“Me Zotin per komb dhe flamur” Reportazh nga Ferdinand Samarxhi
Publikuar me: 13 Janar, 2016
Ferdinand Samarxhi:
“Unioni i Imameve Shqiptare Ne Zvicer, te gjithe shqiptare, xhamine e kane si nje vend te Zotit, si nje vater te bashkimit, si nje vend ku mbajne larte simbolin e kombit, flamurin tone me shkaben dykrenare, si nje vater ku mesojne alfabetin, gjuhen kombetare, historine e kombit”
Gazetari I mirenjohur, fituesi I Antenes se Arte, Ferdinand Samarxhi, pasi ka promovuar disa vite me radhe, mbeshtetur nga Kryegjyshi Boteror Bektashian, Hiresia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, programe dinjitoze te Muajit te Bekuar te Ramazanit, me te gjithe komunitetin fetare te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise e Malit te Zi, kete radhe ai percon dhe tregon vizionin e Islamit per nje nga vendet me te bukura te Evropes, ne nje nga fotot me mahnitese te saj, ne nje nga vendet me te zhvilluara te Evropes, ne Zvicer.
Z.Samarxhi,tashme jeni I vetmi gazetar I mirenjohur I te gjitha besimeve fetare,ne Shqiperi,pse jo edhe ne Ballkan,qe per vite te tera promovoni vlerat e tyre.Jeni nje promotor,nje percues per te gjitha ndodhite dhe ngjarjet qe lidhen me besimet ne Shqiperi.
Ju keni folur per gati 30 vjet per shume ngjarje,per shume personalitete te fese.Keni folur per Mken,per Profetin Muhamed,qe erdhi sic thoni ju,si meshire e boterave,keni folur per Jeruzalemin,vendin ku lindi Jezu Krishti,qe erdhi si shpetimtar per te cliruar nga mekati qindra e miliona njerez,keni folur per Qerbelane,epopene ngadhnjyese te njerezimit,per luften e Imam Hysejnit me deshmoret e saj qe kane shkruar histori,keni folur per Mej-xhungornene,vendin ku shfaqet hera-heres nena e Zotit,Shen Meria.Pra,keni folur per shume ngjarje,per shume personalitete,qe kohet mundohen t’I largojne e ata me teper shkelqejne.Perse kete radhe ju zgjodhet per te treguar ne rrugetimin tuaj te gazetarit,Unionin e Imameve Shqipetare ne Zvicer?
Si ju lindi ideja per te realizuar kete dokumentare qe mban nje titull shume domethenes per situaten qe po kalon Islami sot,qe disa individe apo organizata qe s’jane e s’kane asgje te perbashket me Islamin po kryejne vepra terroriste duke perdorur emrin e tij,nje realizim dinjitoz ky qe po shfaqet sic informuam me larte ne te gjitha ekranet e televizioneve publike dhe kanaleve te tjera te Ballkanit?Dhe pse ju e titulluat “Me Zotin,per komb dhe flamur”?
I ftuar nga miku im I vjeter,Reis Ulema Efendi Sulejman Rexhepi ,u gjenda ne nje mbledhje ku kryesia e Unionit te Imameve Shqiptare,ne ato dite te veshtira qe po jetonin vellezerit e tyre shqiptare,ne Kumanove dhe Tetove,po ndanin ndihma per ta.
Sa e thjeshte,po aq edhe kuptimplote! Nje zbatim I mesimeve dhe I vizionit te Islamit.Mes vellezerve,mesova se Unioni I Imameve Shqiptare,ishte ngritur ne mergim dhe kishte bashkuar te gjithe bashkeatdhetaret e te gjithe trevave te kombit,te Maqedonise,te Kosoves,te Lugines se Presheves,te Shqiperise etj.Xhamine,ata nuk e mendonin thjeshte si nje faltore,por si nje vend te bashkimit te te gjithe shqioetareve,si nje vater atdhetare,kombetare,e lidhur ngushte me jeten dhe historine e kombit,me fatet e tij.Kjo ide mua me ngacmoi qe une te mendoja per realizimin e nje dokumentari televiziv,kute shpalosja themelimin e ketij Unioni,punen,vizionin e tij dhe rolin e tij,sa fetaraq me shume edhe patriotik dhe kombetar.
Duke qene se te gjithe shqipetaret ishin nga trevat e ndryshme te kombit tone,mendova qe ky dokumentar dyhej te realizohejjo vetem nga mua,qe me lindi ideja,por ta percoja vizionin e ketij unioni edhe pervec Shqiperise,edhe ne Kosove,edhe ne Maqedoni,edhe ne Luginen e Presheves,edhe ne Mal te Zi.Deshira per nje realizim dinjitoz per bashkeatdhetaret tane u perkrah.Mendimi vizionar I drejtorit te pergjithshem te RTK,z.Mentor Shala,zv/drejtorit te pergjithshem te MTV 2,Harun Ibrahimi,I kolegeve,producentit te mirenjohur te dokumentarit dhe drejtor te redaksive te kultures,rinise,arsimit dhe femijeve,Z.Iljaz Thaci,operatorit,mjeshtrin e arte,Mumin Jashari,fitues I disa cmimeve nderkombetare per realizimin ne gjinite e dokumentarit dhe te filmit,gazetares se mirenjohur te radiotelevizionit te Maqedonise,MTV 2,Zerijeta Jajaga,me beri mua me pergjegjes dhe me shtoi opsionet qe ta pasqyronim me sa me ekspreseivitet jeten e ketij Unioni.
Pra,kjo ide ju nxiti ju,aq me teper qe e titulluat “Me Zotin,per komb dhe flamur”?
Eshte me te vertete nje gje qe kur nuk e sheh ne relaitet nuk mund ta perceptosh,pa e pare,pa qene prezent dhe pa e treguar.
Eshte thuajse e pabesueshme,nuk mund te mendosh qe keta shqiptare,emigrante mergimtare,per te cilet dihen shume shkaqe perse gjenden ne dhe te huaj,nga varferia dhe pamundesi per te qene dhe per te punuar ne vendin e tyrepikerisht kur shume te tjere mezi luftojne per te mbijetuar,disa djem qe une I quaj me plot kuptimin e fjales “patriote”,si Nehat Ismaili-president I Unionit,Feim Dragusha-zevendes kryetar,Ferit Zeqiri,Rehan Hasani e disa djem e burra te tjere,u bashkuan dhe themeluan Unionin e Imameve Shqiptare ne Zvicer,nje bashkim qe e sheh faltoren jo vetem si vend I Zotit,por si nje vend ku ata tubohen,mblidhen dhe jetojne me hallet,me ngjarjet,me fatin e vendeve nga ku vijne,te kombit te cilit ata I perkasin.
Ne faltore,ne klasat e saj,ata mesojne gjuhen kombetare,mesojne alfabetin e saj,flasin per historine e kombit,per ngjarjet,per datat.
Ne bisede me Presidentin e Unionit,Magjister Nehat Ismailin,patriotin e mire shqiptar,liderin e devotshem te Unionit,meson se duke patur parasysh nevojat e popullit shqiptar ne Zvicer,kerkesat dhe dinamizmi I jetes ne Zvicer,ne nje nga vendet me te zhvilluara dhe me te civilizuara te Evropes,e cila u imponohet te gjitheve,jo vetem shqiptareve,pergjegjesia per te marre persiper ngritjen e ndergjegjes se bashkeatdhetareve te tyre,per te qene pjese,jo veteme konsumit te kesaj jete te zhvilluar,por edhe te kontributit te tyre,bene qe keta njerez te mencur te themleojne Unionin,qe de facto eshte nje organizem ,si nje qeveri e shqiptareve ne mergim,qe ka marre persiper si te organizohet sa me mire jeta e ketyre bashkeatdhetareve,se si ata jane te gjithe njelloj si te tjeret,dhe te mbajne larte,me dinjitet emrin e kombit dhe te flamurit shqiptar,qe de jure njihet si nje institucion administrativo-juridik,qe ne vendimet e komunave te shtetit zvicerian njihet dhe eshte pale me to per vendime te ndryshme qe merren ne komune.
Unioni,ne strategjine e tij,ne planet e tij,ne objektivat e tij,ne vizionin e tij,e sheh jeten e shqiotareve tashme ne Zvicer,ne te gjitha rrafshet sociale, kulturore, politike, fetare dhe kombetare.
Por, ajo qe duhet theksuar per vizionin e ketij unioni eshte diversiteti kulturor e fetare,sidomos perballja me civilizimin shume te zhvilluar dhe besimet fetare tradicionale te hershme qe egzistojne ne Zvicer. Sa e lehte dhe sa e veshtire ishte zanafilla e fillimeve te Islamit ne Zvicer, perballe katedraleve te lashta te krishterimit zvicerian dhe te besimeve te tjera protestante, ne dokumentar tregohet puna e ketij Unioni, e Imameve te tij, e kryetareve te institucioneve fetare, te anetareve, te forumeve drejtuese te tyre, te cilet nisen rrugen e ketij besimi ne mes te Zvicres se zhvulluar.
Sot shqiptaret, jo vetem qe jane te ndergjegjesuar per besimin e tyre, por tani ata marrin pjese si te barabarte, zhvillojne mjaft takime dhe dialogojne ndermjet besimeve te Zvicres, perfshi ketu Kishen Katolike, Protestante, te besimeve te tjera, Budizmit, Evangjelizmit e komuniteteve tjera fetare qe egzistojne ne Zvicer.
Ne keto dialogime inter-religjioze, te cilat ata I ndeshen me kultura te zhvilluara te besimeve, qindravjeqare, ata definojne dhe percjellin me se miri mesazhin e Islamit, si nje vizion I paqes dhe I dashurise, dhe thesarin e madh te kombit tone, harmonine, tolerance dhe bashkejetesen fetare me te gjitha kombet ku gjendet, me te gjithe kombet qe jetojne.
Ky eshte vizioni qe Unioni ne te gjitha bisedat, ne te gjitha fjalimet, ne te gjitha takimet qe organizojne me perfaqesues te institucioneve te tjera fetare, perfaqesues te organeve te ndryshme shteterore, ku dialogojne me to, mbizoteron dhe udheheq Unionin, Imamet dhe te gjith drejtuesit e tij.
Keto vlera qe spikatin ne imazhin e Unionit, ne vizionin e tij, ne punen e tij jane fragmente qe ne dokumentare pasqyrohen me se miri dhe ne ekzigjencen e duhur. Por ne, per te plotesuar me mire imazhin e ketij dokumentari prej 90 minutash, tashme te realizuar, do tregojme edhe pak per Zvicren, per qytetet, historine e tyre, qe daton shume heret, bashke me katedralet e tyre, per te treguar se si Islami lindi ne keto kushte, lindi tek ky vend I zhvilluar, lindi mes ketyre katedraleve, si cane ne fillim qiellin minaret e para, si thirret dhe degjohet thirrja e Zotit-ezani, mes tingullit te kembueshem, te forte te kembanave te katedraleve. Po, do ishte me vlere.
Historia moderne zviceriane mendohet se ka filluar rreth vitit 1291, me themelimin e konfederates se pare zviceriane, nga tre kantonet: Uri, Shweiz dhe Unterwalden. Ne vitin 1315 Duka Leopold I Hasburgeve, dergoi nje ushtri te fuqishme austriake per te shkaterruar kete komb ne rritje, por trupat zvicariane I mposhten, ne vendin e quajtur Morgarten. Pas nje fitoreje ne Dornah, ne 1499, Konfederata e Zvicres fitoi pavaresine nga perandori romak Maximilian. Humbja ne betejen e vitit 1515 ne Marignano, u be nxitje per here te pare qe Zvicra te largohej nga skena nderkombetare dhe deklaroi neutralitetin. Pas deklarimit te neutralitetit, mercenaret zvicerian kane sherbyer ne ushtri te huaja si psh. Garda Zviceriane, e cila edhe sot sherben ne Vatikan si roje konstitucionale e Papes. Megjithese neutrale, ne Zvicer u zhvillua nje lufte 30 vjecare ndermjet protestanteve dhe katolikeve te udhehequr nga Huldrych Zeingli, si dhe Jean Calvin ne Gjeneve, por Zvicra qendrore mbeti katolike.
Depertimi I Islamit ne Zvicer ka filluar para 1000 viteve permes maureve berber-musliman te Andaluzise, te cilet zvicerianet dhe historianet e tjere I kane quajtur “saracene”. Me pas, ne shekullin XVIII, Zvicra njihet me Islamin, me personalitetin e Johann Ludwig BurKhard-it, I cili rridhte nga nje familje e vjeter e njohur fisnike e Baselit, qe ne 1809-1816 merr emrin Shen Ibrahim.
Pozita gjeografike e Zvicres, si nje shtet me hapesire te vogel e popullsi te dendur, sistemi demokratik e liberal I shtetit, jane disa nga faktoret qe mundesuan hapjen e xhamive dhe vazhdimesine e tyre, qe I dhane xhamise rolin e duhur si nje qender fetare, arsimore, sociale, humanitare, kulturore, kombetare dhe patriotike. Ne fillim te viteve 1960 ne Zvicer filloi ardhja e mergimtareve turq, shqipetare, boshnjak, arab etj. Sot, ne Zvicer gjenden afersisht 400.000 shqiptare nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Presheves, Shqiperia. Ne vitin 1990 happen edhe faltoret e para shqiptare si ajo e Cyrihut qe u hap ne 1987. Pastaj u happen faltoret e tjera ne Eill, ne Kreuzlingen, Romanshom etj. Pikerisht ne Zheneve eshte ndertuar faltorja e pare islame, me ndihmen e Mbreterise se Arabise Saudite, ku falen qindra besimtrare musliman te shume vendeve islame, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Presheves, Mali I Zi dhe Shqiperia.
Me kameren tone ne tregojme ne dokumentare per kete faltore te pare te Islamit, mes katedraleve, pikerisht ne Zheneve, qe flet shume per prezencen dhe definimin e Islamit, ne kete qytet qe sic dihet, eshte qendra globale financiare, ku gjenden selite te zyrave qendrore te Kombeve te Bashkuara, Kryqi I Kuq nderkombetare etj. Ne kete qytet, historia flet dhe per shqiptaret. Ketu gjendet edhe busti I heroit tone kombetare, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, qe ndodhet pas nderteses se Organizates Boterore Tregtise, ngjitur me liqenin. Ketu u botuan dhe gjeten driten e perhapjes Gazeta “Shqiperia-Albanie”, ne vitin 1903 deri ne 1906, ne Gjeneve. Ne 1915-1919 perseri ribotohet “Shqiperi-Albanie”, qe ishte botuar ne Lausanne. Ne Gjeneve eshte botuar “Liria Kombetare” gjate viteve 1925-1935. Poashtu ne Gjeneve eshte botuar “Biblioteka-Zeri I Shqiperise”, 1935-1936. Atehere padyshim ky qytet do te ishte pjese e dokumentarit tone, ku ne kemi treguar qe ne shqiptaret, ketu nuk jemi te pakte, qe edhe ata si gjithe kombet e tjera marrin pjese ne kete qyteterim, ne kete civilizim, perballen me sfidat e tyre, ndihen te barabarte si te gjithe kombet e tjere, dhe kontribojne edhe ata si gjithe te tjeret. Prof. Dr. Bashkim Jaupi, pjesmarres dhe drejtues ne organizaten e Bashkimit Europian per Integrimin, anetari I Unionit te Imameve, e ndjen qe Unioni krahas punes se tij te deritanishme, tregon para kameres tone, se unioni ka ndertuar nje strategji afatgjate, bashkekohore, kombetare, patriotike dhe fetare, qe te perballet me sfidat ne zhvillim dhe duke ngritur gjithnje me shume ndergjgjen e bashkekombasve te tij, te ardhun nga gjithe trevat shqiptare, per harmonine, tolerancen dhe bashkjetese, do te militojne denjesisht dhe vizioni I shqiptareve do te jete prezent gjithnje e me shume mes gjithe kombeve tjera qe gjenden ne Zvicer.
Xhamia ne Krojclingen, me imam magjister Rehan Neziri
Ne Krojzlingen, ku banojne nje numer I madh shqiptaresh, mesohet se faltorja “Hena e Re” eshte nder xhamite e para shqiptare ne Zvicer, qe eshte hapur me 1 janar 1993. Sot ky institucion fetar quhet “Bashkesia Islame Shqiptare”, qe ka statutin e saj, kryesine e keshillit, imamin magjister Rejhan Neziri, si dhe nje numer mbi 300 antare te perhershem, te cilet marrin pjese. Forumi I te rinjeve musliman merret me aktivitete te ndryshme si: koncerte, turne futbolli, ligjerata te ndryshme kulturore, por ajo qe bie ne sy eshte se ketu I jepet nje rendesi e vecante dialogut nderfetare, ku imami Rejhan Neziri eshte ideator ne kete qytet, I themelimit te Tryezes se Rrumbullaket te Feve, ne te cilen marrin pjese Kisha Katolike, Kisha Evangjeliste, Qendra Budiste, Xhamia Turke, Komuna e Shtetit, si dhe autoritetet e shkollave te kantonit. Lidhja e arsimtareve dhe prindeve shqiptare ne bashkepunim me xhamine, objektiv kryesore te saj ka punen per mesimin e gjuhes ametare, mesimin e historise se kombit, te ngjarjeve festive kombetare si: Diten e Flamurit 28 Nentorin, Heroin tone kombetare Gjergj Kastrio Skenderbeun, alfabetin e gjuhes shqipe, Diten e Pavaresise se Kosoves etj.
Ne me kameren tone asistuam ne klasat ku zhvillohej mesimi. Ne mesuam nga Laura Sulejmani se xhamia “Hena e Re”, duke qene nje institucion I rendesishem I njerezve ne mergim, perkrah fuqishem edukimin e femijeve qe ofrohet nga Lidhja e Arsmitareve dhe Prindeve Shqiptare, ne nivel zvicerian, ne bashkpunim me shkollen shqipe “Naim Frasheri” ku ne filmuam me kameren tone ne klasat e saj.
Klasat per mesimin e gjuhes shqipe ne Krojclingen
Edhe drejtori I shkolles, gjermani Hans Jurgen Michael, pohon me plot optimizem per ngazhimin total te femijeve qe krahas mesimit ne shtetin e tyre, femijet mesojne ne shkolle me dashuri edhe mesimin e gjuhes shqipe. Mesojne historine kombit shqiptare, ngjarjet dhe festat e tij.
Xhamia e Regensdorfit
Regensdorfi, portret I panorames se zhvillimit industrial te Zvicres, perjeton edhe ai si gjithe qytetet e tjera, nje numer te madh shqiptaresh. Ketu gjendet nje nga faltoret me te medha shqiptare, ku numerojne mbi 500 anetare te rregullt dhe shume te tjere pjesmarres. Ne kete faltore, njerezit marrin dhe pajisen me norma dhe qeshtje te edukates se islamit, per tu bere njerz te devotshem per shoqerine, per vendin, per kombin qe ata perfaqesojne. Ketu ata pajisen me visionin e dashurise per njeri tjetrin qe te udhehiqen kudo ne jete. Imami I saj I nderuar, Magjister Ferit Zeqiri, percon me se miri marrjen e nje Islami te paqes, te tolerances, te bashkjeteses dhe jo te nje Islami te dhunes e te terrorizmit, qe ska asgje te perbashket me te. Ketu femijet ne kete faltore mesohet te behen femije te paster, sic tregojne ato ne kameren tone. Zelie Sulejmani, teologja e mirenjohur flet se jeta ketu ne Zvicer behet e barabarte mes burrit e gruas. Ajo tregon se gruaja shqiptare ketu ne Zvicer ballafaqohet me problemet politike e shoqerore, me shoqerite e tjera jashte Islamit.
Ne Rehintal qe gjendet ne rajonin e San Galenit, ku jetojne afersisht 491.670 banore, rreth 20mije familje jane shqiptare. Ne vitin 1990, nje grup te rinjesh ne krye me Naim Demollin, Emin Ibrahimin e me vone Enes Koshin, happen te paren faltore, happen te paren vater kombetare, ngriten per here te pare ne kete rajon, flamurin kombetare. Ne bisede me ta meson se xhamia qe kur u hap ketu, sic thone keta, krahas thirrjes se Zotit-ezanit, tingellueshem kumbon edhe himni I kombit. Tregimin tone per Unionin e Imameve ne Zvicer, do ta vazhdojme ne nje nga faltoret e tjera te ketij kantonit, nder me te bukurit e Zvicres, te qytetit te St. Gallenit, qe nis me historine e ardhjes se nje murgu irlandes, I quajtur Gallus, I cili kishe jetuar mes viteve 550-640. Te huajt ketu perfshijne rreth 97.461 njerez, ku nje pjese te madhe e bejne shqiptaret nga Lugina e Presheves, Kosova, Maqedonia dhe Shqiperia. Faltorja e ketij qyteti, xhamia “Xheneti” eshte e para faltore internacionale e organizuar nga vete shqiptaret. Imami I xhamise, intelektuali I devotshem , magjister Fehim Dragusha, nenkryetare I Unionit te Imameve, synon dhe punon me te gjithe gjeografine shqiptare, me OJQ-te dhe organet tjera te kantonit.
Duke patur nje vizion te qarte te Islamit, si nje vision I paqes, dashurise, Imami I kesaj faltoreje, Magjister Fehimi synon ta percjelle dhe jo vetem te bashkekombasit, por edhe tek besimataret islam dhe te besimeve tjera te krishtera, ti cilat vijne ketu vetem per te kryer adhurimet, por per te qene edhe pjesmarres ne dialogime nderfetare qe roganizohen ne kete faltore. Kete mesazh kerkon dhe punon aji, per ta percjelle edhe tek besimet tjera tradicionale te Zvicres. Ne me kameren tone e vizituam kete faltore dhe treguam per te. Ne pame nga afer dhe filmuam diten e dyerve te hapura, qe organziohet ne 320 qendra Islame ketu ne Zvicer te drejtuar nga Unioni I Imameve Shqiptare.
Ne na impresioni fakti se ne keto veprimtari te dyerve te hapura, gra nga te gjithe kombet e tjera, paraqitnin me modesti gatimet e tyre tradicionale. Imami na tregoi qe nuk eshte qellimi I prezentimit te gatimeve tradicionale, por botkuptimi qe krijohet ndermjet ketij aktiviteti per bashkevllazerim te kombeve, te cilet ata perfaqesojne. Ketu me domethenes dhe shprehes I mesazheve te paqes, te bashkeegzistences, te tolerances dhe harmonise qe ne ndeshem ne kete faltore, mesazh qe eshte thesar I kombit tone, qe kerkon besimi Islam, sikunder edhe besimet e tjera, ishte pjesmarrja ne kete dite te dyerve te hapura, e priftit Dom Marian Marku, qe mbajti ligjerate para besimtareve islam, jo vetem shqiptare por edhe te vendeve te tjera, edhe te besimeve te tjera, qe sintetizon se shqiptarine e ka lidhur besimi tek Zoti, Kombi.
Flamuri I tij, te bashkevllazerimi I te gjitheve, si pjestare te barabarte ne galidhene e madhe te kombeve.
Ne kohen romake, rruga per ne Zvicer kalonte permes Aarburgut. Keshtjella, simboli I qytetit, mendohet se eshte ndertuar ne vitin 1123. Pas pak kohes, ne kete simbol te arkitektures unikale zviceriane, valvitej edhe flamuri I fese se lashte te katedraleve. Ura e vjeter prej druri, nje nga emblemat me historike te Zvicres, qe permendetqe ne vitin 1295,ka sherbyer si nje vlere e pakontestueshme dhe thesar I pashlyer I kultures boterore.Ne kete qytet ku jetojne mese 60kombe, gjenden edhe shqiptare qe perbejne21% te popullsise se Kantonit.
Faltorja e ketij qyteti, qendra qendra dhe vatra ku mblidhen dhe tubohen te gjithe shqiptaret, ku numri I tyre eshte I pakufizuar,mban larte simbolin e kombit tone,flamurin.
Pa Atdhe,nuk ka fe!Ky eshte motivi qe Presidenti I unionit,Magjister I nderuar Nehat Ismaili, preukpimin dhe angazhimin e tij kryesore e ka qe ajo, jo vetem te jete nje vend ku ata te falen dhe te luten,por te ngrejne larte ndergjegjesimin e tyre si bashkekombas,dhe te baarabarte me te gjitha kombet e tjera.Per kete,praktikimin e jetes fetare dhe pjesemarrjen ne kete vater,ata e shohin me gjere,me me vizion per kohen ,me me konture per te ardhmen. Edukimi patriotik,kombetar,human,social,jurisprodences islame,I besimit,kryhetne funksion te pergatitjes se njerezve qe ata te mos jene sfidante para sfidave gjithnje e ne rritje ketu ne Zvicer,por te jene te denje dhe te luajne rolin e tyre si kontribues ne kete civilizim te zhvilluar.
Nakije Ismaili,hafizja e mirenjohur dhe e devotshme,qe ne kete vend ku vijne te gjithe,edhe femije,te percjelle mesazhin qe ata te ndihen se ata jane te gjithe te barabarte,si te gjithe kombet e tjere,se I bashkon nje ideal, Imani I Zotit,dashuria per kombin,dashuria per flamurin.Keto jane imazhet qe percillen ne dokumentar dhe mes emocioneve te tregimeve te njerezve,te prinderve,te femijeve,qe jane pjesemarres ne kete faltore.
Villi befason kameren tone qe ne impresionet e para. Nje kanton nga me te vjetrit e Zvicres,themeluar ne vitin 754,qytetme besim te hershem tradicional katolik.Protestantizmi qe erdhi qe erdhi nga Gjermania nuk la pa perfshireedhe kete qytet, qe filloi qe nga vitet 1525.
Por ketu ne u befasuam,pikerisht ne kete qytet me tradita te hershme te krishterimit, ku Katedrales me kembanat e tyre si aapoteoza te pushtojne,pikerisht ketu faltorja, Imami I saj, nenkryetar I Unionit,Magjister aktivist I perkushtuar intgrues Bekim Alimi, dialogun me te gjithe keto besime,trumbeton dhe percjell Islamin vizionar te kohes,historine e tij, filozofine e tij se Islami jeton,punon dhe bashkejeton ne bashkeveprim dhe ne bashkevellazeri me te gjithe besimet, me kombet e te cilave ata u perkasin.
Keto pasazhe kamera jone I fiksoine dialogun nderfetar me te gjithe komunitetet fetare ,me te gjiteh punonjesit shteterore te Komunes se Kantonit, te shtetit zvicerian. Me se miri ai,jo vetem si nje Imam erudite,qe kryen detyren per te ngjallur dashurine per besimin, por ai kete e definon edhe tek femijet ne shkollat e shtetit zvicerian, ne gjuhe te huaj qe edhe keta femije te vendeve te tjera qe jetojne ne Zvicer ta njohin Islamin,te dije moralin,parimet e tij qe Islami eshte nje fe e paqes, e dashurise, e mirekuptimit, e miredashjes per cdo gje dhe per te gjithe, qe edhe keta femije ta kuptojne qe Islami eshte fe, jo e terrorizmit, por fe e vizioneve qe ka percjelle dhe do te percjelle ne kohera mesazhin “Paqe mbi dhe, dhe me te gjithe njerezit miredashje”.
Ne kete Kanton meson se po hedh shtat nje nga faltoret me te bukura, qe nese, e ardhmja do te flase shume per te, do te jete si nje gur themeli I punes se palodhur te Unionit te Imameve, qe po punon qe Islami dhe e ardhmja e tij neser ketu ne Zvicer te jete me e ndritur. Kryetari I xhamise,Abdullah Mustafa, eshte optimist per ndertimin dhe perfundimin e saj,e cila deri me tani po ndertohet vetem me fondet e besimtareve.
Kryetarja e Komunes Suzana Hatman, eshte entuziaste per shqipatret.Ata-thote ajo,-jane shume te angazhuar dhe deshirojne te integrohensa me shume ne jeten dhe shtetin zvicerian. Une mendoj –thote ajone intervisten qe ne I morem,-se shqiptaret jane potencial.
Si prolog te parafundit, jo pa qellim, tregimin per xhamine e e besimit, nje xhami e kohes, nje xhami edhe pse e madhe per neser eshte e vogel.Te besosh ne shoqerine e sotme, aq te zhvilluar dhe te sofistikuar per jeten dhe aq me shume kur globalizmi me zhvillimin e tij kerkon ta largoje njeriun nga besimi, nga rruga e Zotit, deshirat per te perqafuar besimin gjithnje e me shume rriten, gjithnje e me shume shtohen ata qe besojne.Ketu ne Zvicer, ne kete vend te katedraleve te lashta katolike qe e kane percjelle besimin e tyre ne shekuj dhe ne kohera, nuk kane penguar dhe ndaluar deshirat e njerezve, per t’ju drejtuar Zotit ne gjuhen dhe besimin e tyre.
Meson se kjo eshte nje faltore qe eshte ndertuar shume kohe me pare, edhe pse ne pamjet e kameres sone duket e madhe, sot dhe e nesermja, dimensionet e saj nuk plotesojne me numrin e njerezve qe adhurojne Zotin, qe vijne dhe luten per te. Eshte ky Islami, eshte ky besimi I paqme qe perqafohet nga qindra e qindra njerez qe ketu ne Zvicer gjejne te drejten e tyre per te besuar dhe per ta ushtruar ate. Siparin e dokumentarit tone ne e mbyllem me kameren tone me Unionin, me te gjithe pjesemarresit e tij, ku mbledhjen e tyre e filluan me himnin kombetardhe me pas me kendim Kurani.
Me mikrofonin dhe kameren tone folem dhe treguam per perhapjen e Islamit ketu ne Zvicer, per historine e ngritjes se faltoreve, qe sot jane bere qendra te dashurise se kombit, te besimit, te vizionit paqedashes, qe jane bere qendra te bashkimit, qendra qe mbajne dhe qe ngrejne larte simbolin tone, flamurin kombetar. Folem per punen e madhe qe bejne Imamet, si drejtues te tyre. Unioni qe ne fillimet e tij njohu dhe mori pergjegjesine per te afruar te gjithe bashkekombasit. Duke shfrytezuar miresite e ketij vendi, demokracine dhe ligjet e tij,keta djem dhe burra, keta patriote te mire, mergimtare qe ne zemer kane amen Shqipri, qe mbajne dhe ngrejne larte si simbol flamurin tone kombetare me shkaben e tij dy krenare, I vune vetes detyra per te ngritur lart ndergjegjien dhe vetedijen jo vetem te besimtareve, por edhe te bashkekombasve dhe me gjere. Deviza e tyre, angazhimi I shoqerise se shqiptareve ne shoqerine e sotme zviceriane, paraprirja e tyre per te qene shtetas te dnje si te gjithe kombet e tjera, te jene te afte t’I bejne balle sfidave ne rritje te ketij civilizimi evropian, me besimet e hershme tradicionale te krishterimit,Duke qene te mbrojtur me thesarin e vyer te kombit tone, te bashkejeteses, harmonise, tolerances, Unioni ketu ne Zvicer ka bere nje pune te madhe per ta percjelle kete mesazh,kete vizion, jo vetem tek shqiptaret, por me shume dashuri dhe tek te gjithe kombet e tjere me te ciloet ata bashkejetojne.
Ne u ndame nga keta djem dhe burra, nga Nehati, Presidenti I Unionit, nga Feimi dhe Bekimi, nenkryetare te Unionit, nga Rejhani dhe Feridi dhe sekretari Rahim Hasani, nga keta patriote qe ne kete vend te huaj jane mbledhur dhe jane bashkuar. Me Zotin jane ,per kombin dhe flamurin punojne!