Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër
UNIONI I IMAMËVE SHQIPTARË NË ZVICER ME DEPARTAMENT TË FETVAVE
Me datën 23. Shkurt 2015 në lokalet e xhamisë se Zürichut, u mbajt Kuvendi i tretë i UISHZ. Mbledhjen fillimisht e hapi kryetari i Kuvendit Fahredin Bunjaku. Në këtë kuvend u raportua për punën dhe sukseset e arritura përgjatë vitit 2014, si dhe u propozuan projektet te cilat do të realizohen në vitin 2015. Me gjerësisht rreth aktiviteteve dhe të arriturave raportoi kryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë Mr. Nehat Ismaili.
Themelimi i Komisionit për Fetva
Për të qenë sa më transparent, në këtë kuvend u lexua raporti i financave nga arkatari i Unionit, Mr. Ferit Zeqiri, i cili në formë te detajizuar lexoi raportin e hyrje daljeve për vitin 2014 dhe bëri një përmbledhje te të hyrave që nga themilimi i Unionit e deri me sot, pastaj u inicua themelimi i disa komisioneve brenda unionit, siç është komisioni për Fetva, në mënyrë që përgjegjësitë që ka kryesia e ngushtë e unionit, t’u ndahen imamëve të tjerë, varësisht nga fusha dhe diciplina ku ata kanë mbaruar studimet. Përmes themelimit të këtij komisioni, secili Imam apo predikues do të mbaj përgjegjësi në nxjerrjen e juridiksioneve fetare kur është në pyetje konfrontimi i islamit dhe dispozitave të tij, veçmas kohëve të fundit kur tema rreth islamit publikohen në çdo gazetë të shkruar apo elektronike. Ky komision u themelua duke pasur në konsideratë se Unioni i Imamëve Shqiptarë përbënë një staf mjaft të përgatitur, të cilët përveç se kanë të mbaruar nga një Bachelor në fushën e Teologjisë, ata posedojnë magjistratura në fusha të ndryshme të shkencave islame, si hadith, tefsir, akide, filosofi dhe atë duke filluar nga Universitetet vendore, si Kosovë, Maqedoni, Sarajevë pastaj Turqi, Francë, Tunizi, Saudi, Egjipt, Jordan, Brunei, etj.
Lexo artikullin e plotë në PDF.