Ditën e shtunë më 13 maj 2017 ishte drejtuar i tërë fokusi në Wil të St.Gallen-it. Nga hoxhallarë prominent, politikan e deri te televizionet shtetërore Zvicerane si dhe ato nga jashtë.
Aty nuk munguan as mjek me renome botërore, kryetarë komunash nga vendlindja bile edhe eksponentë nga biznesi e politika.
Kryetari i kantonit shprehet të ishte i nderuar me këtë pjesëmarrje, zëdhenesi i bishofit kantonal u falenderua për ftesën e bërë, kryetarja e komunës Wil shprehet që komuna e saj ka marrë edhe nje bukuri më shumë me xhaminë, kisha katolike kishte sjellur një dhuratë me vlerë me shumë mija franga e kështu me radhë.
Mediumet e vendit tentonin të zenin vend në mesin e 4000 pjesmarrësve që kishin ardhur nga Wili dhe shumë qytete tjera të Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Danimarkës, Italisë dhe shumë të tjerë nga vendlindja.
Përderisa referatet mbaheshin dhe duartrokitjet kohë pas kohe brohoritnin, zëri i bukur i medresanteve dhe medresantëve e zbutnin ambientin e hapur që po ngrohej nga dielli i pranverës.
Mbi kokat tona qëndronin ardhmëria jonë, pra nxënëset dhe nxënësit e xhamise Wil. Të veshur me shamia dhe kostume ngjyra ngjyra, këndojne tekbiret gjatë prerjes së shiritit të xhamisë, në të cilën xhami do të rriten e do të plaken.
Në një atmosferë impozante, u shpërndanë mbi 10 000 litra ujë për vizitorët si dhe ushqim me bollëk për të gjithë 4000 pjesmarrësit.
Për një pamje më komplete nga evinimenti, mbi hapësirat e xhamisë incizonin dhe fotografonin disa drone.
Me qindra artikuj, gjermanisht, shqip, anglisht edhe arabisht janë regjistruar për këtë eviniment.
Nën sigurimin profesional dhe nën vigjilencën e të rinjëve tanë, u shënua kjo ditë në historinë moderne të qytetit të Wil-it për të mos u haruar kurrë, e dhashtë Allahu qe edhe te Ai të mos harrohet.
Mirë se vini në Wil.