ecte në këmbë, Usame ishte 17 vjeçarë kurse Ebu Bekri 60 vj.
Ebu Bekri deshti që të kërkojë leje nga Usamja dhe ta ndale Omerin në Medine, ngase ishte krahu i djatht o Ebu Bekrit dhe kishte nevojë për të në Medine. Ebu Bekri ecte pas kalit të Usames, dhe ai i tha, O Emiri i muslimanëve, ose hyp në kalë, ose do zbres une. Nuk më pëlqen që ti të ecish në këmbë e une hypur. Ebu Bekri i tha, o gjeneral i ushtrisë së Resulullahit, as nuk ke te zbresish e as une nuk hypi. Le të ecin edhe këmbët e mia dicka në rrugë të Allahut.
Dua të marr leje nga ty dicka.
Tha urdhëro! A më lejon t`a ndaloj Omerin me mua në Medine? Kam nevojë për përkrahjen e tij këtu!
➢ Erdhi një i huaj arab në Medine pas perfundimit te luftërave Riddeh (lufta kundër desertueseve ndaj hukmeve islame) dhe hyri te xhamia.
Ai pa se një burrë i madh ia puthte kryen një burri të vogël. Pyeti, kush është ai i madhi e kush ky i vogli?
I thanë, Omeri e pyth ballin e Ebu Bekrit.
Çfar lidhje farefisnore ka pasur Omeri me Ebu Bekrin?
Asgjë!
Po sot as babës nuk ia puthim ballin!!!
• Ebu Hurejra trogon tabiinëve se cka i kam ësuar Pejgamberi i Allahut. Thot ishim një ditë me Resulullahin s.a.s dhe na tha, a ma jepni dorën (votën & besën)? I thanë, menjëhere ja Resulallah.
Tha, a nuk pyetni për cka bëhet fjalë?
Thanë, nuk ka nevojë, për cka të thuash, aty na ke!
Tha, me jepini besën se nuk bëni Allahut shok, nuk vjidhni, nuk e leni namazin…..DHE MOS KËRKONI NGA NJERZIT ASGJA, PËRVEC NGA ALLAHU!
NJëri nga tabiinët, duke e ndegju Ebu Herejren tha, ja edhe une sot ia jap besen Resulullahit se nuk kam per me lyp asgja prej njerzve, pervec nga Allahu.
U nisa me nje grup per ne haxh nga Damaski. Ne rrugë, u ndajta nga ata dhe e humba rrugën. Duke ecur pikova ne një pus te fellë pa uj. Aty mbeta disa ditë. Derisa erdhën disa njërëz dhe e lëshuan kovën e tyre të mbushin uj. Kur doja të piskas dhe të kërkoj ndihmë të më nxjerrnin, mu kujtua besa që ia kisha dhënë Resulullahit se nuk kërkoj nga njerzit asnjëherë asnjë ndihmë përvec nga Allahu. Ishte terr dhe ata e tërhoqën kovën, pasi e kuptuan se nuk kishte uj. E dija që do të ikinin dhe une do mbetesha deri në vdekje aty, por besa ndaj Allahut ishte më e madhe. Duke u larguar ata, njërit ta ta iu kujtua një gjë. Ai tha, pse nuk e mbulojmë këtë pus të thatë me tokë, që mos të bjere dikush në të?
Të gjithë e përshëndetën këtë mendim dhe filluan të gjuajnë tokë mbi mua. Une nuk e thejsha besen ndaj Allahut ende. Tokën që e gjuanin, u mundohesha ta futi nën këmbët e mia dhe ngadale po ngritja veten për se larti, derisa sa nuk mundesha më dhe filluan të më mbulojnë. Kur më arriti toka deri në fyt kisha humb vetëdijen, derisa kur erdha në vetëdije, e pash veten në devet e udhëtarëve që udhëtonin për në haxh.
Transmetohet, se Ebu Bekri, ne pozitën e tij si emirul mu`minin kur i pikonte dicka nga devja, nuk i thoshte askuj tja ofroje, por zbriste vet dhe hypte serish. Ai ishte ne ate kohe ne moshen 61 vjeçare.
Këto njerëz kann pasur besimin dhe besën në Allahun aq te madhe saqe subhanallah, nuk jan frig prej gjerave kurri.
Rëfehet se edhe Isës a.s do ti ofrohet një gotë helm që të provojnë nëse është vertet i dërguari i Allahut apo jo.
Në kohën e sultanave në shtetin Osman është paraqit një njeri cili pohonte të ishte i biri Merjemes, Mesias, i cili kishte prejardhjen nga Greqia.
Ai propagandoi ne shumë vende të asaj evrope dhe së fundi erdhi edhe te Sultani duke i thëne që ti jepte mundësinë të flase para publikut të sultanit.
Edhe pse këshilltarët këtë nuk ia preferuan sultanit, por ai insistoi që t`i jepet kjo mundësi. Fake Jesusi, filloi referimin e tij para masës, në ç`moment sultani e ndërpreu dhe i tha:
Ne e dimë se rrobërit e sinqertë të Zotit dhe Jesusin në kohën e fundit (ahir zeman) nuk do ta mbyse shpata e as helmi. Tha po, ashtu është. Atëherë ai i ofroi atij një gotë hel para publikut dhe e urdhëroi ta pinte. Nëse do mbeteshte gjallë, i pari i cili do t`i besonte atij, do ishte vet sultani.
Atëhere ai iku nga skena dhe nuk u paraqit më në publike.
Kjo është për ne një shembull i mi¨re, që kur të krahasoni veten me dikënd nga salihinët (nga njerzit e mire), të shohish në vete se a je vërtet ashtu apo vetëm pretendon se je ashtu. Pretendimi nuk mjafton për mbrojtjen e Zotit.
…dhe erdhi Islami dhe na mësoi faljen….
erdhi një njeri i huaj në Medine dhe e lidhi deven e tij për një druri në një kopsht. Kur në medine ndodhi një bullbullimë. Devja ishte frikësuar dhe e ka kput litarin e saj dhe si e hutuar e ka prish krejt kopshtin ku ishte lidhur. Erdhi pronari i kopshtit dhe e rahu deven shum saqe e mbyti. Kur u kthye ky mysafiri ta marre deven, e pa te vdekur dhe e sulmoi pronarin e kopshtit dhe me ca goditje edhe ai vdiq.
Në Medine u bë problemi i madh me një te vdekur dhe një deve të vrarë. E morrën njerzit këtë mysafir dhe e dërguan para kadiut per vendim gjygjësor. Ky mysafiri kërkoi nga kadiu që të kthehet te fisi i tij dhe pastaj të vije për vendimin gjygjësor. Ai i tha, si mundet të të lëshojmë, as nuk të njohim, as nuk të dimë. Ti nuk kthehesh më. Ebu Herejra tha, une garantoj për këtë njeri se do të kthehet.
Nëse Ebu Hurejra r.a. garanton, nuk bëj fjalë më shumë. Iku njeriu. Kaluan dy muaj, ai nuk u kthy. Kaloi edhe muaji i tretë, ai nuk u kthy.
I erdhi familja e te vrarit Ebu Hurejres dhe i tha, o Ebu Hurejra, ne e kerkojm gjakun kurse ti ke garantu!
I thanë, pse o Ebu Hurejra garanton për njerzit që nuk i njeh?
Tha, që mos thonë se ka hup besa te muslimanët.
Duke biseduar me njerzit në këtë temë, njeriu që u largua, po afrohet Medine përmes shkretetires dhe po bie ne sy se vjen.
Sa erdhi, i thanë, o njeri, ne as nuk të njihnim, as nuk te dinim nga cili fil (popull) je, ç`ka të bëri të kthehesh?
Tha, që mos thuhet qe në popullin tim ka humb besa dhe fjala e dhënë.
Familja e te vrarit tha, edhe ne po ta falim gjakun, që mos thuhet që ka humb besa dhe është haruar falja në mesin tonë.
Kjo gjeneratë në cilën shkollë apo univerzitet është edukuar?
Ky është produkti i futjes Islamit ne zemer dhe praktikimit te Kuranit ne jetën e përditshme. Kështë është kur njeriu e jep besen Allahut dhe e njeh si Zot te vetmin, pa shoq.
Omer ibn Hattabi e pranoi veshjen/taxhin e mbretit Kisra!
Sa`d ibn Ebi Vekkasi r.a e çliroi Kisrën (pjese nga Iranii sodot) dhe pyeti ushtarët e tij, kush është i gatshëm t`ja dorrëzoje këtë Halifes?
Një ushtarë i thjeshtë, i panjohur mirë mesin e sahabëve, tha une!
U nis nga atje dhe arriti dikur në Medine dhe e gjeti Omerin ra. Dhe ia dorrëzi. Kur Omeri r.a e pranoi këtë taxh me shumë diamant dhe stoli, i cili kushtonte shumë, e pyeti, o njeri, a nuk të dha edhe diçka tjetër Sa`di?
Tha, Vallahi o halifja e Muslimanëve, po mos t`i frogohesha Allahut, as ti e as Sa`di nuk do ta shifnit këtë që ta ofrova.
Si mendoni sot, nëse do t`ja japish një gjësend të vogël dikuj ne emanet?
Ka vdekur besnikëria, sepse është dobësuar imani, mos me thënë se është zhdukur imani!
Tre shenja/cilësi që dëshmojnë për Islamin e muslimanit:
Kur e livdojnë muslimanin
a) Më i afërmi i tij
b) Përcjellësit e tij në udhëtim (bashkudhëtarët)
c) Bashkpuntorët e tij në treg
a) kur të livdon (kur është i kënaqur më i afërti yt me ty)
Më i afërti yt është gruaja yte. Ajo i din të gjitha fshetësirat tua që nuk i dinë tjerët. Ajo din cka mendojsh, sa personave ju thuash nuk jam në shtëpi, duke qenë aty, sa personave ju ke borxh dhe nuk don të ua kthejsh. Ajo din realitetin në ndarjen e trashifimisë mes teje dhe vllaut tënd dhe shumë gjëra tjera. Nëse don të dishë se a të livdon (a është e kënaqur me ty ajo), atëher reziko me një pyetje nda saj dhe pyete:
„e dashura grue, nëse do të ishte dhënë mundësia edhe një herë të martohesh nga e para, a do të më kishe martuar mua“?.
NUK DI A KEMI NEVOJË TË PRESIM PËRGJIGJE NGA AJO, BESOJ SE SECILI NGA NE E DIN PËRGJIGJEN.
Reagimi i muslimanit të sinqertë është, O Allah, jepi gjitha të mirat zonjës sime, ngase vetëm ajo e ka duruar neglizhencën time ndaj asaj dhe ajo nuk ka ndërpre të përkujdeset ndaj mua dhe fëmijve të mij.
Një institut fraçez, në vitet e 80-ta ka bërë një anketim me shume njerez ne tre shtet të ndryshme të tre kontinenteve.
Japoni, francë dhe një nga shtetet arabe. Analiza duhet të sqaroje se sa e kuptojnë/njohin bashkshortët njëri tjetrin në vise te ndrshme të botës.
Rezultati ka dalë se:
Japoni: Gruaja e kupton/ e njeh burin e saj bukur mirë, kurse burri ate, mirë.
Francë: Gruaja burin mirë, kurse burri gruan, disi mirë!
Arabët: gruaja ia din burrit edhe fshehtësitë që burri vet i ka haruar, kurse burri gruan as që është marrë me te farre.
Ky realitet që ekziston mesin tonë si musliman, për fat të keq, është dukuri e çpikur nga muslimanët e sodit, e jo nga medresja e resulullahit s.a.s.
Muahamedi a.s ka porositur te jemi të kujdesshëm ndaj grave dhe ka thënë:
„më i miri nga ju është ai i cili është më i mirë me familjen (gruan) e tij. Po ua bëj me dije se une jam më i miri nga jush, ngase jam më i miri me familjen time“.
Kur shkenca ka hulumtuar mbi butësinë e shpirtit të gruas dhe emocionet e saja, ka konkluzuar se gjinia femrore (qoft gruaja, motra, vajza) ka nevojë së paku për pesë here në ditë t`i thuhet një kompliment apo nje fjalë e mirë.
Do t`i mjaftonte muslimanit të mirë, pas çdo namazit t`i thoshte së paku nje fjalë të mirë gruas së tij. Kjo do të sjellte së paku 50 % mirësi më shumë në shtëpi se atë që sot e kemi.
b) Përcjellësit e tij në udhëtim (bashkudhëtarët)
Nëse bashkudhëtari yt të livdon, ne ty ka hajr dhe mirësi. Gjatë udhëtimit ka raste të vështira dhe momente të rënda. Si do të qëndrosh në ato momente përballë mikut tënd që bashkudhëton dhe sa besnik do të qëndrosh ndaj tij në këto momente.
Omeri r.a udhëton me Salimin, shërbetorin e tij
Ushtria islame i dërgoi haber nga Kudsi (Jerusalimi) Omerit, halifes së muslimanëve që të vijë në Jerusalem t`i pranoje çelsat e qytetit personalisht. Nëse kjo do të bëhet, thanë priftërinjtë e mëdhej të krishterë, do të mund të hyni në qytet pa luftë.
Omeri r.a u konsultua me sahabët që kishin mbetur në Medine dhe vendosi të shkojë në Kuds. Ai morri me vete shërbetorin e tij Salimin dhe që mos tà ngarkojnë pronen shtetërore me harxhime të tepërta, nuk mori dy deve përr udhëtim, por një.
Pyetje ishte se si do të udhëtojnë dy persona me një deve. Në bazë të mentalitetit tonë apo edhe të asaj bote, shërbetori do të ec kurse halifeja do të shalonte deven (hypur mbi deve). Ashtu mendoi edhe Salimi, por nuk ishte Omeri r.a. i cili bënte ashtu. Ai njiheshte dhe njihet për drejtësi të lartë po qoft edhe kundër vetes.
Ai tha, o Salim, njëri nga ne do të hype ne deve dhe do të qëndroje hypur përderisa t`ia lexoje këmbësorit një xhuz` (20 faqe ) nga Kur`ani. Kur të përfundoje, do të ndërrohen, dhe tjetri do t`i lexoje xhuzìn e dyte, dhe kështu deri sa të arrijmë.
Faza e fundit për të qenë hypur në deve, para se të hynë në Jersualem, i takoi Salimit. Ai qëndronte hypur dhe kur iu afruan dyerve të qytetit, Salimi deshti të zbres nga devja, që nje¨pjese nga faza e tij, të hyp Omeri r.a. që mos të hyjë në qytet shërbetori hypur kurse halifja në këmbë. Omeri iu betua se nuk do t`a bënte, sepse kjo ishte e drejta e tij (hakku yt) dhe une asnjëherë nuk do t`a marr hakun tënd.
Në hyrje të qytetit, vrapuan nga gjitah anët njërzit për të shikuar kalifin e shumëfolur dhe njeriun që sjellte drejtësi në rajon.
Priftërinjtë donin t`a përshëndesin dhe iu drejtuan personit në shalë (në deve), duke menduar se nuk do të kishte logjik tjetër, ndërsa kalorësi iu bënte me shenjë, ky është Omeri jo une!
U mahnitën njerzit nga ky gjest. Iu afrua njëri nga priftërinjtë dhe ia numëroi arnat (pjesët e qepura të teshës), dhe gjeti se ishin 17 arnime dhe tha:
„pasha Zotin, kemi lexuar ne librat tona të shenjtë, që personi i cili do të vijë të pranoje çelsat e Jerusalemit, do të jetë këmbësorë kurse shërbetori i tij hypur, e teshta e tij do të kenë 17 arnime“.
Sapo i pa Omeri Muavijen dhe Ikrimen, të cilët ishin të veshur sikur mbretër, filloi ti qortoje duke ju thënë se ky nuk është as zakoni i Islamit po as qëllimi ynë. Ata ju përgjigjen, o Emiri muslimanëve, ne jemi duke e përfaqësuar Islamin në një vend ku e vlerësojnë pamjen e jashtme dhe nuk duam që për këtë shkak Islami të marrë pamje tjetër.
Omeri r.a. iu përgjigj, O Muavije, nëse këto fjalë janë të sakta, kjo është në rregull. Nëse nuk janë të sakta, këto janë gjeste të njeriut jo të mirë. As te urdhëroj, e as të mdaloj nga këto gjeste (veshje).
Pastaj u shtrij Omeri r.a. në një baltë dhe u ndyrë me baltë. Muaviu i tha, o Emiri muslimanëve, a baltosesh në një ditë të madhe sikur që është kjo? Na ka ngrit Allahu me Islam dhe na ka çliru Kudsin.
Tha, „ishim njerëz të nenshtruar, na ngriti Allahu me Islam, sado që të kërkojmë ngritje tjetër pos islamit, do të na përplas dhe nënshtron Allahu“.
c) Bashkpuntorët e tij në treg
Kur të të livdojnë ata me të cilët njeriu ka biznes dhe bashkpunim në pasuri, e dimë se ky njeri ka vyrtite të larta.
NJë nga dijetarët e Egjiptit (Ebul Hasan En Nedewy) ka bërë haxhin në vitin 1937 dhe shpjegon, shkova të blej një pjesë shtofi pas namazit të ikindijës.
Shitësi, edhe pse e kishte shtofin e dëshiruar nga ana ime, nuk ma shiste. Ai me sugjeroi të dal në anën tjetër të rrugës dhe të blej te¨fqiu i tij. Kur e pyeta se pse vepron ashtu, mbase ai e kishte shtofin tim të deshiruar aty, më tha, fqiu im që nga mengesi nuk ka shitur asgjë, kurse une kam shitur, Andaj të kisha lutur të e ndihmosh atë pak.
Kur gjendja jonë të arrijë në këtë shkallë, atëherë do të mund të presim kujdesin e Allahut mbi ne, ngase kujdesi i Allahut vin në atë rast kur njerzit do të kujdesen për njëri tjetrin.
Ti kujdesesh për rrobërit e Allahut, aq sa mundesh, e Allahu kujdeset për ty, aq sa mundet. E sa është dallimi midis mundësive tua dhe të Allahut?
Arri në tokën e shitur
Shkuan dy persona te Ebu Hanifja sepse kishin një konflikt. Njëri kîa kishte shitur shtëpinë tjetrit. Ai duke punnuar në kopshtin e blerë, kishte gjetur një qyp me lira (arri). I shkoi dhe i tha, se ne kopshtin që ma ke shitur kam gjetur arri, kurse une ta kam blerë shtëpinë e jo arrin. Merre!
Ai i tha, arri nuk është i imi, une e kam shitur shtëpinë pa mos e ditur fare se aty ka arre, andaj nuk është ajo pronë e imja.
O Ebu Hanife, ndaj me drejtësi midis neve. Ebu Hanifja iu tha, a ke ti vajzë për martesë, tha po. Ti a ke djalë për martesë, tha po. Konsultoheni me ta dhe nese martohen, jepne këtë pasuri atyre.
Islami është i fortë, ngase fuqia dhe drejtësia e tij buron nga ai vet dhe nuk emiton apo trashigon askënd.
Nëse do të lexoni në fillim të temës, cilët ishin personalitetet e Mekkes, para Islamit, dhe çka bëri Islami me ta.
…dhe erdhi Islami….
Bekim Alimi