Tribunë fetare në xhaminë shqiptare të Reinach-ut
Ngushëllime
Publikuar më: 17. nëntor 2013
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër me keqardhje ka marrë lajmin për ndërrimin jetë të Prof. Dr. Muhammet Aruçit nga f. Vrapçisht i Gostivarit, fillimisht profesor në Medresenë “Isa Beu” të Shkupit e më pas edhe pedagog në Fakultetin Teologjik të Marmarasë në Stamboll, bashkëpunëtor në Institutin e Enciklopedisë Islame po ashtu në Stamboll, pedagog në Sofje e Prishtinë.
E lusim All-llahun e Gjithëmëshirshëm që profesorin e ndjerë ta ketë mëshiruar, kurse familjes së tij dhe të gjithë muslimanëve u dëshirojmë sabër e qëndrim. Dhëntë Zoti që zbrazëtira e krijuar me largimin e tij nga kjo botë të mbushet sa më shpejtë…!
Kryetari i UISHZ
Mr. Rejhan Neziri
Artikujt relevant