Më 11 mars 2017, e shtunë, pas namazit të akshamit, në xhaminë “El-Hidaje” në St. Gallen u mbajt një program me rastin e përmbylljes së leximit të Kur’anit (hatmes) nga ana e 11 grave në mësimin fetar të organizuar vetëm për gra të rritura pranë mektebit të xhamisë, nën kujdesin e mualimes Nazlije Memeti.
Programi filloi me fjalët përshëndetëse të mualimes së xhamisë, Nazlije Memeti. Ajo foli, gjithashtu, për rëndësinë dhe vlerën e të mësuarit të Kur’anit fisnik dhe të edukatës me të.
Më pas vijoi programi i përgatitur nga gratë të cilat kishin përfunduar hatmen e Kur’anit. Programi ishte i përbërë nga leximet prej Kur’anit famëlartë, të sureve, ilahive, si dhe të disa teksteve me përmbajtje eduktative fetare islame.
Si dhuratë nga xhamia, për gratë të cilat kishin mbaruar hatmenë e Kur’anit, mualimja e xhamisë u ndau diploma dhe nga një libër me hadithe të Muhammedit a.s.
Pas leximit së duas së hatmes, gratë patën mundësi të kalonin edhe disa çase në ambientet e xhamisë, gjegjësisht në kafiterinë e saj, ku shijuan ushqimet tradicionale dhe ëmbëlsirat e përgatitura enkas për këtë eveniment fetar.
Ajo që mbrëmjes, kësaj herë, i dha një hijeshi më të madhe ishte prezenca e lartë e motrave muslimane, gra të moshuara dhe vajza të reja, që kishin ardhur për të ndjekur ceremoninë e mbarimit të hatmes së Kur’anit fisnik.