Me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në xhaminë e Wetzikonit u organizua mbrëmje islame dhe u shtrua darkë për të pranishmit.
Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë pjesë nga Kur’ani, nga zëri i bukur i hafizëve të cilët morën pjesë ne këtë mbrëmje si interpretues.
Po ashtu, patën rastin të dëgjojnë edhe fjalë përshëndetëse dhe fjalime për rëndësinë e ngjarjeve të këtilla për popullin tonë, si dhe për rolin e hoxhallarëve për çlirimin e Kosovës dhe mbarë trojeve etnike shqiptare.
Fjalimin kryesor e mbajti hoxha i nderuar nga Shkodra, Bashkim Bajraktari, ndërkaq fjalë përshëndetëse pati edhe Samet ef. Bajrami.
Në këtë mbrëmje të pranishmit patën rastin të dëgjojnë pjesë nga Kur’ani dhe vargje nga mevludi nga Shaban ef. Azizi, hafiz Gazmend Ceka dhe Lulzim Lecaj.
Imami i xhamisë se Wetzikonit, Bashkim ef. Aliu, i falenderoi te pranishmit për pjesëmarrje dhe hoxhallarët për interpretimin e tyre të shkëlqyer në këtë mbrëmje, si dhe ua përcjelli edhe urimin e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër – UBISHZ.