
Me 02.07.2017, e diel, pas namazit të drekës, në xhamin “Shtëpia e Paqes” në Schwamendingen të Zyrihut u mbajt një manifestim modest me rastin e hatmes së Kur’anit nga 17 gra, të cilat vijuan mësimet, për çdo të diele, në xhami me mualimen Xhevahire Haliti Bunjaku.
Gratë që përfunduan hatmen me sukses ishin:
1. Mona Ukaj-Mehmetaj
2. Rushdie Muntishi
3. Emira Shabani
4. Hyrije Kastrati
5. Rexhije Alimi
6. Fatime Bakiji
7. Miradije Krasniqi
8. Hajrie Muharremi
9. Makfirete Abdili
10. Intisare Rexhepi
11. Simija Bekiri
12. Zeqije Ibishi
13. Lindita Shabani
14. Abibe Shabani
15. Fatmire Alija-Fazlija
16. Dorentina Fazlija
17. Fadile Aziri
Në këtë dua hatme kishte edhe një program të pasur me leximin e disa pjesëve të Kur’anit dhe ilahive të ndryshme.
Programin e filloi mualimja e grave dhe vajzave të rritura në xhaminë “Shtëpia e Paqes”, Xhevahire Haliti Bunjaku, e cila i përshëndeti të pranishmet, i uroi gratë që kishin bërë hatme edhe për suksese të tjera në jetë. Gjithashtu, shfrytëzoi rastin dhe i ftoi edhe të tjerat që kanë interes t’i bashkëngjiten këtij misioni. Pastaj bëri një prezantim të shkurtër rreth rëndësisë dhe vlerës së leximit të Kur’anit.
Programin e vazhduan gratë të cilat kishin bërë hatme, duke bërë tekbire të gjitha së bashku në shenjë falenderimi ndaj Zotit, që patën mundësinë ta përfundojnë leximin e librit të shenjtë të Kur’anit.
Programi vazhdoi me recitimin e disa pjesëve – sureve të Kur’anit dhe këndimit të disa ilahive, po ashtu, nga vetë gratë që kishin bërë hatme.
Pastaj grave që kishin bërë hatme iu shpërndanë edhe mirënjohje e dhurata simbolike nga xhamia, të cilat i shpërndau Studentja Fitime Gjukaj.
Në fund, të gjithë të pranishmet, me lot në sy e emocione nga gëzimi dhe në shenjë falënderimi ndaj Zotit, e bënë edhe duajen e hatmes në gjuhen shqipe të cilën e bëri mualimja e grave.
Në këtë manifestim nuk munguan as ushqimet dhe ëmbëlsirat tradicionale të cilat ishin përgatitur enkas për musafiret, të cilat me vështirësi kishin gjetë vend në ambientin e xhamisë për shkak interesimit të madh të grave për të marrë pjesë në këtë manifestim.
Krejt në fund gratë e xhamisë nga gëzimi dhe kënaqësia shpirtërore bënë edhe foto të ndryshme me shoqe e familje për t’iu mbetur si kujtime të bukura në jetë.






