Unioni i imamëve shqiptarë me strukturë të re
Më datë 22 janar 2012, në lokalet e xhamisë “Ikre’” në Bernë, për të dhjetën herë me radhë u takuan anëtarët e Unionit të imamëve shqiptarë në Zvicër, që për rend dite kishin:
1. Diskutimin rreth Projekt-Statutit të Unionit dhe miratimin e të njëjtit
2. Zgjedhjen e organeve të Unionit
3. Miratimin e planit mësimor për edukatën islame nëpër mektebet shqiptare në Zvicër
4. Të ndryshme…
Pas diskutimit dhe shqyrtimit të projekt-statutit, me disa propozime të vogla për ndryshim, u miratua njëzëri Statuti i Unionit, të cilin mund ta gjeni në dy gjuhë, shqip dhe gjermanisht, duke klikuar këtu.
Më pas u zgjodhën edhe organet e Unionit me strukturat në vijim.
Kryesia:
1. Mr. Rejhan ef. Neziri – kryetar
2. Mr. Bekim ef. Alimi – nënkryetar
3. Mr. Nehat ef. Ismaili – nënkryetar
4. Mr. Fehim ef. Dragusha – sekretar
5. Mr. Ferit ef. Zekiri – arkëtar
Kuvendi:
1. Faredin ef. Bunjaku – kryetar
2. Rijad ef. Aliu – nënkryetar
Këshilli mbikëqyrës:
1. Nebi ef. Rexhepi
2. Irfan ef. Abas
3. Sali ef. Ibrahimi
Pos të tjerash në këtë mbledhje u miratua njëzëri edhe plani mësimor për edukatën fetare islame nëpër mektebet e xhamive shqiptare në Zvicër, të cilin po ashtu në dy gjuhë, shqip dhe gjermanisht, mund ta gjeni këtu.
Disa foto nga ky takim: