Mesazh urimi nga Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër me rastin e festës së Kurban Bajramit
Aarburg, Zvicer
09.09.2016
Unioni i imamëve Shqiptarë në Zvicër njofton të gjithë besimtarët muslimanë se dita e hënë më datë 12 shtator 2016 është dita e parë e festës së Kurban Bajramit.
Me kënaqësi të veçantë me rastin e festës së Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve muslimanë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër shfrytëzojmë nga rasti t’ua urojmë këtë festë madhështore.
Le të jetë kjo festë si pikënisje e re në të cilët do të vijnë në shprehje vlerat universale të islamit, zemërgjerësia, fisnikëria dhe bujaria. Çdo herë duke u dalë në ndihmë skamnorëve, jetimëve dhe të pastrehëve si dhe përforëcimit të insitucioneve islame përkatësisht medresetë islame në vendlindje që angazhohen për edukimin e brezave të rinjë të cilët në të ardhmen do të bartin mesazhin e paqës, tolerancës dhe dashurisë.
Lutemi që në ndër shqiptarët të mbretërojë harmonia, paqa dhe toleranca me theks të veçantë respekti i ndërsjelltë familjar dhe forcimi i lidhjeve të tyre.
Gëzuar festën e Kurban Bajramit!
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër
Kryetar, Nehat Ismaili