Me 10 janar, 2018, në kuadër të projektit “vizitë xhamive shqiptare që nuk janë anëtare në UBISHZ“, sekretari i UBISHZ-së, Enes Koshi, së bashku me nënkryetarin e Kuvendit, H. Ylber Shahini, vizituan xhaminë „Bashkimi“ në Buchs, kantoni St. Gallen.
Përfaqësuesit e UBISHZ-ës, e informuan kryesinë e kësaj xhamie për themelimin e institucionit të lartë fetar në Zvicër, UBISHZ-ës dhe organeve të saj, si dhe shpalosën para tyre synimet dhe qëllimet e kësaj organizate.
Po ashtu, ju treguan edhe mënyrën apo procedurën se si mund të anëtarësohen në këtë institucion.
Gjatë këtij takimi, sekretari, Enes efendiu, i dhuroi kryesisë së kësaj xhamie Statutin e UBISHZ-ës që të informohen më mirë në lidhje me këtë institucion të rëndësishëm islam.
Falënderojmë imamin, kryesinë dhe xhematin e kësaj xhamie për mikpritjen e ngrohtë.
Enes Koshi
Sekretar i UBISHZ-së