Konferencë ndërkulturore „ Nos differences nous rassamblent” – Edhe pse dallohemi prap jemi së bashku” në Sion të Zvicrës
Publikuar me: Aarburg , 28.06.2015
Me ftesë të Centre Islamique des Ballkans a Sion te shtunën në mbrëmje u organizua konferenca me temën „ Nos differences nous rassamblent” – Edhe pse dallohemi prap jemi së bashku” në të cilën morën pjesë shumë personalitete të jetës akademike, fetare, politike dhe të sigurisë të cilët u paraqitën me kumtesat e tyre të ndryshme, që trajtonin çështje nga më të ndryshmet, siguria, toleranca, bashkpunimi mes komuniteteve, dialogu ndërfetar etj.
Në emër të Unionit u paraqita me kumtesën “Harmonia ndërfetare, historiku dhe zanafilla”.
Pjesmarrës në këtë konferencë ishin :
• Jean Marie Lovey, përfaqësues i kishës katolike,
• Nehat Ismaili,kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër,
• Mejed Dervish, teolog libanez dhe studiues i islamit,
• Prifti i Kishes Protestante Francois Schlapli
• Cristian varon, kryeshef i policisë kantonale
• Christophe darbelley, kryetar i partise polituke PDC
• Geraldine Marschand Balet, kryetare e komunes Grimsuat
• Caroline Monnet, shef i sektorit publik
Si dhe shumë personalitete tjera të rëndësishme, mes tjerash Imam nga Gjermania, Sevgani Hasani, sekretari i Unionit,Rahim Hasani, si dhe imami i xhamise së Sionit, Sadat Sulejmani.
Nehat Ismaili
Kryetar i UISHZ