Delegacioni i UISHZ-së qëndroi për vizitë në LUGANO
Publikuar me: 15 Mars, 2016
Aarburg, 15 mars 2016
Ditë e hënë, përkatësisht më datë 14 mars 2016 delegacioni i UISHZ-së i përfaqësuar nga Kryetari Nehat Ismaili, kryetari i kuvendit të UISHZ-së dr.Bashkim Aliu dhe përgjegjësi për finansa pran Unionit Fahrudin Bunjaku realizuan një vizitë miqësore në Qendrën Kulturore Xhamia në Lugano, me çrast patën rastin dhe nderin të takohen dhe bisedojnë me kryesinë e kësaj qendra madhështore islame në një ambient shumë vëllazëror.
Kryetari i UISHZ-së, Nehat ef.Ismaili informoi kryesinë e xhamisë së Luganos për aktivitetet e Unionit, platformën dhe objektivat për të ardhmen që synon të realizoj Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër.
Mes tjerash dr.Bashkim ef.Aliu foli gjërisht për mënyrën e organizimit të jetës fetare në Zvicër, me theks të vepantë ndër shqiptarët, platforma dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti fetar shqiptarë dhe në përgjithësi ai islam.
Gjatë bisedës me kryesinë e xhamisë të përfaqësuar nga zt.Emin Pacolli dhe administratori zt.Armend Salihu u shkëbyen ide dhe mendime për themelimin e një qendre respektibile në Lugano, formën dhe mënyrën e senzibilizimit të masës së gjërë në Lugano rreth rëndësisë së kultivimit të vlerave kombëtare dhe fetare, kur dihet që në Lugano sipas të dhënave janë 6000 familje shqiptare.
Për në fund, duhet të falenderojmë publikisht zotëri Emin Pacollin , Armend Salihun, Lutfi Ibrahimin, Asman Memaj, imamit e tyre të përkohshëmn Luan Afmataj për mikrpitjen e ngrohtë duke nënvizuar që për nder të mysafirëve siç është adeti i shqiptarëve u shtrua një darkë madhështore.
Sdo mend që kontributi i këtyre burrave shqiptarë me vyrtite të larta të besimtarëve të devotshëm është i jashtëzakonshëm me theks të veçantë, kryetari i kësaj Qendre Kulturore zt.Jahir Shala, Emin Pacolli, Armend Salihu si dhe stafi i tyre i mrekullueshëm janë për çdo lavdatë dhe rrespekt.
Duke e lutur Allahun e Lartëmadhërishëm që ti shpërblejë për kontributin e tyre permant për ngritjen e vlerave të islamit si dhe ruatjen dhe kultuvimin e vlerave kombëtare në një ndër qytetet më madhëshore të Zvicrës, siç është Lugano.