Hipokrizia e shekullit „ Perëndesha Venus në Romë mbështjellet me vel për arsye ekonomike“
Publikuar me: 28 Janar, 2016
Statuja nudo e perendeshes së bukurisë Venus e cila daton nga shekulli i dytë para eres sonë mbulohet me vel ( mbulesë) për „ të mos u ndier i fyer presidenti Iranian“.
Perëndesha e bukurisë Venus! Të gjithë e dinë se çfarë është Venusi! Muzeu Capitolini në Itali .. Gjithkush e di se çfarë është Muzeu Capitolini! Ky është një nga muzeumet më të vjetra në botë, një simbol i Rilindjes, që nisi dritën e tij nga Italia për të triumfuar në kontinentin e Evropës në të katër anët e saj, dhe ishte një ëndërr e dëshirueshme për kontinentet tjera të planetit. Natyrisht në këtë periudhë të rilindjes, qytetërimi islam ishte ne kulminacionin e tij në Andaluzi, Bagdat, Aleksandri etj.
Veprim i cili shkaktoi polemika në mesin e opozitës, e cila e konsideroi atë „ heqje dorë nga identiteti kulturor i vendit” dhe “një mënyrë per ti bere qejfin mysafirit iranian për interesa ekonomike.”
Aktivistët thanë që kjo përpjekje e zyrtarëve italianë që statujat për ti veshur me “vel” ( mbulesë) erdhi për të parandaluar sikletet e presidentit iranian, i cili me delegacionin e tij shoqërues ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi midis dy vendeve dhe kontratat me vlerë më shumë se 17 miliardë euro.
Loja e standarteve të dyfishta
Për ata që dinë të lexojnë historinë, mesazhi ishte i qartë që mbulesa (hixhabi) e statujës nudo të perendeshës së bukurisë Venus , mund të jetë një mesazh diplomatik, që nënkupton „respektimin e kulturës së tjetrit“ , dhe mund të jetë mesazh nxitës ” për të eliminuar kulturën e tjetrit .“ Është nga format më të këqia të manipulimit të kulturave të njerëzve dhe bindjeve të tyre.
Në anën tjetër shumë dilinxhinjëve u pengon mbulesa e vajzës muslimanve e cila shetit rrugëve si çdo qenie tjeter njerëzore gjoja shkakton tmerr dhe se mbulesa për të është ofendim i dinjitet të saj.
Atëherë si do të komentohej veprimi i qeverisë italiane që statujat nudo në Muzeun më të vjetër të Europës të vishen me vel ?! Ky është ekstremizëm i llojit më të keq që për interesa ekonomike rrënohen vlerat e tyre për të mos e provokuar presidentin iranian Ruhani gjatë fjalimit të tij në Muzeun Capitolini.
Madje thuhet që në tryezën e tij për nder të presidentit iranian dhe « bindjeve te tij » nuk është servuar pije alkoolike. E besoj këtë, por e besoj edhe variantin tjetër që është bashkëfajtor për katrahurën e shteteve muslimanëve dhe konfliktet në Lindjen e Mesme.
Nehat V.ISMAILI
28 .01.2016 Aarburg, Zvicër