Takimi i Imamit të Vispit/Walis me spektrin polik në Zvicër
Publikuar me: 29 Prill, 2016
Bern,27/04/2016
Imami Rrahim ef.Hasani nga një deputet i zonës së Walisit Roberto Schmid nga partia CVP pati ftesë që të prezentojë në një seancë parlamentare gjatë votimit të një ligji me rëndësi, më pas i’u prezentua edhe Kryeministria me shpjegime të hollësishme dhe më pas imamit dhe delegacionit që ishin prezent nga Roberto Schmid i’u shtrua edhe një drekë solemne.
Imami aty takoi shumë deputet të zonës dhe vendit zvicerian në përgjithësi si ish kryetarin e parlamentit, kryetaren aktuale të Nazionalratit dhe kryetarin e CVP që shumë herë në ligjet ekstreme partiake të tij është edhe kunder të huajve në Zvicër.
Por demokracia e vendit e luan rolin e vet kur është në pyetje respekti i të huajve që kanë peshë në shoqërinë civile e vendase.
Imami ndjehet i privilegjuar dhe shumë i kënaqur me respektin e Bundesratit që treguan ndaj tij dhe delegacionit nga qendra e QKSHI-së në Visp.
Inshaa Allah këto vizita nuk do të ndërpriten edhe në të ardhmen jo vetëm nga ky imam por edhe nga imamët e tjerë që kanë raporte të mira me përfaqësuesit politik në vend. Se vetëm kështu ua prezentojmë kulturën tonë kombëtare e fetare në një shoqëri multietnike dhe me shumë konfesione.
Imamit Rahim dhe qendrave në përgjithësi me imamët e tyre, ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme me aktivitetet e tyre qofshin nga këndveshtrimi fetarë apo kombëtarë në qytetet e Zvicrës.
Wes-selam