UNIONI I IMAMËVE SHQIPTARË NË ZVICËR
www.uais.ch
NJOFTIM
Unioni i Imamëve Shqiptarë falënderon përzemërsisht xhamitë dhe xhematet shqiptare të Zvicrës të cilët apelit të Unionit iu janë përgjigjur pozitivisht për t’u solidarizuar me popullatën boshnjake të prekur kohëve të fundit nga përmbysjet e ujit.
Në vazhdën e kësaj informojmë kryesitë e xhamive dhe xhematet në përgjithësi se shuma e grumbulluar ka arritur në 60 000 franga zvicerane, ndërsa 28 Qendra islame dhe xhami kanë mbështetur aktivitetin e Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës.
Mjetet e grumbulluara janë dorëzuar zyrtarisht në Meshihatin e Bashkësisë Islame në Bosnjë, me ç’rast pjesë e delegacionit shqiptarë nga Zvicra ishin vetë kryetari i Unionit Nehat ef. Ismaili, nënkryetari Bekim ef. Alimi, anëtari i këshillit mbikëqyrës i Unionit Nebi ef. Rexhepi, gjatë vizitës së zhvilluar në Sarajevë më 3 Qershor 2014.
Delegacionin shqiptar të Zvicrës e priti zv. Reis Ulemaja Husein ef Smajiç dhe shefi i kabinetit të reis ulemasë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Rezim Çoliç të cilët u falënderuan për ndihmën, donacionin dhe shpirtgjerësinë e shqiptarëve të Zvicrës.
Gjatë vizitës delegacioni shqiptarë nga Zvicra vizitoi disa regjione të prekura nga përmbysjet e shiut mes tjerash në Sheriçe, Zheljezno Pole, Doboj.
Kryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, Nehat ef. Ismaili, në emër të Unionit falënderon të gjithë besimtarët muslimanë të Zvicrës, për humanizmin dhe patriotizmin e treguar dhe njëkohësisht e lusim Allahun e Lartmadhërishëm që t’u dhurojë nga mirësitë e Tij.
Sinqerisht me selame,
Kryetari i UISHZ-së
Nehat ef. ISMAILI