Aarburg, 25.10.2016
(11-14 Tetor 2016 Stamboll)
Në organizim të Kryesisë për Çështje Fetare më 11-14 Tetor 2016 me pjesëmarrjen e 120 të ftuarve nga 33 shtete dhe bashkësi të ndryshme në Stamboll u realizua Këshilli i 9. Islamik i Euroazisë, me titull “Islami në Euroazi, Uniteti Përballë Keqpërdorimit të Fesë, Solidariteti dhe Perspektivat në të Ardhmen.”
Në praninë edhe të Presidentit të Turqisë z Rexhep Taip Erdogan hapja solemne e këtij evenimenti u bë në Sarajin Dollmabahçe në Stamboll. Punimet u zhvilluan brenda pesë seancave me titujt si në vijim: “Ardhmëria e Islamit në Euroazi dhe Lëvizjet që Keqpërdorin Fenë”, “Institucionet që Prodhojnë Dituri Fetare në Euroazi”, “Mediumet e Reja dhe Keqpërdorimi i Fesë”, “Kërcënimet Globale dhe Lëvizja e Dhunshme-DAESH (ISIL)”, “Lëvizja FETO si një Kërcënim Global dhe Reflektimi i saj në Euroazi”, dhe “Metodologjia për Parandalimin e Keqpërdorimit të Fesë dhe Sugjerimet për Zgjidhje të Mundshme”.
Veçmë është i njohur fakti për publikun e gjerë se pas përpjekjes së kobshme për grushtet në Turqi më 15 korrik 2016, Kryesia për Çështje Fetare organizoi “Këshillin e Jashtëzakonshëm Fetar” në të cilin u diskutua legjitimiteti fetar i organizatës terroriste FETO dhe në lidhje me këtë çështje janë sjellë një sërë vendimesh. Në lidhje me vendimet e lartpërmendura në bazë të nenit 13. është planifikuar që në Këshillin Islamik të Euroazisë të diskutohet edhe për strukturat terroriste të cilat abuzojnë me fenë, shkatërrojnë unitetin e shoqërisë, prodhojnë dhunë dhe terror e me të cilat përballet bota islame, e në veçanti zona Euroaziatike, siç është organizata terroriste FETO, DAESH etj.
Në kuadër të Këshillit në mënyrë të detajuar janë analizuar këta struktura e në veçanti përhapja sistematike e organizatës FETO në trojet e Euroazisë, forca ndikuese e saj në sektorë të ndryshëm, diskursi fetar dhe dëmet e mëdha që ka shkaktuar kjo organizatë. Duke u nisur nga përvoja e hidhur që është përjetuar në Turqi e shkaktuar nga FETO, në punimet e Këshillit është tërhequr vëmendja për mundësinë e rreziqeve të ngjashme me të cilat mund të përballet edhe gjeografia e Euroazisë.
Solidarizimi me Kryesinë për Çështje Fetare kundër përpjekjes tradhtare për grusht shtet më 15 korrik në Turqi, edhe atë duke filluar nga Rusia e vendet e Kaukazit, nga Republikat Turke e deri në vendet Ballkanike, pra shfaqja e një qëndrimit të përbashkët nga institucionet që i shërbejnë kauzës fetare në një hapësirë gjeografike kaq të gjerë, kundër kësaj përpjekje ogurzezë, është jashtëzakonisht shpresëdhënës se në rajonet tona dhe për mbarë botën islame do të mbisundojë/ndërtohet fryma e vëllazërisë, barazisë dhe unitetit.
Anëtarët pjesëmarrës në Këshillin Islamik të Euroazisë, në lidhje me përpjekjen tradhtare për grusht shtet të përgjakshëm dhe okupim të institucioneve që ndodhi më 15 korrik nga organizata FETO, u deklaruan haptazi se qëndrojnë përkrah popullit turk dhe njëkohësisht shprehën brengat dhe keqardhjen e tyre të thellë. Ata që vendosën të realizojnë këtë grusht shtet janë mallkuar, ndërsa për dëshmorët e kësaj ngjarje të dhimbshme dhe të kobshme është lutur Allahu mëshirëplotë që t’i mëshirojë, kurse veteranëve iu dëshiruan shërim të shpejtë edhe popullit turk iu shprehën ngushëllime të sinqerta. Këshilli e pa të arsyeshme që disa nga konkluzat në vijim t’i ndajë edhe me publikun e gjerë:
- Pjesëmarrësit në Këshillin Euroaziatik diskutuan rreth vendimeve të cilët i kishte sjellë Kryesia për Çështje Fetare në “Këshillin e Jashtëzakonshëm Fetar” të organizuar më 3-4 gusht të vitit 2016 dhe rreth përmbajtjes së këtyre vendimeve të gjithë anëtarët u pajtuan unanimisht. Ata, njëzërit u pajtuan që organizata FETO për të cilën pavarësisht se pretendohet kinse në zanafillën e saj e ka nisur rrugëtimin si një lëvizje e shërbimit fetar, brenda kohës bëhet një pjesë e rrjetit plotësisht të fëlliqët dhe është dëshmuar se ka keqpërdorur Fenë Islame dhe vlerat e saj. Ajo duke konsideruar çdo rrugë e metodë si të lejuar për të arritur te qëllimi i vet, parimet e besimit, adhurimit dhe moralit Islam i ka shkatërruar duke i devijuar nga esenca e tyre dhe konceptet esenciale islame i ka zhveshur nga kuptimi real i tyre. Kjo organizatë në asnjë mënyrë në botën reale nuk ka mundësi të cilësohet si një (shoqëri fetare) xhemat fetar. FETO e cila keqpërdorë burimet e njohurive fetare të diskutueshme (të dyshimta), që copëton/shkatërron unitetin e ummetit Islam, dhunon të drejtën e individit dhe atë shoqëror, që abuzon me adhurimet islame siç është zekati dhe sadakaja dhe që deformon fjalën e dëshmisë (kelimei teuhidin) në emër të dialogut, është një fuqi e kamufluar nën maskën e fesë, një organizatë e interesave, abuzimeve dhe terrorit.
- FETO, pas shpërndarjes së Bllokut Lindor në vendet Eroaziatike, ka zhvilluar aktivitete të shumta duke hapur shkolla të ndryshme me deklarimet/proklamimet kinse përmbush zbrazëtirat në fushën e arsimit dhe gjoja po bartë në ato vise identitetin musliman të Anadollit. Institucionet të cilat i themeloi u shndërruan në një mjet për realizimin e ambicieve dhe qëllimeve politike të fshehta, të cilat janë produkt i një projekti paraprak.
Si rezultat i kësaj, tek njerëzit që jetonin në rajonet e lartpërmendura nuk dërgoi ndonjë lloj arsimi cilësor apo ndonjë botëkuptim fetar të vërtetë. Madje jo vetëm që i la njerëzit e këtyre trojeve të zhgënjyer, por, njëkohësisht ata u bënë pionier të një diskursi fetar të shtrembëruar, duke frustruar shpresat dhe pritjet e besimtarëve nga Islami burimor që do të mbajë gjallë jetën e tyre shpirtërore.
- Pas përjetimit të kësaj përvoje të hidhur, shumë njerëz që kanë marrë pjesë në këtë organizatë me ndjenja të sinqerta, apo simpatizues të tyre, duke u penduar i kanë ndërprerë raportet më këtë strukturë. Edhe pas kësaj, është e qartë se çdo njeri me sens të shëndoshë në mënyrë urgjente do të largohet nga këto qendra mizore. Në fakt, largimi nga gabimet dhe mashtrimet është virtyti më i madh. Dera e pendesës gjithmonë është e hapur.
- Strukturat famëkeqe Al-Kaida dhe Daesh janë organizata teroriste të cilat nuk kanë kurfarë mbështetje në thesarin fetar historik dhe shoqëror të vendeve që shtrihen në gjeografinë euroaziatike dhe veprimet e veta mundohen t’i argumentojnë duke shtrembruar dhe devijuar parimet dhe qëllimet e Kuranit Famëlartë dhe sunetit të Pejgamberit a.s.. Këta organizata me vite të tëra jo vetëm që nuk janë mjaftuar me dëmtimin e botëkuptimeve fetare tradicionale të këtyre trojeve, por njëkohësisht nga këta rajone vazhdimisht janë përpjekur të rekrutojnë/antarësojnë njerëz të ri në organizatën e tyre. Ndërsa përballë këtyre strukturave radikale organizata FETO nëpërmjet koncepteve tolerancë, dashuri dhe dialog duke afruar një formë të “islamit të moderuar” i ka përgatitur terren të përshtatshëm vetëvetes. Këta organizata sa do që të duken kundërthënëse/ të ndryshme në diskursin dhe veprimet e tyre, në realitet ata janë qendra të së keqes që ushqejnë njëra tjetrën dhe për të ralizuar qëllimet e tyre finale instrumentalizojnë vlerat dhe ndjenjat fetare, njerëzore dhe kombëtare. Në këtë mënyrë ata janë me qëllime të përbashkëta në përpjekjet për shkatërrimin e unitetit dhe vëllazërisë së shoqërive muslimane. Ata, me përçarjet në baza fetare dhe duke shkaktuar konflikte, rrëmujë dhe kaos, shtetet i shndërojnë në një gjendje të gatshme për okupim.
- Këta struktura krahas asaj që i kanë devijuar kuptimet e një sërë koncepteve islame siç është rasti me teuhidin, tekbirin, xhihadin, biatin (besëlidhjen), xhematin dhe imamin, për interesat e tyre të ngushta kanë dhënë edhe fetva të ndryshme të cilët jurisprodenca islame (Fikh) në asnjë mënyrë nuk i miraton. Në lidhje me këto abuzime kemi shembuj të qartë se si këto struktura të kobëshme për të arritur qëllimet e tyre nëpërmjet terrorit dhe metodave të ndryshme terroriste kanë lejuar sulmet vetëvrasëse, si dhe një sërë haramesh i kanë bërë hallall nëpërmjet metodës takijje. Cila do qoftë arsyeja, nuk konsiderohet valide asnjë lloj fetvaje e cila miraton dhunën, shkaktimin e frikës/panikës dhe terrorin apo që bënë haram atë që fetarisht është hallall ose e bënë hallall atë që feja e ka bërë haram. Veçanërisht me keqëardhje jemi duke parë se si mediumet perëndimore dhe disa qendra të stërngarkuara me paragjykime përpiqen që ta vëndojnë Islamin pranë terrorizmit. Përmendja e Islamit bashkërisht me terrorizmin në asnjë mënyrë nuk mundë të pranohet.
- Për t’a parandaluar keqpërdorimin e fesë që theksuam më lartë, hapi më i rëndësishëm që duhet bërë është arsimimi dhe edukimi fetar i shëndoshë dhe i mjaftueshëm ndaj brezave të rinjë. Përballë lëkundjeve fetare sociale që zhvillohen në botën moderne dhe në këtë periudhë të ideologjive të ndryshme, metodologjia edukativo arsimore e trashëguar nga e kaluara nuk është e mjaftueshme, andaj është më se e nevojshme që të zhvillohen metoda edukative të cilat do të jenë në gjendje ta përkapin shpirtin e kohës aktuale. Për të zhvilluar një betejë efektive kundër këtyre strukturave duhet të përforcohen institucionet fetare, në fushën e arsimit dhe edukimit fetar duhet përgatitur kurrikula dhe programe të cilat botëkuptimin Islam do ta prezantojnë në mënyrë të vërtetë. Në këtë kontekst, duhet të fillojnë menjëherë procedurat e nevojshme për zbatimin e idesë, pra të realizohet themelimi i “Qendrës Euroaziatike për Studime Islame” e cila me një qasje ndërdisiplinore do të hulumtojë trashëgiminë burimore fetare, historike dhe kulturore në rajonet Euroaziatike.
- Shkollat juridike (Fikh) dhe teologjike (Kelam) të cilat janë themeluar gjatë historisë dhe që ndershmërisht kanë gjetë pranueshmëri të madhe nga shoqëritë muslimane, në kulturën islame shprehin diversitetin ekzistues dhe paraqesin një pasuri të madhe shkencore. Prandaj duhet larguar nga çfardo lloj komentimi dhe shpjegimi fetar i cili mund të shkaktojë konflikte fetare, sektare dhe etnike. Botëkuptimet të cilët ngrenë më lartë përkatësinë e këtillë mbi përkatësinë fetare duhet refuzuar kategorikisht.
- Nga periudhat e hershme të Islamit regjioni euroaziatik, që nga Azia qëndrore e deri në viset e Ballkanit është një gjeografi e qytetërimit që paraqet boshtin kryesor të Islamit, e brumosur me dituri dhe urtësi dhe njëkohësisht që mbron edhe tradicionin vëndor. Prandaj, duhet bërë veprime/punë efektive për të ndërtuar një vetëdije të përbashkët përballë përhapjes së sekteve dhe çfardo lloji të ideologjive që nuk përputhen me indin historik, social dhe fetar të këtyre trojeve (euroaziatike). Në shumë rajone të botës islame ndasitë të bazuara në medhhebe të ndryshme që kanë arritur deri në ditët tona duhet të vlerësohen si një mundësi potenciale për të bashkëpunuar dhe që tregojnë rëndësinë e themelimit të Këshillit Islamik të Euroazisë. Për shkak se, kur të merren parasysh shtetet të cilat bëjnë pjesë në Këshillin Islamik të Euroazisë, në këto vende, ky këshill në vazhdimësi duke mbrojtur dhe përforcuar harmoninë, afërsinë kulturore dhe fetare në shoqëritë muslimane, është një garantues i fuqishëm kundër përçarjeve brenda të njëjtit qytetërim në botën islame.
- Aktivitetet islamofobike që janë shfaqur pas 11 shtatorit, janë shndërruar në një armiqësi, urrejtje dhe margjinalizim fanatik ndaj Islamit, madje kanë shkuar deri në atë shkallë saqë për tragjedinë njerëzore që është duke ndodhur në Siri kërkojnë llogari nga fëmijët musliman që jetojnë në Europë. Prandaj është një domosdoshmëri e kohës që të ndërmerren veprime me urtësi me një gjuhë universale që do të zhdukin perceptimet e gabueshme ndaj Islamit të cilët vazhdimisht/dita ditës ngushtojnë jetën e muslimanëve në botë dhe kërcënojnë ekzistencën e tyre.
- Aktualisht duke u përdorur teknologjitë e komunikimit po krijohen qendra atrakcioni/tërheqëse, veçanërisht në mesin e të rinjëve të cilët ndaj teknologjisë kanë ndjeshmëri dhe interesim të veçant, andaj Këshilli konsideron se këto qendra janë shndërruar në mjete për keqpërdorimin e fesë. Përdorimi i internetit dhe rrjeteve sociale në mënyrë aktive nga grupet e devijuara fetare, ua ka lehtësuar rrugën që veprimet e tyre të fokusuara rreth terrorit, t’i përcjellin deri te rrinia muslimane. Prandaj, duhet të sigurohet mbrojtja e rrinisë tonë nga propagandat e fëlliqura në botën virtuale, të rishqyrtohen shërbimet dhe mjetet klasike fetare dhe duke i zavendësuar ato me të reja të kërkohen rrugë dhe alternativa që me mjete teknologjike të përcillet njohuria e vërtetë fetare deri te brezi i ri. Në fushën e botimeve dhe mediumeve fetare duhet të zhvillohen projekte dhe plane afatmesme dhe afatgjata. Në këtë kontekst institucionet fetare duhet të përforcohen edhe më tepër dhe të zhvillojnë botëkuptime të shëndosha fetare. Në fushën e medias nën udhëheqjen e Kryesisë për Çështje Fetare (Diyanet İşleri Başkanlığı) në mesin e anëtarëve të Këshillit duhet të formohet një platform e përbashkët botuese.
- Zhvillimet e viteve të fundit në Botën Islame e kanë shtuar edhe më tepër rëndësinë e themelimit të Këshillit Islamik të Euroazisë. Për ta përforcuar edhe më tepër efektivitetin e këtij Këshilli dhe për t’i zgjeruar më shumë funksionet e tij ashtu si është theksuar edhe në vendimet e Këshillit paraprak, ka nevojë që edhe më tepër të përforcohet statusi institucional i Këshillit Islamik të Euroazisë. Në këtë kontekst, që Këshilli Islamik i Euroazisë t’i vazhdojë veprimet dhe funksionet e tij, është sjellë vendim që sekretariati i Këshilli Islamik të Euroazisë që është formuar në Stamboll t’i zhvillojë aktivitet brënda një programi. Gjithashtu në kuadër të Këshillit, përveç Komisionit Ekzekutiv të themelohet Komisioni për Fetva, Komisioni për Shërbime Fetare, Komisioni për Arsim Fetar, Komisioni për Bamirësi dhe Humanitet dhe Komisioni për Media dhe Publikime Fetare.
Me respekt informim për opinioni
Përktheu nga turqishtja,
Selver Xhemaili