KONFERENCA NË DORTMUND TË GJERMANISË
Publikuar me: 12 Shkurt, 2016
Në Dortmund të Gjermanisë organizohet konferencë tre ditore në të cilën Imami Feim Dragusha do prezantoj temën “Islamofobia në Zvicer“. Në këtë Konferencë marrin pjesë përfaqësues nga 12 shtete dhe të gjithë do flasin rreth islamofobisë dhe mënyrat se si ta evitojmë këtë dukuri shkatërruese. Në shoqërimin e Imamit është Orhan Sylejmani, anëtarë i kryesisë dhe student në Universitetin e Zūrichut (ETH). Në foto duket broshura e sapo botuar në gjuhen angleze, e cila përmbledhë aktivitetet e Xhamisë “Xheneti“ dhe do t’u shpërndahet të pranishmëve në Konferencë.
Pjesë e konferencës ishte edhe paisja me njohuri rreth atyre liderëve të cilët kanë punuar pa ndërprerë për t’i ndihmuar imamët (hoxhallarët) për të ndërtuar xhami ose minare apo për të themeluar ndonjë Institut për mësimin e kur’anit siç është rasti me Gjeorgjinë ku muslimanët ende nuk i gëzojnë të gjitha të drejtat.
/
Prezantimi i fjalimit të Mr. Feim Dragusha me temën “Islamofobia në Zvicër“ u ndjek me vëmendje nga të pranishmit. Imami Dragusha në fillim të prezantimit te temës se tij, shtjelloi ardhjen e muslimanëve të parë në Zvicër, para njëmijë viteve, të cilët njihen me emrin Saraçenë, një fakt i cili në të shumtën e rasteve injorohet nga shumë historian dhe gazetarë vendas. Ai me pastaj tregoi se fluksi i madh i muslimanëve në Zvicer ka filluar në vitet e 60-ta duke populluar pothuajse çdo Kanton të Zvicres në vitet kur territorit të Ish-Jugosllavisë i vinte era luftë, ato ishin vitet e 90.
Temë kryesore e Imamit Dragusha në këtë Konferencë ishte Islamofobia në Zvicër, e cila u elaborua nga Imami përmes shembujve të cilët i kishte sjell dhe disa fotografi ku dëshmohej se në një formë islamofobia (friga ndaj Islamit) në Zvicër është në rritje. Mëse miri u vërejt përmes shfaqjes se disa fotografive në një parcelë e cila është blerë enkas për ndërtimin e xhamisë në Grenchen të Zvicres, pastaj vandalizmi i xhamisë me Minare në Winterthur, kjo sa i përket objekteve fetare, e cila me te madhe është duke u vërejtur, veçmas pas referendumit të vitit 2009, ku dhe ndalohet ndërtimi i minareve. Kjo tregon qartë se edhe në Zvicer ka standarte të dyfishta. Imami tregoi se përgjatë kurseve integruese që ka vijuar në Zvicer si dhe objektet tjera fetare që ka vizituar, zvicra numëron një numër të madh të objekteve te kultit, sidomos te hindusëve, të cilët përsa i përket ndërtimit, edhe këto ngjashëm me xhamitë janë risi për shoqerinë dhe vendin e Zvicrës. Islamofobia nuk ka dyshim se është në rritje edhe në sektorë të tjerë, si fjala vjen, vijimi i mësimit me mbulesë (shami). Kjo temë është mjaft e theksuar dhe varion varësisht nga Kantoni, sepse kantonet nuk posedojnë të njëjtin rregull apo ligj siç ndodhë në vende të tjera te Botës.
Feim Dragusha, i cili është magjister i shkencave islame dhe vijon mësimet e doktoraturës në Brunei Darussalam, theksoi edhe mënyrat se si duhet parandaluar kjo dukuri e dëmshme për liderët fetarë dhe për shoqërinë, e cila me fjalë të tjera zvicres i ka shërbyer që katër dekada dhe sot ata nuk kanë të drejtën që t’i gëzojnë minaret, të cilat shërbejnë edhe si simbol për vizitoret, të cilët në Zvicer nuk janë të pakët. Imami tërheqi vërejtjen se rreziku me i madh vie nga liderë fetarë injorantë, të cilët islamin e shohin vetëm me syrin e urrejtjes dhe nuk i japin vetës hapësirë për t’i vizituar xhamitë dhe për t’u njohur nga afër se islami është vërtetë fe e paqës.
Ai u bëri thirrje priftërinjëve dhe rabinëve të cilët kanë vizituar vende te ndryshme te botes, që të ndryshojnë formën e ligjërimit te tyre, kur është në pyetje islami. Sot, ka shumë vende islame ku Qeveria ndihmon dhe i mbronë objektet fetare, siç është Kuwajti ku lirshem themi se brenda 20 vite numri i kishave ka arritur në 60 sosh, dhe asnjëherë nuk kemi dëgjuar që ndonjëra prej tyre të jet vandalizuar siç ndodh me shumë xhami dhe qendra islame në Evropë.
Magjister Fehim Dragusha tregoi përvojen e tij në Zvicer se njëra ndër format me efikase për të zbutur frigën ndaj islamit (islamofobinë), sepse nuk mund te themi e as që te paramendojmë se kjo dukuri mund të evitohet përderisa Islami zyrtarisht nuk është i njohur nga Qeveria Zvicerane, është mbajtja e raporteve reciproke me organet shtetërore, komunen, kishat, në mënyrë që xhamitë të mos shihen si qendra në të cilat promovohet dhuna. Sot, Zvicra numëron një numër bukur të madh te Imamëve, të cilët janë të përgatitur mjaftë mirë për t’i shërbyer vendit dhe shoqërisë, për të promovuar paqen përmes fjalëve te Allahut, si rrjedhojë ai përmendi organizimin e Dyerve të Hapura të Xhamisë, i cili organizohet një her në vit dhe përmes këtij aktiviteti fqinjët jomuslimanë janë të ftuar të vizitojnë objektin, të njihen me islamin si dhe të pajisen me literaturë burimore. Kjo është forma më e mirë për t’i shpëtuar ata nga çdo infektim mediatik, i cili në të shumtën e rasteve mundohet që veprimet e individëve t’ia mvesh Fesë Islame, gjë e cila nuk pranohet me asnjë normë.Shpresojmë se në të ardhmen, përveç organizimit të konferencave, të organizohen edhe vizita dhe takime edhe me krerët fetarë te religjioneve të tjera, në mënyrë që të përfitojnë nga puna dhe përvoja e juaj, siç është ajo e priftit nga Anglia Donald Reves dhe priftit nga Gjeorgjia, që të dy janë duke treguar shtetit se islami nuk është i rrezikshëm, por rreziku me i madh është nga ata të cilët flasin në emër të islamit, edhe për faktin se nuk janë të thirrur për këtë fushë.